31.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Dorëzohet Guardiola: Nuk jam më trajneri më i mirë në botë!

Pep Guardiola ka thënë se edhe pse dikur mund të jetë vlerësuar si trajneri më i mirë në botë, ai më nuk e mban këtë titull.

Katalonasi ka gëzuar sukses gjatë karrierës së tij si trajner duke fituar trofe të shumtë në krye të klubeve si Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City.

Në përgjithësi, ai i ka fituar tetë tituj lige në Spanjë, Gjermani dhe Angli, si dhe ka triumfuar dy herë në Ligën e Kampionëve si trajner i Barçës.

Kur iu tha se është trajneri më i mirë në botë, Guardiola u përgjigj: “Kam qenë”, para se të tërhiqej për të thënë se kurrë nuk e kishte menduar veten si më të mirin në botë.

“Çfarë është trajneri më i mirë në botë? Unë kurrë nuk jam ndier më i mirë, kurrë në jetë”, shtoi ai.

“Kur i fitova gjashtë tituj në Barcelonë dhe tripletën, nuk u ndjeva më i miri në botë. Fitova sepse kisha lojtarë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha. Ma jep një ekip që nuk është si Manchester city dhe nuk do të fitoj asgjë”, theksoi ai.

Fshihet Prokuroria, tani ndjekja, përgjimi dhe survejimi, me urdhër të shefit

Qeveria ka depozituar në Kuvend 5 ndryshimet në paketën anti-KÇK. “Panorama” duke zbardhur ndryshimet shkruan se ato do të përfshijnë Kodin Penal, ligjin antimafia, ligjin për Policinë e Shtetit, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin për agjencinë që administron pronat e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi.

Këto ligje parashikojnë një përshkallëzim akoma dhe më të madh të aksionit që qeveria shqiptare ka nisur në ditët e fundit kundër personave me precedentë kriminalë, që ndryshe janë quajtur “Kap ça të kapësh”.

Në ndryshimet e propozuara që pritet të kalojnë fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend, ministri i Brendshëm merr më shumë përgjegjësi dhe gjithashtu edhe drejtorët vendorë të Policisë së Shtetit.

Me këto ndryshime, tashmë Policia e Shtetit mund të kryejë përgjime ambientale dhe filmime të personave të dyshuar për veprimtari kriminale, pa marrë një aprovim nga Prokuroria. Ligji për Policinë Ekzaktësisht në ligjin për Policinë e Shtetit, në nenin 131 “Masa të veçanta”, pika 1 parashikon këto ndryshime:

Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta: a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik; b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes.

Me ndryshimin që propozohet për t’i bërë ligjit nuk është më e nevojshme që për një përgjim ambiental, Policia të marrë leje nga prokurori, siç ka qenë deri më tani në ligjin për Policinë e Shtetit. Gjithashtu është hequr kushti që një punonjës i Policisë që kryen përgjimin të ketë gradën “Kryekomisar”.

Po ashtu, në këtë ligj flitet edhe për çështjen e kohëzgjatjes së këtyre përgjimeve, që mund të zgjaten vetëm një herë me afat 3 muaj dhe urdhri jepet nga drejtuesi i Policisë.

“Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtarisë informativegjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 (një) herë me 3 (tre) muaj të tjerë”, thuhet në pikën 3 të nenit 4 të këtij projektligji. Kodi Penal

Pjesë e këtyre ndryshimeve në paketën anti-KÇK është bërë edhe Kodi Penal, në pikën kur flitet për konfiskimin e pasurive të paluajtshme. Në ndryshim thuhet se dënimi për kryerjen e veprave penale të posedimit të pasurive të paluajtshme kur janë të pajustifikuara, dënohen me burgim deri në 7 vite, në rastet kur nuk është i shoqëruar nga vepra të tjera penale. “Posedimi i pasurive, për të cilat është vendosur konfiskimi.

Posedimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, përdorimi, mbajtja apo ruajtja e tyre në mënyrë të pajustifikuar, për të cilat është vendosur konfiskimi, sipas legjislacionit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar e të korrupsionit, kur kryhet me dashje dhe nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në nenin 1 të këtij projektligji të propozuar.

