19.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Ndryshimi i procedurës së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese skemë e Edi Ramës për të marrë kontrollin e gjykatës me postier

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Edi Rama ka parashikuar të kryejë të enjten një goditje të rëndë ndaj reformës në drejtësi dhe Kushtteutës së vendit, me qëllim heqjen e çdo pengese ligjore për planet e tij për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Kontrolli prej tij i gjykatës që do të gjykojë vlefshmërinë apo jo të votimeve moniste të 30 qershorit, e ka detyruar Edi Ramën të deformojë akoma më shumë reformën në drejtësi.

Interesi politik i kryeministrit ilegjitim që po uzurpon çdo pushtet në vend është zhvlerësimi i procedurave kushtetuese që pengojnë emërimin në mënyrë të paligjshme të shërbëtorëve të tij në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë qëllim, Edi Rama synon të ndryshojë ligjin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me betimin e anëtareve të saj.

Pasi dështoi me skemën për të imponuar emërime të paligjshme në këtë gjykatë, Edi Rama po tenton të ndryshojë procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shërbëtorët e tij në drejtësi nuk do të shkojnë më të bëjnë betimin para noterit, siç ndodhi pak javë më parë, por do ta bëjnë atë me postë, përmes një deklarate e shkrim.

Ky akt shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të pavarur, duan një gjykatë kushtetuese që mbron interesin publik dhe jo interesin privat të politikanëve dhe kryeministrit të vendit.

Mbi të gjitha, akti i Edi Ramës është një goditje kundër Kushtetuës dhe shtetit ligjor, pasi në neni 129 i Kushtetutës sanksionon në mënyrë të qartë dhe urdhëruese se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.” Kushtetuta nuk lejon asnjë lloj procedure tjetër betimi, as me noterët, as me postierët e Edi Ramës.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka dhënë vetë zgjidhjen. Në rast konflikti shkohet në Gjykatën Kushtetuese. Por 4 vjet pas miratimit me konsensus të ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi, Gjykata Kushtetuese akoma nuk është funksionale, sepse Edi Rama e ka zvarritur për të bërë këtë që ka planifikuar të enjten- të marrë kontrollin politik edhe të gjykatës më të lartë të vendit.

Për Partinë Demokratike ky është një akt I dënueshëm, që shkon kundër aspiratës së shqiptarëve për një shtet ligjor, që funksionon me standardet më të mira europiane dhe për një drjetësi që të barabartë për çdo qytetar.

Për tradhëtarin e Kombit, Shqipëria dhe Kosova janë vasalë të Serbisë së Madhe!

Nga Sali BERISHA

Miq, sot tradhetari i kombit Esad Toptani i Ri deklaroi ne takimin e tij me kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin beri nje provokacion te rende, Rama deklaroi se nuk ka bashkepunim shqiptar , se “nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”!

Me kete deklarate ky tradhetar heq çdo maske dhe deklaron se Shqiptaret mund te bashkepunojne njeri me tjetrin vetem ne kuadrin e Serbise se Madhe apo Jugosllavise se Re. Sipas kesaj deklarate Shqiperia dhe Kosova nuk jane dy vende te pavarura sovrane por dy vasale te Beogradit, te cilat mund te bashkepunojne njera me tjetren vete nen ombrellen e Serbomadhise.

Nje deklarate te tille per marredheniet ndermjet dy vendeve sovrane nuk mund te gjenden ne analet e marredhenieve bilaterale boterore. Vetem shtetet vasale apo koloni jane te detyruar te marrin miratim tek dikush tjeter per marredheniet me nje vend sovran.

Ne rast se shqiptaret ne vendet e tyre sovrane nuk vendosin per marredheniet midis tyre por edhe me vende te tjera ata i presin honet e historise!

Duket se pikerisht kete ka firmosur ky tradhetar ne traktatin prej 718 nenesh te Novisadit.
Sot Edvin Kristaq Zografi zbuloi per te njeqinten fytyren e tij te tradhtarit,zbuloj shitjen qe i ka bere Kosoves se bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin ne Beograd dhe vasalizimin e Shqiperise! sb

