15.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Ky është avioni personal me të cilin “lideri global” udhëtoi drejt Munihut!

Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë. Mënyra se si avioni iu transferua Shqipërisë nuk bëhet e ditur.

Faqja e internetit Planespotters.net, e cila furnizohet nga të apasionuarit pas avionëve që postojnë foto të tyre nëpër aeroporte të ndryshme, raportoi se avioni është fotografuar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të premten më 14 shkurt.

Nga data 15 deri 17 shkurt në Mynih po mbahet konferenca e sigurisë ku merr pjesë mes shumë liderëve botërorë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo konferencë konsiderohet një forum i rëndësishëm ndërkombëtar për shkëmbimin e pikëpamjeve për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Avioni është prodhim i vitit 2000 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020. Mënyra e këtij kalimi mbetet e paqartë ndërsa avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk pavarësisht se ka të shkruar ‘Albania’ në trupin e tij.

Një zëdhënës i kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama u ankua të enjten në një bisedë me gazetarët në emisionin Opinion se ai dhe kryeministri i Kosovës ishin të vetmit që udhëtonin me avionë të zakonshëm ndërsa pranoi se në raste të veçanta, qeveria e tij ka përdorur çarter për fluturimet zyrtare.

“E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë?” pyeti Rama gazetaren Klodiana Lala. Pasi kjo e fundit i rikujtoi se Shqipëria dhe Kosova janë vende të varfra ai argumentoi se “me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”.

E pushtuar nga Perandoria Osmane deri në fillim të shekullit XX, Shqipëria gjendet sot në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por vendi ruan historikisht marrëdhënie të ngushta me Turqinë dhe kryeministri Edi Rama e quan “vëllai dhe miku ynë i pandarë” presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Shqipëria shpreson gjithashtu prej vitesh të thithë investime nga Turqia. Së fundmi, dhe qeveria shqiptare ka themeluar kompaninë e fluurimeve të flamurit Air Albania së bashku me Turkish Airlines. Megjithatw, investimet turke nuk kanë ardhur pa kosto.

Prej vitesh, presidenti Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë turke i kërkojnë Shqipërisë të mbyllë rrjetin e shkollave të themeluara nga Lëvizja Gylen dhe të ekstradojhë anëtarët e saj në Turqi. Gjatë një vizite në Tiranë të mërkurën, ministria i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se Shqipëria “ka ndërmarrë disa hapa” ndaj lëvizjes guleniste, por kërkoi më shumë.

“Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETOt. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai

FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë.

Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati./Gjergj Erebara – BIRN/

Pse Kurti e goditi miqësinë me Ramën në Mynih

Kim Mehmeti

Të huajt habiten kur shohin burrështetas shqiptar të mençur e të pa korruptuar si Kryeministri i Kosovës!
“Sipas raportimeve mediatike del se Kryeministri i ri i Kosovës, me fjalimin e tij në Munih, e paska tronditur miqësinë mes Kryeministrit të Shqipërisë, Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Spekulohet se nga ky fjalim u paska mbetur hatri edhe përfaqësuesve amerikan në këtë takim.

Amerikanët s’kanë pse hidhërohen, sepse as ata, as kushdo tjetër, nuk e do Kosovën më shumë se Kryeministri i saj dhe askush nuk di të kujdeset për të më mire se ai. Pastaj, ata e dinë se sa të ketë shqiptarë në këtë botë, nuk do vdes as mirënjohja ndaj ndihmës që Perëndimi dhe Amerika ia ofruan shqiptarisë.

Njësoj siç e dinë se të jesh mirënjohës nuk do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti yt personal e kolektiv, siç e dine pra se njeriu nuk është i vdekur vetëm pasi që jep shpirt, por edhe kur bëhet leckë me të cilën çdokush i fshin qurrat!

