27.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Mediat: Albin Kurti përplaset me Vuçiç në Mynih

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur gjatë mbajtjes së panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që aktualisht po mbahet në Munih.

Thuhet se Vuçiq i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta fyejë Serbinë, pasi Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet,” i tha Presidenti Aleksandar Vuçiç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kurti kritikoi “mini-Shengenin” në një panel të Mynihut dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Sipas gazetës Kurir, duke iu referuar burimeve pa emër, Kurti tha se Prishtina do të përdorë masa reciproke ndaj Serbisë, për të cilat presidenti serb u përgjigj:

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë”.

Duke folur me Kurtin, Vuçiç shtoi:

“Ju nuk e përfaqësoni shtetin. Gjysma e botës, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara nuk ju ka njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, është në rregull. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Duke devijuar përpjekjet tona në lidhje me mini Schengen … Unë nuk ju kuptoj “, ka thënë presidenti serb, siç citohet nga gazeta.

“Ai thotë që ju duhet të formoni Unionin e Komunave Serbe. Ky ishte detyrimi juaj i vetëm dhe nuk keni bërë asgjë”. tha Vuçiq. /Gazeta Express

Shkrimi bombë i gazetës gjermane: Dyshohet se Edi Rama mbështet nga mafia e drogës!

Gazeta e njohur gjermane, Die Welt, ka vizituar Shqipërinë në kuadër të turit të presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

Gjatë vizitës së tij, Sassoli u takua me një grup studentësh që u ankuan se problemi më i madh në vend është papunësia. Kjo është arsyeja se përse largohemi, thanë studentët. Gazeta shkruan se papunësia zyrtare e të rinjve është 30 përqind, por në realitet kjo shifër do jetë shumë më e madhe.

Gazeta gjermane thotë se studentët kanë edhe shumë probleme të tjera, por ata nuk folën gjatë takimit me Sassoli-n pasi aty ishin edhe pedagogët.

Më tej, gazeta shkruan se studentët kanë protestuar edhe kundër Edi Ramës, për të cilin thuhet se mbështetet nga mafia e drogës.

“Vetëm disa javë më parë, si në vitin 2019, studentët protestuan kundër qeverisë së socialistit Edi Rama. Rama është një mister: një piktor i pashëm dhe një politikan i fuqishëm, që i pëlqen të veshë atlete në Perëndim, por që dyshohet se mbështetet nga mafia shqiptare e drogës. Partia e tij ka qenë në pushtet me një shumicë absolute prej shtatorit 2017. Partitë e opozitës, PD dhe LSI, kanë bojkotuar parlamentin, por marrëveshja për një reformë zgjedhore mund ta ndryshojë së shpejti këtë.

Rama ka zbatuar reforma të rëndësishme në sistemin gjyqësor dhe ekonomik, kjo është arsyeja se përse Komisioni i BE rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit në maj të vitit 2019. Por ekspertët e BE nuk ishin plotësisht të kënaqur. Ata kritikuan faktin se ka pasur shumë pak arrestime për krimin e organizuar dhe se duhej bërë më shumë për të luftuar pastrimin e parave, dhe mbi të gjitha zyrtarët e korruptuar duhet të dënohen vazhdimisht,” shkruan gazeta.

Sipas saj, numri i shqiptarëve që duan të largohen nga vendi është shumë i madh. Shqipëria po pakësohet, ndërsa një e intervistuar thotë se radha e aplikimeve për punë në Gjermani është kaq e madhe, sa duhet të presësh për muaj të tërë te ambasada gjermane.

“Mos më fol si horr”/ Kush është njeriui Tahirit që u përplas dje me Taulant Ballën

Mbledhja e Asamblesë së PS Tiranë ditën e djeshme është ndërprerë pas një debati me protagonist anëtarin e Asamblesë së Përgjithshme, Krenar Cenollari. Cenollari ka kundërshtuar me këmbëngulje të pazakontë një nga kandidatët për Asamblenë Kombëtare të PS që pritet të dalë nga kongresi. Kandidati që mbarti mërinë e Krenarit është një socialist i vjetër, i propozuar nga baza e PS-së në Kombinat.

