18.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

“Avion privat për qeverinë”/ Ish-deputeti i PS shpërthen ndaj Ramës: I duhet dhënë fund!

Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj ka reaguar përmes një postimi në rrjet mbi lajmet se qeveria shqiptare ka blerë një avion për udhëtimet e saj. Ndocaj shkruan se kjo ia kalon e KÇK-së.

“Deri më sot, qeveria, për udhëtimet jashtë shtetit, përdorte avionët e linjave të zakonshme. Por, mesa duket, Kryeministri është mërzitur duke udhëtuar në një avion me popullin, prandaj porositi këtë avion personal vetëm për veten e vet”, shkruan Ndocaj.

Postimi nga Eduart Ndocaj
Të dashur bashkë-vuajtës, po ju prezantojmë me avionin personal të Qeverisë shqiptare…
E lexuat mirë! Qeveria shqiptare ka blerë një avion për veten e vet. Është një Airbus A319, i përshtatur për avion qeveritar, me kushte ultra-luksoze që tani është i parkuar në Rinas.

Deri më sot, qeveria, për udhëtimet jashtë shtetit, përdorte avionët e linjave të zakonshme. Por, mesa duket, Kryeministri është mërzitur duke udhëtuar në një avion me popullin, prandaj porositi këtë avion personal vetëm për veten e vet.

E pra, qeveria e vendit më të varfër në Europë, ku njerëzit po largohen dita ditës, që ka mbi 10.000 familje pa një çati mbi kokë, që po lyp lek nëpër botë sepse ka një faturë 1 miliardë Euro dëme nga tërmeti, që ka pensionet më të ulta në Europë, që këtë vit as nuk i ka indeksuar pagat e mësuesve, policëve, infermierëve etj., me justifikimin që buxheti s’ka lekë, e pra kjo qeveri ka blerë një avion për qejfin e vet.. me lekët tona!

Ky është abuzim i frikshëm! Kjo e lë në bisht dhe KÇK-në. Kjo është KÇTDP (kap ça të dalë para).

I duhet dhënë fund!

Jo vetëm në Shqipëri, shpërthen edhe në derbin e Milanos: Rama ik!

Jo vetëm në Shqipëri, por kryeministri i Shqipërisë nuk po gjen qetësi edhe në stadiumet Europiane. Parulla ‘Rama Ik’ është shfaqur edhe në derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit në ‘San Siro’.

Mesa duket emigrantët shqiptarë që ndodhen në Itali, i kanë bërë një tjetër surprizë të hidhur kryeministrit Edi Rama.

Që prej ndeshjes Shqipëri-Francë në ‘Air Albania Stadium’ thirrjet dhe parullat ‘Rama ik’ janë shfaqur çdo javë në stadiumet shqiptare, për të vendosur qershinë mbi tortë në derbin e Milanos.

Foto është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ambasadorja e SHBA: Prioritet, nxitja e zhvillimit demokratik të vendit

Prioritet i Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri është nxiutja e zhvillimit demokratik të vendit për të përmbushur anëtarësimin në BE

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.” Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim” – njofton sot ambasada amerikane në Tiranë, duke publikuar një video prezantim të ambasadores së re.

Dhe video fillon me fjalët: “Emri im është Yuri Kim” dhe në vijim, ambasadorja iu tregon shqiptarëve tri prioritet mbi të cilat do të punojë gjatë misionit të saj dhe iu lutet, që ata të komunikojnë me të, t’ia shfaqin mendimet dhe idetë e tyre përmes rrjeteve sociale.

“Emri im është Yuri Kim dhe ndihem thellësisht e nderuar të shërbej si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Për më shumë se dy dekada kam pasur privilegjin t’u shërbej Shteteve të Bashkuara si diplomate.

Nga Pekini në Bagdad e shumë vende ndërmjet tyre, jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA-ve nëpër botë.
Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington, kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar për të sjellë paqe dhe begati.

