25.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme, Basha: Modeli maqedonas garanci për rregulla të barabarta loje

Pyetje: A do të ketë zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike? Uroj shumë!

Lulzim Basha: Edhe unë uroj shumë. 3 janë dhe kërkesat kryesore që kemi.
Së pari, vendit t’i jepet mundësia, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të zgjedhë një parlament legjitim, që të jetë produkt i votës së qytetarëve. Të jenë qytetarët ata që do të vendosin për cilën parti, për cilin program, për cilët deputetë do të votojnë.

Së dyti, që ky proces të garantohet, rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë.

Së treti, që këto rregulla loje të zbatohen, të kemi një arbitër të panashëm dhe jo një qeveri, e cila, për hir të pushtetit apo aferave, në të cilat është zhytur, është gati të shkatërrojë procesin zgjedhor, vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Për këtë arsye, ne i qendrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa këtë kryeministër, sepse, në fund të fundit, është ky kryeministër dhe kjo qeveri që kanë vjedhur zgjedhjet.

Kërkesat tona janë fare të thjeshta. Kërkesa jonë kryesore është – mos vidh! Po dëgjoni shpesh, që njerëzit më problematikë, që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet, duke blerë vota me krimin e organizuar, na japin leksione mençurie çfarë do të bëjmë me zgjedhjet. Çfarë do të bëjmë me zgjedhjet? Mos vidh! Ju jeni hajdutët e zgjedhjeve, mos i vidhni zgjedhjet! Nuk është çështje dëshire për t’i besuar dikujt që ka vjedhur jo një, jo dy, por tre palë zgjedhje, edhe një palë zgjedhje pa kunërshtarë, siç ishte 30 qershori. Prandaj, qeveria tranzitore është një garanci. Siç funksionon në Maqedoni, le të funksionojë edhe në Shqipëri.

Basha: Votimi dhe numërimi elektronik prioritet i PD për ta vështirësuar shtiblerjen e votës

I pyetur nga një qytetar lidhur me votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh se, ky është një prej prioriteteve të Opozitës së Bashkuar.

Sipas Bashës, kjo gjë do ta bëjë shumë më të lehtë për qytetarët që ta shprehin vullnetin e tyre pa u ndikuar nga paratë e pista apo nga krimi.

Ne do të bëjmë gjithçka që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik

Votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore. Janë një nga pikat e programit të punës.

Ne kemi parë në dhjetor se si mund të ndërtohet një sistem për votimin elektronik relativisht brenda një kohe të shkurtër, një sistem i thjeshtë, i cili mund të mos e eleminojë, por do ta bëjë shumë më të vështirë procesin e shitblerjes së votës apo të identifikimit të mënyrës se si kanë votuar zgjedhësit. Pra do ta bëjë shumë më të lehtë për qytetarët që ta shprehin vullnetin e tyre pa u ndikuar nga paratë e pista apo nga krimi.

Po, votimi elektronik, numërimi elektronik por edhe identifikimi biometrik, janë dhe mbeten prioritete për në në Reformën Zgjedhore. Ne duam dhe do të bëjmë gjithçka që në zgjedhjet e ardhshme të përdoret teknologjia dhe shqiptarët të votojnë në mënyrë sa më të sigurtë. Natyrisht nuk varet vetëm nga ne.

Pala tjetër duhet të bjerë dakord po kështu dhe e dyta, pala tjetër duhet të kishte nisur prej kohësh hapat për ta blerë këtë sistem, për ta testuar këtë sistem. Megjithatë më mirë vonë se kurrë. Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë me pasisje elektronike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato vendore në një ditë

Kosova, qeveria e re dhe pritshmëritë

Zgjedhjet e fundit në Kosovë (siç dihet tashmë), u provokuan nga Serbia me propagandën dhe votën kundra pranimit të saj (Kosovës) në Interpol. Veprim ky, që pasoi ngritjen e taksës për mallrat serbe që hynin në Kosovë në qindpërqind. Kësaj “dogane“ të re, Serbia ju kundërpërgjigj me akuzat në Hagë ndaj ish Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dorheqja e tij e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohëshme ku VV-ja dhe LDK-ja u radhitën të parat. Tashmë nuk dihet, por mbetet të mësohet, në se Serbia u kënaq apo u hidhëru nga nisma që mori. Parë nga këndshikimi i interesave të qytetarve të Kosovës, provokimi i zgjedhjeve të parakohëshme qe i mirpritur.

