16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Pasojat e frikshme të koronavirusit në ekonominë kineze

Standard and Poor’s shkurton PBB e Kinës në 5% për 2020
S&P shkurton PBB e Kinës në 5 % si vlerësim për 2020, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 5.7%, për shkak të pasojave të rënda të epidemisë që ka përfshirë zonën e Wuhan nga Coronavirus.

“Impakti më i madh i Coronavirus do të regjistrohet në tremujorin e parë të këtij viti dhe rimëkëmbja e Kinës do të jetë më e fortë nga tremujori i tretë i këtij viti”-tha Shaun Roache, ekonomist në Apac pranë S&P.

Agjencia e vlerësimit rishikoi me rritja vitin e ardhshëm, sipas saj PBB-ja do të rritet 6.4%, krahasuar me vlerësimin e mëparshëm prej 5.6% për Kinën.

Toyota shtyn rifillimin e prodhimit në Kinë
Prodhuesi automobil japonez Toyota sot njoftoi një vonesë të re një javore në rifillimin e prodhimit nga fabrikat e saj në Kinë, e pezulluar tani deri më 16 shkurt, për shkak të epidemisë së koronavirusit që po përhapet në të gjithë vendin. “Ne kemi vendosur të ruajmë pezullimin e të gjitha fabrikave të Toyota në Kinë deri në 16 shkurt,” tha një zëdhënës i grupit për AFP.

Banka Popullore e Kinës: “Epidemia nuk do të ndikojë në ekonominë në planin afatgjatë”
Kina po shqyrton masa të mundshme për të lehtësuar goditjen e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit që pritet të shkaktojë dëme të përkohshme në ekonomi.

Pan Gongsheng, zëvendës guvernatori i Bankës Popullore të Kinës (PBOC) tha: “Epidemia koronavirus do të jetë e përkohshme dhe nuk do të ndikojë në përmirësimin afatgjatë të ekonomisë kineze”.

Analistët thonë se rritja e PBB-së kineze ka të ngjarë të ngadalësohet në 5% këtë vit për shkak të shpërthimit të virusit, me shumicën e efekteve të ndjera në tremujorin e parë. Më pas, rritja e PBB-së së vendit duhet të rikuperohet fuqimisht. Qeveria kineze, ndërkohë, ka kërkuar nga bankat të ofrojnë kredi me norma më të ulët se 1.6% për kompanitë që ofrojnë mallra dhe shërbime.

Xi-Trump-it: I sigurt për kontrollin e epidemisë
Presidenti Xi Jinping pati një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, “me kërkesë” të këtij të fundit, vuri në dukje media e Pekinit, duke u përqëndruar kryesisht në shfaqjen e koronavirusit në Wuhan.

elevizioni shtetëror CCTV raportoi se Xi përsëriti se Kina ka “besim të plotë dhe aftësi për të kapërcyer epideminë Coronavirus dhe se tendenca pozitive e ekonomisë në planin afatgjatë termi “mbetet e pandryshuar”.

Xi u kërkoi SH.B.A.-së “të përgjigjen në mënyrë të arsyeshme” ndaj urgjencës së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit në Wuhan. Sipas mediave zyrtare kineze, udhëheqësit ranë dakord për nevojën për të vazhduar zbatimin e fazës një të marrëveshjes tregtare të nënshkruar në Uashington në 15 janar, duke u zotuar të mbajnë kanale të hapura në frontin e komunikimit dhe bashkëpunimit.

636 të vdekur, 31 161 të infektuar
Numri i vdekjeve nga koronavirusi është aktualizuar në 636 nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez.

30,000 rastet pozitive në Kinë gjithashtu janë tejkaluar. Aktualisht janë infektuar 31 161. Provinca më e prekur mbetet ajo e Hubei, e cila ka regjistruar 69 viktima të reja në 24 orët e fundit. Nga të infektuarit, 4,800 janë në gjendje të rëndë.

Si iu lirua pasuria Lul Berishës me garanci të ish-deputetit të PS

Gazetarja Klodiana Lala në studion e “Opinion” tha se, kjo që po ndodh me OFL është “fyese për mendjen e çdo shqiptari në këtë vend”. Ajo tregoi edhe rastin e Lulzim Berishës.

