17.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Ish-trajneri i Barçës trondit katalanasit: Reali është favorit për të fituar La Ligën

Valverde mendon se Reali është favoriti numër një për të triumfuar në Spanjë. Pak kohë pas shkarkimit nga Barcelona, për rezultate negative, Ernesto Valverde është rikthyer të flasë për La Ligën.

Tani, si një njeri pa klub, Valverde ka dëshpëruar paksa katalanasit duke thënë se e sheh Madridin e Zinedine Zidane si ekipin më favorit për ta fituar La Ligën.

Pas 23 xhirove, Reali prin me 52 pikë, tri më shumë se Barça në vendin e dytë, që ka grumbulluar 49.

“Favoriti juaj për ta fituar La Ligën? Real Madridi është shumë i fortë dhe shumë i fokusuar në La Ligën”, u shpreh Ernesto.

Ai tha se dëshiron të shfrytëzojë këtë kohë të lirë duke parë ndeshje të ndryshme, duke u takuar me kolege, vende të ndryshme etj.

Valverde tha se më nuk ka shikuar ndeshje të Barcelonës, që prej shkarkimit në janar, i vetmi takim që ka ndjekur me interes është ai me Athletic Bilbaon, ku Barça u eliminua nga Kupa e Mbretit.

Bylykbashi: Shqiptarët do të jenë të survejuar si në kohën e Sigurimit të Shtetit

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, ka folur për propozimin e bërë nga PD për krijimin e një qeverie kujdestare.

Ai u shpreh se qëllimi i një qeverie kur vijnë zgjedhjet është të garantojë neutralitet, ndërsa theksoi se të gjithë qytetarët të kenë mundësi të votojnë partitë që duan.

“Duhet qeveri me integritet moral që të respektojë të drejtat. Rama është gati të shkelë çdo lloj statdardi që të qëndrojë kryeministër. Synohet mbajtja nën kontroll e Policisë së Shtetit, mos guxojë policia të bëjë as militantin as mburojën për kriminelët që mbledhin vota. Ky propozim trajton vetëm këtë pjesë, qasja është më globale. Kemi presion mbi zgjedhësit në administratën publike, pra punonjësit e administratës (zgjedhësit) nuk duhet të kërcënohen. Kërkojmë një qeveri kujdestare që të garantojnë neutralitetin”, tha Bylykbashi.

Më tej ai theksoi se, propozimi do të jetë derisa Shqipëria të hyjë në BE, dhe në këtë periudhë tranzitore të ketë qeveri kujdestare.

“Pavarësisht ngjyrave politike qeveria është kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Çështja është kriteri moral. Parimi mbi të cilën kjo lloj qeveri dhe objektivi që ka: neutraliteti në zbatim të ligjit dhe qeveria të mos prishë procesin zgjedhor duke ushtruar presion”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista

PS ka reaguar duke u shprehur se nuk ekziston mundësia për krijimin e një qeverie tranzitore?
Bylykbashi: Nuk prisja tjetër reagim. Këtë duhet t’ja lëmë procesit politik.

A do të ketë rezultat pozitiv?
Bylykbashi: Kemi mundësinë të bëjmë një qeveri kujdestare që në 300 ditë garanton zgjedhjet dhe më pas i hapet loja politikës. Propozimi ynë ishte i qartë.

Besoni që PS mund ta pranojë deri në fund?
Bylykbashi: Nuk meremi me spekulime, e themi shumë thejshtë që një minsittër i brendhëm i qeverisë kujdestare ndryshon drejtoein e policisë.

Ka takime joformale që nuk i njeh publiku?
Bylykbashi: Jo nuk ka.
Sa i i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve Bylykbashi u shpreh se për sa kohë që propozimet janë në standardin e BE edhe ndërkombëtarët duhet ta mbështesin.

Si e ndaloni blerjen e votës tek i varfëri?
Bylykbashi: Askush nuk pretendon që një fenomen të tillë kriminal ta ç’rrënjosë. Në po flasim për ta goditur. Policia gjyqësore dhe Prokurori mund të ndërhyjnë menjëherë sa po ta zbulojnë.