Kjo erdhi veç të tjerave edhe nga që lidershipi AAK e PDK, pati një qeveri të stërmadhe e jo shumë efikase dhe duke reflektuar hapur mos përputhje qëndrimesh midis Kryeministrit e Presidentit për probleme madhore si: kufinjt, minishengeni, raportet me Serbinë etj, zgjedhjet ishin zgjidhja më e mirë.

Ndryshimet që erdhën me votën e 6 tetorit 2019-të, u mirpritën, por gati sa nuk humbëm durimin me bisedimet tre muajshe midis VV-së dhe LDK-së për gjetjen e një kompromisi për programin dhe drejtuesit e rinj. Sido që të jetë, pas një kohe kaq të gjatë, moduli u gjet, qeveria u kriju, program i saj u publiku dhe u miratu me 66 vota në Parlament. Por, për të patur një tablo më të qartë për situatën, le ta shohim problemin nga disa aspekte të veçanta dhe pastaj në mënyrë përgjithsuese.

Kryeministri Albin Kurti, erdhi në krye të qeverisë nga të qënit vetëm opozitar, por me një përvojë jo të vogël në politikën kosovare dhe me asnjë “baltosje” nga flatrat e pushtetit ekzekutiv. “Kostumi VV-së” ka qenë shumë i lirshëm për të, nëpërmjet të cilit ai ka bërë kritika pakufi, ka hedhur ide për konsum politik e publik, ka replikuar ashpër me këdo e ndonjëherë edhe dhunshëm. Por “kostumi i tanishëm” kryeministror, i qepur me ndihmën e LDK-në dhe me stilin e sotëm ndërkombëtar, e bën atë të jetë më i kujdesëshëm gjatë lëvizjeve se çdo sforcim mund ta çoje ne grisjen e “kostumit”.

Pra, këtej e tutje mendoj se do të shohim një Albin tjetër, më brenda kornizave, me më pak idealizma dhe më praktik. Dëshirojmë e shpresojmë të jetë i suksesshëm dhe të mos na zhgënjejë. Personalisht nuk i njoh Zv.kryeministrat dhe Ministrat e emruar, por me aq sa më lejon shtypi dhe miqt e mi të ngushta nga Kosova, më duket se Zoti Kurti, ka gjetur një zgjedhje të pranueshme.

Do të kisha patur shumë dëshirë që Ministria e Brendëshme dhe e Drejtësisë të ishin nga VV-ja, sepse vota publike u është dhënë atyre për luftën kundër korrupsionit dhe ndëshkimin e të mëdhenjëve. Po ashtu edhe arsimi mund të ishte drejtuar nga ndonjë autoritet akademik. Lidhur me programin politik të paraqitur, ka shumë gjëra që duhet të merren pak me rezerva.

Më konkretisht ai së pari do të ballafaqohet me Serbinë për taksën njëqindpërqind ndaj saj. Dhe për këtë Kurti është shprehur(citoj): “Pra ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti me parimin i cili më së shumti njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore bilaterale e ky është reciprociteti.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe lëvizja Vetëvendosje edhe zonja Osmani edhe unë, pra mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë praktikisht me parimin e reciprocitetit”.

Ky citim nw gjykimin tim është sa evaziv dhe jo shumë i qartësuar. Zoti Kurti thotë se do ti rishikojë të 37 marrveshjet e arritura me Serbinë dhe pastaj do tu qaset bisedimeve. Por i dërguari i posacëm i Presidentit Trump Zoti Richard Grenell insiston që konflikti i hapur me Serbinë të mbyllet sa më shpejt, ashtu sic u mbyll së fundi ai Greqi-Maqedoni e Veriut.

