28.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Koronavirus kërkon impenjim serioz dhe jo propagandë!

Nga Bardh SPAHIA

Teksa degjoj buletinet e perditshme te Institutit Spalanzzani (Rome), nuk mund te mos shqetesohem dhe trishtohem per nivelin e mjerueshem persa i perket masave te marra per mbrojtjen ndaj koronavirusit te ri N 2019 ne Shqiperi.

Papergjegjshmeria dhe menyra siperfaqesore ne trajtimin e kesaj situate teper alarmante nga strukturat e ministrise se Shendetesise jane evidente qe ne mungesen e kontrolleve serioze ne pikat hyrese ne Shqiperi ku ne rastin me te mire shihet ndonje personel shendetesor i cili pertej perkushtimit mbrojtje te vetme ndaj ketij virusi kane nje maske te thjeshte kirurgjikale dhe si mundesi per ta identifikuar vetem aftesine per te pyetur qytetaret per simptomat.

Paisjet mbrojtese mungojne plotesisht edhe per personelin mjekesor te autoambulancave, te cilat do te perdoren per transportin e nje pacienti te dyshuar si te prekur nga ky virus, ashtu sic mungojne edhe autoambulancat e posacme te pajisura ne menyre adeguate.

Per te vazhduar me mungesat e theksuara ne qendrat pritese te specializuara, duke filluar qe nga numri teper i ulet i shtreterve te pajisur ne menyre adeguate per te pritur nje fluks qofte edhe te vogel pacientesh te prekur, numri i vogel i shtreterve te pajisur me aparate respiratore, numer i cili reduktohet akoma me shume po te kemi parasysh qe rastet e pacienteve te prekur nga virusi nuk do mund te trajtohen ne ambientet e reanimacioneve ne prezence te pacienteve me patologji te tjera.
Numri tejet i vogel apo mungesa e bokseve izolues mundesisht ne presion negativ.

Mungesa e veshjeve mbrojtese per personelin shendetesor i cili do te trajtonte keta paciente si kominoshet e padepertueshme, dorezat, maskat mbrojtese n95, vizierat (maska xhami) per mbrotjen e mukozave etj. Cilesia teper e dyshimte e ilaceve qe mund te perdoren per trajtimin e komplikacioneve apo patologjive te tjera shoqeruese.

Po te shtojme ketu edhe mungesen e plote te informimit apo trajnimit te personelit shendetesor te sistemit paresor si kurre me pare, situata behet dramatike dhe pergjegjesia kriminale.

Nga kontaktet me koleget e paresorit mesoj qe deri me sot asnje mbledhje, asnje trajnim, asnje alert nuk eshte ngritur ne kete sherbim kaq te rendesishem qe perfaqeson piken e pare te kontaktit me pacientin e semure.

Mjeket e paresorit i presin te semuret me maska te thjeshta kirurgjikale e me uniformen e zakonshme. Per maska dhe tuta speciale asnje fjale deri me sot.

Zonja Manasterliu vazhdon shoë-n neper TV e spitale duke marre rolin e mjekes e duke dhene keshilla mjekesore teksa specialistet qe mban ne krah nuk hapin goje e nuk u jepet fjala, nderkohe qe eshte pergjegjese dhe duhej te merrej urgjentisht me ceshtjet organizative dhe sigurimin e logjistikes se domosdoshme per perballimin e situatave te tilla.

Papergjegjshmeria dhe paaftesia e ketyre qeveritareve eshte uleritese por te pakten mbani kontakte te ngushta dhe zbatoni udhezimet e OBSH-se si dhe merrni shembull dhe kopjoni masat qe merr fqinji yne perendimor Italia, nje vend ne pararoje ne perballjen me kete virus vdekjeprures.

Aktivizoni dhe shfrytezoni marreveshjet me Italine apo vende te tjera te zhvilluara, qofte edhe per identifikimin dhe konfirmimin e ketij virusi te cilin e ka te pamundur ta realizoje laboratori i ISHP.

Zonja Manastirliu, menyra me e mire per te ulur panikun dhe shqetesimin tek qytetaret eshte serioziteti dhe pergjegjshmeria e te gjitha strukturave shendetesore ne trajtimin e kesaj emergjence, mjaft me propagande fasade, sado pak duhet t’u interesoje edhe jeta e qytetareve Shqiptare jo vetem PPP-te dhe koncesionet korruptive.

