16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Manchester United ul çmimin Pogba, gati largimi

Manchester Unitedi ia ka dhënë dritën e gjelbër Paul Pogbas për t’u larguar nga Old Traffordi gjatë afatit kalimtar të verës, duke e ulur çmimin kërkues për të në 175 milionë euro nga 210 milionë.

Djajtë e Kuq ishin të gatshëm ta shesin Pogban është gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo shifra prej 210 milionë eurove që klubi i kërkonte për të kishte bërë që Real Madridi dhe Juventusi të tërhiqeshin prapa.

Tani, 26-vjeçarit dhe agjentit të tij Mino Raiola u është thënë se futbollisti është i lirë të largohet në fund të këtij sezoni, për aq kohë sa të plotësohet kërkesa e klubit prej 175 milionë euro për shitjen e tij.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe bordi drejtues i Manchester Unitedit besojnë se tani është momenti i duhur për t’i ndarë rrugët me francezin, që e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e projektit në Old Trafford.

Pogba e ka kërkuar largimin nga Manchester Unitedi tash e një kohë pasi që nuk besoj se mund të fitojë tituj si ai i Ligës së Kampionëve me klubin anglez, përkundër që tani ai do të duhej të ishte në kulmin e karrierës së tij.

Në anën tjetër, deklaratat dhe kritikat e vazhdueshme të Raiolas drejt drejtuesve të Manchester Unitedit kanë bërë që klubi të mos dëshirojë të ketë më lidhje me të.

Nëse SPAK nuk heton Bajrat dhe organizatat kriminale, nuk heton vjedhjen e votave, nuk heton korrupsionin në rritje të Qeverisë, atëherë…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas transferimit të dosjes Bajri në Shkodër. Bardhi shkruan në një postim në Facebook se, nëse SPAK nuk heton Bajrat dhe organizatat të tilla kriminale, nuk heton vjedhjen e votave, nuk heton korrupsionin në rritje të Qeverisë, atëherë ekzistenca e këtij institucioni bëhet e panevojshme!

Reagimi i plotë i Bardhit

Lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet madhor kombëtar për integrimin europian. Ajo nuk bëhet as me propagandë dhe as me regji të orkestruar nga nevoja e Edi Ramës për të mbuluar dështimin. Lufta ndaj krimit të organizuar kërkon vullnet politik dhe institucione të përgjegjshme.

SPAK u krijua me fokus të veçantë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por rastet konkrete, po e faktojnë si një shtojcë të Qeverisë në mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar dhe bandave kriminale.

Pas refuzimit për të hetuar dosjen e zgjedhjeve në Dibër, refuzimi për të çuar para drejtësisë organizatën mafioze me lidhje shtetërore të Bajrave në Shkodër, është një tjetër provë e dështimit të SPAK.

Çdo qytetar shkodran, por edhe partnerët ndërkombëtarë, e dinë se Bajrat janë një organizatë mafioze, përgjegjëse për disa krime të rënda të kryera brenda dhe jashtë vendit.

Nëse SPAK nuk heton Bajrat dhe organizatat të tilla kriminale, nuk heton vjedhjen e votave, nuk heton korrupsionin në rritje të Qeverisë, atëherë ekzistenca e këtij institucioni bëhet e panevojshme!

Vettingu/ Del “i pastër” Ardi Veliu, procesi u zhvillua në kohë rekord, brenda 24 orësh…

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Ardi Veliun, një ditë pas seancës dëgjimore. Vetë Veliu ishte i pranishëm në seancën e dhënies së vendimit, ku nuk e fshehu kënaqësinë e konfirmimit në krye të Policisë së Shtetit.

Edhe pse kishte një denoncim se, Ardi Veliu ka qenë i përfshirë në falsifik vizash dhe trafik refugjatwsh, ai e kaloi Vettingun.

Duhet thënë se procesi iv vlerësimit ndaj Veliut u krye në një kohë rekord, edhe pse gjatë ditës së djeshne pati denoncime se ai kishte qenë i përfshirë në një rrjet të trafikut të klandestinëve. KJV duket se nuk i ka marrë parasysh këto denoncime, edhe pse ka ende kohë që vendimit ndaj Veliut të apelohet.

