20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Paketa “anti-shpifje” e Ramës/ Eurodeputeti: Nëse i thua mediave çfarë të shkruajnë ose jo, nuk ka më liri shtypi

Në një intervistë për gazetaren e ABC News, Erisa Zykaj, eurodeputeti David Lega shprehet se mirëpret vendimin e kryeministrit Rama për të shtyrë aprovimin e dy projektligjeve për mediat.

Sipas Legas, ky ishte hapi i duhur, pasi këto dy projektligje nuk kanë lidhje me lajmet e rreme. Nëse mbyllen sitet e internetit tê mediave, apo merren masa të tjera si kjo, edhe pse ligjet mund të shbëhen më vonë, kjo do të shkaktonte dëme të pariparueshme për lirinë e medias dhe do cënonte besimin te Shqipëria si një vend demokratik dhe i lirë.

Erisa Zykaj Abc News: Zoti Lega, edhe pse vetëm prej 6 muajsh në Parlamentin Europian, ju jeni shumë aktiv për çështje të ndjeshme lidhur me lirinë e shprehjes dhe të medias. Komisionit Europian i bëri thirrje qeverisë shqiptare për të ndjekur 14 rekomandimet e Këshillit të Europës lidhur me dy draftligjet për median. Ju dhe partia popullore europiane ishit shumë më të ashpër. Ju folët për rrezikimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Është e rëndësishme të thuhet se partia popullore europiane mbështet tërësisht këtë qëndrim. Unë dhe Michael Gahler, që është koordinatori i grupit, hartuam komunikatën e shtypit. Në këtë komunikatë thuhet, se nëse këto draft-ligje kthehen në ligje, kjo do të rrezikojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Liria e shtypit është një liri themelore e Bashkimit Europian dhe një pjesë e rëndësishme e kritereve të Kopenhagës. Natyrisht, nëse këto kriteret nuk respektohen, atëherë kjo rrezikon negociatat e anëtarësimit. Jam shumë i lumtur që Rama tha që do presë dhe do marrë në konsideratë më shumë perspektiva.

Ky ishte një hap vërtet i rëndësishëm. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu dhe të dëgjojë shtypin e lirë, shoqërinë civile , por edhe partitë opozitare. Kjo pasi nëse ndërrmerr një hap të tillë ,nevojitet mbështetja e një shumice të qëndrueshme brenda vendit dhe ajo e Bashkimit Europian dhe kjo mbështetje nuk ekziston.

Erisa Zykaj Abc News: Ju gjithashtu jeni shprehur në Tëitter, se Shqipëria me këto dy projektligje kompromenton presidencën e OSBE-së. C’doni të thoni me këtë?

Demokracia, liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore dhe nëse ato shkelen, kjo cënon kredibilitetin. Nëse ju i thoni mediave çfarë të shkruajë dhe të mos shkruajë, nuk ka më për liri shtypi. Ky nuk është njê mekanizëm kontrolli.

Çdo vend mund të ketë mekanizmt e kontrollit, por këtu nuk bëhet fjalë për të ndalur lajmet e rreme (fakeneës). Lajmet e rreme janë krejtësisht një çështje tjetër nga dy projektligjet për të cilat bëhet fjalë.
Pra, është shumë e rëndêsishme për marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë që të shihn me kujdes këto projektligje, por gjithashtu për reputacionin dhe besueshmërinë e vendit si një vend i lirê dhe demokratik. Ju i keni fituar këto liri jo shumë kohë më parë. Ju s’mund t’i lejoni vetes t’i humbni ato.

Erisa Zykaj Abc News: A jeni në favor të vetërregullimit në fushën e medias, siç parashikohet në rekomandimet e Këshillit të Europës?