Per tradhetarin e Kombit, Shqiperia dhe Kosova jane vasale te Serbise se Madhe!Miq, sot tradhetari i kombit Esad Toptani i Ri, ne takimin e tij me kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin duke bere nje provokacion te rende, Rama deklaroi se nuk ka bashkepunim shqiptar, se “nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”!Me kete deklarate ky tradhetar heq çdo maske dhe deklaron se Shqiptaret mund te bashkepunojne njeri me tjetrin vetem ne kuadrin e Serbise se Madhe apo Jugosllavise se Re. Sipas kesaj deklarate Shqiperia dhe Kosova nuk jane dy vende te pavarura sovrane por dy vasale te Beogradit, te cilat mund te bashkepunojne njera me tjetren vete nen ombrellen e Serbomadhise. Nje deklarate te tille per marredheniet ndermjet dy vendeve sovrane nuk mund te gjenden ne analet e marredhenieve bilaterale boterore. Vetem shtetet vasale apo koloni jane te detyruar te marrin miratim tek dikush tjeter per marredheniet me nje vend sovran.Ne rast se shqiptaret ne vendet e tyre sovrane nuk vendosin per marredheniet midis tyre por edhe me vende te tjera ata i presin honet e historise!Duket se pikerisht kete ka firmosur ky tradhetar ne traktatin prej 718 nenesh te Novisadit.Sot Edvin Kristaq Zografi zbuloi per te njeqinten fytyren e tij te tradhtarit,zbuloj shitjen qe i ka bere Kosoves se bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin ne Beograd dhe vasalizimin e Shqiperise! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 11. Februar 2020

Kurti: Kosova dhe Shqipëria me nivelin e papunësisë më të lartë në rajon

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sot pas një takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se “qeveria e Kosovës” do të ketë mbështetje të plotë të PD për vendimet që ajo do të marrë”.

Takimi mes Kurtit dhe Bashës erdhi pas vizitës së parë në Shqipëri si Kryeministër të Kurtit dhe në një kohë që Kosova është në prag të vendimit që ajo do të marrë në lidhje me taksën 100% ndaj produkteve serbe.

“ Kuvend e qeveri do bashkëpunojmë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët tanë, që siç e dimë janë varfërinë dhe papunësinë më të madhe në rajon. Është obligimi jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre”, tha Kurti.

“ Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë, për të ndalur shpopullimin. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar”, tha Basha.

Po sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se: “Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike.

Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Shengeni Ballkanik duket se ka shkaktuar përplasjen e parë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti. Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.

Por ndërsa Albin Kurti foli për makroshengen shqiptar, kryeministri Rama theksoi prerazi, se s’ka makroshegenin shqiptar pa minishengen Ballkanik.

“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht. Takimi sot ishte më parë për makroshegenin shqiptar, se për minishengenin Ballkanin. ” – u shpreh Kurti, ndërsa kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.

“Është e vërtetë që në këtë pikë, ne kemi një diskutim për të cuar përpara. Unë besoj s’ka makroshegenin shqiptar pa minishengen Ballkanik, edhe pse këtë ‘mini’ nuk e di kush ja vuri por, unë edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini.

Besoj që makroshegeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me atë rajonal. Nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, c’ka do bëjmë çmos që të jemi, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Për lëvizje të lirë mes nesh, c’ka deri dje ishte e paimagjinueshme, për shkak të rezistencës të gjthë vendeve, jo vetëm Serbisë.

Sot është vetëm në dorën tonë, dhe dua ta them me plot gojën se këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as vendet e tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërin e madhe, nëse heqim kufirin.

Ndaj e kam diskutuar me kryeministrin të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garnatojnë aspektet e sigurisë, sipas modelit të Shengenit dhe me të gjitha agjencitë e tjera që duhet të lirojnë tregtinë nga barrierat e panumërta” deklaroi Rama.

Basha: Kryeministri Kurti dhe Kosova mund të mbështeten plotësisht tek PD sot në opozitë dhe nesër në qeveri

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit në selinë e Partisë Demokratike

Albin Kurti: Unë pata takim të përzemërt e konstruktiv me Kryetarin e PD, me liderin e opozitës zotin Lulzim Basha. Pozitë opozitë në të dy anët e kufirit, Kuvend dhe qeveri do të bashkëpunojmë në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel të detyrës, jo vetëm zyrtare por edhe historike për qytetarët tanë, të cilët siç e dinë janë edhe varfërinë më të madhe, edhe me papunësinë më të madhe jo vetëm në rajonin tonë. Pra, është obligim i yni si politikanë kudo që jemi, tërë kohën të jemi në shërbim të qytetarëve edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë, për të ngritur dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.