Jam veçanërisht e nderuar të vij në Shqipëri në fillim të 2020-ës, vit që shënon 100-vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA.

100 vjet më parë, Presidenti Uillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve në dhjetor të 1920-ës.

Ashtu si SHBA-ja ka mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e SHBA-së. dhe unë ndihem e privilegjuar që ndodhem këtu.

Gjatë mandatit tim këtu unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete:

Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Së dyti do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE.

Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA-së në Shqipëri në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët.

Po pres me kënaqësi që të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashëgiminë tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peisazhet tuaja të mahnitshme, të shijoj kulinarinë tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të tjera.
Pra, ejani të komunikojmë.

Mund të më gjeni në faqet e Facebook, Tëitter dhe Instagram të Ambasadës. Do të dëshiroja të dija mendimet dhe idetë tuaja.
Mirë se ju gjeta dhe shihemi së shpejti.”

Drejtori i Policisë fsheh apartamentin luksoz te Kodra e Diellit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kaloi vetingun policor, një mekanizëm qesharak për të treguar se po bëhet veting edhe në radhët e forcave të rendit. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një mesazh, duke akuzuar se Ardi Veliu nuk ka sqaruar si e ka blerë apartamentin luksoz te Kodra e Diellit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vetori dixhital denocon Geron Veliun për fshehje pasurie! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Po ndjek seancën e vetingut të drejtorit Ardi Veliu… po pres të na sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz tek Kodra e Diellit, 200m2… po nuk po e shoh apartamentin të na shfaqet… maskarade e turpshme vetingu i policisë. Nderime dhe respekte… Anonim, ju lutem.

Dy vjet në mbrojtje të Teatrit/ Aktorja: Njeriu kur i hyn një lufte, nuk merr parasysh fare frikën

Sot mbushen plot dy vjet nga nisja e betejës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, me krijimin e një Aleance që iu ka rezistuar presioneve, dhe përpjekjeve të vazhdueshme nga ana e qeverisë për ti përçarë.

Në këto dy vite shumë prej artistëve iniciatorë janë përçarë rrugës, protestat mund të jenë zbehur, por për aktoren Juri Emiri kauza vijon që të qendrojë, dhe beteja ndaj shtetit do të fitohet.

E ftuar në studion e Fax News, Emiri u shpreh se kauza për mbrojtjen e Teatrit është shndërruar tashmë në kauzë për Mbrojtjen e Demokracisë, ndërsa shtoi se artistët që kanë ndërruar qendrim gjatë rrugës, kanë pasur presione dhe frikën e humbjes së vendeve të punës.

“Këtu ndodhin çdo ditë ngjarje që të trondisin, kjo protestë nisi për Teatrin Kombëtar, dhe u përhap dhe u përhap, pasi çështja e Teatrit lidhet me shumë shqetësime të tjera të shqiptarëve. Prej qeshorit të 2018-tës, protesta është e përditshme, kemi pasur dy protesta përpara parlamentit ku kaloi dhe ligji special, kemi pasur dy marshime drejt presidencës, ku presidenti nuk e kaloi ligjin.

Një nga pikat më të forta ishte 24 Korriku, natën që mësuam se ata do të vinin qendruam aty, dhe prej asaj dite ne kemi monitorim 24 orësh për Teatrin. Policia qendroi aty deri në orët e vona të natës, dhe ne kemi pasur një luftë aty, psikologjike dhe fizike, dhe prej asaj dite ne hymë aty brenda, dhe nisëm shfaqjet.

Janë dhënë më shumë se 50 të tilla në Teatër, dhe kemi marrë një mbështetje shumë të madhe nga Kosova, Maqedonia, Italia dhe Amerika”, u shpreh Emiri.