Irritimi i Cenollarit ka qenë i menjëhershëm deri në pikën që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka kërkuar të ulet duke iu drejtuar Cenollarit me fjalët “Mos fol si horr”. Cenollari vazhdoi duke thënë se është “socialist i orëve të para” dhe se ka qenë “në ballë të PS në ditët e saj më të vështira”.

Po cili është “socialisti i orëve të para” Cenollari?
Krenar Cenollari është bërë i njohur për bazën socialiste dhe jo vetëm për të, në vitet e mbjelljes masive të hashashit. Ai është një nga emrat më të përfolur si i përfshirë në këtë trafik. Cenollari është akuzuar në vecanti për një sasi të jashtëzakonshme prej 12 tonësh hashash të zbuluar në një magazinë në Përmet në 12 prill të vitit 2017.

Për të njëjtën ngjarje u akuzua edhe Gentian Alizoti, i dënuar në vitin 2012 për trafik droge. Në Kombinat Cenollari dhe Alizoti njihen si lidhje gjaku. Zyrtarë të policisë së shtetit u përfshinë gjithashtu në hetimin për mega-drogën e Përmetit, por hetimi nuk e pa dritën e gjykimit.

Cenollari në atë kohë ishte gjithashtu një person i akuzuar nga drejtues policie në jug të vendit për presion dhe shantazh të lidhur me selektimin e parcelave të drogës. Ai ka tentuar të diktojë cilat parcela duheshin goditur dhe cilat jo duke përdorur në bisedat me drejtuesit e policisë emrin e ish-ministrit Sajmir Tahiri.

Megjithëse një nga personat e akuzuar për impilikim në afera nga më të rëndat në masivizimin e hashashit, Cenollari u emërua më pas drejtor i Aluiznit për zonat rurale të Tiranës
Në qershor 2018 ai u shkarkua bashkë me disa drejtues të tjerë pas një kontrolli të kryer nga Drejtoria Antikorrupsion. Cenollari u kallëzua penalisht për korrupsion.

“Socialisti i orëve të para” nuk e justifikon sot standardin e jetesës me rrogën e zyrtarit. Provat për këtë mund të gjenden lehtë, sidomos në këto kohë kur policia po vepron me dorë të fortë ndaj personave që lëvizin me Range Rover dhe kanë vila kodrinore me pishinë.

“Kush je ti që më thua të dalë jashtë mua. Nuk ke shans. Unë do iki nga PS kur të vdes”, replikoi Krenari me Taulant Ballën. Mbledhja nuk ka vazhduar më gjatë, shkruan “Gazeta Dita” në një shkrim të sajin ditën e sotme.

Në prillin e 2017-ës, ish kryeministri Sali Berisha, teksa citonte mesazhin e një oficeri policie, e akuzonte Cenollarin si të përfshirë në trafikun e kanabisit në vend. Bëhej fjalë për 12 tonelatat e drogës që u zbuluan nga Prokuroria në një magazinë në Përmet, që sipas denoncuesit, ishin të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe mikut të tij, Krenar Cenollari.

“Oficeri Dixhital denoncon: 12 tonelata drogë që u gjetën në magazinën shtetërore në një fshat të Përmetit i përkasin Saje qorrit dhe Krenar Cenollarit! Më poshtë keni mesazhin e tij!”, shkruante Berisha asokohe në Facebook.

Mesazhi i plotë i oficerit të Policisë:
“Përshëndetje Doktor. Jam oficer policie, desha t’iu informoj se droga 12 tonë e kapur në Përmet është e Saimir Tahirit dhe Krenar Cenollarit, ish-kryetar i Minibashkisë Nr.6 në Kombinat, miku më i ngushtë i Saimir Tahirit me origjinë nga Përmeti, i cili ka bërë shumë emërime në Polici në Tiranë dhe Përmet.

