30.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Haradinaj përshëndet Trump dhe Grenell për marrëveshjen e hekurudhës dhe autostradës Prishtinë-Beograd

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradën Prishtinë-Beograd, duke e përshëndetur vizionin dhe udhëheqjen efektive të presidentit amerikan Donald Trump dhe ambasadorit Richard Grenell për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Haradinaj në një postim në Twitter tha se tash është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke ndërmjet dy vende, ashtu siç ka potencuar presidenti amerikan, Trump.

“Tash është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke…”, u shpreh Haradinaj.

Ndryshe, sot gjatë paradites Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha, përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

KLSH zbardh skemën e vjedhjes me dy segmente rrugore që do kushtojnë 322 milionë euro

KLSH zbulon skemën e vjedhjes me rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat
Dy nga koncesionet më të përfolura kohët e fundit, që kanë lidhje me sistemin rrugor nacional, janë gjetur me shkelje skandaloze nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nga auditimi me profesionalizëm të plotë del se në të dy rastet kemi të bëjmë me një vjedhje gjigande të organizuar në instancat më të larta të qeverisë Rama.

Milot-Balldren
Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes një auditi të thelluar, ka konstatuar shkelje të rënda nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që drejtohej nga Arben Ahmetaj, lidhur me miratimin e projektit të koncesionit të rrugës Milot-Balldren, kosto e së cilës kap shifrën e çmendur prej 256 milionë eurosh, ose 15 milionë euro për kilometër.

Sipas raportit, KLSH ngarkon me përgjegjësi direkte ministrin e asaj kohe, Arben Ahmetajn dhe 6 zyrtarë të tjerë, për miratimin e kësaj kontrate abuzive. Në raportin e KLSH konstatohen një sërë shkeljesh që janë anashkaluar nga MFE, e cila miratoi projektin ku 1 km rrugë në fushë u kushton shqiptarëve 15 milionë euro.

Sipas raportit të KLSH, në kontratën që u rinegociua pa garë konstatohet se koncesionari nuk ka para për t’iu përgjigjur projektit, ka fryrje e kostove, si dhe gabime në parashimet e flukseve të parasë. Pavarësisht problemeve, kontrata u firmos nga Arben Ahmetaj, të cilin KLSH e bën përgjegjës.

Fillimisht, në relacionin e buxhetit për 2018-ën qeveria kishte përcaktuar një fond total prej 113 milionë eurosh. Shtatë muaj më vonë kostoja e rrugës u shtua me 48 milionë euro, duke shkuar në 161.5 milionë euro, vlerë kjo e paraqitur nga kompania ANK sh.p.k, e cila hyri në garë me propozim të pakërkuar.

Kompania negocioi dhe normën e fitimit e interesat për 13 vitet e shlyerjes duke e çuan koston e rrugës në 213,7 mln euro, e cila në total bashkë me TVSH arrin gati 260 milionë euro.

Sipas kontratës, ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër nga Miloti në Balldren me paratë e veta(të cilat nuk i ka), dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet

Sipas analizës financiare, kostoja e ndërtimit dhe mirëmbajtjes është 161 500 000 euro dhe pagesat nga buxheti i shtetit kapin shumën 217 318 500 euro, që rezulton një kosto financimi e raportuar në interesa në shumën 56 918 500 euro.

Raporti konstaton se kompania nuk ka kapacitete financiare për të ndërtuar një projekt të tillë. Ndërsa ANK premton të financojë 62 milionë euro nga kapitali i vet dhe huatë, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kostoja e ndërtimit është 141 milionë euro dhe kjo tregon se kompania ka marrë përsipër një punë për të cilën nuk ka fonde. I njëjti shqetësim konstatohet edhe për periudhën që parashikon mirëmbajtjen e rrugës, për të cilën kompania nuk ka fonde të mjaftueshme.

Nga auditimi konstatohen shkelje të MFE në lidhje me miratimin e dhënë si në aspektin e implikimeve financiare mbi studimin e fizibilitetit ashtu edhe në drejtim të risqeve të marra nga sektori publik.