Si të kujdeseni për stomakun, gabimet që duhet të shmangni

Ushqyerja e shëndetshme shkon krah për krah me mirëqenien e stomakut.
Marrëdhënia mes ushqimit dhe stomakut ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm tek shëndeti i organizmit por edhe lumturia e njeriut.

Ky organ në formën e shkronjës J është një makineri e mirëfilltë hormonesh dhe është linja e parë e mbrojtjes së imunitetit.

Stomaku luan një rol kyç jo vetëm në transformimin e ushqyeve në energji dhe në përthithjen e ushqyesve por edhe në mirëqenien e të gjitha organeve të tjera, përfshirë trurin.

Në këtë artikull do të mësoni për 4 veprimet që duhet të bëni çdo ditë për shëndetin e stomakut.

Të Thartat
Ushqimet e tharta dhe të hidhura stimulojnë formimin e enzimave tretëse për ushqimin.
Ekspertët rekomandojnë që përpara një vakti të rëndë hani një sallatë me spinaq e barishte të egra të spërkatura me lëng limoni.

Gjysëm ore përpara një vakti mund të pini një gotë ujë me lëngun e një gjysmë limoni ose gjysëm luge gjelle me uthull molle. Këto kura do të lehtësojnë dhe përshpejtojnë formimin e lëngjeve tretëse.

Pikantet
Xhenxhefili, një zhardhok pikant është kura më e mirë për tretjen. Ai qetëson stomakun, lehtëson tretjen, eliminon fryrjen dhe të përzierat. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj dhe ta pini bashkë me limonin për një shëndet më të mirë të stomakut.

Lëvizja
Përtacia ndikon edhe tek tretja. Ekspertët thonë se njerëzit që duan të përmirësojnë tretjen duhet të kryejnë aktivitet të rregullt fizik.

Ky i fundit do të stimulojë kontraktimin natyral të muskujve të sistemit tretës dhe do të lehtësojë eliminimin e mbetjeve ushqimore.

Hidratimi
Nëse njeriu nuk pi mjaftueshëm ujë, trupi do të vuajë nga konstipacioni.
Uji është i domosdoshëm për prodhimin e lëngjeve tretëse pa të cilat njeriu vuan nga gazrat, fryrja dhe të përzierat.

Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë

Ndahet nga jeta ikona e Hollywood-it

Një ndër aktorët ikonë të Hollywood-it është ndarë sot nga jeta në moshën 103-vjeçare. Familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit Kirk Douglas, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur një nga tre djemtë e tij, Michael.

“Me hidhërim të thellë unë dhe vëllezërit e mi ju bëjmë me dije se Kirk Douglas u nda nga jeta ditën e sotme”, ka thënë Michael për “People”. Lindur në New York më 1916, Kirk e zhvilloi karrierën artistike në ‘epokën e artë’ të Hollywood-it.

Më 1949 fitoi çmimin e parë Oscar për filmin “Champion”, ndërsa numëron pjesëmarrjen si protagonist në dhjetra prodhime kinematografike.

Mes shumë vështirësish në jetën personale, që përfshijnë një trompozë që i dëmtoi aftësinë komunikuese dhe vdekjen e të birit, Eric, si pasojë e ovërdozës, Kirk qendroi më pranë familjes, ashtu sikurse iu përkushtua bamirësisë. Spielberg është shprehur se Hollywood-i ka humbur legjendën e fundit të kinemasë…

Arsenali kërkon rikthimin e Wenger

Arsenali raportohet se e ka kontaktuar ish-trajnerin legjendar, Arsene Wengerin, për ta diskutuar mundësinë e kthimit të tij në pozitën e trajnerit në Emirates, të cilët e la në vitin 2018, pas një epoke 22-vjeçare aty.

Përkundër tre titujve të Premierligës që e bënë atë trajnerin më të suksesshëm në histori të Arsenalit, 70-vjeçari Arsene Wenger ishte përballur me kritika të ashpra nga shumë tifozë gjatë sezoneve të tij të fundit në Emirates.