Ky insistim amerikan lidhet me faktin se ata duan një Gadishull Ilirik pa problem në mënyrë që të merrem me vijën e parë të frontit: Ukrahinë, Turqi, Siri, Irak , Gjiu Persik. Në këto kushte Zoti Kurti do të jetë bashkpunues e bashkveprues me amerikanët, apo do të jetë neglizhent ndaj kërkesave të tyre? Në se kjo e fundit ndodh, atëherë ai firmos shpejt vetvrasjen politike.

Pra është koha për: shkurt, qartë e shpejt. Por në formulën shkurt, qartë e shpejt, LDK-ja nuk mendohet të jetë patericë e Zotit Kurti. Ajo duke patur shumë eksperiencë në qeverisje, është e kujdesëshme në lëvizjet në “fushat e minuara”.

Shtojmë këtu edhe një opozitë që është shumë e ashpër e refraktare e cila do të përpiqet që të shfrytzojë cdo mundësi për ta penguar qeverisjen e re. Zoti Kurti ka lëvruar idenë e padisë kundër Serbisë për gjenocid kundër popullit të Kosovës. Kjo është një gjë shumë madhore dhe shumë e rëndësishme.

Por, Kosova aktualisht nuk është antare e OKB-së dhe si e tillë ajo nuk ka mjetet e duhura ligjore ndërkombëtare që ta lëvrojë një nisëm të tillë. Në këto kushte a do tja besojë ai (Albin Kurti) këtë nismë SHBA-së për ta shpalosur më tej në se gjykohet e arsyeshme prej tyre? Në se SHBA-ja nuk e përkrah idenë e gjenocidit, por si kompensim parashtron ndonjë zgjidhje tjetër ose sic mund të jenë: dëmshpërblime të pjesëshme a ndonjë formë tjetër.

Si do të veprojë Zoti Kurti? Mbetet për tu parë. Për të shkuar në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, Zotit Kurti do ti duhet që më përpara të “ndërtojë “ unitetin brenda radhëve kosovare. A do të jetë ai në gjendje ta ndiellë e ta përfshijë opozitën në opsionet e tij, në një kohë që ajo nuk është cliruar akoma nga sindroma e pushtetit? Le të presim?!

Për të shtruar probleme sic ka bërë në VV si: bashkimi kombëtar Shqipëri-Kosovë, simbolet e përbashkëta, clirimi nga “kushtetuta e Ahtisarit”etj, as nuk mendoj se do të ceken e jo më të lëvrohen. Por megjithatë le të shohim. Ekspertët e ekonomisë, mendojnë se programi ekonomik i Qeverisë Kurti ka mjaft skepticizëm.

Por nga ana tjetër mbështetësit e Zotit Kurti thonë se bankat në Kosovë janë bërë të pashpirta. Atyre ju interesojnë vetëm fitimet dhe aspak punësimi e niveli i mirqenies së kosovarëve. Ata janë këthyer si të thuash në kartele (duke vepruar jashtë kërkesave dhe ofertës së tregut), madje në shumicën e rasteve janë bërë pengesë zhvillimi.

Në këto kushte thotë Zoti Kurti dhe përkrahësit e tij, zgjidhja është krijimi i Fondi Kombëtar të Zhvillimit i cili do të krijojë mundësinë e dhënies së kredive të buta dhe afatgjata. Ky mekanizëm do të hap vende të reja pune, do të ul inflacionin, do të ul informalitetin në ekonomi dhe do të rrisi mirqenien dhe prosperitetin.

Shumë populiste është kjo si ide, por mbetet për tu parë në praktikë. Lufta për ckapjen e shtetit nga kapja, është një ide e pëlqyer në pamje , por a disponohen mekanizmat ligjor, institucional e praktik për ta bërë një gjë të tillë? A ka raporte të mirmenduara midis shtetit të së drejtës dhe procesit të zhvillimit të ckapjes.