Supozimet e studimit përfshijnë financimin me 115 milionë eurove hua bankare dhe 50 milionë eurove investim nga kapitali i kompanisë, nga të cilat 30 milionë euro për realizimin e investimit dhe pjesa tjetër prej 20 milionë euro për mirëmbajtjen. Në total kostoja e investimit dhe mirëmbajtjes sipas vlerësimeve është në shumën 161.5 milioën euro ndërkohë që modeli i financimit përfshin burime në shumën 165 milionë euro. Diferenca prej 3.5 milionë eurosh financim shtesë përtej nevojave për investim dhe mirëmbajtje sipas modelit të propozuar rëndon me kosto shtesë financimin përtej nevojave reale, duke përfshirë kostot e interesit.

Për tre vitet në të cilat është parashikuar që të realizohet investimi, vendosen në dispozicion fonde të panevojshme (krahasuar me nevojën për para për kryerjen e investimit) që në vitin e parë e cila vazhdon deri në vitin e tretë, nga ana e koncesionarit dhe financimit me hua bankare për të cilat paguhet interesa.

Shkeljet e Ahmetajt dhe zyrtarëve të ministrisë:
-KLSH konstaton se analiza e kryer nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë është jo e plotë dhe nuk ka evidentuar problematikat në drejtim të flukseve të projektuara të parasë, burimet e nevojshme të financimit, treguesit kryesorë financiarë të projektit si dhe kostot kryesore që angazhojnë flukse dalëse të parasë. Në këtë mënyrë, për efekt të problematikave të vlerësuara më sipër nuk evidentohet të jetë refuzuar projekti, por është shprehur dakortësia në parim.

-Konstatohet se ministria nuk ka analizuar në mënyrë të plotë përcaktimin e levërdisshmërisë së koncesionit në studimin e fizibilitetit në krahasim me alternativën e prokurorimit.

-Nga auditimi konstatohet se ministra nuk ka marrë asnjë masë për shmangien e risqeve financiare, duke qenë se është miratuar studimi i fizibilitetit që përfshin mbartjen e këtyre risqeve nga sektori publik, duke lejuar mundësine e rritjes së pagesave nga buxheti për realizimin e projektit koncesionar.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara, në konkluzion, KLSH thotë se ngarkon me përgjegjësi ministrin e asaj kohë Arben Ahmetaj dhe 6 zyrtarë të tjerë. “Për veprimet dhe mosveprimet e sipërme ngarkohen me përgjegjësi të gjithë përsonat nënshkrues të shkresës miratuese në lidhje me këtë projekt koncesionar” thuhet në raportin e KLSH.

Orikum-Dukat
Ndërkohë, miratimi i një fondi rreth 45 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin e tre segmenteve rrugore në Shqipëri ka nxjerrë në pah megaabuzimin që bëhet me koncesionin për ndërtimin e rrugës Orikum-Dukat. Bëhet fjalë për një shumë plot 62 milionë eurosh, që dyshohet se shkon direkt në xhepin e koncesionarit.

Ndërtimi i rrugës Vlorë-Dukat është ndarë në dy segmente, ku pjesa e parë e rrugës Vlorë Orikum do të ndërtohet nga BERZH, ndërsa segmenti Orikum-Dukat është dhënë me koncesion.

Nëse do bënim një përllogaritje të shpenzimeve, vihen re diferenca të jashtëzakonshme të kostove. Për aksin 10.6 km që do të ndërtohen nga BERZH, një kilometër do ketë kosto rreth 600 mijë euro, ndërsa aksi që është dhënë me PPP ka shifrën e çmendur 5 milionë euro për kilometër.

Për ta thënë më thjeshtë në shifra, nëse edhe ndërtimi i rrugës Orikum-Dukat do ishte bërë nga BERZH dhe jo nga koncesionari, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro.

Siç shihet, pa analizuar faktorët e tjerë, vetëm përmes kësaj skeme, koncesionari iu zhvat shqiptarëve plot 62 milionë euro.
Në dhjetor 2019 kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste televizive, tha se pas koncesionit të rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren fshihet manjati i mediave Aleksandër Frangaj.

Koncesionet PPP do të marrin 125 milionë € më 2021, 120 mln sivjet

Financimi i kontratave koncesionare nga fondet buxhetore do të arrijë kulmin përgjatë vitit 2021-përkatësisht me 15.2 miliardë lekë. Kjo shumë pritet të jetë më e madhja e përqendruar në një vit buxhetor për financimin e këtyre kontratave. Planifikimi i financimeve për PPP-të u azhurnuam në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022 që u publikua sot në fletoren zyrtare. Financimi i lejuar në vitin 2021 pritet të arrijë në 3,3 për qind te të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, teksa limiti i këtij kufiri i përcaktuar në ligjin organik të buxhetit është 5%.