Në deklaratën e vettingut, Veliu rezulton me një apartament banimi që ka vlerën e 79 mijë euro, i blerë nga të ardhurat familjare, që duket se kanë qenë të justifikuara.

Aktualisht jeton në një apartament me qira në Tiranë, ka një kredi 5 milionë lekë pjesa më e madhe e të cilave është shlyer deri më tani.

Prokuroria ka konfirmuar se Ardi Veliu nuk asnjë resgjistrim për aktivitete kriminale, as familjarët tij po ashtu. Në vitin 2002, 2003 dhe 2007 ka qenë në Vlorë dhe ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestinëve, por në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij.

Disa nga të dhënat nga Komisioni i Vlerësimit

– Subjekti i vlerësimit sipas KJV nuk disponon pasuri të paluajtshme.

– Veliu rezulton të ketë një depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.

– Shitje automjeti, me vlerë 5 mijë euro.

– Subjekti nuk ka të regjistruar asnjë automjet në pronësi të tij.Bashkëshortja ka llogari në bankë me 800 mijë -lekë, të ardhura nga paga.

– Depozitë në bankë tjetër 2 mln e 400 mijë lekë, e deklaruar si dhuratë nga prindërit e saj.

– Apartament 2 mln e 900 mijë lekë, apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të bashkëshortes. Shuma e dhuruar nga prindërit e saj, është kjo e këtij apartamenti ne Vlorë.

– Subjekti ka kryer deklarim të saktë pasurie dhe nuk ka konflikt interesi.Për kontrollin e figurës, DSIK ka konfirmuar se për Veliun nuk ka ardhur asnjë informacion i parregulltë për të.
– Nuk ka procedime penale për të.

– Sipas KJV, dhurimi është i ligjshëm dhe nga ana tjetër, bankat kanë konfirmuar të ardhurat nga paga, që nga viti 1998 deri në 2018.

Messi, ultimatum Barcelonës: Ose unë, ose presidenti Bartomeu!

Sipas gazetarëve të emisionit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, Lionel Messi i ka dhënë Barcelonës ultimatum: “Nëse nuk largohet presidenti Josep Maria Bartomeu, do të largohem unë”.

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ka qenë një skenar që është konsideruar nga shumë persona i paimagjinueshëm deri vonë. Megjithatë, ky skenar ka qenë në ballinat e gazetave botërore gjatë dy ditëve të fundit.

Barcelona ka hyrë në një lloj krize shkaku i një zënke mes drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidal, dhe kapiteni Messi. Abidal i akuzoi lojtarët e Barcelonës se nuk kishin punuar sa duhet dhe kjo e kishte sjellë shkarkimin e Ernesto Valverdes.

“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur dhe nuk punonin shumë dhe gjithashtu kishte edhe probleme me komunikimin e brendshëm”, tha ish-mbrojtësi anësor i Barcelonës, Abidal.

“Marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarëve në zhveshtore ka qenë gjithmonë e mirë, por, si ish-lojtar, ka disa gjëra që unë mund t’i nuhas. Ia tregova mendimin tim klub dhe ata e morën vendimin”.

Messi u përgjigj me një postim në llogarinë e tij në Instagram, duke i kërkuar Abidalit të marrë përgjegjësi për punën e vet dhe t’i tregojë emrat e lojtarëve.

“Sinqerisht, mua nuk më pëlqen ta bëj këtë, ama mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për punën e vet dhe ta marrin përgjegjësi për vendimet e veta”, shkroi Messi në Instagram.

“Lojtarët janë përgjegjës për atë që ndodh në fushë, ne po ashtu, jemi të parët që e pranojmë kur nuk luajmë mirë. Edhe ata që udhëheqin me drejtorinë e sportit duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre dhe mbi të gjitha, t’i marrin vetë vendimet që u takojnë”, shtoi ai.