Gjatë bisedës në studio ish-deputeti i PD, sa i përket vlerësimeve të ndërkombëtarëve për ligjin “Anti KÇK” nuk u shpreh pozitiv duke mos i pranuar qëndrimet e tyre,ndërsa theksoi se me paketën “Anti KÇK” shqiptarët do të jenë të vëzhguar si në kohën e sigurimit të shetit.

“Ligj “Anti KÇK” i jep mundësi policisë që për 6 muaj rresht t’i hyjë në shtëpi çdo shqiptari dhe t’i bëjë presion. Shqiptarët do të jenë të survejuar si në kohën e sigurimit të shtetit. Ky ligj nxjerr nga loja Prokurorinë dhe Gjykatën. Gjykata Kushtetuese është në një shkelje brutale të Kushtetutës dhe të Drejtave të Njeriut”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Komisioni i Venecias i pritur në mënyrë spektakolare nga Presidenti Meta dhe ardhja shumë shpesh në Shqipëri?
Bylykbashi: Kemi ligje që po trondosin themelin e së drejtës dhe shtetit shqiptar. Në më pak se dy vjet kemi 6 kërkesa nga Komisioni i Venecias. Këtij vendi i mungon gardiani i Kushtetutës që është Gjykata Kushtetuese dhe mungesa e saj ka bërë gjykatë Komisionin e Venecias dhe ky është një turp.

“Del Piero lojtari më i madh që kam luajtur, do të kisha dashur të luaja me Ronaldon”

Pas 25 vitesh karrierë me fanellën e Juventusit, Claudio Marchisio u largua verën e 2018-ës nga klubi bardhezi dhe pas një aventure në kampionatin rus, tani po punon për një shoqëri konsultimi dhe menaxhimi të imazhit sportiv.

Në një intervistë për mediat italiane, ish mesfushori i Juventusit ka treguar eksperiencën e tij me klubin bardhezi, ndërsa ka komentuar edhe rëndësinë e trajnerëve si Deschamps, Ferrara e Conte, për ecurinë e karrierës së tij.

“Deschamps ishte i pari që besoi te unë, në vitin e vështirë në Serinë B, ndërsa me Ferrarën krijova një identitet timin, duke luajtur mesfushor anësor në një rreshtim me 3. Më pas erdhi Conte që na mësoi se çfarë është shpirti juventin, duke na rikthyer te fitimi i titujve”, rrëfen Marchisio.

Më pas mesfushori zbuloi se ka qenë Fabio Capello ai që e ka grumbulluar për herë të parë me skuadrën e parë, ndërsa tregoi se Del Piero është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij te Juve.

“Për herë të parë më grumbulloi Capello dhe stërvitesha deri vonë në mbrëmje, ndaj kishte raste kur nuk shkoja në shtëpi, por flija në makinë. Një herë më zgjoi boria e makinës së Del Pieros, pasi po flija në makinë, brenda parkimit. Ishte lojtari më i madh që kam pasur për shok skuadre, ndonëse do të doja të kisha luajtur edhe me Ronaldon”, deklaroi ish mesfushori bardhezi.

Plas në PS-në e Tiranës: “Mos fol si horr”! Dëgjo ti Taulant Balla!…

Mbledhja e Asamblejesë së PS së Tiranës është shoqëruar me tone të ashpra dhe ndërprerje ditën e djeshme. Shkak është bërë përzgjedhja e emrave të kandidatëve të Asamblesë kombëtare të PS që pritet të dalë nga kongresi.

Të deleguarit Taulant Balla e Elisa Spiropali e menduan Tiranën një qytet si gjithë të tjerët, ku mbledhja do hapej, do lexoheshin propozimet, do të votoheshin, dhe gjithçka do të mbyllej pa debat. Por asgjë nuk ka shkuar ashtu sikurse ata do të donin, raporton newsbomb.al.

Krenar Cenollari, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të PS aktualisht, ka kërkuar informacion mbi përzgjedhjen e kandidatëve të rij. Shkak u bë emri i Tan Metës, kandidatit të propozuar nga Kombinati, i vendosur në listë nga deputetja Blerina Gjylameti, por që në fakt militon në njësinë 3, dhe ka mbajtur detyrën e shoferit personal të Blerina Gjylametit.

