30.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Naftëtarët paralajmërojnë Ramën: Të hënën…

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë, ku kanë kërcënuar se të hënën do të futen brenda në Uzinë, dhe nuk do të dalin prej aty, derisa të ketë një zgjidhje nga ana e shtetit dhe kompanisë.

Ata kërkojnë që tiu jepen pagat e prapambetura, si dhe të ketë punë vazhdimisht në Uzinë, pasi janë shfaqur zakonisht probleme me furnizimin me lëndë të pare.

“Duam pagat e prapambetura nga kompania, të hënën do të tentojmë që të futemi në Uzinë, i bëjmë thirrje kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, kryebashkiakes së Patosit, dhe kryebashkiakut të Mallakastrës që të reagojnë.

Do ta marrim me forcë vendin e punës, një shtet që nuk menaxhon dot një kompani me 450 punonjës, si mund të menaxhojë një vend të tërë. Uzina nuk fillon pa marrë ne pagat dhe siguracionet.

Ne besojmë se shteti do të ndërhyjë, pasi të shkosh në vendin e punës, të çash kordonin e policisë, nuk është pak”, u shpreh njëri prej naftëtarëve.

Naftëtarët ishin vendosur sot përpara prefekturës së Fierit, e cila nuk ka bërë asnjë tentativë për të negociuar me kompaninë për shqetësimet e tyre.

Policia futet në banesë dhe qëllon me armë 70 vjeçarin, gruaja tregon tmerrin që përjetuan

Një punonjës i FNSH, në gjendje të dehur doli sot nga rruga në një lagje të Fierit dhe u përplas në oborrin e një banese. Sikur të mos mjaftonte fakti që ishte i dehur, ai plagosi me armën e shërbimit dhe kryefamiljarin Meçe, i cili mori një plumb në gishtin e dorës.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe bashkëshortja e të plagosurit, e cila është shprehur se ky nuk ishte rasti i parë që në banesën e tyre, përfundojnë makina, të aksidentuara.

“Ne ishim në gjumë në atë kohë. Dëgjuam një zhurmë dhe dolëm poshtë. Në kohën që burri pa makinën tonë që e kishte dëmtuar, i foli burri. Ai filloi të shante.

Makina e tij u mor me karotrec. Këtu gjithmonë bëhen aksidente, është makina e tretë që na hyn në shtëpi.

E shkrepi armën, por me qëllim pa qëllim nuk e di. Policia na tha që ishte dehur”, thotë bashkëshortja e 70-vjeçarit.

Punonjësi i policisë është identfikuar si Paulin Shpani, pjesë e FNSH-së, ndërsa qytetari i plagosur është Soni Meço.

Punonjësi i policisë ndodhet i ndaluar, dhe po sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes, që është një kambanë alarmi për nivelin e punonjësve të policisë, të cilët duhet të kenë parësore sigurinë e qytetarëve.

70 vjeçari në një deklaratë për ABC News ka bërë me dije se rrotonta e nddhhur në vendin Vija e Ngjalës është bërë gjithmonë shkak i aksidenteve të ndryshme dhe shumë makina që përplasen me shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se si pasojë e ngushtimit të rrugës ndodh që shumë makina përfundojnë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Personi ishte i pirë dhe nuk kishte pirë raki por ishte i droguar. Unë jam i plagosur në gisht ku mora një raport mjekoligjor shkova te mjeku ligjor por ai nuk ishte dhe më tha që të shkoja të shtunën. Unë dola në momentin që dëgjova zhurmën më ka dëmtuar makinën, ai po shante ishte bashkë me dy të tjerë ai më pas nxori armën u rrotullum gjatë përleshjes dhe dola siper atëherë me vendosi armën që kishte 14 fishekë por fatmirësisht arma është shkrepur vetëm një herë dhe fatmirësisht më kapi vetëm gishtin”, shprehet 70 vjeçari i plagosur këtë të enjte në Fier.

Njoftimi i plotë i policisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

2 vjet pa rroga! Futen në grevë urie punonjësit e pompimit

Kanë dy vjet pa marrë pagat dhe tashmë 18 punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem të Fierit kanë vendosur të hyjnë në grevë urie. Stacioni i pompimit të ujësjellësit dhe nënstacioni elektrik i Poçemit furnizojnë me ujë dhe energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës.