Wengeri raportohet se është ende i lënduar nga largimi i tij, pasi që beson se tifozët nuk e kishin trajtuar ashtu siç e meritonte në fundin e karrierës së tij atje.

Megjithatë, Daily Mirror pretendon se drejtuesit e Arsenalit ia kanë bërë të qartë francezit si ai do të ishte mirëpritur nëse do të kthehej sërish te klubi londinez.

Pas largimit të tij nga Arsenali, Wengeri kishte thënë se do të mbetej përgjithmonë tifoz i Arsenalit, megjithatë ai ka folur edhe për hezitimin që do ta kishte nëse do t’i ofrohej kthimi atje.

Pengesë në qëllimin e Arsenalit për ta kthyer Wengerin është edhe fakti se francezi është i punësuar në organin qeverisës të futbollit botëror, FIFA.

Vëllai i Fatmir Xhafajt, Saimir Tahiri, miqtë trafikantë droge të Taulant Ballës dhe Olsi Ramës janë të paprekshëm…

Rasti më flagrant i dështimit të shtetit përballë forcës së krimit është Agron Xhafaj Vëllai i ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, miqtë dhe bashkëpunëtorët trafikantë droge të Taulant Ballës dhe Olsi Ramës janë të paprekshëm nga ligji.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA

Me Edi Ramën në krye të qeverisë dështimi i të ashtuquajturit ligji antiKÇK është i garantuar, njësoj siç dështoi ligji Antimafia për të goditur pasuritë e krimit.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, jo vetëm nuk u prek dhe nuk u sekuestrua pasuria e asnjë trafikanti droge, të lidhur me pushtetin, por ata morën pasuri publike, miliona euro tendera dhe koncesione.

Rasti më flagrant i dështimit të shtetit përballë forcës së krimit është Agron Xhafaj. Vëllai i ish ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk u hetua asnjëherë për pasuritë e tij, megjithëse është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Agron Xhafaj është i paprekshëm nga ligji, sepse ai dhe vëllai i tij deputet i Partisë Socialiste, i shërbejnë pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Është provuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, shkeli çdo ligj për të mbrojtur 2 vjet më parë Agron Xhafën, i kapur sërish në flagrancë si trafikant droge. Ardi Veliu, i cili sot kaloi vetingun politik në polici, u komandua në detyrë në shkelje të ligjit si ushtar i trafikantit të drogës Agron Xhafaj.

Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve:

1. A e ka përfshirë policia vëllanë trafikant droge të Fatmir Xhafës në listën e personave që do t’u verifikohet pasuria?

2. Pse është i paprekshëm Saimir Tahiri, subjekt direkt i ligjit antiKÇK?

3. Kush e pengon policinë të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë dhe të verifikojë pasuritë e miqve të dënuar si trafikantë droge të Olsi Ramës dhe Taulant Ballës?

48 orë janë të mjaftueshme për të sqaruar opinionin publik, i cili, në çdo sondazh shprehet në shumicë dërrmuese se nuk i beson qeverisë së Edi Ramës as për të luftuar krimin, as për të luftuar korrupsionin dhe për të rimëkëmbur ekonominë e vendit.

Shqipërisë nuk i duhen ligje, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipërisë i duhet një qeveri dhe një kryeministër që nuk është ortak i krimit të organizuar.

Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund ta sigurojë këtë. Ne treguar se kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, dy armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve.

Fitore kundër terrorizmit/ Presidenti Trump konfirmon vdekjen e udhëheqësit të Al-Qaidas në Jemen

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi të enjten vdekjen e një udhëheqësi të al-Qaidas në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara në Jemen.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit duke vrarë Qasim al-Rimin, themeluesin dhe drejtuesin e al-Qaidas në Gadishullin Arabik (AQAP). Ai ishte zëvendës i udhëheqësit të al-Qaidas Ayman al-Zawahiri.

“Nën drejtimin e Rimit, AQAP-i kreu dhunë të paskrupullt ndaj civilëve në Jemen dheu përpoq të kryej dhe të frymëzojë një numër sulmesh kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave tona,” tha presidenti Trump.

“Vdekja e tij kufizon më tej AQAP-in dhe lëvizjen globale të al-Qaidas, dhe na sjell më afër eliminimit të kërcënimeve që këto grupe paraqesin për sigurinë tonë kombëtare.”

