21.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 milionë euro Zoto-Blushi

Afera e inceneratorëve po zbulon dalëngadalë një aleancë, jo aq fluide, se sa interesash, ndërmjet Klodian Zotos dhe drejtuesve të një prej televizioneve më të rëndësishëm në vend, Top Channel.

Pak ditë më parë, kur “Boldnews.al” njoftoi se SPAK kishte nisur hetime për tenderin dyshimtë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, Top Channel transmetoi një kronikë, ku flitej me superlativa se sa e rëndësishme është tjetërsimin i zonës së mbetjeve urbane të Durrësit në një Eko-Park.

Kjo kronikë, e cila argumentonte interesin e lartë publik në mbylljen e Porto-Romanos, në fakt duket se synonte amortizimin e goditjes që mori bashkimi i operatorëve “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”, fitues të tenderit 15 milionë euro, nga lajmi që SPAK nisi hetimin për këtë prokurim publik.

Një investigim i mëparshëm i “Boldnews.al” provoi lidhjet ndërmjet kompanisë “De Mare” dhe “Integrated Energy” të Klodian Zotos.

Ndërkohë, të dhëna të publikuara së fundmi në media, kanë identifikuar lidhje biznesi ndërmjet Klodian Zotos dhe Eva Blushit, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të televizionit Top Channel.

Pak nga pak nis të qartësohet arsyeja se përse Top Channel, nën mbulesën e interesit publik, prej kohësh ka mbështetur aferën e inceneratorëve, insistimin për mbylljen e Porto Romanos dhe depozitimin e mbetjeve urbane në Durrësit në landfillin e Sharrës në Tiranë, nën administrimin e kompanisë koncensionare të Klodian Zotos.

“Sensibiliteti” i Top Channel për mbeturinat
Televizioni kryesor në Shqipëri, Top Channel, ka treguar një interes të veçantë për ndotjen nga mbeturinat në Durrës, ndërkohë që nuk e sheh aspak alarmante situatën në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

Një emision i plotë televiziv në Shkurt 2019, si edhe kronika periodike për keq-menaxhimin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar janë transmetuar në vijimësi nga televizioni i drejtuar nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi.

Në pamje të parë, kronikat duken të përgatitura për të sensibiluzuar institucionet shtetërore në Bashkinë e Durrësit që të marrin e nevojshme për përballimin e emergjencës së plehrave. Por, ky intensitet kronikash kritike për Durrësin vjen paralelisht me ngritjen e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve në Tiranë.

“Sensibilizimi” që Top Channel i bën opinionit publik dhe institucioneve shtetërore lidhur me “emergjencën e plehrave” të Durrësit shkon në interesin e kompanisë koncensionare. Në bazë të këtyre kronikave, “Integrated Energy BV SPV” e Klodian Zotos mund ta paraqesë veten si “shpëtimtare” të situatës së Durrësit, natyrisht, duke shtuar në mënyrë galopante të ardhurat e saj.

“Fijet” që lidhin Top Channel me Zoton
Në media, përfshirë edhe “Boldnews.al”, është raportuar së fundmi për një kompani, e regjistruar në Bullgari, “EM Capital Group”. Kompania drejtohet nga Klodian Zoto i inceneratorëve dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel.

Pjesë e kompanisë së regjistruar në Bullgari është edhe Mirel Mërtiri, alias Klodian Mërtiri, një shtetas shqiptar, rezident në Maltë.

Emri i Klodian (Mirel) Mërtirit nuk është i panjohur. Ai, së bashku me Klodian Zoton, njihen si bashkëpunëtorë të hershëm të ministrit aktual të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kur të tre bashkë drejtonin kompaninë “Hermes”.

Pas këtyre të dhënave, “puzzle-i” fillon të bëhet më i plotë, duke “dekonspiruar” edhe rolin e Top Channel, i vendosur në pozitë luftarake ndaj kujtdo që synon të tregojë të vërtetën e aferës së inceneratorëve.

Përtej fasadës së mbrojtjes së interesit publik, të dhënat dëshmojnë se Top Channel dhe drejtuesit e tij duket se kanë marrë rolin e mbrojtësit publik të aferës së plehrave, mesa duket, për të mbrojtur interesat e tyre financiare, që lidhen me Klodian Zoton dhe koncensionet e tij qindra-milionë euroshe.

Basha paralajmëron Ramën: Nëse nuk hapet rruga e zgjedhjeve të lira, përballje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhej ditën e sotme në Kukës, ku është takuar me të rinjtë e këtij qyteti.

Ky takim është bërë në kuadër të nismës së kryedemokratit “Po të dëgjoj”. Basha iu kërkoi kuksianëve të mos e braktisin vendin, duke u premtuar se kur të vijë në pushtet do të investoj për këtë qytet.

“Në Angli do të jeni vrima e fundit e kavallit, këtu do të jeni në bash të vendit. Jeni qyteti më i diskriminuar dhe më i goditur. Asnjë pengesë nuk do të keni, do të keni vetëm lehtësi”, u shpreh Basha.

Po ashtu, Basha ka paralajmëruar me tone të forta kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai duhet të hapi rrugën për zhvillimin e zgjedhjeve, ose rruga tjetër është përdorimi i forcës.

“Traun do e heqim, doganën do e heqim. Tani i kemi kërkuar Ramës që të hapë rrugën për zgjedhje, do lesh shqiptarët dhe kuksianët që të shkojnë në zgjedhje. Po nuk e hape me të mirë, rruga tjetër është me forcë, me përballje”, u shpreh Basha.

Procesi i pushtimit total të AMA nga Edvin Mafia!

Procesi i pushtimit total te AMA nga Edvin Mafia!

Lexoni denoncimin e procesit farse per te kapur AMA nga Edvin Mafia.