“Kjo është ajo që ne duhet të shohim. Duhet të shqyrtojmë çdo pikë. Të kesh mekanizma kontrollit është një çështje, por mandati i mekanizmit kontrollues ëhstë një çêshtje tjetër, pasi lidhet me pushteti që i jepet këtyre mekanizmave. Nëse përdoren ligje që mund të dëmtojë seriozisht lirinë e shtypit, edhe pse ato mund të shbëhen më vonë, kjo do të krijonte një dëm të pariparueshëm për mediat.

Nëse mbyllen sitet e internetit të mediave dhe merren masa të tjera si kjo, kjo mund të dëmtojë seriozisht lirinë e shtypit dhe besueshmërinë e Shqipërisë.

Ndaj, jam vërtet i kënaqur që Rama e shtyu dhe shpresoj që ai të dëgjojë zërat e tjera, pasi unë dua që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Do jetë e rëndësishme për Europën dhe Shqipërinë, por për këtë ju duhet të ndiqni rregullat dhe liritë themelore lidhur me kriteret e Kopenhagës. /abcnews.al

Berisha publikon mesazhin: Ja si u japin hashash nxënësve në mes të ish-Bllokut

Një nënë e cila ka shkuar të marrë si zakonisht djalin e saj në shkollën 9 vjeçare Edith Durham në ish-Bllok, është përballur me pamje tronditëse, teksa ka parë me sytë e saj se si të rinj të moshës14-18 vjeç, kapnin prej krahu nxënësit për t’u dhënë hashash.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Droga është dhurata e Edvin Kristaq Drogës për nxënësit e Shqipërisë.

Lexoni denoncimin trondites te prindit dixhital! sb

Doktor nje tmerr i vertete.

Shkova sot te marr djalin tek shkolla 9 vjecare Edit Durham ne “Bllok”. Mu tek dera e jashteme e shkolles 10 te rinje te moshes 14_18 vjec i kapnin nga krahu femijet duke ju ofruar hashash.

Ju lutem beje prezent sepse vetem Ju mund ta ngrini kete problem sepse policia nuk ekziston po merren me syze dhe bjonte!!!’

Vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike. Shqiptarët duan ndryshimin!

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Që prej zgjedhjeve të manipulura të vitit 2017, shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime, që përfaqëson interesin e tyre, nuk kanë një qeveri që punon për hapjen e vendeve të reja të punës apo që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Që prej 30 Qershorit, shqiptarët nuk kanë as pushtetin lokal që të punojë për interesin e tyre. Me votime të njëanshme, të manipuluara, pa garë, Edi Rama emëroi në krye të bashkive shërbëtorët e tij. Disa prej tyre përfaqësojnë llumin e shoqërisë, janë trafikantë droge, fallsifikatorë apo hajdutë, të cilët duhet të ishin sot prapa hekurave, sepse kanë shkelur ligjin duke fshehur të kaluarën e tyre kriminale.

Pas shqiptarëve, që braktisën votimet moniste dhe të paligjshme të 30 qershorit, janë organizatat ndërkombëtare ato që kanë dalë në të njëjtin përfundim me opozitën se votimet moniste nuk i shërbyen demokracisë në Shqipëri dhe se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike.

Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes qendrimin e Këshillit të Europës në mbrojtje të lirisë së votës, si një nga vlerat themelore demokratike, mbi të cilat funksionojnë shoqëritë europiane.

Këshilli i Europës, pas misionit të fundit faktmbledhës ka vlerësuar se “Për fat të keq, votimet e 30 qershorit nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri. Ato kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”.

Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qendron në themel të krizës politike në Shqipëri. Partia Demokratike shpreh bindjen e palëkundur se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale.

Qytetarët shqiptarë, njësoj si qytetarët e Bashkimit Europian meritojnë të kenë një qeveri qendrore dhe një pushtet lokal të zgjedhur me votë të lirë, të pandikuar nga krimi, të pablerë nga paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Edi Rama nuk mund të sillet si struci dhe të bëjë sikur kriza në Shqipëri nuk ekziston.

