31.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Hidhni disa kokrra rrushi të thatë në ujë, konsumojeni në mëngjes, efektet janë thjesht magjike

Mëlçia juaj dhe zorrët do të heqin qafe toksina më të lehtë. Mjekët kanë rekomanduar ujë të rrushit për pastrimin e mëlçisë dhe zorrëve për një kohë të gjatë. Në fakt, pronat detoksifikuese të rrushit janë shpjeguar nga sasia e madhe e antioksidantëve dhe fibrave diete që gjenden në këtë frut të thatë.

Antioksidantët ndihmojnë punën tonë të mëlçisë në mënyrë të duhur dhe kryejnë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë pjesën më të madhe të stolit dhe rrisin numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e zorrës së trashë dhe të zorrëve.Konsumimi në stomak bosh, i ujit të rrushit do të “punojë” edhe më shpejt, thjesht mos harroni të hani rrushin e thatë së bashku me ujin.

Ju do të merrni një nxitje të shpejtë të energjisë që do të zgjasë gjatë.
Shkencëtarët dhe ekspertët e sportit besojnë se rrushi i thatë mund të shërbejë si një zëvendësues i mirë I energjisë. Rrushi i thatë përmban një sasi të madhe të fibrave dhe nuk kanë shije artificiale. Kosumimi ujit të rrushit në mëngjes do t’ju mbushë me energji për ditën e ardhshme, ose mund të provoni ta merrni atë para një stërvitje të fuqishme.

Niveli juaj i kolesterolit të keq do të ulet dhe presioni i gjakut do të stabilizohet.
Studimet dhe hulumtimet klinike kanë treguar se rrushi i thatë është shumë i pasura me fibra, kalium, dhe antioksidantë në krahasim me ushqime të tjera të zakonshme. Njerëzit që rregullisht hanë rrush të thatë kanë presion të ulët sistolik dhe diastolik në krahasim me ata që hanë sasi minimale të këtij fruti të thatë.

Nëse keni ndonjë problem me mëlçinë, zemrën, presionin e gjakut ose ndonjë organ apo sistem tjetër të trupit tuaj, planifikoni një vizitë tek mjeku i cili do t’ju shqyrtojë dhe përshkruani trajtimet mjekësore dhe dietën e nevojshme.

Përse metodologjia e re i vë frenat zgjerimit

Në shikim të parë, metodologjia e re e Komisionit Evropian, e bërë publike më 5 shkurt, duket e arsyeshme, me shumë ide të mira.

Por, mos harroni, nëse miratohet, ajo nënkupton dy gjëra: anëtarësimi i një vendi në Bashkimin Evropian do të jetë më i vështirë se kurrë dhe shtetet anëtare të BE-së, e jo burokratët në Bruksel, do të jenë në vendin e shoferit kur të bëhet fjalë për politikën e zgjerimit të BE-së.

Në fund të fundit, është një lajm i keq për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE, por edhe për vendet si: Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. Është e qartë se diçka është dashur të bëhet me politikën e zgjerimit, pas dështimit që ka ndodhur vjeshtën e kaluar.

Edhe pse Komisioni Evropian u ka rekomanduar shtetetve anëtare të BE-së që t’i japin dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, ndërhyrja e Francës – së bashku me atë të Danimarkës dhe Holandës në rastin e Shqipërisë – ka prodhuar një dritë të kuqe.

E njëjta gjë ka ndodhur verën e kaluar dhe një verë para saj. Mirëpo, propozimi i ri është aty për të qetësuar vendet më skeptike të BE-së. Ai është hartuar për më pak se dy muaj me urdhër të Francës. Ky duhet të jetë një rekord i shpejtë, marrë parasysh se Brukselit i pëlqen të mendojë gjatë për gjërat.

E vërteta është se fundi është larg dhe se vendet anëtare mund ta refuzojnë atë. Ka pasur thashetheme se disa mund ta zhargisin, në mënyrë që qëllimi i deklaruar i Brukselit për t’i dhënë dritën e gjelbër Tiranës dhe Shkupit përpara se të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor në muajin maj në Zagreb, të dështojë.

Pra, çfarë është në dokument dhe çfarë do të thotë ai për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën, në rrugën e tyre të mëtejshme?
Ai u ofron më shumë mundësi vendeve anëtare të BE-së për të monitoruar përparimin.