I nderuar Z Berisha ky vend po shnderrohet çdo dite nga pikpamja institucionale ne haremin e Edi Rames ! Habia eshte sesi keta nuk stepen para asgjeje ! Komisioni i Venecias zbarkon ne Tirane per vlersim dhe analize te ligjit makaber te “antishpifjes” ndersa “Rilindja” parlamenti me konkubina ecin ne kapje institucionesh !

Parodia me AMA-n nuk ka te sosur! Per te graduar Kryetar djalin e Babes, Makleninin e Pirro Mishes qe deri para pak muajsh ishte anetar i bordit te AMA-s dhe tani Drejtor i Bibliotekes Kombetare e me teper Drejtor i Tenderit disa milion eurosh qe do behet per biblioteken e re, bejne pa turp, me uri dhe babezi perdhunimin e çdo praktike ligjore!

Per te bere kryetar te AMA-s kukullen e Erjon Velise urdherohen tre kukulla te tjera njeri nipi i alfred milioner pezes, te tre keshilltar politik te ministrave te qeverise Rama, dhe vete djalka i Pirros keshilltar i Lalit dhe Xhaçkes ne kundershtim te plot me ligjin!

Rilindasit zgerdhihen me fjalen ligje! Ata kane nxitim dhe vrapojne per te vene nje sherbetor me te bindur nga çe kishin ne Krye te AMES! Ju Z Berisha se paku mund ti ofroni kesaj shoqerie pamjen e plote te kesaj krupe qe bejne zaret e vegjel te Rames me bekimin e tij per ti zene frymen cdo gjegje dhe per te korruptuar cdo gje.

Banorja te Astiri: “Shkoni merrni pasuritë e oligarkëve”, policët tërhiqen me kokën ulur (Foto)

Një prani e madhe forcash policore dhe të IKMT-së janë shfaqur paraditen e sotme në zonën e Astirit. Shkak për këtë është bërë lajmërimi që iu është dhënë banorëve për të liruar shtëpitë e tyre deri ditën e hënë, dhe për të nxjerrë prej aty sendet me vlerë.

Një banorë e revoltuar, shprehet për Fax News se ajo i disponon të gjitha dokumentat e banesës, por askush nuk i ka njoftuar me një shkresë zyrtare që të largohen nga banesat e tyre.

Banorja e revoltuar me efektivët e shumtë të policisë, nuk u përbajt ndaj tyre duke u shprehur se po mbrojntë të drejtat e oligarkëve dhe të kriminelëve.

“Është një shtet vampir që do të vjedhë çdo gjë që merr tek populli. Në mënyrë të pa drejtë po na merret prona. Në mënyrë vulgare po na marrin pronën.

Unë do të protestoj që bashku me fëmijët e mi. Shkoni merrni pasuritë e oligarkëve. Jua marrin edhe gratë në krevat këta jeni ju, policia e shtetit. Jeni të gjithë kriminale. Jeni policia e oligarkëve. Për t’ja marrë popullit për t’ja çuar oligarkëve”, u shpreh zonja.

Ditën e hënë pritet që të nisë prishja në lotin e dytë të Unazës së Madhe, ku projektohen të prishen dhjetra banesa, dhe kryesisht biznese, me të cilat këta qytetarë kanë siguruar jetesën prej më shumë se 20 vitesh.

Banorët thonë që IKMT nuk iu ka dorëzuar asnjë shkresë, për prishjen e objekteve, ndërkohë që komunikimi ka qenë vetëm verbal.

Betimi i gjyqtarëve tek noterët, flet Gjata: Po tejkalohet Kushtetuta, Reforma në Drejtësi po merr goditje të fortë

Kuvendi ka votuar dje ndryshimin e ligjit në lidhje me betimin e gjyqtarëve duke i hequr kështu të drejtën presidentit Meta që të ketë akses në vonimin e emërimit të këtyre zyrtarëve.

Kështu pas votimit të këtij projektligji, Meta ka 10 ditë kohë për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar dhe një prokuror. Nëse presidenti nuk e thërret brenda një afati 10 ditor një gjyqtar, atëherë gjyqtari do dërgojë betimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për Fax News, juristi Çlirim Gjata deklaroi se, ky është një dublim që i bëhet presidentit, ndërkohë që shtoi se me këtë ligj është tejkaluar Kushtetutën.

“Është dubluar presidenti. Se aty kujt i teket shko të bëje betimin ku të duash ti. Pse kështu është? Para tij duhet të bëhet betimi. Ky nen është urdhërues nuk lejon asnjë ligj tjetër.

Me ligj ke tejklaur kushtetutën. Kjo është ajo që e bën nul vendimin. E kam shtruar teknkisht cili shtet i BE-së e ka këtë? Ja nuk e thërret presidenti e çfarë bën? Këto janë pisllëqe ligjore.

Nëse ka përplasje midis parlamentit dhe presidnetit shkohet në Gjykata Kushtetuese për ta zgjidhur. Nuk mund ta dublosh me ligje. Me këto që po bën kryeministri po bëhet gjithçka. Nuk mundesh ti, jo nuk kemi funksionale Gjykatën dhe hajt po i marrim vetë kompetencat.

Nuk është thjesht gjykata. Tani të marrim masa kush është kreu ILD, është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin. Ai ka qenë në funksion politik. Këtij personi i jep kompetenca shtesë që kapërcejnë këshillin e Lartë të Prokurorisë. I jep komptenca për të goditur”, tha Gjata.

Për sa i përket paketës ligjore Anti-KÇK, Gjata u shpreh se, është një nga goditjet më të forta që ka marrë Reforma në Drejtësi.

“Më habit qetësia e ndërkombëtarëve se po shkatërohet Reforma në Drejtësi. KÇK është një nga goditjet më të forta që ka marrë Reforma në Drejtësi. Po futen duart kudo. Futja e SPKA-ut nën urdhërat e ministrit të Brendshëm. Kemi vetëm një sundimtar që ka gjithçka në dorë dhe është Edi Rama.Janë ligjet, por nuk zbatohen. Shikojini sesi shkojnë gjërat. Këtu problemi është pse nuk zbatohen”, u shpreh Gjata.

