31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Opozita është shumicë!

Nga Albert AVDYLI

Dëshmi e parë, që vërteton titullin e shkrimit, është realiteti shqiptar, në çdo detaj të jetës së përditëshme.

Një popull, dita e të cilit nis me njoftime qeveritare për burg, kontrolle, konfiskime, arrestime, tritol etj, kuptohet lehtë se qeveriset nga pakicë.

Kjo lloj qeverisje, në teoritë e sistemeve politike, quhet Oligarki.

Dita nis si e tillë, por në mbrëmje, nga revista televizive e “sukseseve”, kupton se gjithë pushteti është në duar të Yildrim udhëheqësit(vetëtima).

Oh, është shumë më keq, Autokraci.

Qëllimi ì shkrimit nuk ka të bëjë me analizë teorike, por veç me evidentimin e gjëndjes reale.
Me raportin, qeveri – të qeverisur!

Një marrëdhënie përçmuese, ku sindroma e fitimtarit, nuk pyet për përrenjtë e lotëve të mijëra familjeve.

Ndërsa shoqëria përpëlitet në depresion dhe humanizmi ka vdekur, ky grup qeverisës, kalon mbi problemet tona si buldozer shtypës.

Nuk gjejë dot krahasim më përfshirës sesa bulldozer dhe traktorist me sy të fashuar, që mos të shoh se çfarë shkel.

Prijësit, tashmë, ì është mbushur mëndja, se qëndron mbi jetët tona, si Apostolik ì dërguar prej Zotit.

Dështimet e njëpasnjëshme, mundohet t’i mbulojë me një propoganda, e cila distilohet në laborator qeveritar.

Vota e popullit, prej shtatë vitesh, është kthyer në tmerr, të atij që e delegoj.

Tmerr për popullin dhe gosti e beniaminëve të pushtetit.

Në çdo vënd demokratik, kushtetuta dhe vota është ajo, që ju rri qeveritarëve, si Shpata e Damokleut mbi tryezën e punës.

Këtu jo!

Këtu, thikat e forcës, popullit ì ekspozohen çdo ditë.

Tashmë, e kaluan Rubikonin.

Mirë ne, që me votën tonë, zgjodhëm më të keqen e mundëshme dhe gati një dekadë, ja dhuruam qeverisë.

Jetën e fëmijëve, me ç’të drejtë e falëm ? Ata nuk votuan, por ne ju përcaktuam atdheun e gabuar.
Jemi shumica në këtë gjëndje.

Pesha e dhunës psikologjike dhe varfërisë, njëjtë na rëndon si demokratëve dhe socialistëve. Jemi shumica opozitarë dhe tani sondazhet janë të kryera në shpirtin dhe arësyen e secilit. Tjetër tregues, se pakica e theksuar janë çeta e pushtetit, është zhurma me akte qeverie pa fund dhe prezantimi ì maskave, armëve, paradave të aksioneve policesk. Një qeveri, që gjithë jetën e paraqet nëpërmjet forcave të armatosura, pohon çarmatosjen e saj.

Gjithësesi, 8 vite janë tepër shumë në jetën e individit, por nuk janë aq pak edhe për ecurinë e kombit dhe shtetit.

Në këtë rrafsh, regresi është ì dukshëm dhe portat e Evropës po na përplasen fytyrës.
Demokracia ka rënë në batak.

Përsëritet fakti nga gjithë kancelaritë dhe organizmat ndërkombëtare e ne prapë heshtim.

Kambanat po bjen dhe fatmirësisht, ne s’jemi njerëz pa vesh. Madje, Çubrillovic, na ka pas etiketuar si njerëz me një organ tepër, me bishtin si atavizëm.

Kur nuk reagohet, e paskemi merituar, përcaktorin e primitivit dhe pamundësisë për t’u qeverisur si popujt e tjerë.

Shoqëria shqiptare, ndodhet në atë dilemën, që si individ, na ka ndodhur të gjëndemi.
Rasti ì semaforit të prishur : Të kaloj, rrezik nga makina. Mos të eci, mbetem nga ana, ku nuk më duhet të jem.

Ky është fakti. Gjithë të tjerat shndërrohen në Oratio Montana (Predikim në Mal).
Pra flasim, aty ku s’na dëgjon kush.

Iluzionet kanë humbur.

Veprimi pritet.

Banorët e Durrësit të revoltuar: Po tallen dhe po na sorollatin pafund, në zyra mungon interneti…

Një pjesë e qytetarëve durrsakë janë të zhgënjyer nga mënyra e aplikimit online për bonusin e qirase. Banorët e njësisë administrative numër 3 qëndrojnë në radhë për orë dhe ditët të tëra dhe nuk mbarojnë dot punë.