“Për fund, mendoj se kur flet për lojtarët, duhet të thuash emra sepse ndryshe po ia njollos emrin secilit dhe po i ushqen thashethemet që shpërndahen dhe nuk janë të vërteta”, përfundoi argjentinasi.

Ky reagim i Messit ka nxitur spekulimet për një transferim potencial në Manchester City këtë verë, pasi që argjentinasi e ka opsionin në kontratën me Barcelonën se mund të largohet edhe pa dëshirën e klubit më 30 qershor të çdo viti.

Së fundi, El Chiringuito ka raportuar se Messi i ka dhënë Barcelonës ultimatum. Sipas tyre, ai ia ka bërë të qartë klubit se nëse Josep Maria Bartomeu vazhdon të qëndrojë president i klubit, ai do të largohet.

Ndahet nga jeta ikona e muzikës shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Lajmin e bëjnë me dije mediat në Kosovë, ku Nexhmije Pagarusha jetonte. Mediat kosovare citojnë familjarë të këngëtares, në raportimin e lajmit.

Nexhmije Pagarusha, e cila ka mbetur në mendjen e çdo artdashësi për interpretimin e “Bareshës” dhe hitit ”E dehun jam”, ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Pagarusha, u lind më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, pranë Prizrenit në Kosovë. Babai i Nexhmijes Veseli ishte një mësues dhe nëna e saj Sehide Pagarusha, ishte nga fshati fqinj Nishora, ishte një shtëpiake siç ishte zakon në atë kohë. Në moshën 4-vjeçare, Nexhmie Pagarusha humb nënën, e cila ishte një goditje e rëndë për të, si për çdo fëmijë.

Pak para Luftës së Dytë Botërore, familja e saj u shpërngul në Prizren ku Nexhmije Pagarusha mbaroi shkollën fillore. Ajo vazhdoi gjimnazin në Prishtinë ku kishte një mike të ngushtë, Melihate Hasani, e cila këndonte shumë bukur. Kjo mike e kishte bindur Nexhmijen të regjistrohej në radio të “Radio Prishtinës”. Ajo u paraqit dhe fitoi. 14-vjeçarja Nexhmije Pagarusha u bë këngëtarja solo e “Radio Prishtinës”. Kjo nuk ishte e lehtë, sepse “Radio Prishtina” kishte gjithsej tre dhoma, vetëm njëra prej tyre ishte studio e mirë. Teknika e regjistrimit nuk ekzistonte dhe programi transmetohej drejtpërdrejt.

Përveç këtyre problemeve teknike dhe ngarkesës së rëndë, për vajzën e re u shfaq një problem tjetër. Në atë periudhë në një mjedis tepër konservator, ishte turp i madh që një vajzë e re të këndonte në radio. Në këtë situatë shumë të vështirë, sidomos për një vajzë të papërvojë, meritori i saj që ishte babai i saj nuk e la këtë yll të shuhej, po na e dhuroi të gjithëve deri në shkallë krenarie. Ai ishte shumë liberal në kohën e tij në Kosovë, mbështeti plotësisht vajzën e tij në rrugën e saj artistike si dhe e ndihmoi atë të përballonte presionin dhe një mjedis shumë konservativ.

Deri në fund të shkollës së mesme, talenti artistik universal i artistes Nexhmije Pagarusha bëhet i dukshëm, pasi ajo gjithashtu bëhet aktore teatrale. Në teatrin e ri në Prishtinë Nexhmija Pagarusha, Katarina Josipi dhe Meribane Shala bëhen aktoret e para të këtij teatri. Shfaqja e saj e parë në teatër ishte në dramën “Zjarri dhe Ashi” nga shkrimtari rus Anton Çehov.

Në moshën 18 vjeçare, shkon në Beograd ku regjistrohet në një shkollë të mesme muzikore. Nexhmija largohet nga shkolla e muzikës pas tre vjetësh. Në atë kohë, këngëtarët klasikë ishin rreptësisht të ndaluar të këndonin meloditë argëtuese. Ndërkohë, Nexhmija Pagarusha me sukses mori pjesë në një provë që u organizua në internshipin e saj në Beograd dhe u pranua në Shoqatën e Arteve Kulturore “Ivo Lola Ribar”.

