22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Zbardhen propozimet e opozitës për reformën zgjedhore: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK

Përfaqësuesit e palëve politike të PS, PD, dhe “opozitës së re” për reformën zgjedhore, kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim me përfaqësues të OSBE/ODHIR. Në përfundim të takimin it, Oerd Bylykbashi zbardhi disa nga propozimet që ka bërë Partia Demokratike: Mes tyre është dhe hetimi nga SPAK i krimeve zgjedhore.

“Bëmë propozime në lidhje me ato që do e ndajnë politikën nga krimi, do godasin krimin zgjedhor, roli i policisë në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Rol të shtuar për policinë gjyqësorë dhe elemente që garantojnë lirinë e zgjedhësve, si dhe rolin e prokurorisë, të thjeshtë dhe speciale, në goditjen e krimit zgjedhor. Futja e krimit zgjedhor në kompetencat e SPAK-ut”, tha përfaqësuesi i PD në tryezë Bylykbashai, në një deklaratë për gazetarët.

Manipulimi i sondazhit nga ministrat, Paloka: Këta “rilindasit” e vegjël, thjesht ndjekin “bablokun” e manipulimit të votave

Manipulimi i sondazhit nga ministrat e Ramës, reagon n/kryetari i PD, Edi Paloka: Asgje nuk ka per tu habitur; keta “rilindasit” e vegjel, thjesht ndjekin “bablokun” e manipulimit te votave

Kur mendon se “rilindja” e ka zbrazur gjithe arsenalin e saj ne vjedhjen dhe manipulimin e votave , ata prape ja dalin te na “befasojne”.

U kapen duke blere vota ne Korce ne zgjedhjet e pjesshme lokale, pa patur asnje nevoje , vetem dy muaj pasi kishin marre pushtetin.

Vazhduan me zgjedhjet e Dibres e me pas me 2017 , manipulime te dokumentuara tanime ne dosjet 184 e 339.

Akti i fundit ishte 30 qershori, ku Rama vodhi dhe votimet ku kandidonte me veten…

Po me sa duket “rilindasit” nuk kane limite ; mbreme jane vetedemaskuar prape, pasi jane kapur duke manipuluar vota ne votimin elektronik ne nje sondazh te emisionit “Opinion” brenda vete qeverise Rama.

Ne fakt asgje nuk ka per tu habitur; keta “rilindasit” e vegjel , thjesht ndjekin “bablokun” e manipulimit te votave. Rama ka 20 vjet ne pushtet por kurre nuk eshte votuar realisht. Qe me zgjedhjen e tij ne krye te PS per here te pare, Rama eshte denoncuar e demaskuar se bleu votat e delegateve ne votimin e dyte ( se te parin qe u votua drejte e humbi). Prej asaj dite e deri me sot, Rama vetem ka korruptuar, blere e manipuluar zgjedhjet qe e kane mbajtur ne pushtet.

Nuk e di a ka me shqiptar apo nderkombetar qe beson realisht se Rama mund te zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme ne kete vend , kur keta kapen duke vjedhur dhe vetveten?!

Basha pret delegacionin nga Presheva dhe Bunanovci: Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare

Kënaqësi te prisja në Tiranë, z. Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti,kryetar i Alternativës per Ndryshim në Bujanovc.

U ndalëm gjerësisht në gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritahmëritë e tyre për të nesërmen. PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, duke i konsideruar si çështje prioritare dhe angazhohet për të dhënë kontribut thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare si hap i domosdoshëm për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të tyre dhe që zëri i tyre të forcohet e të jehojë më fort në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Pres me kënaqësi të vizitoj së shpejti personalisht Luginën e Preshevës.

Denoncohet operacioni KÇK, Berisha publikon sms-në: Pse nuk preken të forte nga Kruja

Qytetarë të Krujës e shohin me qesendi, të ashtuquajturin operacion OFL që godet krimin e organizuar, në një kohë kur ata radhitin emrat e dhjetëra “të fortëve” me origjinë nga Kruja, deputetë, zyrtarë e policë që nuk ka zot t’u dalë përpara.

Emra si Betim Rryci, Ilir Bushit, Ilirjan Salës, Fatmir Durmës, Rexhep Rrajës, Ramazan Rrajës, Edmond Kadiut, Pëllumb Stafukës, Bilbil Maja etj renditen në një denoncim, që ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar sot në profilin e tij në Fb.

Berisha tregon se sms-ja “denoncon operacionin forca e krimit të KÇK, për mbrojtjen e kriminelëve e trafikantëve të drogës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”

Përshëndetje z.Berisha

Ju lutem, denoncojeni këtë problem.