“Njeriu kur i hyn një lufte, nuk merr parasysh fare frikën, pasi të jesh me të drejtën të bën të jesh shumë i lirë, të heq dhe frikën, për më tepër duhet kuptuar se ky pushtet dhe këto probleme nuk janë vetëm të pushtetit, por janë edhe tonat që i kemi zgjedhur. Të gjithë ne që jemi në Teatër, mendojmë të bëjmë diçka që ti vlejë vendit”, tha më tej aktorja.

“Është qesharake sesi një kryeministër merr një nga një fjali të shkëputura të aktorëve dhe i hedh në Facebook, ne ky komunitet jemi, ndoshta jo më i shëndetshmi, por e rëndësishme është që ne treguam se kemi njerëz shumë të fortë Brenda vetes.

Kemi njerëz që vazhdojnë të luftojnë prej dy vitesh, që nuk kanë një qëllim jo të pastër, kanë qëllimin thjesht që kjo çështje të fitohet. Aktori ka përballë një publik, ndaj të cilit ndjen edhe përgjegjësi si qytetar”, u shpreh Emiri, që këmbënguli se kjo çështje do të ndiqet deri në fund, dhe se Teatri Kombëtar nuk do të mund të shembet. /Faxnews/

Berisha: Ligji Rama anti-KÇK i jep goditjen finale shtetit ligjor

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar paketën Anti-KÇK si antikushtetuese. Në një intervistë për News 24, Berisha deklaroi se kjo paketë i jep goditjen finale shtetit ligjor dhe i jep të drejtën shtetit kriminal.

Sipas Berishës kjo paket është antikushtetuese dhe antligjore, ndërsa risolli në vëmendje se kjo paketë ishte rrëzuar më herët nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015-të.

Berisha shtoi se në atë kohë edhe ambasadori amerikan Donald Lu i jepte të drejtë opozitës që kundërshtoi idenë e qeverisë shqiptare për të krijuar një FBI shqiptare.

‘Duhet të biem dakord që paketën ta quajmë paketa KÇK, kap ç’të kapim në këtë fushatë. Në rrafshin ligjor kjo përbën aktin më të rëndë në 30 vitet e fundit. Pra në procesin e shtet shkatërrimit dhe të zëvedndësimit me narkotshtetit, kjo përbën aktin final, sepse ky akt shkatërron Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kodet e vendit, e nxjerr vendin jashtë hapësirës së konventës europiane.

Akti në vetvete është një banditizëm ligjor i paimagjinueshëm. Që në fillim ju rikujtoj shqiptarëve se ky akt është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015. Edi Rama e quajti këtë në atë kohë FBI shqiptare, e kundërshtuam megjithatë e kaloi në parlament.

Në atë kohë kishte ardhur Donald Lu dhe meqenëse më erdhi në zyrë, pas disa kohësh i ktheva vizitën. Në atë vizitë jam ndal gjerësisht në arsyet e kundërshtisë sonë ndaj FBI-së shqiptare. Në fund të bisedës dhe mbrapa disa herë më rikujtoi se unë kisha të drejtë’, deklaroi Berisha.

Baton Haxhiu thirrje për ndarjen e Kosovës, hap kompani mediatike në Tiranë

Analisti Baton Haxhiu, një prej mbrojtësve më të flaktë të planit për ndarjen e Kosovës, pati deklaruar para zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019-ës, se nëse nuk fitonte Kadri Veseli ai do të mbyllte emisionin.

Në fakt PDK e drejtuar nga Kadri Veseli i humbi zgjedhjet, qeveria e krijuar nga Albin Kurti me VV dhe LDK ka nisur funksionimin, ndërsa Batoni njoftohet se ka regjistruar në Tiranë një shoqëri mediatike.

Gazetarja Aranita Brahaj shkruan në rrjet se një kompani e re mediatike është themeluar në Janar 2020, ajo zotërohet dhe administrohet nga publicisti Baton Haxhiu.

“Shoqëria Albanian Post është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe do të ushtrojë aktivitet në fushën e mediave elektronike, vizive, online, ëebsite dhe të shtruara, botime të ndryshme, prodhime dhe publikime reklamash, tregtim paisjesh për nevoja të mediave elektronike.

