30.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Gjeneral Ahmetaj: Dështim i frikshēm dhe i turpshëm i Ramës në 7 vite qeverisje në Institucionin e Mbrojtjes!

Gjeneral Piro AHMETAJ

1. Dështim i frikshëm i institucionit të mbrojtjes në 7 vite qeverisje, prej pa-përgjegjshmërisë së PM-Rama; shpërdorimeve & arrogancës staliniste të Znj. Kodheli dhe paaftësisë cinike, të Znj. Xhaçka.

= Gjithësesi, nuk ka vënd për “urra-politike”, por “mjaft është mjaft” = enough is enough!

2. Emergjencë kombëtare & prioritet nr 1, # i sjelljes shtetërore & sfidës nesërPM-BASHA:

= “Modernizimi i kapaciteteve dhe përmiresimi i efiçencës së strukturave përgjegjëse për sigurinë e jetës & pronës së qytetarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, interesave kombëtare dhe ri-kthimi i dinjitetit të RSH në NATO”!

3. Si “konçidencë”, citoj Ambasadoren e SHBA, Znj. Yuri KIM: “Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s & një bastion më i fortë sigurie”; mesazheve nga Konferenca e Mynih-ut: “për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begatë dhe i integruar në familjen evropiane. Ky nuk është vizioni i Rusisē”!

= Kështu, na duhet të jemi shpresëplotë se, edhe me mbështetjen e SHBA do ja dalim”!!!

Siguria kombëtare dhe statusi në NATO, prioritet nr.1 i plaftormës Basha dhe i SHBA

Paraprakisht, ri-siell në vëmendje se përgjatë 4 viteve (2013-2017), opinoni zyrtar dhe publik “brenda & jashtë vendit” janë njohur me “bëmat dhe gjëmat” e qeverisjes-Rama 1 në fushën e mbrojtjes: “arrogancën staliniste; deformim bolshevik të balancave kushtetuese, uljen drastike të buxhetit (p.sh 0.75 % në vitin 2017); shpërdorimin biografik të personelit në FA; vënien në shërbim të interesave të krimit të infrastrukturave detare, ajrore, tokësore; korrupsionin me objektet, burimet e mbrojtjes; degradimin e aftesive operacionale si dhe rrëshqitjes së pozitës së vendit, në fundin e listës së 28 vendeve të NATO-s nga ndër 5 vendet e para në 2012”! Po ashtu, ri-kujtoj faktin që Gjykata Kushtetuese e refuzoi qasjen ama@Kodheli@Komision i (rrezikut) Sigurisë Kombëtare (më i diskretituari në historinë 100 vjeçare të parlamentarizmit në RSH, dhe jo vetëm); rrezoi (2 me 0), dy ligjet themelore të reformës së mbrojtjes (mbi pushtetet dhe karrierës në FA). Me fjalë të tjera, rrëzuan përpjekjen “për grusht modern shteti” dhe “paranojën e udhëheqësit të madhërishëm” për t`u bërë edhe Komandant edhe Komisar si vetë Ai, diktatori-mostër, Enver Hoxha.

E thënë, me këngën Golikut të Bënçës: “Historia seç të deshi, Komandat dhe Komisar”, = turp & marrëzi njëherësh. Në planin personal, besoj jo vetëm, hakmarrja-kërriçë[email protected], u rrezua në 2 procese, 6 vendime (6 me 0) në 3 shkallët e gjykatave, me ri-kthimin në funksionin e këshilltarit; gradën gjeneral dhe pagesat sipas ligjeve.

Së dyti, mbas shtatorit 2017, përveç mbesa e “bllokmenit-moderuar”, S. Pëllumbi, si dhe bashkëshortja e një sekseri-pa emër në PS, vështirë të gjeje/sh ndonjë vlerë, aq më pak kontribute të spikatura që të lidhej/t funsioni i Ministrit të Mbrojtjes, me CV-në e zonjës Olta Xhaçka!

