26.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare në tkurrje, kompanitë zgjedhin Serbinë e Maqedoninë

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaçe deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

Presidenti i Dhomes Amerikane të Tregtisë foli për mediat, në lidhje me sfidat dhe mundësitë për investimet e huaja në Shqipëri.

Jace tha se shpesh herë ka hasur probleme në konsultimet e ligjeve fiskale në vend.

“Tap dhe Devoll po përfundojnë dhe duhet të merren masa që ato të zëvendësohen. Pas tërmetit bizneset kanë pasur të ardhura më të ulta, dhe më pak shpenzime presim edhe në 2020. Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore.

Kërkojmë të tjera elementë mbështetës.

Marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve tona arrijnë në 100 mln dollarë dhe kjo nuk është në nivelin e duhur. Duhet reformë e thellë për të thithur investimet. Kompanitë e huaja po zgjedhin Serbinë dhe Maqedoninë për shkak të kushteve më të favorshme që ofrojnë për zhvillimin dhe investimin në biznese.

Koncesionet duhet të jenë transparente pasi krijojnë borxhe”, tha Jaçe.

“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart.

Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi ai.

Pse nuk duhet ta lini kurrë celularin në karikim afër krevatit gjatë natës

Lënia e telefonit në karikim, sidomos gjatë natës është një zakon i keq që duhet të eliminohet sa më shpejt të jetë e mundur sepse mund të jetë shumë e rrezikshme.

Përveç shkatërrimit të baterisë përgjithmonë, mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet. Shumë zjarrfikës nga e gjithë bota kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetën e njerëzve për shkak të këtij zakoni dhe tani ata duan të paralajmërojnë të gjithë që të mos i lënë celularët e tyre afër shtratit gjatë natës.

Shumë prej nesh përfundojnë në fund të ditës me celularin e tyre të zbrazët dhe si pasojë ne ndiejmë nevojën për ta rikarikuar atë tërë natën. Por duhet të dini që pasi të keni arritur 100%, bateria ndalon së rimbushuri dhe duke e lënë atë të ngarkuar për shumë orë pavarësisht se ka arritur ngarkesën maksimale, çka mund të shkaktojë dëme serioze në bateri. Dëmi më i madh është nxehtësia e cila rrit tensionin e ngarkesës.

Kjo shkakton një rritje të temperaturës që kompromenton kapacitetin e baterisë së telefonit tuaj celular. Nëse bateria nxehet, celulari mund të shpërthejë dhe për fat të keq ka shumë raste që e konfirmojnë atë.

Lënia e celularit nën jastëk është një praktikë që shumë shpesh e përdorim. Shumë njerëz bien në gjumë me celularin e tyre të ngarkuar, por do të ishte më mirë të mos e bëni atë nëse dëshironi të mbroni shëndetin tuaj.

Studiuesit izraelitë nga Instituti i Shkencave Ëeizmann kryen teste për të kuptuar rreziqet hipotetike që telefoni celular krijon për shëndetin. Këto eksperimente konsistonin në teste që tregonin sasinë e rrezatimit që trupi ynë i ekspozohej çdo herë që përdorim celularin ose thjesht që e mbani afër. Rezultatet nuk janë shumë tërheqëse: duhen vetëm 15 minuta në telefon dhe mund të ndodhin dëme serioze të trurit, por edhe fillimin e kancerit, veçanërisht atij të trurit.

Nëse nuk mund të qëndroni pa celularin tuaj, të paktën shmangni mbajtjen e tij në karikim gjatë gjithë natës dhe veçanërisht afër shtratit tuaj. /Rtklive

U kap me 800 kg kanabis në makinë, si e ndihmoi deputeti i Rilindjes dhe policia të arratisej…

Bardhok Pllanaj, të cilit ditën e sotme `OFL` i ka dërguar formularin e auto-verifikimit të pasurisë, 6 vite më parë është shpëtuar nga arrestimi prej ish-deputetit të Rilindjes, Mark Frroku dhe shefat e Policisë së Tiranës.

Ngjarja, e cila bëri bujë në atë kohë, pasi policia e mbajti të fshehtë, ka ndodhur më datat 1 dhe 2 tetor të vitit 2014.

Vetëm pasi media zbuloi një dokument të mbajtur sekret nga policia, u mësua se si Pllanaj i kërkuar si trafikant i madh droge, gjatë operacionit ‘Viluni’, ku u kapën në Mal të Zi rreth 800 kg kanabis, kishte `çarë` postbllokun, duke qenë brenda makinës së deputetit Frroku.