“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore të rri në këmbë gjithë ditën. Kam 3-4 ditë që vij dhe iki që në 7 të mëngjesit”, shprehen banorët.

Sorollatjet nuk kanë fund dhe këta banorë ankohen se në këto zyra mungon edhe interneti.
“Kam ardhur tre herë për të aplikuar online, por sorllotjet nuk kanë fund, ne kemi familje nuk mund të vazhdohet kështu”, thotë një tjetër qytetare.

Një sportel është i pamjaftueshëm ndaj dhe banorët kërkojnë shtim të tyre.

“Ka plot njerëz gjithmonë thonë se do të hapen dy, por asgjë”, shprehen banorët.

Telashet nuk kanë fund për të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës. Disa nuk gjenë ende në sistem pallatin e dëmtuar.

“I kam të gjitha dokumentet, por më thonë që nuk gjendet pallati, edhe pse e kam vetëm dy hapa larg”, tregon një tjetër banore.

Ka dhe nga ata qytetarë që nuk ju intersojnë paratë e bonusit por duan që shtëpitë t’ju ndërtohen.
“Ne jemi në pallat. Kush do ti bëjë. Nëse do ti bëjë aplikuesi përse ne duhet të bëjmë aplikimin”, tha një tjetër qytetare.

Në të gjithë qarkun e Durrësit janë ngritur 56 sportele për aplikimet online për bonus qeraje por me sa duket ato nuk janë të mjaftueshme që banorët të mbarojnë punë brenda ditës./abcnews.al

Furtunë në Krujë, pezullohen 7 punonjës policie

Janë pezulluar nga detyra 7 punonjës policie të drejtërisë së Durrësit ne Komisariatin e Krujës. Ata dyshohet se duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës.

“Veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore, etj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë
Durrës – SHÇBA finalizoi me sukses operacionin e koduar “Abuzuesit e detyrës 2”, pezullohen nga detyra 7 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat( SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Abuzuesit e detyrës 2”.

Pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundraligjshme të subjekteve të këtij procedimi.
Ata dyshohet se duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Punonjësit e Policisë kryenin funksione të ndihmës/specialistit për Rendin, në Komisariatin e Policisë Krujë, në DVP Durrës. Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike.

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara, Gjykata e Krujës caktoi masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për:

– Xh.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme;
– S.D., Ndihmës/specialist për Rendin;
– M.C., Ndihmës/specialist për Rendin;
– N.S., Ndihmës/specialist për Rendin;
– K.D., Ndihmës/specialist për Rendin;
– D.S., Ndihmës/specialist për Rendin;
– F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.
SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

“Nuk qaj tek dera jote”…/ Pollo reagon ndaj Ramës

“Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës dhe të qajmë”, deklaroi kryeministri Rama për AFP, por ka reaguar ish-deputeti i PD, Genc Pollo.

Ish-deputeti Pollo deklaron se, Rama në vend që të thotë “do të përmbushim kushtet e Bundestagut apo do çojë për ndjekje penale vjedhësit e votave”, bën të fortin.

Sipas tij, kjo deklaratë nga kreu i qeverisë e vështirëson edhe më shumë integrimin e Shqipërisë.

Reagimi i Genc Pollos

Fare mirë mund të kishte thënë se “do të përmbush kushtet e Bundestagut si p.sh do të bëj zgjedhje parlamentare mbas miratimit të reformës zgjedhore; do të çoj për ndjekje penale ofiqarë rilindistë që kanë vjedhur votata etj, etj. Jo vetëm se i shërbejnë vendit por edhe se çelin portën e Bashkimit Europian”.

Nuk e thotë këtë por bën të fortin.

Mbas përfshirjes së qeverisë në korrupsion të lartë e krim të organizuar arroganca me ”nuk qaj tek dera jote” e vështirëson më tej integrimin europian të Shqipërisë”. GP

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistes së madhe: Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të të artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha.

Basha shkruan në mesazhin e ngushëllimit se, zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit të saj nuk do të shuhen kurrë!

Mesazhi i ngushëllimit

Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.

Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!

191 milionë lekë për një portal! Reagon kreu i FRPD: Edhe paratë e rindërtimit po i vjedhin

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar me një shenim në faqen e tij në fecebok ku ka quajtur skandal një vendim të qeverisë për të paguar një shumë prej 191 milionë lekësh vetëm për të ndërtuar një portal.

“Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhëti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!”, shkruan Kelliçi.

Postimi i plotë

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, një nga hajdutët më të mëdhenj të sektit të Rilindjes, ka kërkuar 191 milionë lekë nga buxheti për rindërtimin e shtëpive, që të hapë një portal për të pasqyruar procesin e rindërtimit.

Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhëti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!