Në vend që të harxhojë kohë, duke bërë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës dhe se ka në dorë fatin e Europës, Edi Rama është përgjegjës të zgjidhë krizën e rëndë politike në vendin e tij, të shkaktuar prej vjedhjes që ai i bëri zgjedhjeve bashkë me bandat më të rrezikshme.

Duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike, Edi Rama vetëm sa zgjat agoninë e tij, pasi fundi politik i kryeministrit të votave të vjedhura është i parathënë në çdo sondazh.

Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin!

“Besniku i partisë në polici”/ Ish-deputeti thirrje Niko Brahimajt: Kërko falje…

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi, përmes një postimi në rrjet, ka risjellë në vëmendje situatën e krijuar para 30 qershorit, datë kur u mbajtën votimet moniste për pushtetin vendor.

Gurakuqi ka publikuar shkresën e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, që drejtohet nga Niko Brahimaj, i cili i ka kërkuar Bashkisë Shkodër të njoftojë disa punonjës të saj për të dhënë deklarime në bazë të hetimeve që janë nisur për veprën penale ‘Pengim të zgjedhjeve’ dhe ‘shpërdorim të detyrës’.

Postimi nga Romeo Gurakuqi
Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ne Shqiperi dhe posacerisht ne Shkoder jane perkufizuar nga institucionet me te rendesishme monitoruese europiane, si jodemokratike dhe nje farse elektorale e kapjes se te gjitha pushteteve nga ana e delegateve socialiste te caktuar nga KM.

Skenari i instalimit te ketij “delegacioni kapes” ne Shkoder deshtoi ne nje mase te madhe, por gjithsesi skenat e perplasjes me perdorim te LHL ne Pjacen e Shkodres, vendin tradicional vllaznor te takimit te perditshem te zonjave dhe zoterinjve shkodrane, ne javen paraprirese te “procesit elektoral”, kujtimi i trishte i skuadres se levizshme ilegale te makinave me xhama te zi pa targa pasdreken dhe naten e 29 qershorit, do te mbeten te pashlyeshme ne kujtesen tone qytetare.

Te dyja keto ngjarje te renda, qe cenuan harmonine dhe paqen qytetare, sigurine publike ne qytetin dhe qarkun e Shkodres dhe qe jane te karakterizuara nga veprime te urdheruara qartazi dhe mosveprime te paarsyetuara,ndodhen ne kohen kur ne komanden policore ne Shkoder gjendej/gjendet zoti Niko Brahimi, Drejtor i Policise se Qarkut. Mirepo, historia e 30 qershorit, per “ushtaret” e bindur te pushtetit nuk paska marre fund asokohe.

“Pengu” i goditjes disproporcionale dhe i perdorimit te kamufluar te forcave te treta te paidentifikuara ndaj qytetareve te Shkodres ka nxitur hapjen e nje kapitulli te trete. Jemi ne javen e pare te muajit shkurt 2020, kohe vetingjesh te kryepoliceve, 8 muaj pas aktit burracak te perdorimit te dhunes se makinave me xhama te zi (e kam njoftuar personalisht MPB qe ne oren 14.00 te dates 29 qershor mbi ekzistencen e skuadres se armatosur me makina pa targa) dhe nje shkrese eshte drejtuar ne Bashkine Shkoder per nje liste punonjesish, qe duhet te paraqiten per llogaridhenie te kalueme. Shkresa nuk vjen nga Prokuroria, as nga Oficeret e Policise Gjyqesore te deleguar, sikur e parashikon K. Pr. P., por nga vete drejtori i policise Shkoder, zoti Brahimi.