Vendimin e kanë marrë dhe 7 prej tyre, të parët, kanë hyrë në grevë, të lodhur prej protestave që kanë bërë, peticionit drejtur Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres Belinda Balluku, pa asnjë përgjigje prej 27 muajsh.

Një pjesë e mirë e tyre kanë mbi 25 vjet në punë dhe mosha e tyre nuk po mund ta përballojë më stresin e madh që u është shkaktuar nga papunësia. Madje, njeri prej tyre ka pasur edhe çarje të aortës, nga stresi.

Vetë ata e thonë me gojën për tyre se problemi i tyre i pazgjidhur është bërë si një legjendë që nuk do ta dëgjojë njeri.

PD prezanton propozimet kundër krimit zgjedhor, Bylykbashi: Synimi ynë, garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë

Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga poltiika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë.

Sigurisht masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.

Tre paketat tona prekin disa aspekte.

Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. por ghjithashtu duke iu dhënë nëj rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë aata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor.

Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës.

Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke I djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet.

Maskat bëjnë kërdinë, pas Durrësit grabiten dy biznese edhe në Tiranë

Grabitjet janë shtuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin, por sidomos në Durrës dhe Tiranë, ndërsa policia është e pafuqishme përballë kriminelëve.

Vetëm në harkun kohor të 30 minutave pas orës 9:00 të ditës së djeshme dy grabitje spektakolare u regjistruan në biznset e Tiranës një në zonën e parkut të autobuzeve dhe një në kombinat.

Vala e grabitjeve nga persona të armatosur që ka përfshire qytetin e Durrësit ditët e fundit ku persona të armatosur në harkun kohor të pesë ditëve kanë terorizuar bizneset e këtij qyteti si dhe qytetarët duke grabitur me pasoja deri plagosje të rënda me armë është shtrirë dhe në Tiranë.

Të bën përshtypje fakti që persona të armatosur më armë mendohet se kanë qenë pesë në kohen e pikut të prezencës së qytetarëve dhe të pa maskuar duke sfiduar shtetin qetësisht. Shteti ndihet i strukur përballë veprimeve të kriminelëve.

Video/ Gazetarja kërkon të intervistojë Veliajn, ai i lëshon shoqëruesin…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe gazetares Sonila Musaj. Teksa ajo po përpiqej që t’i merrte një prononcim kreut të Bashkisë, një nga shoqëruesit e tij e nuk e lejon dhe përqafon atë duke sjellë irritim tek gazetarja.

PJESË NGA BISEDA

Gazetarja: Zoti Veliaj…

Sërish gazetarja: Mos më prek!

Shoqëruesi: Po të përqafoj.

Gazetarja: Po ça të me përqafosh ti, as më njeh fare, si mund të përqafosh një njeri që as nuk e njeh.

Ndërkohë që e gjithë ngjarja ka ndodhur para syve të Veliaj, ai e ka anashkaluar të gjithën duke iu përgjigjur një qytetari, i cili nxitoi që t’i bënte një pyetje teksa në dorë mbante një kartë të bardhë. Pasi debati mes gazetares dhe shoqëruesit mbaron, Veliaj kthehet nga qytetari dhe i kërkon që shqetësimin t’ja dërgojë me email.

Ish-deputeti publikon dokumentat: Subashi presion kryetarëve të fshatrave të zgjedhur me votë të dorzojnë vulat!

Nga Luan BAÇI

Subashi i Bashkisë në Fier vazhdon të uzurpojë çdo pushtet, është i pangopur në babëzinë e tij. Nuk tërhiqet para asgjëje, dërgon emisarët e tij në shtëpitë e Kryetarëve të fshatrave, (shihni foton) dhe bëjnë presion për të dorzuar vulën që disponojnë nga zgjedhjet e kaluara të pas 2015.

Subashi i bashkise hedh gurin dhe fsheh dorën.

Nuk firmos asnjë shkrese vetë, por ka zonjën Peshkpia, që pasi u stërvit mirë, në qeverrisjen e PD, si shefe e financës (nën kupto shefe e vjedhies) në Albpetrol, tani menaxhon financat e bashkisë dhe si nënkryetare hedh firmën kuturu.

Drejtuesit e Nj V, verberisht dhe si skellevër, të bindur për atë palo rrogë, shkojnë dhe bëjnë presion te kryetarët e zgjedhur me votë që t’ju marrin vulën dhe ta kalojnë atë, te të përzgjedhurit e Subashit.

