22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Vendimi i SPAK për Bajrët, Berisha: Mbështetja më e fuqishme që kanë marrë bandat ndonjëherë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook shkruan se, vendimi i SPAK për bandën e Bajrëve është mbështetja më e madhe që kanë marrë ndonjëherë bandat në memorien e tij. Berisha thotë se, ky është një akt i qëllimshëm i Edi Ramës.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Një akt tjetër kriminal i Edvin Kristaq Mafisë dhe kriminelëve të posaçëm të Partisë!

-Edvin Kristaq Mafia shpalli dje solemnisht me kriminelët e posaçëm të partisë se Bajrët nuk janë grup i strukturuar.

Miq, në një vendim kriminal dhe goditje fatale për luftën kundër krimit të organizuar, dje Edvin Kristaq Mafia me të posaçmit e partisë SPAK dhe Gjykatës të Posaçem, shpallën se Bajrët nuk janë bandë, ndaj dhe çështja nuk do hetohet dhe vlerësohet prej tyre.

Ky vendim kriminal është mbështetja më e fuqishme në memorien time që bandat kanë marrë ndonjëherë në Shqipëri.

Me këtë akt kriminal ju thuhet bandave të Shqipërisë vazhdoni të qetë veprimtarinë, vrasjet, grabitjet, trafiqet, pengmarrjet se në këtë vend nuk ka dhe nuk mund të ketë banda!

Në të vërtetë këtë deklaron me zë dhe figurëe dhe në mënyrë të përsëritur Edvin Kristaq Mafia, sipas të cilit në Shqipëri nuk ka banda, as krim te organizuar, por ka keqbërës dhe tani ai e fakton këtë me organet e tij të posaçme.

Të kesh guximin kriminal dhe të vendosësh se Bajrët nuk janë bandë për t’i çliruar ata nga një seri akuzash që rëndojnë mbi ata, do të thotë se je një vegël e verbër e krimit të organizuar, do të thotë të marrësh përsipër të shpëlash me duart e tua kriminale dhjetëra vepra, vrasje, trafiqe, gjoba dhe pengmarrje, do të thotë të shkelmosh mbi gjakun e viktimave të kësaj bande, por edhe dosjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë për këtë bande, do të thotë me cinizëm ekstrem t’ju thuash familjeve të viktimave se drejtësia nuk ekziston për të dashurit tuaj, do të thotë t’ju thuash biznesmenëve të Shkodres mbylleni gojën dhe paguani gjobat.

Me këtë akt kriminal, Edvin Kristaq Mafia dhe kriminelët e tij të posaçëm u thonë mbarë qytetarëve të mirë të Shkodrës se ju sundimin e krimit dhe bandave meritoni dhe se atë që ju bëri komunizimi do t’ju bëjmë ne perseri me bandat e partisë!

“SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA”, fituese e ÇMIMIT TË FILANTROPISË 2019 NË NIVEL KOMBËTAR

Kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri, udhëheq tregun vendas që prej vitit 2002

Halil RAMA

• Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij për këtë vlerësim kaq të madh dhe të veçantë

• Tre muaj më parë, më datë 3 nëntor 2019, Konsulli i Nderit i Japonisë në Tiranë, Avni Ponari është dekoruar nga qeveria japoneze për kontributet e tij në promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë

Më 7 shkurt 2020, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim kanë vlerësuar filantropinë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA duke i akorduar Çmimin e Filantropisë 2019 në Nivel Kombëtar me motivacionin: “Për angazhim dhe kontribut të gjerë në shëndetësi, arsim, mjedis, art, sport dhe edukim financiar në fushën e sigurimeve, ku veçohen: Klinika Lëvizëse Mjekësore në shkallë vendi, rikonstruksioni i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Matosh UKA” në Fierzë, Tropojë dhe Pallatit të Sportit në Përmet, si dhe krijimi i Klubit “Art dhe Kulturë” në dispozicion për të gjithë qytetarët e Durrësit”.

Ky Çmim kaq i veçantë iu dorëzua Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nga Znj. Anila Denaj, Ministre për Ekonominë dhe Financat, e cila në fjalën e saj iu adresua audiencës së pranishme mbi rëndësinë e aktivitetit filantropik në adresimin e një sërë çështjesh dhe kauzash të ndryshme sociale.