Lokomotiva Zagreb “blindon” tre shqiptarët

Lokomotiva e Zagrebit ka nisur fushatën e rinovimeve. Klubi kroat ka një koloni shqiptarësh në përbërje dhe ka zgjatur bashkëpunimin me tre prej tyre, konkretisht me Jon Mersinajn, Enis Çokajn dhe Indrit Tuci.

I pari aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit, Çokaj në mesfushë, ndërsa 19-vjeçari nga Laçi në sulm. Paraqitjet pozitive janë vlerësuar nga drejtuesit kroatë dhe të tre lojtarët do të jenë pjesë e Lokomotivës deri në vitin 2024.

Pse proteston Franca

Reforma e pensioneve e dëshiruar nga Emmanuel Macron ka provokuar valën më të madhe e më popullore të grevave e viteve të fundit. Sipas sindikatave, Presidenti dëshiron të çmontojë shtetin social për të favorizuar financën.

Në dhjetor, pak ditë pas nisjes së grevave kundër reformës së pensioneve të dëshiruar nga Emmanuel Macron, ka nisur të qarkullojnë zëra se Presidenti francez ishte takuar me Larry Fink, shefi i fondit amerikan të investimeve BlackRock. Është e vërtetë.

Qysh kur është zgjedhur, Macron është takuar me Fink në shumë raste. Është e vërtetë edhe që BlackRock ka shfaqur një interes të qartë për politikën e qeverisë franceze lidhur me fondet e pensionit. Por lajmi ishte fals. Pavarësisht kësaj, në Francë rrjetet sociale janë çmendur. Në YouTube një video që tregonte pamjet e një takim i të mëparshëm midis Macron dhe Fink, e titulluar “Reforma e pensioneve është reforma BlackRock”, është bërë virale. Fondi, që është edhe aksioner kryesor në shumë shumëkombëshe franceze, në Francë konsiderohet mishërimi i kapitalizmit grabitqar, dhe vetë Macron, që ka punuar në një bankë investimesh, shikohet si flamurmbajtësi i financës së lartë.

Viti i Macron ka përfunduar ashtu siç kishte filluar: me një seri protestash kundër politikave sociale të tij. Manifestimet e jelekverdhëve, të provokuara nga rritja e çmimit të benzinës dhe ikostot së jetesës, kishin arritur kulmin në janarin e 2019. Respektivisht kësaj lëvizjeje populiste, por politikisht heterogjene, tani mobilizimi kundër Macron në në farë kuptimi duket më tradicional. E udhëhequr nga sindikatat, veçanërisht ato që përfaqësojnë punonjësit e hekurudhave shtetërore (SNCF) dhe të metrosë së Parisit, kjo valë e re protestash është një rebelim kundër reformës së pensioneve të propozuar nga Presidenti francez.

Në vitin 2018 këto sindikata nuk kishin arritur ta pengonin Macron që të abrogonte statutin special që, për shembull, u garantonte anëtarëve të tyre sigurinë e vendit të punës. Sot punonjësit e hekurudhave kontestojnë një plan që synon të anullojë disa avantazhe që gëzojnë, si dalja në pension shumë vite përpara pjesës tjetër të punëtorëve. Në harkun e pak kohe, kategori të tjera – mësues, mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë spitalesh – bashkë me një numër të madh pensionistësh e studentësh, i janë bashkuar luftës së tyre.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, më 5 dhjetor, dita e parë e grevës, kanë marrë pjesë në manifestime në të gjithë Francën 806000 persona. Sipas Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT), një sindikatë e majtë, kanë qenë 1 milion e gjysmë pjesëmarrës. Gjithsesi, ka qenë greva më e madhe prej një gjenerate.Nuk është hera e parë që një qeveri franceze provon të reformojë sistemin e pensioneve.

Në vitin 1995, kur president ishte Jacques Chirac, Kryeministri AlainJuppé kishte propozuar një rishikim të plotë të sistemit shëndetësor e të pensioneveme qëllim që të reduktonte deficitin. Pas 3 javë greva e manifestime, Juppé i është dashur të tërhiqet. Në vijim, edhe presidenti konservator NicolasSarkozy (në 2010) dhe ai socialistFrançois Hollande (në 2013) kishin kërkuar ta reformonin sistemin. Por edhe ata kishin larë duart dhe masat që kanë paraqitur kanë qenë modeste. Qysh nga dita e parë, pa lënë të shkurajohej nga këta precedentë, Macron është impenjuar që t’ia arrijë aty ku kishin dështuar paraardhësit e tij.

Në Francë, sistemi shëndetësor dhe ai i pensioneve janë rregulluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe parimi kryesor ka qenë gjithmonë ai i “solidaritetit midis gjeneratave”. Edhe pse quhen “sigurim shëndetësor” dhe “sigurim pleqërie”, këto sisteme nuk janë ajo që normalisht nënkuptohet për sigurime dhe nuk menaxhohen tërësisht nga shteti. Administrohen nga përfaqësuesit e punëdhënësve e të punëtorëve dhe çdo gjeneratë kontribuon në financimin e pensioneve të asaj të mëparshme.

Këto kontribute, si në pensionet, ashtu edhe në në shërbimet shëndetësore, dhe në përgjithësisht punëdhënësit e punëtorët paguajnë respektivisht një kuotë prej 55% dhe 45%. Ky model, i quajtur me rindarje, është ndryshe nga fondet e pensioneve private që punëtorët mund të nënshkruajnë. Ky sistem i dytë, i quajtur me kapitalizim, mund të japë dividendë më të mëdhenj, por është edhe më rriskuesi, dhe punëtorët nuk kanë kurrfarë kontrolli lidhur me atë sesi menaxhohen këto fonde pensioni.

