17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Lleshaj gënjeu për gazin helmues/ Lubonja: Është bashkëpunimi i atyre që abuzojnë dhe vjedhin…

Dy ditë më parë në mediat e Kosovës doli lajmi se drejtori i Policisë Rashit Qalaj ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri dhe këtë e kishte bërë me presion të presion të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Insajderi zbuloi se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës. Kishte mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës.

Analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja thotë se, ky lajm i ka lënë shije të keqe – madje e shpjegon me këtë arsyetim.

“Në këtë çështje ka një komponent ligjore, por ka edhe një komponent të fortë moral dhe kur them moral edhe politik pasi, sikurse thotë Rusoi, kush ndan moralin nga politika nuk kupton asgjë nga të dyja. Është ndjenja morale që në përgjithësi na bën të dënojmë ata vende që shesin armë, që përdoren në vende ku ka luftë e vriten njerëz, edhe kur ligjërisht mund të mos kenë kryer ndonjë krim”.

“Ministria e Prishtinës mjaftohet duke thënë se, nuk ka shkelur ndonjë ligj. Kështu thotë edhe ajo Tiranës. Po a mjafton kaq për të qenë në rregull moralisht dhe politikisht? Jo. Moralisht dhe politikisht Kosova duhet të ishte vendi i fundit ku qeveria e Tiranës do të duhej të drejtohej për të marrë armë për të helmuar popullin e opozitës shqiptare. Për të njëjtat arsye pala kosovare do të duhej të ishte e fundit që ta pranonte një kërkesë të tillë”, ka thënë Lubonja për Insajderin.

“Dy ministritë pretendojnë se kanë një marrëveshje bashkëpunimi. Në fakt këtu kemi bashkëpunimin e dy pushteteve antipopull, anti demokraci që synojnë të mbështesin dhe legjitimojnë njëri-tjetrin. Është bashkëpunimi i atyre që abuzojnë e vjedhin kundër të abuzuarve dhe të vjedhurve. Pra një akt i tillë, mund të afrojë një kategori politikanësh, por midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit nxit ndarje”.

Berisha denoncon superskandalin: Sistemi i Gjendjes Civile futet në kaos për qëllime elektorale

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në “sistemin” e gjendjes civile të rretheve në Fier është bërë një super ngatërresë që nuk dimë më se ku të plasim kokën, të gjithë figurojnë në vendbanime jo përkatëse me “sistemin ” e ri që ka bërë ky i plotfuqishmi.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Super Skandal!

Futet ne kaos per qellime elektorale si kurre me pare sistemi i gjendjes civile!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje doktor keni ngel shpresa e fundit per problemin ton pasi kte problem e kemi denoncuar dhe ne emisionet investigative dhe t gjith na kan len pa pergjigje mesa duket dhe ata financohen nga i madherishmi rama.. ne ” sistemin ” e gjendjes civile te rretheve ne fier esht ber nje super ngaterres qe nuk dim me se ku te plasim koken te gjith figurojn ne vendbanime jo perkatese me ” sistemin ” e ri qe ka ber ky i plotfuqishmi.

Problemet me kte situat nuk kan te sosur krahas gjith problemeve te tjera q sjell kjo ngaterres per cdo dokumentacion q na nevojitet tn dhe vdekjet q po ndodhin nuk po arrim ti cregjistrojm dot per arsye se kur shkojm ne gjendjen civile nuk figuron atje per ne.