Z. Ponari shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij për këtë vlerësim kaq të madh dhe të veçantë të akorduar SIGAL UNIQA Group AUSTRIA. “Ndihem i nderuar që të pranoj Çmimin e Filantropisë 2019 në Nivel Kombëtar, të akorduar SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, që unë drejtoj, dhe që të jem këtu sot, në praninë tuaj dhe mbi të gjitha, për të na kujtuar që nuk jemi vetëm në përpjekjet tona për të lënë gjurmë, por që së bashku, ne jemi duke ndërtuar shpresën dhe rrugën drejt një të ardhmeje më frymëzuese, më të ndritur dhe më të mirë,” u shpreh Z. Ponari në fjalën e tij të pranimit të këtij Çmimi,” si edhe duke falenderuar organizatorët e këtij Çmimi dhe të gjithë të pranishmëve.

Tre muaj më parë, Konsulli i Nderit i Japonisë në Tiranë, Avni Ponari është dekoruar nga qeveria japoneze për kontributet e tij në promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë.

Qeveria Japoneze i akordoi Z. Avni PONARI Dekoratën “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezete Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”)

Më 3 nëntor 2019, Qeveria Japoneze shpalli listën e të akorduarve të Dekorimeve të vjeshtës, duke përfshirë Z. Avni PONARI, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë.

Ky është Urdhëri i 3-të më i lartë që akordohet nga Qeveria Japoneze, themeluar në vitin 1875 që i akordohet personaliteteve të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, promovimin e kulturës japoneze, dhe avancimin e fushave të ndryshme. Ai simbolizon energjinë po aq të fuqishme sa ngritja e diellit paralelisht me konceptin japonez të “ngritjes së diellit” – që e kanë bërë Japoninë që të njihet si “Toka e Ngritjes së Diellit”.

Z. Avni Ponari ka shërbyen për promovimin e shkëmbimeve dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona, si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë për dhjetë vitetet e fundit. Z. PONARI dekorohet me “Urdhrin e Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”) për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

Me këtë rast Ambasada e Japonisë në Shqipëri deklaroi se Avni Ponari ka punuar për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë përgjatë dhjetë viteve të fundit.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri, duke udhëhequr tregun vendas që prej vitit 2002, duke zotëruar mesatarisht 30% të tregut. Grupi SIGAL UNIQA është një familje e madhe që numëron mbi 1500 punonjës dhe agjentë, të cilët u shërbejnë 1 milion klientëve në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. SIGAL UNIQA është pjesë e gjigandit evropian të sigurimeve në Evropën Qëndrore dhe Juglindore “UNIQA Insurance Group”, si edhe një ndër grupet më të mëdhenj financiarë në rajon, i përbërë nga 7 kompani sigurimesh dhe 1 fond pensioni privat dhe zotëron 121.2 milionë Euro asete, numëron mbi 65 milionë Euro prime të shkruara për vitin 2018 dhe rreth 300 milionë Euro dëme të paguara ndër vite.

Berisha: Qëndrim i papërgjegjshëm ndaj ardhjes së mundshme të coronavirusit në Shqipëri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ndaj masave të marra për virusin vdekjeprurës Koronavirus.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, disa burime kanë konfirmuar se shtetasit shqiptar që vijnë nga Kina, gjithashtu dhe shtetas kinezë, kalojnë në aeroportin e Rinasit pa asnjë kontroll të veçantë.

Ndërkohë që sipas protokollit, që duhet ndjekur në raste të tilla për Koronavirusin, është që këta persona duhet të kenë një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.

Berisha thekson se, futja e një të sëmuri me Koronavirus në spital, do të thotë të rrezikosh jetën e të gjithë të sëmurëve, dhe personelit të atij spitali.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Qendrim i papergjegjshem ndaj ardhjes se mundshme te coronavirusit ne Shqiperi.

Te dashur miq, ndjek çdo dite ecurine e kesaj semundje realisht me vdekshmeri te larte. Ajo eshte bere nje shqetesim boteror dhe vendet e botes po marrin masa per tu perballur me te.

Kurse Shqiperia narkosautoritetet e saj, duke filluar nga narkokryekreu te gjeneral Hashashi dhe ndrikull fatkeqesia, po tallen me cinizem me rrezikun e saj njelloj siç bene me termetin. Ky eshte nje krim dhe faqe e zeze.

