21.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

E vonojnë për shkak të festave hedhjen e gjobës në sistem dhe e detyrojnë të paguajë kamatën

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, më 28 dhjetor policia i ka vendosur një gjobë, ai shkon ta paguajë, por i thonë se nuk ka dalë në sistem për shkak të festave dhe tani i kërkojnë që të paguajë kamatvonesat!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

E vonojne per shkak te festave hedhjen e gjobes ne sistem dhe e detyrojne te paguaje kamata!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Me 28 dhejetor me vendosen nje gjob deri me dat 8 janar kam kerkuar ta paguaj por nuk kishte dale ne sistem dhe per kete nisa te bej ankes pran portalit bashkqeverisje menjeher pas ankeses gjoba doli ne sistem me kamat vones mirpo ajo qe po me habit pergjigjja e policis qe thote per shkak te festave te fundivitit ka dale me vonese se di se ca do me thene me kte pergjigje se nuk u paska dal pija deri me 8 janar.

I shkeli të dy këmbët me makinë dhe më pas vdiq, ekspertiza: Plagosje e lehtë!

Një 64 vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë disa ditë pas aksidentit, ndërkohë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është lënë i lirë, pasi ekspertiza mjeko-ligjore e klasifikoi si plagosje të lehtë. Akti mjeko-ligjor ka nxjerrë në pah se 64 vjeçarja nuk është plagosur rëndë, pra ka pasur dëmtime të lehta.

Ç’ka ka bërë që gjykata dhe prokuroria të lënë të lirë 22 vjeçarin vetëm me akuzën e largimit nga aksidenti, ndërsa tanimë nëna e katër fëmijëve në lagjen Skënderbej në Elbasan ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Djali i viktimës Reans Myrteza, në një intervistë për Fax News ka rrëfyer gjithë ngjarjen e ndodhur mesditën e 5 shkurtit. Ai thote se nëna e tij ndërroi jetë nga hemoragjia e brendshme si pasojë e përplasjes. Ai kërkon drejtësi, pasi në të kundërt do të jetë ai që do të kryeje vetëgjyqësi.

Mjeksia ligjore e cila në shumicën e rasteve do të paktën 10-15 ditë të shprehet në rastin konkret e ka nxjerrë aktin për 72 orë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që gjykata ka vendosur lirimin e 22 vjeçarit i identifikuar si Xhoalt Shermadhi.

“Tek i demtuari konsatohet: Thyerje e një prej kockave të kërcit të këmbës së majtë dhe thyerje e gishtit në anën e djathtë. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar paaftësi të përkohshme për punën mbi 9 ditë.

Ky është konkluzinoni i arritur nga eksperti mjeko ligjor Renato Osmenaj në datën 6 shkurt 2020. Në bazë të këtij vendimi Xhoalt Shermadhi është lënë i lirë. Kanë qenë pikërisht këto dëmtime që i kanë sjellë vdekjen 64 vjeçares Violeta Myrtezai disa dite ditë pas aksidentit.

Ne lidhje me aksidentin nuk ka patur as nje reagim zyrtar nga policia, ndersa e gjitha eshte mbyllur me shpejtësi.

Nga “ferri” në “parajsë”!

Inter i fikur dhe i trembur në pjesën e parë, agresiv dhe shpërthyes në pjesën e dytë. Kjo ishte paraqitja e zikaltërve në derbin e Madoninës, të luajtur të dielën në mbrëmje.

Nga disavantazhi 2-0 në 45 minutat e parë te triumfi përfundimtar 4-2 është një përmbysje gati epike, që tregon për forcën e skuadrës së Antonio Conte. Ky i fundit është strategu, personi që gjatë pushimit mes dy pjesëve të derbit i bëri “magji” Interit të tij.

Diçka ndodhi në dhomën e zhveshjes zikaltër, kjo është më se e dukshme.

Në atë diçka, me siguri ekziston dora e fortë e Antonio Conte. Trajneri nga Salento ka ditur të prekë telat e duhur, duke i motivuar e karikuar lojtarët e tij me besim e krenari.

Përgjigjja ishte ajo që u pa në fushë, teksa zikaltrit u shfaqën me një vendosmëri tipike të trajnerit të tyre. Conte ishte mjaft efikas në transmetimin e këtyre ndjenjave, duke përdorur fjalë të thjeshta dhe aspak të forta, transmeton Telesport.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, në dhomën e zhveshjes, Conte nuk iu referua peshës që ka derbi për të motivuar Brozovic me shokë.