Kështu, frika e punëtorëve francezë është se mos Macron ka në mendje një të ardhme ku fondet e pensionit do të zëvendësojnë gradualisht ato të rindarë(siç ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara). Presidenti francez thotë se dëshiron të fusë një sistem “më të drejtë e më transparent” në vend të të vjetrit, që në 70 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i ndërlikuar për shkak të shumë përjashtimeve nga norma. Për shembull, pensioni mujor i nëpunësve publikë bazohet mbi mesataren e 6 rrogave të fundit, ndërsa ajo e punëtorëve në sektorin privat llogaritet mbi një mesatare 25 vjeçare kur kanë marrë më shumë. Tashmë ekzistojnë 42 regjime “speciale”, të gjithë më avantazhues se ai “normal”.

Për shembull, 145000 punonjësit e hekurudhave kanë të drejtë të dalin në pension midis 52 dhe 67 vjeçëve. Macron do ta bënte ta barazonte moshën e tyre të pensionit me atë të punonjësve të tjerë, që aktualisht është 62 vjeç, por mund të rritet në 64. Në këtë rast disa punonjës të hekurudhave do të duhet të punojnë 10 vjet më shumë.

Argumenti me të cilin justifikohet reforma është se kur është konceptuar sistemi, në fundin e viteve ’40, makinisti i një lokomotive që dilte në pension në moshën 50 vjeçare nuk pritej që të jetonte më shumë se nja 10 vjet më shumë. Por puna e makinistëve të trenëve aktualë me shpejtësi të lartë, edhe pse janë teknikë të specializuar, është shumë pak e lodhshme dhe mosha mestare e jetës së tyre i kalon 75 vjeçët.

I njëjti diskutim vlen për punëtorët e thuajse të gjithë sektorëve të industrisë. Përveç kësaj, jetëgjatësia mesatare dhe fakti që fillohet të punohet më vonë e kanë reduktuar raportin midis viteve të punës dhe atyre të pensionit. Me pak fjalë, ndryshimet sociale, teknologjike e shëndetësore po i bëjnë shumë prej marrëveshjeve të vjetra pensionistike, regjimet “speciale”, të papërshtatshme me situatën aktuale.

Argumenti kryesor i Macronnë favor të reformës së tij është nevoja për të eliminuar privilegjet e “padrejta” e disa kategorive të punëtorëve. Dhe teorikisht sistemi i ri që propozon, “plani universal i pensioneve”, bazohet mbi një pikaverazh të atribuar çdo ore pune dhe identik për të gjithë, duket se respekton parimet e drejtësisë e të transparencës.

Por punëdhënësit, përfshi edhe shtetin, kanë përfituar nga këto të ashtuquajtur privilegje për t’i mbajtur të ulëta rrogat, pasi avantazhet e pensionit konsideroheshin si kompensim. Për pasojë, rrogat e kategorive të tëra kanë ngecur në vend apo kanë humbur vlerë në terma realë. Kjo vlen veçanërisht për nëpunësit publikë, që janë përfituesit kryesorë e regjimeve “speciale”.

Mjekët dhe infermierët francezë marrin më pak se pjesa më e madhe e kolegëve të tyre europianë dhe po i braktisin me mijëra spitalet publike. I njëjti diskutim vlen edhe për arsimin: në Francë një pedagog në fund të karrierës merr rreth 42800 euro bruto në vit, në Gjermani rreth 72400 euro.Natyrisht, projekti i Macron do të sjellë domosdoshmërisht një ulje të pensioneve për miliona punëtorë dhe avantazhet e humbura nuk do të kompensohen nga rroga më të larta.

Objektiva të fshehta
Pse po e bën? Sepse, çfarëdo që të thotë, Macron është një konservator fiskal: ajo që i intereson më shumë se gjithçka është të kuadrojë hesapet. Duke qenë se fondet e pensionit francez jannë tashmë në vështirësi, objektivi i vërtetë i reformës nuk është edhe aq menaxhimi në mënyrë më efikase pensionet, por të reduktojë kostot. Dhe strategjia e qeverisë që ta arrijë ta miratojë ka qenë përçarja e punëtorëve, duke u thënë atyre të sektorit privat se për të ruajtur pensionet e tyre ishte e nevojshme të abrogonte të gjitha privilegjet e atyre të sektorit publik.

Siç ishte e parashikueshme, njerëzit e kanë kuptuar trukun dhe kjo shpjegon se pse çështja e pensioneve ka bërë të dalin në rrugë një numër i madh njerëzish, përfshi të rinjtë. Që zakonisht është vështirë të mobilizohen për probleme në dukje abstrakte dhe larg në të ardhmen. Sidomos infermierët dhe studentët e konsiderojnë këtë çështje si pjesë të erozionit të përgjithshëm të kushteve të punës e të rrogave dhe shumë prej tyre mendojnë se të vetmit që do të fitojnë do të jenë at që kanë mjetet për ta ruajtur nivelin e pensioneve të tyre duke i integruar me sigurime private.

Ndjesia se Macron është arogant dhe i papërvojë ka bërë të rriten dyshime se ka objektiva të fshehta. Në dhjetor, pas një jave grevash, ka ftuar kryeministrin Édouard Philippetë shpjegojë detajet e reformës në një seri intervistash. Ka qenë fiasko e vërtetë. Deri në atë moment sindikata më e moderuar, Konfederata Franceze Demokratike e Punës (CFDT), kishte qenë në favor të projektit të reformës dhe kishte ndërmend t’ia negocionte detajet me qeverinë, kështu që nuk kishte marrë pjesë në greva.

Por pas ndërhyrjes së Philippe lideri i saj Laurent Berger ka njoftuar se, anipse në linjë parimore sindikata e tij ishte akoma në favor të idesë së një plani pensionesh të barabartë për të gjithë, tani anëtarësia e saj do të merrte pjesë në manifestime.

Qeveria i ka shtuar gabimit të saj fillestar në gjykim gabime të tjera, si ai i ofrimit të një pensioni minimal mujor prej 1000 eurosh sikur të ishte një lëshim. Por sindikatat kanë bërë hesapet dhe e kanë kuptuar se gjithsesi pjesa më e madhe e punëtorëve do ta arrinin këtë shifër brenda 3 vitesh nga pensionimi.“Na marrin për budallenj”, ka thënë një përfaqësues i tyre në televizion.