Për vitin 2020, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat koncesionare/PPP, prej 5% të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019, është rreth 22.42 miliardë lekë. Për vitin 2020 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP-ve, kapin vlerën rreth 14.6 miliardë lekë.

Ministria e Financave ka sqaruar se në buxhetin 2020 është respektuar kufizimi ligjor, pasi vlera e parashikuar prej 14.6 miliardë lekësh për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2020, përbën vetëm 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2019, prej rreth 448.3 miliardë lekësh.

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2019, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, janë në total rreth 12.63 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 6.25 miliardë lekë shpenzime korrente.
Kundrejt faktit të vitit 2018 që kapi vlerën 8.76 miliardë lekë, plani 2019 rezulton 44.2% më i lartë ose rreth 3.87 miliardë lekë më shumë.

Pagesat faktike, në total për 11-mujorin 2019, rezultojnë 11.56 miliardë lekë ose 91.5% e planit vjetor 2019, të ndryshuar. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar muaji janar, me 2.9 miliardë lekë nga të cilat 2.52 miliardë lekë është pagesa për kontratën e MIE-s “Ndërtimi dhe operimi i Rrugës së Arbrit”, specifikisht për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e kësaj kontrate.

Krahasuar me pagesat faktike për 11-mujorin e vitit 2018, fakti 11-mujor i vitit 2019 rezulton në masën 4.1 miliardë lekë më shumë ose 55.9 për qind më i lartë. Theksojmë faktin, se për kontratën koncesionare/PPP, “Ndërtimi i rrugës së Arbrit”, në vitin 2018 nuk ka pasur asnjë pagesë buxhetore.

Bazuar në parashikimin e ecurisë së pagesave për muajin e fundit të vitit 2019, fondi i planifikuar për t’u shpenzuar është 742.5 milionë lekë, nivel ky që do të përmbushte 97.4% planin vjetor për vitin 2019.

Pyetja që shtrohet vetvetiu është e thjeshtë: kur bëhen pagesa kaq të rënda nga Buxheti i Shtetit, atëhere pse duhet privati në mes? A nuk është thënë se këto vepra do të ndërtoheshin me paratë e privatit dhe kështu shteti do të lehtësohej? Duket qartë se privatët në këtë mes luajnë rolin e sekserit dhe paratë i futin në xhep qeveritarët!

Bujqësia mbetet sektori me më pak vëmendje nga shteti
Bujqësia është sektori më pak i kredituar në 2019-ën. Mes rimbursimeve të pamjaftueshme, vështirësive për tu mbajtur më këmbë e mandej për të investuar, druhet të marrë kredi. Sipas Bankës së Shqipërisë, Bujqësia ishte i vetmi sektor që shfaqi tkurrje të kredisë gjatë 2019-ës krahasuar me një vit më parë me 7%. T

kurrja e këtij portofoli është shfaqur në pjesën më të madhe të vitit, duke ndikuar në rënien e peshës së kredisë për bujqësinë ndaj totalit në 1.4%. Reduktim të peshës ndaj totalit të kredisë shfaqi edhe sektori i ndërtimit, ku kredia për këtë sektor ra në 14.0%, krahasuar me 14.7% një vit më parë. Tkurrja e peshës së kreditimit në këta dy sektorë është shoqëruar nga zgjerimii i portofolit të kredive për sektorin e industrisë, tregtisë dhe shërbimeve, të cilat shënuan rritje të peshës së tyre ndaj totalit, në përkatësisht 25.1%, 44.7%, 14.8% në fund të vitit 2019. Nga ana tjetër, sqaron Banka e Shqipërisë, rritja e kërkesës për kredi e bizneseve akoma nuk i është rikthyer një trajektoreje të qëndrueshme, por shfaq luhatshmëri nga një tremujor në tjetrin.

Në tremujorin e katërt, kërkesa për kredi u raportua më e ulët se në tremujorin e tretë. Dobësimi i kërkesës për kredi, kryesisht për bizneset e vogla dhe të mesme dhe në financimin e investimeve, në një masë të madhe është për shkak të perceptimit mbi situatën ekonomike në tërësi të vendit dhe parashikimeve për të ardhmen, si edhe rënies së besimit të bizneseve. Në tremujorin e katërt rritje kanë shfaqur edhe kreditë e disbursuara për bizneset.

