27.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Denoncimi i fortë: Vjedhin nga 3 mijë euro për një uniformë policie dhe…

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar në rrjet atë që e quan vjedhjen me uniformat e policisë.

Malltezi ka reaguar pak ditë pasi në terren ka nisur Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të anti-KÇK-së, ku efektivët e Njësisë Speciale janë shfaqur në terren të maskuar, me makina të blinduara, armë automatike dhe syze. Madje edhe në deklaratat për mediat që jepen në emër të OFL-së, shfaqet një efektive me syze, e cila i maskon gjysmën e fytyrës.

“Vjedhin nga 3000 euro për një uniformë policie dhe pastaj duan të tërheqin vëmendjen që të merreni me syze e jo me vjedhjen”, shkruan Malltezi në Facebook, duke postuar foton e mëposhtme.

Koronavirusi, The Economist: Shqipëria nën mesataren botërore për kapacitetet shëndetësore

Indeksi i shëndetit 2019: Shqipëria renditet e 39 në botë, nën mesataren botërore; më dobët kapacitet në spitale dhe qendra shëndetësore…

Në një kohë kur shëndeti botëror po rrezikohet nga përhapja e Koronavirusit, shtetet po bëjnë përpjekje për të marrë masa për frenimin e kësaj epidemie. Por sa të përgatitur janë shtetet për të përballuar një pandemi?

The Economist ka publikuar Indeksin Botëror të Sigurisë në Shëndet. Shqipëria ka shënuar 52.9 pikë, duke u renditur në vendin e 39-të nga 195 ekonomi të marra në shqyrtim. Për të përcaktuar Indeksin e Sigurisë në Shëndet pikët dhe renditja bazohet në gjashtë kategori kryesore: Parandalim, Evidentim të sëmundjes, Përgjigje, Shëndet, Ligje, dhe Rrezik.

Më dobët në shëndet
Shqipëria, pikët më të ulëta i ka shënuar në kategorinë e shëndetit, me një total prej 35.9 pikë nga 59 që është mesatarja botërore për këtë kategori.

Në kategorinë e shëndetit hartuesit e indeksit kanë vlerësuar indikatorë si kapaciteti i klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore, e cila ka shënuar ndër pikët më të ulëta (10.8 nga 100) duke u renditur kështu e 128 në botë nga 195 vende. Po ashtu ka marrë zero pikë për indikatorin mbi praktikat e kontrollit të infeksioneve dhe të disponueshmërisë së mjeteve.

Evidentimi i sëmundjes, dobët me laboratorët
Pikët më të larta Shqipëria i ka shënuar në kategorinë e evidentimit të sëmundjeve, me 74.4 pikë, ndërkohë që mesatarja botërore është 25.

Për të përcaktuar pikët për evidentimin e sëmundjeve hartuesit janë bazuar në katër indikatorë, por pikët më të ulëta janë shënuar në sistemin e laboratorëve ku Shqipëria renditet e 87 nga 195 vende me 58.3 pikë nga 100 të mundshme. Po ashtu ka shënuar pikë të ulëta në indikatorin e vëzhgimit dhe raportimit në kohë reale, me 45 nga 100 pikë, apo e renditur në vendin e 75.

Por nga ana tjetër Shqipëria ka shënuar pikët më të larta për forcën punëtore për situatat epidemike, si dhe integrimin e të dhënave në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë,, ku renditet në vendin e parë.

Kategoria e rrezikut, dobët infrastruktura e përshtatshme
Edhe pse është një ndër kategoritë ku ka shënuar pikët më të larta, krahasuar me mesataren botërore, Shqipëria ka arritur vetëm 55.7 pikë nga 100 që është mesatarja e përgjithshme.

Pikët më të ulëta janë shënuar për indikatorin e infrastrukturës së përshtatshme në shëndetësi, ku janë shënuar vetëm 33.3 pikë nga 100 të mundshme, duke u renditur kështu në vendin e 124. Po ashtu pikë të ulëta janë shënuar edhe në indikatorin e rreziqeve të mjedisit, ku Shqipëria është vlerësuar me 50.4 pikë nga 100 të mundshme duke u renditur kështu në vendin e 119.