“Këtyre personazheve nuk mund tu merret më asnjë qindarkë. Kanë një histori të mbyllur me drejtësinë. Marrim rastin e Lulzim Berishës, është dënuar me burgim të përjetshëm, u çel një hetim për gjyqtarët që e liruan dhe nuk e di çfarë ndodhi.

7 vendime gjykatash ka për pasurinë e tij dhe Lulzim Berishës i është liruar pasuria me garanci të ish-deputeti të PS. Në atë kohë rezultoi që pjesë më e madhe e pasurisë së tij, rezultoi që i përkiste një ish-deputeti të PS. Është fyese për mendjen e çdo shqiptari në këtë vend.

Shkon Lulzim Berisha dhe deklaron… E di cili është qëndrimi i ligjzvënesit, duhet të hetojë me SPAK me BKH që të gjejë ato pasuri”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Kina eleminon mjekun që zbuloi konavirusin

Perndjekja e doktorit kinez, modeli i “Anti shpifjes” se Rames. Vdekja e Dr. Wenliang ne Kine, ka krijuar nje vale te gjere protestash aty, pikerisht per perndjekjen, qe ju be nga shteti atij per nje te vertete te madhe qe deklaroi.

Ai vdiq dje i infektuar nga virusi “Kinez”, duke mjekuar pacientet e tij. Qe ne dhjetor te vitit te kaluar ky mjek arriti te kuptoje rrezikun e ketij virusi te ri, qe po qarkullonte duke dhene i pari alarmin.

er kete ai u perndoq nga policia nen akuzen se po “perhapte zhurma te pa verteta”, ashtu sic ndodhi edhe te ne pak kohe me pare ne kontekste te ndryshme, por per motive te njejta qe kerkojne te ndalojne te verteten, ashtu si krijon premisat Paketa “Anti Shpifje” e Rames, ligje keto qe godasin lirine e shprehjes e te medias.

Ne qe kemi provuar diktaturen, Nenin 55 te agjitacion e propagandes e dime mire se ku te con kjo rruge kufizimesh te te drejtave e lirive, rruge qe qe ka per model vetem realitetet autokratike.

Fatkeqesisht koha tregoi se Rama jo vetem i ka shume per zemer keto modele, por dhe qe po perpiqet fuqimisht t’i implementoje ketu, duke devijuar rende keshtu vendin nga parimet e demokracise, rruga europiane e Perendimore.

Ambasadori rus paralajmëroi planin e Ramës për të vizituar Moskën 3 vjet më parë, deklarata…

Ambasadori rus e ka diskutuar planin për vizitën e Ramës në Moskë shumë kohë përpara se të projektohej Presidenca e rradhës e OSBE e Shqipërisë. Ai që e ka zbardhur të plotë planin e Ramës për një vizitë të detajuar në Rusi ka qenë ambasdori rus në Tiranë, Karpushin.

Në intervistë për “Ora-news” ai është shprehur se ka diskutuar me Ramën për vizitën në Rusi. “Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive”, u shpreh Karpushin në intervistën e datës 22 Dhjetor 2016

Prononcimi i ambasadorit rus i datës 22 Dhjetor 2016

Ambasadori rus në Tiranë, Karpushin ka folur ditën e djeshme për Ilva Taren në “Ora Neës” edhe për vizitën e mundshme të kryeministrit Rama në Moskë.

Karpushin u shpreh se një vizitë e tillë është e mundshme, por më parë duhet përcaktuar një axhendë e plotë dhe substanciale për çështjet mes dy vendeve.

“Unë pothuajse para 1 viti, më datë 10 janar pata një takim personal me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku diskutuam mundësinë e riaktivizimit të punës së komisionit ndërqeveritar Shqipëri-Rusi.

Ramë dakord që shumë shpejt duhet caktuar edhe bashkëkryetari i këtij komisioni për palën shqiptare dhe që në atë moment unë u shpreha i gatshëm që pala ruse të japë propozimet e saj për axhendën e sesionit të radhës së këtij komisioni, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e çështjes së Traktatit të bashkëpunimit, të miqësisë midis dy shteteve, i cili meqë ra fjala, për fat të keq akoma nuk është firmosur”, ka thënë Karpushin.