Rreth te tjera q as ja kemi iden se ku ndodhen rasti me i fresket esht vdekja e nje familjarit ton q spo arrim dot ta crregjistrojm per kte arsye dhe po kaluan 10 dit mesa di marim dhe gjob kur shkojm atje na thon e ka fajen “sistemi” ju lutem anonim se e ca nuk pret nga kta.. nese esht nevoja te dergoj dhe fotot qe u kam shkruar emisioneve dhe te gjith m kthejn nje pergjigje shkurt fare… po ta shikoni m nga afer kte problem ju garantoj qe esht nje super skandal qe dhe ne afrik smund te ndodh flm dhe nje her anonim ju lutem

Alarmante/ Të rinjtë braktisin Shqipërinë, trefishohet numri i të moshuarve

Shqipëria po thinjet me shpejtësi. Të rinjtë po largohen, lindjet kanë rënë ndjeshëm, ndërsa popullsia e moshuar, vitet e fundit është trefishuar.

Specialistet e Shëndetit Publik thonë se as popullata shqiptare nuk po i shpëton plakjes.

Vetëm dy dekadat e fundit, numri i të moshuarve është shtuar ndjeshëm. Nga 8% që zinte kjo grupmoshë në vitet 2001, në 2018 të moshuarit zënë 14% të popullsisë.

Por plakjen e vërtetë duket se do ta përjetojmë pas 10 vitesh. Sipas projeksioneve të INSTAT në 2031, mosha mesatare e popullsisë do të jetë 42 vjeç, numri i vdekjeve do të rritet ndërsa shtimi i popullatës do të jetë edhe më i ulët.

Italia është ndër vendet me popullsinë më të plakur në Europë, ku 23% të saj e zënë të moshuarit. Pas një dekade edhe Shqipëria do të ketë më shumë të moshuar, më shumë nevojë për shërbime ndaj tyre, por veçanërisht për politika stimuluese për shtimin e popullsisë. /A2News

“Rama KÇK”/ SPAK kthen mbrapsht dosjet e para të OFL

SPAK ka kthyer pas dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit për plotësim faktesh.

Në SPAK gjenden 12 dosje të OFL-së. Dy dosjet e para të OFL-së që SPAK ka marrë nën shqyrtim janë ato të Altin Hajrit dhe Saimir Taullait.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të Organizuar ka kthyer pas sekuestrimin e resortit “Golden” dhe pasurive që përflitet se i takojnë atij. Top Channel mëson se SPAK i kërkon policisë të plotësojë dosjen me veprime të mëtejshme.

Në duart e prokurorëve të SPAK janë për vlerësim 12 dosje të personave me të shkuar kriminale. Prokurorët kanë afat 15 ditë dhe sipas aktit normativ ku është bazuar operacioni në përfundim të këtij procesi do të vendoset, ose përfundim ose rasti do të dërgohet në gjykatë.

Shkodra nën terror të plotë, Berisha: Narkopolicia bën gjasme sikur i kap!

Shkodra është kthyer edhe njëherë në vëmendje të krimit, kur ditën e sotme raportohet se në qendër të qytetit ka pasur përplasje me armë midis bandave.

Denoncimi vjen edhe nga një qytetar që shkruan: ‘Sot perseri ne lagjen Parruce banoreve dhe tregtareve ju rrezikua jeta nga bandat e Edvin Krimit. Para 40 min jane gjuajtur bandat nga makinat e tyre dhe kane rrezikuar jete njerezish. Policia ka vonuar 15 min per te vajtur ne vendngjarje me qellim qe bandat te kishin rruge te lire dhe te mos ju hynte gjembi ne kembe.’

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish kryeministri Berisha.

‘Shkodra nen terror te plote!

Bresheri ne mes te bandave te partise ne qender te qytetit!

Narkopolicia bene gjasme sikur i kap!

Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha!

Sot perseri ne lagjen Parruce banoreve dhe tregtareve ju rrezikua jeta nga bandat e Edvin Krimit. Para 40 min jane gjuajtur bandat nga makinat e tyre dhe kane rrezikuar jete njerezish. Policia ka vonuar 15 min per te vajtur ne vendngjarje me qellim qe bandat te kishin rruge te lire dhe te mos ju hynte gjembi ne kembe. Brenda dy javeve Shkodra ka perjetuar ty beteja bandash. Shkodranet jane te trembur dhe kane frike te dalin ne rruge si ne vitet 1997 ku bandat e Gramoz Ruçit terrorizuan qytetin.