Lulzim Basha: Dua ta falënderoj kryeministrin e Kosovës për vizitën në selinë e Partisë Demokratike. E sigurova se për Partinë Demokratike dhe për opozitën e bashkuar prioritetet e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës janë të qarta. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në tregtinë e lirë, në integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës, për t’i dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë e, në veçanti rinisë, për të ndalur shpopullimin që është produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizua, sikundër edhe për angazhimin tonë, sot dhe nesër, për të vazhduar fuqimisht mbështetjen nga Republika e Shqipërisë për Republikën e Kosovës, për njohjet ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, sikundër edhe për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Kurti, qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës mund të mbështeten, siç janë mbështetur deri më sot, plotësisht tek Partia Demokratike, tek opozita e bashkuar për t’i dhënë çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim që do të mbështesë objektivat e tyre, sot në opozitë dhe nesër, kur qytetarët e Republikës së Shqipërisë të na besojnë qeverisjen e vendit me votën e lirë dhe të ndershme.

Ju faleminderit!

Albin Kurti anullon takimin me Veliajn, arsyeja…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte parashikuar të mbahej sot në mesditë.

Zyrtarisht takimi është anuluar me pretendimin se Kurti kishte në axhendë një takim me ministrin e jashtëm italian në Kosovë, dhe nuk i dilte koha për takimin me Veliajn.

Anulimi i këtij takimi vjen pas përplasjeve që u shënuan mes Ramës dhe Kurtit, për çështjen e Minishengenit, ku kryeministri Rama tha se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar, sa kohë që Kosova nuk bëhet pjesë e minishengenit Ballkanik, pjesë e të cilit është edhe Serbia. (Lexo te plote lajmin)

Gjatë kësaj vizite disaorëshe në Tiranë, e para në cilësinë e kryeministrit, Kurti zhvilloi takime me Ramën, Ruçin, Metën e Bashën, ku kërkoi që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen edhe më shumë.

Në takimin mes Ramës dhe Kurtit u ra dakord, që të ketë një mbledhje të përbashkët qeverie mes të dy vendeve, e cila pritet të mbahet në javët në vijim në qytetin e Shkodrës.

Rekordi me paratë e krimit të organizuar jashtë bankave, Banka: 2.4 miliardë euro në 2019

Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë bankave ishte 291 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë euro.

Në raport me paranë gjithsej (agregati M3), paraja që qarkullon jashtë bankave arriti në 22.1% në fund të vitit 2019, me një rritje prej 0.3 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë, që prej vitit 2009, kur treguesi arriti në 24% për shkak të panikut që u shkaktua atëherë nga kriza ekonomike botërore, që çoi në tërheqjen e përkohshme të kursimeve nga individët nga bankat.

Pas 2009-s, paraja jashtë bankave erdhi në rënie, duke zbritur në minimumin e 17.2% të parasë gjithsej në 2019-n. Por në 7 vitet e fundit, paraja jashtë bankave filloi rritjen, si në vlerë absolute, ashtu dhe në raport me paranë gjithsej.

Profesor. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës pohoi për “Monitor” se dy janë arsyet e kësaj dukurie. Së pari, teorikisht rritja e parasë jashtë bankave shpreh faktin që preferenca për të mbajtur në cash është më e madhe pasi kosto e mbajtjes së parasë në banka ëhstë e lartë. Ky është modeli teorik i analizës.

Por, prof. Xhepa mendon se realisht kjo tendencë është më shumë një tregues i shtimit të informalitetit në ekonomi. “Një pjesë e aktiviteteve është e paregjistruar, transaksionet kryhen përmes kanaleve zyrtare”.

Ai shton se kjo tregon që një pjesë e madhe e pagesave kryen ‘underground’, ku përfshihet informaliteti dhe paratë që vijnë nga trafiqet e paligjshme.

Pas vitit 2007, paraja jashtë banke erdhi në ulje, për shkak të masave që u morën për kalimin e pagesave përmes bankave, shton ai. “Por, fakti që a prirje për tu rritur, tregon që informaliteti vijon të mbetet një problem i madh”.

Bien kursimet në lekë
Edhe ulja e normave të interesit ka qenë një faktor që i ka bërë bankat më pak tërheqëse për të mbajtur kursimet në lekë. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë të individëve kanë rënë me 37%, duke përbërë vetë 21% të depozitave në total në fund të 2019-s, nga 40% që ishte kjo peshë në fund të 2011-s, kur Banka e Shqipërisë filloi politikën monetare lehtësuese, që uli normën bazë në nivele minimale rekord prej 1% aktualisht. Me normat e interesit të kursimeve 12 mujore në lekë që janë më pak se 1%, individët nuk po preferojnë të mbajnë kursimet e tyre në lekë.