Kjo e fundit do të jetë një proces kushtetues e ligjor i paanshëm, apo një armë kundër kundërshtarve politik? Disi e paqartë, por mbetet për tu parë. Si përfundim. Kemi përpara një koalicion qeverisës (një pakt taktiko-politik), me një parti të qendrës majtë VV dhe një të qendrës djathtë LDK.

Përafrimi në programin e përbashkët duket i kopsitur, i mirmenduar dhe në një përqindje të madhe i besueshëm. Kryeministri me stafin e tij, përgjithsisht janë njerëz të formuar në fushat përkatëse, me integritet dhe besueshmëri për të udhëhequr punët e Kosovës në katër vitet e ardhëshme.

Shpresojmë e dëshirojmë se cdo gjë do të shkojë mirë e më mirë. Zotit Albin Kurti dhe shtetarëve pranë tij, dëshirojmë tju japim një këshillë miqësore (në se dëshirojnë ta marrin parasyshë): Mos u korruptoni, mos u bëni rrogozë para të huajve , por në të njejtën kohë, në cdo moment duhet të rikujtoni se amerikanët janë shtetformuesit e Kosovës.

Pa SHBA nuk ka Kosovë e as shtet të pavarur. Ne diaspora shqiptaro-amerikane kemi qenë në krahun tuaj kur filluat luftën për clirim, jemi sot pranë jush dhe do të jemi edhe në të ardhmen, por lutemi mos na zhgënjeni.

ASLLAN BUSHATI

5 probleme shëndetësore që ju pengojnë rënien nga pesha

Njerëzit jo gjithmonë shtojnë peshë vetëm nga ngrënia e ëmbëlsirave, ushqimeve të shpejta dhe mungesa e aktivitetit fizik. Ndonjëherë këtë mund ta shkaktojë dhe ndonjë problem shëndetësor.
Më poshtë keni disa prej tyre:

Diabeti i tipit II mellitus
Në rastin e diabetit të tipit II, ndryshe nga tipi I, pankreasi ynë prodhon insulinë të mjaftueshme, por receptorët tanë nuk reagojnë ndaj saj dhe ato bëhen tolerante ndaj insulinës. Si rezultat, sasia e tepërt e këtij hormoni të akumuluar shkakton obezitet.

Rreziku kryesor është që kjo sëmundje mund të mos vërehet për një periudhë të gjatë kohore dhe mund të zbulohet vetëm gjatë një analize gjaku. Karakteristikat normale të diabetit si etja e tepërt ose urinimi i tepërt mund të mos shfaqen. Por nëse keni edhe kruarje, kjo mund të jetë një arsye për t’u shqetësuar.

Hipotiroidizmi
Sa më mirë të funksionojë tiroidja, aq më i mirë është metabolizmi juaj. Mungesa e hormoneve tiroide ngadalëson metabolizmin tonë. Një metabolizëm i ngadaltë mund të jetë rezultat i hipotiroidizmit.

Në fillim, hipotiroidizmi mund të ngatërrohet me lodhjen e tepërt, sepse nganjëherë ne i konsiderojmë përgjumjen, lodhjen dhe kapacitetin e reduktuar për të punuar si tregues që ne jemi duke e munduar veten.

Por duhet të jemi të kujdesshëm. A ju thahet lëkura? A janë të brishtë thonjtë dhe flokët? A përjetoni anemi, përzierje dhe kapsllëk? Ndoshta është për shkak të hipotiroidizmit: metabolizmi juaj përkeqësohet, zorrët tuaja fillojnë të punojnë më ngadalë dhe ju fitoni peshë.
Nëse i keni vërejtur këto simptoma, rekomandohet të vizitoni një mjek pasi dieta dhe ushtrimet nuk do të ndihmojnë këtu.

Prolaktinoma
Hormoni i prolaktinës është përgjegjës për funksionet normale riprodhuese dhe, tek nënat, për ushqyerjen me gji. Është gjithashtu përgjegjës për dërgimin e ushqyesve thelbësorë, në sasi të nevojshme, tek një foshnje. Kur hipofiza prodhon shumë prolaktinë, tumoret beninje mund të shfaqen (më shpesh tek gratë sesa tek burrat.)