Po ashtu, shkresa nuk ka te shenuar bazen ligjore dhe cilesimin, mbi bazen e te ciles eshte mbeshtetur hartuesi dhe nenshkruesi per ta urdhnuar nje veprim te tille thirres. Per me teper, ne kundershtim me KPr. P., urdherohet institucioni i Kryetarit te Bashkise Shkoder te kryeje procedurat lajmeruese. D.m.th., drejtuesi i policise Shkoder nuk e ka te qarte, se thirrjet per deshmi jane individuale, se ai nuk ka asnje tager thirres dhe se kryetari i bashkise nuk ka funksione lajmeruese. Koha kur Policia e Deges se Puneve te Brendshme dhe Kryetari i pushtetit vendor ishin nen nje komande dhe mbeshtesnin bashkarisht vijen e Komitetit te Partise se Rrethit ka marre fund prej gati 30 vitesh.

Te gjithe bejme pyetjen pse u kujtua sot Drejtori i Policise Shkoder per te hartuar nje shkrese te tille? Eshte ky nje angazhim besnikerie ndaj pushtetit ne muajin e rendesishem te farses se vetingjeve policore? Apo eshte nje levizje e urdhnuar politikisht, per te goditur administraten e mbetur te Bashkise se Shkodres, ne kohen e etjes se madhe te socialisteve krahinore (7% uzurpues i Parlamentit Krahinor) per kapje te metejshme te hapesires publike ne qytet?

Ne cilesine e perfaqesuesit te ligjshem te Shkodres ne Parlamentin e Shqiperise (2017-2021), i bej thirrje zotit Brahimi te kerkoje falje publike per tejkalimin e kompetences, te betohet se do te shmange cdo veprimtari, qe bie ndesh me te drejtat e njeriut dhe legjislacionin shqiptar ne fushen e procedures hetimore dhe se per kohen e mbetur ne Shkoder do te angazhohet vetem ne lufte kunder ilegalitetit dhe jo kunder shtetasve te qete, paqesor dhe te pervuajtur te nje komuniteti me veshtiresi te medha jetesore.

Ajka e Bashës dhe kajmaku i Ramës

Nga Gentian GABA

‘Ata janë të ftuar të ulen në tavolinë, si njerëz; edhe të na thonë çfarë mendojnë ata. Ata nuk mund të na imponojnë dot ne asgjë, fare, zero. Që të jemi të qartë, zero’. Kështu fliste Rama në tetorin e vitit të shkuar, i ftuar në studion e Sokol Ballës.

Me arrogancën e kapadaiut, tregonte rolin margjinal që i kishte rezervuar në planet e tij opozitës në Reformën Zgjedhore. Por, pak muaj më vonë, ajo zero e ofruar nga Rama u bë nul përballë kushteve të Bundestagut.

Sigurisht asgjë nuk ishte e rastësishme. Vetëm tërmeti, një ‘mjelmë e zezë’, sipas përcaktimit të Nassim Taleb, pra ndikimi i të pamundurës që çau realitetin tonë, prodhoi një vonesë në mbërritjen e momentit në të cilin edhe mazhoranca doli nga sistemi duke u ulur te Pallati i Kongreseve. Qartësisht jo për vullnetin e Ramës, por për shkak të betejës së opozitës.

Në atë moment nuk lindi vetëm ‘Këshilli Politik’, i cili i jep forcën e vetos opozitës në miratimin e Reformës Zgjedhore dhe shfuqizon Parlamentin e pas 16 shkurtit, por edhe bindja se nëntë kushtet e Bundestagut janë më shumë sesa një listë me kërkesa për të mundësuar çeljen e negociatave, të realizueshme sipas ngesë së mazhorancës. Nein (JO).

Ato janë një imperativ kategorik për të nxjerrë vendin nga kriza politike, sepse kushtet nuk kërkojnë vetëm Reformë, ndëshkim të krimit zgjedhor etj. etj., por edhe implementimin e saj, që do të thotë zgjedhje. Nisja e zbatimit të tyre tregon se ora me rërë është përmbysur.

Qartësisht, në komunikimin, palët i kanë rrokur kushtet sipas agjendave të tyre. Megjithatë, nëse do të nxjerrim konkluzionet nga veprimet e aktorëve politikë, duket se zgjedhje do të ketë, pasi mazhorancë dhe opozitë po hedhin hapa përherë e më të shpejta drejt një takimi elektoral. Në këtë këndvështrim, merr kuptim edhe KCK-ja e Ramës.