Rekord në Europë
Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte rreth 7-8%. Edhe në Serbi ishte rreth 7% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe.

Cash-i i kushton ekonomisë 290 mln euro në vit
Nëse në mënyrë hipotetike do të eliminohej përdorimi i transaksioneve “cash” rritja ekonomike mesatare e periudhës 2014-2018 do të arrinte në 3.6%, kundrejt nivelit faktik prej 3.1%. Ky krahasim i përllogaritur nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë synon që të zbardhë kostot e larta që ka përdorimi i parasë cash në ekonomi, sidomos në sektorin e biznesit.

Vlerësimet tregojnë se ekonomia shqiptare ka një kosto ekuivalente prej 2.5% të PBB-së së vendit, lidhur me përdorimin, emetimin dhe përpunimin e të gjitha instrumenteve të pagesave me vlerë të vogël. Kjo përkthehet afërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 290 milionë dollarë.

Vërehet se ofruesit e shërbimeve të pagesave (PSP) dhe ofruesit e shërbimeve të infrastrukturës (PIP) mbajnë rreth 40% të këtyre kostove, të ndjekur nga konsumatorët me 36%, bizneset me 23% dhe qeveria që mban 1% të kostos totale.

Bizneset, agjencitë dhe qytetarët paguajnë në transaksionet cash me bankat komisione dhe kosto të tjera që shoqërojnë këtë proces, por nëse transferimet do të bëheshin me karta nga llogaritë bankare, bizneset dhe konsumatorët do të kursenin miliona euro në vit.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektligj të ri për pagesat bankare që synon të lehtësojë këto kosto.

“Monitor”

Aktori i njohur, mesazh Ramës e Veliajt: “Mjeranë, tentuat të na shfarosnit, por ejani shihni…”

“Galaksia, skena nga një ekzekutim!” e Barkerit, është shfaqja që do të luhet në skenën e Teatrit Kombëtar.

Aktori Neritan Liçaj, pjesë e asaj që njihet tashmë si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nuk ka nguruar t’i japë mesazhin e rradhës kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Mjeranë, arti në shekuj ka fituar mbi ju” dhe i ka bërë një ftesë të fuqishme, të gjithë adhuruesve të Teatrit Kombëtar, jo pa arsye.

Pikërisht në këtë kohë mjerane, kur mjeranë tentuan të shfarosin artin dhe kulturën nga faqja e Tiranës dhe e Shqipërisë, vjen kjo shfaqje! “Galaksia, skena nga një ekzekutim”. Lufta e pushtetit kunder artit! Këtë trajton autori Barker.

Mjeranë! Arti në shekuj ka fituar mbi ju! Sepse arti ka lindur me njeriun dhe nga njeriu, për të thënë të vërtetat e tij.Te vërteta që ju mpijnë, ju frikësojnë dhe ju marrin shpirtin. Jeni shumë të vegjël para artit, ju!

Ejani shiheni në këtë shfaqje të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën…në orën 19.00 nga trupa e Teatrit Kombëtar”, shprehet Liçaj.

Një mësim nga Dita e Përkujtimit të Italisë të masakrave komuniste

Dritan KABA
Sot italianet kane daten perkujtimit te masakrave te bera nga komunistet jugosllave mbi popullesine e pafajshme italiane ne Trieste, Istria dhe ne te gjithe ate zone, qe quhet breddeti dalmat.

Mbi 43 mije italiane u masakruan nga trupat komuniste me justifikimin e spastrimit nga fashistet. U vrane burra, gra, te rinj dhe nuk shpetuan as femijet nga dhuna komuniste e partizaneve jugosllave.

Kjo date nuk ka shume qe ka hyre si dite perkujtimi. Ishte viti 2004 kur qeveria e Berlusconit e percaktoi si date per kujtimin e te vrareve nga dhuna komuniste.

Mbi 57 vite askush nuk fliste per kete masaker nga me te medhate pas luftes se dyte boterore.
Sot partite politike, Presidenti i Republikes Italiane Mattarella evokuan dhe denuan krimet komuniste. Lideret e partive Lega dhe FDI, perkatesisht Salvini dhe Meloni, moren pjese ne ceremonite e zhvilluara me kete rast. Lideret e ish partise komuniste italiane, sot PDI, as nuk u ndjene te denonin keto masakra qe moren mijera jete njerezish te pafajshem. Si te gjithe komunistet, i mbrojne krimet e te pareve te tyre dhe nuk ndjejne asnje dhimbje.