Gjithashtu, si pjesë e kësaj pakete, ndryshim do të pësojë edhe ligji “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, ku parashikohet krijimi i një agjencie për administrimin e këtyre pasurive dhe kalimi i saj nën varësinë e ministrit të Brendshëm.

Kjo lëvizje tenton që të rrisë performancën e këtij sektori dhe të rritet volumi i pasurive të sekuestruara nga personat e inkriminuar. Këto ndryshime ligjore të propozuara nga qeveria pritet që të kalojnë me procedurë të përshpejtuar në komisionet përgjegjëse të Kuvendit dhe që më pas të shkojnë për votim në seancën plenare.

LIGJI I VITIT 2014
1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi, punonjësi i Policisë me gradën “Kryekomisar” ose më lart, sipas juridiksionit lëndor, kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e mëposhtme:

a) përgjimin e fshehtë ambiental dhe procedural të bisedave të personave në vende publike ose në mjete transporti;
b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike ose telekomunikimeve të personave, në përputhje me legjislacionin përkatës;
c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video, në përputhje me legjislacionin përkatës.

2. Përdorimi i masave të veçanta, sipas pikës 1, të këtij neni, lejohet për aq kohë sa ekzistojnë arsyet ose rrethanat që kanë bërë të nevojshëm autorizimin e tyre për përdorim veçmas ose të kombinuar dhe zgjat sipas afateve të vendosura në legjislacionin përkatës.

3. Kur referimi i veprës penale, për të cilën janë përdorur masat e veçanta, nuk bëhet brenda gjashtë muajve pas përfundimit të përdorimit të masave të veçanta të parashikuara në këtë nen, i gjithë informacioni i mbledhur si rezultat i përdorimit të këtyre masave asgjësohet, sipas rregullave të përcaktuara nga drejtori i Policisë së Shtetit.

4. Kur në vende të veçanta kryhen në mënyrë të përsëritur përgjime ambientale procedurale, me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, strukturat e Policisë ndërtojnë impiante stacionare të përgjimit ambiental.

NDRYSHIMET E PROPOZUARA
1. Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:

a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik;

b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes;

c) Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë;

ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

2. Përdorimi i masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “ç” të pikës 1 të këtij neni, bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të Policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore.

3. Afati i përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni, nuk mund t’i kalojë 3 (tre) muaj. Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtarisë informative-gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 (një) herë me 3 (tre) muaj të tjerë.

4. Rregullat dhe procedurat që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Pajtuesi i gjaqeve sqarim për rrëmbimin e Jan Prengës: Familjeve u fola me Kanun, djali im…

Nikollë Shullani, Kryetar i shoqatës Misionareve te Paqes dhe Pajtimit te Gjaqeve në Shqipëri ka dhënë sqarime për gazetarin e Abc News, Simon Shkreli lidhur me çështjen e rrëmbimit të Jan Prengës.

Sipas tij Anton Prenga, Pjetër Prenga dhe Zef Prenga, vellai, xhaxhai dhe kushëriri i Jan Prengës kanë shkuar tek ky i fundit dhe i kanë shpjeguar situatën. Më pas Shullani ka shkuar tek familjet Doçi, Bleta dhe Gështenja, pasi djemtë e tyre akuzohen se kanë rrëmbyer Prengën.

Shullani i cili është edhe babai i Gëzim Shullanit sqaron se djali i tij nuk ka lidhje me këtë histori, pais i ka kërkuar ky i fundit që të kontaktojë me Astritin. Siç thotë ai, djali i tij nuk ka lidhje në trafikun e drogës në Angli, por ka ndërhyrë që të ndihmonte në gjetjen e Prengës.

Reagimi i plotë
Ka ardhur Anton Prenga, Pjeter Prenga dhe Zef Prenga, vellau, xhaxhai dhe kushëriri duke më thëne se dyshojmë se disa shtetas nga Shkodra kanë marrë peng Jan Prengën. Unë kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij më ka thene se kam 8 muaj që nuk kam folur me djalin Gent Doçin dhe do mundohem te flas sepse nuk është në Shqipëri dhe se eshte ne kerkim nderkombetar për llogari të Italise.