Cenollari, duke marrë fjalën në mbledhje, ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm si është bërë perzgjedhja e një emri nga Njësia 3, për tu kandiduar te Njësia 6.

“Ulu, pusho”, mësohet t’i jetë drejtuar Balla-Cenollarit, duke ngjallur kështu dhe reagimin këtij të fundit, që ka mbajtur funksionet drejtuese në PS e kombinatit.

“Unë nuk ulem të pushoj kur do ti. Unë ulem të pushoj kur ti të më japësh përgjigjen e asaj që kërkova”, mësohet t’i ketë thenë Cenollari-Ballës.

Por duket se Sekretarit të Përgjithshëm nuk i ka pëlqyer kthimi i përgjigjes dhe i drejtohet Cenollarit: “Mos fol si horr”.

“Ktheje mbrapsh atë fjalë. Mos m’u drejto mua me këtë gjuhë. Dëgjo Taulant Balla, se nuk po e bën debatin politik këtu, po personal” mësohet t’i ketë thënë Cenollari, i cili, mbështetur edhe nga socialistët në sallë ka vazhduar ligjërimin.

“Kush i ka zgjedhur emrat? Kjo këtu? (drejtohet nga Gjylameti). Nuk është mirë si po i trajtoni socialistët, si po i përzgjidhni njerëzit. I keni ndarë socialistët në komunistë dhe ballistë. I keni ndarë ca janë të Sajmirit, ca janë të Erionit. Po janë të gjithë socialistë. I keni lënë rrugëve. Nuk po i pyesni më” mësohet të ketë thënë Cenollari.

Ai vazhdoi se është socialist i orëve të para duke qenë në ballë të PS në ditët e saj më të vështira.

“Kjo deputetja e kombinatit që e ka jashtë menaxhimit PS në kombinat nuk është konsultuar me asnjë. Të dalë të thotë se me kë ka folur e ku i ka marrë emrat dhe si është bërë përzgjedhja.

Po shkatërroni bazën e partisë. Mënyra e shëmtuar si po veproni me njerëzit është për të ardhur keq. Të gjithë do jeni në pozicionin tim një ditë. Se një ditë PS do të jetë në opozitë. Por atëherë do të jetë shumë vonë. Ne do të ferkojmë njëri tjetrin nga krahët. Sot që jemi në pushtet, po hamë njëri tjetrin. Kjo nuk është e drejtë”, vazhdoi Cenollari, por i ndërprerë edhe njëherë nga Balla.

“Pusho se do të nxjerr jashtë. Sa të jem unë, po fole kështu, nuk do jesh më në PS”, tha sekretari i Përgjithshëm.

“Kush je ti që më nxjerr jashtë mua. Ti më përjashton mua nga PS. Dëgjo Taulant, unë kam ardhur fëmijë këtu, dhe do të iki kur të vdes. Ti nuk ke shanc, dhe askush nuk më heq dot nga PS”, replikoi Cenollari.

Atëherë Balla i ka thënë se për Kombinatin është përzgjedhur emri i një socialisti si Tan Meta. “Po është socialist, është shoferi i Blerina Gjylametit. Ta vendosë Blerina Gjylameti te njësia 3, atje ku ka kontributin e vet. Ç’punë ka në Kombinat? Pse duhet të vendoset këtu? Të shkojë atje ku militon”, tha Cenollari.

Nuk ka vazhduar dot më gjatë mbledhja. Socialistët që ndiqnin replikat dhe debatet kanë heshtur. Nën zë, e dinin se dikush duhet të fliste. Dhe se baza ka shqetësimet e veta. Mbledhja është mbyllur pas 20 minutash. Asnjë debat dhe asnjë diskutim tjetër. /newsbomb.al

Maskat bëjnë ligjin duke sfiduar policinë, 4 grabitje me armë në Tiranë

Maskat bëjnë ligjin duke sfiduar policinë edhe në Tiranë. 3 javë pasi 2 të rinj hynë me armë brenda banesës së familjes Laze në Allias dhe tentuan t’i grabisin, duke i plagosur, një tjetër episod i ngjashëm është regjistruar në zonën e “21 Dhjetorit”.