Karakteristikat kryesore janë: sekretimi patologjik i qumështit që nuk lidhet me lindjen dhe periodat e parregullta tek gratë. Burrat përjetojnë zvogëlim të dëshirës seksuale, çrregullime mendore, probleme të syve dhe dhimbje koke. Të dyja gjinitë vuajnë nga shtimi i kilogramëve të tepërt në gjoks dhe në shpatulla.

Kjo sëmundje mund të shërohet. Kështu që nuk duhet të humbni kohë dhe të shkoni menjëherë tek një endokrinolog.

Stresi dhe depresioni
Çfarë është kortizoli dhe pse na duhet? Kortizoli është një hormon që prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore. Kontrollon metabolizmin e karbohidrateve dhe është i përfshirë në përgjigjen ndaj stresit. Qëllimi i tij është të kursejë energjinë e trupit gjatë situatave stresuese.

Stresi kronik shkakton prodhimin e vazhdueshëm të kortizolit dhe adrenalinës. Në këtë rast, kortizoli shndërron energjinë tonë në yndyrë dhe e ruan atë.

A përjetoni lodhje, pagjumësi apo plogështi? Me siguri jeni duke rënë në depresion dhe nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen e keqe, është një sëmundje serioze që vetëm një ekspert është në gjendje ta trajtojë.

Sindromi i vezores policistike
Kur pesha e tepërt shfaqet së bashku me perioda të parregullta dhe migrene, një person ndoshta vuan nga polikistoza. Në këtë rast, pjesa e sipërme e trupit fiton peshë dhe bëhet e “rëndë”. Për më tepër, fillojnë të rriten qime të padëshiruara, shfaqen probleme të lëkurës dhe zëri bëhet më i thellë.

Arsyeja është mungesa e hormoneve seksuale. Qelizat e vezëve nuk zhvillohen siç duhet dhe mbeten të bashkangjitura në vezoret. Një në çdo 5 gra vuan nga kjo sëmundje e pakëndshme. Sidoqoftë, sëmundja është e shërueshme.

“Epidemia e frikës”/ Koronavirusi shkakton ksenofobi ndaj kinezëve në të gjithë botën

Ndërkohë që koronavirusi i ri vazhdon të përhapet në Kinë dhe në vende të tjera, po kështu po përhapet dhe keqinformimi dhe paniku. Gjatë javëve të kaluara, frika nga koronavirusi ka shkaktuar një rritje të ksenofobisë dhe ndjenjave raciste ndaj kinezëve dhe komuniteteve të tjera aziatike.

Bizneset kineze janë bosh, pronarët e dyqaneve po i mbyllin ato dhe shtetasit kinezë apo persona që duken të tillë po sulmohen. Incidente janë shënuar në shumë vende të botës, duke përfshirë Shqipërinë, Italinë, Gjermaninë, Francën, Kanadanë, SHBA etj.

Para disa ditësh, në rrjetet sociale në Shqipëri, qarkulloi një video e filmuar në qytetin e Elbasanit, ku shfaqej një i ri shqiptar që po udhëtonte me makinë dhe i drejtohej me fjalë ofenduese një qytetari kinez që po ecte në trotuar. Por, si ky rast ka pasur dhe të tjerë.

Ndërkohë në Itali, shumë biznese kanë vënë njoftime në hyrje të tyre ku thuhet se nuk u lejohet hyrja klientëve kinezë, një shkollë muzike u tha studentëve aziatikë që të mos paraqiteshin në mësim për shkak të disa incidenteve raciste dhe katër guvernatorë në rajonet e Italisë veriore u bënë thirrje fëmijëve që ktheheshin nga udhëtime në Kinë që të mos shkonin në shkollë për 14 ditë.

Sipas mediave, një studente kineze u sulmua në Sheffield, Angli, vetëm sepse mbante një maskë në fytyrë, një rast i ngjashëm ndodhi në Berlin, Gjermani.

