17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Qeveri kujdestare për zgjedhjet dhe Drejtor i ri Policie

Zbardhen propozimet e Partisë Demokratikë në tryezën e reformës zgjedhore sa i përket ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor. Disa prej ndryshimeve kanë të bëjnë me rolin e Policisë së Shtetit nën regjimin e qeverisë kujdestare për procesin e zgjedhjeve.

Pra nuk flitet më për qeverinë në pushtet por për një qeveri kujdestare, një kërkesë e opozitës prej muajsh. Në draftin e siguruar nga gazetari Osman Stafa për “BalkanËeb”, në nenin 5/1, pika 2 kërkohet që 100 ditë (njëqind) ditë përpara datës së zgjedhjeve,

Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

PD kërkon që të shihet mundësia që shkeljet zgjedhore të konsiderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
Sipas PD, skema e cila duhet të implementohet lidhur me rolin e policisë duhet te jetë totalisht e ndryshme nga situata aktuale.
“Në kushtet aktuale kur policia ‘është larguar’ në mënyrë distante nga përfshirja në procesin zgjedhor ka sjellë një fenomen të ri.

Atë sipas të cilit policia është e përfshirë në procesin zgjedhor por jo si një fluks që pozicionohet si ruajtës i rendit apo edhe agjent i policisë gjyqësore për parandalim dhe procedim të krimeve. Është pozicionuar si e përshirë në zgjedhje duke bërë vota për qeverinë.

Një pozicionim që asnjëherë më parë nuk ka qenë i njohur për policinë as në situatat më ekstreme. Në këtë kuptim roli i saj duhet ridimensoinuar. Nga një pozicion antiligjor, okult, duhet nxjerrë në dukje veprimtaria e saj dhe duhet vendosur në pozicion monitorimi, duke mos e lejuar të abuzoje në këtë pozicionim të ri”, deklaron PD.

Sipas saj, skema është e thjeshtë, policia duhet të kthehet pranë Qendrave të Votimit dhe do ketë dy detyra. Së pari me ruajtjen e rendit në qendrat e votimit. “Kjo është një praktikë e stazhionuar me legjislacionin e mëparshëm. Policia, nuk futet në perimetrin e jashtëm të qendrave të votimit.

Ajo mund të ndërhyjë vetëm ne rastet kur thirret nga komisioni i qendrës se votimit. Baza ligjore (e shfuqizuar) ka qenë mjaftueshmërisht e qartë dhe e testuar”, arsyeton PD.

Së dyti dhe ndoshta më e rëndësishme, shprehet PD, është që policia, të ngarkohet me funksionet e policisë gjyqësore, raporton “BalkanËeb”.

“Një funksion që ajo në veprimtarinë e përditshme e ka, porse përgjatë periudhës zgjedhore (saktësisht ditët e zgjedhjeve) duhet ta ketë akoma më të fokusuar dhe të rregulluar në mënyrë akoma të detajuar. Funksioni i policisë gjyqësore është shumë i rëndësishëm, sepse ky rol i përforcuar i policisë, duhet të jetë i konkorduar së pari me komisionin e Qendrës së Votimit, e mbi të gjitha edhe me rolin e ri që do të duhet të ndërmarrë edhe prokuroria përgjatë procesit zgjedhor”, deklaron PD në relacionin shpjegues. PD thotë se e këshillueshme do të ishte qe roli i policisë në kryerjen e funksioneve të policisë gjyqësore, të artikulohej si veprimtari që kryhet përgjatë “gjendjes së flagrancës”.

Pra, PD kërkon të konkretizohet deri edhe me arrestime në flagrancë të shkelësve të veprave penale zgjedhore, duke shpjeguar se ka shume impakt pozitiv, arrestimi përgjatë fushatës i një individi që shpërndan para.

Po kështu kërkohet që zinxhiri KQV-polici- Prokurori, të funksionojë në gjendje alarmi përgjatë ditëve zgjedhore.
Por ndërkohë, kërkohet që prania e policisë, në ambiente të tjera jo për qëllime të mbrojtjes së rendit zgjedhor, do të duhet të interpretohet si përfshirje e paligjshme në zgjedhje.

Po kështu thuhet se çdo informacion, kërkesë, ankesë, e subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, të adresohet tek KQV dhe këtij të fundit duhet t’i njihen kompetenca edhe jashtë këtij territori.