Edhe pse policia shqiptare ka pasur dijeni për këtë fakt, prej saj nuk u bërë publik emri i deputetit të mazhorancës, në makinën e të cilit ishte fshehur Pllanaj. Jo vetëm kaq, por duke qenë në dijeni, prej më shumë se 5 muajsh ai nuk u thirr për t’u pyetur asnjëherë nga policia dhe nga prokuroria.

Në procesverbalin e zbardhur vetëm nga media në atë kohë, duket qartë se grupi i operacioneve speciale në Policinë e Shtetit, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, po vëzhgonte prej kohësh të dyshuarin Pllanaj.

Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit, thuhet se Pllanaj gjatë gjithë ditës së 1 tetorit 2014 ishte nën vëzhgim, ku përshkruhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar. Vetëm në darkë, referuar këtij procesverbali, i dyshuari është afruar në lokalin ‘Antika’ tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku.

Rreth orës 1 pas mesnate të datës 2 tetor, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamzë, pranë Bulavardit Blu.

Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda.

‘…Rreth dy minuta automjeti ka qëndruar pa lëvizur dhe dyert janë konstatuar nga ana jonë të mbyllura, më pas nga pjesa e pasme e automjetit është ulur xhami i krahut të pasagjerit dhe një person rreth moshës 40-45 vjeç i veshur me kostum ngjyrë blu e errët është prezantuar si deputet i parlamentit të Shqipërisë me emrin Mark Frroku, pas kontaktit vizual i njohur nga ana jonë, ai gjithashtu ka sqaruar shprehimisht ndër te tjera se:

Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time’, shkruhet në procesverbalin e policisë, të nënshkruar nga nëntë persona, të cilët më pas e kanë lënë të lirë makinën bashkë me pasagjerët e saj.

Nga ana e policisë i është bërë e ditur deputetit Frroku se personi që ndodhet në makinë duhet të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë, por pas kundërshtisë së deputetit Frroku, agjentët e vëzhgimit kanë komunikuar me specialistin e sektorit për narkotikët e trafiqet, kryekomisar Florjan Pemën duke e vënë në dijeni për kundërshtimin e deputetit Frroku.

I gjithë ky debat ka zgjatur për më shumë se 20 minuta dhe më pas agjentët janë larguar duke lënë të lirë Bardhok Pllanajn, të cilit sot pas 6 vitesh i dërguan formularin e `Anti-Kçk`.

Referuar hetimeve të prokurorisë për Krime të Rënda në atë kohë, për operacionin e ‘Vilunit’ u arrestuan 7 persona dhe u bllokuar një skaf me rreth 800 kg hashash nga policia malazeze.

Pasuesja e Merkel jep dorëheqjen nga drejtimi i CDU, kush pritet të jetë drejtuesi i ri

Head of the conservative Christian Democratic Union (CDU) party Annegret Kramp-Karrenbauer (L) poses with party member and German Chancellor Angela Merkel before a party board meeting in Berlin on June 24, 2019. (Photo by Tobias SCHWARZ / AFP) (Photo credit should read TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images)

Partia e qendrës së djathtë e kancelares Angela Merkel, u zhyt më thellë në krizë të hënën kur trashëgimtarja e saj shpalli se nuk do të konkurrojë për postin e kancelares, pas dështimit në zgjedhjet rajonale.

Annegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi udhëheqjen e Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) se do të fillojë procesin e organizimit të garës për udhëheqjen e partisë gjatë verës. Gjermania do të mbajë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vjeshtën e vitit 2021 dhe kancelarja Merkel, 65 vjeçare, që drejtoi Gjermaninë për 15 vjet, tha dy vjet më parë se nuk do të konkurrojë për mandatin e pestë si kancelare.

Zhvillimi i sotëm thellon telashet e politikës gjermane, pak ditë pasi që partia e kancelares Merkel u kritikua ashpër rreth votimeve për kryetarin e shtetit Thuringia ku CDU dhe Alternativa për Gjermaninë e së djathtës së skajshme, mbështetën një kandidat të qendrës. Votimi shkatërroi atë që është parë si tabu sa i përket bashkëpunimit të partive politike gjermane me partitë ekstreme.