Bashkëpunëtor mendohet djali i hallës së Krenarit, i cili quhet Gentian Alizoti, i cili është arrestuar në 2012 për trafik droge në Gjirokastër, aktualisht është banor i Kombinatit. Krenar Cenollari i ka shtëpitë afër me Sajmirin. Policia jo që nuk e ka zbuluar, por e kishte në ruajtje këtë magazinë të drogës. Eshtë Prokuroria, ajo mbi bazën e informacioneve të dërguara nga qytetarët që bëri të mundur kapjen e drogës në këtë magazinë. Por kjo është magazina vetëm e një fshati, sepse fshatrat e tjera e kanë të fshehur drogën në magazinat e tyre dhe tunele të ushtrisë. Me respekt të veçantë…”

Macron përgënjeshtron Ramën: Mini-shengeni është projekt serb!

Propozimi francez për një samit për dialogun Serbi-Kosovë është prova e pakundërshtueshme se Perëndimi është i ndarë në këtë çështje. Nëse sheh propozimet e bëra nga Richard Grenell dhe ato të cituara në letrën e Presidentit francez, Macron, kupton lehtë se ato janë thuajse të njëjta. Kemi pra të bëjmë me një lloj rivaliteti të dy boshteve të politkës perëndimore në Ballkan.

Duhet nënvizuar se Macron dhe BE-ja në përgjithësi ndajnë me SHBA optika të ndryshme, në mos të kundërta për çështje të tilla si Ukraina dhe Irani, pa folur për problemet e tregëtisë.

Në këtë kuptim fitorja në Ballkanin Perëndimor ka rëndësinë e vet në projektimin e dy vizioneve, që në fakt janë interesa që po shkojnë drejt antagonizmit.

Ky dualitet ka rëndësinë e vet jo të vogël në raport me marketimin e nismave politike të dyshimta si Minishengeni. Në një editorial të sotshëm në EurActiv, kryeministri Edi Rama thotë se ky projekt plotëson ambicien europiane të Ballkanit dhe nuk zëvendëson BE-në.

Ideja e një Shengeni rajonal përfshirës si dhe bashkëpunimi mes gjashtë vendeve tona bazuar në katër liritë e lëvizjes në Bashkimin Europian (lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimit dhe forcës së punës) nuk është Plani B për ne, as nuk është çmim ngushëllimit për t’i treguar një publiku të zhgënjyer që mund të sjellim rezultate. Ne na bashkon qëllimi për integrim Europian dhe mënyra më e mirë për të përparuar drejt tij është të përgatitemi për të në mënyrë aktive duke i hapur ekonomitë dhe kufijtë tanë frymëzuar nga vetë parimet themelore të projektit Europian. Një Ballkan Perëndimor me lidhje me të mira mes vendeve të rajonit do të integrohet më shpejt dhe më me sukses në BE-shkruan ndër të tjera z. Rama.

Në të gjithë përmbajtjen e tij, editoriali nuk përmend fare mbështetjen e BE-së për Minishengenin, por synon të bindë audiencën europiane se kjo nismë është plotësuese e Integrimit në BE, jo një mini BE. Këtu pyetja lind natyrshëm:

Nëse Minishengeni është nismë e BE-së, apo mbështetet nga BE-ja, ç’nevojë ka z. Rama të bindë lexuesin europian se ajo nuk paralelizon BE-në?

Dhe nëse Minishengeni është projekt europian, pse duhet që Macron të flasë edhe në emër të Merkel dhe BE-së për një samit të ri për Kosovën? Vallë nuk do të ishte më praktike që Kosovës t’i kërkohej aderimi në Minishengen dhe vazhdimi më tej I dialogut?

A nuk do të ishte kjo një mënyrë më e mirë për të nënkuptuar heqjen e tarifave?
Sigurisht që po. Fakti që nuk ndodh lidhet pikërisht më mashtrimin që z. Rama u përpoq të mbronte në publik: se Minishengeni është projekt me mbështetej të BE-së dhe SHBA. Kjo thjesht nuk është e vërtetë dhe një gënjeshtër e tillë nuk përligjet në fakt as me nevojën që ka politika e jashtme për konfidencialitet.

Ky është një rast që institucionet që merren me politikën e jashtme t’i kërkojnë llogari një kryeministri që shpall si politikë të jashtme axhendat personale që i rakordon me nuk merret vesh se me kë. /Faktor.al

Berisha humb njeriun e afërt. Mesazhi i ndjerë…

Ish-Kryeministri Sali Berisha postoi një mesazh online pas ndarjes nga jeta të kushëririt të tij, Sylejman Berisha. Ish-kryeministri shkruan se atë e kishte si vëlla, ndërsa e vlerëson si patriot i vërtetë.