Në Objekt është shkruar edhe: Publikim i organeve informative, kulturore, argëtuese të shtypit, agjenci publiciteti, realizim reklamash, prodhime audiovideo. Shtypje gazetash, shërbime gazetarie. Po kështu shoqëria parashikon të merret me auditime, konsulenca e trajnime të gazetarëve, operatorëve, fotografëve në fushën e medias elektronike dhe të shkruar për formimin profesional të tyre sipas parimit ë shprehjes së lirë dhe të të pavarur.

Albanian Post është regjistruar në datën 10 janar 2020 me seli në Tiranë e më një kapital fillestar minimalist prej 100 lekësh. Pasaporta e kësaj shoqërie mund të klikohet tek Open Corporates Albania,” shkruan Brahaj.

Në intervistën e fundit dhënë për EuroNews Albania, Baton Haxhiu u shpreh se korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet zgjidhja më e mirë.

“Jam i bindur se korrigjimi i kufijve sjell pavarësinë e plotë të Kosovës,” tha Haxhiu. Sipas tij, kjo do të sjellë edhe bashkimin me Shqipërinë. “Fitojmë 30 mijë kilometra dhe Preshevën, dhe nuk humbasim asgjë”, tha Haxhiu.

Plani për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka gjetur një përkrahje në Qeverinë e Tiranës, u kundërshtua fort nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në atë kohë hodhi akuza në drejtim të Ramës dhe Hashim Thaçit.

Nuk dihet nëse media e regjistruar nga Baton Haxhiu do t’i shërbejë idesë për ndryshim kufijsh ose jo, por plani i hedhur për diskutim është konsideruar nmga ekspertët e njohjes së Ballkanit si katastrofik.

Berisha tregon çfarë e lidh Ramën me Dritan Dajtin dhe krimin

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar aksionin OFL si një show të Edi Ramës, pasi sipas tij lufta e kryeministrit nuk mund të jetë serioze ndaj krimit.

Në një intervistë për News 24 Berisha tregoi se lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë të forta, dhe këtë e treguan lirimi i Lul Berishës apo ulja e dënimit të Dritan Dajtit.

Pjesë nga intervista
Edhe pse e dënonin Anti KÇK, kur dalin emrat opozita jep emrat e saj…
Kjo opozitë dje në pushtet ka patur rezultatet më madhore në luftën kundër krimit, dhe kjo opozitë në këndvështrimin tim, është e detyruar të mbështesë dhe duhet të mbështesë, çdo përpjekje për të luftuar krimin e organizuar me kusht siç thonë, ambasadat e BE-së dhe SHBA, konkordojnë në një pikë, një proçes brenda standardeve të proces ligjor. Dhe në mbështesim cdo proces që është brenda standardeve të proces ligjor. Edi Rama me KCK e ka nxjerrë plotësisht këtë fushatë jashtë procesit dhe standardeve ligjore, dhe pasojat do të jenë shumë të rënda për taksa paguesit shqiptarë. Pasojat do të jenë minimumi, qindra milion euro dëmshpërblim për aktet absurde dhe ligjore që po bën dhe do bëjë në një show TV, që ka veshur një grup njerëzish me syze, dhe mendon se me këtë do mashtrojë shqiptarët.

Po të bëj një pyetje unë, kush e liroi Lul Berishën? Lul Berishën e liroi vetë Edi Rama. Ne e kishim dënuar përjetë. Po pse Edi Rama? Sepse Vangjush Dako ishte dorëzani kryesor i tij dhe i dha një tender nga më të lakmuarit de facto i dha portin në Dorë. Po kush i hoqi dënimet Dritan Dajtit? Shqiptarët duhet ta dinë mirë se njeriu më i lidhur në Shqipëri me Edi Ramën, është Dritan Dajti. Kush ia hoqi 4 dënime me vdekje, ka vrarë 4 oficerë policie, 4 martirë, dhe e vutë re përmendi gjë Rama kur Dajtit i zbriti dënimi, përmendi gjë KÇK?