“Kjo është një situatë shumë e çuditshme sepse Rusia ka traktate të tilla me të gjitha vendet e botës përveç Japonisë me të cilën kemi një kontest territorial por edhe me Japoninë kemi përparuar ndjeshëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Deri tani bashkëkryetari i komisionit ndërqeveritar për palën shqiptare nuk është caktuar dhe nuk ka asnjë progres në këtë drejtim.

Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive, përfshirë këtu pse jo, edhe nënshkrimin e dokumenteve dy-palëshe”, përfundoi ai.

“RD”

Rama do vizitojë Moskën, maskohet në siglën e OSBE, por do flasë për ndarjen e Kosovës

Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi. Tch mëson se duke iu referuar burimeve diplomatike të OSBE në Vienë, thotë se kjo vizitë është parashikuar për në datë 26 Shkurt.

Mbetet e paqartë për momentin se kush do të jenë bashkëbiseduesit e tij në Moskë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.

Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, Rama e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.

Disa herë Rama në qëndrimet e tij publike kur I bënte prersion BE për hapjen e negociatave përmendtte një rrugë të tretë duke lënë të kuptohet pikërisht Rusinë dhe Kinën. Në fakt Rama është më pranë se kurrë ndryshimit të kursit Perëndimor të Shqipërisë për ta nisur atë drejt lindjes. Kjo vizitë është vetëm preludi.

Ajo maskohet nën ombrellën e Presidencës së rradhës së OSBE dhe medemek zgjidhjes së krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Të gjitha këto janë qesharake. Rama do të udhëtojë drejt Rusisë me dy qëllime kryesore të axhendës së tij politike.

Qëllimi I parë është të diskutohet për ndarjen e Kosovës dhe e dyta minishengeni ballkanik. Kjo e fundit ëhstë në interes edhe të Moskës sepse bëhet fjalë direkt për një hapje të Shqipërisë për Kinën dhe Rusinë duke ditur se Serbia ka një marrëveshje të tillë me Kinën.

Arben SHAHINI

Ambasadorja e SHBA: Gjyqi për ‘Duty Free’, provë për klimën e biznesit në Shqipëri

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim i tha Zërit të Amerikës se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti “është një lakmus për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja direkte”.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”. Përmes një serie lëvizjesh dhe padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua , ndonëse rezultoi humbëse e garës së hapur nga TIA.

Fillimisht ADFD, ju drejtua Gjykatës së Tiranës, në 1 gusht të vitit të kaluar, për të kërkuar vijimin e aktivitetit dhe sigurimin e padisë. Çështja u pushua nga gjyqtari Arjan Aliaj pasi përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën në gjykim. Por të njejtën padi kompania mësohet se e ribëri, dhe këtë herë gjyqtarja tjetër Mimoza Kajo-Brahimi, i dha të drejtë ADFD-së, dhe lejoi vijimin e aktivitetit deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Sikur të mos mjaftonte Gjykata, në këtë histori nuk mbeti pas dhe roli i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila do të duhej të kishte njoftuar ADFD-në, 60 ditë para përfundimit të kontratës, se nuk do t’i rinovohej licenca për ushtrimin e aktivitetit tregtar në Rinas. Por jo vetëm kaq. Në mesin e muajit gusht zëvendësministri Elton Haxhia, mësohet se ju përgjigj brenda 24 orëve kërkesës së ADFD-së për rinovimin e licencës, lëshimi i së cilës mund të kërkojë sipas parashikimeve ligjore deri 6 muaj kohë.

Çështja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke qenë se ADFD-ja është në zotërim të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, një emër i përfolur i sistemit të Drejtësisë shqiptare. Duket se dhe zhurma në shtyp ndikoi që më pas Ministria ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kompania ADFD nuk kishte më një kontratë qeraje me TIA-n. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që Albania Duty Free Distribution, të ngrinte një tjetër padi, për heqjen e licencës. Gjyqtari Avni Sejdi vendosi pezullimin e efekteve të vendimit të ministrisë, deri në zgjidhjen e çështjes në themel.

Sot në gjykatë është parashikuar seanca ku palët do të paraqesin argumentat e tyre. Ambasadorja Kim njoftoi dërgimin e tre përfaqësuesve diplomatik të ambasadës për të ndjekur nga afër seancën.” Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi”, i tha ambasadorja Zërit të Amerikës përmes një deklarate, duke nënvizuar se “përforcimi i lidhjeve të biznesit midis SHBA dhe Shqipërisë është një prej tri prioriteteve të mia kryesore si ambasadore e SHBA në Shqipëri”.