1- Keshtu, jo nje por disa burime konfirmojne se shtetas shqiptar qe vijne nga Kina dhe kineze kalojne nga aeroporti i Rinasit pa asnje kontroll te veçante nderkohe qe dihet qe periudha e inkubacionit te semundjes eshte 14 dite dhe gjate kesaj periudhe mbartesi i virusit ndonese nuk ka shenja te semundjes mund te infektoje cilindo qe te takoje.

2- Dje ne media doli ndrikull Fatkeqesia per te mashtruar qytetaret me gjasme masat qe kane marre per tu perballur me semundjen.

Ajo solli si deshmi nje dhome ne spitalin infektiv te pajisur me respirator etj etj
Mirepo futja e nje te semuri me koronavirus ne nje spital do te thote te rrezikosh jeten e te gjithe te semurve dhe personelit te atij spitali.

SHBA dhe vende te tjera po perdorin per karantine baza ushtarake te izoluara nga popullata ose ndertime dhe objekte te tjera dhe jo qindra mijra spitalet e tyre komunitare apo private.

Ne kete aspekt eshte urgjente gjetja e nje vendi/ objekti te izoluar per karantinen e te gjithe atyre qe vijne nga Kina por edhe krijimi i nje spitali me te gjitha pajisjet per shtrimin dhe mjekimin e pacienteve me koronavirus.

3- Ne Shqiperi per shkak te papergjegjesise kriminale te narkokreut, ndrikull fatkeqesise etj etj maskat antikoronavirus mungojne dhe tani me perhapjen e semundjes ato jane difiçitare ne shume vende te botes.

Thuhet se maska antivirale ndrikull fatkeqesia ka importuar rreth 400 cope, te cilat u jane shperndare narkoqeveritareve, familjareve te tyre, narkodeputeteve dhe narkozyrtareve te tjere.
Shtoj ketu se maskat e zakonshme kirurgjikale nuk mbrojne nga koronovirusi. E konsideroj urgjente importimin sa me pare te sasive te nevojshne te maskave per te gjitha moshat dhe shperndarjen e tyre para se gjithash ne grupet me rrezik me te larte.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem te narkoautoriteteve ndaj ketij rreziku serioz per shendetin e qytetareve dhe u beje thirrje ketyre te fundit te mos bien ne panik ne rast se me kete semundje shfaqen edhe ne vendin tone! sb.

Eurodeputetja holandeze: Ishim në favor të negociatave me Maqedoninë e Veriut, problem është Shqipëria

Në një intervistë eskluzive për “ABC News”, eurodeputetja holandeze Kati Piri deklaron, se përveç përfitimeve financiare, metodologjia e re e zgjerimit bën të mundur penalizimin e regresit në lirinë e shtypit dhe shtetit ligjor në vendet e Ballkanit.

Por sipas Piri, grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian dëshiron më shumë fokus në çështjet sociale dhe të mjedisit për qytetarët e Ballkanit në metodologjinë e re të Komisionit Europian.

Si e vlerësoni metodologjinë e rishikuar të Komisionit Europian për zgjerimin ? A përkon me 10 propozimet e grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian ?

“Ne shohim qartësisht hapa pozitivë në metodologjinë e re të Komisionit Europian për zgjerimin. Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian mbështet zgjerimin dhe mendojmë që shtrirja e prosperitetit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin europian është shumë e rëndësishme. Ne shohim një vëmendje më të madhe në reformat e shtetit ligjor dhe lirisë së medias, që janë çështje që ju interesojnë qytetarëve të Ballkanit. Ata duan që vendet e tyre të ecin përpara. Si socialdemokrate, do të kisha dashur të shihja një plan pak më ambicioz lidhur me çështjet sociale për qytetarët e Ballkanit.

Ne në Bashkimin Europian po transformojmë ekonomitë tona për shkak të ndryshimeve klimaterike. Por ndërkohë ne shohim që 5 qytete në Ballkanin Perëndimor janë ndër më të ndoturat në botë. Qytetarët e Ballkanit meritojnë shëndet të mirë, ajër të pastër, ujë të pastër. Do kishte qenë mirë nëse në propozimin e Komisionit do kishte më shumë angazhim për këtë.