Paçka se dekriminalizmi e ka ekspozuar me kohë lidhjen e rilindasve me krimin, kreu i vjollcëve, të cilit iu deshën shtatë vjet për te pranuar që ka një elefant në dhomë, po e përdor ‘forcën e ligjit’ si një instrument propagandistik. Të vlefshëm për një fushatë zgjedhore, kurrsesi për të fituar një betejë që ka humbur qysh prej momentit kur u ngjiz ‘aleanca e qelbësirave’.

Elektorale janë edhe daljet nën petkun e OSBE-së, duke përfituar nga çdo sekondë kohe që i mundëson agjenda e kësaj organizate, jo për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare (ligjin në këtë arenë e mban tjetër kush), por hallet e tij të brendshme.

Ekskursione që i japin mundësi për të pasuruar rrjetet e tij sociale, por që nuk i sjellin asgjë një Shqipërie të gjunjëzuar nga keqqeverisja e tij dhe tërmeti i 26 nëntorit. Elektoral është bërë edhe kundërshtari i tij Lulzim Basha.

Me sigurinë që i buron nga nisja e implementimit të kushteve të Bundestagut, të cilat janë dëftesa politike e betejës pesëvjeçare për zgjedhje të lira, ka nisur të komunikojë më shumë. Çertifikimi i krizës nga partnerët ndërkombëtarë, duket se po lejon një normalitet, në të cilin krimi (jo vetëm zgjedhor) nuk është shqetësim ekskluziv i opozitës.

Kjo s’do të thotë që lufta ka përfunduar, por që ajo po merr trajtat e betejës politike, gjatë të cilës nuk do të duhet të flitet vetëm për përgjime, për përfshirjen e krimit në politikë apo për lirinë e votës, por më së shumti për problemet e qytetarëve dhe zgjidhjet e tyre.

Për ta realizuar këtë, Basha, ka lënë ‘shpatën’ dhe ka marrë ‘kalemin’, duke lënë selinë e PD-së për të shkuar te njerëzit. Energjitë që, deri pak muaj më parë, angazhoheshin për të ekspozuar, në sytë e vendorëve dhe të huajve, mëkatet shumëdimensionale të mazhorancës, prej mesit të janarit përdoren për skicimin e së ardhmes që do t’ju ofrojë shqiptarëve.

Një ndryshim i rëndësishëm që po provokon dhe po tërheq vëmendjen e opinionit publik. Kurioz të njohë anët e pazbuluara të Bashës që dëgjon dhe përgjigjet, edhe nëpërmjet Facebook-ut. Në më të parin takim digjital të këtij lloji, pyetjes së një komentuesi iu përgjigj se kishte ‘planin për të sjellë në krye të vendit ajkën e kombit’. Joshëse, nëse kujtojmë që Rama, në pushtetin qendror dhe lokal, ka sjellë ‘kajmakët’.

Rama var në qafë një shushunjë për t’u kururar! “Nuk e dija që shushunjat pijnë gjakun e shushunjës”…

Genc Sejko, i njohur ndrshe si njeriu i memeve, ka ironizuar përmes një postimi në rrjet Kryeministrin Edi Rama. Reagimi i Sejkos ka ardhur pasi mbrëmjen e djeshme gazetari Arjan Çani zbuloi se vite më parë Rama ka pasur një problem shëndetësor dhe i kishin vënë në qafë një shushunjë.

“Përveç hernies Edi Rama vuan edhe nga sinoziti. Një miku i tij e ka çuar tek një mjek mbahet si mjeshtër i madh i shytave dhe i kishte vënë edhe një ushunjëz në qafë o plak”, u shpreh Çani në emisionin që drejton vetë “Zonë e Lirë”.

