16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Humbin jetën 3 persona në Bulqizë, një i plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë, ku 3 persona kanë vdekur, dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren, ndërkohë që dhe gjendja e të plagosurit paraqitet e rëndë.

Dyshohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, ndërkohë që mjekët e Bulqizës po kërkojnë ndihmën nga ajri, për ti dhënë ndihmën mjekësore të specializuar në Tiranë.

Fillimisht u tha sëe, ngjarja ka ndodhur nga shpërthimi i bombulës së gazit, por policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e Ylber Tolës.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit. Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.
a.

Kush është humoristi që Rama e bëri drejtor…

Vetëm pak kohë më parë bëri publik vendimin për të mbyllur emisionin satirik që drejtonte prej vitesh. Por humoristi Agim Bajko nuk ka qëndruar gjatë pa punë.

Sot qeveria e drejtuar nga Edi Rama e ka emëruar si drejtor të Teatrit të Kukullave.

Vendimi i qeverisë
Vendim për emërimin në detyrë të drejtorit t? Qendrës Kombëtare t? Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.

Zbulohet skema si Blushi dhe pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Në dy ditë rradhazi, CNA.al ka sjellë një investigim të plotë në lidhje me një transaksion shit-blerjesh në Shqipëri, të një kompanie në pronësi të pronarëve të Top Channel, Valtelina sh.p.k. e cila ka shitur 51% të kuotave tek një kompani blullgare, e quajtur EM Capital Group AD, një shumë prej rreth 2.2 milion dollarë.

Me dokumenta (kliko këtu), tregoi se kompania bullgare kishte për pronarë tre persona, Klodian Zoton, Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi, dhe Mirel (Klodian) Mërtirin.

Kjo kompani e krijuar në Bullgari është rasti që tregon qartë sesi drejtori i një televizioni, i quajtur Ben Blushi, një ish-politikan, lidhet direkt me pronarët e një kompanie të shumë akuzuar në Shqipëri, por edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha e cila ka shitur aksionet tek kjo firmë.

Një konçesion, i cili është quajtur një aferë korruptive e qeverisë, kjo jo vetëm nga opozita, por edhe nga mediat. Raportimet e gazetarëve flasin për të paktën 47 milionë euro të paguara nga qeveria për kompaninë e inceneratroreve, ITS. Kjo kompani në Shqipëri është një subjekt, e cila përfaqësohet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ky i fundit perdor dhe emrin Klodian.

Skandali i Top Channel
Top Channel në gati dy vite, menjëherë sapo ka shkuar Ben Blushi drejtor ka marrë “shpatën” në mbrojtje të inceneratorëve dhe gjoja në emër të kauzave sociale dhe në mbrojtje të qytetarëve, ka përgatitur dhjetëra kronika në Porto Romano të Durrësit, të cilat në fakt kanë pasur një tjetër qëllim. Pra jo për qytetarët por për firmën që më pas do blinte jo pak por 2.2 milionë dollarë aksione nga pronarja e Top Channel në një tjetër kompani të saj.

Faktet flasin vetë. Kompania në Bullgari, EM Kapital Grup AD, në datën 25 nëntor ka ardhur në Tiranë nëpërmjet drejtorit të saj David Ujait dhe nëpërmjet një shumë prej 2.2 milion dollarësh ka blerë kompaninë Valtelina, një nga kompanitë lider në tregun e kafesë, e cila është edhe mbajtësja e emrit tregtar dhe Brandit Lori Kafe. E cila ka pasur për pronar të ndjerin Dritan Hoxha dhe më pas trashëgimtarët e tij.

Sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës së shitjes (kliko këtu) del se kompania bullgare me tre pronarë, dy ata të inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit, kanë blerë Lori Kafenë dhe në dokumentat e QKR-së, kontrata e shitjes paraqet të gjitha të dhënat për palën shitëse e cila është Vjollca Hoxha, Lorena Hoxha, Redia Hoxha dhe Sara Hoxha, në emër të të cilëve ka firmosur Vjollca Hoxha.

Ndërsa për kompaninë EM Capital Grup AD ka firmosur drejtori David Ujait.

Gjithçka është bërë në prani edhe të noteres Majlinda Demollari.

Pra, pronarët e inceneratorëve krijojnë një kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit. Kompania vjen në Tiranë dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina SHPK, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët janë të njëjtët pronarë të Top Channel dhe të disa kompanive të tjera të trashëguara nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Skema është e qartë. Nga kompania e inceneratorëve, nga Shqipëria shkohet në Bullgari. Në Bullgari kemi një kompani ku futet dhe gruaja e Ben Blushit, ky i fundit drejtor i Top Channel. Më pas gruaja e Ben Blushit, bashkë me dy pronarët e inceneratorëve, të koncesionit të aq akuzuar nga opozita dhe mediat, blejnë kompaninë që ka të njëjtët pronarë me Top Channel. Simbolin e Top Channel. Simbolin e kafesë, Lori Kafe.

