30.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Në shkolla nuk ka ngrohje, Berisha: Narkokryetari monist abuzon me paratë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një prindi nga Peqini, i cili ankohet se në shkolla nuk ka ngrohje prej dy muajsh, që është edhe periudha më e ftohtë e vitit.

Berisha akuzon kryebashkiakun për abuzim me fondet.

Denoncimi i plotë

Denoncohet narkokryetarin monist te Peqinit per lenien pa ngrohje te shkollave te Rrethit dhe abuzimin me parate e ngrohjes!

Lexoni denoncimin e prindit dixhital! sb

Pershendetje! Jam prind i 2-femijeve nga Peqini 1-ne klase te pare 1-ne klase te trete shkova sot per ti mor tek shkolla femijet kishin ngrire te ftohtit sepse ne shkolle nuk ishin ndez kaldajat per arsye se nuk ishin furnizuar me naftë. Vajta u ankova tek drejtoresha e shkolles dhe me tha qe nuk i kemi ndez sepse nuk na ka furnizuar bashkia me naft.

Ka 2 muaj qe ne shkolle nuk ndizen ngroheset. Ne nje temperature – femijet e vegjet te ngrin ftohtit kjo eshte nje krim njerezor.Dua te bej nje denoncim per kryetarin e bashkise se Peqinit te dergoj naft neper shkolla dhe kopeshte se po thahen femijet nga ftohti dhe te mos vjedhe parat tona.Mjaft vodhet vetem per vete mendojini pak per femijet e vegjel.

Albin Kurti reagon për vizitën në Tiranë dhe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vizitën e sotme zyrtare në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë së Prishtinës shprehet se vizita ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike.

Më tej, Kurti paralajmëron mbledhjen e dy qeverive, që këtë herë do të ndodhë në Shkodër në muajin mars.

Postimi i plotë i Albin Kurtit

Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë.

Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.

Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë.

Kunati i Ben Blushit gjobvënës dhe sekser, përzgjidhet për në Gjykatën e Lartë!

Nuk plotëson asnjë kriter, por përzgjidhet për anëtar të Gjykatës së Lartë, falë reformës në drejtësi të Edi Ramës. Bëhet fjalë për kunatin e Ben Blushit, drejtor i Top-Channel, Alban Brati.

Denoncimi bëhet në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Sipas këtij të fundit, ai është i denoncuar si gjobvënës dhe sekser dhe ka dosje pëGjor ndjekje penale!

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Alban Brati, kunati i Arben Malavites perzgjidhet per anetar te Gjykates se Larte! Ai eshte i denoncuar si gjobvenes dhe sekser dhe ka dosje per ndjekje penale!

Por vetingun ja u ben Arben Malavita me teleblushin e tij 24/7 ne lepirje te Rames dhe mbeshtetje te krimit shteteror!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema z Berisha desha tju ve ne dijen se sapo e mesova se sekretari i pergjithshem i kuvendi z Alban Brati eshte perzgjedhu si kandidat per gjygjtare ne gjykaten e Lare dhe se ky person eshte i kallzuar ne prokurorine e Tiraner si sekser nderhyres neper istutucione gjobvenes dhe mashtrus Ceshtja eshte ankimuar ne gjykaten Penale Per me teper munde te sjelle dosjen aty ku te me adresoni Faleminderit

Bardhi publikon videon dhe pyet Edi Ramën: Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video dhe pyet Edi Ramën: Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Reagimi i plotë i Bardhit

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 11. Februar 2020

Arta Dade: Diplomacia s’bëhet me show! Skandal që Rama shkon në kancelaritë e huaja dhe…

Ish-ministrja socialiste, Arta Dade është e bindur se Kryeministri i vendit jo vetëm nuk ka eksperiencë në fushën e diplomacisë, por as nuk dëshiron të dëgjoje njerëzit me përvojë në këtë fushë.

E ftuar pasditen e sotme në studion e Abc News, ajo foli për politikën që ka ndjekur Rama karshi Kosovës, dhe veçanërisht ndaj Ramush Haradinajt, duke thënë se padia në gjykatë nuk bëhet as për kryeministrin e një vendi që s’ke marredhenie e jo më ndaj Kryeministrit të Kosovës.

