29.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Grafiku i frikshëm, popullsia e Shqipërisë në rënie pa kthim, shtesa natyrore drejt shuarjes

Rritja e popullsisë së Shqipërisë po vjen drejt shuarjes, teksa shtesa natyrore e po vjen në pikiatë Vitin e kaluar shënoi rënie me 7.1 për qind në raport me 2018

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019, shtesa natyrore që mat diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ishte vetëm 6624 persona. Një vit më parë shtesa natyrore ishte 7130 persona, ndërsa në vitin 1990 shtesa natyrore ishte 64 mijë persona në vit ose gati 12 herë më e lartë se në vitin 2019.

Në vitin 1990 kishim 82 mijë lindje kundrejt 28 mijë lindje në vitin 2019 ose gati tre herë më pak.

Në Vitin 1990 kishim 18 mijë vdekje në vit, ndërsa në vitin 2019 janë shënuar mbi 22 mijë vdekje në vit, kjo për shkak edhe të plakjes së popullsisë, duke pësuar një rritje me 20 për qind në raport me vitin 1990.

Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3%,krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve, në vitin 2019 ishte21.937persona,duke shënuar një rritje me 0,6%.krahasuar me një vit më parë.

2019, lindjet me rënie në 8 qarqe
Gjatë vitit 2019,katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie. –

Numri më i madh i lindjeve shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje, ndërsa ai më i vogli regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje, për vitin 2019.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018,e zë qarku i Kukësit me 15,9 %,ndërsa rënien më të madhe në përqindje e zë qarku i Lezhës me 7,6 %.

Vdekjet, bien në Elbasan rriten në Kukës
Gjatë vitit 2019,gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë shënua rrritje.

Numri më i vogël i vdekjeve shënohet në qarkun e Kukësit me 539 vdekje, ndërsa ai më i madhi në qarkun e Tiranës me 5.389 vdekje, për vitin 2019. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018 e zë qarku i Elbasanit me 5,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e zë qarku i Kukësit me 7,4%

Presidenca: Do kërkojmë hetime për shantazhin ndaj Sorecës dhe një zv.ministreje

Presidenca paralajmëron se Presidenti i Republikës Ilir Meta do t’i kërkojë institucioneve të drejtësisë të hetojnë shantazhin ndaj ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca dhe një zëvendësministreje.

Në një status në “Facebook”, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan se Presidenti i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në emisionin “Open” foli për aludimet për lidhje intime me zv/ministren e Brendshme, Romina Kuko. Ai deklaroi se gjithçka ishte një shpifje.

“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër”, u shpreh Soreca.

REAGIMI I PRESIDENCËS
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.

Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.

Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqendrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.

Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend.

848 biznese janë mbyllur gjatë vitit 2018

Në vitin 2018 numri i bizneseve që kanë operuar në në vend ka shënuar ulje sipas të dhënave zyrtare të INSTAT që u publikuan sot. Numri i ndërmarrjeve aktive për vitin 2018 u ul me 0,2%. Gjithsej operuan 107,450 biznese më 2018 nga 107,686 biznese më 2017.

Rënien më të madhe shënuan bizneset e vogla të cilat u reduktuan ndjeshëm gjatë vitit 2018. Nga të dhënat shihet se gjatë këtij viti mbyllën aktivitetin 848 ndërmarrje me 1-4 të punësuar.

Kategoritë e tjera të biznesit sipas numrit të punësuarve shënuan rritje, por kjo ishte e pamjaftueshme për të mbuluar hendekun që krijoi mbyllja e bizneseve të vogla. Bizneset e vogla nuk po përballojnë barrën fiskale nga përfshija në TVSH në fund të vitit 2018, rënien e konsumit dhe konkurrencën nga qendrat tregtare.

Sipas INSTAT prodhuesit e shërbimeve kontribuuan me -0,1% në uljen e numrit të ndërmarrjeve aktive dhe prodhuesit e të mirave me -0,1%.Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë me 41,4%, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 21,2%dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve me 17,7%.

Gjatë vitit 2018, sektori i energjisë elektrike, gazit ,ujit dhe trajtimi të mbetjeve si dhe industria nxjerrëse patën numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive, me 0,6% të ndërmarrjeve aktive gjithsej

Në vitin 2018, ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.180 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rritje me 7,0 %,krahasuar me vitin 2017. investimet e realizuara arritën vlerën 238miliardë lekë nga 231miliardë lekë në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 2,8 %.

Në vitin 2018, operuan107.450 ndërmarrje aktive, duke shënuar një ulje me 0,2%, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,6 %, krahasuar me vitin 2017.

Bazuar në të dhënat finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve kontributin më të madh në rritjen prej 7,0% të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e të mirave me +2,8pikë përqindje, të ndjekur nga prodhuesit e shërbimeve me +4,2pikë përqindje.