Ndërkohë, Sejko shkruan ‘Rama kurohet me shushunja’ deklaroi mbrëmë Çani. U habita; sepse nuk e dija që shushunjat pinë gjakun e shushunjës”.

Tirana 2020 nuk e njeh Tironën e 1920-ës…

Nga Jorida TABAKU

100 vjet më parë një qytet i bukur mu në zemër të Shqipërisë u shpall kryeqytet i përkohshëm i shqiptarëve. Tirana e 1920 ishte e bukur dhe u bë edhe më e bukur pasi kush erdhi e dashuroi dhe e veshi atë me një plan për të zhvilluar një qytet modern duke mos i fshirë historinë e Tironës.

Si çdo ëndërr e bukur ky qytet u shkatërrua dhe u copëzua sa nga arkitektura soc-realiste që diktoi vendin për 50 vjet aq edhe nga çmenduria frenitike e ndërtimeve të pallateve dhe kullave.

Tirana e 2020 nuk e njeh Tironën e 1920 dhe jo sepse qytetarët kanë harruar por sepse sistematikisht pushtetet totalitare e kanë përdhosur historinë e një qyteti të lindur në një luginë buzë Dajtit.

Tirana e tironsve, dibronve, çamëve, toskëve, gegëve dhe dardanëve është e bukur pasi zemra e saj mbetet e njëjta si 100 vjet më parë. Sado që përpiqen ta shëmtojnë duke ia prishur hijeshinë e një qyteti të ri por me histori dhe traditë, ajo sërishmi lulëzon si një princeshë që nuk rresht së habituri.

Aq sa Edit Durham do të shkruante për Tiranën e shtëpive me kopshtet mbushur me qershi, fiq, kumbulla dhe arra…të një qyteti të pastër, të mbushur me jetë, xhami të pikturuar me ngjyra. Një Tiranë që sot nuk ekziston pasi është varrosur në pluhurin e betonit që do të mbysë Tironën që Durhamit i erdhi keq që ndejti më pak se tri ditë.

Video/ Basha me pensionisten për të dëgjuar problemet që përballet familja e saj çdo ditë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka shfaqur direkt në sytë e publikut, realitetin e një jetese të vështirë të një pensionisteje në Tiranë, duke e shoqëruar atë vetë hap pas hapi, në blerjet e ditës dhe më tej edhe në shtëpi.

“Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë”, shkruan Basha nën videon, e cila i bashkohet nismës së tij, “Po të dëgjoj”.

Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë. #PotëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 8. Februar 2020

Rama, ligj antikushtetues që i jep fuqi Metanit të tij të godasë gjyqtarët dhe prokurorët

Rama po synon të kalojë një projektligj kontrovers, që e hedh në kosh reformën e re të drejtësisë dhe e bën Artur Metanin njeriun që mund të bëjë kërdinë mbi gjyqtarët dhe prokurorët.

Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshmet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ndryshime të cilat dukshëm dobësojnë mbrojtjen ligjore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe fuqizojnë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke i shtuar atij kompetenca për verifikim të figurës dhe pasurisë, një hap që dublon procesin e vetingut që kryhet nga institucionet e posaçme të reformës, KPK dhe KPA.

Propozimi për ndryshimin e një prej ligjeve kyçe të reformës për drejtësi është bërë si nismë personale e tre deputetëve socialistë, Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe Edmond Leka, të cilët argumentojnë se vendi ka nevojë që Inspektori i Lartë të Drejtësisë të ketë fuqinë ligjore të propozojë në KLGJ dhe KLP pezullimin e një gjyqtari apo prokurori, fuqi që aktualisht nuk e ka ndërsa deputetja tjetër Klotilda Bushka ka shtuar propozimin për zgjerimin e një hetimi administrativ disiplinor në fushën e pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Po ashtu në ligj i është dhënë e drejtë ILD-së të kërkojë informacion nga çdo institucion në vend mbi pasurinë dhe figurën e gjyqtarit e prokurorit dhe t’i përdorë ato në hetimin e nisur apo për ta ndryshuar hetimin.