Kur foli, atëherë kur komisionerja ia përplasi në fytyrë sepse u lirua Indrit Dokle. A e dini ju kush e liroi Indrit Doklen? Në aparencë dhe me akt kriminal e liroi gjykatësja Hoxha, por në të vërtetë në thelb, e liroi Edi Rama,po pse e liroi Edi Rama, sepse gjykatësja mori vërtetimin në të cilin mashtrohej e thuhej se Indrit Dokle ka kryer 25 vite dënim, ndërkohë kishte kryer gjithsej 14 vite burg. Dhe e fundit cili nga këta zyrtarë që firmosi aktin e falsifikimit të dënimit të Indrit Dokles, i hyri ferra në këmbë, askujt që të gjithë janë në detyrë, se u bënë me urdhër të ministres, e ministrja mori urdhër nga Edi Rama.

Pra, këto janë vetëm një show. A duhet hetuar Fatmir Xhafa, vëllai i të cilit po vuan dënimin si trafikant ndërkombëtar. Ka pyetur kush për pasuritë e Fatmir Xhafës? Ka pyetur kush për sarajet e Surrelit, të cilat u ndërtuan kur Rama në ILDKP kishte të deklaruara 2900 euro të ardhura si kursime dhe 400 mijë lekë, dhe deklaronte se truallin e ka blerë me 2 $. Këtu afër, është pallati i znj. Rama, që deklaronte se janë para gjaku. Ne të respektojmë në cdo qindarkë, po na thuaj nga erdhën nuk ka asnjë faturë, doganore, asnjë faturë ndërtimore. asnjë faturë bankare, atëherë cfarë do hetojmë? Do mbledhim gjoba dhe do i them i psh,

Presidenteve te TV ose këtë o ta konfiskuam TV, ose Presidentit të Ora News, do i shkojnë edhe portaleve Bold News, Syri apo Dosja. Pra, ky është KÇK, po të besosh se Edi Rama mund të luftojë krimin është një lloj si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama është nëna e krimit, është koka e krimit, është kreu i Meduzës dhe nuk mund të luftojë kurrë krimin.

“La Repubblica”: Shqipëria gati për Europën, por ëndrra frenohet nga korrupsioni

Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, synimeve për t’iu bashkuar BE-së dhe zhvillimeve në vend në çështjet e drejtësisë dhe forcimit të shtetit ligjor.

“Shqipëria ‘Jemi gati për Europën’, por korrupsioni frenon ëndrrën”, është titulli i shkrimit të sotëm të gazetarit italian të dërguar në Tiranë Paolo G. Brera. Në shkrim përmendet edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu që mori pjesë në Sanremo ku edhe këndoi.

Më tej vijon “Jo vetëm Brexit, ka dhe nga ata që duan të hyjnë në BE: 6 vende ballkanike janë në radhë. Pavarësisht reformës në drejtësi, Tiranë është një hap pas”.

Shkrimi i plotë
Ka nga ata që thonë “Europë, mirupafshim”, përtej Kanalit; dhe ata që për tani e shohin vetëm me dylbi, nga ana tjetër e Adriatikut. Për muaj kemi pirë kafe dhe Brexit, duke ngrënë bukë dhe euroskepticizëm, por nuk ka vetëm nga ata që ikin; shqiptarët tentojnë nga prilli i vitit 2009 të marrin një vend në BE. Kanë dërguar një kërkesë për bashkim dhe e mbështein në një besim që 98% konsensusin, por 11 vjet më vonë kanë mbetur një vend kandidat me një ëndërr të ndaluar, si një ‘identitet i mohuar’.

