25.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

I djegin makinën dhe e kërcënojnë që të mos dëshmojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec.Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë kanosur një person.

I arrestuari është Xhuljano Topuzi, ndërsa në kërkim janë shtetasit I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, 10 shkurt, para gjykatës. Topuzi së bashku me personat e tjerë në kërkim kanë kanosur shtetasin J.M 47 vjeç që të mos dëshmonte në seancën gjyqësore ndaj familjarit të tyre Mariglen Topuzi, i cili ndodhet i arrestuar për djegien e makinës së J.M.

“Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, dyshohet se kanë kanosur shtetasin J. M., 47 vjeç, banues në fshatin Buçimas, me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre shtetasin M. T., 33 vjeç (i ndaluar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMË X6″ në pronësi të 47-vjeçarit J. M)” sqaron policia.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit me shërbim në Gjykatë dhe punonjësit e shërbimit të I.E.V.P-Drenovë, gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim.

Revolta/ Naftëtarët drejt grevës së urisë

Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i protestave të punonjësve të uzinës së Ballshit. Punëtoret organizohen çdo mëngjes para rafinerisë për të qëndruar të bashkuar për të kërkuar pagat e prapambetura, sigurimet dhe rifillimin e punës.

Janë rreth 800 punetorë dhe bashkë me ta edhe reparti zjarrfikës. Këtyre protestave u janë bashkuar edhe punëtoret e stacionit të pompimit në Poçem të cilët kanë 27 muaj pa marrë pagat.

“Gjendja është e agravuar, njerëzit janë të revoltuar sepse kemi 5 muaj që nuk kemi marrë përgjigje nga firmat. Edhe në takimin me zv.ministrin nuk morëm një zgjidhje. Ne duam pagat tona”, shprehen punonjësit.

Revolta e tyre vazhdon pasi ndjehen të hedhur në rrugë, të braktisur dhe askush nuk merr përgjegjësi mbi fatin e tyre.

Deri më tani janë mbi 10 protesta të organizuara nga ana e tyre dhe ata shprehen se janë gati të futen në grevë urie sepse nuk po bien në ujdi me askënd. “E kemi menduar të futemi në grevë urie, nuk kemi mundësi tjetër”, shprehen ata.

Albin Kurti nis vizitën në Tiranë

Albin Kurti ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër në Tiranë, ku është pritur me anë të një ceremonie zyrtare në Pallatin e Brigadave nga homologu shqiptar Edi Rama. Ditën që mori mandatin e kreut të qeverisë, Kurti deklaroi se vizitën e tij të parë do ta kryente në Shqipëri.

Shumë media kosovare e kanë ilustruar vizitën e tij në Shqipëri me disa foto të hershme ku Kurti dhe Rama duken të qeshur.

Megjithatë në pritjen zyrtare, edhe pse ajo imponon seriozitet, duket se mes Ramës dhe Kurtit nuk është kimia e dikurshme. Të dy dukeshin të akullt.

Vizita e kreut të ri të ekzekutivit të Kosovës në Tiranë do të jetë e shkurtër, por intensive. Brenda pak orësh, përveç kryeministrit Rama, Albin Kurti do të takohet dhe me presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /Syri.net

Shehu në mbështetje të kirurgëve për të moszhvendosur sallat e operacionit të Urgjencës: Po dëmtohen pacientët!

Kirurgët më të njohur në vend i kanë bërë kërkesë Ministrisë për të moszhvendosur plotësisht sallat e operacionit të Urgjencës. Tritan Shehu në mbështetje të kirurgëve: Po dëmtohen pacientët

Reagimi i Tritan Shehut

Kur padija vendoset para profesionalizmit e shkences!!!

QSUT, kirurgjia po ngre zerin kunder vendimeve arbitrare, jo profesionale dhe demtuese te sherbimit ndaj pacientit.