Edhe për rreziqet e lidhura me sigurinë dhe politikat e ndërmarra Shqipëria pozicionohet në vendin e 88-të, me një total pikësh prej 64.3.

Ligjet, më dobët në financim
Për sa i përket kategorisë së ligjeve, Shqipëria ka shënuar 53 pikë, ndërsa mesatarja botërore për këtë 65. Pikë të ulëta për këtë kategori i ka shënuar në indikatorin e financimit, ku Shqipëria renditet e 108 me 33.3 pikë në total.

Po ashtu pikët kanë qenë të ulëta për sa i përket angazhimit ndërkombëtar të Shqipërisë me 46.9 pikë, e renditur në vendin e 81. Për këtë kategori pikët më të larta janë shënuar për indikatorin që i referohet marrëveshjeve ndërkufitare në përgjigje të emergjencave të shëndetit publik, ku Shqipëria renditet në vendin e parë në botë dhe është vlerësuar me 100 pikët e mundshme.

Përgjigje ndaj emergjencave, pika e fortë kufizimet e udhëtimeve dhe tregtisë
Një tjetër kategori e rëndësishme është edhe përgjigja ndaj krizave të tilla shëndetësore. Shqipëria ka shënuar 52 pikë nga 100 të mundshme, por mesatarja e përgjithshme botërore është shumë më e ulët, me rreth 34 pikë.

Për sa i përket kësaj kategorie, indikatori i kufizimit të udhëtimeve dhe tregtisë ka shënuar pikët më të larta të mundshme, ku Shqipëria vlerësohet me 100 pikët e mundshme duke u renditur në vendin e parë. Po ashtu edhe nëpër sa i përket indikatorit të rrezikut në komunikim, ku Shqipëria ka shënuar po 100 pikë.

Ndërsa më dobët është vlerësuar indikatori që lidhet me aksesin në komunikim, duke u renditur në vendin 86.

Parandalimi, më dobët se mesatarja botërore
Parandalimi i sëmundjeve është shumë i rëndësishëm për të frenuar përhapjen e sëmundjeve. Në total Shqipëria ka shënuar në këtë kategori 43.8 pikë nga 57 pikë që është mesatarja botërore për këtë kategori.

Për përcaktimin e këtyre kategorive janë vlerësuar 6 indikatorë, ku përfshihet rezistenca antimikrobike, sëmundjet e kafshëve, siguria bio, imuniteti dhe përdorimi i dyanshëm dhe i përgjegjshëm i shkencës.

Prokuroria përgënjeshtron policinë: Ngjarja në Shkodër, atentat i planifikuar ndaj një 32-vjeçari, jo një konflikt i çastit

Ngjarja e djeshme në “Parrucë” të Shkodrës, sipas Prokurorisë, ishte një atentat i planifikuar ndaj një 32-vjeçari dhe jo një konflikt i çastit.

Burime nga policia lokale bënë me dije se dy të rinjtë të cilët janë shpallur në kërkim nga policia, i kanë ngritur pritë 32-vjeçarit Taulant Ahmeti.

Këtij të fundit dyshohet se i është bërë pritë dhe sapo ka zbritur nga automjeti në drejtim të tij, i armatosur ka shkuar shtetasi Gledis Ustabeqiri, 23 vjeç i shoqëruar nga Hygert Muçaj, 32 vjeç.

Rreth orës 14:00, Taulant Ahmeti ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëherë Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armen. Në këto momente, ka ndërhyre Hygert Muçaj i cili ka qëlluar me shufër hekuri në koke Taulant Ahmetin.

Ustbeqiri ka gjuajtur tre here, por plumbi nuk e ka kapur 32-vjeçarin dhe më pas agresorët janë larguar me mjetin e tyre “Benz ML” me targa AA 250 VH.

Policia pas identifikimit akoma është në kërkim të tyre ndërsa në polici ka shkuar vetëm Taulant Ahmeti i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe është lënë i lirë. Ai nuk ka hedhur dritë mbi shkaqet që çuan dy te rinjtë të tentonin ta vrisnin madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikoje personat që e kanë qëlluar pasi kanë patur kapele dhe syze.

Ngjarja e regjistruar pason atë të pak ditëve më parë në pedonalen e qytetit, ku një 35-vjeçare kalimtare u plagos nga përplasja e dy grupeve me armë zjarri.