Fluksi i kredisë së re për bizneset prej 52.7 miliardë lekësh, ishte ndjeshëm më i lartë se tremujorët e tjerë të vitit, duke reflektuar edhe sjelljen sezonale. Korrektuar për efektin sezonal, ky fluks ishte rreth 11.3% më i lartë se ai i një tremujori më parë. Gjithashtu, ai shfaqet edhe 5.5% më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritja e kredisë së re për bizneset në tremujorin e fundit, duket se ka qenë në linjë me pritjet e bankave për zgjerimin e aktivitetit kreditues, sikurse është paraqitur në vrojtimin për aktivitetin kreditues. Rritja e portofolit të kredisë për biznese në tremujorin e katërt u mbështet nga kreditimi i biznesit të madh. Ritmi i rritjes së këtij portofoli shënoi 4.5% ose 2.5 pikë përqindje më shumë se një tremujor më parë.

Nga ana tjetër, rritja e kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) shënoi ngadalësim, në ndryshim nga përmirësimi i këtyre segmentëve deri në tremujorin e tretë. Ecuria e portofolit të kredive për NVM- të është ndikuar pozitivisht nga lehtësimi i standardeve të bankave, ndërkohë që kërkesa e tyre për financim është më e ulët se një tremujor më parë. Për vetë natyrën e brishtë të aktivitetit ekonomik të NVM -ve, ndikimi i tyre nga pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 mund të jetë më i lartë. Në fund të vitit 2019, kredia për SME-të përbënte 11.6% të PBB-së, ose 0.7 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. Ky raport për kredinë dhënë biznesit të madh ishte 12.3%, pothuajse i pandryshuar nga viti 2018.

Tragjedia në Bulqizë, Basha i shpreh ngushëllime familjarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime familjarëve për tragjedinë e ndodhur në Bulqizë ku humbi jetë një nën me dy fëmijët e saj si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Reagimi i kryetarit Basha

Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.

Rama po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur. Emërimi i mercenarëve të tij në krye të AMA-s e politizon plotësisht institucionin

• Edi Rama po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur me ligj. Emërimi i mercenarëve të tij partiakë në krye të AMA-s, e politizon plotësisht institucionin e projektuar nga Rama si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Edi Rama është faktuar si armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve. Asnjë ditë të tij në qeverisje nuk ka reshtur sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë. Për asnjë moment nuk ka ndalur përpjekjet për të kapur çdo instrument që çon në kontrollin apo shantazhimin e medias.

Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.

Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median.

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

Edi Rama e ka jetike kapjen e mediave, sulmin dhe shantazhimin ndaj tyre, në mënyrë që gazetarët te heshtin për skandalet e përditshme të qeverisë së tij.

Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me krimin. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive. Edi Ramës i duhet që gazetarët të mbyllin gojën, të mbyllin sytë dhe veshët për të mos treguar se ai është një kryeministër i korruptuar, i kriminalizuar dhe i dështuar.

Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe krimit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaçkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kriminelëve dhe oligarkëve.

Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik!

Bimët që kurojnë migrenën më mirë se ilaçet

Dhimbja e fortë, pulsuese që shoqëron një migrenë mund të jetë drithëruese. Në fakt, më shumë se 90% e njerëzve që pësojnë migrenë nuk mund të punojnë apo funksionijnë normalisht gjatë një episodi të saj.

Shumica e personave që kanë migrenë zgjedhin të përdorin medikamente të ndryshme. Por kohët e fundit shumë prej tyre u janë rikthyer terapive natyrale, si teknikat e relaksimit dhe ilaçet bimore.

Disa bimë që mund të ndihmojnë me qetësimin e migrenave janë:

Kamomili
Nëse ju pëlqen çaji, atëherë mund ta dini natyrën qetësuese të kamomilit. Ai ndihmon në largimin e stresit dhe ankthit, duke qetësuar dhe nervat në të njëjtën kohë. Meqë shumë dhimbje koke mund të jenë rezultat i arsyeve të sipërpërmendura, kamomili është një rregullues i shpejtë i këtyre problemeve.

Kimikisht, kamomili vepron si një anti – inflamator në trupin tuaj, duke zhdukur dhimbje të caktuara koke që në rrënjë. Gjithashtu kamomili është i përshtatshëm për të gjitha moshat, kështu që nuk është problëm t’u jepet një filxhan dhe fëmijëve, në mënyrë që ata të ndihen më mirë.