Eshte krejt i drejte dhe racional kerkesa e firmosur nga Departamenti i Kirurgjise, perballe aktit te pashembullt te mbylljes se dy sallave te urgjences, duke demtuar sherbimin, pa asnje konsultim me ata qe punojne, njohin mire rregullat dhe ekzigjencat e atij profesioni, i sherbejne me perkushtim pacientit ne kushte te veshtira dhe deri diskriminuese.

Ashtu sic e kam ngritur prej kohesh, shkaterrimi gradual i asaj Urgjence Polivalente, nje investim i madh dhe cilesor, i perfunduar me 2012-en po vazhdon tashme me eliminimin e bllokut kirurgjikal te saj, per t’u perfunduar me copezimin e Urgjences nga zhvendosja e nje pjese te saj tek godina ne ndertim e Semundjeve te Brendeshme.

Te gjitha keto vendime arbitrare, se bashku me uljen drastike te kapaciteteve te kirurgjive, pa asnje konsulte e diskutim me specialistet, ndesh dhe me Strategjine e zhvillimit te QSUT, demtojne rende ate sherbim ne nivel kombetar, cilesine e tij ndaj pacienteve, pa folur ketu per demin ekonomik.

Une pershendes reagimin e pergjegjshem te kolegeve te kirurgjise, pa te cilet nuk mund te ndermerren te tilla hapa, sepse kur arbitrariteti vendoset para profesionalizmit, jo vetem ndalon zhvillimin, por con ne shkaterrim.

100 vjetori/ Zhupa: Tirana në betejë me të keqen!

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shkruan në një postim në Facebook se, Tirana në keëtë 100 vjetor ndodhet në betejë me të keqen!

Zhupa shkruan më tej se, Tirana ndodhet në një betejë për të ruajtur identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore të saj, për të ruajtur ajrin dhe hapësirat publike dhe për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, transportin dinjitoz, kopshtet dhe shkollat e sigurta.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës
Ne kete 100 vjetor Tirana gjendet ne nje beteje!
Tirana sot eshte ne beteje me te keqen! Tirana sot eshte ne beteje per te ruajtur identitetin e saj, ne beteje per te ruajtur historine e saj, per te ruajtur trashegimnine kulturore. Eshte ne beteje per te ruajtur ajrin e saj, per te ruajtur hapesirat publike, per te ruajtur vlerat e saj.

Tirana eshte ne beteje per te fituar ujin e pijshem, rruget cilesore, transportin dinjitoz, kopshtet dhe shkollat e sigurta.

Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet ti fitojme keto beteja, per te ardhmen, per te na gjetur pervjetoret e tjera me nje Tirane metropol europian ne cdo aspekt! Ky eshte urimi im per Tiranen!

Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris femijen tim.

Çaji magjik, si ta lini pirjen e duhanit në vetëm një muaj, flet mjekja e famshme

Mjekja e famshme Antonina Scipina nga Rusia këshillon pacientët e saj se si të ndalojnë pirjen e duhanit në vetëm disa ditë.

Është vërtet e mahnitshme se si funksionon kjo përzierje.

Ajo vret çdo dëshirë për nikotinë në trupin tuaj, dhe përgatitja është më se e thjeshtë.

Ju duhen gjethet e thata të bimës gjethe delli (Plantago major).

Përgatitja:

Merrni gjethe të thata nga bima gjethe dielli, vendosini në një kavanoz dhe mbulojeni me gjysmë litër ujë të zier.

Mbuloni kavanozin dhe lëreni të qëndrojë për dy orë.

Gjatë ditës, e gjithë përmbajtja e kavanozit duhet të pihet. Konsumoni çdo ditë nga ky lëng derisa dëshira juaj për pirjen e duhanit të zhduket plotësisht.

Është provuar që kjo përzierje zvogëlon nevojën e trupit për nikotinë.