Qytetarët e Ballkanit që punojnë me kohë të plotë nuk kanë një pagesë që bën të mundur një jetë dinjitoze. Nëse ne nuk fokusohemi te kjo, atëherë çfarë sjell zgjerimi për qytetarët e Ballkanit? Ne si socialdemokratë përfaqësojmë 10 qeveri ndër 27 qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe do insistojmë që kjo gjë të jetë në fokus.

Si pikë të tretë, ne mbështesim dhënien e një asistence financiare më të madhe për vendet e Ballkanit, edhe pse nuk është e qartë se në çfarë niveli është. Do kishim dashur të shihnim që nëse një vend bën progres, të mund të përfitonte nga fondet strukturore, apo fondet e kohezionit. Ato fonde që mund të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit”, tha Piti.

Metodologjia e re e parashikon më shumë përfshirje të shteteve anëtare për vlerësimin e zbatimit të reformave. E mirëprisni këtë ?

“Tërësisht. Ne mund të ëndërrojmë sa të duam këtu në Bruksel. Në fund të fundit janë shtetet anëtare ato që bllokojnë zgjerimin. Nëse ne i angazhojmë parlamentet e vendeve anëtare që në fillim të procesit lidhur me kushtet që vendet kandidate duhet të zbatojnë, atëherë kjo mund të ndryshojë dinamikën e zgjerimit. Pra, jo thjesht t’u kërkojmë në fund që ato të thonë “PO”. Por, të mundësojmë që të gjitha instancat të jenë më të përfshira në procesin e zgjerimit. Kjo do evitonte vendosjen e kushteve të reja sa herë duhet të merret një vendim, gjë që nuk e bën procesin shumë të ndershëm”, u shpreh ajo.

A do bindte kjo shtetin tuaj anëtar, Holandën, Francën dhe Danimarkën për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

“Parlamenti holandez ishte në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Problemi ishte me Shqipërinë. Cilat janë shqetësimet e qytetarëve holandezë? Janë dy. Njëra prej tyre ka të bëjë me pasojat e zgjerimit me vendet e Europës Qendore dhe Lindore. Shumë qytetarë tê këtyre vendeve erdhën në vendet Perëndimore, duke krijuar konkurrencë në gjirin e ndërmarrjeve perëndimore në uljen e rrogave. Prandaj, investimi në të drejtat sociale është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër, ata shohin lidera si Viktor Orban, që mund të bllokojnë çdo gjë që ne duhet të vendosim me unanimitet. Ne duam të sigurojmë që nëse një vend bëhet anëtar, ne të kemi mekanizmat e duhura, që nëse situata përkeqësohet, ne mund t’i përgjigjemi kësaj”, tha ajo.

Komisioneri u shpreh qartë që mund të përdoren instrumenta penalizues në rast të shkeljes së të drejatve themelore dhe cënimit të shtetit ligjor. A mbështetet kjo nga Parlamenti Europian?

“Nëse ne shohim që ka një dinamizëm për reforma, një politikë gjithëpërfshirëse midis qeverisë, opozitës, shoqërisë civile, ne duhet të përdorim instrumenta nxitës. Për Turqinë, për të cilën jam raportuese prej 5 vjetësh, nëse do të vendosnim tani, ne nuk do t’i kishim dhënë as statusin e kandidatit për shkak të përkeqësimit të lirive themelore, si të drejtat e njeriut, lirisë së shtypit, apo shkeljet e shtetit ligjor.

Pra, na duhet një mekanizëm, që kur ka shkelje apo cënime, të mund të bëjmë një kthim mbrapa, duke ndërprerë fondet. Këto janë shqetësime të shumê qytetarëve europianë dhe ne duhet t’ju përgjigjemi atyre. Dhe nuk është në interesin e asnjë qytetari në Ballkanin Perëndimor të shohë që situata e lirisë së shtypit po përkeqësohet shumë dhe Bashkimi Europian sheh gjetkë nuk reagon ndaj kësaj. Pra, shpresoj që proçesi i zgjerimit të bëhet për qytetarët dhe jo për qeveritë”, tha më tej eurodeputetja ./abcnews.al

Arrestohet biznesmeni i njohur në Durrës

Biznesmeni Dashamir Gjoka, me banim në Durrës, është arrestuar nga policia. Burimet konfirmojnë prangosjen e biznesmenit të njohur, ndonëse ende nuk dihen motivet.