Mendra (mente)
Gjethet e mendrës dhe vajrat esencialë të kësaj bime përdoren për qëllime medicinale dhe kulinare. Përveç trajtimit të dhimbjeve të kokës mendra përdoret dhe për lehtësimin e:
spazmave
dhimbjeve të dhëmbëve
problemeve gastrointestinale
marrje mendsh, të vjella

Xhinxheri
Xhinxheri është një bimëtropikale aziatike. Është përdorur si ilaç bimor në Kinë për më shumë se 2,000 vjet. Xhinxheri ëhtë përdorur tradicionalisht si ilaç për:

dhimbjet e kokës
dhimbjen e stomakut
marrje mendsh, të vjella
artritin
ftohjen dhe simptomat e gripit
problemet neurologjike

Gjithashtu xhinxheri është anti – inflamator, antiviral, antibakterial etj. Për më tepër, një studim i publikuar në 2014 nxorri se vetitë e pluhurit të xhinxherit janë të krahasueshme me ato të sumatripanit (një ilaç me recetë për migrenën), por me më pak efekte anësore.

Kafeina
Çaji jeshil (që përmban kafeinë), përdorej si ilaç kundra migrenës në mjeksinë kineze. Ndërsa kafeja u bë e njohur fillimisht në Arabi. Kultura të ndryshme e kanë përdorur kafeinën për:

dhimbje koke
tensionin e lartë të gjakut
probleme me stomakun
inflamacione
probleme me qarkullimin e gjakut etj.

Kafeina konsiderohet një aditiv i sigurt dhe i dobishëm në ilaçet kundra migrenës. Por në disa njerëz është kafeina mund të jetë shkak për dhimbjet e kokës.

Vaj livandoje
Livandoja është përdorur që në kohë të hershme në Romë, Egjipt, Greqi dhe Persi. Lulet aromatike dhe vaji i tyre janë përdorur për të trajtuar gjithçka, që nga dhimbjet e kokës dhe insomnia deri tek lodhja dhe stresi. Shumë nga këto përdorime historike janë popullore dhe në ditët e sotme.

Një studim i vitit 2012 sugjeroi se nuhatja e vajit të livandos gjatë një migrene mund të ndihmojë në lehtësimin e shpejtë të simptomave.

Rozmarina
Përdorimet e rozmarinës si bimë medicinale përfshijnë përdorimin për trajtimin e:
dhimbjeve të muskujve dhe të kyçeve
problemet me kujtesën
vështirësitë në përqendrim

çrregullimet nervore
problemet me qarkullimin e gjakut
migrenën

Konkurrenca pezullon rritjen e tarifave të kompanive celulare, por nuk i hedh poshtë

Autoriteti i Konkurrencës ka marrë dy vendime këtë të premte të lidhura me tregun e telefonisë celularë. Në njërin prej tyre Konkurrenca kërkon që operatorët të ndërpresin menjëherë paketat e reja të cilat u shoqëruan me rritje çmimi ndërsa në vendimin tjetër njofton hapjen e një hetimi paraprak mbi tregun.

Prej gati 10 ditësh tre operatorët celularë njoftuan rritjen në grup me 200 lekë të paketave të telefonisë që ata ofronin për konsumatorët çka u shoqërua me pakënaqësi të gjerë. Autoriteti njoftoi se është vënë në lëvizje për këtë hap pas ankesave të bërë nga konsumatorët.

“Bazuar sa më sipër si dhe nisur nga shqetësimet në masmedia mbi rritjen e çmimit të paketave celulare 30 ditore me parapagesë me 200 lekë, Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, vendosi të realizojë një monitorim në këtë treg në lidhje me çmimin e paketave mujore që hidhen në treg nga operatorët celular Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom” thuhet në dokument.

Nga ky monitorim Konkurrenca ka dalë në përfundimin se ë tre operatorët celularë kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30 ditore me parapagesë me një rritje në çmim prej 200 lekësh, si dhe kanë rritur vlerën minimale për rimbushjeje me 100 leke, nga 100 në 200 lekë, në periudhën kohore 30 Janar – 11 shkurt 2020, sjellje e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma (a) të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar.