Eshte per te ardhur keq qe ne Shqiperi ne nuk kemi nje date kombetare per te denuar masakrat e komunizmit, sidomos krimet e bera pas luftes se dyte boterore. Eshte per te ardhur keq qe ne si shqiptare nuk perkuntojme masakrat mbi shqiptaret e Kosoves, qe u bene nga te dyja ushtrite komuniste ne bashkepunim te ngushte me njera tjetren.

Me mijera burra dhe te rinj u masakruan ne Kosove gjate terrorit komunist. Ende nuk i kemi vene emrin krimineleve. Sot ende nuk kemi nje date qe t’i perkujtoje ata. Jane mbi 15 mije te vrare ne masakrat e komunisteve ne mars-prill 1945. Jane me mijera te tjere qe u pushkatuan pa gjyq. Jane me mijera te tjere qe vdiqen ne kampet e internimit dhe te burgimet dhe ne ende nuk kemi nje date, qe t’i perkujtojme.

Nese nuk i perkujton viktimat e komunizmin, nese nuk revokon historine per te mesuar nga ajo, nese rinise se sotme nuk i tregon se kush jane kriminelet e vertete, atehere eshte shume e thjeshte qe ata te rikthehen ne pushtet dhe te bejne te njejtin genocid mbi shqiptaret.

Sot bijte e eterve po bejne te njejten politike antikombtare me shpopullimin e vendit ne sherbim te pushtetit te tyre politik. Njesoj si eterit komuniste qe bashkepunuan ne vrasjen e mijerave shqiptareve, keshtu edhe sot pasardhesit e tyre po bashkepunojne me armiqte e shqiptareve ne shpopullimin e vendit.

Ndaj opozita duhet te kete ne venendje te saj revokimin e historise. Te mesojme nga plaget e se kaluares se afert apo te larget. Ne pushtet nuk vjen vetem me program ekonomik, por mbi te gjitha me krenari kombetare.

Me angazhimin per te vendosur ne vendin e tyre perkujtimin e ngjarjeve te tilla, te cilat me kushtrimin e tyre, na sjellin ne vemendje kush jane shkaktaret e se keqes.

Nese nuk e kujton historine, ajo perseritet serish edhe me e dhimbshme, edhe me e demshme per qytetaret, per vendin.
Nuk mund te rrime me perkujtimet politke komuniste. Shqiperia evropiane dhe atlantike duhet te kete datat e saj te perkujtimit te se keqes. Shqiptaret duhet t’i perkujtojne dhe tua tregojne edhe me te rinjve historine ashtu siç ka ndodhur. Ne, shqiptaret duhet t’i perkujtojme me nderim te masakruarit nga dhuna komuniste.

Sot na duhet nje date per te perkujtuar keto masakra komunistesh ne te kaluaren, si e Tivarit, Tepelenes, Mirdites, Tiranes, Dibres apo te tjera, por edhe masakrat si ajo e Reçakut, apo masakrat e tjera qe e shoqeruan ate ne vitet 1998-99 nga komunistet serbe ne Kosove.

Na duhet nje date kombetare per te perkujtuar viktimat e luftes se klasave.
Na duhet nje date kombetare per te vene ne vend nderin e te reneve.
Na duhet nje date kombetare te perkujtojme historine, qe ajo te mos perseritet me!
Ne foton e pare: perkujtimi italian i Dites se Perkujtimit.

Solli gazin helmues ndaj protestuesve në Shqipëri pas presionit të Thaçit, kërkohet dorëheqja e drejtorit

Pas skandalit me gazin lotsjellës, që drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ia huazoi jashtëligjshëm policisë së Shqipërisë, dhe arrestimit të hetuesve të dyshuar për haraç, Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, ka kërkuara dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, për shkak të skandaleve në polici.

Sipas Elezit me doreheqjen e Qalajt që është i përfshirë edhe në skandalin me gazin lotsjellës, për të cilën raportoi Insajderi, do t`i hapeshin rrugë reformave në policinë e Kosovës.