Punëtoret po ia shtojnë zërin e tyre protestave, duke nënvizuar se gratë kanë më shumë probabilitet të kenë “një jetë pune të copëzuar”, për shkak të shtatzanësive, rritjes së fëmijëve dhe ndërprerjeve të karrierës. Kështu që do të jenë ato që do ta pësojnë më shume me sistemin me pikë, që e llogarit të drejtën e pensionit të një punëtori mbështetut në të gjithë jetën punuese të tij sesa mbi vitet me rrogën më të lartë. Kontradiktat e qeverisë kanë dalë menjëherë lakuriq.

Pak përpara ndërhyrjes së Philippe, 4 ekonomistë të njohur – PhilippeAghion, Antoine Bozio, Philippe Martin dheJean Pisani-Ferry – të gjithë mbështetës të Macronqë e kanë ndihmuar të hartojë programin e tij dhe kanë marrë pjesë në debatet për futjen e sistemit universal të pensioneve – kishin lëshuar alarmin.“Për të realizuar në reformë kaq ambicioze shërben qartësi, por deri më tani nuk ka pasur”, kanë shkruar në “Le Monde” dhe kanë evidentuar 3 gabime:

“konsideratat e bilancit” kanë pasur përparësi ndaj objektivave kryesore, që qenë “transparenca, siguria, besimi dhe barazia”; reforma ka krijuar mosbesim, pasi nuk ka përcaktuar rregulla të qarta që do ta ruanin vlerën e pensioneve “edhe në periudha reçisioni”; kufizimi për ta “shtyrë hyrjen në fuqi të normave të reja” ishte i kotë duke qenë se për të fituar konsensusin popullor, reforma duhej të konsiderohej “e drejta nga pikëpamja sociale dhe efikase nga ajo ekonomike”. Por Macronnuk i ka dhënë asnjë përgjigje, duke vazhduar të luhatej midis refuzimit për dialog dhe sinjaleve të mjegullta paqëtuese.

Lëshimi i vetëm domethënës nga ana e Philippe ka qenë njoftimi se hyrja në fuqi e sistemit universal, e parashikuar për vitin 2025, do të shtyhej për 2037. Qëllimi ishte i qartë: ata që janë më shumë se 44 vjeç nuk duhet ta vrasin mendijen, do të jetë një problem për fëmijët e tyre.

Nuk është për t’u habitur nëse manifestuesit janë të bindur se objektivi i vërtetë i qeverisë është çmontimi i shtetit social dhe nuk është për t’u habitur nëse Macron nuk arrin të çlirohet nga nofka “Presidenti i të pasurve”. Sipas Institutit Francez të Statistikës dhe të Studimeve Ekonomike (INSEE), në vitin 2018 pabarazia në Francë ka pësuar rritjen më të madhe nga viti 2010. Më shumë se 1 francez në 7 të tillë jeton nën pragun e varfërisë. Reduktimi i tatimit mbi të ardhurat nga investimi i dhënë nga Macron qytetarëve më të pasur nuk u ka sjellë avantazhe të gjithë shoqërisë si kishte premtuar.

Ka qenë pikërisht për të shmangur që reforma e pensioneve të shihej si një mënyrë për t’i hapur rrugën sigurimeve private që konsulentët e tij të mëparshëm ekonomikë e kishin këshilluar ta ndante rcionalizimin e sistemit të pensioneve nga nevoja e rishëndoshjes së bilancit publik. Refuzimi i Presidentit është dukur konfirmimi i frikërave më të këqija të manifestuesve.

Pas një muaji e gjysmë grevash – periudha më e gjatë e protestave e punëtorëve në historinë franceze– Macron nuk është mundur akoma. Edhe pse sondazhet tregojnë se pjesa më e madhe e francezëve është me manifestuesit, kundërshtarët e reformës nuk arrijnë të propozojnë një alternativë.

Ekonomisti i majtë Thomas Piketty ka sugjeruar të bëhet “gjithçka e mundur tpër të garantuar dhe rritur pensionet më të ulëta (nga 1 në 3 herë rroga minimale), edhe pse kjo nënkupton të paguhet një çmim më i madh atij që ka një rrogë shumë të lartë dhe një pasuri”. Grupi i économistesatterrés, ekonomistëve të tmerruar, e konteston tezën e macronistëve sipas të cilës ka vetëm 3 mënyra për ta mbyllur vrimën e pensioneve: rritja e numrit të vitit të kontributeve, reduktimi i pensioneve apo një kombinim ë të dyjave. Në fakt janë masa për të ruajtur parimin batë e solidaritetit midis gjeneratave dhe etikën kolektiviste e rishpërndarëse që është në themelin e saj dhe që reforma e Macron do ta prishte.

Por lëvizja progresiste ka vështirësi ta spostojë fokusin e debatit. Jo vetëm sindikatat janë diskredituar gjithnjë e më shumë (sidomos CGT-ja, që për një kohë të gjatë është asociiuar me Partinë Komuniste dhe e ka humbur hegjemoninë e saj), por e majta përgjithësisht nuk arrin të propozojë një alternativë të besueshme ndaj sistemit ekonomik mbizotëruesdhe duket si “partia e jo-së”, pa një plan veprimi. Franca nuk është e vetme. Nga Kili në Irak, nga Libani në Algjeri, nga Ekuadori në Sudan, viti 2019 është shënuar nga një seri revoltash popullore që në një farë mënyre kanë shprehur refuzimin e një rendi ekonomik global gjithnjë e më i largët nga nevojat e njerëzve dhe i bazuar gjithnjë e më shumë mbi pasigurinë. Të gjitha këto revolta kanë të përbashkët edhe refuzimin e politikës, që në vend të jetë garanci e drejtësisë sociale duket mishërimi i neglizhencës dhe i korrupsionit.