Preh e tentativës së grabitjes kanë rënë 2 biznese, një agjenci udhëtimesh dhe një market. Rreth orës 21:00 të së mërkurës, një i ri i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda ambienteve të agjencisë dhe ka tentuar të kryejë grabitje.

Fatmirësisht i riu nuk ka qenë agresiv, dhe pavarësisht se ishte i pajisur me armë zjarri, pasi punonjëset e agjencisë janë tmerruar dhe kanë bërtitur, ai është larguar menjëherë.

Vetëm pak minuta më vonë, dyshohet se po i njëjti person është futur në ambientet e një supermarketi, në zonë, për të kryer grabitje, por pasi ka gjetur kasën e kyçur, ka marrë vetëm disa lekë, që ka gjetur në banak, dhe është larguar. Policia nuk e ka bërë të mundur ende identifikimin e të riut dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Berisha ‘zbërthen’ kodin “KÇK” të Ramës (Foto)

Teksa qeveria vijon show-n dhe propagandën me aksionin anti-KÇK, ish-Kryeministri Sali Berisha bën një postim epic në profilin e tij në Facebook.

Duke iu referuar “KÇK”-së (Kap ça të kapësh), Berisha çkodon termin e përdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Një kuptim popullor i fjalës kod KÇK”, shkruan mbi meme ish-Kryeministri Sali Berisha.

Basha mesazh të rinjve nga Kukësi: Emigrimi nuk është zgjidhje, por oferta e vetme e qeverisë për ta

#PotëDëgjoj/Basha mesazh të rinjve nga Kukësi: Emigrimi nuk është zgjidhje, por oferta e vetme e qeverisë për ta. Koha për t’u dhënë mundësi punësimi dhe jetese

Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta.

Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj

Bardhi: Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor!

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në emër të Partisë Demokratike për ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit

Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.

Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm.

Lulzim Basha, qartësisht lider konservator!

Nga Albert AVDYLI

“Traun do e heqim, doganën do e heqim. Tani i kemi kërkuar Ramës që të hapë rrugën për zgjedhje, do lesh shqiptarët dhe kuksianët që të shkojnë në zgjedhje. Po nuk e hape me të mirë, rruga tjetër është me forcë, me përballje” – Lulzim Basha
Kaq mjafton…

Mesazhi, që prisnin shqiptarët.

Të jep shpresë, të ngre në këmbë gjithë fuqi.

Me këtë kastë qeverisëse duhet folur haptazi dhe qartësisht.

Diplomacia ka rënë. Ajo nuk funksionon te klikat.

S’ka kode etike as të nënkuptuara. Ka veprime jetike.

Fjala e Bashës, sot në Kukës, nuk është tjetër veç ultimatum dorëzimi ndaj qeverisë.

Nuk do zgjatem, por po sjell shkurt fjalën e Ronald Regan, më 12 qershor 1987.

Berlin, ditë e ngrohtë dhe ditë, që përçonte një energji të çuditëshme.

Presidenti Regan para mikrofonave. Mos harroni, ishin mikrofonat e botës mbarë.

Përballë tij, muri famëkeq i Berlinit.

Fjala “Z. Sekretar ì Përgjithshëm Gorbaçov ! Nëse doni integrim, shëmbeni këtë mur. Z. Gorbaçov, hapeni këtë portë!”
Fjalim që bëri epokë.

Sot, Basha, dëshmoj se është Lideri. Fjala sot, toni, qartësia dhe mesazhi ishte : Shqipëria do të bëhet!

Shqiptar mos u largoni!

Udhëheqës tipik konservator.

Shëmbi ato mure dhe ata trarë Z. Basha.

Masa që ju ndjek është më e madhe nga sa shumëkush e mendon.

Yuri Kim, thirrje SPAK: SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë sot një tjetër mesazh të fortë për sundimin e ligjit në vendin tonë.

Kryediplomatja amerikane shkruan në “Tëitter” se SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit, ndërsa shton se SPAK duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, shkruan ambasadorja Kim, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë edhe në “Tiëtter” e ambasadës amerikane në Tiranë.

SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses! https://t.co/ONAC5ëehk5
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 13, 2020