Dy ditë më parë, në ditën e tretë të punës në terren, Operacioni “Forca e Ligjit”, i dërgoi biznesmenit nga Shijaku formularin e deklarimit të pasurisë, ku duhet të faktojë para drejtësisë së re, prokurorisë dhe gjykatës speciale, SPAK dhe GJKKO se pasuritë e tij janë me burime të ligjshme dhe të ardhura të justifikuara.

Dyshohet i përfshirë në aktivitete kriminale-hetimi për pasurinë që në 2016
Dashamir Gjoka rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. Pasuria e Dashamir Gjokës është konfiskuar edhe më herët, në vitin 2017. Gjykata për Krime të Rënda në sajë të hetimit pasuror në zbatim të ligjit anti-mafia dhe një hetimi pasuror nga Prokuroria e Durrësit (në 2016-ën) për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, vendosi konfiskimin me dyshimin se super-pasuritë e regjistruara në emër të Dashamir Gjokës dhe familjarëve të tij në një vlerë mbi 200 milionë lekë të reja, janë vënë nga aktiviteti kriminal në Itali, ku rezulton i dënuar me 7.5 vite burg.

Ky vendim erdhi pas një procesi të gjatë, nisur prej vitit 2015 kur prokuroria kërkoi sekuestron e pasurive të tij, duke e detyruar Dashamir Gjokën të deklaronte burimin e pasurisë se tij dhe justifikimin e saj me fatura apo transaksione bankare. Por më tej, Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, një vendim të cilit prokuroria i bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Por me vendimin e Apelit, i cili është i formës së prerë, të gjitha supër-pasuritë e sekuestruara të biznesmenit nga Shijaku, u liruan.

Në kërkesën për konfiskim, prokuroria për Krime të Rënda në atë kohë, deklaronte se “gjatë fazës hetimore, i pandehuri dhe mbrojtja e tij paraqitën disa dokumente jo-zyrtarë, në bazë të të cilave justifikonin faktin se pasuritë ishin krijuar nga huamarrja prej personave të ndryshëm. Në asnjë rast, këto huamarrje nuk provohen me dokumentacion të rregullt ligjor, duke krijuar bindjen se ato janë fiktive, me qëllim mbulimin e të ardhurave të pajustifikuara”.

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të Dashamir Gjokës “nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave,fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij”, shprehej prokuroria.

Dashamir Gjoka u arrestua në vitin 2013 pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij pas procesit atje për trafikim të qenieve njerëzore. Por kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij e refuzoi ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë.

Ndërkohë, dy vite më parë ai i ka mbijetuar edhe një atentati me kallashnikov. Persona të armatosur hapën zjarr me kallashnikov në drejtim të automjetit të Gjokës, i cili ishte i blinduar dhe për rrjedhojë arriti të shpëtojë.

Pasuritë e Dashamir Gjokës
Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;
Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Mediu, takime me senatorë dhe kongresmenë të rëndësishëm në SHBA

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Washington në Mëngjesin e Lutjeve ku ishte edhe Presidenti Donald Trump, kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi, Sekretari Pompep si edhe shumë personalitete të tjera të politikës amerikane dhe përfaqësues nga më shume se 150 vende të botës.

Folësi kryesor ishte Profesori i Harvardit Arthur Brooks.

‘Mëngjesi i lutjeve është tashmë një nga traditat më të bukura të SHBA i cili bën bashkë për të 68 vit me radhë përfaqësues nga krahe të ndryshëm politik, bindje të ndryshme fetare apo etnike si dhe përfaqësues të rëndësishëm të biznesit amerikan.

Ky aktivitet zhvillohet nga Kongresi Amerikan me dy bashkëkryetar Republikan dhe Demokrat

Këte radhë dy miq të mirë John Molinar dhe Tom Souzzi drejtuan Mëngjesin e Lutjeve.

Përpara dhe mbas këtij mëngjesi pata mundësinë të zhvilloj takime me kongresmenë dhe Senatorë. Mike Lee, James Lankford, Michael Cluod, Fred Upton’

Mesazhi i ndjerë i Berishës për ndarjen nga jeta të Nexhmije Pagarushës: Dielli u shua për mbretëreshën e këngës dhe muzikës tonë

Ndarja nga jeta e këngëtares së madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha ka sjellë edhe reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në Facebook, Berisha e quan Pagarushën mbretëreshën e këngës shqiptare.