Rimi iu bashkua al-Qaidas në vitet 1990, duke punuar në Afganistan për Osama bin Ladenin dhe ishte i lidhur me disa komplote që shënjestronin amerikanët.

Vrasja e Rimit është e treta me radhë në operacionet amerikane kundër terrorizmit në muajt e fundit. Në tetor, Shtetet e Bashkuara vranë themeluesin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi. Në janar, një sulm ajror vrau komandantin e lartë iranian Qassem Soleimani.

Urdhëri i Ramës, Bajrët të mos preken, Berisha: Sukses i ri i SPAK dhe KÇK të Edvin Mafisë!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Shkodra, i cili shkruan se, me urdhër thuhet direkt të Edvin Mafisë, SPAK nuk e mori përsipër të hetonte dosjen e bandës më të frikshme të Shkodrës ku ka përdhunuar, vrarë, plagosur e gjobitur shkodranët në këto 7 vite.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Sukses i ri i SPAK dhe KÇK te Edvin Mafise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital

Urdheri i Edvin Mafise Bajret jane te paprekshem! sb

Pershendetje zoti Berisha !

Sot Shkodra u godit dy here nga qeveria dhe drejtesia e kapur e Edivin Bardhok Bajrit. Me urdher thuhet direkt te Edvin Mafise SPAK nuk e mori persiper te hetonte dosjen e bandes me te frikshme te Shkodres ku ka perdhunuar vrare plagosur gjobitur shkodranet me keto 7 vite.

OFl nuk sekuestroi asgje nga Bardhok Planaj ku ai zoteron nje pallat 20 katesh dhe rreth 30 dyqane e biznese ne Shkoder. Ai zoteron rreth 15 makina dhe nje ferrari me vlere 100 mine euro. Keto dy grupe kane mbushur shkodren me droge dhe krim ku jane shkaku kryesor se pse qyteti po zbrazet. Ushtaret e tyre bejne beteje ne Shkoder ku plagosin qytetaret e thjeshte. Keto kalbesira duhet ti shporrim nje ore e me pare.

Afera e Ramës dhe Albpetrolit për t’i dhënë naftën shqiptare kompanisë serbe me pronar rus

Qeveria, AKBN dhe Albpetrol bënë një sy qorr ndërsa kompania koncesionare ‘Terraoil Swiss’ lidhi një marrëveshje që i transferonte të dhënat konfidenciale dhe të drejtat mbi prodhimin në fushën naftëmbajtëse të Visokës në jug të Shqipërisë një kompanie të regjistruar në Novi Sad, në shkelje të marrëveshjes hidrokarbure.

Nga Besar Likmeta | BIRN

Në fund të vitit 2018, kompania hidrokarbure ‘Terraoil Swiss’ – e cila ka një marrëveshje me Albpetrol për shfrytëzimin e fushës naftëmbajtëse të Visokës, lidhi një kontratë shërbimi me kompaninë GTK Oil.

Sipas marrëveshjes, një kopje e së cilës është siguruar nga BIRN, në shkëmbim të investimeve për rritjen e prodhimit në fushën e Visokës nga kompania GTK Oil , Terraoil i transferonte asaj një pjesë të të ardhurave nga rritja e prodhimit të naftës bruto dhe çdo informacion dhe aset të fushës së naftës.

Kontrata e shërbimit ngriti këmbana alarmi në Albpetrol, pasi tjetërsonte parashikimet e marrëveshjes hidrokarbure mes kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës bruto dhe Terraoil Swiss, duke e trajtuar vendburimin e naftës si pronë të koncesionarit, të cilin ky i fundit mund t’ua transferonte palëve të treta.

Përveç shkeljes së kontratës me Albpetrol, marrëveshja mes dy kompanive ngre gjithashtu shqetësime për cenim të sigurisë kombëtare.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kompania GTK Oil është në pronësinë e kryetarit të bordit të një kompanie ruse për zhvillim e fushave të naftës dhe është e lidhur gjithashtu me degën serbe të gjigantit rus Gazprom Neft. Përmes marrëveshjes, kjo kompani ka marrë gjithashtu informacionet apo asetet në fushën e naftës – të cilat konsiderohen konfidenciale apo sekret shtetëror.