Sot rastësisht një inspektor krimesh në Fushë Krujë, që për arsye sigurie s’dua t’ia them emrin, më tha:

OFL ngjan si një strukturë kriminale ose bandë që ka mbështetje vetëm Kryeministrin dhe opsionin e tij, që tejkalon çdo institucion tjetër. Për shembull, tha ai, OFL ka amistuar të gjithë kontigjentin kriminal të grupeve që financuan dhe tregtuan mbjelljen e hashashit në rrethin ose në territorin e bashkisë Krujë nga viti 2013 e deri në 2019, se tani po përgatiten fidanishtet.

OFL po merret me makinat e zhdoganuara të regjistruara e me dokumente të rregullta, kurse makinat e policit Betim Rryci, Ilir Bushit, Ilirjan Salës, Fatmir Durmës, Rexhep Rrajës, Ramazan Rrajës, Edmond Kadiut, Pëllumb Stafukës, Bilbil Maja etj nuk preken nga Policia dhe hetimet gjithmonë kanë dështuar.

OFL po amiston fajdexhinjtë që prodhojnë krim”.

U përzgjodh si foto më e mirë mes 48 mijë fotove

Nga minjtë që ishin duke u përleshur në nëntokën e Londrës, deri te orangutangu i mposhtur afër një ringu, këto janë fotot kryesore të konkursit të Muzeut të Historisë Natyrore, të jetës së egër për Fotografinë e Vitit.

Minjtë e tërbuar në nëntokën e Londrës fituan konkursin vjetor, pasi Sam Roëley kapi një përleshje të vogël për ushqim, transmeton Telegrafi.

Ajo doli në krye pasi 48,000 fotografi të kafshëve u dorëzuan këtë vit në konkurs, me vetëm 25 duke bërë listën e shkurtër përfundimtare të imazheve nga kafshët e ndryshme.

Trupi gjykues tha: “Sam zbuloi mënyrën më të mirë për të fotografuar minjtë që banonin në nëntokën e Londrës dhe ajo që kishte kapur ishte mjaft mbresëlënëse”.

“Ai vetëm pa se ata po luftonin për copëza ushqimesh të rënë nga pasagjerët. Kjo luftë zgjati shumë shkurt, përpara se njëri prej tyre t’a marrë ushqimin dhe pastaj ata shkuan në rrugët e tyre të ndara”.

Një tjetër hyrje me titull ‘Humbja e Luftës’ ishte ndër më të lavdëruarit, pasi Aaron Gekoëksi tregoi një orangutang në veshjet e boksit në Safari Ëorld të Bangkok.

Imazhe të tjera mahnitëse tregojnë drerin e bardhë të Arktikut të kamufluar kundër borës dhe një jaguar që mbante një anakonda me këlyshin e saj.

Gazi helmues nga Kosova, Paloka: E kanë bërë qëllimisht për…

“Rama dhe Lleshi i tij, mund ti gjenin kudo bombat, por qëllimisht i morën në Kosovë nga bashkëpunëtorët e tyre, për të nxitur armiqësinë midis shqiptarëve në dy krahët e kufirit”. Kështu e komenton nënkryetari i PD-së Edi Paloka, lajmin se Policia shqiptare i kishte marrë nga Kosova 500 granata me gaz lotsjellës të përdorura gjatë protestave të opozitës vitin që shkoi.
Përmes një ragimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se, fakti që gazi është marrë në Kosovë e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë e tyre.

Reagimi i plotë i Palokës

Lleshi paska konfirmuar sot publikisht se ka marre bomba me gaz nga Kosova per te sulmuar opoziten shqiptare.

Qe me ate gaz jane helmuar mijera shqiptare, (perfshi dhe gra shtatzena e femije qe as nuk kane qene pjese e protestave )si pasoje e perdorimit kriminal e te jashteligjshem nga ushtaret e Rames, neser do te pergjigjen nga i pari tek i fundit. Por fakti i fundit, qe gazi eshte marre ne Kosove, e ben shume me te rende pergjegjesine e tyre. Ky nuk eshte nje veprim prej naivesh, por i menduar mire nga ai qe puthet me zedhenesin e Milloshevicit dhe shfryn me urrejtje ndaj kryeministrave te Kosoves.

Rama dhe Lleshi i tij, mund ti gjenin kudo bombat, por qellimisht i moren ne Kosove nga bashkepuntoret e tyre, per te nxitur armiqesine midis shqiptareve ne dy krahet e kufirit.
Sigurisht qe nuk do t’ja arrijne dhe neser do te pergjigjen dhe per tradhetine e tyre.

Dokumenti/ Ben Blushi ortak me Klodian Zoton tek inceneratorët

Një dokument zyrtar në Bullgari ka nxjerrë zbuluar ortakërinë e Klodi Zotos, bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kopmanisë të konçesionit të inceneratorëve, me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodi.