Maszhi

Zi në familjen tonë!
Miq, sot ne përcollëm në banesën e fundit një njeri shumë të dashur të familjes tonë, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Që kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte për të gjithë vitet e fëmijërisë dhe më vonë si vëlla për mua. Së bashku ndamë lojërat, gëzimet, dashurinë e prindërve, familjarëve tanë dhe përfunduam shkollën 7-vjeçare. Më vonë rrugët tona u ndanë, por jo zemrat tona. Ai qëndroi në Kodër të Prifçit në Tropojë, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij të mrekullueshme.

Sylejmani pati një jetë plot sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj në të gjitha minierat e rrethit dhe qarkut të Kukësit. Kurrë nuk kam njohur një njeri më punëtor se ai apo që të ketë djersitur më shumë në pune se Sylejmani. Kudo që ai punoi, me ndershmërinë, njerëzinë dhe respektin e tij, bëri miq dhe shokë të shumtë.

Miq, Sylejmani ishte një patriot i vërtetë. Në vitet 1996-1999 ai e shndërroi shtëpine në Kodrën e Prifçit në një nga bazat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai vetë së bashku me djemtë e tij Halilin, Gëzimin dhe Arbenin morën direkt pjesë në veprime dhe operacione të UÇK kundër pushtuesve serbe! Ai priti dhe përcolli me qindra e qindra luftëtarë të lirisë, komandantë të shquar të tyre, ndër të cilët ish-kryeministrin e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj, ish-Komandantin e pavdekshëm të UÇK, Ilir Konushevci e shumë e shumë të tjerë.

Në ato vite me dhjetëra gazetarë, diplomatë, ambasadorë, ushtarakë, zbulues nga shumë vende vizituan shtëpinë dhe Kodrën e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i përcolli ata në përputhje me traditën. Të gjithë ata, pyetjes se pse keni lejuar këtu një bazë ushtarake, morën nga ai vetëm një përgjigje: unë po respektoj traditën e familjes time.

Ne fakt ai e tregoi veten i biri i të atit, Zeqir Halilit, i cili që nga mosha e tij e re dhe deri në vitin 1944 kishte marrë pjesë në çdo përpjekje kundër pushtimit serb dhe për lirinë e Kosovës! Por kësaj herë lufta u fitua.

Sylejmani mbylli sytë përgjithmonë nën kujdesin e përsosur të bashkëshortes dhe femijëve të tij.
Atij i dhanë lamtumirën e fundit familjarët, të afërmit, miqtë, shokët, ish-kryeministri Haradinaj dhe bashkëluftëtarë të tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

Mbetem pafundësisht mirënjohes ndaj të gjithë atyre që na nderuan sot me praninë e tyre në lamtumiren e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin!

Strazimiri: Miss Cocaine drejton Shqipërinë dhe OSBE (Video)

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri përdori një nga këngët më të njohura të muzikës rock Cocaine të Eric Clapton për të ilustruar gjendjen jonormale të Edi Ramës.

Me vargun “Ajo (kokaina) nuk gënjen”, Gent Strazimiri ironizoi Ramën për të treguar se një politikani që shfaqet në një gjendje të tillë të rënduar, siç ishte Edi Rama mbrëmë në Opinion, nuk mund t’i jepet besim për drejtimin e shtetit.

Duke nënkuptuar se Edi Rama është nën efektin e kokainës, Gent Strazimiri përdor disa hashtagë për të vënë në dukje se, ironikisht, ketij njeriu i është besuar reforma në drejtësi, marrëdhëniet me NATO-n, negociatat për anëtarësimin më BE dhe drejtimi i OSBE-së.