Shmangia e betimit te Presidenti/ VOA: Zgjedhje e sforcuar, Kushtetuta që parashikon “betimin para presidentit”

Në Shqipëri, parlamenti miratoi të mërkurën një ndryshim në ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qëllimi i vetëm i të cilit, është të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate te presidenti i Republikës. Ndërhyrja e shumicës, qartazi është ndikuar nga përplasja që ndodhi pak muaj më parë me një nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në rastin e zonjës Arta Vorpsi, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, presidenti nuk respektoi afatin ligjor për përzgjedhjen nga lista dërguar ga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke përdorur si arsyetim faktin se Kushtetuta saktësonte, sipas tij, që ai duhet të priste më parë përzgjedhjen e kandidatit nga vakancat e parlamentit. Ndërsa shumica në pushtet e konsideroi të shpallur si të emëruar automatikisht Vorpsin, Kreu i Shtetit dekretoi kandidaten Marsida Xhaferllari dhe organizoi ceremoninë e betimit për të.

Në ndryshimin ligjor të propozuar nga socialistët parashikohet që “nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, brenda 10 ditësh nga afati i zgjedhjes, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Por kjo duket një zgjedhje e sforcuar duke qenë se është vetë Kushtetuta që parashikon “betimin para presidentit”. Nga ana tjetër, duket po ashtu i pakuptueshëm nxitimi i shumicës për këtë ndryshim, në një kohë që vetë ajo i është drejtuar Komisionit të Venecias për konfliktin me presidentin lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, dhe një nga pyetjet e shtruara është pikërisht intepretimi i rastit kur kreu i Shtetit nuk organizon ceremoninë e betimit për anëtarin e zgjedhur apo të shpallur të emëruar.

Pak ditë më parë duke folur për Zërin e Amerikës, presidenti Meta tha se “është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla, të cilat tregojnë mungesë të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën që e kemi miratuar me 140 vota. Të bësh një ligj mbi kushtetutën nuk është asgjë tjetër, përveçse në rastin konkret, një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë”, theksoi Meta.

Parlamenti, po me propozim të disa deputetëve të shumicës, miratoi dhe disa ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, përmes të cilave i krijohet hapësira ligjore Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që të veprojë në një kohë të shkurtër dhe të vendosë të propozojë në KLGJ dhe KLP pezullimin e një gjyqtari apo prokurori, të cilat po ashtu detyrohen të marrin një vendim po brenda një afati shumë të shkurtër kohor.

Edhe ky ndryshim është nxitur nga një situatë problematike e krijuar nga vendimmarrje të dyshimta të disa gjyqtarëve apo prokurorëve ndaj disa prej figurave të rëndësishme të krimit. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili udhëhoqi hartimin e Reformës në Drejtësi, shprehu megjithatë shqetësim për ndërhyrjet e shpeshta në ligjet që kanë qenë pjesë e paketës së Reformës.

“Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre. Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoi dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit”, theksoi Xhafa. / VOA

Shpërndarja e Parlamentit është një Urgjencë Kombëtare!

Ish-deputeti Tritan Shehu e ka cilësuar Parlamentin një “minë të komanduar” që duhet të shpërndahet sa më parë.

Shehu në një postim në rrjet shprehet se, shpërndarja e tij tashmë është një Urgjencë Kombëtare, sepse ai përbën një Rrezik Kombëtar, jo thjesht për papërgjegjshmërine e tij, por për fijet e komandës që e drejtojnë.

“Ai nuk mund të vetë shpërndahet, mos të kemi iluzione, ai komandohet. Ai vetëm mund të shpërndahet nga forca e njerëzve, rezistenca e tyre, qëndresa”, shkruan Shehu.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Ky Kuvend duhet shpërndarë se është një “Minë e komanduar”!

Mbrëmë kjo u rikonfirmua për të shumtën e herës.

Ai nuk mund të vetë shpërndahet, mos të kemi iluzione, ai komandohet.

Ai vetëm mund të shpërndahet nga forca e njerëzve, rezistenca e tyre, qëndresa.

Shpërndarja e tij tashmë është një Urgjencë Kombëtare, sepse ai përbën një Rrezik Kombëtar, jo thjesht për papërgjegjshmërine e tij, por për fijet e komandës që e drejtojnë.