“Ne si IKSN, mendojmë se pas zhvillimeve të fundit të drejtorisë për krime ekonomike, ku janë arrestuar 5 zyrtarë nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe përfshirjes së policisë së Kosovës së Kosovës në shitjen e gazit lotsjellës me policisë shqiptare, drejtori i Policisë së Kosovës Rasishit Qalaj duhet te jap dorëheqje, dhe kështu t’i hapë rrugë reformave ne polici”, ka thënë Elezi në një intervistë për InForkus.

Gazeta Insajderi ka zbuluar se drejtori i Policisë Rashit Qalaj ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri. Insajderi ka zbuluar se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës. Kishte mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës.

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Ky vendim i tij, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Implementimi i tij duhet të bëhej nga drejtori Qalaj, njeri i lidhur dhe i dëgjueshëm i PDK-së së themeluar nga Thaçi.

Po ashtu, pjesë formale e implentimit do të duhej të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme. Atëkohë, këtë post e mbante Ekrem Mustafa, i cilësuar nga kritikët e opozitarët si ministër analfabet dhe i padijshëm.

Insajderi ka siguruar letrën që Mustafa ia kishte dërguar shefit të tij, Behgjet Pacollit. Duhej formalisht edhe “vula” e Pacollit për marrëveshje ndërkombëtare.

Ky nuk është skandali i vetëm në policinë e Kosovës gjatë mandatit të Qalajt, deri tash katër hetues të krimeve ekonomike e korrupsionit, përfshirë Sylë Bejtën, Naim Thaçin, Lavdim Osmanin, Lutfi Menxhiqin, janë arrestuar brenda disa muajve pasi janë të përfshirë në veprime të kundërligjshme përfshirë edhe haraçin ndaj bizneseve.

Drejtoria e Përgjithshme e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit, udhëhiqet nga Bashkim Spahiu, që është krahu i djathtë i drejtorit të përgjithshëm të policisë Rashit Qalaj.

Inspektorati Policorë, javën e kaluar e kapi në flagrancë Lavdim Osmanin, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, duke marrë mbi 1 mijë euro nga një qytetar, i cili po ashtu u arrestua.

Gazeta Insajderi ka mësuar se Osmani si krye hetues i Prishtinës ka qenë udhëheqësi i një grupi të policisë, të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

Osmani është tezak i Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

“Me të arrestuarin e IPK-së kam një relacion familjar. Do të thotë jemi tezak. E për më shumë nuk isha lëshu që të komentoj”, ka thënë Spahiu në konferencën e sotme për media.

Në aksionin e Inspektoratit policorë u arrestua edhe hetuesi i dytë i krimeve ekonomike, Lutfi Menxhiqi. Ndaj të dyve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Insajderi.com

Basha: Mbështetje të plotë qeverisë “Kurti”

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sot pas një takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se “qeveria e Kosovës do të ketë mbështetje të plotë të PD për vendimet që ajo do të marrë”.

Takimi mes Kurtit dhe Bashës erdhi pas vizitës së parë në Shqipëri si Kryeministër të Kurtit dhe në një kohë që Kosova është në prag të vendimit që ajo do të marrë në lidhje me taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Po sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se: “Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike.

Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Shengeni Ballkanik duket se ka shkaktuar përplasjen e parë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti. Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.

Por ndërsa Albin Kurti foli për makroshengen shqiptar, kryeministri Rama theksoi prerazi, se s’ka makroshegenin shqiptar pa minishengen Ballkanik.

“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht. Takimi sot ishte më parë për makroshegenin shqiptar, se për minishengenin Ballkanin. ” – u shpreh Kurti, ndërsa kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.

“Është e vërtetë që në këtë pikë, ne kemi një diskutim për të cuar përpara. Unë besoj s’ka makroshegenin shqiptar pa minishengen Ballkanik, edhe pse këtë ‘mini’ nuk e di kush ja vuri por, unë edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini.

Besoj që makroshegeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me atë rajonal. Nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, c’ka do bëjmë çmos që të jemi, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Për lëvizje të lirë mes nesh, c’ka deri dje ishte e paimagjinueshme, për shkak të rezistencës të gjthë vendeve, jo vetëm Serbisë.

Sot është vetëm në dorën tonë, dhe dua ta them me plot gojën se këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as vendet e tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërin e madhe, nëse heqim kufirin.

Ndaj e kam diskutuar me kryeministrin të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garnatojnë aspektet e sigurisë, sipas modelit të Shengenit dhe me të gjitha agjencitë e tjera që duhet të lirojnë tregtinë nga barrierat e panumërta” deklaroi Rama.