Në ndërkohë ne s’kemi pse ua zëmë për të madhe diplomatëve të huaj pse nuk janë mësuar të përballen me politikanë tanë të pa korruptuar, të mençur, të dinjitetshëm dhe që kanë kokë për të menduar e jo vetëm për ta mbajtur baraspeshën e trupit.

Pra s’kemi pse u hidhërohemi të huajave që ne i mësuam të besojnë se të gjithë të zgjedhurit dhe burrështetasit tanë janë si Piktori i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës, të cilët më me fat ndjehen kur fotografohen me kopshtarin e ndonjë burrështetasi perëndimor se sa kur bëjnë ndonjë të mirë për popullin e vet!”

Paralajmërimi i shkencëtarëve për atë që do të ndodhë me 21 shkurt

Shkencëtarët po paralajmërojnë se një yll super gjigant afër planetit Tokë duket se është në prag të shpërthimit.
Super ylli i quajtur Betelgeuse, është bërë më i zbehtë dhe i zbehtë gjatë disa muajve të fundit, duke ngjallur shqetësime për shpërthimin e tij.

Gjatë ditëve të kaluara, megjithatë, ylli ka filluar të ndryshojë formën, duke sugjeruar që një Supernova mund të ndodhë së shpejti. Në fakt, data e vlerësuar nga shkencëtarët është aktualisht 21 shkurt.

Në 642 vjet dritë larg, Betelgeuse është relativisht afër Tokës në aspektin astronomik. Gjithashtu është edhe masivisht më i madh se Toka dhe Dielli, shkruan Cnet, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shpërthimet e yjeve janë ngjarje masive, ylli fatmirësisht është akoma larg nga Toka që nuk do të shkaktojë dëm për planetin.

Thënë kështu, efektet e tij do të ndihen në sistemin tonë diellor, pasi shpërthimi do të krijojë një dritë tepër të ndritshme si ylli në qiell, megjithëse, nëse kjo do të ndodhte me të vërtetë, qielli do të jetë më i errët si kurrë më parë me muaj.

Megjithëse disa shkencëtarë këmbëngulin se shpërthimi do të jetë një Supernova, shumica besojnë se sjellja e çuditshme e super gjigantit është vetëm një pjesë e jetëgjatësisë së saj dhe se nuk do të shpërthejë për 100,000 vjet të tjera.

Sidoqoftë, astronomi Andy Briggs tha se meqë pak dihet vërtet për supernovat, është e mundur që akoma mund të ndodhë një shpërthim.

“Sidoqoftë, duhet të thuhet se parashikimi i supernovave është një shkencë e pasaktë, kështu që ekziston akoma një mundësi, sado e largët, që fundi i zjarrtë i Betelgeuse të mund të ndodhte këto ditë”, shkroi ai.

Publikohet dokumenti: Rama dhe Ruçi provokojnë rëndë Komisionin e Venecias

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi provokojnë shumë rëndë Komisionin e Venecias.Kështë shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se ishte vetë Kuvendi që me 5 pyetje në dhjetor të 2019 iu drejtua me një kërkesë – opinion Komisionit të Venecias.

Sipas Vasilit miratimi i ligjit vetëm një ditë para ardhjes së Venecias në Tiranë ishte një fyerje e rëndë.

Postimi i plotë i Vasilit

Rama dhe Ruçi provokojne shume rende Komisionin e Venecias! (Dokumenti).

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi per turpin e tyre dhe ne demostrim te nje harbuterie te padegjuar provokuan shume rende Komisionin e Venecias.

Pasi Gramoz Ruçi ju drejtua me nje leter zyrtare Komisionit te Venecias me disa pyetje, ku kerkonte opinionin e Venecias lidhur me betimin e gjyqtateve kushtetues te presidenti, minimumi shteteror, qytetar dhe psiqik kerkonte pritjen e pergjigjeve te Venecias për to.

Gramoz Ruçi, qe eshte shnderruar thjesht ne qehajain e depersonalizuar te Edi Rames ne parlament, nuk priti aspak pergjigjet e Komisionit te Venecias, por me urdherin e Edi Rames votoi ligjin antikushtetues, qe eviton betimin e gjyqtareve kushtetues te presidenti.