Më shumë për Edi Ramën vlen krijimi dhe mirëmbajtja e një portali, se sa ndërtimi i 4 shtëpiave ose riparimi i 10 shtëpiave të dëmtuara nga tërmeti.

I themi Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës se Shqipëria ka plot vajza e djem që kanë studiuar inxhinieri softuerike dhe shkenca kompjuterike, që do të kishin kërkuar 40 herë më pak për të njëjtin portal, ose do e kishin bërë falas… TURP!

Mungojnë rreth 116 milionë euro, qeveria shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit, por jo për shqiptarët

• Raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik tregon situatën e mjerueshme të ekonomisë. Borxhi i lartë, i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë, ashtu si dhe 6 vitet e fundit. Konsumi në nivlet më të ulëta në vite, 49 përqind e shqiptarëve në kushte varfërie, të ardhurat e mungurara rreth 116 milionë euro dhe një rënie drastike e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset.

Këto tregues janë domethënës të filozfisë Rama të qeverisjes, taksa të rritura me rreth 2 miliardë euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesioent dhe PPP.

Këtë situatë të të mjerueshme të ekonomisë e reflektoi dhe raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik. Raporti S&P i cili tregon shëndetin e financave të vendit si dhe mundësinë për të paguar borxhin që ka Shqipëria, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet ekonomia.

Raporti evidenton edhe një herë problemet më akute të ekonomisë sonë; Borxhi i lartë, i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre.

Raporti është një dëshmi që tregon e bardhë mbi të zezë se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri. Se euroizimi i tregut vendas nuk vjen si pasojë e tregtisë por si pasojë e ekonomisë së errët dhe kanabizimit.

Raporti i Standart and Poor’s rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme. Qeveria nuk ofron asnjë siguri se do të respektojë tavanin e përcaktuar për pagesën e PPP-ve siç nuk ofron asnjë garanci për të kontrolluar kontratat dhe eficencën e tyre.

Ajo që e rrezikon tanimë Shqipëri është fshehja e borxhit përmes Koorporatës së Investimeve dhe strukturën e dobët të borxhit. Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë. Siç është paralajmëruar edhe nga opozita kjo Koorporatë nuk ka për qëllim mirëqenien e shqiptarëve por vetëm të disa individëve që nuk prodhojnë dhe as ndihmojnë ekonominë, por, që vetëm centralizojnë pushtete dhe prona në pak duar.

Me një rritje ekonomike të dobët, me një nivel të lartë të borxhit, me një sistem të atrofizuar dhe mbi të gjitha me rreziqet e PPP-ve dhe Korporatës së Investimeve. Shqipëria e 2020 do të jetë një vend më i zymtë dhe më i varfër, jo sepse Shqipëria nuk ka mundësi, jo sepse shqiptarët janë të pazotë. Por, sepse qeveria sot nuk është e shqiptarëve por e oligarkëve dhe bandave që përfaqësohen në parlament.

S & P paraajmëron se do të ulë vlerësimin për Shqipërinë duke pasur parasysh këto tregues dhe faktin se nuk ka më asnjë hapësirë as për stimuj fiskalë, duke qënë se politika e taksave deri më sot ka qënë klienteliste duke penalizuar shumicën e favorizuar pakicën.

Ka vetëm një rrugë për të dalë nga kllapia e rilindjes. Zgjedhje të parakohshme, politika fiskale serioze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Kontroll i borxhit dhe luftë të pakomrpomistë ndaj PPP-ve dhe Korporatës së Oligarkëve si dhe borxhit të fshehur që ato prodhojnë.

Liria e tregut, është rruga për të çuar përpara ekonominë e gjithsecilit prej nesh dhe Partia Demokratike eshte vendosur per ta bere kete.

Ruçi ikën fshehurazi, naftëtarët i vërsulen Finos: Jemi pa bukë, të paktën…

Naftëtarët kanë qenë në protestë sot përpara Bashkisë së Fierit, teksa në godinë ndodhej kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi i cili është deputet i parë i Fierit. Ruçi nuk ka pranuar të takojë naftëratët që protestojnë prej disa ditësh për pagat e prapambetura.

Ai ka dalë nga dera e pasme e bashkisë, ndërsa deputeti socialist Bashkim Fino ka patur një takim të shkurtër me naftëtarët të cilët të tensionuar kanë kërkuar zgjidhje nga mazhoranca qeverisëse për Rafinerinë.

Gazetarja e Abcneës.al, Valbona Davidhi raporton nga Fieri se protestuesit kishin ndërmjetësuar një takim me z. Ruçi, i cili edhe herë të tjera u ka premtuar naftëtarëve zgjidhje të problemeve të tyre. Por ditën e sotme Ruçi është larguar, duke mos pranuar të ballafaqohet me ta. Kjo ka acaruar dhe indinjuar protestuesit.