Ai kujtoi qartësisht 19 pikët e distancës që ekzistonin mes dy skuadrave, para “bilbilit” të fillimit, duke u përpjekur ta minimizojë në maksimum kalibrin e kundërshtarit, autor i një loje deri në kufijtë e përsosmërisë në 45 minutat e para.

Conte arriti t’i bindte zikaltrit për forcën e tyre, se ishin më të mirë se Milani, me pak fjalë. Pa fjalë dhe kërcënime, por vetëm duke iu kujtuar djemve të tij se niveli i tyre ishte thjesht më i mirë, vetëm se deri në atë moment ishte parë e kundërta.

Strategji fituese, që prodhoi një rikthim befasues, i cili filloi nga kapiteni Brozovic, një nga më të këqinjtë në fraksionin e parë. Predha e tij me këmbën e majtë përuroi përmbysjen, duke sjellë pozitivitet dhe vetëdije për potencialin e zikaltërve, që në pjesën e parë nuk ishte shfaqur fare.

Derbi, i cili ka të ngjarë të jetë momenti kthyes i sezonit zikaltër, siç ndodhi në vitin 2006, ishte ogur i mirë në funksion të një faze finale të zjarrtë për titullin, ku Interi do të duhet të japë më shumë se maksimumin për ta fituar atë ndaj Juventusit dhe Lazio. Me një derbi të tillë kaq bindës, objektivi do të jetë pak më i lehtë…

Juventus do Guardiolën në vend të Sarrit

Juventusi do të tentojë ta bindë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, ta zëvendësojë Maurizio Sarrin në karrigen e trajnerit në Allianz gjatë sezonit të ardhshëm, sipas mediumeve angleze.

Gazeta britanike The Sun raporton se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, beson se Pep Guardiola është trajneri i përsosur që mund t’iu sjellë bardhezinjve sukses edhe në Evropë, pas dominimit që e kanë pasur në garat vendore gjatë dekadës së fundit.

Këto spekulime vijnë vetëm rreth 24 orë pasi në Itali u raportua se Sarri mund të shkarkohet në fund të këtij sezoni, pasi që Juventusi dëshiron ta kthejë sërish trajnerin Massimiliano Allegrin, me të cilin i ndau rrugët në fund të sezonit të kaluar.

Por, për emërimin e Guardiolës në postin e trajnerit të Juventusit ishte spekuluar edhe më parë, kur u shkarkua Allegri. Mediumet italiane kishin raportuar se kampioni në fuqi i Italisë do ta kishte marrë Guardiolën e jo Sarrin nëse do t’i ishte dhënë mundësia.

Guardiola veçse e di gjuhën italiane, pasi që kishte luajtur për Romën dhe Brescian, përderisa është shok i mirë edhe me disa trajnerë italianë, siç është vetë Sarri dhe Arrigo Sacchi.

Spanjolli këtë sezon nuk është duke pasur aq sukses sa kishte shpresuar, pasi që duket se tashmë i është dorëzuar Liverpoolit në garën për titullin e Premierligës. Megjithatë, ai i ka dy tituj të Ligës së Kampionëve të fituara si trajner, me Barcelonën në vitet 2009 dhe 2011.

Pikërisht titulli i Ligës së Kampionëve është synimi kryesor i Juventusit, pasi që klubi italian s’ka arritur ta fitojë atë që nga viti 1996.

Kallëzohen në KLP dy anëtarë të SPAK për falsifikim dokumentesh

Besnik Cani është paraqitur sot në prokurori ku ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj tij deri sa gjykata të shprehet për kallëzimi që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA Ardian Hajdari dhe Luan Daci me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Hajdarit dhe Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të shprehen në orën 12.

Prokurori Besnik Cani, anëtar i KLP, kërkon pezullimin e procesit të nisur ndaj tij ne KPA, shkalla e dytë e vetingut.

Përmes avokatit Eduard Halimi, Cani bëri me dije trupën gjykuese se ka depozituar një padi në Kushtetuese, ku kërkon verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci.

Sipas Halimit, të dy, Hajdari e Daci nuk duhet të ishin zgjedhur si pjese e KPA.