Mesazhi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Dielli u shua per mbretereshen e kenges dhe muzikes tone!

Nexhmije Pagarusha, legjendarja e kenges dhe muzikes shqiptare mbyll syte pergjithmone!

Te dashur miq, sot nje zi e thelle ka rene ne boten e kenges, muzikes dhe kultures tone kombetare!

Nexhmije Pagarusha, legjendarja e kenges shqiptare nuk eshte me!

Me zerin e saj magjepes, talentin e rralle dhe virtuozitetin e pasionin ne interpretim dhe repertorin e saj te pasur ajo meritoi dhe mbajti me krenari kuroren e perjetshme te mbretreshes se kenges dhe muzikes shqiptare.

Sot Nexhmije Pagarusha nuk eshte me midis nesh por zeri melodioz dhe kenga e saj do jetojne e bejne krenar gjithmone shqiptaret.

Duke u perkulur me nderimin me te madh para kontributit dhe trashegimise te pavdekshme te saj, shpreh ngushellimet me te ndjera familjes dhe miqve e admiruesve te kengetares tone te madhe dhe lutemi se bashku me ta qe shpirti i saj i madh te gjeje paqen e merituar! sb

Meta intervistë për VOA: Me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, po hidhet në erë reforma në drejtësi

Duke komentuar hapat e mazhorancës socialiste për të shmangur betimin tek Presidenti të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta thotë se kjo Gjykatë po shndërrohet në një organizatë partie. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Meta thekson se me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, po hidhet në erë reforma në drejtësi.

“Më duhet të them se është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla që tregojnë mungesë respekti për shtetin ligjor dhe Kushtetutën që e kemi miratuar me 140 vota. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndihmon të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po zbatojmë në mënyrë të përgjegjshme reformën në drejtësi, aq më tepër për institucionin më të rëndësishëm siç është Gjykata Kushtetuese.

Të bësh një ligj mbi Kushtetutën, nuk është gjë tjetër vetëm se një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë.

Është Presidenti, i cili gjithmonë ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelej asnjë orë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Në rastin e fundit, është Presidenti që ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos cenuar integritetin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta e ka të shkruar gërmë për gërmë radhën kushtetuese se si veprohet në këtë rast dhe Presidenti e respektuar dhe ka kërkuar bashkëpunimin e Kuvendit. Është e qartë gjithë përpjekja e mazhorancës për të kapur edhe këtë institucion të fundit të pa kapur prej saj për qëllime afatshkurtra politike, duke hedhur në erë gjithë besueshmërinë e këtyre proceseve reformuese.”-deklaroi Meta.

Basha përshëndet deklaratën e KiE: Në 30 Qershor nuk pati zgjedhje, pushteti i vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti deklaratën e misionit të Këshillit të Europës, i cili kritikoi një ditë më parë procesin e votimeve më 30 Qershor.

“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30 Qershor nuk pati zgjedhje, se pushteti i vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve”, u shpreh Basha në një deklaratë të berë përmes Twitter.

Njësoj si dje në bashkëbisedimin e hapur me qytetarët, kreu i opozitës theksoi rëndësinë e e votës së lirë.

“Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’u kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, tha Basha.

Një ditë më parë, pas vizitës së kryer në Tiranë, Këshilli i Europës vuri në dukje pasojat negativebtë 30 Qershorit për demokracinë dhe besimin e qytetarëve.

“Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”, deklaruan drejtuesit e këtij insotrucioni të rëndësishëm europian për demokracinë dhe autonominë e pushtetit lokal.

Aksidenti tragjik/ Kush ishin dy mësuesit që humbën jetën ditën e sotme

Një aksident tragjik i ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës i mori jetën dy mësuesve të shkollës së Krahëës, Aleksandër Sako rreth 40 vjeç dhe Orinda Hoxha rreth 36 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake, të dy po kthehshin me makinë në Memaliaj, nga fshati Krahës, ku jepnin mësim. Në një moment, mjeti tip “Benz” me targa “TP0700B” ka dalë nga rruga dhe është batuar, duke përfunduar në kanalin anë aksit. Për pasojë, mësuesit kanë humbur jetën.

“Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur ‘Mogila’, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.