Gjatë vitit 2018,sektori i tregtisë zuri peshën më të madhe të shitjeve neto me 45,2%,i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 11,7%.Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,8%) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,6%).

Për treguesin e punësimit, prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me +3,1pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me +1,5pikë përqindje. Sektori me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2018 është sektori i tregtisë me 24,3% të punësimit, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike etj.)me 21,5%dhe nga sektori i industrisë përpunuese me 20,6% të të punësuarve gjithsej.

Gjatë vitit 2018,investimet u rritën me 2,8%,ku prodhuesit e shërbimeve kontribuan me +8,8pikë përqindje dhe prodhuesit e të mirave kontribuan me -6,0 pikë përqindje. Prodhuesit e shërbimeve zunë 38,6% të investimeve nga 30,9 %që zinin vitin e kaluar.

Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është sektori i energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve,i cili për vitin 2018ka investuar 55miliardë lekë duke zënë 23,2% të investimeve gjithsej. Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve (3,2%) dhe transporti, informacioni dhe komunikacioni(6,5%).

Opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhje të parakohshme, Rama në çdo rrethanë është i humbur

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, opozita tanimë ka dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës me zgjedhje të parakohshme prandaj PD dhe aleatët do të bëjnë gjithçka për realizimin e tyre.

Paloka shkruan më tej se, Rama ne çdo rrethane është i humbur e nuk ka aritmetikë që ta nxjerrë fitues në zgjedhjet e ardhshme sido dhe kurdo që të zhvillohen ato.

Postimi i plotë

Opozita tanime ka dhe mbeshtetjen e nderkombetareve per zgjidhjen e krizes me zgjedhje te parakoheshme prandaj PD dhe aleatet do te bejne gjithshka per realizimin e tyre.

Rama ne çdo rrethane eshte i humbur e nuk ka aritmetike qe ta nxjerr fitues ne zgjedhjet e ardheshme sido dhe kurdo qe te zhvillohen ato.

P.S
Po e postoj sot me qe mbreme vemendjen e shikuesve e kishin marre gazetaret (jo Rama) qe ben te fliste me veten kreun e vertete te KCK…

E patë mbrëmë çfarë Kryeministër monstër kemi?! Reagimi i ish-deputetit

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i PD Elbasan, Aurel Bylykbashi ka reaguar me një shënim në Facebook pas paraqitjes së djeshme të kreut të qeverisë në emisionin “Opinoin”.

Ai nuk kursen ironinë në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë
E pate mbreme cfare kryeminister monster kemi??!!

Oerd!! Te pergjerohem!!

Mbaroje sa me pare ate, Reformen Zgjedhore!!

Basha me Drejtuesen e BB: PD është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën!

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore, Maryam Salim. Gjatë takimit, Basha tha se, Shqipëria ka ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Sipas kreut të opozitës, misioni i PD do të jetë ringritja e ekonomisë dhe rikthimi i shpresës.

Postimi i plotë i kryetarit Basha
Gjatë takimit me znj. Maryam Salim, Drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore dhe ekipin e saj, diskutuam mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare të zhytur në kolaps. Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës.

Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të veshtirë se ai që lamë pas.

Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërimë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.

Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për cdo shqiptar.

Autostradë dhe hekurudhë, Thaçi e Vuçiq vendosin firmat për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet. Kjo është bërë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq. Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore.
Pak para se të nisë Konferenca e Sigurisë në Munih është firmosur letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe letra e shprehjes së interesit për hekurudha.

Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Evropën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo marrëveshje është një hap tjetër i arritjeve të Kosovës për zhvillim ekonomik. Ai gjithashtu ka shprehur falënderime për Administratën Trump për përpjekjet e tyre në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Ambasadori Grenell të falënderoj për punën e shkëlqyer për këtë marrëveshje. Është një hap tjetër i arritur i progresit pas marrëveshjes së linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende të punës, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe Administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe viti punojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tonë”.

Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo dinamikë e re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas angazhimit të drejtpërdrejtë të të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Kurse, pak më herët drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për lidhjen e kryeqytetit serb dhe “qytetit më të madh në provincën jugore serbe”.

“Kur kjo të realizohet një ditë, hekurudha midis Prishtinës, Podujevës dhe Merdarës do të vazhdojë të rindërtohet në drejtim të Nishit. Sapo të rikthehet ajo hekurudhë, pra mallrat nga Serbia qendrore, do të mund të arrijnë në Kosovë shumë më shpejt, si dhe pasagjerët”, tha Gjuriq.

Kujtojmë se gjatë muajit janar është arritur një tjetër marrëveshje për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd; ndërsa sot pritet të nënshkruhet edhe për linjën hekurudhore.
Këto marrëveshje vijnë pas angazhimit të drejtpërdrejtë të dërguarit special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, i cili po ashtu është edhe ambasador i SHBA-ve në Gjermani.

Tragjedia në Bulqizë, Policia: Humb jetën nëna me dy fëmijët

Tragjedi e madhe ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë ne familjen e Ylber Tolës.