Në Francë, shtetasit aziatikë kanë filluar një fushatë me hashtagun JeNeSuisPasUnVirus (UnëNukJamNjëVirus). Kjo erdhi pas disa sulmeve kundër tyre, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë por dhe nga një gazetë franceze që pëdori titujt “Alarmi i verdhë” dhe “Rreziku i verdhë” për t’iu referuar koronavirusit.

Në Japoni, Korenë e Jugut dhe Vietnam, bizneset kanë mbyllur dyert për këdo që vjen nga Kina.
Në Japoni, në rrjetet sociale po qarkullon hashtagu #ChineseDon’tComeToJapan
(#KinezëMosHajdeniNëJaponi). Dhe në Singapor më shumë se 126,000 persona kanë nënshkruar një peticion që shtetasit kinezë të largohen nga vendi dhe të mos lejohet hyrja e tyre.

Në Amerikë, një universitet u ka shpërndarë studentëve informacion ku thuhet se “është normale të kesh ndjenja ksenofobizmi” dhe se “është thjesht frikë për të ndërvepruar me persona që mund të jenë nga një vend aziatik”.

Në fakt, nuk është hera e parë që ky lloj racizmi ndodh. Ka ndodhur dhe në të shkuarën, kur po qarkullonte virusi i Ebolës. Në atë kohë të njejtat sulme kanë përjetuar dhe afrikanët në të gjithë botën.

Sipas ekspertëve të të drejtave të njeriut “frika e ndryshimit, frika e diçkaje të re, frika e ndryshimeve sociale, po e ushqen dhe po e zmadhon epideminë e frikës”.

Një rol në nxitjen e ksenofobisë po luajnë dhe mediat ndërkombëtare dhe interneti. Gjatë këtyre ditëve, lajme të rreme, informacione të pabaza dhe tituj që nxisin frikën kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe nëpër media.

Tituj si “Virusi i krijuar në Kinë”, “Kush e krijoi virusin”, “Koronavirusi, i krijuar në Kinë, kur globalizmi kthehet ne një rrezik vdekjeprurës”, “Rreziku i verdhë”, e shumë tituj të tillë vetëm sa rrisin frikën mes njerëzve që i lexojnë, duke shkaktuar kështu tek ata ndjenjat e racizmit dhe ksenofobisë.

Të gjitha këto teori konspirative kanë arritur në një pikë kur titujt e lajmeve po bëhen po aq të frikshme sa dhe vetë virusi. Në fund të fundit, viruset nuk kanë kombësi. Fjala dhe mënyra se si ajo thuhet është e rëndësishme.

Bllofi me sekuestrimin e pronës së Hajrëve, u konfiskua edhe një herë në 2015-ën

Në një videomesazh dhe njoftim publik, Policia e Shtetit njoftoi se në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit ka vendosur sekuestron e parë mbi objektin kompleksi i shërbimeve “Vila Golden” dhe mbi një karburant të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri.

Ky vendim është marrë për faktin se ky shtetas është dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Por fillimi i zbatimit të ligjit me këtë rast, është prova e parë që ky ligj po përdoret vetëm për efekt të propagandës. Përpara 4 ditësh, ishte media që raportoi se: “deri në përfundim të hetimeve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës të marrë peng më 17 janar nga një grup kriminal, gjyqtari Sokol Tona ka vendosur sekuestro preventive të resortit “Golden”, ku u vra 49-vjeçari”.

Për më tepër, siç rezulton nga një njoftim i Prokurorisë së Përgjithshme, në tetor 2015, në bazë të ligjit ekzistues antimafia, “Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të letër-porosisë së autoriteteve italiane, ka sekuestruar kompleksin tregtar “Golden”, me sipërfaqe 10 mijë m2, si edhe disa pasuri të tjera të paluajtshme, me sipërfaqe totale rreth 500 m2, në emër të vëllezërve Altin dhe Emirjan Hajri, të akuzuar si drejtues të një rrjeti trafiku lëndësh narkotike”.

Pra sekuestrimi i pronave të kësaj familje nuk është as lajm dhe as një gjë e re dhe e paprecedent.