Megjithë shqetësimin se kontrata e lidhur midis koncesionarit të Visokës dhe kompanisë serbe me pronar rus, Albpetrol, AKBN si dhe Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të bllokuar këtë marrëveshje.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, Albpetrol i tha BIRN se Terra Oil Swiss nuk mund t’ia transferonte kompanisë GTK Oil të dhënat e vendburimit, ndërsa pretendoi se nuk kishte dijeni për kontratën midis dy kompanive hidrokarbure.

“Çdo e drejtë dhe detyrim që rrjedh nga Marrëveshja Hidrokarbure që Shoqëria “Terraoil Swiss” ka me Shoqërinë “Albpetrol”, nuk mund të ndryshohet apo transferohet tek të tretët pa miratimin e MIE dhe AKBN,” deklaroi Albpetrol.

“Shoqëria “Albpetrol” nuk ka miratuar asnjë Marrëveshje midis Terra Oil Swiss dhe GTK Oil… nuk është palë në marrëdhënien së cilës ju i referoheni, e për rrjedhojë s’ka informacion,” shtoi ajo.

Kompanitë hidrokarbure Terraoil Swiss dhe GTK Oil nuk komentuan mbi ‘flamujt e kuq’ të ngritur nga Albpetrol mbi kontratën e shërbimit të lidhur midis tyre.
Rusët marrin nën kontroll naftën e Visokës

E zbuluar në vitin 1963, fusha naftëmbajtëse e Visokës është e vendosur afër fshatit me të njëjtin emër në veri të qytezës së Ballshit, në jug të Shqipërisë. Visoka është një nga fushat më të mëdha naftëmbajtëse në vend.

Në vitin 2009, Albpetrol nënshkroi një marrëveshje hidrokarbure me kompaninë IEC Visoka për zhvillimin dhe ndarjen e prodhimit të naftës bruto të kësaj fushe naftëmbajtëse. Në shkurt 2012, kjo marrëveshje u transferua nga IEC Visoka tek kompania zvicerane Trasoil Group AG, e cila në vitin 2018 ndërroi emrin në Terraoil Swiss.

Përveç fushës së Visokës, kompania Terraoil Swiss ka fituar dhe një tender për marrjen me koncesion të tre fushave të tjera naftëmbajtëse, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Megjithatë, kjo kontratë është bllokuar nga gjykata për shkak të pretendimeve nga kompanitë garuese për shkeljen e barazisë në tendera.

Një investigim i qershorit 2018 nga BIRN, hodhi dritë për herë të parë mbi lidhjet e ngushta midis kompanisë Terraoil Swiss dhe Gazprom, lidhje që duket sikur janë thelluar pas kontratës së lidhur me GTK Oil.

Marrëveshjet hidrokarbure janë koncesione të nënshkruara midis Albpetrol dhe kompanive private për shfrytëzimin e fushave naftëmbajtëse, në shkëmbim të investimeve dhe ndarjes së prodhimit të naftës bruto.

Në fund të nëntorit 2018, në Fier themelohet kompania GTK Oil me administrator shtetasin serb, Nebojsa Trajkovic – i cili në CV-në e tij në rrjetin social LinkedIn shkruan se punon për kompaninë ruso-serbe të naftës NIS Gazprom Neft, një konsorcium i Naftna Indrustrija Srbje dhe gjigantit rus Gazprom.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo kompani është në pronësinë e kompanisë Geotechnokin D.O.O, e përfaqësuar nga shtetasi rus Tofik Khismetov, kryetar i bordit i kompanisë ruse të naftës “NTC Geotechnokin.”

Kompania NTC Geotechnokin është një kompani me qendër në Moskë, e cila liston si partnerë të saj një listë të gjatë kompanish ruse të naftës, mes të cilave dhe kompaninë Gazprom Neft, aksioneri mazhoritar i NIS Gazprom Neft – kompanisë më të madhe energjetike në Serbi.
Me 1 dhjetor 2018, kompania Terraoil Swiss me administrator Shefqet Dizdarin ka lidhur një kontratë shërbimi me GTK Oil, të drejtuar nga Nebojsa Trajkovic, për operacionet hidrokarbure në fushën e Visokës.