Ajo njihej se këndonte gjithë ditën. Brenda kësaj shoqërie performoi performancën e parë në të cilën ajo këndoi një këngë të vjetër të qytetit, “Dashnor tu bana” dhe dy këngë popullore “Nga rruga Krushqit” dhe “Ani mori nusen”. Në Beograd ishte paraqitja e saj e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në “Radio Prishtinë”.

Në atë kohë Nexhmije Pagarusha u takua me muzikantin dhe kompozitorin – Rexho Mulliqi i cili u bë bashkëshorti i saj. Që nga ajo kohë janë bërë një çift i pandashëm. Një ndër këngët më popullore që ajo këndoi, kënga “Bareshës” ishte kompozuar nga burrit të saj. Nga kjo martesë që nga viti 1955, kanë një djalë, Leonard i cili sot jeton me familjen e tij në Zvicër.

Më 1953, Nexhmije Pagarusha u kthye nga Beogradi në Prishtinë dhe mbajti koncertin e tij të parë të muzikës klasike. Ajo këndoi ariet nga opera “Traviata”, “Një perfido” (Ludwig van Beethoven), “Një ditë e bukur” (opera “Madame Butterfly”, Giacomo Puccini) etj. Pastaj këndoi ariet opera me solistët më të mirë kosovarë të asaj kohe, ata ishin: Mile Jovanoviq (veteriner me profesion, por bariton i jashtëzakonshëm), Jordan Nikoliq (tenor), Qazim Dushku (bas). Në atë koncert, orkestra simfonike u drejtua nga Oliver Ristić. Për fat të keq, nga i vetmi, koncert i tillë i parë dhe i fundit i Nexhmije Pagarushës, përpara sallës së plotë të Teatrit Kombëtar në Prishtinë, nuk ka regjistrim zanor. Menjëherë pas kësaj, Radio Prishtina punëson Nexhmije Pagarushën si soliste e “Radio Prishtinës”.

Në vitet ’60 me Shoqatën e Arteve Kulturore “Shota”, Nexhmija Pagarusha ishte në turne me shfaqjet nëpër Evropë dhe botë si në: Austri, Belgjikë, Bullgari, Angli, Gjermani, Hollandë, Suedi … Ajo mbërriti në Amerikë dhe në Lindjen e Mesme. Kështu që u bë më popullore edhe jashtë kufijve të Kosovës. Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri. Repertori i saj u bë gjithnjë e më i përhapur si dhe më i vështirë të thuash ku qëndronte qendra e këndimit të saj. Nexhmije Pagarusha këndonte këngë argëtuese, këngë origjinale, popullore dhe opera ariash, në këtë mënyrë ajo ishte pjesë e një grupi të veçantë të këngëtarëve. Zëri i shquar dhe lëvizjet shumë të hijshme në skenë çuan në faktin se kjo këngëtare e re u bë shumë e famshme. Sukseset e para ndërkombëtare vijuan gjithashtu.

Nexhmije Pagarusha mori pjesë, dhe gjithashtu këndoi në festivalin e famshëm “Summer Song” dhe për herë të parë regjistroi këngën e përmendur tashmë “Baresha”. Ajo mori pjesë në të gjitha garat muzikore të festivalit “Akorde Kosova”.

Në fund të viteve 60 dhe fillimit të viteve 1970, çdo vit në Shtëpinë e Komuneve të Beogradit, pati një koncert ku këngëtarët shoqëronin orkestrën simfonike të RTB këndonin këngë të përpunuara popullore. Kënga më e kërkuar e Nexhmijes ishte “Një Lule”, një këngë e qytetit të vjetër, aranzhimi i të cilit u krijua nga kompozitori dhe bashkëshorti i saj, Rexhep Mulliqi.

Zëri i shquar dhe lëvizjet shumë të hijshme në skenë çuan në faktin se kjo këngëtare e re të bëhej shumë e famshme. Sukseset ndërkombëtare erdhën gjithashtu. Në fillim të viteve 1970 radioja e famshme angleze, BBC, drejtoi dhe transmetoi një bisedë të gjerë me Nexhmie Pagarushën.