Gjithësesi, nuk mundet ti mohohen Znj Xhaçka disa “kredite+”, si: “vullnetin për të mjekuar arrogancën-staliniste të paraardhëses”, si p.sh, një listë ushtarakësh, të larguar pa të drejtë, i’u dhanë pagesat sipas vendimeve të gjykatës; bile disa të tjerë, përtej “paragjykimeve biografike” u ri-kthyen në detyrat aktive në FA, përfshi rambo-n e Forcave Speciale në misionet luftarake të NATO, Kolonel Dritan Demiraj; ish-drejtorin e Inteligjencës Ushtarake, Kolonel Ylli Zylaj, etj. Por, nuk mundet dhe nuk do të heshtim dhe as so bejmë “sehir”, kur mbas shtatorit 2017, institucioni i Mbrojtjes ka bëra hapa të frikshëm mbrapa; kur kapacitetet operacionale kanë keqdegraduar, dhe kur siç do e ripërmendim, është përkeqësuar “me meritë” statusi i RSH në NATO.

Dhje kjo, jo vetëm për vijimin e uljes së shpenzimeve reale për mbrojtjen (rreth 1 %, pa konsideruar rrëmbimet (pa e pyetur fare MM) e buxhetit me VKM dhe procedura “sekret”, për spitalin e traumës, emergjencat civile; shpenzimet për helikopterë, blerjen e lëndëve lotsjellëse, kudragazëve, shpërblimin e personelit të MB, etj”; por edhe përkeqësimin e balancave të pushtetit. Kështu, pamvarësisht vendimit historik të GjK, MM as edhe informon për emërimet apo shkarkimet në funksionet kushtetuese Presidentin dhe Komandantin e Përgjithshëm të FA!

Po ashtu, përpjekjeve (në shpërdorim të detyrës) për “legjitimimin” e abuzimeve-korruptive nga para-ardhësja me objektet dhe burimet e mbrojtjes së FA (dhjetëra infrastruktura, qindra objekte 2 dhe mijëra m2 sipërfaqe, u janë dorovitur familjarëve dhe militantëve-sekserë të rilindjes); papërgjegjshmërisë-cinike me praktikat për: “Blerje uniforma ushtarake, ku fitues shpallet kompania me diferencë 1 milion € nga oferta më e ulët (!); blerje të GPS-ve dhe sencorëve të karburantit edhe për mjetet që janë jashtë përdorimit të FA (!!), etj; praktika këto, që përveçse “mbajnë erë …”, janë zhvilluar mes/mbas tërmeteve 2019! Pra, përkundër nevojave jetike që kanë qytetarët e dëmtuar si dhe kërkesave kritike që kanë FA për kapapacitete operacionale.

Për këtë keq-dështim, ministria e mbrojtjes Znj. Xhaçka, nuk mundet të fshihet me “gjethe fiku si fotot-lakuriq” dhe dhuratës-Gines (piktura-prapagandistike) të “udhëheqësit pa/me mjekër” për Sekretarin e Përgjitshëm të NATO-s (e pandodhur kurrë në 70 vjetë të Aleancës); as pas statuseve në FB: “5-6 refugjatë shpëtohen nga anija jonë në Egje”; as me privatizimin-politik të
infrastrukturave kombëtare (si baza ndihmuese e Kuçovës) e deklaruar zyrtarisht për NATO-n që në 2009-n (!); as me “akreditimin e kalendarit burokratik” të ministerialeve të NATO-s; dhe as duke u fshehur mbas termave teknike të marrëveshjeve, kur p.sh në fakt pothuaj e gjithë flota e helikoptereve, janë “në tokë”, jashtë aftësive operacionale (për mungesë karburanti, të shërbimeve kritike, stërvitjeve të pilotëve, etj); kur po ashtu disa qindra ushtarakë, shumica nga Forcat Speciale, profesionist elitarë, “flaken jashtë nga FA” dhe“në rresht” për t`u punësur roje në Ambasada; kompanitë private të sigurisë, ose “nga sytë këmbët” në Gjermani, Itali, etj.