Kjo është një skemë e qartë të cilën më sipër ua treguam me dokumenta dhe më poshtë po sjellim një foto, ku kemi ndërtuar në radhë personazhet e përfshira në të gjithë këtë histori. E cila duket se mban erë shumë të keqe.

Është rasti më flagrant, ku pronarët e një kompanie të shumë akuzuar, e cila merr para nga qeveria, dhe është quajtur një korrupsion i qeverisë, shkojnë dhe paguajnë pronarët e Top Channel. Jo direkt në televizion, por nëpërmjet një kompanie të dytë, që ata kanë në pronësi. Dhe është rasti kur Vjollca Hoxha, edhe pse ka firmosur shitjen e 51% të askioneve tek EM Capital Group AD, ka qëndruar vetë administratore e Valtelina shpk. Pra, kompanisë që ka Lori Kafe.

Megjithëse ka shitur shumicën e aksioneve, pra aksionet kontrolluese, Zonja Hoxha ka qëndruar vetë administratore.

Ky është një rast ku qartazi shteti shqiptar jep një koncesion inceneratorësh disa qindra milion euro. Më pas këta pronarë shkojnë dhe hapin një kompani me gruan e drejtorit të një televizioni dhe më pas gruaja e drejtorit të televizionit megjithë pronarët e inceneratorëve, nga Bullgaria vjen në Shqipëri, dhe blen një kompani e cila është në pronësi të të njëjtëve pronarë, që kanë Top Channel, ku është drejtor Ben Blushi.

Televizioni kombëtar Top Channel e ka “shpërblyer” gjithçka me propagandë ndaj qerverisë dhe bashkisë Tiranë. Një televizion, i cili në dy vite nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka mbrojtur koncesionin e inceneratorëve, aq shumë i akuzuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga opozita.

Iso edhe ndaj qeverisë që ka dhënë konçesionin, iso ndaj bashkisë Tiranë, që ka marrëdhënien zyrtare me firmën për inceneratorin dhe landfillin e Sharrës./CNA.al

Dita e dytë e grevës së urisë në Ballsh, një në spital, punëtorë të tjerë pritet të ngujohen

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit në Ballsh, kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së tyre të urisë, ku kërkojnë dhënien e pagave dhe hedhjen e sigurimeve të prapambetura nga ana e kompanisë. Janë 13 punonjës që derimë tani i janë bashkuar kësaj greve, ndërkohë që si pasojë e temperaturave të ulëta, kanë nisur dhe problemet e tyre të para shëndetësore.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj, raporton se një prej punëtorëve është dërguar mbrëmjen e djeshme në ambulancën e fshatit Fratar. Punëtorët kanë marrë negociata nga ana e kompanisë, që të lënë grevën, por nuk mund ta lënë atë pa marrjen e 27 pagave.

Ky nënstacion ka 18 punëtorë, të cilëve iu është prishur kontrata në muajin Janar të këtij viti. Nga ky nënstacion furnizohet me energjui dhe rafineria e naftës në Ballsh, që po ashtu kanë shprehur mbështetjen për këtë grevë.

Punëtorët gjenden në ambientet e brendshme të nënstacionit të Poçemit, që furnizon me energji elektrike një pjesë të mirë të zonës së Mallakastrës.

Mësohet se ka të tjerë punëtorë që do t’i bashkohen grevës së urisë në ditët në vijim, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme grevistët i ka vizituar dhe sekretari i prefekturës së Fierit, por nuk ka mundur që ti japë një zgjidhje këtyre punonjësve.

Nga ana tjetër protesta e përditshme e naftëtarëve vazhdon dhe në Ballsh, ku po ashtu punonjësit janë përballur me mungesë tëp agave dhe të siguracioneve shoqërore.

Çuditë që po ndodhin brenda anijes së Coronavirusit: Njerëz me sy të kuq dhe… (Foto)

Anija turistike “Princesha e Diamanteve” vijon të mbahet në karantinë, pasi çdo ditë brenda saj raportohen raste të reja me koronavirus.

Që prej 4 shkurtit, anija ndodhet në Yokohama të Japonisë dhe deri më tani 219 persona raportohet se janë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ky është cilësuar edhe shpërthimi më i madh jashtë territorit të Kinës, duke detyruar autoritetet që të marrin masa ekstreme për izolimin e turistëve.

Ata që u testuan pozitivisht për koronavirusin janë dërguar për trajtim, ndërsa të tjerët duhet të qëndrojnë në anije deri më 19 shkurt.

Berisha publikon videon: Zero argumente, gozhdohet Noriega!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e emisionit “Opinion” ku Rama u gozhdua nga gazetarët dhe nuk kishte asnjë argument të kuindërshtonte po bënte veprime të ç’ekulibruara.

“Zero argumente, gozhdohet Noriega! sb”, shkruan Berisha në postimin e etij në FAcebook.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama u kap ngushtë nga gazetarët teksa e pyetën për publikimin e fotos së tij përkrah të fortit të Elbasanit, Ardian Çapja.

Duke mos patur asnjë përgjigje të besueshme për të dhënë, Rama reagoi jo me fjalë, por me një mimikë që tregonte më së miri nervozizmin e tij.

Por nuk ka munguar as debati me gazetaren e kronikës Klodiana Lala.

DEBATI
Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFL-së i ka vajtur atje…

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

Klodiana Lala: Mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…

Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Bledi Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale.

Edi Rama: OFL nuk e çoj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.

Zero argumente, gozhdohet Noriega! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 14. Februar 2020

Vjedhja 6 milionë euro me koncesionin e Sterilizimit, paguhet 135 euro për një lindje normale kur duhen vetëm 2.5 euro

Që kur hyri në fuqi kontrata për sterilizimin e pajisjeve mjekësore në qendrat spitalore, për çdo lindje normale në maternitet paguhet një shumë prej 16,680 lekësh, ose 135 eurosh për koncesionarin, kompaninë “SaniServis”.

Zakonisht për lindjet normale nuk ka nevojë për set kirurgjikal, por vetëm për pajisje të thjeshta që sterilizohen me avull, proces ky që kushton gjithsej 319 lekë ose 2.5 euro, sipas çmimeve zyrtare që përdor koncesionari.

Këto të dhëna burojnë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Sigurimit Shëndetësor, që monitoron kontratën koncesionare, të cilat janë raportuar gjatë një auditi të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për veprimtarinë e FDSKSH-së në vitin 2018.

Drejtoria e Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare në FSDKSH në vitin 2018 ngriti një grup pune për verifikimin e disa kartelave klinike në spitalin obstetrik gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për setet e sterilizuara të përdorura sipas kompleksitetit të ndërhyrjes.

Pas kontrolleve u verifikua se për lindjet normale nuk është e nevojshme të përdoren sete të kompleksitetit të ulët që kushtojnë 135 euro, por sete të sterilizimit me avull që kushtojnë vetëm 2,5 euro, pasi numri i instrumenteve kirurgjikale në përbërje të këtyre seteve, i plotësonte nevojat për këto lloj ndërhyrjesh.

E njëjta situatë u verifikua edhe në spitalin obstetrik gjinekologjik “Koço Glozheni”, ku koncesionari paguhej për sete me kompleksitet të ulët për lindje normale, teksa nuk është i nevojshëm një i tillë.

E njëjta praktikë aplikohet edhe në qendrat e tjera spitalore, kur për ndërhyrje elementare dhe sipërfaqësore përdorën sete kirugjikale që kushtojnë 135 euro, në vend të seteve që kushtojnë vetëm 2.5 euro dhe kjo ndodh shpesh në Spitalin e Traumës.

Koncesioni i sterilizimit në spitalet rajonale me 2019 u financua me 14 milionë euro nga rreth 10.5 milionë euro, që ishte planifikuar për këtë vit, bënë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, ose 3.5 milionë euro më shumë se planifikimi fillestar, me një rritje prej 25%.

Të njëjtat burime sqaruan se, planifikimi i koncesionit të sterilizimit për vitin 2019 ka qenë në nivelin 1.28 mld lekë, por mbështetur në vlerën e faturuar për periudhën 10-mujore 2019 në 1.4 miliardë lekë, dhe në pritshmërinë se ky shërbim, deri në fund të vitit do të shkojë në nivelin 1.71 mld lekë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se ka rishikuar buxhetin për të financuar këtë shërbim, me qëllim moslejimin e detyrimeve të prapambetura. Planifikimi për këtë shërbim në vitin 2020 është në nivelin faktik të 2019, 1.71 mld lekë, pohuan të njëjtat burime.
Financimi shtesë për koncesionin e sterilizimit për dy vite 2018-2019, ka kaluar shumën e 6 milionë eurove, 3.5 milionë euro këtë vit dhe mbi 3 milionë euro në 2018-n.

PPP-ja e sterilizimit u firmos në fund të vitit 2015 midis kompanisë “SaniService” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si përfituese e shërbimit, përfaqësuar nga ministri Ilir Beqja dhe FSDKSH, ku janë përcaktuar kushtet paraprake, objekti i kontratës, çmimet dhe rishikimi i çmimeve.

Kontrata nisi të zbatohet më 2016. Monitorimi i saj bëhet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciale (DAPSHET) në QSUT, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Nga auditimi i këtij shërbimi u konstatua se, nuk ka një përcaktim të detajuar për përdorimin e kompleksiteteve për çdo lloj operacioni, numrin e pajisjeve të kompleksiteteve për çdo ndërhyrje dhe nuk ka një përcaktim të qartë të përdorimit të seteve të sterilizimit me avull në shërbimet spitalore universitare dhe në spitalet rajonale.

Çmimet zyrtare për sterilizimin sipas kompleksitetit

Rama mesazh SPAK: Vangjush Dakon e kam dhe do ta kem mik, nuk pyes për DASH

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Opinion’ ka mbrojtur sërish ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Ndërkohë që gazetarët në studio e pyetën për akuzat ndaj Dakos dhe shpalljen nongrata nga që Departamenti Amerikan i Shtetit, Rama tha se, nuk e dikton ky departament miqësinë e tij.

Kjo deklaratë e kryeministrit ishte një mesazh për SPAK dhe prokurorët që po hetojnë dosjen “339”, atë të tërmetit të 26 nëntorit dhe jo vetëm.

Sipas shefit të qeverisë, edhe në burg, Dako do të mbetet miku i tij. “Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti …nuk ma përcakton Departamentit i Shtetit mua kë kam mik e kë jo .Mua më përcakton morali im dhe bindja ime …edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë …kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar as kemi bashkëpunuar as kemi kukuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të Republikës të Shqipërisë asnjë…”, tha Rama.

Departamenti i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, Vangjush Dakos dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni. Por mesazhi i Ramës për drejtësinë në vend është mëse i qartë.

Paloka: Rama i telefonon vetë kriminelët, kontaktet në Shkodër kur…

Edi Paloka i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 ka akuzuar Ramën se ka kontakte dhe telefonata të drejtpërdrejta me kriminelët nga Shkodra deri në Sarandë.

Nënkryetari i PD ka përmendur atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja duke thënë se personi me të cilin ai ndodhej në automjet, ”Rrumi i Shijakut” ose me emrin e tij të vërtetë Aleksandër Laho ka bërë vota për Ramën në zonën e tij.

Më tej ai shton se në kohën kur deputeti i PS Bashkim Fino kandidonte për President të Federatës Shqiptare të Futbollit në 2018 Rama ka telefonuar kriminelë në Shkodër.
”Kjo histori ka nisur që me atenatin ndaj atij prokurorit në Durrës. Dhe ka nisur Rrumi këtej dhe Rrumi andej.

Por a e di ti që Rrumi i Shijakut ka qenë nga njerëzit kryesorë që i ka bërë votat aty. Janë dy dosje në prokurori që po shkojnë si top futbolli. Kur krimi të bën favor në zgjedhje të kërkon favorin në këmbim. Ky i merr në telefon vetë, një nga arsyet që nuk duhet të jetë.

Ka telefonata nga Shkodra në Vlorë. Në Shkodër ka marrë telefon kriminelë për FSHF kur kandidonte Fino për kryetar. Madje ai që ka kontaktuar ka edhe dosjen.

Të gjitha janë të lidhura. Nëse i fut bandat në zgjedhje atëhere ato të kërkojnë favor ”, tha Paloka.

Ekzekutohet zyrtari me koronavirus/ Çfarë po fsheh Koreja e Veriut?

Koreja e Veriut duket se ekzekutoi një zyrtar të dyshuar me koronavirus pasi ai braktisi regjimin e karantinës dhe shkoi në një banjo publike.

Por mediat e huaja kanë shtuar dyshimet se vendi komunist po fsheh diçka, pasi zyrtarët e këtij vendi u shfaqën me maska në një takim. A po përpiqen ata të mbulojnë rastet me koronavirus? Fakt është se ky vend e ka mbyllur kufirin me Kinën.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut po e mban të fshehur situatën pasi nuk kërkon të duket e dobët në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Sipas tyre, nisur nga fakti se kufiri mes Kinës dhe Koresë së Veriut është lehtësisht i depërtueshëm, virusi do ketë hyrë në vendin komunist.

Disa media nga Koreja e Jugut thonë se ka pasur edhe raste vdekjesh nga sëmundja në Korenë e Veriut.