Nëse e pini këtë çaj për shtatë ditë, do të shihni se sa zvogëlohet dëshira për pirjen e duhanit. Pas disa ditësh nuk do të keni nevojë të pini duhan. Nëse e pini këtë çaj për një muaj, me siguri do të ndaloni pirjen e duhanit përgjithmonë.

Mund të përtypni edhe gjethe të freskëta.

Karakteristikat shëruese të kësaj bime janë të mëdha. Origjina e saj është nga Eurasia, dhe gjetjet arkeologjike tregojnë se është përdorur si ilaç në kohën romake në Britani.

Kjo bimë ndihmon në sëmundjet e frymëmarrjes dhe kollën. Për veprim edhe më të mirë, rekomandohet në kombinim me trumzën.

Atëherë është veçanërisht i efektshëm për bronkitin dhe astmën, dhe madje edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe fshikëzës.

Vendi jashtë kontrollit, hajdutët në Durrës plagosin pronarin e banesës

Vendi është jashtë kontrollit të shtetit dhe ligjin e bëjnë bandat dhe hajdutët.
Policia e Durrësit zbardh ngjarjen e mbrëmjes së sotme në zonën e plazhit, aty ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Sipas bluve të qytetit bregdetar një person i armatosur ka tentuar të vjedhë një banesë, por pasi pronari Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

Deklarata e plotë:
Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur, por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit
Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit.

Rama emëron gjyqtare ish drejtoreshën e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ëmruar gjyqtare në Tiranë, ish-avokaten e Shtetit, Alma Hiçka. Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e KLGJ-së.

Para vitit 2013, Hicka ka qenë gjyqtare në Kavajë, por duke qenë se vendet atje ishin të zëna ajo është caktuar me detyrë gjyqtare në Tiranë.

Në tetror të 2018, Hiçka u përfol se u shkarkua nga kryeministri i vendit, por më pas Rama reagoi duke thënë se Hiçka u largua vetë, për arsye personale.

“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruante Rama në atë kohë.

Ndërkohë kujtojmë se Partia Demokratike në vitin 2017 depozitoi në Porkurori, kallëzimin penal ndaj Avokates së Shtetit, Alma Hiçka.

”Hicka kallëzohet për shpërdorim detyre. Hicka jo vetëm po pengon hetimin parlamentar të çështjes CEZ, por ajo është kapur disa herë edhe në konflikt interesi, duke përfituar ajo me bashkëshortin e saj në disa raste, në dëm të shtetit” thuhej në deklaratën e PD-së.

Çfarë parasheh reciprociteti sipas të Drejtës Ndërkombëtare?

Ngjashëm me taksën doganore prej 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovinës edhe masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, të cilën e ka paralajmëruar kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po hasë në mbështetjen ndërkombëtare.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën dhe është kundër masave të reciprocitetit.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka paralajmëruar se taksa prej 100 për qind, të cilën qeveria paraprake e kishte vendosur ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, do të hiqet dhe do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

“Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë (v.j reciprocitetin). Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Si zbatohet reciprociteti?
Njohësit e çështjeve juridike ndërkombëtare në vend vlerësojnë që në rast se Kosova aplikon masa të reciprocitetit ndaj Serbisë, ato nuk janë në kundërshtim me parimet, të cilat janë të pranuara nga e drejta ndërkombëtare.

Sipas tyre, reciprociteti, në të drejtën ndërkombëtare, konsiderohet si një parim i pranuar në mënyrë universale, ku një shtet miraton një sjellje të caktuar simetrike, si përgjigje ndaj një veprimit të ngjashëm, i cili është miratuar nga shteti tjetër.

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë që përkufizimi më i specializuar i reciprocitetit në kuptimin e të drejtës ndërkombëtare, nënkupton që një shtet i caktuar, i bën koncesion të ndërsjellë epërsive dhe privilegjeve për qëllime të marrëdhënieve tregtare dhe diplomatike shtetit tjetër të caktuar. Por, ky parim i reciprocitetit, sipas tij, vlen edhe në kuptimin negativ.