Po ashtu, pa-aftësia për tu mëshiruar, e MM, Znj Xhaçka, nuk mund të “heroin-izohet as banalizohet” si e koleges, si-motrës-simbol të rilindases-deformuar, Znj. Spiropali, duke shkuar në zyrë, “në krye të detyrës” deri ditën e lindjes. Kjo qasje u kujton shqiparëve të sunduar nga “pushteti kriminal i bllokmenëve të vjetër”, histori makabre kur nënat dhe motrat e tyre, venin në kooperativë (ose ndërmarrje) “me barkun te goja”, deri ditën, ose lindnin në arë, si dhe nga dita tjetër e pas-lindjes, me djepin e femijës dhe “bellçikun” me vete, “kamikaze” për tu vetëflijuar (jo për Atdheun), por për pusht-etin e byroistëve të rrjedhur nga paranoja rrezikut të armqve të brendshëm, USA, social-iperialistët sovjetikë, NATO-s, ose të gjithë së bashku! Për të qarë qeshur njëherësh! Falini por mos i harroni, është mesazh i botës së qytetëruar!

Së treti, meriton përbuzjen më të thellë nëse përkushtimi shëmbullor, sakrificat sublime, përulësia fisnike ndaj detyrës dhe ndershmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës, emergjencave civile, shpërdorohen dhe hipotekohen si “bankë-votash e militantëve-ordinerë” në favor të një partie politike. Sigurisht, për mua, nuk kemi pse, si dhe nuk do të heshtim!
Thenë këtë, nënvzoj qartë dhe fortë se, kushdo qoftë që shkel ligjin, kodin e ushtarakut, nuk meriton dhe nuk ka për të patur kurrë avokati politike, por as si koleg/ushtarak, as si Gjeneral (r).

Por, nuk mund dhe nuk duhet të heshim, kur profesionisti nr. 1 në forcat detare, Kapiten i Rangut parë (Kolonel), Adnand AGASTRA, me 30 vjet në FDSH; i arsimuar në Kolegjin e Lartë të Detarisë në SHBA; eksperiencë në Komandën Detare të Napolit dhe atë Supreme të NATO-s, etj “shkarkohet pa-motivacion”, edhe pse “fiton përballjen për dhënien e masës disiplinore ndaj
Tij”; pasi sorollatet për 2 muaj, degdiset/emërohet në Qëndrën e Stervitjes Bazë, Bunavi, pra në 3 një detyrë që nuk ka asnjë lidhje fare me edukimin, eksperiencën dhe nevojat jetike që kanë forcat detare për personel të kualifikuar dhe me ekperiencë të dalluar në fushën e detit!

E gjithë kjo marrëzi, sigurisht është nënshkruar nga MM, por është projektuar vetëm “për interesa meskine” të delekuentë-ve të vegjël, në trup, shpirt dhe mendje. Përgjegjësia politike bie mbi Ministren e “kapur nga pa-aftësia, pa-përgjegshmeria, interesa sekserësh ose të 3-ja së bashku”, por ajo ligjore dhe në memorien e turpit do skaliten ata që e kanë inspiruar, e kanë gatuar dhe që fërkojnë duart, për këtë qasje të denjë për metodat e sigurimit kriminal të shtetit.

Jam i sigurtëse e drejta, as nuk do të harrohet, as nuk do të vonojë shumë! Kështu,për sa në rubrikën “së dyti”,përfshi dhe përtej rastit të detarit elitar të sipërpërmendur, i bëj thirrje publike Znj. Xhaçka, të dorëhiqet nga përgjegjësia shtetërore e Ministrit të Mbrojtjes.

Sa më shpejt më mirë për vendin, për Institucionin e Mbrojtjes, FA dhe vetë Znj. Xhaçka. Për më tepër e këshilloj, të mos bëj garë për titullin: “heroinë e partisë së rilindjes”, por mamanë e mirë! Mesazhi përmbledhës për këtë 7 vjet-qeverisje të pa-ligjshme (votuar nga parlamenti më i diskretituar i historisë 108 vjecare), të pa-përgjegjshme dhe cinike njëherësh; posaçërisht për këtë degradim të institucionit të Mbrojtjes (!!MM ka përgjegjësi ligjore të zhvillojë kapcitete dhe aftësi operacionale për sigurinë e qytetarëve!!) dhe për denigrimin e pozitës së RSH në NATO, mesazhi për gallataxhiun-Kryeministër dhe 2 ministret-kamikaze: “Paçi faqen e zezë”! Por, nuk ka kohë as të fërkojmë duart, as të lumturohemi për këtë keq-dështim të turpshëm.