Familja Doçi nuk më ka kthyer asnjë përgjigje nëse kanë apo jo lidhje me rrëmbinin. Kam shkuar te familja Bleta e Martin Bletës, por as ata nuk më kanë kthyer një përgjigje. Kam shkuar tek familja Gështenja dhe me kanë pritur. Pas disa ditësh më kane thirrur dhe më kane thëne se Korado Gështenja nuk ka asnjë lidhje dhe pasi te kryej llogaritë me shtetin shqiptar duke qenë se ëshë në kërkim është i gatshëm për të bere be në kishë në praninë e 24 burrave siç e kërkon kanuni e zakoni dhe nësë bën ketë betim është i larë sepse të besh be eshtë gjë e madhe.

Me pas une i kam thenë djalit tim në Angli Gëzimit që kam prej 22 vitesh që të flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shume vitesh. Familjeve ne Shkodër i kam thenë që nëse kane lidhje ta lirojnë Jan Prengen sepse i kam thenë që për çfarë ju ka borxh familja Prenga, jam unë dorezanë.

Djali ka folur me Astritin dhe i ka thenë që nëse keni marrë mallin drogen dorezojeni sepse ka folur babai me familjet në Shqipëri për të liruar pengun. Astriti e ka dorezuar drogën por pengu nuk është liruar.

Djali im, Gezimi vetëm i ka pyetur dhe nuk ka asnjë lidhje me drogen dhe nuk është e vërtete se djali im ka marrë drogën nga kontinieri sepse kontinieri ka qenë me banane dhe është e pamundur për tu futur. Djali im nuk ka asnjë lidhje përvecse eshte munduar të ndihmoje dhe të beje ndërmjetesin me Prengajt. Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Geshtënjen dhe as Bletën. Jam unë që i kam kërkuar djalit që të flasë me Astritin dhe nuk ia ka kërkuar askush tjetër.

Me sa dimë drogën Astrit Prenga ia ka marrë një anglezi sepse ai i ka patur një borxh prej 700 mijë paund dhe nuk e ka ditur se mund te ketë lidhje kush tjeter. Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askënd tjeter dhe eshte munduar vetëm të ndihmojë ashtu si unë. Me njohin shqiptarët në gjithe botën dhe kane respekt sepse kemi zgjidhur shumë probleme. Kanuni ka mbi 500 vite që zbatohet dhe ne nuk e shkelim.

Berisha: Ku i gjeti Arben Malavita 2 milionë dollarë për të blerë Lori Kafenë?

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi edhe ndaj raportimeve se gazetari Ben Blushi ka blerë kompaninë Lori Kafe, së bashku me Klodian Zoton, personin që qëndron pas aferëve së inceneratorëve.

Një ditë më parë u zbulua se bashkëshortja e Blushit, Eva, është aksionere me Zoton në një kompani. Ndërkohë sot u publikuan dokumentet për blerjen e Kori Kafe. Berisha thotë se nuk dihet ku i gjen këto miliona dollarë Blushi, por shton se ai e ka shtuar Top Channel në lëpirësin numër një të Edi Ramës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Klamoroze!
Arben Malavita dhe Klodian Mafiozi blejnë dhe Lori Kafenë!

Sa me shumë kanë vjedhur, aq më shumë duan të vjedhin.

Miq, oreksi vjen duke ngrënë per hajdutët dhe mafiozët kjo d.m.th sa më shumë ke vjedhur, aq më shumë do që të vjedhësh.

Lidhjet e Arben Malavitës me mafiozin e djegësve (inceneratorëve) me të cilin u grabitën shqiptarëve 320 milionë dollarë nuk kanë të ndalur. Tani kjo dyshe famëzeze, në të cilën Blushi përfaqësohet nga bashkëshortja e tij Eva me kompaninë e tyre të regjistruar në Sofje, po blejnë me 2 milionë dollarë Lori Kafenë!

Se ku i gjeti Arben Malavita 2 milionë dollarë për të blerë Lori Kafenë, e di ai vetë. Por e vërteta është se po pasurohet në mënyrë marramendëse për shkak të lidhjeve të tij mafioze me Ramën!