Metani është një figurë e akuzuar nga opozita si person i lidhur ngushtë me shumicën socialiste si dhe me vetë kryeministrin Edi Rama, në administratën e së cilit ka shërbyer gjatë viteve të fundit. Metani është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni. Ai mori më shumë pikë në vlerësimin e Këshillit të Emërimit në Drejtësi falë një tjetër skandali. Anëtarja Fatjona Memçaj e katapultoi të parin me pikë, edhe pse Metani ishte epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit.

Pikërisht z. Metani do të ketë fuqitë shtesë të hetojë gjyqtarë e prokurorë jo vetëm përmes instrumentit të procedimit disiplinor por edhe për sa i përket dyshimeve se një magjistrat mund të ketë lidhje me krimin e organizuar apo se mund të ketë prona me burime financiare të pajustifikueshme.

Problemi tjetër është që Gjykata Kushtetuese në vitin 2017 shfuqizoi disa klauzola ligjore që bënin pikërisht këtë që propozohet nga socialistët aktualisht, pezullimin e magjistravëve mbi diskrecion dhe pa u shqyrtuar procedimi disiplinor.

Kush është mjekja militante që me urdhër nga lart sulmon liderin e opozitës, reagon Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit në mediat pranë qeverisë të një statusi të një mjekeje, të quajtur Silvana Çeliku, si një reagim ndaj komenteve të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili ngrinte alarmin se QSUT është në gjendje katastrofike. Sipas Bashës, nga 12 salla operacionesh, sot janë vetëm 6.

Basha tha se, pacientët po vdesin sepse duhet të kalojnë nga dy-tre ashensore për të kaluar deri në sallë. Kurse mjekja, me porosi nga lart, shkruan në një postim në Facebook se, “për herë të parë pas 90 vitesh është bërë një investim në spitalin e Kirurgjisë dhe kush e mohon një gjë të tillë ose është qorr ose ziliqar e nihilist”.

Por mjekja në fjalë, edhe pse thotë se nuk është as e djathtë dhe as e majtë, por profesioniste, nga postimet e saj në rrjetin social, Facebook, duket një militante e thekur. Vetëm në një javë, ajo ka postuar në Facebook mbi 24 postime të Edi Ramës dhe ministres Manastirliu. Aq e fiksuar duket pas Ramës, sa bën 2-3 postime në ditë për të, edhe për jetën e tij private. Jo vetëm kaq, por kjo mjeke ka mangësi të theksuara edhe në drejtshkrim…

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Duhesh mirekuptuar qe keqleximi i deklaratave të Kryetarit te Opozites, të vjen për shkak se i lexon nepërmjet share-ve te ERTV! Por mqs paske kërkuar që të mos politizohet statusi yt, nuk po ndalem tek kjo pjesë! Aq më shumë që dua të besoj që sje as e majtë dhe as e djathtë! ????

Si shërbyese publike që je (se je mjekë në shërbim të qytetarëve) ke detyrimin moral të jesh e vërtetë kur komenton një deklaratë politike dhe aq më shumë kur përpiqesh të besh politikë!!! Mirënjohjen Qeverisë shprehja në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha!!!

E mqs kërkon një pagë me të mirë në statusin tënd do ishte e udhës të shfaqje entuziazëm nga deklarata e zotit Basha për rritjen e pagave të mjekëve dhe të bëje atë share, dhe jo fjalimin e Edi Ramës në OKB për Ukrainën!!! Edhe këtu të mirëkuptoj, se nuk e ke problem të ardhurat nga paga, as ti dhe as yt shoq!

Por që të mos manipulohesh as nga “gazetat” dhe as nga ERTV, më poshtë deklarata e zotit Basha, ku nuk flitet as për vdekje në ashensor dhe ku thuhet një e vërtetë që nga 12 salla aty ku ti punon, janë tashmë në punë vetëm 6:

“E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte.

Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi.