15.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Gjermania në kërkim të fuqisë punëtore, ja si të aplikoni për vizë pune sipas ligjit të ri

Ammar Alkhouli, 19-year-old refugee from Syria, works on a Porsche 911 Carrera S at the training center of Porsche AG in Stuttgart, southwestern Germany, on July 27, 2016. Alkhouli takes part at an Porsche integration programm. / AFP / THOMAS KIENZLE (Photo credit should read THOMAS KIENZLE/AFP/Getty Images)

Këshilltari i emigracionit nga organizata ‘Plan B’ në Esen, Blerian Kushta-shpjegon ndryshimet që do të sjellë ligji i ri i migracionit dhe procedurën për aplikim nga 1 marsi 2020 për viza pune, shkruan Deutsche Welle.

DW: Për çfarë shërbimesh drejtohen klientët tek ju për këshillim?
Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Perëndimor me synimin e gjetjes së punës në Gjermani dhe integrimin në këtë sektor. Por edhe gjetja e shkollës profesionale është një temë, e cila viteve të fundit ka marrë një hov të madh. Gjetja e punës, gjetja e kurseve të gjuhës dhe njohja e diplomave janë pikat kryesore, me të cilat klientët vijnë këtu dhe që për ne janë shumë nxitëse dhe sfiduese.

Çfarë do sjellë ligji i ri i migracionit që do të hyjë në fuqi nga 1 mars i këtij viti në Gjermani?
Në Gjermani momentalisht kemi 10.000 vende pune të pa zëna në sektorin e mjekësisë, veçanërisht përkujdesjen ndaj të moshuarve – infermierisë. Gjermania ka mungesa të theksuara personeli, prandaj edhe koalicioni qeverisës pati i idenë për ligjin e migrimit me qëllim plotësimin e këtyre vende pune vakante pune. Këtu bëjnë pjesë disa sektorë, në radhë të parë mjekësia, ndërtimi që pasohet nga gastronomia dhe pjesë të tjera, ku mungojnë prurjet.

Ligji i ri hyn në fuqi në datën 1 mars të këtij viti dhe parashikon një emigracion të krahut profesional të punës nga shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara. Në ato profesione ku Gjermania ka nevojë akute për prurje të reja të nxisë migracionin e personave të kualifikiuar. Ky ligj u drejtohet në mënyrë të veçantë atyre që kanë përfunduar studimet e larta dhe janë të diplomuar ose kanë shkollë profesionale prej më së paku dy vjet.

Me futjen në fuqi të ligjit të ri për migracionin, a do të zvogëlohen problemet që emigrantët hasin gjatë emigrimit?
Ne kemi problemin që si ambasadat në rajon e edhe në Shqipëri, si zyra për migracion e qytetit nga personi është nisur, kanë kapacitete shumë të kufizuara dhe është pikërisht çështja e informacioneve të mëtejshme që mungojnë.

Mund ta imagjinojmë kështu, në zyrë të emigracionit çdo punonjës që i mbikëqyr të ardhurit, ka 15 deri në 20 minuta kohë për çdo person, dhe aty nuk bëhet fjalë për çështje të mëtejshme, por thjesht vetëm për nxerrjen e lejes së qëndrimit. Aty lind gjithmonë nevoja për informacione shtesë, për të cilat zyrat publike nuk kanë mundësi t’ua japin personave aplikues. Në këtë rast vjen në funksion organizata që unë përfaqësoj Plan B që ka shumë partnerë të tjerë dhe organizata me të cilat bashkëpunojmë dhe ku drejtohen njerëzit për këshillime.

Ka shumë ankesa për pritjet e gjata në ambasadat përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, a merren parasysh pritjet e gjata në procesin e vizës në ligjin e ri?
Koha e pritjes duhet shkurtuar patjetër dhe ka projekte të qeverisë gjermane që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, të shtohen në mënyrë të jashtëzakonshme edhe kapacitet e ambasadave atje për të garantuar që gjithë këto lehtësi ligjore në Gjermani vërtetë të vihen në zbatim dhe apilkuesit të mos hasin në pritje të gjata për vizën përkatëse.

Cilat do të jenë hapat ligjorë, sipas ligjit të ri, që një i interesuar nga rajoni duhet të ndjekë për të siguruar vendin e punës në Gjermani?
Nëse e marrim një shembull të një infermieri apo infermiereje nga Shqipëria, sektor ku ka interes në Gjermani: Ai ose ajo ka mbaruar shkollë të lartë atje dhe në rastin më të mirë të ka edhe përvojë pune, atëherë paraqitet fillimisht kërkesa në ambasadë dhe në të njëjtën kohë dërgohen edhe dokumentet në Gjermani për aplikimin për njohjen e diplomës.

Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRW), është Këlni, qyteti ku do të shqyrtohet procedimi i këtyre rasteve. Pas dërgimit të dokumenteve pritet përgjigjja, që mund të zgjasi deri në katër muaj.
Nëse diploma e marrë nga Shqipëria ose vendet e rajonit, njihet një për një me atë të Gjermanisë, lajmi pozitiv i shkon ambasadës dhe në këtë rast ambasada fton aplikuesin për të marrë vizën. Më pas personi vjen këtu dhe gjen punë.

Ka dy mënyra ose personi e ka të gjetur punëdhënësin dhe vjen këtu me informacionin që do të shkojë tek një kompani e caktuar ose një person që është i kualifikuar vjen për të kërkuar punë në Gjermani. Në të dy rastet njohja e diplomës në sektorët ku profesioni është i mbrojtur me ligj është një kusht parësor i ligjit të ri të migracionit. Pra nëse nuk njihet diploma, personi e ka thuajse të pamundur që të marrë vizë.

A do të mundësojë ligji i ri gjetjen e punës brenda gjashtë muajsh këtu në Gjermani?
Është një hapje e madhe në aspektin e ligjit të qëndrimit, gjë që ka qenë përpara pothuajse e pamundur. Këtu bëhet fjalë për persona që janë të kualifkuar, që nuk kanë një ofertë apo kontratë pune. Si kusht është njohja e gjermanishtes në nivelin B1, shkallë mesatare e gjuhës dhe sigurimi i jetesës nga vetë personi.

Pra me ligjin e ri një person që është i kualifikuar, ka nivelin B1 të gjermanishtes dhe ka mjetet e mjaftueshme financiare mund të vijë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë. Në rast se ai gjen punë mund të merret menjëherë e drejta e punës këtu në Gjermani dhe nuk është e nevojshme që personi të rikthehet në venddlindje përsëri për të ardhur këtu me vizë pune.

Si do të organizohet puna e institucionale në Këln për dhënien e së drejtës për punë pas njohjes së diplomës atyre që do të aplikojnë për këtë?
Në landin e NRW është caktuar zyra e migracionit në Këln si pikë e centralizuar për të marrë përsipër shqyrtimin e të gjitha kërkesave për vizë. Në rastin kur duhet të vendoset fillimi i punës, çështjen e trajton agjencia e punës, e cila vendos nëse i jepet apo jo e drejta aplikuesit për të filluar punën. Këlni është përgjegjës edhe për njohjen e diplomave. Këtu bëhet fjalë për një strukturë që mund të ketë deri në 200 – 250 të punonjës, për t’i bërë ballë kërkesës së madhe që do ketë nga marsi e më tej.

Çfarë shqetësimesh apo kërkesash ngrenë kryesisht migrantët gjatë procesit të marrjes së lejes së qëndrimit tek qendra, që ju përfaqësoni?
Atë që ne perceptojmë është një pakënaqësi jo e vogël tek personat që emigrojnë në Gjermani për arsye pune. Nisur nga fakti që shumë persona, sidomos në sektorin e ndërtimit, lidhen me ndërmarrje shqipfolse ku në disa raste ka edhe shfrytëzim të krahut të punës.

Aty ka shumë pakënaqësi dhe ne mundohemi që të respektohet kodi i punës, i cili është një sektor shumë i madh dhe kërkon shumë impenjim, që t’i informojmë këta persona për të drejtat që kanë. Në rastin kur një person vjen këtu me një kontratë të caktuar pune për një punëdhënës të caktuar, ai megjithatë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në zyrën e migracionit dhe të fillojë një procedurë të re për një punë tjetër. Nuk është kusht që personi të qëndroj në një punë, nëse është i pakënaqur me të.

Pra nuk ka kushtëzim të punosh për një ndërmarrje të caktuar për të mundësuar ardhjen në Gjermani?
Është e rëndësishme që në vizën që i jepet personit të shkruhet edhe emri i punëdhënësit, por me aplikimin për një punë të re, nëse plotësohen kushtet, atëherë mund të ndryshohet punëdhënësi (kjo shënohet në lejen e qendrimit) dhe mund të fillohet puna e re. Ky është hap shumë pozitiv për persona, që përballen ndonjëherë me kushte thuajse si skllavëri punësimi. Ky proces i ndryshimit të titullit të vendit të punës dhe sipërmarrësit mund të zgjasë deri në 1 apo 2 muaj.

Pse pritet konkretisht në landin e NRW një rritje e madhe e kërkesave për leje pune nga vendet e Ballkanit?
Rritja pritet, sepse në këtë land të Gjermanisë, vetëm qytetarë nga Kosova, nënshtetas me pasaporta të Kosovës, janë rreth 90.000, por shumë të tjerë që kanë pasaporta gjermane nuk figurojnë në këto statistika. Duke u pasuar nga 15.000 nënshtetas shqiptarë dhe rreth 25.000 nga Maqedonia e Veriut. Pra për këtë arsye pritet që edhe në bazë të lidhjeve familjare dhe numrit të migrantëve që duan të vijnë në këtë land të jetë masive kërkesa për viza./DW/

*Blerian Kushta është magjistër në Shkencat Politike dhe këshilltar emigracioni në organizatën ‘Plan B’ në Essen.

Opozita me qytetarët do të marrin vendimet për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se, nëse qeveria “do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme, pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, të kriminelëve dhe të oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë, opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”.

Deklarata u dha pas takimit që Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pati mëngjesin e së premtes, me Delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me konfliktin e ashpërsuar midis Presidencës dhe Qeverisë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Pyetje: Si e konsideroni vendimin dhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit e Republikës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese?

Lulzim Basha: Takimi me ekspertët e Komisioni të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë i kësaj krize, në javët e fundit, janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk pret as për opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim, në një Kuvend ilegjitim, masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total.

Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar, siguria e qytetarëve është e kërcënuar, sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve, por është një grushti pushtetarësh, të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që, së bashku, kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, bashkitë, Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e vendit, pronat e shqiptarëve. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish.

Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën që është rënduar nga muaji në muaj, nga viti në vit, që nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimit të reformës në drejtësi nga një qeveri që do të mbrojë dhe fsheh krimet dhe korrupsionin e vet, por edhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është e qartë: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament që, e ka të lidhur fatin me qytetarët.

Një parlament dhe një qeveri që e ka fatin e lidhur me qytetarët, do t’iu shërbejë qytetarëve.

Një parlament, një qeveri, një kryeministër që ka dalë, siç kemi dëgjuar nga dosjet “184” dhe “339”, nga bashkëpunimi me bandat dhe krimi i organizuar, është peng i tyre, do t’u shërbejë atyre, do t’i shërbejë oligarkisë. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve: do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve, kriminelëve, oligarkëve apo do të kthejmë Shqipërinë e gjithë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit të gjithë qytetarëve dhe jo shfaqjeve propagandistike, të cilat nuk i hedhin më hi syve as shqiptarëve dhe as miqve tanë ndërkombëtarë.

Pyetje: Zoti Basha ju keni kërkuar si zgjidhje qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por PS ka deklaruar se zgjedhje ka vetëm në 2021. Si zgjidhet kjo?

Lulzim Basha: Zgjidhja që ne kërkojmë, nuk po e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar, dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

Rruga e daljes është e qartë: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament dhe një qeveri produkt të votës së qytetarëve

• Kapja e shtetit, kapja e zgjedhjeve, kapja e drejtësisë, e Gjykatës Kushtetuese ka çuar vendin në një krizë të thellë politike dhe kushtetuese. Kjo nuk është as demokraci, as shtet ligjor.

• Të drejtat, siguria, pronat e qytetarëve janë të kërcënuara, sepse shteti i përket një grushti pushtetarësh, të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.

• Rruga e daljes është e qartë: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament dhe një qeveri produkt të votës së qytetarëve, që e ka fatin e lidhur me qytetarët dhe u shërben qytetarëve.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E VENECIAS PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Pyetje: Si e konsideroni vendimin dhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit e Republikës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese?

Lulzim Basha: Takimi me ekspertët e Komisioni të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë i kësaj krize, në javët e fundit, janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk pret as për opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim, në një Kuvend ilegjitim, masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total.

Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar, siguria e qytetarëve është e kërcënuar, sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve, por është një grushti pushtetarësh, të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që, së bashku, kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, bashkitë, Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e vendit, pronat e shqiptarëve. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish.

Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën që është rënduar nga muaji në muaj, nga viti në vit, që nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimit të reformës në drejtësi nga një qeveri që do të mbrojë dhe fsheh krimet dhe korrupsionin e vet, por edhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është e qartë: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament që, e ka të lidhur fatin me qytetarët. Një parlament dhe një qeveri që e ka fatin e lidhur me qytetarët, do t’iu shërbejë qytetarëve.

Një parlament, një qeveri, një kryeministër që ka dalë, siç kemi dëgjuar nga dosjet “184” dhe “339”, nga bashkëpunimi me bandat dhe krimi i organizuar, është peng i tyre, do t’u shërbejë atyre, do t’i shërbejë oligarkisë. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve: do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve, kriminelëve, oligarkëve apo do të kthejmë Shqipërinë e gjithë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit të gjithë qytetarëve dhe jo shfaqjeve propagandistike, të cilat nuk i hedhin më hi syve as shqiptarëve dhe as miqve tanë ndërkombëtarë.

Pyetje: Zoti Basha ju keni kërkuar si zgjidhje qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por PS ka deklaruar se zgjedhje ka vetëm në 2021. Si zgjidhet kjo?

Lulzim Basha: Zgjidhja që ne kërkojmë, nuk po e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar, dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

Gazetarja-Ramës: Shtati pyll dhe mendja fyell

Kryeministri Edi Rama, është i ftuar në emisionin “Opinion”, ku fillimisht foli gjatë për makinat që përdor dhe më pas u fut në temën e vetme për të cilën dëshiron të flasë, operacionin propagandistik që e ka quajtur “Kap ça të kapësh”.

Rama ka vijuar të tregojë arrogancën ndaj gazetarëve, duke i thënë Klodiana Lalës se duhet të pushojë së foluri kur flet ai.

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Edi Rama: Ky ishte shpjegimi, e dhashë, të pëlqen mirë, stë pëlqen..

Klodiana Lala: Pse lëviz me makinën e vëllait?

Edi Rama: E dini që kryeministri i vendit tënd e di ti që është i vetmi, bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk po bëni ndonjë hata zoti kryeministër, jemi vende të varfra…

Edi Rama: Kur ju më pyesni, duhet të prisni që të jap unë përgjigjen… Do jap përgjigjen që dua unë, jo atë që doni juve… Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.

Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…

Edi Rama: Unë dua të të shpjegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo. Unë do fillojë nga qielli dhe do dal tek nëntoka. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor.

Pamjet anormale të Ramës në emision dhe debati

Pamjet e Ramës në “Opinion” kanë shtangur teleshikuesit ndërsa i pari në qeveri bënte mimika të fytyrës dhe gjestikulacione të çuditshme. Në çdo fjali të tij vihej re se ai mbrohej, ndërsa gjendej nën sulmin e bombardimit me pyetje të gazetarëve.

Shtatë ditë më parë, gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja. Sot shefi i qeverisë është pyetur për këtë foto.

Edi Rama: Ky është holli një hoteli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta persona dhe më tha a mund të bëjmë një foto. Kam dhe disa foto, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për vente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë një foto dhe çfarë tregon kjo?

Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?
Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.
Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?
Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…
Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…
Klodiana Lala: mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…
Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…
Edi Rama: Do jap përgjigje por ti duhet ta qepësh!
Bledni Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale

Edi Rama: OFl nuk e coj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.
Ardian Capja sipas Operacionit Forca e Ligjit është i dyshuar për një sere vrasjesh në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje ndërsa në qershor të vitit 2016 qëlloi ndaj Policisë. Sipas Policisë, Çapja së bashku me të afërm të tij ka kryer dhe vrasje me pagesë përgjatë viteve 2009-2016.

Ervis Iliazaj – Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni

Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je
Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftuar Fevziu

Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mënçur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist
Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse

Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nivelin ti apo jo
Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti
Edi Rama – Cila filozofi qeverisëse

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.
Edi Rama – Nga kçkja barra e provës kalon te i akuzuari duke i prishur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, nga akuzuesi te I akuzuari. Ju që keni bërë këtë punë vërtetoni akuzën që ju është bërë.

Nxhehet debati në Kosovë, Haradinaj paralajmëron Kurtin: Nëse i heq taksën Serbisë…

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar shkëputje të raporteve me Albin Kurtin nëse largon taksën.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në tema nacionale janë të gatshëm për të kontribuar siç është edhe përfshirja në dialog.

Megjithatë ai ka thënë se nuk pranon të kthehet pas në proces.
Kryetari i AAK-së ka thënë se nëse Kurti e heq taksën “ne i ndajmë rrugët shumë keq me të”.