Albin Kurti flet për “përplasjen” me Ramën në Tiranë

Albin Kurti ka shpjeguar sot gjatë diferencat që pati me Edi Ramën gjatë takimit në Tiranë për sa i përket shengenit Ballkanik. Ndërsa kryeministri kosovar foli për një makro Shengen mes shqiptarëve homologu i tij ia ktheu se ai nuk mund të realizohet pa bërë mini shengenin ballkanik.

Albin Kuri e pranoi pa hezitim se midis tij dhe Ramës ka dallime në këtë pikë. Gjatë një interviste për Rubikon në KTV ai e ironizoi mini Shengenin duke e quajtur më shumë një ide sesa një projekt konkret.Vëretja tjetër e tij qe se ky proces nuk mund të fillohet duke pasur si partner kryesor Serbinë.

“Unë nuk mendoj që kjo është një përpjekje për ringjalljen e Jugosllavisë, por as e përjashtoj që në Serbi ta imagjinojnë si një nismë për krijimine Jugosllavisë së katërt”, tha ai.

Megjithatë Albin Kurti nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë që të ulet në tryeza për këtë nismë. “Ne nuk i kemi në duar dokumentat e tre takimeve të para. Vetëm pasi të njihemi.me to do të vendosim në qeverinë e Kosovës” tha ai duke shtuar:”Nuk e perjashtoj apriori pjesmarrjen ne tryezë”.

Reagim nga Shkodra pas ngjarjes së rëndë: Pse hesht ministri Lleshaj! (Foto)

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot n ë mesditë në Shkodër ku pati përplasje me armë mes dy grupeve rivale. Spahia pyet Lleshajn, pse hesht?

“Pse nuk e kanë frikë policinë e shtetit, e cila me pretekstin anti KCK, po merr superkompetenca, pasi mund të bëjë përgjime deri në 6 muaj, pa leje prokurorie a vendim gjykate?, shkruan Spahia në reagimin e tij.

Reagimi i plotë

Edhe në mes të ditës, në një zonë qendrore të Shkodrës, si Parruca qëllohet me armë, fatmirësisht pa pasoja dhe kush e bën ikën rehat në punë të vet, madje me makina luksoze raportojnë mediat! Eshtë një nga zonat më të monitoruara të Shkodrës pra, edhe me biznese që kanë kamera sigurie.

Ku e gjejnë kurajon të rrezikojnë jetë qytetarësh në mes të ditës? Ku e gjejnë kurajon ta sfidojnë shtetin kaq hapur? Pse nuk po “dridhen” nga aksioni anti KCK, që shënjestron edhe makinat luksoze?

Pse nuk e kanë frikë policinë e shtetit, e cila me pretekstin anti KCK, po merr superkompetenca, pasi mund të bëjë përgjime deri në 6 muaj, pa leje prokurorie a vendim gjykate?

Pse ministri Lleshaj vazhdon të heshtë para këtyre rasteve të përsëritura në Shkodër? I ka të identifikuar e nuk i prek dot, apo nuk di si të përballet me ta? Në cdo rast, heshtja nuk është flori, por flet shumë e qartë!

Regjisori i propagandës

Nga Bardh SPAHIA

Ka 12 ditë që ka nisur atë që e quan aksion anti-KCK, pa mbështetje ligjore, se as akti normativ, një e drejtë që ia njeh ligji, nuk ka marrë miratimin formal në kuvend. Absolutisht mbështetje luftës kundër krimit të organizuar, por ky spektakli, si vullnet i një njeriu që ka 7 vjet që mburret se po lufton krimin e organizuar, duket krejt bajat, kur sheh se si e keqpërdor parlamentin si ta kishte paradhomën e vet.

Të ashtuquajturit deputetë ia ndjekin pa bërë zë performancën, kryeministrit që duhet të kontrollojnë. Sa e vështirë është të plotësosh kuadrin ligjor? Gjëja më minimale në një shtet të së drejtës! Por është e veshtirë në fakt, kur synimin e ke tjetër dhe e shfaq si spektakël.

Asnjë lloj spektakli a reklame nuk iu desh Partisë Demokratike në 2005-ën, kur bazuar në premtimet e fushatës, u vuri prangat njëra pas tjetrës bandave të krimit të organizuar, të njëjtët që lirohen nën sundimin e Rilindjes dhe që kryeministri po pretendon t’u sekuestrojë pasuritë!