Në mars 1973 ajo mori pjesë në konkursin “Jugovizija 1973” në Opatija. Kjo ishte një garë e ngjashme si për Konkursin e Këngës në Eurovizion. Është interesante po të shikoni listën e pjesëmarrësve, të cilët me Nexhmia Pagarush kënduan të gjithë në “Sallën e Kristal” të hotelit të famshëm Opatija “Kvarner”.

Veprat muzikore & disa nga këngët e saj:

“Baresha”

”Ani mori nuse”

”Mora testin”

“Kur më shkon si zog n’hava”

“Kur më del në derë”

”Ke selvitë”

“Ç’u ngrit lulja në mëngjes”

“Çil njat zemër plot kujtime”

“Dallëndyshe”

“Një lule”

“Zambaku i Prizrenit”

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Ajo interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore, në disa prej tyre interpretoi edhe rolet kryesore si:

1967 “Dasma e përgjakur”

1973 “Jugovizioni”

1976 “Gëzuar viti i ri”

1977 “E kafshoja terrin”

1980 “I ikuri”

1981 “Tre vetë kapërcejnë malin”

“Lepuri me pesë këmbë”

“Fluturimi i Micakut”

“Daullet e të çmendurve”,

“Rexha i nënës në grazhd të kalit”

1997 “Vrasësit bëjnë dasmë natën”

Në jetën artistike Nexhmija mori shumë çmime të cilat ajo nuk mund t’i veçojë, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”, të cilin e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin e XX-të.

Në mars 2013 u promovua albumi i parë i Nexhmije Pagarushës. Albumi i saj i nxjerrur në shitje është bashkëpunim me restorant Pishat, biznes ky që i ka dhënë rreth një dekadë përkrahje artit dhe kulturës.

“Cil’ nj’at zemër plot kujtime”
“Kanga e Rexhës”
“Kanga e Prishtinës”
“Kenke nur’ i bukuris”
“Kur më shikon si zog n’hava”
“Nji lule që m’ka çelë tash”
“Hajde të dalim kah pazari”
“Vaj si kenka ba dynjaja”
“Kanga e krushqve”
“Njëmend qenke si m’kanë than”
“Lul’zoi fusha lul’zoi mali”
“Kapiteni i ri”
“Kosovarja e re”
“Mori sy luaneshe”
“Baresha”

Kryebashkiaku i Ramës i ndërton shtëpi 3+1 gjyshes me fondet e tërmetit!

Tërmeti i 1 qershorit 2019, i cili preku disa fshatra të rrethit Devoll, dëmtoi shumë banesa në fshatin Vidohovë. Në këtë fshat u rindërtuan disa banesa nga fillimi, ndërsa disa të tjera u rikonstruktuan.

Një nder banesat e ndërtuara është edhe ajo e gjyshes së kryetarit të Bashkisë Bilisht, Eduard Duro e cila nuk u bë me projektin dhe madhësinë e shtëpive të tjera, por u ndërtua më e madhe.

Të gjitha shtëpitë në këtë fshat që u rindërtuan, janë ndërtuar 1+1 përveç shtëpisë së gjyshes së kryetarit e cila është rindërtuar me hapësirë më të madhe, 3 +1.

Me të marrë këtë ankesë gazetarët e Fiks Fare u nisën drejt Bilishtit. Në një bisedë më kamer të fshehtë vetë kryeplaku i fshatit dhe banorët pohojnë se shtëpitë janë ndërtuar jo në mënyrë të drejtë. Ka nga ta banorë që edhe pse janë dëmtuar nga tërmeti nuk janë shpërblyer, por të gjithë bien dakord me shtëpinë e gjyshes së kryetarit të bashkisë e cila është ndërtuar më e madhe se gjithë të tjerat. Gjithashtu kryeplaku i fshatit pohon se ka pas abuzime me ndërtimin e shtëpive. Deri më sot janë ndërtuar 11 shtëpi në këtë fshat dhe mbeten ende për t’u ndërtuar edhe 11 të tjera.