Në të kundërt, përsëris fortë se, përtej dështimit të qeveris që po lemë pas, modernizimi i kapaciteteve dhe efiçencës së strukturave përgjegjëse për sigurinë e jetës dhe pronës qytetarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, interesave kombëtare dhe ri-kthimi i dinjitetit të RSH në NATO, mbetet emergjencë kombëtare dhe prioritet nr 1 i plaftormës së esërqeverisjes-BASHA!

Ndërsa “ndoshta si konçidencë(!)”, po citoj Ambasadoren, Sh.S Znj Yuri KIM: “Prioriteti im i pare është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie”; atë çka, Sekretari i Shtetit POMPEO, dhe nga vetëm dje, mesazhin nga Konferenca e Sigurisë së Mynih-ut: “për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begatë dhe
i integruar në familjen evropiane. Ky nuk është vizioni i Rusis”!

Kështu, kam besim, na duhet të jemi shpresëplotë se, edhe me mbështetjen e SHBA do ja dalim.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
ish-Këshilltar i Mbrojtjes/Ushtarak për 2 President të Republikës;
Zv/SHASHPFA dhe Përfaqësues i RSH në Komandën e NATO-s

Flagrancë krimi e Dvoranit, Meta paraqet provat dhe faktet e reja

Gjatë një konferencë të jashtëzakonshme, Kreu I Shteit, Ilir Meta ka bërë me dije se do të depozitojë një padi të re penale ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin për akuza që sipas tij përbëjnë precedente kriminale ndaj sistemit të drejtësisë.

Meta ka zbuluar fakte të reja që sipas tij, përbëjnë arsye të mjaftueshme për shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe nisjen e hetimeve.

“Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet si dhe opinionin ndërkombëtar mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit gjatë kryesimit të KED për vitin 2019. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet ti ndalohet ushtrimi veprimtarisë kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruaj vetes.

Brenda ditës dhe brenda pak orëve i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Kuvendit duke keqinformuar e fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur të presidentit për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kur në cilësinë e tij personale pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa patur kompetencën ligjore të kryeje komptenca të tija konstaton si të jetë vetë presidenti zgjedhjen e një anëtari të GJykatës Kushtetuese.

I kallëzuari pa asnjë kompentencë e duke mashtruar opinionin vendas e ndërkombëtar ka abuzuar që në bashkëpunim me Kuvendin ti rrëmbenin kompetencat Presidentit. Duhet ti përgjigjet SPAK pse nuk thirtri mbledhjen e KED për shkresën e Presidentit. Me kë bashkëpunoi apo kush e urdhëroi që të përcillte në kohë rekord një përgjigje në shkelje të rëndë të cdo të drejte në përgjegjësinë e tij vetjake e të këshillit politik”., tha Meta

“Jo vetëm për veprat penale ndaj tij, por edhe pse Ardian Dvoranit i duhet ndaluar menjëherë ushtrimi i detyrës së tij kriminale dhe tentative për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

I duhet ndaluar vijimi i procesit të veprimtarisë kriminale për emërimet në vendet vakante në GJK. Dvorani ka keqinformuar dhe fshehur ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të GJK që i takonte presidentit.

Pa patur kompetenc ligjore, e aq më pak në përputhje me Kushtetutën, ka bërë zgjedhjen e një anëtari të GJK. Pa asnjë kompetencë kushtetuese dhe ligjore dhe duke manipuluar opinionin ndërkombëtar ka shtrembëruar ligjet duke emëruar anëtarin e GJK.

Duhet të përgjigjet pse nuk thirri KED për t’iu përgjigjur shkresës që i ka mbërritur nga Kuvendi. Me kë bashkëpunoi që të sillte brenda pak orësh një përgjigje me shkelje të rëndë të ligjit”.

Aksidentohet furgoni i burgjeve me të dënuar, tre të plagosur

Automjeti i drejtorisë së policisë së burgjeve që transportonte 2 të dënuar, shoferi i automjetit se bashku me 6 efektivë policie janë përplasur me nje tjeter mjet tjetrë gjatë paradites së sotme.