/VOA/

“Zidane mund të ribashkohet me Ronaldon tek Juventus”

Ish-ylli i Real Madridit, SteveMcManaman, beson se Zinedine Zidane mund të vendosë të ribashkohet me Cristiano Ronaldo në Juventus në një të ardhshme të afërt.

Trajneri dhe ish-futbollisti legjendar francez, Zinedine Zidane, për momentin është duke punuar në Santiago Bernabeu, pasi është emëruar për herë të dytë në pozitën e trajnerit të Real Madridit.

Ai i kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve në tre sezone radhazi gjatë herës së parë që e kreu detyrën e trajnerit të Los Blancos dhe tani e ka ngritur Real Madridin në krye të tabelës së La Ligës.

Kur Zidane e mori sërish drejtimin e madrilenëve drejt fundit të sezonit të kaluar, shumë tifozë dhe analistë kishin hedhur dyshim mbi aftësinë e tij si trajner, mirëpo këtë sezon ai ka arritur ta kthejë Real Madridin në formë të mirë dhe i ka heshtur ata kritikë.

Megjithatë, duke e marrë parasysh që Zidane kishte vendosur të largohej nga Santiago Bernabeu pas atyre sukseseve të mëdha, McManaman beson se ai mund ta bëjë një gjë të tillë sërish – për t’u bashkuar sërish me Cristiano Ronaldon.

“Nëse ai e fiton ligën dhe largohet, atëherë do të jetë një radhë e klubeve që do ta duan atë si trajner. Sa i përket spekulimeve për Juventusin… ai ka luajtur atje, flet italisht dhe atje e konsiderojnë hero, kështu që s’do ta kishte të vështirë të shkonte atje”, ka thënë McManaman.

“Ai s’do ta kishte të vështirë sepse Juventusi është shumë dominues, e njeh Cristianon shumë mirë dhe i njeh mirë shumë lojtarë të asaj skuadre. Nuk e di se si është situata e Maurizio Sarrit në Juventus, por për momentin ata po luajmë mirë dhe janë të krye të tabelës”.

“Mendoj se Zizou mund ta marrë postin e trajnerit në cilindo klub. Të gjitha klubet do ta donin atë për shkak të rekordit të tij dhe për shkak të arritjeve që ai i ka siguruar në një periudhë të shkurtë kohore”.

Malaj padit Kuvendin: Për të larguar njëherë e përgjithmonë frikën e krijuar tek njerëzit për të thënë fjalën e lirë

Ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka kërkuar sot të përballet në sallën e gjyqit me përfaqësuesit e Kuvendit, të cilët ai i padit për largim të padrejtë nga detyra.

Malaj në dokumentin e dorëzuar në gjykatë shprehet se përballja e tij nuk do të jetë individuale por për të rikthyer besimin dhe larguar njëherë e përgjithmonë frikën e krijuar tek njerëzit për të thënë fjalën e lirë.

I shkarkuar nga detyra vetëm se tha hapur qëndrimet e tij kundër qeverisë Rama, Malaj u shpreh se të drejtën e tij do ta kërkojë edhe në Gjykatën e Strazburgut.

Rama, 194 milionë lekë për një portal qeveritar nga paratë e rindërtimit!

Opozita shqiptare ka paralajmëruar se projekti i rindërtimit pas tërmetit do të përdoret për të shtuar aferat korruptive. Sipas saj, shuma totale e dëmeve është përcaktuar 1 miliard euro jo pa qëllim.

Për të kuptuar se çfarë do të bëhet me fondet e caktuara për rindërtim, mjafton të shihni këtë vendim. Ai jep mbi 194 milionë lekë për të ngritur një portal qeveritar.

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që e cakton Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si njësi zbatuese për ngritjen e një portali unik qeveritar për procesin e rindërtimit.

Në vendim thuhet: “Efekti financiar total prej 19.440.360 lekësh do të përballohet nga ‘Fondi për rindërtim’, miratuar nga buxheti i vitit 2020 dhe do të përdoret nga AKSHI”.

Për zbatimin e vendimit do të ngarkohen Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).