Qëllimi i kësaj kontratë është bashkëpunimi midis Terraoil Swiss (në atë kohë Transoil Group) dhe GTK Oil për rritjen e prodhimit në fushën naftëmbajtëse të Visokës. Rritja e prodhimit parashikohet të arrihet me anë të investimeve të GTK Oil në makineri dhe shërbime për nxjerrjen e naftës në këtë fushë. Sipas kontratës, një pjesë e të ardhurave të rritjes së prodhimit do të përdorej nga Terraoil Swiss për të paguar kompaninë GTK Oil.

Për qëllimet e kësaj kontrate në periudhën tetor-dhjetor 2017, kompania GTK Oil ka kryer një vlerësim teknik të fushës naftëmbajtëse të Visokës, duke arritur në përfundimin se ka njohuritë dhe kapacitet e duhura për rritjen e prodhimit në fushën naftëmbajtëse dhe se mund t’i financojë operacionet nëpërmjet vlerës së shtuar të prodhimit të naftës.

Sipas kontratës, kjo marrëveshje do të zhvillohej në 5 faza të ndryshme, gjatë së cilave Terraoil Swiss do të kompensonte GTK Oil me një përqindje të prodhimit të shtuar, në shkëmbim të investimit dhe ndërmarrjes nga kompania serbe të operacioneve hidrokarbure në fushën naftëmbajtëse të Visokës.

Gjatë fazës së parë për një periudhë 2 mujore, 100 % e rritjes së prodhimit të naftës shkoi për të kompensuar kompaninë GTK Oil për shërbimet dhe operacionet e ndërmarra në fushën e Visokës.
Më tej gjatë katër fazave të tjera me periudha 6 mujore, pjesa e prodhimit të shtuar të naftës që do të transferohet nga Terraoil Swiss në GTK Oil, zbret nga 80 % në fazën e dytë deri në 50 % në fazën e pestë.

Sipas kontratës së shërbimit midis kompanisë zvicerane dhe asaj serbe, pas 126 muajve dhe në fund të fazës së pestë, rritja e prodhimi mesatar nga fusha e Visokës duhet të jetë jo më e vogël se 2250 MT naftë bruto në muaj. Ndërkohë, prodhimi ekzistues do t’i përkasë kompanisë Terraoil Swiss, me një ulje vjetore të përllogaritur në 5%.

Marrëveshja përcakton gjithashtu se kompania Terraoil detyrohet t’i transferojë kompanisë GTK Oil të gjitha të dhënat e fushës naftëmbajtëse të Visokës, pa kufizime, të gjithë kapacitet e saj teknike, depozitat, tubacionet dhe të gjithë lejet për shfrytëzimin e fushës naftëmbajtëse.

Terraoil detyrohet që ta shesë menjëherë prodhimin e naftës së prodhuar gjatë muajit paraardhës dhe të paguajë kompaninë GTK Oil sapo të marrë pagesën për shitjen e naftës bruto.

Të gjitha kostot për shtimin e prodhimit dhe mbajtjen e stabilitetit të prodhimit aktual në fushën e Visokës do të financohen nga kompania GTK Oil, përfshirë operacionet në puset e naftës, pajisjet dhe shitja e naftës bruto.

Kjo marrëveshje shqetësoi ish-drejtorin e Albpetrol, Dritan Spahiu, i cili në mars 2019 i dërgoi një shkresë kompanisë Terraoil Swiss, duke i kujtuar asaj se kontrata me GTK Oil shkelte marrëveshjen hidrokarbure me Albpetrol. Spahiu shërbeu si drejtues i Albpetrol për një periudhë 7 mujore, nga marsi në shtator 2019.

Si u shkel marrëveshja hidokarbure
Një ditë përpara Krishtlindjeve të vitit 2018, në vend të kartolinës që është traditë e sezonit festiv, Albpetrol mori një shkresë nga koncesionari i fushës naftëmbajtëse të Visokës, kompania Terraoil Swiss.

Me anë të shkresës ‘dërgim kontrate’ në Albpetrol dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, Terraoil i përcolli dy enteve publike kontratën “e shërbimit dhe bashkëpunimit për rritjen e prodhimit të fushës së Visokës,” të lidhur me kompaninë GTK Oil.