Të tensionuar naftëtarët i kërkojnë Bashkim Finos t’u mundësojë një takim me Gramoz Ruçin: “Ju lutem se jemi pa bukë, po na vdesim fëmijët, të paktën na mundësoni një takim”. “Jemi popull, na jepni një sqarim! Të paktën na respektoni, mos na ktheni kurrizin!”, u shprehën naftëtarët.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Degës së PD, Fier, Luan Baçi, i cili ka publikuar edhe videot e revoltës së naftëtarëve që janë braktisur nga qeveritarët.

Postimi Luan Baçit në Facebook
Vazhdon, pafundesisht, tallja dhe vuajtja e naftetareve, ne Fier dhe Ballsh.
Kane dite ,jave dhe muaj qe kerkojne te drejten e tyre, kerkojne punen e tyre, buken e femijve te tyre.

Sot ata kishin shume shpresa, si çdo dite, te mbledhur para Prefektures, mesuan se, do vinin deputetet e rilindjes, perfaqsues te qarkut Fier,

Nuk jane pak, por 10, kishin “zgjedhjet ” emerimet ne partine e rilindjes.

Por, si gjithmon keta zoterinje, mjeshtra te genjeshtres, vjedhjeve, shmangjeve, dhe ofendimeve, i shperfillen naftetaret, duke , i anashkaluar, siç u shpreh zonja ne Vidjo.

“Na kthen …….shpinën ”

Erdhen, fshehur dhe iken vjedhurazi, u larguan nga dera e pasme, e godines.
Turp per ju te vet quajtur deputet te Qarkut Fier.

Ju, paguheni me rroga te majme, keni privilegje abuzoni me pushtetin dhe nuk, e kuptoni, dot, hallin e ketyre qytetareve dhe gjithe shqiptareve.

Ju naftetare te nderuar dhe gjithe shqiptaret, me kete qeverri, me keta deputet dhe kete kryeminister, perkeqsimi i situates nuk ka te ndalur.

Ka vetem nje zgjidhje, rrezimin e tyre, shporrjen nje ore e me pare.
Rama ik.

Gepostet von Luan Baci am Freitag, 7. Februar 2020

Gepostet von Luan Baci am Freitag, 7. Februar 2020

“Stërvitjet e Sarrit ishin monotone”

Metodat e stërvitjeve të Maurizio Sarrit janë cilësuar “monotone”, me Mateo Kovaçiç që është i kënaqur me largimin e trajnerit momental të Juventusit dhe e ka cilësuar si të “jashtëzakonshëm” te Frank Lampard.

Blutë kanë kaluar vetëm një sezon të udhëhequr nga trajneri enigmatik italian.

“Erdha në Chelsea kur trajner ishte Sarri, por me duhet të them se Lampard është një trajner i jashtëzakonshëm”, ka thënë mesfushori kroat për fourfourtwo.

“Ai e ka ruajtur karakterin si lojtar edhe si trajner, i cili na ka inspiruar të gjithë ne”.

“Ai është i përkushtuar me të gjithë ne. Stërvitjet gjithmonë janë sfiduese dhe dallojnë shumë nga sezoni i kaluar”.

“Kjo ndoshta është dallimi kryesor në mes të Lampard dhe Sarri, i cili konceptin e stërvitjeve e kishte tepër monoton”.

Pas Realit, edhe Barcelona eleminohet nga Kupa e Mbretit

Athletic Bilbao e ka mundur Barcelonën në minutat e fundit, derisa Barcelona është skuadra e fundit që u eliminua nga kjo garë pasi që dy orë më parë nga Kupa e Mbretit u eliminua Real Madridi.

Ka përfundua ndeshja e fundit çerekfinale në mes të Atletic Club-Barcelona, kurse fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua në minutat shtesë të ndeshjes.

Pjesa e parë kaloi me dominim të Barcelonës që edhe pse pati dominimin nuk krijoi shanse të pastra për shënim.

Në pjesën e dytë Barcelona prapë ishte më e mirë dhe mundësinë më të mirë për të shënuar e pati në minutën e 88-të me Messi por priti portieri i Bilbaos.

Por, kur u mendua që ndeshja do të shkonte në shtesa dy herë nga 15 minuta, Bilbao shënon në goditjen e tyre të parë në portë.

Inaki Ëilliams do të shënonte për vendasit duke prerë kështu ëndrrat e Barcelonës për kalim në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Eliminimi i Barcelonës tregon se në Kupën e Mbretit nuk do të kemi ndonjë skuadër të madhe.
Barcelona, Real Madridi, Villarreali dhe Valencia janë eliminuar nga Athletic Bilbao, Real Sociadadi, Granada dhe Mirandes.