Pas ditëve greva, në Francë është arritur në një zbulim të papritur: Jean-Paul Delevoye, komisari i ngarkuar nga Macron për të prpunuar reformën e pensioneve, kishte “harruar” të dorëhiqej nga 13 poste të tjera, shumë prej ë cilave ishin me rrogë (për një total prej 120000 eurosh në vit) dhe një ishte me një kompani sigurimesh. Një konflikt i qartë interesi. Delevoye, një politikan me përvojë që ka qenë kryebashkiak, deputet në Asamblenë Kombëtare, senator dhe ministër, ka deklaruar se vepronte në mirëbesim në shkeljen e rregullave, një shpjegim që askush nuk i ka besuar. “Këta njerëz besojnë se janë mbi ligjin”, kanë menduar të gjithë. Dhe kështu gjykohet klasa politike në tërësi.

Fillimisht qeveria ka kërkuar ta shpëtojë, por një javë më vonë Delevoye është detyruar të dorëhiqet. Ndodhia ka rezultuar katastrofike për qeverinë. Zvjerdhja e përgjithshme ndaj politikës shkon nga e majta tek e djathta dhe në Francë, ashtu si në pjesën tjetër të Europës, socialdemokracia gradualisht po shpërbëhet. Rendi i vjetër politik është gjithnjë e më pak në gjendje ta mbrojë shtetin social nga ekspansioni i pakontrolluar i kapitalizmit financiar, që nuk i lë hapësirë rishpërndarjes së pasurisë. Më keq akoma, vetë socialdemokracia është përgjegjëse, pasi pë një shekull, nga epoka e Bismarck në vitet ’70 të ‘900, ka bashkëpunuar me kapitalizmin industrial dhe nxjerrë avantazhe politike nga ky bashkëpunim.

Midis Thatcher dhe De Gaulle
Por kapitalizmi financiar i globalizuar i sotëm u lë pak hapësirë qveerive për të negociiuar me sindikatat tradicionale dhe nuk u lë shumë hapësirë as partive reformiste të qendrës së majtë. Ky është motivi i shpërbërjes progresive i paktit të vjetër socialdemokrat, që tashmë nuk ka asgjë për t’u ofruar punëtorëve. Armiqësia e pjesës më të madhe të punëtorëve ndaj reformës së pensioneve nuk ka as zëdhënës, as përfaqësues në sistemin politik.

Kjo e majtë në shpërbërje është e paaftë të propozojë një alternativë të besueshme ndaj propozimeve të Macron. Qytetarët po rebelohen kundër predominimit brutal të kapitalizmit financiar, por gjenden pas asnjë parti. Vetë Macron duket se pranon këtë analizë: nuk shikon asnjë opozitë përveç protestave të rrugëve. Kur e ka kuptuar se do të vazhdonin, ka zgjedhur strategjinë e pourrissement, domethënë të lejonte që gjërat të degjeneronin.

Më 23 dhjetor, teksa akuzonte grevistët se po ua shkatërronin Krishtlindjet të gjithëve, papritmas qeveria ka njoftuar se do t’i rifillonte traktativat me sindikatat, por vetëm dy javë më pas, më 7 janar. Më pas ka ofruar përjashtimin nga sistemi universal i pensioneve për kategoritë specifike: ushtarakët, policët e zjarrikfësit, pilotët dhe punonjësit e linjave ajrore kombëtare, peshkatarët, kaionistëve, balerinëve të Operas së Parisit e të tjera. Praktikisht ka rifutur “regjimet speciale” që donte të abrogonte, por ka mbetur e përqëndruar mbi objektivin kryesor të reformës: reduktimin e deficitit.

Më 11 janar Philippe ka njoftuar një lëshim të madh. Ka bërë prapakthehu lidhur me rritjen e moshës së daljes në pension në 64 vjeç, por për të gjetur 12 miliard eurot që i nevojiten për të rregulluar llogaritë ka thënë se gradualisht do të donte ta çonte në 62. Deri e moderuara CFDT e ka kundërshtuar. Philippe u ka dhënë sindikatave dhe punëdhënësve 4 muaj për të gjetur një alternativë, por ka përjashtuar një rritje të kontributeve pensionistike, të cilën punëdhënësit e kundrështojnë. Nëqoftëse nuk do të arrihet një marrëveshje, qeveria do ta votojë propzimin fillestar në Parlament(që tashmë ka nisur ta shqyrtojë). Me fjalë të tjera, nëqoftëse nuk rriten vitet e punës dhe kontributet, do të ketë vetëm një alternativë: ulja e pensioneve.

Natyrisht, kjo është e papranuehsme për sindikatat. Përjashto CFDT-në, të gjitha e kanë quajtur “mashtrim” këtë propozim, por ministrat e Macron kanë nisur të thonë se, falë këtij lëshimi, “nuk ka më motiv për të bërë greva”. Ndërsa sondazhet demonstrojnë se shumë francezë janë kundër reformës, grevat dalëngadalë po zvogëlohen. Pjesëmarrësit e kanë humbur tashmë më shumë se 1 muaj rrogë dhe Macron duket i bindur se ky është “momenti Thatcher” i tij, versioni francez i grevës së minatorëve britanikë i 1984 – 1985, kur Iron Lady refuzoi të bëjë traktativave për të ndaluar protestat kundër mbylljes së minierave.

Ashtu si për Margaret Thatcher 35 vite më parë, edhe sot për Macron posti në lojë është shumë i lartë: shkon shumë përtej nevojës së reduktimit të deficitit të pensioneve. Është i bindur se kjo betejë është themelore. Dhe sindikatat janë dakord. Kur është zgjedhur, shprehja e tij e preferuar ishte “njëkohësisht”: një goditje të majtës dhe “njëkohësisht” një goditje të djathtës. Këto ditë duket se kanë mbaruar, pikërisht pse pakti i vjtër socialdemokrat po shkërmoqet. Macron dëshiron ta çojë Francën në epokën e kapitalizmit financiar.Nuk kërkon më të ruajë një pozicion centrist, kërkon ta bashkojë të djathtën rreth vetes. Reforma e psnioneve synon që të realizojë atë që e djathta konservatore franceze po kërkon ta bëjë pa sukses prej 20 vitesh. E djathta është dobësuar, por shumë më pak se qendra e majtë.