Shkodranet kane disa pyetje per Edvin Mafine dhe Sander Mafine:
Kur do goditen bandat ?

Kur qytetaret do dalin te sigurte nga shtepite e tyre?

Kur do jene te sigurte bizneset nga gjobat?

A ekziston Shkodra per ju dy?

A ekziston OFL, SPAK, etj ne Shkoder?

Video/ Basha në servisin e sipërmarrësit kurajoz: Biznesi i vogël, prioritet i progamit të PD

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vazhduar me takimet e tij me qytetarët. Me një postim në Facebook, Basha tregon se ka takuar biznesmenë të vegjël, të cilët mezi mbijetojnë në këtë situatë që ka krijuar qeveria.

Basha tregon se biznesi i vogël do të jetë prioritar në programin ekonomik të PD.

‘Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave.

Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit.

#PotëDëgjoj’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Facebook.

Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit.#PotëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 12. Februar 2020

AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, reagon ndaj deklaratave të Ramës. Bardhi shkruan në reagimin e tij se, AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt!

Reagimi i plotë i Bardhit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, reagon ndaj deklaratave të Ramës: AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt!

Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energjisë elektrike.

Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryeministri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qindra milionë euro para dhe pasuri publike!

AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt!

Luftë mes bandave në Shkodër, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarrin kanë ndodhur në lagjen ‘Parruce’ të Shkodrës rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Dy grupe me 2 makina kanë shkembyer zjarr me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve të policisë dyshohet se 2 mjete kanë qenë në lëvizje dhe një person nga mjeti tip fuoristradë ka qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër.

Autorët janë larguar policia po punon për identifikimin e kapjen e tyre.

Janë sekuestruar disa gëzhoja në vendngjarje, dyshohet se ka persona të plagosur.

PD dorëzon propozimet e para për Reformën Zgjedhore: 3 paketa për ndarjen e politikës nga krimi dhe godItjen e krimit zgjedhor

DEKLARATË E PËRFAQËSUESIT TË PARTISË DEMOKRATIKE NË TRYEZËN POLITIKE PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Ky është takimi i dytë që patëm si grup i katër përfaqësuesve politikë bashkë me ekspertët e ODIHR-it.

Opozita sot bëri disa propozime. Janë tre paketa në lidhje me atë që ne mendojmë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi, do të godasin krimin zgjedhor, do të rrisin efikasitetin e krimit zgjedhor.

Është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi.

Pra, është një paketë e cila trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisionit dhe bashkë me ekspertizën e ekspertëve të ODIHR-it besojmë se do të ecim me shpejtësi për t’u dhënë drejtim çështjeve që janë me ndikim shumë negativ mbi procesin zgjedhor.

KQZ i heq mandatin këshilltarit të PS, fshehu dy dënime në Zvicër

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin anëtarit të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Kamzës, Mirush Dema (Troci).

Ishte Prokuroria e Përgjithshme e cila dy ditë më parë i kërkoi KQZ heqjen e mandatit për Mirush Demën (Troci), pasi ka fsheshur dy dënime në Zvicër.

Ndonëse 28-vjeçari ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019 rezulton të ketë fshehur krime më të rënda.

Dema, në dhjetor të vitit 2014 i ka ofruar një polici në Zvicër t’i shiste 4 pako me heroinë, pa e ditur se ai ishte i infiltruar. Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

Ky nuk është socialisti i vetëm që rezulton i dënuar më parë, pasi deri më tani i janë hequr mandatet kryebashkiakëve të Shkodrës dhe Kamzës, Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku.

Ndërkohë, opozita ka ngritur akuza se kanë qenë të dënuar më parë dhe e kanë fshehur në formularin e dekriminalizimit edhe Mark Babani i Vaut të Dejës dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.