Subashajt nuk ndalojnë, i duan të gjitha.

Zotërinj!
Kryetarët e fshatrave janë zgjedhur, nga banorët dhe e kanë marrë vulën nga institucioni, pas një proçesi të rregullt ligjor.

Ju e dini, që pas mbarimit, të mandatit, duhet të mblidhen banorët e çdo lagjeje të fshatit dhe të zgjedhin nga një përfaqësues dhe këta përfaqësues, të zgjedhur nga banorët, mbledhen dhe zgjedhin kryetarin.

Zbatoni proçesin në këtë mënyrë dhe pas kësaj, fituesi merr detyrën, dhe për rrjedhojë edhe vulen.

Vula nuk të bën kryetar, kryetar të bën vota.

Por Subashi i bashkisë, si gjithë Subashët, e tjerë të Ramës e duan pushtetin në tavolinë, e duan me emërim, e duan me të vjedhur.

Të gjithë ju, që po drejtoni këtë maskaradë, në vazhdën e maskaradës të vjedhjeve të votave dhe uzurpimit të pushteteve, duke nëpërkëmbur dhe varfëruar fierakët dhe shqiptarët, do të përgjigjeni para drejtësisë për veprimet tuaja.

Qytetarët do t’ju ndëshkojnë me gjykimin e tyre të drejtë.

Ne nuk harrojmë.

Pompeo i shkruan Albin Kurtit: “Prioritetet tona janë taksa dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë”

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një letër se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë.

“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Pompeo në letrën, të cilën Zyra e kryeministrit ka konfirmuar ta ketë pranuar.

Ai me këtë rast u është referuar dokumenteve të nënshkruara nga zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, në Berlin, me ndërmjetësim të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Sa i përket njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, Pompeo ka thënë:
“Tani është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjellë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces”.

Sekretari amerikan ka uruar kryeministrin Kurti për formim të qeverisë së re, duke thënë se Departamenti i Shtetit do të punojë së bashku me të për të përparuar në qëllimet e përbashkëta siç janë: rritja ekonomike dhe sundimi i ligjit.

Letra e Pompeos vjen pak pas formimit të Qeverisë së Kosovës më 3 shkurt.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 7 shkurt se taksën 100 për qind synon ta zëvendësojë me masë të reciprocitetit.

Por, këtë qëndrim nuk e ka përkrahur së fundmi ambasadori Grenell.
Zëdhënësi i tij, Dick Custin, ka thënë të hënën për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.
“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, ka shtuar ai.

Qeveria nuk ka para, do të strehojë vetëm 10-20% të familjeve të prekura nga tërmeti

Për vitin 2020, kërkesat e ardhura nga bashkitë për subvencionim e qirasë për rreth 11,600 familje, arrijnë në vlerën e 2.6 miliardë lekë,ose rreth 21 milionë euro.

Ministria e Financave për vitin 2020 ka parashikuar që për qiratë e familjeve të prekura nga tërmeti të alokohet një fond në vlerën e 1 miliardë lekëve, duke plotësuar 38 për qind të kërkesave, sipas burimeve zyrtare. Për të adresuar nevojat emergjente të bashkive të prekura është kryer alokim të fondeve prej 10 deri në 20 për qind të kërkesave për çdo bashki.

Pra, me vlerë 284.5 milionë lekë. Ministria e Financave për pjesën e mbetur të fondeve është në pritje të konfirmimit të tyre për mënyrën e shpërndarjes, pasi fondet e buxhetit janë të pamjaftueshme.

Nga fondi prej 284,5 milionë për vitin 2020 pjesa më e madhe është shpërndarë për bashkinë e Durrësit në vlerën e 70 milionë lekë, fondi i Tiranës është në vlerën e 63,5 milionë lekëve, Vora në vlerën e 22 milionë lekëve, për bashkinë e Kamzës fondi është në vlerën e 4.2 milionë lekë, Kurbin 25 milionë lekë, Shijak 50 milionë lekë, Krujë 36 milionë lekë, Lezhë 2.8 milionë lekë, Kavajë 9.4 milionë lekë dhe Rrogozhinë 1.4 milionë lekë.