“Ne s’kemi as pse komunikojmë më me njeri-tjetrin. Nuk besoj se takimi me të më do t’i kontribuonte interesin nacional”.
Haradinaj ka thënë se nëse Kurti kthehet në të njëjtat formula të dialogut si deri më tani Kosova do të vonohet edhe për disa vjet.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit në përpjekjet për ta larguar taksën.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se largimi i taksës do ta kthente Kosovën në një pikë ku e kishte dërguar Presidenti Thaçi.

“Zoti Kurti do të mbahet përgjegjës që po e kthen Kosovën në një proces që e ka kaluar Kosova e për të cilin e kishte akuzuar zotin Thaçi”.

Ai ka thënë se taksa ka pasur peshë sa rrëzimi i qeverisë ndërsa Kurti po e jep atë pa asnjë kundërpeshë, përcjell Telegrafi.
I pari i AAK-së ka thënë Kurti ka ndryshuar shumë dhe së fundmi shihet edhe respekti që flet për Listën Serbe.

“Ata [Lista Serbe] janë po të njëjtit siç kanë qenë edhe kur ishin në qeveri bashkë me ne”.
I pyetur nëse Kurti po ndjehet i frikësuar nga deklaratat e tij, Haradinaj është përgjigjur.

“Kurti nuk ka nevojë të frikësohet pasi edhe ai edhe unë jemi të zgjedhur të popullit, por ai duhet t’i dijë limitet çka lejohet e çka jo pasi”.

Haradinaj thotë se pavarësisht se Kurti ka premtuar reciprocitetin ma mirë për atë dhe vendin është ta thyej atë premtim.
“Ai ka premtuar edhe njohjen nga Serbia e shumë gjëra tjera por më mirë është të thyej premtimin për taksën”.
Ish-kryeministri thotë se Kurti ka ndonjë zor të madh që po e largon taksën.

“Largimi i taksës është kërkesë e Serbisë. Nuk ka logjikë që ai ta largojë nëse nuk është peng i diçkaje që ne nuk e dimë. Ai duhet ta tregojë problemin para popullit. Kurti është i njëjti njeri që ka rrëzuar kamionë. Ai ka ndonjë zor të madh që po merr këtë veprim”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

“Telegrafi”

Basha, takim me delegacionin e Venecias

Kryetari i Partisë Demokratike do të zhvillojë një takim mëngjesin e nesërm me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Sipas njoftimit nga Zyra e shtypit të PD, takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 08.15 minuta në ambientet e hotel Rogner. Objekti i këtij takimi do të jetë çështja e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Takimi është menduar të zhvillohet në formën e një mëngjesi pune.

Kryetari Basha është në krye të delegacionit të opozitës të përbërë nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish – deputeti Oerd Bylykbashi. Pas takimit kryetari Basha do të ketë një komunikim me gazetarët.

Në Shkodër digjen dy makina, reagon Berisha: Narkopolicia fsheh krimin!

Ngjarjet e rënda kriminale dominojnë qytetin e Shkodrës. Së fundmi, dy automjeteve iu është vënë flaka në kryeqendrën e veriut të vendit, por policia fsheh ngjarjen.

Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha, i cili citon qytetarin digjital.

“Në Shkodër digjen dy makina. Narkopolicia fsheh krimin”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.

Pershnetje doktor
Jam brenda rradhve te policis shkoder dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender tShkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder.

Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates.

A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet?

A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde ne Shkoder dhe kush i ka vu zjarrin?

A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune?

Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave.

Anonim te lutem se me hekun prej punet”.

Rritja e tarifave të celularëve, Këlliçi: Rrjepje e xhepave të shqiptarëve!

Rritja e papritur dhe e përsëritur e tarifave të telefonisë celulare nga të gjithë operatorët që veprojnë në vend kanë sjellë edhe reagimin e kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i të rinjve demokratë e quan këtë veprim një rrjepje të xhepave të shqiptarëve dhe shkatërrim të tregut të kompanive telefonike.

“Në mënyrën më të keqe të mundshme, po përjetojmë një sistem oligopolian, ku tregu i limituar i kompanive telefonike vendos që të rritë tarifat e ofertave telefonike për qytetarët shqiptarë.

Ndërkohë, AKEP, si agjensi shtetërore nuk ka pasur asnjë reagim rreth kësaj çështjeje. Kjo gjë fakton mosfunksionalitetin e shtetit dhe mosgarantimin e një ekonomie të lirë.

Kjo është një rrjepje e xhepave të shqiptarëve dhe shkatërrim total i tregut të kompanive telefonike!”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.