Ai jo vetëm është anti kushtetues 122-sh, jo vetëm ka 42 “pupacë”, por nën komandë është i aftë (i pa aftë) të hedhë në erë bazat kushtetuese, të të drejtës, të lirive, parimet tona europiane e perëndimore, interesat tona më të mëdha kombëtare.

Prandaj ai duhet shpërndarë sa më shpejt e kjo mund të ndodhë vetëm nga një lëvizje mbarë popullore, e domosdoshme kjo, ndryshe… gjërat do të shkojnë keq e mos më keq e ne do të përjetojmë një autokraci shumë të gjatë, duke u degdisur diku në Lindje.

Skandali/ Veliaj kërcënon në emër të Ambasadës amerikane pronarin e televizionit “Ora”; Do të…

Kryebashkiaku Erion Veliaj, është një nga njerëzit më të favorizuar nga mediat e vendit, të cilat publikojnë kronika të panumërta propagandistike në funksion të pushtetit të tij.

Kur ndodh që Veliaj të perceptojë, se një media del nga rreshti, kryebashkiaku vë në funksion planin B, atë të kërcënimeve.

Medaiat kane arritur të sigurojë një letër të drejtuesëve të televizionit Ora, drejtuar 48 institucioneve dhe ambasadave në Shqipëri, ku i bën me dije rreth kërcënimeve të kryebashkiakut Veliaj, ndaj gazetarëve dhe vetë pronarëve të këtij televizioni, pasi televizioni Ora ka publikuar kronika të cilat kanë qenë kritike me Veliajn dhe Bashkinë e Tiranës.

Në letrën që mban datën 23 Janar 2020, drejtuesit e TV Ora, pretendojnë se Veliaj i ka kërkuar të fshijnë raportimet e gazetarëve për punët e Bashkisë së Tiranës, sepse në të kundërt ai do të përdorte influencën që ka në Ambasadën Amerikane, për të goditur drejtpërdrejtë drejtuesit e televizionit.

“Disponojmë provat, linqet përkatëse dhe sms-të e çdo komunikimi nga Z. Veliaj personalisht dhe Drejtori i Punëve Publike në këtë Bashki, Taulant Tusha, për fshirje, heqje lajmi si edhe pushim nga puna të gazetarëve e drejtuesve të televizionit.

Kulmi i këtij presioni arriti në datën 16 nëntor të vitit 2019, kur kërcënimet dhe shantazhi i drejtohen personalisht pronarit të Ylldon Media Group, Ylli Ndroqi, situatë që vijon pa ndërprerje deri sot.

Kësaj here duke përdorur si mjet presioni një nga institucionet më të rëndësishme në vend, përfaqësinë diplomatike të Shteteve të Bashkiuara“, thuhet në letrën e drejtuesve të Tv Ora (lexo më poshtë letrën e plotë).

Meadiat kane mësuar nga një burim konfidencial se Veliaj e ka kërcënuar pronarin e televizionit, Ylli Ndroqi, me “cunat e rrugës së Elbasanit”, duke keqpërdorur emrin e Ambasadës Amerikane dhe se i ka deklaruar atij, se vazhdimi i kronikave kritike do t’i “kushtojë shumë” në jetën e tij dhe se “rrugët e tyre do të ndaheshin” pikërisht këtu.

Kjo nuk është hera e parë që Erion Veliaj, kërcënon një pronar mediash.
Media prestigjioze britanike, “The Independent”, ka publikuar mesazhet kërcënuese që Veliaj i ka dërguar Francesco Bechettit, pasi televizioni “Agon”, po raportonte rreth dasmës luksoze të Veliajt në Gjirokastër.

“Unë nuk e kuptoj përse po ma bëni këtë. Po më detyroni të bëhem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armike e [Bechettit] pa ndonjë arsye“, thuhet në mesazhin e Veliajt drejtuar Bechettit.

I njëjti skenar duket se është vënë në lëvizje nga kryebashkiaku Veliaj, por këtë herë duke shigjetuar televizionin Ora dhe drejtuesit e saj, me përdorimin e emrit të Ambasadës Amerikane, duke ditur se kjo ambasadë ka fuqi të posaçme në Shqipëri.

Pagesat për koncesionet do të arrijnë kulmin me 152 miliardë lekë në vit!