Dhe për pasoje furgoni ka dalë nga rruga. Ka mbetur i plagosur pak me rende por jo në rrezik për jetën efektivi Juljan Verbosha po ashtu edhe dy të denuarit janë në spitalin e Gjirokastrës ku po mbahen nën monitorim nga policia dhe po marrin trajtim mjekësor pasi e kanë pasur të domosdoshme.

Dokumenti/ Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me…

Kush mendoi se Ben Blushi me largimin e tij nga politika, pas dështimit me LIBRA-n, do të dështonte edhe në biznes, ka menduar gabim.

Në politikë, mundi të siguronte biznese me çmime qesharake në Korçë, kurse jashtë saj, pasi u bë drejtor i Top Channel, bizneset e tij shkëlqyen.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, Ben Blushi është ortak me një prej aksionereve të Top Channel, Vjollca Hoxha, në të paktën dy kompani.

Biznesi i parë është Valtelina Kafe, mbajtëse e emrit tregtar Lori Kafe, ky Eva Blushi dhe Vjollca Hoxha janë ortake sipas aktit të shitblerjes së aksioneve që mban datën 25 nëntor 2019. Dokumentin mund ta lexoni këtu.

Biznesi i dytë i Vjollcës dhe Eva Blushit, ku qenka bërë ortak së dyti drejtori me aksioneren e Top Channel, është hapur në 16 prill të vitit të kaluar.

Në këtë biznes aksionet janë të ndara 50 me 50, jo si tek Lori Kafe, ku është aksionere Eva Blushi, tek e cila kontrollon 51% të kuotave.

Biznesi i hapur në 16 prill 2019, është agjensi publicitare, e cila ofron shërbime monitorimi, shpërndarje reklame në media të shkruara apo elektronike, prodhime dhe produksione reklamash dhe shitje të tyre për llogari të të treteve(porositesve), shërbime IT dhe konsulence It.

Shpërndarje dhe tregtim të materialeve publicitare. Veprimtari në fushën e medias së shkruar dhe audio vizuale Marketing dhe shpërndarje e prodhimeve të saj.

Përfaqësim të shoqërive të ndryshme shqiptare apo të huaja që kanë objekt të njëjtë apo të përafërt me atë të kësaj shoqërie.

Publialb është aktiviteti i dytë ku Vjollca Hoxha dhe Eva Blushi kanë ortakërinë e tyre. Në këtë biznes administratore e kompanisë ka qënë Eva Blushi, e cila është larguar për t’u zëvëndësuar S.M.

Pas Valtelina Kafe, tashmë politikani, gazetari i kthyer në drejtor televizioni i ka shtuar CV-së së tij edhe dy biznese, me aksioneren e Top Channel, ku marrëdhënien tregëtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi, me profesion notere, të cilës ligji ja ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, ligji ia ndalon ushtrimin e çdo lloj veprimtarie tjetër.

Eva Blushi me profesion notere bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet se, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore./CNA.al

Basha fton qytetarët në Instagram: Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit…

Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira

Shqipëri e thjeshtëzuar! Piramidale! Dhe pastaj habitemi: Pse ikni xhanëm?!

Nga Artan FUGA

Shoqëria piramidale nuk lejon që Shqipëria të shihet me të gjithë larminë, pasurinë, diversitetin e saj. Politika ka thjeshtuar qytetërimin shqiptar dhe marrëdhëniet e tij me botën!

Ky është dëmi më i madh i përqëndrimit të shoqërisë te politika.

Ky është dëmi më i madh i përqendrimit të politikës në tre ose katër duar.

Ky është dëmi më i madh i thjeshtëzimit të kulturës te diplomat që disa i shesin me parà!
Territori? Mbledhur te Tirana! Rretherrotull Lanës.

Demokracia! Hajdeni votoni pesë sekonda dhe ikni thyeni qafën! Ose ngrohuni në diell!

Tërmeti? E do këtë çadrën o arixhi të futësh kokën apo do një hu në prapanicë?

Marrëdhëniet shoqërore? Hajde luajmë polici-hajduti!