Arben Malavita ka shndërruar Teleblushin në lëpirësin nr. 1 të Edvin Mafisë, ndaj dhe ai tani fiton çdo gjyq dhe tender që do të fitojë!

Këtu më poshtë keni të gjithë dokumentet që dëshmojnë implikimin dhe pasurimin e Arben Malavitës me Lori Kafenë!

Lexoni hetimin e gazetarit investigativ! Sb

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Auditimi i KLSH: Zyrtarët e administratës i përdorin kompjuterat për filma dhe Facebook-un

Në kohën e sotme, administrata publike nuk mund të imagjinohet dot pa kompjuterin dhe internetin. Përdorimi i këtij të fundit është ‘ajri’ i punës rutinë në zyrat e shtetit, ndaj edhe investimet në këtë fushë kanë qenë të mëdha vit pas viti.

Nga ana tjetër ofrimi i shërbimeve elektronike për qytetarët është zgjeruar së tepërmi vitet e fundit, ndërkohë që qeveria ka ngritur një rrjet të posaçëm për shpërndarjen e internetit nëpër të gjithë institucione.

Por një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se për vitin 2019, abuzimi nga ana e zyrtarëve të administratës në arsyen se përse e përdorin kompjuterin dhe internetin është skandaloz.

Trafiku i internetit në rrjetin e gati të gjitha ministrave përdoret për azhornimin e detyrueshëm të sistemeve operative ‘Microsoft’ në 85, 53%. Kurse pjesa që tjetër që duhet t’i shërbente administratës për zhvillimin e aktivitetit, në fakt përdoret për rrjetet sociale (më së shumti Facebook), filma, muzikë, radio, shkarkime dhe lojëra argëtuese.

Një e dhënë shqetësuese kjo, që tregon efektivitetin e punës së administratës publike.
Gjithashtu auditimi i KLSH ka nxjerrë të dhëna alarmante edhe mbi sigurinë e sistemeve informatike të Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Bujqësisë dhe ministrisë së Kulturës.

Ky `investigim` ngre edhe alarmin se në disa raste, faqet zyrtare të internetit janë krejtësisht të pasigurta dhe mungojnë certifikatat e sigurisë në rrjet.

Sekreti i jetëgjatësisë/ Pse duhet të pini një lugë vaj ulliri çdo mëngjes

Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien. Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme.

Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës. Por krahas kësaj, vlerat që çliron vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin.

Konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri
Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol.
Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur.
Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E.

Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.
Por çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë? Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin.

Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme. Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së.

Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit.
Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri.

Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.
Organizëm i fuqishëm dhe energjik

Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira. Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë.

Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.
Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit.

Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës. Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij.

Hurma arabie me qumësht, kura që bën mrekulli për shëndetin

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë. Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

Më poshtë, do të mësoni një kurë të thjeshtë në përgatitje por fantastike dhe mirëbërëse për gjithë trupin dhe si ta përgatisni atë në shtëpi. Këtë kurë mund ta përgatisni dhe ta konsumoni çdo ditë duke përfituar maksimalisht vlera ushqyese dhe një organizëm të shëndetshëm gjithashtu.

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht
Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit. Sipas studimeve, një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.

Për Aneminë dhe zemrën
Qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë. Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën.
Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Forcon shikimin dhe dëgjimin
Konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve. Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

Redukton stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore. Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Përgatitja e kurës më qumësht dhe hurma arabie
Pastroni me ujë të rrjedhshëm 7 hurma arabie. Largojini bërthamën dhe pjesën e tulit priteni në dy pjesë.

Kalojini në mikser dhe më pas shtoni një gotë me qumësht. Kalojini sërish në mikser derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas hidheni në një gotë dhe pijeni menjëherë. Mund ta pini çdo ditë herët në mëngjes por edhe gjatë ditës apo në mbrëmje.

“Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS”, PD shpjegon propozimin për qeverinë kujdestare

“Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS”, PD shpjegon propozimin për qeverinë kujdestare: Nuk duhet të drejtohet nga Edi Rama, por nga persona me integritet, që garantojnë lirinë e votës.