Sekreti ishte VULLNETI POLITIK, as spektaklet “one man shoë”, as propagandë tre mujore përgatitore, e as regjia e përditshme me kolonë zanore luftarake! Pa zhurmë e me FAKTE! Kaq e thjeshtë është! Në mos mbetet spektakël e mjeran madje, sidomos pa një mbështetje ligjore, duke rrezikuar efektin e kundërt!

Të gjithë të çmendur pas Kumbullës!

Qendërmbrojtësi shqiptar po shkëlqen në fanellën e Veronës dhe atij ia kanë mësyrë klubet e mëdha italiane.

Marash Kumbulla është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali sot. Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist me Veronën këtë sezon, duke shfaqur siguri të jashtëzakonshme.

Bashkë me Amir Rrahmanin, 20 vjeçari është i pakalueshëm për kundërshtarët në këtë edicion në Serie A.

Për këtë, interesim për Kumbullën kanë shfaqur klubet e mëdha italiane.

Përpos Napolit, i cili e do qe një kohë atë, interesim për futbollistin shqiptar kanë shfaqur së fundmi edhe Juventusi, Interi, Lazio e Fiorentina.

Sipas mediumit italian “Il Corriere”, Verona e vlerëson futbollistin 30 milionë euro.

Mediat italiane spekulojnë se Kumbulla është më afër transferimit në Napoli.

Ronaldo rrëfen pse u largua nga Interi: I dhashë Morattit ultimatum…

Legjenda braziliane Ronaldo e ka kujtuar largimin nga Interi dhe ka treguar përse kishte vendosur ta ndërmerrte një hap të tillë atëbotë.

Ronaldo, i njohur si Fenomeni, kishte qëndruar në Inter për pesë vjet, por u largua në verën e vitit 2002 pas problemeve personale me trajnerin e vet, Hector Cuper.

Zikaltrit e humbën titullin në Serie A në ndeshjen e fundit të sezonit 2001-02 në mënyrë famëkeqe, pasi u mposhtën 4:2 nga Lazio, duke ia mundësuar Juventusit ta fitojë titullin pas triumfit 2:0 ndaj Udineses.

Ronaldo më pas e fitoi Kupën e Botës me Brazilin, ku u shpall golashënuesi më i mirë i turneut me tetë gola.

Pas rikthimit në Milano, ai u takua me presidentin Massimo Moratti, për ta zgjidhur të ardhmen e vet.

“Isha shumë i lumtur në Milano. E ndieja dashurinë pakushte të tifozëve dhe nga e gjithë bota”, tha Ronaldo për DAZN.

“Cuper ishte trajneri ynë, ama unë nuk mund të vazhdoja. Fola me Morattin dhe i thashë: ‘Ose largohet ai ose unë, sepse nuk mund të vazhdojmë bashkë’. Tregimi im me Interin mbaroi keq, ai e parapëlqeu Cuperin para meje. Dhe këtu nisi tregimi im me Real Madridin”, shtoi ai.

Ronaldo u largua nga Interi dhe iu bashkua Real Madridit për 25 milionë euro në fund të afatit kalimtar të verës më 2002. Zikaltrit e transferuan Hernan Crespon nga Lazio si zëvendësues të tij.

Interi e arriti gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve në sezonin pasues 2002/03, ku u mposht nga Milani falë golit si mysafir, derisa Ronaldo e fitoi titullin në La Liga me Realin.

Cuper u shkarkua nga Interi në tetor të vitit 2003, pas një fillimi të dobët të sezonit 2003/04 në Serie A.

Juventus, Sarri i komenton lajmet shkarkimit

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, thotë se nëse ai s’do të mundë ta përballonte presionin që e sjell puna e tij – siç ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, shkaku i dy disfatave në tri ndeshjet e fundit – atëherë do të ishte bërë postier e jo trajner.

Bardhezinjtë i kanë humbur dy ndeshjet e fundit si mysafirë dhe kjo ka bërë që mediumet italianë të raportojnë për një shkarkim të mundshëm të Maurizio Sarrit, i cili është thënë se mund të zëvendësohet nga Pep Guardiola këtë verë ose të kthehet Massimiliano Allegri.

Por, për Sarrin këto probleme janë normale pasi që ai thotë se presioni është gjithmonë i pranishëm kur punon si trajner.