Nëna 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, vajzë e djalë kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola.

Fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guri, në njësinë administrative Ostren, ku ambulanca ende nuk ka mbërritur.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat të shumta policie.

Policia Bulqizë / Informacion paraprak
Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R. T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Rakitiç: Do më pëlqente të luaj me Ronaldon

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç ka pranuar se atij do t’i kishte pëlqyer të luante me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, mes spekulimeve për të ardhmen e tij në Camp Nou.

Ivan Rakitic ishte i përfolur për një transferim potencial në Juventusi ose Inter gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, përderisa ishte raportuar edhe për interesimin e Manchester Unitedit.

Të gjitha këto lajme vinin gjatë kohës sa thuhej se Rakitiç do t’i ofrohej Paris Saint-Germainin si pjesë e një marrëveshjeje për kthimin e Neymarit në Camp Nou në fillim të këtij sezoni 2019/20.

Rakitiç vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave për të ardhmen e tij në Barcelonë. Pasi thuhet se Juventusi është ende i interesuar për të, 31-vjeçari u pyet se do të dëshironte të luante me Cristiano Ronaldon.

“Natyrisht se do të më pëlqente. Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori. Gjithkush kënaqet duke e shikuar atë duke luajtur dhe ai është duke bërë punë shumë të mirë në Juventus”, ka thënë Rakitiç.

Rakitiç është për momentin bashkëlojtar me kapitenin e Barcelonës dhe gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin, për të cilin thotë se është më i miri i të gjitha kohëve.

“Është e mrekullueshme të luash me të – ai është i veçantë. Ka pasur lojtarë të mrekullueshëm në çdo epokë, por unë jam i sigurt se ai ka qenë më i mirë në 15 vjetët e fundit”, shtoi Rakitiç.

“Sipas mendimit tim, mendoj se ai është më i miri i të gjitha kohëve. Të luaj me të për gjashtë vjet ka qenë e mrekullueshme”.

12 pyetje Ramës, nga telefonata me Dritan Dajtin në burg, takimi me Shullazin dhe…

Gazetari Basir Çollaku i ka drejtuar 12 pyetje kryeministrit Edi Rama. Nëse do t’i bëheshin këto pyetje ramës mbrëmë në “Opinion”, sipas Çollakut, do të jepnin një pasqyrë tjetër për lidhje e kryemistrit Edi Rama me krimin, apo me personazhe të caktuar të kësaj bote të errët.

Mes pyetjeve që rendit Çollaku, është dhe ajo nëse ka pasur një takim mes Vangjush Dakos, Ramës dhe Emiljano Shullazit, apo nëse kryeministrin i vendit ka komunikuar me Dritan Dajtin, gjatë kohës që ai ka qenë në qeli.

Postimi i plotë i Çollakut
12 pyetje per Ramen, qe SPAK-u, mediatik, mundet t’ia beje ndonje dite, pasi te kete bere testin e droges..!!!

Do kisha dashur ta pyesja z KM nese do te kisha pasur lejen rastesore per tu gjendur ne panel, ne Klan per pak gjera:

1-A je takuar ne Durres me Emiljano Shullazin dhe Vangjush Dakon?

2-A ke biseduar ndonjehere here ne telefon me Dritan Dajtin nga qelia ku ndodhet?

3-A ke pritur e percjelle ne zyre dhe dreka apo darka Ymer Lalen?

4-A je njohur me Francesco Bechettin nepermjet Engjell Agaçit dhe ato 110 milione eurot jane skeme e dyshimte ndarjeje?

5-A ke kontakte dhe komunikime me ish drejtuesit e organizates “Hakmarrjes per Drejtesi” te pafajesusr ne kohen tende?

6-A ke njohje dhe u ke lene fillin e puneve mbare nje superbande me aktivitet kriminal mbi 20 vjeçar ne Fier ?

7-A ke kellqe te çosh OFL ne Durres, Berat, Vlore, Kruje, Diber, te te pakten 5 banda te strukturuara prej kohesh?

8-A ke shperblyer me poste njerezit e drejtesise te cilet te hoqen sikletin e Xibrakes?

9-A ke frike se Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa kane pergjime per ty per pune delikate me ligjin?

10-A mendon se Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa e kane zhdukur dosjen origjinale te “Komisionit Olldashi” per dosjet e lejeve te ndertimit?

11-Sa ore ka punuar deri tani avokati yt gjerman kunder “Bild” dhe sa ka shkuar fatura, se ai kushton qindra mijera euro ne kaq muaj, nese padia eshte bere??

12-Po me Lul Berishen je takuar ndonjehere?

Sigurisht per ligjet diktatoriale qe po miraton ashiqare, duhet radikalisht kundershti. Sepse ka shume te fshehta Edi Rama, te cilat nese dalin, nga pengjet ku ruhen, astma do ta sekelldise shume gjate…