Lufta kundër korrupsionit? Shikoni more mos i nxirrni ato veturat se do ua sekuestrojmë! Paratë ose fshihini mirë ose mos i ekspozoni kështu si pa të keq! Po këtë pallatin e madh këtu afër bllokut kush e ka? Ik ore ti!

Mediat dhe informacioni? Hajdeni na dëgjoni në darkë se do të bëjmë gallatë duke bërë sikur do të zihemi për astarin e xhaketës!

Europa? Hahahaha! Ja mo do hapim negociatat sesi të negociojmë që kur të negociojmë të shohim sesi negociatat do të na mundësojnë negociata të tjera që të negociojmë për negociata!

Ore Shqipëria është vend me histori europiane, duhet ta tregojnë muzetë, kultura, bizneset, shkëmbimet tregtare, shkëmbimet kulturore dhe artistike! Jo, me jo, Europa jam unë nëpër mbledhje ku rrihet ujë në havan!

Sporti? Ja mo ky stadiumi me këtë penisin e gjatë mbi të. Stadiumi i rrumbullakët dhe ky huri i gjatë që bie mbi të! Cfarë sporti kërkon apo nuk do penis ti, do tenis!

Shqiptari? Hahahahaha! Të ikin nga sytë këmbët, këtu të mbeten vetëm ca si ata te varka e Noes si specje në zhdukje! Si majmunët, pinguinët, breshkat e ujit në Galapagos!

Kultura, teatri, opera? Ik ore qelbësirë shtrihu në divan dhe shih televizorin tënd rrangall.
Dije universitare? Hahahahaha, hihihihi! Cili je ti mo? Sa bëjnë 2 plus 2? Sa të dojë shefi, pronari? Shumë mirë, ulu poshtë : 6!

Të drejtat e njeriut? Ja mo merrni frymë, na shihni në televizor, krruani kokën, mbajuni erë çorapeve, lexoni webin e gazetës më të madhe në Ballkan që në fakt matet vetëm me fletë – rrufetë e revolucionit kinez!

Marrëdhëniet politike me jashtë? Pse nuk vjen asnjë kryeministër i asnjë vendi të na vizitojë? Ja mo vijnë këta të seksionit të Firences a të Lesh Sapiences, çfarë do ti? Do të na ndihmojnë nëse munden për të ndarë shapin nga shapi!

Dhe pastaj habitemi: Pse ikni xhanëm! Hajdeni! Rrini!

Moda? Ke sa të duash këpucë NIKE të përdorura te Gabi!

Shqipëri e thjeshtëzuar! Piramidale!

Berisha: Në 12 vite pavarësi Kosova ka njohur një zhvillim dhe progres të gjithanshëm sa rrallë ndonjë vend tjetër

Gezuar Kosove 12 vjetorin e Pavaresise!

Te dashur miq, sot qytetaret e Kosoves dhe mbare kombi shqiptar festojne 12 vjetorin e Pavaresise se Kosoves.

Ata perulen me nderimin me te thelle para gjakut dhe sakrificave te dhjetra mijra bijeve dhe bijave te Kosoves, qe rane ne luftra gjate nje shekulli qe Kosova te mbetej e pamposhtur dhe te behej e lire dhe pavarur. Sot ne kete dite ne nderojme vepren e pavdekshme te arqitektit te Kosoves se Pavarur, burrit mendjendritur te kombit tone, Presidentit Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari, nderojme miqte dhe partneret tane te Aleances se Atllantikut te Veriut qe bene te mundur çlirimin dhe pavaresine e Kosoves nga rregjimi barbar i Millosheviçit.

Ne 12 vite pavaresi Kosova ka njohur nje zhvillim dhe progres te gjithanshem sa rralle ndonje vend tjeter ne histori.

Viti qe kaloi ishte per Kosoven nje vit i veshtire por perseri ishte viti i triumfit te saj.
Gjate vitit qe kaloi ajo u perball me tradhetine e hapur te trijkes famzeze te Miladinit shqipfoles, Esad Toptanit te Ri dhe Baton Stanishiqit. Kosova u perball me tradhetine e dyte te madhe te Tiranes zyrtare.