Bazuar në marrëveshjen hidrokarbure midis Albpetrol dhe Terraoil, kompania koncesionare nuk është e detyruar të kërkojë miratimin paraprak tek Albpetrol për marrëveshje me palë të treta, përveç rasteve kur kërkohet transferimi i interesave të marrëveshjes hidrokarbure.

Megjithatë sipas Albpetrol, kontrata midis Terraoil Swiss dhe kompanisë GTK Oil duhej t’i ishte nënshtruar një tenderi për përzgjedhjen e ofertuesit të shërbimit, pasi kap një vlerë më lartë se 600 mijë USD.

Ish-drejtori i Albpetrol, Dritan Spahiu evidentoi një listë të gjatë shkeljesh në një letër të dërguar në adresën e kompanisë Terraoil më 13 mars 2019.

“Nuk kemi informacion në rast se përzgjedhja e kësaj shoqërie është bërë me anë të një tenderi, pasi Albpetrol nuk është njoftuar për të qenë prezent në hapjen e ofertave,” shkruante Spahiu.
Përveç mungesës së tenderit për përzgjedhjen e kompanisë GTK Oil, Albpetrol analizoi kontratën e dorëzuar nga Terraoil dhe konstatoi një seri shkeljesh të marrëveshjes hidrokarbure.

Administratori i Albpetrol vë në dukje se në këtë kontratë nuk përmendet fare ndarja e prodhimit midis Terraoil Swiss dhe Albpetrol. Spahiu thekson gjithashtu se ripagimi me 100% i vlerës së shtuar të prodhimit në fazën e parë të marrëveshjes të kompanisë GTK Oil nga Terraoil nuk është në favor të interesave të koncesionarit.

“Kujtojmë se në bazë të Nenit 2.10 të Marrëveshjes Hidrokarbure, kontraktori nuk ka të drejtën e pronësisë ndaj hidrokarbureve në shtresë, po ai mund të disponojë lirisht vetëm pjesën e tij të naftës,” shkruan Spahiu.

Ish-administratori i Albpetrol i kujton kompanisë Terraoil se ka marrë përsipër të kompensojë GTK Oil me sasinë e shtuar të naftës së prodhuar, pavarësisht se nafta nuk është e saj “duke mos respektuar kështu parashikimet e marrëveshjes hidrokarbure për detyrimin që ka ndaj Prodhimit të Gjykuar dhe Pjesës së Albpetrol sipas Nenit 3.5 dhe Nenit 9 të saj.”

Në letrën e tij, Spahiu vëren se sipas marrëveshjes, kostot për rritjen e prodhimit të naftës bruto dhe për ruajtjen e prodhimit aktual të saj do të financohen nga kompania GTK Oil, përfshirë kryerjen e operacioneve në puse, materialet e nevojshme dhe kostot e shitjes së saj.

“Nga parashikimi i mësipërm duket sikur “Terraoil Swiss” sh.a de facto ka caktuar një operator për të kryer të gjithë operacionet hidrokarbure në Vendburime,” shkruan ish-administratori i Albpetrol.

Ish-kreu i Albpetrol konstaton se nëse qëllimi i “Terraoil” ka qenë caktimi i shoqërisë GTK Oil si operator për kryerjen e operacioneve hidrokarbure në vendburimin e Visokës, atëherë ky veprim juridik do të ishte kundër Marrëveshjes Hidrokarbure.

“Në interpretim të Neneve të Marrëveshjes Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjes, caktimi i Operatorit mund të bëhet vetëm nga Kontraktori (i licencuari) me një njoftim paraprak të Albpetrolit dhe AKBN-së në rastet kur Operatori është filial i Kontraktorit dhe në çdo rast tjetër me miratim të Ministrisë dhe Albpetrolit,” shkruan Spahiu.

“Kujtojmë që shoqëria Terraoil Swiss sh.a (ish Transoil Group sh.a) është caktuar nga kompania Terraoil Swiss A.G (ish-shoqëria Transoil Group AG), në cilësinë e kontraktorit (dhe të licencuarit) të Marrëveshjes Hidrokarbure si Operator i kësaj të fundit. Për këtë arsye, Terraoil Swiss sh.a nuk asnjë tagër të caktojë një operator tjetër,” shton ai.