Ky autoritet nënvizon se bazuar në nenin 44 të ligjit nr. 9121/2003, referuar sjelljes se ndërmarrjeve Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg, pasi ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4, pika 2, gërma (a) të ligjit nr. 9121/2003.

Lidhur me këtë Autoriteti ka vendosur që kompanitë të bëjnë ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.

Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma b) të ligjit nr. 9121/2003.

Në rast të moszbatimit të masave të përkohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore, deri sa ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom të veprojë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme, në zbatim të nenit 76, pika 1, germa b) të ligjit nr. 9121/2003

Po kështu është vendosur nisja e një hetimi paraprak që do të përfshijë periudhën nga 1 nëntori 2019 deri në 31 mars 2020.

Më poshtë vendimi nga Autoriteti i Konkurrencës:

Shpërthen në flakë një makinë para kryeministrisë

Një makinë ka marrë flakë mesditën e sotme tek Kryeministria. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Automjeti është tip “Golf” dhe ka marrë flakë shumë pranë godinës së Kryeministrisë. Siç shihet nga pamjet, makina ka marrë flakë në pjesën e përparme.

Nuk dihet nëse zjarr rënie ka qenë e qëllimshme apo ka marrë flakë aksidentalisht.

Punonjësit zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar ngjarjen dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Milan-Juventus/ Plasin polemikat, ja pse gjyqtari akordoi penallti në minutën e 90-të

Juventusi barazoi 1-1 kundër Milanit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kështu, gjithçka do të vendoset në duelin e kthimit, të planifikuar më 4 mars, në “Allianz Stadium”.

Bardhezinjtë evituan humbjen në “San Siro”, falë një penalltie të fituar dhe kthyer në gol nga Cristiano Ronaldo në minutën e 90-të. Në fakt, roveshiata e portugezit e pa topin të përplasej në krahun e Calabria. Moment mjaft i dyshimtë, që ka mbetur i diskutueshëm edhe pas ndeshjes. Pas kontrollit me VAR, gjyqtari Valeri akordoi penallti.

Polemikat e pasuan këtë vendim, si në mesin e lojtarëve të Milanit, në fushë, ashtu edhe te tifozët kuqezinj, që kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

Pyetja ngrihet e tillë: pse Valeri vërshëlleu për penallti? Rregullat i kemi në dorë, le të përpiqemi të shpjegojmë përse. Ky është pasazhi i rregullores, sipas medias italiane, që gjyqtari ka thirrur në ndihmë me këtë rast: “Nëse një futbollist prek topin me duar / krahë, kur ato pozicionohen në mënyrë të panatyrshme, duke rritur hapësirën e zënë nga trupi, akordohet penallti”.

Nga ana tjetër, pasi ka parë kontaktin e topit me dorë në VAR, Valeri shihet duke biseduar me Calabria. Kryesori qartëson lëvizjen e gjerë të krahut, ndërsa mbrojtësi kuqezi imiton duke kërcyer me krahët e tij (sikur thotë se nuk mund shkëputem nga toka pa hapur krahët).

Sidoqoftë, nuk ka kthim prapa. Milan-Juventus përfundoi 1-1 dhe finalja e Kupës së Italisë është ende e hapur për të dyja skuadrat. Gjithçka vendoset në gjysmëfinalen e kthimit, në shtëpinë e bardhezinjve./ telesport

Kërkesa në BE: Hetim për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë

Presidenti Ilir Meta reagoi pasi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca foli mbi spekulimet e një videoje kompromentuese mes tij dhe zëvendësministres së Brendshme, Romina Kuko.

Meta thotë se kërkon nga drejtësia të hetojë autorët dhe urdhëruesit e shantazhit. ‘Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë,’ thekson deklarata.

Soreca dhe Kuko janë prononcuar publikisht në dy televizione të ndryshme lidhur me këto spekulime. Ata i kanë quajtur këto shpifje dashakeqe dhe të qëllimta.

DEKLARATA
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.

Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.

Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqëndrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.

Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend.

Kura çudibërëse me thana kundër diabetit

Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.
Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin.

Kura me 15 kokrra të freskëta thana:
Thanat kanë sezon të shkurtër ndaj përfitoni sa më shumë prej tyre.
Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.

Kura me Lëngun e Thanave:
Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. (Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni)

Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin. Duhet t’i lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.

Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë, dhe ruajeni në frigorifer. Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore.

Përdorime të tjera mjekësore të thanës:
Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.
Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.