Zonja Kramp-Karrenbauer, e përmendur shpesh me akronimi AKK, mori përsipër udhëheqjen e CDU-së ë dhjetor të viti 2018 pasi mundi ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn dhe zotin Friedrich Merz, një ish-veteran i partisë, i cili u mënjanua nga zonja Merkel para se ajo të bëhej kancelare në vitin 2005.

Zonja Kramp-Karrenbauer, 57 vjeçare, që është edhe ministre e Mbrojtjes, ka luftuar për të siguruar rezultate më të mira të zgjedhjeve të partisë në rënie përballë një sfide të ashpër nga e djathta.
Është e paqartë se si do të ndikojë zhvillimi i fundit në planet e mëparshme të kancelares Merkel për trashëgiminë e saj.

Ndër emrat që aktualisht janë lakuar si udhëheqës të partisë, janë Jens Spahn, Friedrich Merz dhe Armin Laschet, guvernatori i Rhine-Westphalias, shteti më i populluar i Gjermanisë.

Video/ Spaho: Edi Rama është i pabesueshëm! Nuk mund ta luftojë krimin e organizuar pjella e krimit

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho publikon videon: Edi Rama është i pabesueshëm! Nuk mund ta luftojë krimin e organizuar pjella e krimit dhe avokati më besnik i kriminelëve më të rrezikshëm të vendit.

Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.

Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!
#shqiptaretduanndryshim

Edi Rama është i pabesueshëm! Nuk mund ta luftojë krimin e organizuar pjella e krimit dhe avokati më besnik i kriminelëve më të rrezikshëm të vendit. Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis. Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!#shqiptaretduanndryshim

Gepostet von Edmond Spaho am Montag, 10. Februar 2020

Shaqiri rrëfen fëmijërinë: Gënjeva se isha i sëmurë, u shpalla lojtari më i mirë i turneut

Xherdan Shaqiri tregon se në fëmijërinë ishte në gjendje të bënte gjithçka vetëm e vetëm për të luajtur futboll. Në një rast, ylli kosovar ishte shtirë se është i sëmurë, duke mos shkuar fare në shkollë vetëm për të marrë pjesë në një turne futbolli.

Xherdan Shaqiri e ka rrëfyer një histori të veçantë dhe aspak të zakontë të tij.

Ylli kosovar ishte talent i jashtëzakonshëm që kur ishte fëmijë.

Madje, në një rast, përfaqësuesi zviceran tregon se familja e tij ishte detyrohej të gënjente, vetëm e vetëm që futbollisti i Liverpoolit të mos shkonte në shkollë, por të merrte pjesë në një turne të futbollit.

Dhe, familjarët nuk kishin gabuar në këtë rast pasi mundi dhe sakrifica e tyre është shpërblyer në fund dhe Xherdani është bërë një yll i futbollit.

28 vjeçari e ka treguar një rast kur, në “kurthin” e tij nuk kishte rënë mësuesja, e cila përmes mediave e kishte zbuluar “sëmundjen e rreme” të Shaqirit.

“Nëna ime në atë kohë iu kishte shkruar përgjegjësve të shkollës se isha i sëmurë, ndërkohë që unë po shkoja për të marrë pjesë në një turne në Pragë. Isha në formë të shkëlqyeshme dhe luajta mjaft mirë. Kur u riktheva në shkollë të hënën, pretendoja se isha i ftohur.Mirëpo, mësuesja më thirri dhe ma vendosi gazetën në tavolinë duke thënë: ‘Oh, ti ishe i sëmurë?’.

Në faqen kryesore ishte fotografia që më shfaqte mua me trofe, si lojtari më i mirë i turneut”, ka thënë ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt.

385 milionë euro vjedhje për tre djegës për Rama-Zoto, reagon Malltezi: A vepron dot SPAK?

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka publikuar një foto në rrjet, duke i vendosur dixhiturën “385 milionë euro vjedhje”.

Në foto ndodhet kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, si dhe disa zyrtarë të mjedisit.

“KÇK e mjedisit, personazhet në foto, pa ngurruar t’ua bëjë portretin “për arritjet” e tyre: “U emëruan drejtorë pa bërë një leksion mbi mjedisin. Dy ranë në burg, një po e heton SPAK-u për Porto Romanon. Rama-Koka në radhë për inceneratorët”, shkruan Malltezi në reagimin në rrjetet sociale.

Sipas anëtarit të Kryesisë së PD-së, kjo foto është baraz me 385 milionë euro vjedhje.

“Lukunia që pa pasur asnjë leksion për menaxhimin e mjedisit u bë “dreqtore” për mjedisin. Pasojat?!