Njëkohësisht avokati vuri në dijeni gjykatën se SPAK ka regjistruar një hetim për anëtarin Daci me akuzën e “falsifikimit”.

Në këto kushte, tha Halimi, kërkojmë pezullimin e procesit, derisa të shprehet Kushtetuesja mbi kërkesat tona, si edhe derisa çështja e nisur ndaj Dacit në SPAK, të përfundojë.

“Pele në depresion”…

Legjenda 79 vjeçare nuk është parë në publik kohëve të fundit ndërsa nuk ka arritur që të rehabilitohet nga operimi në ije.

Legjenda e Brazilit Pele është ka vuan nga depresioni dhe po refuzon të largohet nga shtëpia e tij për shkak të shëndetit jo të mirë, ka thënë sot djali i tij Edinho.

Ish sulmuesi do të mbush 80 vite në tetor, derisa ai ende nuk po mund të ecë për shkak të problemeve që ka me ije të tij.

Shumica e paraqitjeve të tij publike kohëve të fundit kanë qenë nga karroca e invalidit, me djalin e tij që thotë se babai i tij nuk dëshiron që të largohet nga shtëpia për shkak se i vije turp të shfaqet në këtë gjendje”.

“Gjendja e tij është mjaft e brisht”, tha Edinho për Globoesporte. “Ai kishte një intervenim në ashtin e legenit dhe duket se nuk ka shkuar mirë apo nuk ka pasur rehabilitim të suksesshëm”.

“Kështu që ai ka problem me lëvizjet e tij dhe kjo e ka vënë në depresion. Imagjinoni, ai është mbreti, gjithmonë është mësuar të tregoj figurën e tij imponuese, por sot ai nuk mund të ecë më siç duhet. Vetëm me ndihmën tonë. Ai është në siklet dhe nuk dëshiron të shfaqet kështu”.

“Është përmirësuar pak kohëve të fundit kur ai ishte në karrocë, por ende ka shumë vështirësi në të ecur”.

“Ai është i turpshëm, nuk dëshiron të dal jashtë, apo të shfaqet diku, praktikisht nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Ai është tërhequr!”.

100 vjetori/ Tirana ndodhet nën thundrën mizore të pushtetit djallëzor të Rilindjes, që e mishëron më së miri Erion Veliaj

Nga Belind KËLLIÇI

100 vjet Tirana kryeqytet!
Do të doja shumë që qyteti ku jam lindur dhe rritur të kishte sot një festë dinjitoze për 100-vjetorin e tij. Tirana, kryeqyteti ynë, ka qenë gjithmonë qendra e zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor të vendit. Por sot, në këtë ditë të veçantë për Tiranën, ajo ndodhet nën thundrën mizore të pushtetit djallëzor të Rilindjes, që e mishëron më së miri Erion Veliaj, politikani i cili nuk ka asnjë lidhje biologjike apo shpirtërore me Tiranën.

Sot duhej të festonim për Tiranën si një kryeqytet europian, por ajo është shumë mbrapa standardeve dhe kryeqyteteve europiane. Tirana, sot është e zhytur në korrupsion e paligjshmëri. Tirana sot vuan për ajër të pastër, për hapësira publike, rrugë të lira, për parqe e lulishte.

Tirana sot duhej të ishte ndryshe, duhej të ishte një kryeqytet i cili të mishëronte përpjekjet më të mira për të kapur zhvillimin e humbur, një kryeqytet që të gjithë do t’a kishin zili, e jo të ishte një kryeqytet eksperimental ku po implementohen të gjitha politikat shkatërruese të përjashtuara nga qytetet e tjera europiane.

Tirana meriton shumë më shumë se sa fasada aktuale, pasi me bujarinë, zemrën e madhe, atdhedashurinë dhe mikpritjen karakteristike, Tirana vijon të jetë ëndrra e çdo të riu, ëndrra e çdo shqiptari.

Gëzuar Tirana ime ❤️

Provokacion i rëndë, Rama deklaron se nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re”!

Nga Tritan SHEHU

Provokacion i rëndë sot, Rama deklaron se nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re”! Qartësisht kështu përkthehet në shqip, thënia e tij në takimin me Kurtin se “nuk ka makro-Shengen shqiptar pa mini-shengen ballkanik”!

E pabesueshme një deklaratë e tillë nga Kryeministri i Shqipërisë, që vë përpara bashkëpunimit shqiptar, projektin serb të “Jugosllavisë së Re” me Kosovën nën hije e shqiptarët faktorë sekondarë në rajon.