Kjo shpjegon strategjinë e Macron. Presidenti Charles De Gaulle thoshte:“Midis meje dhe komunistëve nuk ka asgjë”. Donte të thoshte se derikur kundërshtari i tij i vetëm do të ishte Partia Komuniste do të qëndronte në pushtet. Macron mendon se socialdemokracia nuk është më një kërcënim për të, kështu që nëse arrin ta çojë nga ana e tij shumicën e votuesve konservatorë dhe të qendrës së djathtë, golistët dhe sarkozistët, nuk do të ketë më asgjë midis tij dhe Marine Le Pen. Derikur e djathta populiste do tëjetë kundërshtari i vetëm i tij, do të fitojë gjithmonë. Një lojë shumë e rrezikshme.
(Sylvain Cypelka qenë Drejtore e së përjavshmes franceze “Courrier International”dhe korrespondente e“Le Monde” nga Shtetet e Bashkuara)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Në rast se Trump do të ishte dënuar, flet avokati i famshëm Alan Dershowitz

Flet avokati i famshëm Alan Dershowitz “Në rast se Trump do të ishte dënuar, Shtetet e Bashkuara do të transformoheshin në një demokraci parlamentare europiane, ku Presidenti mund të shkarkohej me një mocion të thjeshtë mosbesimi”

Si avokat i Trump, Alan Dershowitz ka mbështetur arsyetimin se shkarkimi i një Presidenti mund të ndodhë vetëm për krimet e parashikuara nga Kodi Penal (abuzimi i pushtetit dhe obstruksionizmi i Kongresit nuk janë të tillë). Historianë dhe studiues të ndryshëm thonë se pafajësia e Trump mbi këto baza do ta bëjë më të vështirë në të ardhmen vënien në përgjegjësi të një Presidenti për sjelljen e tij dhe do të jetë më e lehtë për ekzekutivin që ta shmangë mbikëqyrjen e Kongresit.

«Nuk besoj, replikon Dershowitz. Në fakt, mendoj se sikur Trump të ishte dënuar me një votë politike të bazuar mbi kritere jokushtetues, kjo do ta kishte ulur pragun për shkarkimin dhe të kishte vendosur një precedent të tmerrshëm. Mund të përdorej kundër çdo Presidenti që gjendej me Kongresin e kontrolluar nga partia opozitare. Do ta kishte normalizuar impeachment-in dhe do t’i transformonte Shtetet e Bashkuara në një demokraci parlamentare të stilit europian, ku një President mund të shkarkohet me një votë të thjeshtë mosbesimi. Unë dua të ruaj Kushtetutën më shumë sesa një President të veçantë».

Ekspertë të tjerë konsiderojnë se referimi ndaj «krimeve dhe shkeljeve të larta» në Kushtetutë zbatohet në një aspekt më të gjerë se sjelljet e dëmshme për shoqërinë.
«Nuk mendoj se ishte ky qëllimi. Kemi çuar në impeachment vetëm 3 presidentë, 4 nëse llogarisim Nixon; 40 të tillë janë akuzuar për abuzim me pushtetin – Washington, Adams, Jefferson, Lincoln, Roosevelt – por asnjëri prej tyre nuk është vënë nën akuzë. Dëshirohet të ndryshohet kuptimi fillestar i impeachment-it për ta bërë më të lehtë për arsye politike».

Ju jeni kritikuar për këtë shprehje: «Nëqoftëse një President bën diçka që e mendon se mund ta ndihmojë për t’i rizgjedhur, në interes publik, kjo nuk mund të jetë e tipit “do ut des” që çon në impeachment». Ju kanë akuzuar se thoni që mund të bëjë çdo gjë. Jeni përgjigjur se shprehja është hequr nga konteksti dhe se, nëqoftëse kryen një krim, Presidenti mund të shkojë në impeachment.
«Saktë».

Por nëqoftëse nuk është krim, çfarëdolloj gjëje që bën, a nuk mund të vihet nën impeachment?
«Po, kriteri im është se nëqoftëse nuk bëhet fjalë për një sjellje kriminale të ngjashme me tradhëtinë e lartë dhe korrupsionin, ai nuk mund të vendoset nën impeachment».

Po kështu a nuk i jepet ekzekutivit një pushtet thuajse i pakufizuar?
«Presidenti nuk mund të gjithçka që do. Kongresi mund ta ndalojë me mënyra të ndryshme, me mocione dënimi, duke refuzuar që t’i autorizojë financime… ama nuk mund ta vendosë nën impeachment vetëm me këto kritere. Nëqoftëse nuk jeni dakord, atëhere kapuni me Madison (një prej hartuesve të Kushtetutës, shënimi im.), jo me mua».

I thirrur që të dëshmojë për republikanët, studiuesi Jonathan Turley ka ngritur objeksionin se «çdo herë që një President kërkon informacione ndaj një rivali, ngre pikëpyetje të rënda lidhur me abuzimin e rolit të tij».
«Gabohet, çdo President kërkon informacione negative për rivalët, me burime kombëtare dhe të huaja. Çdo kryeministër apo politikan botëror e bën. Mund të gjykohet e gabuar qasja e Trump, siç janë shumë prej politikave të tij – mbi emigracionin, mjedisin, shëndetësinë, armët, abortin, transgjinorët – ama nuk janë të klasifikueshme për dënim nëpërmjet impeachment».