Ky provokim i trashe dhe vulgar i dyshes Rama -Ruçi ndaj Komisionit te Venecias eshte i paprecedent dhe thjesht demostrim i babezise se tyre per ca ore me shume ne karriget e pushtetit.
Kjo babezi rilindase nuk kurseu as Komisionin e Venecias.

Ne rast se qehajai te Kuvendit Ruçi do ti kishte mbetur ndonje gram personalitet nuk do te pranonte kurre te fuste keto nisma ligjore per votim ne seance plenare, per sa kohe qe Komisioni i Venecias, i kerkuar nga vete Ruçi, te jepte opinionin e tij per pyetjet e bera po prej tij.

Turpi i Ruçit behet edhe me i madh sepse misioni i Komisionit te Venecias ashtu sic kishte njoftuar erdhi deri ne Tirane pikerisht per kete ceshtje, nderkohe qe po Ruçi nje dite me pare kishte votuar ligjin ne parlamentin e patateve te kalbura qe drejtohet po prej tij.

Fyerja shume e rende e Rama -Ruçit ndaj Venecias eshte nje turp, qe nuk shlyhet kurre.

Megjithate per korrektese ndaj publikut po ju paraqes edhe nje here pyetjet, qe Ruçi i drejtoi Komisionit te Venecias qe te kuptoni edhe me mire turpin.

Ja pyetjet qe vijojne:

– Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

– A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

– Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Ja dhe foto e dokumentit origjinal me firmen e Ruçit…

Pritet largimi i Guardiolës nga Man City, Juventusi favorit…

Pasi Manchester City është përjashtuar nga garat evropiane për dy vjetët e ardhshme, trajneri Pep Guardiola mund ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Juventusi, Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu janë në pritje të spanjollit.

Manchester City u dënua të premten nga UEFA me pezullim nga garat evropiane për dy sezonet e ardhshme, 2020/21 dhe 2021/22, si dhe u ndëshkua me 30 milionë euro gjobë, pasi që i shkeli rregullat e UEFA-s për ndershmëri financiare (FFP).

Dhoma Hetuese e UEFA-s gjeti dëshmi se klubi kishte gënjyer në raporte financiare për paratë e dhuruara nga sponsorët nga viti 2012 deri në vitin 2016, duke thënë se sponsorët kishin dhuruar më shumë para sesa që kishin dhuruar në të vërtetë vetëm sa për t’i mbuluar shpenzimet.

Ky dënim ka ngritur edhe dyshimet për të ardhmen e trajnerit të klubit, pasi që Guardiola kishte qenë edhe më parë i spekuluar për një largim nga Etihad. Përjashtimi nga garat evropiane tashmë vetëm sa i kanë intensifikuar këto spekulime

Juventusi raportohet se është klubi favorit për ta marrë Guardiolën, pasi që klubi italian e kishte kontaktuar spanjollin edhe gjatë verës së kaluar, para se ta emëronte Maurizio Sarrin në vend të Massimiliano Allegrit.

Manchester City ka vendosur ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, mirëpo as ulja e dënimit nuk pritet ta bindë Guardiolën të qëndrojë në Etihad.

Klopp parashikon fituesin e Champions League

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, insiston se Juventusi është favorit për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi që beson se bardhezinjtë kanë skuadër shumë të mirë. Kloppi tha se nuk e kupton se si Juventusi nuk është dhjetë pikë para në krye të tabelës së Serisë A.

Bardhezinjtë janë për momentin me baras pikë me Interin në krye të tabelës së Serisë A, ndërsa e kanë vetëm një pikë më shumë sesa Lazio. Ndërsa, në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të përballen me Lyonin.

“Juventusi ishte favorit edhe para se të niste sezoni. Ata e kanë skuadrën më të madhe që e kam parë në jetën time. Është një çmenduri sepse edhe i kanë lojtarët cilësorë”, ka thënë Klopp.