Spahiu shprehet gjithashtu i shqetësuar edhe për pikën e marrëveshjes që i transferon kompanisë serbe me pronar rus të gjitha të dhënat sekrete për vendburimin Visokë.

“Terraoil Swiss ka marrë përsipër të transferojë të gjitha të dhënat për vendburimin pa marrë parasysh parashikimet e nenit 23 të Marrëveshjes Hidrokarbure që lidhet me detyrimin e palëve për mbajtjen e të dhënave të përftuara konfidenciale dhe për të mos i shpërndarë ato pa miratimin e Albpetrolit,” shkruan Spahiu.

“Terraoil Swiss merr përsipër t’i vendosë në dispozicion një pale të tretë, çdo aset të cilin e ka marrë në dorëzim nga Albpetrol, në cilësinë e Kontraktorit të Marrëveshjes Hidrokarbure dhe për më tepër pa asnjë kundërshpërblim,” përfundon ai.

Naftëtarët i zënë pritë: “Gramozi iku me fustan”…

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe deputeti Bashkim Fino kanë qenë sot në Fier për zgjedhjet e Asamblesë së PS, ku janë ndeshur me naftëtarët e Ballshit, të cilët protestojnë prej disa ditësh, për mungesën e pagave dhe të sigurimeve shoqërore.

Ruçi dhe Braçe nuk pranuan që të takonin naftëtarët, duke u larguar me shpejtësi prej aty, ndërsa i vetmi që u gjend rastësisht mes turmës ishte Bashkim Fino.

“Iku nuk na begenisi fare Ruçi, iku me fustan. Mënyra se si ju vini këtu nuk është e drejtë. Ne ju drejtuam juve se kërkojmë që të na mundësoni një takim me zotin Ruçi. Po na vdesin fëmijët për bukë, ju lutemi, iku Gramozi as që nuk na takoi, ne jemi bërë për të vrarë veten”, shprehen disa prej naftëtarëve.

Fillimisht deputeti i PS, Fino i është shmangur disa protestuesve duke u thënë shprehimisht se nuk eshte ai personi i duhur ku duhet të drejtoheshin.

Por me insistimin e protestuesve dhe duke ju drejtuar si deputet i kuvendit të Shqiperise ai ka qendruar dhe më pas ka premtuar për paraqitjen e këtij problemi në instancat qeveritare.

“Këtë gjë ma lini mua, do ta marr unë përsipër”, dëgjohet të shprehet Fino.

Amaneti i fundit i Nexhmije Pagarushës: Dua të…

Trupi i pajetë i këngëtares Nexhmije Pagarusha është nxjerrë nga banesa e saj për t’u dërguar në morg, raporton Televizioni 7.

Familjarë të saj kanë treguar se “Këngëtarja e Shekullit” ka kërkuar që kur të vdesë, të varroset me ceremoni private, pa mbulimin e mediave. Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Pagarusha vdiq sot në moshën 86-vjeçare. Trupi i saj do përcillet nesër për në banesën e fundit.
Nexhmija Pagarusha lindi më 7 maj të 1933-shit në Pagarushë, një fshat pranë Malishevës në Kosovë. Ajo përfundoi shkollën fillore në Malishevë, ndërkohë që më pas shkoi në Beograd për të vazhduar shkollën për këngë. Karrierën muzikore si këngëtare Pagarusha e nisi në vitin 1948 në Radion Prishtina.

Ajo ka pasur një karrierë artistike prej rreth 40 vitesh. Një ndër këngët më të dëgjuara të saj është “Baresha”, e cila u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi. Pagarusha i dha fund karrierës muzikore në një koncert në Sarajevë. Në vitin 2012, ajo mori nga Presidenti Bujar Nishani titullin “Nderi i Kombit”.

Ajo konsiderohej si një grua shumë e saktë. Gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk vonohej asnjëherë.

Nexhmije Pagarusha gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë. Bilbili i këngës shqipe është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Po ashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se “është ofendim ta krahasojmë Nexhmije Pagarushën me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë”.

Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer. Ajo mbajti koncerte edhe në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë etj.