Trump thotë se Neni 2 i Kushtetutës, që i jep Presidentit pushtetin ekzekutiv, i jep «të drejtën që të bëjë gjithçka që do».
«Nuk është kështu. Neni 2 i kufizon pushtetet e Presidentit. Ama edhe pushteti i impeachment-it nuk e lejon Kongresin që të bëjë çdo gjë. Deputetja Maxine Waters ka thënë:”Mund të vëmë nën akuzë kë të duam për motivet që duam”. Në këtë rast Kongresi do të ishte mbi ligjin. Ekuilibri dhe Kushtetuta janë dy vizione ekstreme».

Ministri i Drejtësisë William Barr mendon se ka pak limite ndaj pushteteve të Presidentit, paksa si Dick Cheney në kohën e Bush. Barr beson se autoriteti i Shtëpisë së Bardhë është «korroduar progresivisht» pas dorëheqjes së Nixon, por se qëllimi i revolucionarëve amerikanë që themeluan Shtetet e Bashkuara ishte që të ridimensiononte «pushtetin e ekzagjeruar legjislativ», jo ekzekutivin.
«Në realitet donin t’i ridmensiononin të dyja. Ai i Barr dhe i Cheney është një vizion që nuk e pranoj krejtësisht, për këtë arsye kam votuar kundër presidentëve të tyre. Ama një gjë janë pushtetet e Presidentit, një tjetër është impeachment-i, që është një ilaç i jashtëzakonshmëm për raste ekstreme. Është përdorur korrektësisht vetëm një herë: kundër Nixon, ama jo kundër Andrew Johnson, Bill Clinton apo Donald Trump».
(Viviana Mazza për Corriere della Sera)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

“Fqinji im, Adolf”: Historia e pabesueshme e gruas hebreje, që jetoi ngjitur me Hitlerin për vite me radhë

Alice Frank Stock, sot 101 vjeç, ka kaluar disa vite duke jetuar në të njëjtin bllok apartamentesh me diktatorin nazist. Familja e saj jetonte në “Prinzregentplatz” të Mynih, vetëm disa dyer larg një prej gurave më famëkeqe në historinë e globit, i cili ishte transferuar aty në vitin 1929, 4 vite para se Partia Naziste të merrte pushtetin.

Zonja Stock thotë se ndonjëherë shihte se si Hitleri futej me nxitim në shtëpi, i rrethuar nga roje, nga frika e ndonjë atentati. Asokohe kishte edhe thashetheme për jetën e tij të natës dhe misterin rreth Geli Raubal, me të cilën mendohej se Hitleri kishte një marrëdhënie intime.

Ajo gjithashtu tha se kishte parë dikur një arkivol të dilte nga shtëpia e tij dhe kishte menduar se ishte trupi i saj. Por ajo tha gjithashtu se Hitlerin e shihnin shumë rrallë.

Pasi familja e saj u detyrua të largohej nga Gjermania pak para nisjes së Luftës II Botërore, u transferua në Angli, ku edhe jeton sot, në Bristol, në një shtëpi kujdesi për të moshuarit. “Jetonim në një shtëpi të madhe”, tregon ajo. “Ne jetonim në apartamentin me numër 14, ndërsa Hitleri tek apartamenti tjetër, numri 13, ose 15. Dëgjonim shumë thashetheme, pamë edhe një arkivol të dilte prej aty. Një mbesë e tij jetonte aty me të, por asnjëherë nuk u konrmua që ishte ajo. Për këtë nuk iste njeri”.

Në fakt, Raubal vrau veten në apartamentin e Hitlerit në Mynih në vitin 1931, kur ishte vetëm 23 vjeç, por nuk ka ende edhe sot prova të përfshirjes së diktatorit në këtë ngjarje. Marrëdhënie e Hitlerit me Gelin, e cila ishte vajza e motrës së tij, ishte temë debati edhe brenda Partisë Naziste.

“Unë kurrë nuk kam folur me të. Një herë shkova në opera, pasi kisha siguruar bileta për në llozhën mbretërore, por një roje më tha se nuk mund të futesha aty. Më vonë, pashë që aty po qëndronte ai”, kujton Stock. “E kam parë shumë rrallë, nuk të linin rojet”.

Stock u lind në Augsburg, para se të transferohej në Mynih në vitin 1918 kur ishte vetëm 3 vjeçe. Për shkak të rritjes së ndjenjave kundër hebrenjve ajo u largua llimisht për në Zvicër kur ishte 17 vjeç, e më pas në Angli, ku familja e saj u detyrua të shiste një violinë 200- vjeçare, me vlerë mbi 1000 stërlina, për t’u futur në ishull. Më vonë ajo punoi për BBC dhe Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

Apartamenti i Hitlerit në “Prinzregentplatz” konsiderohet si vendlindja e Partisë Naziste. Ai jetoi aty deri në vitin 1933, kur u largua për t’u bërë Kancelar i Gjermanisë. Godina është ende në këmbë edhe sot duke shërbyer për qëllime të ndryshme përgjatë viteve.

Napoli një hap larg finales së Kupës, triumfon ndaj Interit

Napoli ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të një vendi në finale të Kupës së Italisë, pasi e mundi Interin 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në udhëtim.

Fabian Ruiz me një gol të mrekullueshme ia siguroi fitoren minimale skuadrës së Gennaro Gattusos në gjysmëfinalen e parë të mërkurën në Giuseppe Meazza.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 mars në Sao Paolo.

Përkundër dominimit dhe rasteve të shumta, zikaltrit e Antonio Contes nuk ia dolën ta gjenin rrjetën e portës së skuadrës vizitore.

Një pjesë e parë, gjatë të cilës Napoli ishte diçka më i mirë, u mbyll baras.

Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, Ruiz shënoi një solo gol të mrekullueshëm duke e mposhtur Padellin nga largësia me një goditje mjeshtërore në qoshen e djathtë të portës.

Përkundër përpjekjeve dhe goditjeve të shumta në drejtimin e portës së Davide Ospina, Interi dështoi të shënonte dhe tani i duhet ta mundë Napolin në udhëtim me dy gola epërsi për ta arritur finalen.

Gjysmëfinalja tjetër mes Milanit dhe Juventusit zhvillohet të enjten.