“Kam ardhur këtu si gazetare për herë të parë në 1991, ky vend ka bërë hapa gjigantë”, thotë presidenti i PE, David Sassoli, në një vizitë në Tiranë pak ditë më parë; ndërkohë që Unioni tkurret në perëndim është gati të zgjerohet në Lindje duke përfshirë Shqipërinë dhe 5 vedet e tjera ballkanike.

“Asnjë nga vendet që po negocion nuk ka bërë reformat që kemi bërë ne”, thotë kryeministri Edi Rama, duke e përqafuar i pangushëllueshëm në zyrën e tij në Tiranë. Reformë në drejtësi, ligj special anti-korrupsion, ngritjen e Prokurorisë Speciale sipas shembullit të Italisë, konfiskim i pasurive dhe shkatërrim i plantacioneve të marijuanës. Por asgjë…të refuzuar.

Aq shumë është ngushtuar syri i gjilpërës evropiane, sa Maqedonia ka ndryshuar emrin, duke shpresuar se do t’i bindte grekët ta linin të hynte në BE. Tani quhet Maqedonia e Veriut, por edhe ajo u përplas me fytyrë në veton franceze e holandeze, në tetor në Këshillin Europian.

Përpos Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Mali i Zi i tashmë kanë filluar procesin e pranimit, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë një hap mbrapa sa i përket integrimit europian.
“Jam i bindur se britanikët kanë bërë gjënë më të keqe në jetën e tyre, duke menduar se mund të lulëzojnë të izoluar. Tani për Shqipërinë plani aksion është Parlamenti Evropian. Vetëm dy ngritën shqetësime, të cilave Shqipëria po i përgjigjet, negociatat duhet të rinisin”.

Shqipëria humbi hapjen e negociatave në tetor 2019, për shkak se Makron doli me “rregulla të reja” për hapje negociatash për vendin ballkanik, duke shtyrë procesin. Diplomatët thonë se ky ishte thjesht një justifikim, që në dukje duket i këndshëm. Komisioni ka propozuar tashmë një rishikim për shpërndarjen e vetos. Qeveria franceze ka ngritur shqetësime për krimin shqiptar në Francë e në Europë.

Sipas asaj që deklaroi qeveria franceze, nga Shqipëria eksportohet shumë drogë e dhunë. Ndërsa presidenti i PE, Sassoli deklaroi se në të vërtetë është e kundërta: procesi i pranimit çon në sigurinë e Ballkanit, rrit ndikimin evropian dhe shkallën e demokracisë, favorizon kontrollin e migracionit, zgjeron ekonominë, si dhe bën që ajo të përkojë, Evropa gjeografike dhe politike.

Dallimet midis Italisë dhe Shqipërisë nuk janë aq të mëdha. Një kompani italiane ka marrë përsipër të pastrojë qendrën e Tiranës. Ndërsa, kompanitë italiane janë thuajse kudo në vendin e vogël përtej Adriatikut.

Mirëpo, sërish Shqipëria ka problemet e saj. Shqipëria mbetet një vend që ka probleme të theksuara me korrupsionin dhe me një ekonomi të paligjshme duke u renditur në vendin e 106 nga 80 shtete të botës sa i takon indeksit të korrupsionit, sipas Transparency International. Situata politike po ashtu paraqitet e paqëndrueshme. Partia Demokratike në opozitë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mashtrim.

Qeveria Rama ka pasur dështime, por edhe ka arritur rezultate. Një nga sukseset të qeverisë ishte çmontimi i Lazaratit fortesa e jashtëzakonshme e kultivuesve të marijuanës, mbrojtur me armë në një fshat që dikur ka qenë i paprekshëm.

Dje Drejtoria e Antimafias italiane dhe prokuroria Speciale shqiptare kanë firmosur një marrëveshje duke forcuar një bashkëpunim të cilën prokurorët Federico Caflero de Raho dhe Arben Kraja e quajnë “optimale”.