Pyetje: Ju kërkoni qeveri kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme. A do të propozojë PD anëtarë në këtë qeveri? Në draftin tuaj, kush do ta propozojë Ministrin e Brendshem në qeverinë kujdestare?

Oerd Bylykbashi: Metodologjia e reformës zgjedhore parashikon nevojën që, për të qenë propozimet efikase, duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike. Shteti nuk funksionon si detashmnet bazhibuzukësh në favor të partisë që është në pushtet dhe kërkon të rrëmbejë me çdo kusht pushtetin. Paketa jonë nuk ka ekuivoke, i qendron linjës sonë të artë politike, se një qeveri kujdestare është garancia që këto instrumenta të funksionojnë. Çdo gjë tjetër e zvogëlon efikasitetin e instrumentave në mbrojtje të të së drejtës së votës së zgjedhjësve.

Ta bëjmë të qartë që në fillim: nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës së bashkuar dhe PS. Nuk do të ketë. Një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri neutrale në raport me zgjedhjet, një qeveri që zbaton detyrimet ligjore, standardet dhe praktikat më të mira, në mënyrë që jo vetëm të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve, por edhe të mos ndërhyjë për të prishur zgjedhjet. Kjo është detyra e një qeverie kujdestare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Situata reale në Shqpëri me kryeministër Edi Ramën është krejt e kundërta e kësaj. Kështu që, në kushtet aktuale, një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri që nuk drejtohet nga Edi Rama, i cili është modeli i kryeministrit, që është gati të shkelë çdo standard dhe çdo parim ndërkombëtar, për të mos folur për Kushtetutës se Shqipërisë dhe ligjin, të cilët i hedh në plehra, vetëm e vetëm për të rrëmbyer pushtetin. Pra në kushtet aktuale një qeveri kujdestare do të thotë këtë: Edi Rama nuk është kryeministër.

Një qeveri kujdestare është një qeveri që përbëhet nga figura me integritet profesional dhe moral dhe vullnetin pozitiv politik për të garantuar votën e shqiptarëve. Me këto objektiva dhe duke u nisur edhe nga modelet që nuk janë larg nga Shqipëria, në kushtet kur të shkojmë drejt kësaj zgjidhjeje, ajo do të përcaktojë edhe kush janë personat që do të kenë detyra të tilla.

Një ministër i brendshëm duhet të jetë krejt jashtë konfliktit të interesit për të rrëmbyer pushtetin. Zgjidhja më e afërt ëhstë e Maqedonisë. Nëse ju e shohni, nuk është thjesht heqje e një personi dhe vendosje e një personi tjetër, por ëhstë një koncept më i thellë, që garanton që policia, do të jetë jo vetë pasive, të mos dëmtojë procesin zgjedhor, të jetë aktive për ta mbrojtur procesin zgjedhor dhe, mbi të gjitha, nuk mund të ketë mburojë për kriminelët që punojnë për partinë në pushtet dhe nuk mund të bëjë fushatë, qoftë edhe kur ia kërkon kryeministri, kur u thotë “hiqni kapelet dhe bëni fushatë për PS”.

E përsëris, në çdo rast, kjo nuk mund të ketë bashkëqeverisje e opozitës me PS. Duhet të ketë një qeveri neutral, që zbaton ligjin dhe garanton zgjedhjet, me figura me integritet të lartë dhe në çdo rast, këtë qeveri nuk mund ta drejtojë Edi Rama.

Kujdes! Mos pini ujë në këto raste

Të gjithë e dimë sa është i domosdoshëm uji për mbrojtje të shëndetit, andaj rekomandohen nga 1,5 deri në 2 litra në ditë

Uji ka zero kalori, ndërsa sjell favore të shumta për shëndetin: pastron trupin nga helmet, përmirëson tretjen, hidraton dhe mbron shëndetin e lëkurës. Mirëpo, ekzistojnë situata në të cilat uji mund ta dëmtojë organizmin tonë,
.
Pasi të ngopeni mirë
Shumica e njerëzve pas drekës së pasur pinë një gotë ujë. Mirëpo, ky veprim është i gabueshëm! Në atë rast shfaqet ndjenja e peshës në lukth, fryrja, por mund të shfaqet edhe dhembje në stomak. Kjo është shenjë e qartë që më nuk ka vend në lukth!