Po kështu ajo foli edhe për sfidën e Shqipërisë si vend kryesues i OSBE-së, rolin Bushatit, lënien në hije të Gent Cakajt, etj.

A mendoni se Rama është bërë internacionalist me mënyrën si ka vepruar me Kosovën?

Arta Dade: Rama është prirë nga show dhe jo nga substanca, si tek politika e jashtme ashtu edhe tek ajo e brendshme. Mbase nga lavdatat e ndonjë partneri ndërkomëtar, ai ka qenë i hapur ndaj Serbisë duke ka harruar se duhet të kemi faktorin shqiptar në fokus. Nëse e humbasim kartën e faktorit shqiptar si faktor stabiliteti rajonal, atëhere kemi humbur shumë. Në diplomaci varet shumë mjetet që përdor për të arritur qëllimin. Rama s’ka eksperiencë dhe nuk dëgjon njerëz me eksperiencë.

Si e shihni Kryesimin e OSBE-së dhe rolin që i ka caktuar Bushatit?

Arta Dade: Ne e morëm OSBE sepse nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE, por gjithsesi është gjë e mirë qe e ka marrë Shqipëria. Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet.

Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar.

Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot.

Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (public relations) e vet. Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ça të kapësh) si gjetje e madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!

Grabitja e armatosur në Durrës, flet i ati i të plagosurit: Plumbat rrezikuan edhe fëmijët…

Familjarët e Rexhep Tereziut, që mbeti i plagosur gjatë një tentative grabitje, ende janë të shokuar. Për ngjarjen e mbrëmjes të së hënës në Durrës, i ati i 42 vjeçarit, tregon për abcnews.al se nga plumbat mund të ishin rrezikuar edhe fëmijët.

“Ai qëlloi, u afrua dhe djali i nipçes dhe i qëlloi edhe atij”, tregon i ati.

I shokuar nga ngjarja e rëndë, babai i Rexhepit, Adem Tereziu rrëfen se si djali i tij u plagos në derën e shtëpisë.

“Duken edhe njollat e gjakut, nuk e di se si ka shpëtuar. E kam në kujtesë akoma, kishte frikë të futej në makinë”, tha më tej ai.

Pas identifikimit të bërë nga policia të autorit të dyshuar Astrit Thaçi, ky i fundit vijon të jetë në kërkim. Babai i Rexhepit thotë se me familjen e 27 vjeçarit njihen.

“I kemi respektuar, i ati i tij kishte dyqan këtu, e vlerësonim si familje të mirë”, tregoi ai.

Kurse e para që është përballur me grabitësin ishte kunata e Rexhepit, Kimete Tereziu. “Pistoletën nuk e pashë ai qëlloi jashtë, kishte çorape në kokë dhe doreza”, tregon ajo.

Mbrëmjen e së hënës banorët e zonës së Plazhit në Durres u tonditën nga të shtënat me armë, kur 27-vjeçari Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut.

Pasi grabitësi u zbulua, Rexhepi e ka ndjekur dhe në ambientet e jashtë Thaçi ka shtënë katër herë me armë. Një prej plumbave e kapi në këmbë. Ai u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

100 metra larg vendit të ngjarjes policia gjeti makinën e përdorur nga autori. Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu brenda mjetit është gjetur edhe një sasi lënde narkotike.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies të shtunën në qytetin e Durrësi. Ndërkohë, i riu ka qenë i dënuar më parë në shtetin italian, por edhe në Shqipëri./abcnews.al

Pse nuk është aspak e çuditshme se çfarë po ndodh me Edi Ramën!

Nga Erl KODRA

“Ne nuk mund të negociojmë me njerëz që thonë se ajo që është e imja është e imja dhe ajo që është jotja është e negociueshme”.
John F. Kennedy

Shqiptarët në Ballkan janë ekzistencë, në kuptimin e parë të kësaj fjale. Të shtrirë në kohë dhe hapësirë, ata i janë imponuar botës kryesisht nëpërmjet ekzistencës dhe mbijetesës, por jo edhe nëpërmjet formave të tjera, siç janë luftrat, aleancat dhe blloqet politike ndërkombëtare. Është gati e pabesueshme, por ne e fituam vëmendjen dhe empatinë e perëndimit vetëm atëherë kur ekzistenca jonë u rrezikua seriozisht. Lufta e Kosovës e provon pamëdyshje se SHBA-të dhe vendet e tjera perëndimore ndërhynë në Kosovë kur ekzistenca jonë u gjend nën rrezik potencial, pikërisht atëherë, kur Kosova po zbrazej nga populli i saj.