“Natyrisht, unë nuk shikoj futboll italian mjaftueshëm sepse me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si Juventusi nuk është me dhjetë pikë përpara në krye të tabelës së Serisë A”.

“Edhe Bayern Munichu ka skuadër të madhe, ndërsa PSG-ja është e mrekullueshme kur i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Nuk mund ta harrosh kurrë Barcelonën e as Manchester Cityn, pasi që ndër synimet e tyre do të jetë edhe Liga e Kampionëve”.

“Unë s’kam ide nëse ne do të mundë ta fitojmë sërish titullin e Ligës së Kampionëve, por duhet të bëhemi gati për këtë. S’kam ide se sa larg mund të shkojmë, por s’duhet të mendojnë ende për më larg sesa për ndeshjen e së martës kundër Atleticos”.

Zidane: Hazard është gati për t’u rikthyer…

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se sulmuesi anësor belg Eden Hazardi është 100 për qind i shëruar dhe është gati të kthehet në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e së dielës në La Liga kundër Celta Vigos.

Belgu Eden Hazardi ka qenë jashtë fushës së lojës që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi që e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Ai e ka shënuar një gol dhe i ka bërë 13 paraqitje për madrilenët që nga transferimi nga Chelsea gjatë verës së kaluar për 100 milionë euro. Debutitimi i tij ishte shtyrë deri në shtator për shkak të një problemi muskulor.

Megjithatë, tani Hazardi është kthyer në stërvitjet e Real Madridit dhe trajneri Zidane e ka konfirmuar se ai do të luajë në ndeshjen e kësaj fundjave në Santiago Bernabeu.

“Ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është Hazardi dhe kjo është arsyeja pse e kemi transferuar atë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Jemi shumë të lumtur që e kemi sërish atë në skuadër”, ka thënë Zidane.

“Ai nuk ka luajtur që tre muaj dhe kjo situatë nuk është e lehtë. Gjithçka varet nga stili dhe ritmi i lojës, por fizikisht ai është plotësisht i shëruar dhe është në dispozicion për ndeshjen e radhës”.
“Ne e dimë se sa shumë mund të na ndihmojë ai. Ishte e vështirë të mos e kemi atë për pothuajse tre muaj për shkak të një lëndimi. Ai është shumë i lumtur që është kthyer”.

“Është e vërtetë që duhet ta kthejmë në lojë dalëngadalë, ne duhet t’i japim atij kohë dhe e bëmë pikërisht këtë. Ne u siguruam që ai të jetë 100 për qind gati para se të kthehet. Ai është gati për të luajtur nesër”.

Berisha publikon mesazhin: Si kaloi në depresion Ardi Veliu kur i vodhën 400 mijë euro në shtëpi

Publikohen fakte të reja rreth pastëttisë së figurës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit, Ardi Veliu.

Sipas asaj që shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha, referuar mesazhit të një ish-oficeri policie, përveçse e ka kthyer Policinë e Shtetit në provë private, ai shprehet se në banesën e tij në Vlorë janë grabitur 400 mijë euro ose rreth 500 milionë lekë.

Sipas ish-oficerit, mbajtja e tij në detyrë bëhet për shkak të lidhjeve të tij familjare e shoqërore me drejtuesit e dy organizatave kriminale të fuqishme në vend.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ardi Xhafa akuzohet se fshehu pasuri te medha!!

Atij ne Vlore, sipas deklerates se tij i vodhen ne shtepi 400.000 €!

Lexoni denoncimet per vetingun e tij. sb

Pershendetje! Ju tregoj si ish-oficer policie sr ky bur, me r te bute, e ka khyer organizaten e policise ne prone private, me te pa afte, dhe me drejtues te zgjedhur prej tij, me moral te dobet. Gjithashtu gradimi i tij ne cdo faze eshte ne kundershtim me Ligjin e Policise se shtetit, gje e cila bie ndesh me nje nga kushtet kryesore te vetingut, por sic duket se kane pare, si dhe nuk eshte marre parasysh vjedhja e 500 milion lekeve ne banesen e tij ne Vlore, kur ishte ne krye te Policise Bashkiake, kur kaloj dhe ne depresion, si dhe vilen e ndertuar me mijra euro, keto 2 vite ne Kodren e Diellit, e cila ka mbaruar, por smund te jetonte aty pa kaluar vetingun.