Financimi i kontratave koncesionare nga fondet buxhetore do të arrijë kulmin përgjatë vitit 2021-përkatësisht me 15.2 miliardë lekë (të reja ose 152 miliardë lekë të vjetra). Kjo shumë pritet të jetë më e madhja e përqendruar në një vit buxhetor për financimin e këtyre kontratave.

Planifikimi i financimeve për PPP-të u azhurnuam në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022 që u publikua sot në fletoren zyrtare. Financimi i lejuar në vitin 2021 pritet të arrijë në 3,3 për qind te të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, teksa limiti i këtij kufiri i përcaktuar në ligjin organik të buxhetit është 5%.

Për vitin 2020, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat koncesionare/PPP, prej 5% të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019, është rreth 22.42 miliardë lekë. Për vitin 2020 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP-ve, kapin vlerën rreth 14.6 miliardë lekë.

Ministria e Financave ka sqaruar se në buxhetin 2020 është respektuar kufizimi ligjor, pasi vlera e parashikuar prej 14.6 miliardë lekësh për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2020, përbën vetëm 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2019, prej rreth 448.3 miliardë lekësh.

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2019, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, janë në total rreth 12.63 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 6.25 miliardë lekë shpenzime korrente.
Kundrejt faktit të vitit 2018 që kapi vlerën 8.76 miliardë lekë, plani 2019 rezulton 44.2% më i lartë ose rreth 3.87 miliardë lekë më shumë.

Pagesat faktike, në total për 11-mujorin 2019, rezultojnë 11.56 miliardë lekë ose 91.5% e planit vjetor 2019, të ndryshuar. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar muaji janar, me 2.9 miliardë lekë nga të cilat 2.52 miliardë lekë është pagesa për kontratën e MIE-s “Ndërtimi dhe operimi i Rrugës së Arbrit”, specifikisht për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e kësaj kontrate.

Krahasuar me pagesat faktike për 11-mujorin e vitit 2018, fakti 11-mujor i vitit 2019 rezulton në masën 4.1 miliardë lekë më shumë ose 55.9 për qind më i lartë.

Theksojmë faktin, se për kontratën koncesionare/PPP, “Ndërtimi i rrugës së Arbrit”, në vitin 2018 nuk ka pasur asnjë pagesë buxhetore.

Bazuar në parashikimin e ecurisë së pagesave për muajin e fundit të vitit 2019, fondi i planifikuar për t’u shpenzuar është 742.5 milionë lekë, nivel ky që do të përmbushte 97.4% planin vjetor për vitin 2019.

“Monitor”

Reagimi i fortë i Kurtit për Ramën: Minishengeni është interes i Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Minishengeni Ballkanik është një intencë e Serbisë për Jugosllavinë e katërt, e sipas tij ajo ide paraqet rreziqe.

Ai ka thënë se pas vizitës në Shqipëri do ta vizitojë edhe Gjermaninë.
“Dhjetë ditë kalendarike kanë qenë edhe dhjetë ditë punë dhe me të vërtetë s’jemi ndalur. Në Shqipëri është edhe më e kollajshme të bëhet vizita e parë pasi jemi aq afër, e aq të afërt, e pas kësaj do të shkojë në Gjermani e Londër e të tjera. Më ka marrë nja dy ditë t’ia shtrëngoj dorën secilit në kryeministri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se takimi me Ramën ishte më konstruktiv ndër vite.“Ne kemi dallime, por ky ishte takimi më konstruktiv dhe më i miri në një kohë shumë të gjatë.

Ky mund të jetë një fillim i ri në raportet e dy vendeve tona, e nga pak janë dëmtuar edhe me gjëra personale, në mënyrë absurde pasi kjo ka të bëjë me popujt tonë e jo me ne. Dakordimi jonë me një Komision Ndërshtetëror është rruga e parë.

Numri më i madh i marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht, por ka nevojë për një dinamizëm të re dhe këtë besoj se do ta bëjmë. Nëse kemi pengesa duhet t’i themi dhe të merremi vesh si do t’i kalojmë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se për Minishengenin Ballkanik është edhe një interes i Rusisë.
“Në formimin tim politik historia është e rëndësishme. Para më shumë se sa një shekulli Rusia cariste ka krijuar aleanca për të shkatërruar dy perandori dhe ia ka dalur. Pas një shekulli ne duhet të krijojmë një aleancë.