E papranueshme kjo tezë vuçiane, që kondicionon bashkëpunimin rajonal me atë “Shengen” të ëndrrës serbe.

Krejtësisht kjo në kundërshtim me interesat tona kombëtare, të rajonit, të rrugës sonë të integrimit europian, që i vihet përpara “Jugosllavia e Re”, e cila në fakt të degdis larg në Euroazi e në Lindje.

O tempora, o mores!

Deklarata e Albin Kurtit që irritoi Ramën në konferencën për mediat

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë përplasur në distancë të afërt sot lidhur me marrëveshjen e Shengenit ballkanik. Ata ishin në krah të njeri-tjetrit në Tiranë, në një konferencë të përbashkët shtypi, në të cilën Albin Kurti i kushtoi rëndësi “Macro-Shengenit shqiptar” dhe anashkaloi nismën e Ramës, ndërsa ky i fundit, i irrituar, nga ana e tij ia ktheu aty për aty: “Nuk mund të ketë “Macro -Shengen shqiptar” pa pasur një “Mini-Shengen ballkanik”.

I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë pjesë Kosova në Mini-Shengenin ballkanik dhe a e ka diskutuar këtë çështje sot me Ramën, Kurti tha:

“Ky ishte takimi ynë i parë, ka dhe shumë tema që do t’i trajtojmë dhe në të ardhmen. E trajtuam por shkurtimisht, por le të themi se takimi ynë i parë ishte më tepër për “Makro-Shengenin shqiptar” se sa për ”Mini-Shengenin ballkanik”.

Por, Rama e vazhdoi aty për aty, prerë:
“Ne këtë temë e kemi diskutuar edhe më parë, por nuk besoj se ka “Makro-Shengen shqiptar” pa “Mini-Shengen ballkanik”, që nuk e di kush ia vuri këtë emër. Ne jemi konsistentë në vazhdën e procesit të Berlinit, të harmonizuar në veprimin tonë dhe na hapet rruga që na është mbyllur gjatë gjithë viteve për të hapur një hapësirë të përbashkët midis dy shteteve: Lëvizje të lirë jo vetëm të mallrave, por edhe të njerëzve, për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë por edhe të shteteve të tjera.

Këtë rezistencë unë e kam thyer dhe le të mos humbasim kohë, sepse as Serbia as vendet e tjera nuk thonë dot se po bëjmë “Shqipërinë e Madhe”. E kam biseduar me Kryeministrin që të fillojmë bisedimet me agjencitë e sigurisë dhe agjencitë e tjera që të çlirojmë tregtinë nga barrierat”.

Rritja e mesatares për degët e mësuesisë, një shashkë për të larguar vëmendjen nga…

Nga Izmira ULQINAKU

Rritja e mesatares për degët e mësuesisë, një shashkë për të larguar vëmendjen nga problemet e arsimit të lartë dhe për të pasuruar oligarkët e universiteteve private!

Çdo ditë që kalon Qeveria e Edi Ramës punon dhe mendon si të pasurojë sa më shumë oligarkët. Këtë radhë vëmendjen e kanë ato të universiteteve private. Po e vërejmë dita ditës që numri i studentëve në to rritet. Arsyeja është një dhe e vetme: rritja e kritereve për pranim në Univeritetet Shtetërore, e cila çon në mbylljen e tyre; siç është rasti i degëve të mësuesisë.

Për të rritur cilësinë e mësuesëve në brezat e ardhshem duhet të funksionojë siç duhet konkursi për tu pranuar në punë dhe jo siç aktualisht funksionon portali famëkeq “Mësues për Shqipërinë”, ku selektohen dhe punesohen vetëm rilindasit.

Nuk është e ndershme të jetë kusht mesatarja që ne bachelor, pasi kjo është antikushtetuese.
Arsyet e këtij vendimi të Besa Shahinit dhe Edi Ramës janë të qarta: nuk kursejnë as studentët dhe prindërit e tyre për t’i zhvatur para nëpërmjet univeriteteve private.

Kjo nuk është gjë tjetër vetëm për interesa klienteliste, të rinjve tu privohet e drejta për arsimim dhe për pasojë ndodh eksodi masiv.
#ramaik 🇦🇱✌🏻✌🏻