Postimi i plotë
(She don’t lie, she don’t lie, she dont’t lie) #besim_për_reformën_në_drejtësi
#aleat_i_besueshëm_i_nato
#gati_për_negocaiat
#drejtues_i_osbe

Miss Cocaine!!!…She don't lie, she don't lie, she don't lie…#besim_tek_reformat#aleat_i_besueshëm_i_nato#gati_për_negociatat#drejtues_i_osbe

Gepostet von Gent Strazimiri am Freitag, 14. Februar 2020

Basha me programuesit e rinj: Me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja juaj është këtu!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kuadër të turit “Po të dëgjoj”, zhvilloi një vizite në Startup-in Albanian Business Partners për të dëgjuar rreth potencialit të sektorit.

Sipas asaj që shkruan lideri i opozitës në Facebook, u bisedua me programuesit e ardhshëm për ti siguruar se me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare.

“Gjatë një vizite në Startup-in Albanian Business Partners për të dëgjuar rreth potencialit të sektorit. Drejtuesi i kësaj qendre vuri theksin te nevojat për politika të reja mbi taksat dhe arsimimin. Bisedova me programuesit e ardhshëm duke i siguruar se me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare. Po të dëgjoj”, shkruan Basha në postimin e tij.

Biseda me programuesit

Lulzim Basha: Përshëndetje, si kaluat?

Qytetarja: Mirë.

Basha: Si jeni?

Drejtuesi i qendrës: Si jeni?

Lulzim Basha: Mirë se të gjej! Si je?

Drejtuesi i qendrës: Mirë se erdhe. Këtu kemi ekipin e zhvillimit. Atëhere jemi duke e marrë me disa projekte smart. Teknologjia është e ardhmja. Dhe Shqipëria ka treguar që të gjithë djemta dhe vajzat e reja, që kanë shumë pasion për teknologjinë mund të ecin shumë përpara në një kohë shumë të shkurtër.

Lulzim Basha: Se dhe qeveria ka detyrat e veta apo jo?!

Drejtuesi i qendrës: E vërtetë, e vërtetë. Qeveria mund ta lehtësojë jashtë mase shumë. Tatohemi dy herë. Nëse do të ishin më të ulëta padyshim që ato para do të shkonin për trajnime dhe do të shkonin për investime në kapitale njerëzore. Këtu kemi disa mendje të ndritura. Unë ngela shumë i impresionuar në fakt kur i mora në intervistë. Pa dyshim disa prej tyre kanë edhe ide interesante për Start- Up. Kështu që këtu ne mundohemi të diskutojmë edhe për çështjen e Start- Up. Pra se si ngrihet një Start- Up…

Lulzim Basha: Këta janë zhvilluesit, këta janë designer.

Drejtuesi i qendrës: Një mix, një mix- team.

Lulzim Basha: Nuk ka profesion më të mirë se ky, edhe për ju që të rrini këtu edhe për Shqipërinë që të përfitojë. Sikur një pikë prej asaj që ka sot në botë të derdhet në Shqipëri këtu ka mundësi të pafundme për të gjithë Shqipërinë.

Drejtuesi i qendrës: Gazeta me përvjetorë të ndryshëm të pavarësisë.

Lulzim Basha: Problem solvers.

Drejtuesi i qendrës: Ishte kënaqësi.

Lulzim Basha: Faleminderit!

#PotëDëgjoj

Gjatë një vizite në Startup-in Albanian Business Partners për të dëgjuar rreth potencialit të sektorit. Drejtuesi i kësaj qendre vuri theksin te nevojat për politika të reja mbi taksat dhe arsimimin. Bisedova me programuesit e ardhshëm duke i siguruar se me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare.#PotëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 14. Februar 2020

Kryeministri, plaku i mirë e llafazan

Naim Noka

Po jetojmë si në një realitet filmash triller, ku një agoni kolektive na ka molepsur dhe na ka mbytur nga veset dhe dëshirat e plakut të ‘”mirë” kryeministër . Plaku i Mirë, mendon se ai është zeusi ynë dhe nuk ka kod jete as në libra e as në ligje, qe ia zgjidh nyjen e dëshirave absurde. Hall i madh na ka zënë.

O shkrepet me mengjes një dëshire dhe plaku fërkon mjekrën tri herë dhe thotë me vete: I sigurt jam unë apo ligji?! Duhet të mbajme veten, për të mos luajtur mëndsh nga e keqja që ka kapur gjithë shoqërinë tonë.