Shqiptarët në Ballkan iu imponuan perëndimit duke mbrojtur jetën e tyre. Domethënë, ata nuk fituan vëmendje kur kërkonin lirinë, as kur kërkonin vetqeverisje, as kur kërkonin drejtësi shoqërore, por vetëm atëherë kur ekzistenca e tyre u vu në pikëpytje. Vetëm atëherë kur ambasadori William Walker tha se, “në Kosovë janë vrarë civilë të pafajshëm, dhe se ky është një krim kundër njerëzimit”, njerëzimi (lexo ShBA dhe të tjerët) e kuptoi se nuk e ka luksin që të lejojë shuarjen e një race të lashtë. Pjesa tjetër e historisë, dihet. Me sa duket, çdo e drejtë e shqiptarëve, përveç ekzistencës, ka qenë e negociueshme.

Sot gjendja e shqiptarëve është krejtësisht e ndryshme dhe komplekse, krahasuar me të njëjtën periudhë të 21 viteve më parë. Në të vërtetë, fjala “komplekse” ngjanë disi e dobët për të dhënë kuptimin thellësisht të vështirë dhe kompleks ku ndodhet ekzistenca jonë. Në përpjekje për të kuptuar thelbin e vështirësive, papritur gjendesh përballë të papriturave enigmatike, siç është ndryshimet e raporteve, interesave pragmatike dhe fazës së re në të cilën kanë hyrë marrdheniet ndërkombëtare mes fuqive të mëdha, tashmë globalisht.

Në këtë kuptim, duket se bota e para 21 viteve i përket Shekullit të XX. Rusia nuk është e njëjta, po ashtu, Kina, India, Pakistani, Irani, Turqia; ndërsa Bashkimi Europian nuk është i njëjti si para largimit të Britanisë së Madhe. Largimi i saj, sipas disa vlerësimeve, ka lënë një boshllëk të atillë në Bashkimin Europian, të barabartë me largimin njëherëshëm të 19 vendeve të mesme dhe të vogla. Merreni vet me mend se çka do të jetë Bashkimi Europian pas largimit të Britanisë së Madhe!

Shtetet e Bashkuara gjenden nën një presidencë ndryshe, në të vërtetë, krejtësisht të ndryshme nga presidencat e mëparëshme, demokrate ose republikane. Presidenti Trump mbetet një lider i paparashikueshëm, kreativ, jo tradicional dhe improvizues. Së pari, ai e ka kuptuar se realiteti global është ndryshe, se në kushtet e reja të zhvillimeve teknologjike dhe ekonomike, avantazhet mund të jenë të përkohëshme; dhe se në thelb, zhvillimet politike janë rezultante të realiteteve ekonomike, dhe se fuqia ushtarake mbetet element i fortë, por jo i vetmi.

Realiteti i ri global nuk e ka ndryshuar akoma formën, por përmbajtja e marrdhënieve ndërkombëtare ka ndryshuar. Fuqitë e mëdha si Kina dhe India janë bërë edhe më të mëdha, ndërsa Rusia dhe Turqia po ekspozojnë ambiciet e tyre në Siri, Irak, dhe Lindje të Mesme. Shtete të tilla, me rëndësi të jashtëzakonshme në politikën globale nuk mund të injorohen. Dhe me sa duket, Presidenti Trump këtë e ka kuptuar më së miri, duke u lënë dorë të lirë në përpjekjen e tyre në Siri.