Inceneratoret dhe PPP-ja e qeverisë për djegien e -mbetjeve është një nga çështjet më të forta mbi të cilën media dhe opozita kanë ngritur me dhjetra akuza duke e quajtur një aferë të pastër korruptive. Mediat kanë raportuar se ky koncesion i ka marrë buxhetit të shtetit dhjetra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Skandali me i fundit ishte denocimi nga Monitor se Inceneratorët kishin marrë 47 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Shumë media kanë ngritur akuza ka pasur edhe dhjetra denoncime, por një nga mediat më mbrojëtëse të kësaj afere është Top Channel i cili çuditërisht në kronikat e tij bën avokatinë e kompanisë dhe transmeton kronika pro djegies së mbetjeve. Një mbrojtje publike që do çudiste këdo, por dardha e ka bishtin mbrapa.

Kronikat në Top Channel e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si “shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve” në Fier, Elbasan e Tiranë, gjë që e ka lënë të qetë edhe Zoton, i cili nga “klient armik” i ekranit të Top Channel, u bë “klient mik” i tij. Asgjë nuk ka ndryshuar, e gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim, pasi dokumenti tregon qartë lidhjen dhe bashkëpunimin e Klodi Zotos me Ben Blushin. Ortakëria e bashkëshortes të Ben Blushit me Klodian Zoton e inceneratorëve shpjegon gjithçka.

Drejtori aktual i Top Channel, dikur ministër socialist, i cili më pas doli kritik ndaj kryeministrit Rama. Ben Blushi është përfolur në media për skandale të ndryshme, akuza politike, por përtej çdo të akuze ndaj tij, CNA.al ka zbuluar ortakërinë e Ben Blushit me Klodin e inceneratorëve. “Shënjtori” Blushi del hapur me dokumenta si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve.

Ndonëse pretendohet se Top Channel apo Top Story ekskluziv i Blushit bëjnë investigime, zbardhin të vërteta gjoja në sulm ndaj qeverisë, duke sulmuar korrupsionin, të vërtetën e inceneratorëve, por ortakëritë nuk i tregon. Gjithçka duket e zgjidhur, nuk është thjesht akuzë por një fakt që e tregojnë dokumentat, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me Klodian Zoton.

Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji, shkruhet në dokumentin e mëposhtëm.

Më poshtë materiali është përkthyer dhe i plotë edhe në shqip./CNA.al

EM CAPITAL GROUP AD

Numri rendor: 001.

Baza e regjistrimit: Neni 63, pika 1 dhe 4 e ligjit kundër pastrimit të parave

Numri fiskal: 205581390

Emri i kompanisë: EM CAPITAL GROUP AD

Forma ligjore: Kompani aksionere

Selia qëndrore dhe adresa e saj: Bullgari, Bashkia e Stoliçnas në Sofije. 1000 Reon Vitosa. Bulgarian Bulevard nr.88, Intrefon

Aktiviteti: Aktivitet tregtar në vend, dhe menaxhim dhe zhvillim i projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji.

Kapitali
Përfaqësuesi: David Jupian Ujait

Bordi i drejtuesve: Denisa Tolkuçi, David Jupian Ujait

Fondi limit: 50.000 leva (25.000 euro)

Numri i aksioneve: 5.000 (ose 1 aksion 10 leva)

Pronësia e kompanisë:

Mirel Mërtiri, banues në Maltë

Klodian Zoto, banues në Shqipëri

Eva Blushi, banues në Shqipëri

Personi i kontaktit: Riçard Eduard Pegg

Adresa: Rruga 39 Moskosvka, kati i tretë, Bashkia Stoliçna, Sofje, Bullgari.

“CNA.al”

Pse nuk bllokohet Linkolni i blinduar TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga Edi Rama?

Partia Demokratike deklaroi se aksioni i nisur nga policia kundër krimit dhe mjeteve të blinduara është vetëm propagandë.

Ish-deputeti Ervin Salianji, tha në një deklaratë për mediat se, Edi Rama lëviz me makinën e blinduar të vëllait, Olsit.

“Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeministrit. Jo vetëm për automjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë”, tha ndër të tjera Salianji.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.

Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blunduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga pokciia.

Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?

Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin.

Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.

E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës.

Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryear bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike.

Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 11. Februar 2020

“Jam shefi i KÇK-së, dola në terren!”, Berisha publikon foton

Aksionet e qeverisë kundër KÇK-së janë kthyer në subjekt memesh dhe ironie në rrjetet sociale.
Një prej këtyre memeve u bë virale së fundmi. Ajo tregon kryeministrin Edi Rama teksa vendos gjoba në rrugë, sipas një videoje që ai shpërndau para disa vitesh.

Kjo foto u shpërnda edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Shefi i bandës antikushtetuese KÇK!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminstrit

• Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga Edi Rama

• Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminstrit, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve të tij, dënuar për kokainën në Xibrakë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.

Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blunduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga pokciia.

Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?

Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin.

Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.

E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës.

Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryear bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike.

Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!