Shkëmbimi i informacionit është konstant dhe lejon “hetime komplekse dhe të specializuara” me “skuadra hetimi të përbashkëta”, që janë tashmë 5 operative. Faza e dytë është “bilanci i pasurive” të grupeve kriminale, e janë prezantuar masa të posaçme, efikase dhe ekstremisht të nevojshme”.

Është nyja e nyjeve. Për këtë BE ka dërguar në Tiranë Luigi Soreca, një prokuror që ka luftuar Camorran, si ambasador për të përgatitur rrugën për integrimin: “Rruga e reformave është e domosdoshme, por Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm si vettingu, një provim, të cilit çdo gjykatës duhet t’i nënshtrohet dhe në të cilin vlerësohet për kapacitetin, pavarësinë dhe bilancin e pagës së tij me të mirat materiale të mbledhura. Nga 800 magjistratë janë vlerësuar 210: 60% është larguar dhe 80% për shkak të pasurisë së pajustifikuar, raporton “BalkanWeb”.

“Është e lëvdueshme në qëllime,- thotë avokatja italiane Giulia Borgna, që mbron gjyqtarët e pezulluar,- por është përdorur si instrument politik për të mbajtur nën kontroll qindra magjistratë. Sistemi gjyqësor është paralizuar”. Por Europa është optimisti: “Nëse premtimet nuk mbahen, procesi si arrestera”.

Berisha: Rama “një tigër” prej letre! Vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend…

Ish-Kryeministri Berisha vijon t’i qëndrojë thirrjeve për revolucion sepse vetëm ky i fundit mund ta largojë Edi Ramën nga pushteti.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ ai e quan kreun e qeverisë ‘një tigër prej letre’ të cilit opozita i tregoi se mund t’ia mbathë.

Berisha thekson se, Edi Rama nuk mund të largohet me zgjedhje, pasi asnjëherë me të nuk mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe opozita duhet të marrë hovin final për ta hedhur atë.

Ndër të tjera, Berisha komenton edhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Sot, pas mëse një viti nga vendimi për të dalë jashtë parlamentit, edhe pse pranon se nuk u arrit objektivi madhor, ai ështe ende i mendimit, se ishte nje vendim inekstremis, ne kushtet kur opozita u kthye në dekor në parlament.

Pjesë nga Intervista

Nëse opozita kërkon zgjedhjet e parakohshme, koha kalon po i afrohemi zgjedhjeve të rregullta a duhet të vijojë me këtë kërkesë opozita?
Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, sic po e quajnë tani në Europë.

Ju vetë z.Berisha jeni shprehur se është një vendim inekstremis që do të sjellë fitoren ose disfatën, Fitoren nuk e solli, por ju thoni as disfatën…
Shikoni, ka gjithnjë dy mundësi dhe në këtë koncept sigurisht nuk realizoi objektivat madhore dhe për këtë ne nuk mund të këndojmë, dhe s’po këndon njeri, por përpjekjet e opozitës për t’u ringritur janë reale. Megjithatë edhe një herë, sot krimi është më i fortë se kurrë, dhe opozita ka bërë një betejë të jashtëzakonshme, ka sakrifikuar shumë. Sot Edi Rama është më monist se kurrë në pushtet, po kjo nuk do të thotë se është i pathyeshëm. Ai është absolutisht si një tigër letre, problemi është se Edi Rama e faktoi që ia mbath, opozita duhet të gjejë mekanizmin që kur t’ia mbathë të mos kthehet dot.

I qëndroni thirrjeve për revolucion?
Absolutisht, vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend.

Po si mund të arrihet?
Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im.

A rrëzohet Edi Rama me zgjedhje?
Absolutisht me votë jo, sepse nuk voton kurrë. Ai largohet me revolucion, nuk ka forcë në botë që mund t’i rezistojë. Revolucioni sot është më i mundur se kurrë. Sa më monist bëhet Edi Rama, aq më i mundshëm është revolucioni dhe fitorja e tij.