Në këto rrethana tejet komplekse, është normale, brenda normalitetit të zhvillimeve ndërkombëtare, që Kosova të gjendet para sfidave të reja. Ideja “novative” për shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë duket se është rrjedhojë direkte e rrethanave të reja globale. Në këtë kuptim, nuk duhet parë si një çudi e madhe nëse kjo ide është artikuluar nga Presidenti Hashim Thaçi, Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe Kryeministri Edi Rama. Në të vërtetë, çudi do të ishte nëse shqiptarët do t’i paranonin këto projekte, duke mos reaguar, duke u lënë dorë të lirë këtyre “negociatorëve krijues” të shesin interesat kombëtare në emër të “paqes” rajonale.

Serbia ka qenë dhe mbetet një mbartëse e interesave të Rusisë dhe Kinës në rajonin e Ballkanit, dhe synon, të përmbushë interesat e saj politike dhe ekonomike nëpërmjet mbështetjes pa rezerva që Rusia dhe Kina i kanë dhënë asaj, historikisht. Marrveshjet e vështira nuk arrihen lehtë, për më tepër, ato mes Kosovës dhe Serbisë, në një mjedis ku përplasen interesat e Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Kinës. Në një farë kuptimi, Ballkani është akoma pika strategjike prej ku mund të luhet me stabilitetin e Kontinentit të Vjetër.

***
Sivjet priten zhvillime ndërkombëtare për shqiptarët në Ballkan. Kosova mund të gjendet përballë sfidave të tilla si “merre ose lëre”; ose më keq akoma, nën një presion të paprecedentë të tipit “kjo është e vetmja rrugë”.

Kosova gjendet në një situatë të çuditshme, gati të pabesueshme; e sfiduar dhe e sulmuar nga Kryeministri Edi Rama. Është e rrallë ajo që po ndodhë me Kryeministrin e Shqipërisë, por në fakt nuk është aspak e çuditshme se çfarë po ndodh me Edi Ramën si individ.

Me kohë, qysh para 20 viteve dhe në vazhdim, Edi Rama ka qenë një rob i veseve të tij. Projekte të tilla, si projekti “Edi Rama” nuk mund të jenë të rastësishëm. Historia ka treguar se projekte të ngjashme kanë rezultuar efikase për të përmbushur dhe mbrojtur interesat të caktuara. Qartazi, Edi Rama ka në axhendë interesa të tjera, të ndryshme nga interesat kombëtare. Se cilat mund të jenë ato interesa, do të jenë objekt i një teksti tjetër.

Kryeministri Albin Kurti së shpejti do të gjendet nën presion për negociatat me Serbinë. Të shpresojmë se ai do t’i rezistojë kurtheve, duke mos pranuar të negociojë për gjëra të panegociueshme, si sovraniteti dhe tërësia territoriale. Për momentin, Albin Kurti nuk mund të mbështetet nga qeveria shqiptare.

“Antishpifja”/ PD dhe opozita kërkojnë që këto dy ligje të anulohen dhe të grisen sepse janë anti-kushtetuese

• PD dhe opozita kërkojnë që këto dy ligje duhet të anulohen dhe të grisen sepse janë ligje anti-kushtetuese, janë anti-demokratike, janë dy ligje anti-europiane

• Edi Rama po kërkon të kapë AMA-n duke emëruar fjalim shkrues dhe njerëz të besuar të tij në krye të këtij institucione, duke tentuar kontrollin e plotë të medias

DEKLARATË PAS TAKIMIT ME KOMISIONIN E VENECIAS, ALBANA VOKSHI NË EMËR TË OPOZITËS

Sapo përfunduam një takim shumë frytdhënës me ekspertë të Komisionit të Venecias, të cilët janë në Shqipëri për paketën e ashtuquajtur Anti-shpifje. E them frytdhënes sepse ne besojmë se Komisioni i Venencias do të dalë në një opinion objektiv, pas takimeve që kanë pasur gjatë gjithë ditës së sotme me palë të ndryshme interesi.

Ne sigurisht ishim në këtë takim si pjesë e opozitës ku shfaqëm qëndrimin tonë kundër paketës anti-shpifje, ku të dy ligjet, qoftë ligji për AMA, qoftë ligji për AKEP-in, janë ta hartuara në mënyrë jo transparente, me qëllimin e vetëm për të kontrolluar dhe atë pjesë të medias, pra median online, kritike të qeverisë dhe të kryeministrit, të asaj media që deri më sot ka bërë transparencë të aferave korruptive dhe të bërjes palë të një pjese të qeverisë me krimin dhe me krimin e organizuar.