Plaku i mirë KM eshte kryexhunglisti ynë. Më i forti në megamoçalin qelbash të atdheut tonë. Të gjithë jemi plandosur pa ndjenja e nerva, i jemi vetëdorezuar pa kushte Plakut të Mirë Llafazan.

Po ju rikujtoj prapë historinë e ish deputetit të tij në 2013-ten. ‘Kryetari (Plaku i Mirë Llafazan) ia futi tri pordha të rënda në makinën e tij rrugës për miting dhe unë hapa xhamin që të dilte era e keqe mbytëse, që lëshoi kryetari.

Mbylle shpejt xhamin dhe ose dëgjo erën e pordhës sime ose zbrit! E mbylla dhe mezi durova derisa mbërritem në destinacion. Tani Ky plaku na ka aromatizuar si virus me erën e tij, duke na kthyer kolektivisht në një karantinë të madhe qelbashe.

Plakut llafazan nuk ia nin për Ligjet dhe Kushtetutën. Në mëngjes e lyen mjekrën me kajmak, pastaj sipas motit, e lan pak erën e keqe te kajmakut me valdrin.

Plaku i mirë llafazan me të vërtetë çuditet, se përse zemërohen të çmendurit, kur i mbajnë të mbyllur atje. Njeriu në çmendinë mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërijë si çakall, bile edhe mund të kafshojë.

Me tej plaku i mirë llafazan mendon:
” Sikur t’i bënte njeriu këto në shëtitjen e mbrëmjes, të gjithë do të habiteshin. Kurse atje një gjë e tille është krejt e zakonshme. Atje ka një liri të atillë që socialistët s’e kanë parë as në ëndërr… Atje nganjëherë tregonin përralla, pastaj ziheshin me grushte, kur përfundonte keq historia e ndonjë princeshe.

Imagjinata e plakut me mjekër llafazan vijon kthjellët – Më i egër ishte një zotëri që thoshte se ishte vëllimi i gjashtëmbëdhjetë i fjalorit shkencor të Otos.

Në çmendinë mund të thërrisni, të ulërini, të këndoni, të rrokulliseni, të ecni me të katra, të kërceni me një këmbë, të vraponi përreth, të vallëzoni, të hidheni, të qëndroni tërë ditën në bisht dhe të hipni mbi mure.

Plaku i Mirë Llafazan vijon arsyetimin dhe diskutimin më tej
-Askush s’do t’ju afrohet që t’ju thotë:
“Këtë gjë s’duhet ta bëni. Kjo zotëri, s’ju ka hije! Të keni turp, ama qenkeni edhe njeri me kulturë”.

Por, në të vërtetë atje ka edhe të çmendur të urtë. Bie fjala, ishte atje një shpikës i njohur, i cili pareshtur kruante hundët dhe një herë në ditë thoshte: “Tani sapo zbulova elektricitetin”…

Ne fund qarkqejf, i harlisur, dhe plot seriozitet Plaku i mire llafazan argumenton me bindje, se mjekra e tij është antivirusi i këtij mileti dhe këmbëngul në logjikën e tij:

E pra, ku ka më bukur se sa modeli i tillë i një çmendine, ku mund të sillesh si të duash dhe të mos të thotë kush gjë dhe të mos mbash përgjegjësi?

Në fund, Plakut të mirë llafazan nuk ia nin as për zotin para Gjushit.
Argumenti me bindës qe nuk të lë shteg për dyshime.:

”Kur ne niseshim për marshim, kurvat qanin me ngashërim..”- ”Në Jarovesh ne po vemi, kush nuk beson,borxh nuk ia kemi..”

Kush mendon ndryshe, është i dënuar të durojë dhe mësojë se era e pordhës së Plakut të Mirë Llafazan, është parfumi ideal i 2020-ës në megamoçalishten tonë të molepsur .

Grenell: Marrëveshjet sot u arritën falë direktivave të qarta të Presidentit Trump

Përmes një reagimi në Twitter , ambasada amerikane në Berlin, ka thënë se marrëveshje për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ndaj këtij postimi të ambasadës amerikane në Berlin ka reaguar vet ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell pëmes një ‘retweeti’.
Ai ka shkruar se falë direktivave të qarta të Presidentit Donald Trump janë arritur edhe marrëveshjet sot në Mynih.