“Nëse nuk do të kisha dashur të përballur me sfida, atëherë do të isha bërë postier. Kjo është puna ime”, tha Sarri në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit.

“Ne jemi në rrugë të mirë për t’i arritur synimet që ia kemi caktuar vetes në fillim të sezonit. Natyrisht se do të reflektojmë për gabimet që e kemi bërë në ndeshjet që kanë shkuar keq”.
Mediumet italiane raportuan se Sarri u takua me presidentin e klubit Andrea Agnellin pas disfatës me rezultat 2:1, mirëpo Sarri insistoi se kjo s’u bë shkaku i rezultateve.

“Ne e kishim plan të takoheshim për darkë pas ndeshjes kundër Fiorentinës. Por, unë isha në Coverciano dhe presidenti ishte i zënë më diçka tjetër, kështu që darka ishte shtyrë për atë ditë”, ka thënë Sarri.

“E patëm një darkë normale, ashtu siç ishte planifikuar”.

Cristiano Ronaldo ka qenë në superformë gjatë dy muajve të fundit, mirëpo mediat italiane kanë raportuar se ai do të pushojë në ndeshjen kundër Milanit që të mos rrezikojë të lëndohet për Ligën e Kampionëve.

“Do ta shohim. Unë kam folur me të dhe ai më ka thënë se po ndihet mirë. Ne ta vlerësojmë gjendjen e tij, se a ka nevojë për pushim, ndeshje pas ndeshjeje”, përfundoi Sarri.

Meta: Parlamenti duhet të vetëshpërndahet, nuk ofron asnjë garanci për…

I pranishëm në një intervistë për Euronews Albania, për gazetaren Ilva Tare, Presidenti Ilir Meta është shprehur ndër të tjera se, ‘Kuvendi duhet të vetëshpërndahet pasi nuk afron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve’.

“Kuvendi duhet te veteshperndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim”, u shpreh Meta.

Edhe në NATO le të kërkojnë interpretim, do jem në detyrë deri në fund

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një intervistës për Euronews Albania deklaroi se është betuar para shqiptarëve për mbrojtur Kushtetutën dhe do të përballet me këdo që e shkel atë.

‘Përplasja ime do jetë ballore me këdo që prek Kushtetutën. Për këtë të jenë të sigurtë të gjithë, si në mazhorancë edhe në minorancë’, tha Presidenti Ilir Meta.

Lidhur me komisionin e PS për shkarkimin e kreut të shtetit, Presidenti Meta tha: ‘Jo në Venecia, por në NATO lë të kërkojnë interpretim dhe opinion. Kjo punë ka marrë fund. Unë do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022’.

Kreu i shtetit ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh se, do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

‘Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës.

Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por është në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi’, është shprehur Meta gjatë intervistës në studion e emisionit Ilva Now.

Presidenti: Maxhoranca po dënon me vdekje Reformën në Drejtësi!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për Euronews Albania ka komentuar ligjin e sapomiratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh se, do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutë. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës.

Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur z. Meta gjatë intervistës në studion e Ilva Now.

Kokaina, afera që rrezikon Olsi Ramën nga plumbat ?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkon përgjigje nga Edi Rama: Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?

Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.

Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:

– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?

– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?

– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?

Po për cilën aferë bëhet fjalë që e tremb kaq shumë vëllain ë kreut të qeverisë? Nëse kthehemi pas në kohë, kujtojmë se Olsi Rama ishte i përfshirë direkt në aferën e kokainës të laboratorit të Xibrakës.

Ish-Kryeministri Berisha akuzoi Olsi Ramën për lëvizjet me makinën e kreut të organizatës së trafikut të kokainës në Xibrakë. Ai kishte kaluar disa herë kufirin me këtë automjet.

Olsi Rama nuk e përgënjështroi asnjëherë këtë akuzë të Berishës. As vëllai i tij në krye të qeverisë ndonëse përballej për çdo senacë me denoncimin e ish-Kryeministrit nuk fliste dhe nuk ksihte kurajon ta përgënjshtronte.

A bëhet fjalë për një aferë të tillë të ngajshme të trafikut të drogës që e bën vëllain e kreut të qeverisë që të përdorë një makinë amerikane të blinduar? Deri tani Olsi Rama ka heshtur dhe po ahstu edhe vëllai I tij në krye të qeverisë.

Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:- Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?- Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?- Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?

Gepostet von Gazment Bardhi am Mittwoch, 12. Februar 2020