Firma që ka marr përsipër rindërtimin e shtëpive është firmë që merret më mirëmbajtjen e rrugëve dhe kjo pengon edhe ndërtimin e shtëpive në kohë. Sipas kryeplakut vetëm për ndërtimin e një shtëpie 1+ 1 firmës i është dashur ta ndërtojë për 6 muaj, kjo si rezultat i fuqisë punëtorë në numër të vogël. Ai ngre zërin se shtëpitë e reja që po bëhen po ndërtohen me taraf, pra kush ka miqësi në bashki ka përfituar investime, ndoshta edhe më parë se ata që kanë më shumë nevojë.”

Personat që u është rindërtuar shtëpia , janë persona që këtë shtëpi e kanë të dytë ose tretë, ndërsa ata që ende presin t’u ndërtohet shtëpia jetojnë me qira” shprehet kryeplaku. Por skandali që zbulon kryeplaku është se disa banesave banorët “mafiozë” i kanë prishur vetë ato për të përfituar nga investimet e qeverisë, duke pretenduar se banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti.

Ai i tregon bashkëpunëtorit të Fiksit shtëpinë e gjyshes së kryetarit të bashkisë duke i pohuar se është e vetmja shtëpi në fshat që është ndërtuar më e madhe se gjithë të tjerat, dhe kjo për faktin për lidhjen që ka drejtpërdrejt kryetari i bashkisë, Eduard Duro.

Gazetarët e Fiksit bënë një vëzhgim duke parë të gjitha shtëpitë e ndërtuara dhe shtëpia e gjyshes së kryetarit rezultonte më e madhja ashtu siç pohuan banorët. Gazetarët hynë brenda ku intervistuan dajën e kryetarit të bashkisë i cili pohon se është e vetmja shtëpi që është ndërtuar 3+1, por ai e argumenton ” Unë kam futur edhe vetë materiale ndaj është bërë shtëpia më e madhe, kush nuk ka pasur u është bërë me sipërfaqe më të vogël ndërtimi”. Ai shprehet se është shumë i kënaqur nga ndërtimi i shtëpisë , por mohon të ketë përfituar më tepër fonde si daja i kryetarit të Bashkisë Bilisht.

Fiksi u interesua edhe pranë Bashkisë Bilisht për të marrë një përgjigje nga kryetari i saj, Eduard Duro, por ai nuk gjendej në zyrë. Një specialist i emergjencave civile shpjegoi se sipërfaqet e shtëpive janë bërë në bazë të numrit të personave që ka një familje. Familja e dajës së kryetarit që jeton sëbashku me gjyshen e tij, përbëhet nga 6 persona dhe ndaj i është bërë shtëpia më e madhe , kurse familjeve me nga 3-4 persona ju është ndërtuar shtëpi 1+1. Gazetarja e Fiksit i kërkon një informacion më të detajuar në lidhje me shtëpitë e ndërtuara dhe numrin e personave që kanë ato, përgjigje të cilën specialisti pohoi se do e niste në rrugë zyrtare bashkangjitur edhe dokumentacionin përkatës. Por në redaksi ende nuk ka mbërritur.

Gazetarët e Fiksit kërkuan edhe një prononcim nga kryetar i bashkisë Eduard Duro i cili në një telefonatë pohon se shtëpia është ndërtuar me sipërfaqe më të madhe se të tjerat, jo se është e gjyshes dhe dajës së tij, por kjo shtëpi ka qenë me atë sipërfaqe para dëmtimit nga tërmeti dhe ka qenë shtëpi monument kulture. Duro pohon se nuk ka dokumente që e vërtetojnë këtë, por e njeh gjithë Devolli që shtëpia ka qenë mbi 300 vjeçare. Me këtë argumentim kryetari i Bashkisë Bilisht arsyeton ndërtimin e shtëpisë së gjyshes së tij 3+1, ndërkohë që gjithë shtëpitë e banorëve të tjerë janë ndërtuar me sipërfaqe më të vogël./TCH

Presidenti kinez siguron Trumpin: Do ta mposhtim koronavirusin!