370 milionë euro për tre djegës për Rama-Zoto; 15 milionë euro për të hequr plehrat, pa tender, me negociatë sy me sy nga Porto Romano që të paguhet edhe më shumë monopoli i landfillit të Sharrës, që e ka përlarë po Rama-Zoto. Ja tek janë KÇK-ja”, shkruan Malltezi, duke pyetur “vepron dot SPAK-u?!”.

Video/ Çfarë “halli” ka Subashi që i qahet Ramës?

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi është bërë personazhi kryesor i pasmbledhjes së sotme të kryesisë së Partisë Socialiste.

Siç e shihni dhe në videon e mëposhtme ai pas përfundimit të mbledhjes shoqëron kryeministri Edi Rama drejt automjetit të tij, ku duket se po i “qan” ndonjë hall kreut të qeverisë.

Më pas Subashi kthehet dhe gjatë rrugës përballet me gratë socialiste: Etilda Gjonajn; Evis Kushin dhe Ogerta Manastirliun, të cilave duket se iu tha ndonjë batutë pasi largohen të buzëqeshura.

Më pas te dera e selisë, Subashi takon kryeparlamentarin Gramoz Ruçi ku dhe me të bën një bisedë të shkurtër në këmbë. Ndoshta dhe Ruçit po i “qante” të njëjtin hall që i “qau” dhe Ramës.

Bën mirë t’u kërkosh falje mësuesve/ Vokshi: Shahini që nuk di ç’thotë e nuk di ç’bën…

Ish-deputetja e PD, e ka cilësuar tërheqje vëmendjeje deklaratën e bërë nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se do të inspektojë shkollat në Shqipëri.

Sipas Vokshit, me këtë deklaratë Shahini kërkon të largojë vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme në arsim të qeverisë shqiptare.

Më tej Vokshi thekson se, Shahini para se të kërcënojë me kontrolle bën mirë tu kërkojë falje mësuesve.

Postimi i plotë i Vokshit

Shahini që nuk din ç’thotë e nuk din ç’bën…

Kjo puna e inspektimeve në 240 shkolla, një jave para nisjes së vitit të ri shkollor, jo vetëm është e pamundur fizikisht por edhe shkon ndesh me standartet ndërkombëtare të inspektimit në arsim.
Inspektimet “fshehurazi” një javë para fillimit të shkollës nuk zgjidhin dot problemet e shumta që ka sot sistemi arsimor.

Ministrja Shahini kërkon të tërheqë vemendjen pas dështimeve të një pas njëshme të saj dhe paraardhëses së saj si:

– E ashtuquajtura reformë e shpërndarjes së teksteve;

– 3 lëndë në 6 orë,

– ushqimi në shkolla,

– policimi në komunitet,

– Pakti për Universitetin etj.

Në vend që t’u kërkojë falje mësuesve për trajtimin poshtërues që u bëhet, për shkeljen e kontratës kolektive, për mos rritjen e rrogave dhe dhënien e shpërblimeve, për kushtet mizerabël ku ata punojnë, për stresin e vazhdueshëm për mbajtjen e vendit të punës në një sistem ku aftësia dhe profesionalizmi nuk vlen…, i kërcënon ata me inspektime “të rastësishme”, një shpikje alla Shahini, që do përdoret për linçimin e atyre mësuesve profesionistë e të ndershëm që nuk kanë pranuar të bëhen palë në farsën e votimeve moniste të 30 qershorit.

Shahini me vetëdije të plotë antikombëtare dhe me kurajon e të paaftit, po çon gjithnjë më shumë në rrënim arsimin në Shqipëri.

Kaloi pranë selisë së PS ku ndodhej Rama në mbledhje, urdhërohet arrestimi i Gjutës

Dalin detaje të reja për arrestimin e Vladimir Gjutës pranë selisë së PS. Gazetarja Dorjana Bezat tha në një lidhje për “News24” se Gjuta ka kaluar pranë selisë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.

Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë për ta neutralizuar Gjutën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat, aty ku ndodhet akoma.

Ndërkohë, qytetarët që kanë parë ngjarjen, kanë thënë se Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka kaluar pranë selinë e PS, por sipas gazetares, ky informacion nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila pritet të reagojë zyrtarisht për ngjarjen. Vladimir Gjuta është një emër shumë i njohur ky për drejtësinë, për shkak të precedentëve penalë.

Vladimir Gjuta u lirua nga paraburgimi pesë ditë më, 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.