Basha do dëgjojë zërin tuaj, komunikim në Facebook ora 18.00

Lulzim Basha ka njoftuar se në orën 18:00 do të mbajë një bashkëbisedim live në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Në kuadër të fushatës së tij të takimeve ‘Po të Dëgjoj’ Basha thtoë se pret që të çdo qytetar të ndajë me të pyetjet dhe shqetësimet që kanë.

Postimi i Bashës:
Sot, në orën 18:00, ju ftoj në një bashkëbisedim live në Facebook.
Ju mirëpres të ndani me mua çdo pyetje dhe shqetësim që keni!

#PotëDëgjoj

Pse Uashingtoni dhe Berlini përgënjeshtruan Ramën për projektin e tij të coptimit të Kosovës

Deshtimi i dyte madhor i Zografit Bis per te shfrytezuar kryesimin e OSBE ne sherbim te Beogradit dhe kunder Kosoves! Te dashur miq, Esad Toptani i Ri po shfrytezon kryesimin e OSBE, takimet ne kete kuader kunder Kosoves dhe ne sherbim te Serbise se Madhe apo Jugosllavise se Re.

Ai shenou dje deshtimin e dyte madhor ne kete perpjekje anti Kosove dhe antikombetare por dhe destabilizuese dhe per rajonin. Keshtu, dje, direkt pas takimit me Sekretarin e Departamentit te Shtetit, Pompeo, Zografi Bis njoftoi ne Facebook sa vijon: “Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,.

Nderkohe Sekretari i Shtetit Pompeo ne njoftimin e tij ne Twitter shkruan saj vijon “Mirënjohës për partneritetin tonë të palëkundur si aleat te Shqipërise dhe rolin e saj të lavdërueshëm si drejtues stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”.

Pra ne kete njoftim siç e shihni nuk thuhet asnje fjale dhe nuk shprehet asnje vleresim per ato çka njofton Edvin Zografi ne njoftimin e tij. Kjo do te thote se ai deshtoi plotesisht ne perpjekjet e tij per te manipuluar apo mashtruar me projektin e Serbise se Madhe, Jugosllavine e Re apo dhe me perfshirjen e tij ne emer te Vuçiç ne dialogun Kosove Serbi etj etj

Por duke pare manipulimin dhe mashtrimin qe i beri Esad Pasha i Ri takimit me Sekretarin Pompeo, Departamenti i Shtetit nderhyri perseri dhe njoftoi shqiptaret me zedhenesin e tij Morgan Ortagus ne valet e Zerit te Amerikes se: “

Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore”, dhe se”“Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G”.

Pra miq siç shihni as ne kete sqarim qe ben zedhenesi i Dapartamentit te Shtetit, qe eshte me shume nje pergenjeshtrim i manipulimit te takimit nga Zografi Bis nuk thuhet asnje fjale dhe nuk shprehet asnje mbeshtetje per axhenden e tradhetise kombetare te Esad Pashes te Ri.

Kjo shenon nje deshtim tjeter spektakolar te argatit te Beogradit per te shitur projektin luftenxites te Serbomadhise ne Washington, apo dhe perpjekjen tjeter anti Kosove per te shnderruar çeshtjen e dialogut Prishtine Beograd me porosi te ketij te fundit, ne çeshtje te kryesise se OSBE.

E verteta eshte se ky ishte deshtimi i dyte ne nje hark kohor te shkurter i Kallam Diplomatit per te shfrytezuar kryesimin e OSBE si argat i Beogradit per agjenden e Serbise se Madhe. Vetem pak dite me pare pas Esad Toptani i ri takoi Kancelaren Anxhel Merkel ne Berlin.

Direkt pas takimit te tij me kancelaren gjermane Anxhela Merkel, Edvini u foli gazetareve per Minishengenin dhe sulmoi si bandit ishkryeministrin e Kosoves, Haradinaj per te lene me kuptuar se projekti i Serbomadhise me emrin maske Minishengen kishte gjetur mbeshtetje nga zonja Merkel e pse jo edhe sharjet prej halabaku te Haradinaj si pengese e pakapercyeshme e ketij projekti.