Menjëherë pas ushtrimeve.
Jeni kthyer nga vrapimi apo nga palestra dhe ndieni etje të madhe?
Kjo është normale! Trupi me djersitje është dehidratuar, sepse ka humbur lëngje, andaj është normale të ketë mungesë uji. Mirëpo, një gotë ujë tani nuk është zgjedhje e mirë.

Do t’ju çlirojë nga etja, por duhet ta dini që me ujë të zakonshëm nuk mund ta kompensoni çdo gjë që keni humbur me djersitje të shtuar, për shembull natriumin dhe kaliumin. Prandaj, është e nevojshme t’i kompensoni elektrolitet. Mund të pini ujë kokosi apo ndonjë pije të krijuar posaçërisht.

Nëse keni pirë shumë ujë
Edhe pse rrallë ndodh, por është e mundshme që të pini aq shumë ujë sa që ta rrezikoni shëndetin. Në të vërtetë sasia tepër e madhe e ujit të pirë mund të çrregullojë ekuilibrin e kripës në trup, përkatësisht të shkaktojë mungesë të natriumit.

Atletët janë shembull më i mirë.
Kur gjatë vrapimit (dhe pas tij) vazhdimisht pinë ujë, qelizat në trup fryhen dhe mund të ndiejmë dhembje koke, krupë, vjellje, madje edhe sulm në tru. Mirëpo, për këtë megjithatë është e nevojshme të pini një litër ujë.

Nëse urina ju është e tejdukshme
Shkuarja në tualet është tregues i mirë se a pimë mjaft ujë. Nëse ka ngjyrë të verdhë në të zbehtë, si limonadë, është tregues që keni pirë mjaftueshëm ujë, mu aq sa keni pasur nevojë.
Nëse vëreni urinë të tejdukshme duhet të ngadalësoni konsumimin e ujit.

Kërkimi i pambarimtë i Barcelonës për një sulmues të ri

Barcelona ka nevojë për një sulmues të ri dhe duhet të marrë leje nga La Liga për blerjen emergjente të një numri 9 jashtë afatit kalimtar, meqë Ousmane Dembele është operuar dhe do të mungojë gjashtë muaj.

Të mërkurën në mbrëmje, klubi katalonas hoqi dorë nga blerja e Willian Jose dhe në vend të tij në listën e kërkimit për sulmues tani zë vend Loren Moron.

Barcelona shkoi gjithkah, nga Rodirgo Moreno te Chimy Avila, te Cedric Bakambu e deri te Willian Jose, por nuk e gjeti njeriun e vet.

Tani, emri që i prin listës është Loren Moron, duke qenë se trajneri i Barçës Quique Setien ka punuar me të në të kaluarën në Real Betis.

Loren
Edhe pse Barcelona ka marrëdhënie të mira me Betisin, ka pak gjasa që ky i fundit do ta shesë sulmuesin tani që ka mbaruar afati kalimtar i futbollistëve. Ai ka klauzolë lirimi në vlerë 40 milionë euro, të cilën Barça do të dëshironte ta negociojë.

Lucas Perez
Edhe pse Perez nuk është zgjedhja e parë, klubi katalonas nuk e ka zbehur interesimin për të.
Ai do t’i kushtonte Barcës 15 milionë euro, edhe pse Alves nuk do të tregonte vullnet ta negociojë çmimin e tij.

Angle Rodriguez
Bazuar në fjalët e presidentit të Getafes, Angel Torres, Rodriguez do të ishte lojtari të cilin Barcelona do ta kishte më së lehti ta blejë, pasi ai ka klauzolë lirimi në vlerë 10 milionë euro.

Luis Suarez
Suarez është mbase opsioni i fundit i Barçës. Sulmuesi kolumbian është i huazuar në Real Zaragoza nga Watfordi.
Si 23 vjeç, megjithatë, ai mund të jetë opsion për të ardhmen po ashtu.