“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonimike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar Emisari Special i Presidentit Trump në Twitter.

Nji vorr për At Gjergj Fishtën

Nga: At Zef Pllumi (Hylli i dritës”, 1996)
31 dhjetor 1940. Ajo natë nuk kje natë gzimi: nji ndër bijt ma në za të Shqipnisë mbulohej në dhe të zi. Nuk pati andrra lirije, pse dy pushtues të huej luftojshin mes vedit mbi këtë truell. Qielli kje i ngrysun, i ftoftë, i merdhitun si zemrat e shqiptarëve e toka me borë e me skllotë, kur po zhvillohej funerali i zi mortuor i Fishtës.
Vonë në natën e 31 dhjetorit, nji grup i vogël françeskanësh hapëm atë vorr me zemër të thyeme e me lot ndër sy. Te kryet nji kryq dullije për me çue në vend dishirin që pat lanë amanet: “Nji kryq druni, t’kojsha true /nxierre e venma përmbi krye”… Qindra kurora lulesh, që e mbuluen vorrin, nuk e zbukuruen atë vdekje…

Dukej sikur në luftën e madhe të popujve mëndje çoroditun, Fishta po binte fli. Vorri ishte aty, në fund të kishës. Heshtje e mallëngjim. A thue se bota kje përmbysë me tërbim. Furishëm hynë ushtarët e 1944-trës me hyllin e kuq në ballë. Ata shpallën se kishin shembë botën e vjetër dhe do të ndërtonin “botën e re”: “Internacionale do të jetë bota e re!”. Para tyne u duk sikur kombit tonë iu përvdorën të gjithë hyjt e diejt e vet.

Nga vorri në fund të kishës u hoqën në fillim kunorat me lule. Kryeqi dullije u zhgul. Mbet vetëm nji rrasë e bardhë e ftohtë mermeri, pa emen e pa kombsi. “Bota e re” që kishte ardhë nuk kje botë shqiptare; kjo e huej, sdihej e kujë. Nji botë me inade e maraze, pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, pa nderë e pa liri, pa gëzime as dëshirë, pa shpresa për të ardhmen. Kështu u ngrysën vitet e gjatë mbi atë vorr, ku prehej poeti: në nji robni që vetëm armiku e dëshiron.

Në vitin 1967, kishat e xhamijat u shembën në tokë, bashkë me to Atdheu e njeriu. Herojt e kombit u quejtën spijuen e tradhëtarë. Hienat e kuqe, në tërbim e sipër iu suellën varrit në fund të kishës e dhunuen e shkatërruen.

Simbas nji dishmitari okuar, eshtnat e të vorruemit i nxuerën gjithë inad e i hodhën në Drin. Partia kishte vendosë që Kishën Françeskane ta kthejë në kino-teatër, ndoshta nga friga se nga fundi i Kishës mund të ngjallej nji za, kje shkak i veprimit të shëmtuem.

Por ai çast i turpshëm për mbarë kombin dhe racën shqiptare ishte pregatitë kaherë: fillonte që te programet e para shkollore të pushtetit të ri. Vazhdonte me urdhën partiak, në fillim në surdinë te mbledhjet e plenumet e shkrimtarëve e gjuhëtarëve ndër rrethe të mbyllura, deri që shpërthente haptë me korin e neveritshëm të shkrimtarëve, kritikëve e historianëve të realizmit socialist, që u vunë në garë mes vedit se cili po hjedh gurë e baltë më shumë mbi poetin.

I mbetun pa vorr, Fishta vazhdoi me jetue i strukun në kujtesën e legjendën e kombit, bashkë me herojt e epopesë së tij. Me gjasë lexuesit e tij nuk dinin kurrgja mbi fatin e trupit e t’eshtnave , dinin se kishte dikund një vorr, ku Poeti pushonte në paqe , ndoshta as nuk u jepnin randësi të mbetunave të tij. Ndërkaq në heshtje nën za, recitonin me ngulm kangët e “Lahutës së Malcis”, ky ishte një veprim konspirativ antishtetnor, antisocialit, antitiranik, antiservil që dënohej së paku me 10 vjet burg.