Ky manipulim i pafytyre dhe prononcim mashtrues per takimin me Merkel detyroi qeverine gjermane te leshoje sqarim pergenjeshtrues ne valet e DW, ne te cilin deklarohet se Gjermania mbeshtet vetem forma bashkepunimi rajonal gjitheperfshires, per rrjedhoje ajo nuk mbeshtet projekte perçarese e perjashtuese.

Por duke perfunduar theksoj se Edvin Kristaq Tradhetari megjithe keto deshtime spektakolare do vazhdoje pa u ndalur misionin e tij antikombetar. Ju takon shqiptareve ti japin tradhetarit ate qe kombet e civilizuara ju kane dhene gjithmone lloijt te tij! sb

Del nga burgu trafikanti i dënuar me 15 vite burg në 2018, pagoi 150 mijë euro

Del nga burgu trafikanti i denuar ne vitin 2018 me 15 vite burg. Implikohet narkoqeveria dhe kreu i KCK. U paguan 150000€ per te transferuar prokurorin qe vazhdonte hetimet! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Ne vitin 2018 Jurgen Molla u denua me 15 vite burg per trafik nderkombetar Lendesh narkotike te tipit Heroine. U zbulua nga sherbimet partnere te DEA amerikane… Sot ne 2020 eshte i lire…. Asnje media nuk guxon te flase per kete fakt.

Ju lutem demaskojeni kete maskarade pasi po bejne burg njerezit e varfer dhe te pamundur. E kokat e krimit po behen gati per krimet e rradhes. Ka lidhje shume te forta me te majtet ne Qytetin e Lezhes oor edhe ne qeveri.

Njihet publikisht si financues dhe mbeshtetes i tyre…. Nuk kam info se si mund te jete liruar. Por nga 15 vite burg,te dale per me pak se 2 vite,kjo eshte e pakuptimte…. Fale aktivitetit te tij kriminal,ka arritur te investoje ne fushen e ndertimit dhe hidrokarbureve.

Gjate kohes qe ka qene ne burg,biznesin e drejtonte vellai i tij…. Ky ka dale ne pergjime,per pagesa mbi 150.000 € per te transferuar prokurorin. Pasi nuk po e korruptonin dote dhe po u hapte telashe me hetimet.

Lirohet trafikanti i dënuar me 15 vite burg, Berisha: Implikohet narkoqeveria dhe kreu i KÇK

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në vitin 2018 Jurgen Molla u dënua me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike të tipit Heroinë pasi u zbulua nga sherbimet partnere te DEA amerikane… Ndërsa tnai është liruar me urdhër nga lart psepse ka lidhje shumëe të forta me teë majtet në qytetin e Lezhës, por edhe në qeveri.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Del nga burgu trafikanti i denuar ne vitin 2018 me 15 vite burg.

Implikohet narkoqeveria dhe kreu i KCK.

U paguan 150000€ per te transferuar prokurorin qe vazhdonte hetimet!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Ne vitin 2018 Jurgen Molla u denua me 15 vite burg per trafik nderkombetar Lendesh narkotike te tipit Heroine.

U zbulua nga sherbimet partnere te DEA amerikane…
Sot ne 2020 eshte i lire….

Asnje media nuk guxon te flase per kete fakt.

Ju lutem demaskojeni kete maskarade pasi po bejne burg njerezit e varfer dhe te pamundur.
E kokat e krimit po behen gati per krimet e rradhes.

Ka lidhje shume te forta me te majtet ne Qytetin e Lezhes oor edhe ne qeveri.
Njihet publikisht si financues dhe mbeshtetes i tyre….

Nuk kam info se si mund te jete liruar.
Por nga 15 vite burg,te dale per me pak se 2 vite,kjo eshte e pakuptimte….

Fale aktivitetit te tij kriminal,ka arritur te investoje ne fushen e ndertimit dhe hidrokarbureve.
Gjate kohes qe ka qene ne burg,biznesin e drejtonte vellai i tij….

Ky ka dale ne pergjime,per pagesa mbi 150.000 € per te transferuar prokurorin.
Pasi nuk po e korruptonin dote dhe po u hapte telashe me hetimet.