Por viti 2019 ishte perseri viti i ngadhenjimit te saj Ajo me guxim dhe mençuri arriti ti shnderroje ne plehra te historise projektet e Vuçiç dhe argateve te tij shqipfoles te krijimit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes dhe coptimit te saj apo Jugosllavise se Re me emer fallco Minishengen.

Me keto qendrime Kosova u deshmua faktor kryesor paqe dhe stabiliteti ne Ballkan.

Ndaj sot te dashur miq le te urojme perzemersisht ne kete dite te madhe Kosoven dhe mbare qytetaret, autoritetet e saj; Gezuar 12 vjetorin e Pavaresise! Zoti e bekofte Kosoven dhe kombin shqiptar! sb

Dosja 339/ I hiqet mbrojtja fizike gjyqtarit që firmosi arrestimin e Avdylajve

Komisioni i Mbrojtjes Fizike i hoqi gjyqtarit Bib Ndreca mbrojtjen e posaçme fizike.

Ndreca ka patur dosjen e bujshme ‘Nr.339’, sipas të cilës konfirmohet vjedhja e votave dhe ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve në zonën e Shijakut përmes blerjes dhe shantazhit nga grupi i Avdylajve.

Në këtë dosje përfshihet edhe kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili është përgjuar duke folur me njërin prej vëllezërve Avdylaj në lidhje me procesin e votimeve në këtë zonë.

Çfarë po ndodh? 3 makina luksoze përfundojnë në mes të detit në Vlorë

Mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës janë gjetur tre makina të zhytuara në det.

Makinat janë gjetur në zonën e njohur si Plazhi i Ri.

Shkaqet dhe rrethanat se si kanë përfunduar aty mbeten ende mister. Sipas burimeve policore mund te jetë edhe një ngecje në rërë pasi makinat kanë përcjellë ndonjë skaf me ngarkesë nga bregu.

Kujtojmë se këtë muaj ka nisur Operacioni Forca e Ligjit ku sekuestron makinat luksoze që nuk justifikohen nga pronarët, ndoshta mund të ketë lidhje dhe me këtë.

Gjata: Opozita nuk ka hequr dorë nga Vettingu në politikë

Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ka renditur shkeljet e ligjit anti-KÇK, i miratuar me një akt normativ.

Çlirim Gjata: Shkelja e parë është që është bërë me akt normativ. Me akt normativ mund të zgjidhësh dicka urgjente, por jo të marrësh kompetencat e procedurës penale dhe t’ja japësh Policisë, kompetenca që i takojnë prokurorit.

E dyta shkelje, krijojnë një organ me në krye ministrin e Brendshëm, vartësi i të cilit është drejtuesi i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm dhe shkel parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Nuk mundet institucionet e pavarura të drejtësisë për asnjë lloj arsye të jenë nën varësinë e ministrit të Brendshëm.

Shkelja e tretë është pse mund të përdoret? Sepse policia, drejtori i policisë, shefi i komisariatit mund të jenë njerëzit më të ndershmit në botë. Si thotë Shekspiri tek Jul Çezari, ishte njeri i ndershëm, por e vrau. Edhe këta mund të jenë njerëzit më të ndershëm pavarësisht se Shqipëria ka qenë një det me kanabis. Janë nxjerrë qindra emra policia të përfshirë në trafikun e kanabist, tani ti këtyre po i jep kompetenca për të bërë ndjekur paranë e krimit. Pra po i var mëlçinë ujkut në qafë.

Moment tjetër që unë e kam thënë është mënyra si do veprojë, duke dhënë të tilla kompetenca. Ti dublon institucione.

Gjata tha se, opozita nuk ka hequr dorë nga vettingu në politikë, pasi pa u pastruar politikanët nuk mund të ecë Shqipëria.

Çlirim Gjata: Është platformë e detajuar. Ata nuk e pranuan që të bënin vettingun në politikë. Ne e kemi thënë që në momentin që do vijmë në pushtet do insistojmë që të ndërtojmë platformën e vettingut në politikë. Nuk ka asnjë tërheqje. Ajo duhet bërë. Nuk eënc Shqipëria po nuk u bë vettingu në politikë. Një për një siç u rreshtuan gjyqtarët duhet të rendin edhe politikanët.