Me kryesorja eshte lancimi dhe mbajtja e tij ne detyre prej lidhjeve te tij familjare e shoqerore me drejtues te 2 organizatave me te fuqishme, si kjo e fundit, kriminale, qe kane shtuar aktivitetin kriminal ne vend, qe pas ardhjes se Ardit, ne drejtimin D.P.P.SH. Keto arsye, qe si ka kaput vetingu, kane detyruar si dhe une 260 oficera policie, qe ne 2019 te largohen me kerkesen e tyre prej trupes se policise. Lum si ne kush na ruan jeten e pronen. Klm.

Me shume kemi ne ne llogari qe punojme sesa ky tip qe tall trapin me popullin pasi ky ka raportuar qe i kane vjedhur ne banese rreth 400mije € dhe asgje nuk eshte permendur… po na i shpifin fare po fareeee Shqiperine tone. Ne pune po rrine dhe po hane super analfabete dhe hajdute te sapo dale nga burgu per vjedhje qe po punojne ne bashki dhe minibashki dhe te bejne edhe normat e larta. Ata qe kane mbaruar me 10 mesatare rri e ne shtepi dhe perse ., sepse nuk jane servil dhe me nenen parti. Ndaj te gjithe po mundohemi te ikim jashte vendit per ta lene ujin e paster ketu dhe mos e trazojme sepse po d trazuam do qelbet sepse poshte ka llum

Basha: Anullimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, pika e parë e programit të PD për arsimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi u drejtoi në instagram qytetarëve pyetjen se cili do të ishte vendimi i parë që do merrnin nëse do të ishin vetëm një ditë në krye të Ministrisë së Arsimit, dhe dëgjoi prej tyre përgjigjen se anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë do të ishte ndër kryesoret, shkruan se ‘anulimi i ligjit për arsimin e lartë është edhe pika e parë në programin e Partisë Demokratike’.

Basha premton se do të punojë për financimin e shkollave dhe universiteteve për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze dhe më pas me paga më të larta në punë.

“Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do tju besohej posti i ministrit të Arsimit?

Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.

Sygjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta.

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju”, shkruan Basha.

Rama sapo akuzoi NATO-n dhe justifikoi Rusinë për situatën në Ukrainë e jo vetëm…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, shprehet se “nën veshjen e kryesuesit të OSBE-së, Rama sapo deklaroi live se Rusisë nuk mund ti vihet faj për sjelljen e saj në rajon “përderisa ajo të ndjehet e rrethuar nga NATO…”

“Tani pritet të dalë në konferencë Tao Balla e të akuzojë Bashën si agjent të Rusisë”, mbyll reagimin e tij nënkryetari i PD.

Postimi i plotë i Edi Palokës

Nga Konferenca e Sigurise ne Berlin, nen veshjen e kryesuesit te OSBE-se, Rama sapo deklaroi live se Rusise nuk mund ti vihet faj per sjelljen e saj ne rajon “perderisa ajo te ndjehet e rrethuar nga NATO…”

Kryeministri i nje vendi antar te NATO-s , ben kete deklarate perpara takimit te afert me Putin!
Duket se asgje nuk vjen rastesisht ; as deklaratat e hershme te Rames per nje plan B te tij jashte BE; as miqesia e ngushte me Vucic ; as lancimi propagandimi dhe mbeshtetja i ideve ruso-serbe fillimisht per ndarjen e Kosoves e me pas per minishengenin…

Tani pritet te dale ne konference Tao Balla e te akuzoj Bashen si agjent te Rusise…