Shqiptarët janë në epiqendër, në njërën anë kanë kroatët, e Bullgarët, por edhe Sarajevën e Podgoricën. Nëse e vëreni hartën e tendecave sidomos në hartën e Ballkanit kemi për një partneritet të tillë, por që nuk mund të fillojë me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij intenca e Serbisë është krijimi i Jugosllavisë së katërt.
“Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit.

Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve.

Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente”, ka thënë Kurti.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë pjesë në takimin e radhës të Minishengenit Ballkanik, por me pak gjasa dhe një vendim i tillë do të bëhej me një vendim të kabinetit të tij qeveritar.

“Duhet ta diskutojmë në Qeverinë e Kosovës për çdo gjë. Duhet të presim dokumentacionin e kësaj ideje dhe jam që të zhvillojmë disa kontakte paraprake para se të ulemi në një takim të katërt. Apriori nuk është e mençur të them se nuk e pranoj, por nuk do të thotë se kam ndryshuar radikalisht.

Nuk kemi parë shumë nga këto tri takime. Nëse ma mbush mendjen dhe qeverisë së Kosovës natyrisht se po, por jo pa një trajtim të vëmendshëm të asaj se çfarë kanë bërë”, ka thënë ai.
Sipas tij gjithçka do të kthehet te Procesi i Berlinit.

“Që nga qershori i vitit 2017 kemi dhënë qëndrimin tonë se Procesi i Berlinit, ndonëse edhe ai ka rreziqet e veta, është ajo ku duhet të marrim pjesë pasi Kosova është e barabartë me të tjerët, dhe besoj se aty duhet të marrim pjesë. Nuk duhet të shkojmë në tryeza ndërkombëtare pa një bashkërendim kombëtar. E këtë e kam diskutuar me krerët në Shqipëri”, ka thënë Kurti.
Sipas tij Makroshengeni shqiptar mund të zbatohet shumë shpejt.

“Kjo makroshengeni shqiptar nënkupton një liberalizim të gjithanshëm shqiptar. Minishengeni ballkanik është një ide që nuk është zbatuar, derisa ai shqiptar mund të zbatohet shumë shpejt. Iniciativat e tilla nuk kanë t’ia mbajnë pa u kthyer te Procesi i Berlinit”, ka thënë Kurti.

Kurse për qëndrimet serioze të tij dhe Ramës në Tiranë ai ka thënë se, “ndoshta mund të lexohet edhe si shprehje serioziteti, dhe që e kuptojnë se te pozicionet tona ka përgjegjësi të madhe. Ka pasur gjëra nuk jemi pajtuar, por që nuk janë të pakalueshme”. /Insajderi.com

Kurti: Do të udhëheq bisedimet me serbët, por Vuçiç iku nga takimi i Berlinit

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka ngecur prej kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj asokohe, vuri tarifë ndaj mallrave serbe.

Kurti ka thënë se si shef i ekzekutivit të vendit, do ta udhëheqë palën kosovare në bisedimet me palën serbe, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe.

Ai është shprehur i gatshëm të bisedojë me zyrtarët serbë, pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje për gjenocidin në Kosovë.

“Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”, ka deklaruar Kurti në KTV, të mërkurën.

Kurti po ashtu ka thënë se ka mundur të takohet në të kaluarën me zyrtarët e lartë serbë, por takimet nuk kanë ndodhur, për shkak se “ata nuk kanë ardhur”.

Ai ka kujtuar se në një tryezë të organizuar nga Instituti Lindje-Perëndim, e mbajtur në fillim të muajit dhjetor, është dashur të jetë në panel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, por ajo nuk shkoi të merrte pjesë.

Kurti ka treguar se edhe një përballje me Aleksandar Vuçiqin ka dështuar, për shkak të presidentit serb.

“Është dashur të jemi në darkë pune me zyrtarë të lartë amerikanë e gjermanë, në Berlin… por presidenti serb nuk erdhi. Ishte në Moskë”, ka thënë Kurti.

“Unë kam shprehur moti gatishmëri (për takim), janë ata që s’kanë ardhur”, ka deklaruar kryeministri kosovar.