“Mbi të gjitha, shikuar nga marrëdhëniet ndërkombëtare, reciprociteti është një koncept praktik dhe është veprim ekuivalent dhe i cili varet nga një veprim ose reagim i një shteti tjetër. Për ta shpjeguar në terma praktik dhe jo shumë dogmatik, kjo nënkupton që nëse Serbia, në këtë rast, nuk i lejon shtetasit e Kosovës që të hyjnë brenda territorit të saj me tabela veturash me regjistrim të Republikës së Kosovës, atëherë edhe Kosova i përgjigjet me të njëjtën monedhë, pra, nuk i lejon tabelat me regjistrim të Serbisë që të hyjnë në Republikën e Kosovës”, tha Qorolli.

Ai shtoi se ky raport simetrik vlen edhe në kuptimin ekonomik, në atë doganor dhe në të gjitha fushat tjera.
Parimin e reciprocitetit ngjashëm e shpjegon edhe Iliriana Islami, po ashtu, profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Madje, siç thotë ajo masën e reciprocitetit e sheh si të më butë, për shkak se masat e tilla mund të evoluojnë në masa, siç quhen, shpagimi (retorsion) apo të skajshme, siç janë reprezaljet.

Megjithatë, sipas saj, për masat e reciprocitetit, të ngjashme siç i ka paralajmëruar Qeveria e Kosovës, në botë nuk krijohen situata dramatike.

“Në botë, ato merren, por nuk trajtohen si ndonjë rast, si diçka që konsiderohet i nivelit që duhet të trajtohet, për shkak se është në vullnetin e dyanshëm të shteteve dhe qeveritë veprojnë në mënyrë të ndërsjellë. Pra, i kundërpërgjigjen veprimeve të një qeverie të caktuar. Kështu që, nuk konsideron si raste që duhet të analizohen në aspektin shkollor. Mirëpo, konsiderohen më shumë si sanksione. E ato trajtohen, kur janë ndërmarrë dhe pse janë ndërmarrë, sepse janë mënyra e vetme që e ‘zbutë’ shtetin apo e arrin një qëllim të caktuar një shtet i caktuar”, tha Islami.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar që Kosova nuk mund të aplikojë masa reciprociteti ndaj Serbisë, për shkak se kjo e fundit nuk e njeh atë si shtet.

Megjithatë, Vuçiq, në vazhdimësi ka kërkuar heqjen e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë, si kusht për vazhdimin e dialogut me Kosovën.

Heqjen e taksës e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Profesor Qorolli, vlerëson se heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, mund të rezultojë pozitivisht për të dyja vendet.

“Zëvendësimi i taksës me një masë reciprociteti mund të jetë një rrethanë kur do ta avancojë raportin, të themi, tregtar, diplomatik, ekonomik, por edhe ligjor në mes dy shteteve, të cilat në momentin kur e nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, që lidhet me arritjen e një paqeje përfundimtare, atëherë reciprociteti do të ishte një faktor kontribuues për inkurajimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes Kosovës dhe Serbisë”, vlerësoi Qorolli.

Profesoresha Islami, thekson që pavarësisht vlerësimeve në Serbi, reciprociteti ndaj saj nga ana e Kosovës do të jetë funksional.
“Funksionon gjithsesi. Përkundër faktit që nuk na ka njohur Serbia, ne veprojmë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën tonë.

Kështu që, nëse qeveria i ndërmerr të gjitha veprimet që konsiderohen në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, si akti më i lartë, atëherë konsiderohen si masa të një shteti që i përgjigjet kundër veprimeve të shtetit tjetër. Kështu që kjo është shumë në rregull me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Islami.

Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka deklaruar që krahas vullnetit të shprehur që ta heqë taksën prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë, pret që kjo e fundit të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më herët, i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka deklaruar ditë më parë që Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërkaq që Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut të mëtejmë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve./rel/Telegrafi/