Kjo është mënyra e Edi Ramës dhe qeverisë për të kontrolluar edh këto media. Pra, atë që nuk mund ta blejë, atë që nuk mund ta zotërojë, atë që nuk mund ta presionojë, Edi Rama po kërkon ta kontrollojë përmjet këtyre dy ligjeve që po i paraqet si paketë anti-shpifje. Qëndrimi i PD dhe i Opozitës është që këto dy ligje duhet të anulohen.

Nuk duhet ntë përmirësohen, por ato duhet të grisen dhe të anulohen. Pra, çdo gjë që pretendon qeveria, tashmë është pjesë e legjislacionit aktual, ndaj nuk ka nevojë për dy ligje të tjera, të cilat nëpërmjet veshjes me kompetenca të dy trupave, AMA-s dhe AKEP-it, të cilat kontrollohen totalisht nga qeveria, Edi Rama po kërkon të kontrollojë mediat online.

Ka tentuar qysh në ditën e parë që ka ardhur në pushtet Edi Rama për të kontrolluar mediat, për të kontrolluar zërat kritikë, tashmë po e bën në të gjitha mënyrat, qoftë nëpërmjet ligjeve, qoftë nëpër kontrollit të bordit të AMA-s, apo të emërimit të personave të tij besnikë në krye të AMA-s dhe AKEP-it.

Siç bëri me kontrollin e AKEP duke emëruar shefin e tij të protokollit, pra njeriun e tij, atë po kërkon të bëjë nëpërmjet emërimit të fjalim shkruesve apo të personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës, përsa i përket kryesimit të AMA-s. Ajo çka dua të përsëris, është që qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është që këto dy ligje duhet të anulohen.

Këto dy ligje duhet të grisen sepse janë ligje anti-kushtetuese, janë anti-demokratike, janë dy ligje që në fund të ditës janë anti-europiane. Kjo shtë edhe arsyeja pse këto dy ligje duhet të anullohen në mënyrë urgjente. Edhe njëherë dua të theksoj se ne besojmë se opinioni i Komisionit të Venecias, do jetë një opinion objektiv, ndaj i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të zbatojnë opinionin e këtij komisioni kur të nxjerri për paketën Anti-shpifje.

Basha: Tirana, zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi për një të nesërme më të mirë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, me rastin e 100-vjetorit të Tiranës, shkruan në një postim në rrjetin social se, Tirana mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë.

Postimi i kryetarit Basha

Sot kryeqendra e shqiptarëve kremton 100 vjetorin e saj si kryeqytet. Në këtë ditë historike, mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë. Zoti e bekoftë Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët!

Shpërthejnë thirrjet “Rama ik” edhe në 100-vjetorin e Tiranës!

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, ishte i pranishëm në ambientet e Teatrit Kombëtar ku dhe mbajti një fjalim.

Nga godina e Teatrit Kombëtar, e cila është kthyer tashmë simbol i rezistencës, pasi prej më shumë se dy vitesh bashkia Tiranë kërkon që ta shembë, Meta vlerësoi faktin që ceremonia po zhvillohet pikërisht në atë ambient.

Pas përfundimit të fjalës së Metës në ceremoni, në ambinetet e Teatrit Kombëtar u shpërthyen thirrjet “Rama ik”!

“Eshtë një ditë e shënuar për mbarë kombin tonë. Jam i lumtur të jem me ju dhe t’i uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për 100 vjetorin e kryeqytetit. Koha vërtetoi se vendimi i Kongresit të Lushnjes per Tiranen kryeqytet ka qenë një ndër vendimet më të mençura.

Shpreh bindjen se Tirana ia ka dalë të jetë qendër kulturore, ekonomike, sociale dhe sportive. Në historine 100 vjeçare te Tiranës krahas arritjeve jemi të vetëdijshëm se ka pasur edhe egocentrizem. E vlerësoj faktin që kjo ceremoni po zhvillohet ne Teatrin Kombetar si një nga vlerat më të mëdha kulturore të vendit tonë”, tha Meta.

Foto nga takimi në Teatrin Kombëtar