Bonusi në dhjetor
Rreth 2,777 familje të prekura nga tërmeti përfituan 46,3 milionë lekë bonus qiraje për muajin dhjetor të vitit 2019.

Ministria e Financave alokoi një shifër më të lartë fondesh për këto familje, por fondi nuk u shpërnda i gjithë për shkak të mungesës së të dhënave, sipas burimeve zyrtare.
Konkretisht me kërkesën e ardhur nga pushteti vendor për subvencionim qiraje, gjatë muajit dhjetor nga Ministria e Financave u alokua fondi prej 90,128,000 lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave për muajin dhjetor u shpërndarë 46.4 milionw lekë për 2,277 familje. Por ky fond nuk është shpërndarë në masën 100 për qind. Arsyeja e mos shpërndarjes së plotë të fondit sipas bashkive, është që akt konstatimi nga Instituti i Ndërtimit nuk është kryer në kohë për të gjitha familjet, si rezultat i numrit të lartë të banesave të prekura.

Konkretisht për muajin dhjetor, fondi i alokuar për qytetin e Durrësit ishte me vlerë 50 milionë lekë, për qytetin e Vorës 18,5 milionë lekë, për Kamzën 1,728 mijë lekë, për Kurbinin 10 milionë lekë, për Krujën 6 milionë lekë dhe për Kavajën 3,9 milionë lekë.

Nga tërmeti i 26 nëntorit u prekën rreth 200 mijë persona, ndërsa humbën jetën 51 persona, u plagosën 916 dhe u zhvendosën rreth 17 mijë qytetarë në çadra dhe strukturat akomoduese.
Në total fatura e dëmeve llogaritet në vlerën e 985 milionë eurove, ku vlera më e lartë e dëmeve ishte në qytetin e Durrësit me vlerë 310 milionë euro dhe Tiranën 303 milionë euro.

Në total u dëmtuan 115 pallate, ndërsa 242 pallate të tjera do t’i nënshtohen procesit të riparimit.
Fatura e dëmeve do të prezantohet nga qeveria në konferencën ndërkombëtare të donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel më 17 shkurt e organizuar nga Komisioni Europian.

Dokumenti/ Pas tenderit të inceneratorëve, Blushi dhe Zoto blejnë edhe aksionet e “Lori Kafe”

Një nga brandet e para dhe më të fuqishme në Shqipëri ka ndryshuar pronar. Tashmë “Lori Kafe” nuk do jetë më në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha, por 51% të aksioneve të kompanisë i zotërojnë pronarët ë konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi drejtori i Top Channel nëpërmjet bashkëshortes së tij.

Në një material të publikuar dje CNA.al zbuloi se në Bullgari ekzistonte një kompani EM Capital Group AD, e cila ka tre ortakë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin. Dy të parët pronarët e famshëm të kompanisë që ka konçesionin e incerneratorëve dhe e treat bashkëshortja e Ben Blushit drejtorit të Top Medias, ish-gazetarit që pak kohë më parë dështoi në politikë por që po gjen rrugën e suksesit si menaxher në media.

Sipas të dhënave zyrtare siguruar nga CNA.al kompania bullgare EM Capital Group AD, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor te vitit 1993. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit Lori Kafe dhe disa kafeve të tjera në treg.

Kontrata e shitjes të aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari. Më poshtë kontrata e plotë me të gjitha detajet dhe firmën e drejtorit të kompanisë EM Capital Group AD dhe Vjollca Hoxhës, që ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë.

Sipas nenit 3 të kontratës ku flitet për çmimin e shitjes dhe mënyrën e likujdimit, shkruhet se 51% e kuotave kushtojnë 153 milionë lekë të reja dhe 600 mijë euro. Në një vlerë totale prej 225 milionë leke të reja ose 2 milionë dollarë.

Kontrata noteriale është dorëzuar më pas në QKB dhe në 31 dhjetor 2019 janë depozituar të gjitha veprimet dhe ndryshimi i aksioneve është publikuar sipas ekstraktit historik që ndodhet në fotot e mëposhtme ku kompania EM Capital Group AD është bërë ortake me 51% të kapitalit tek Kompania Valtelina e cila ka emrin tregëtar Lori Kafe. Nga dhjetori i vitit të shkuar shumicën e aksioneve të Lori Kafe e kanë pronarët e konçesionit të inceneratorëve dhe Eva Blushi, gruaja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi. /CNA.al/