Pekin – Shangai / Presidenti kinez Xi Jinping e siguroi Presidentin amerikan Donald Trumpt të premten se Kina po bënte gjithçka ishte e mundur për të frenuar koronavirusin që ka vrarë deri tani 640 persona përfshirë një doktor që dha alarmin vetës sat ë kërcënohej nga Policia kineze, njofton Reuters.

Kina gradualisht po arrinte rezultatet dhe ishte e bindur se mund të mposhtte epideminë afatgjatë pa pasoja afatgjata në zhvillimin ekonomik, I tha Presidenti kinez, homologut të tij amerikan në një telefonatë, sipas televizionit shtetëror.

Telefonata në Shtëpinë e Bardhë, të cilën Kina e kishte akuzuar se po përhapte panik për epideminë, erdhi pasi banka e saj qëndrore u zotua të rrisë mbështetjen për sektorët e prekur.

Presidenti kinez Xi kishte shpallur më herët “një luftë popullore” kundër virusit, duke thënë se Kina i ishte përgjigjur me të gjithë fuqinë e saj dhe masat më të rrepta të kontrollit dhe parandalimit, tha media shtetërore.

Shtrihej në gjithë Europën/ Operacioni i Europolit kap bandën shqiptare të drogës

Europol realizoi një nga operacionet më të mëdha një ditë më parë, kur goditi një bandë shqiptare me shtrirje në disa vende të Europës. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Spanjë, Francë, Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.

Mendohet se qendra e bandës ishte në Antverp të Belgjikës. Sipas Gazetës së Antverpës, nëntë shqiptarë u arrestuan në Antverp. I dyshuari kryesor u kap në Berchem.

Ata akuzohen për rritje kanabisi dhe për trafikim droge. Sipas kësaj gazete, banda kishte ngritur plantacione kanabisi në vende të ndryshme të Europës.

Në përgjime kishin dalë të dhëna të mundshme për import kokaine nga Amerika e Jugut. “Por edhe pse dolën në përgjime, gjatë këtij operacioni nuk u kap kokainë,” tha prokurori publik i Antverpës.

Në total u arrestuan 25 persona dhe u sekuestruan armë, para cash. Shtatë plantacione kanabisi u gjetën.

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Vidhas.

Një automjet tip “Golf 4”, mësohet se drejtuesi ka devijuar për të shmangur përplasjen e një kalimtari duke dalë nga rruga. Makina e devijuar është përplasur me bordurën dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur 2 persona, por ende nuk dihet gjendja e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Një tjetër aksident është regjistruar në orët e vona të natës në kryqëzimin e Rrilës në autostradën Lezhë-Laç.

Një automjet, i cili sipas burimeve po ecte me shpejtësi skëterrë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me 4 automjete të tjera, të cilat ishin në parking në afërsi të rrugës.

Fatmiresisht nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të shumta materiale. Rreziku ka qenë shumë i lartë pasi në vendin ku ka ndodhur aksidenti ishte me njerëz.

Si po lirohen pasuritë e të “fortëve”/ Dosja Bajri kalon në Shkodër, SPAK: S’është kompetencë e jona

Gjykata e Posaçme vendosi të dërgojë dosjen “Bajri” në Prokororinë e Shkodrës, pasi konstatoi se SPAK nuk është kompetent. Për të dyshuarit ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar e grupit kriminal dhe do të hetohen tashmë në Prokurorinë e Shkodrës.

Policia zhvilloi një operacion të bujshëm në 22 shtator të 2018, ku 11 persona u arrestuan në kuadër të operacionit ‘OAZ’, ndër të cilët edhe Safet dhe Enver Bajri.

Fillimisht ata akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Po ashtu akuzoheh edhe për një kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shumë parash, por duket se të gjitha këto akuza tashmë do të hetohen nga prokuroria e Shkodrës.

Pak kohë më parë grupit Bajri i skadoi dhe afati i paraburgimit, dhe duke qenë se nuk u konkluduan hetimet, ata kërkuan lirinë, por prokuroria shtoi disa akuza të reja, duke bërë që të zgjatej koha e paraburgimit.