Ka kontribute financiare të BE-së që mund të shkojnë lart e poshtë varësisht performancës dhe 35 kapitujt e negociatave do të hapen dhe mbyllen në grupe prej 6 dhe jo veç e veç siç është rasti tani.

Pika e fundit mund të duket si një ndryshim i vogël, por nuk është ashtu. Aktualisht, kapitujt hapen në mëyrë josistematike dhe kjo bën të duket se vendet kandidate janë duke bërë përparim.
Me grupe, njëri nuk do të mbyllet derisa të mos mbyllen të gjithë kapitujt. Kjo tregon qartë se zgjerimi në të ardhmen nuk do të udhëtojë në korsinë e shpejtë.

Nëse merret parasysh se me propozimin e ri mund të rihapen edhe kapitujt tashmë të mbyllur, duket qartë se Komisioni Evropian po u jep autoritet kryeqyteteve kombëtare, sidomos atyre që mund ta përdorin procesin e zgjerimit të BE-së për qëllime të brendshme.

Tash për tash është Parisi dhe në njëfarë mase Haga dhe Kopenhaga, por nesër mund të jetë dikush tjetër.

Nga cilado anë që shikoni, pengesat për t’iu bashkuar bllokut janë më të mëdha se kurrë. Një zyrtar i BE-së me të cilin kam biseduar, ka thënë se zgjerimi i madh i BE-së, më 2004 dhe 2007, që ka sjellë në bllok dhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, “ndoshta nuk do të ndodhte kurrë në këto kohë të reja”.

Një aspekt tjetër interesant është se në cilat shtete do të aplikohet kjo metodologji.
Serbia dhe Mali i Zi, që tashmë i kanë nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në, nuk do të preken. Komisioni Evropian ka thënë se do të ishte gabim ndryshimi i rregullave të lojës derisa loja vazhdon. Por, ato mund të përfshihen në të vetëm nëse duan.

Turqia, e cila ka ngecur në negociatat e saj me Brukselin tash e sa vite, as që përmendet në metodologjinë e re. Shumë vende në fqinjësinë evropiane ndoshta duan të përfshihen në këtë metodologji, pasi ajo së paku ofron një rrugë – edhe pse mjaft të vështirë.

Rama bashkëqeveris me krimin, i jep tendera, koncesione dhe…

DEKLARATA E NENKRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE EDMOND SPAHO

Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla kanë nisur një strategji të dështuar për të na identifikuar ne me krimin, kur ata vetë ndajnë para dhe pushtet me krimin. Ne nuk jemi njësoj me Edi Ramën.

Ne nuk padisim në gjykatë asnjë ligj kundër krimit të organizuar, siç bëri Edi Rama në vitin 2009 me Ligjin Antimafia. Me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonin të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Edi Rama e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.

Gjatë qeverisë së Partisë Demokratike 285 grupe të strukturuara kriminale, prej të cilave 18 organizatat më të rrezikshme mafioze në vend, shkuan prapa hekurave të burgut. Sot, në qeverinë e Edi Ramës dhe të Taulant Balles, ata po fitojnë një nga e një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Ky është shqetësimi i vetëm i Partisë Demokratike, i opozitës dhe i shumicës së shqiptarëve, që nuk beson se banda që është sot në qeveri do të luftojë banditët që ka liruar nga burgjet dhe aq më pak t’u marrë pasuritë e tyre.

Shqiptarët nuk besojnë se Taulant Balla psh do të luftojë pasurinë e mikut të vet trafikant droge, Edmond Bego. Apo Edi Rama të urdhërojë hetimin e pasurisë së Saimir Tahirit apo Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën.

Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit tendera, koncesione dhe pasuri publike.

Gjatë qeverisë së PD u goditën 285 grupe kriminale, sot në qeverinë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ata po lirohen një nga një

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmomdn Spaho ka reaguar për ligjin “anti-KÇK”, duke deklaruar, se “ ne nuk jemi kundër asnjë ligji që lufton krimin e organizuar”. Ai shtoi se një qeveri si kjo e drejtuar nga Rama, e lidhur me krimin, s’mund ta luftojë atë.

Spaho deklaroi se, gjatë qeverisë së Partisë Demokratike 285 grupe të strukturuara kriminale, prej të cilave 18 organizatat më të rrezikshme mafioze në vend, shkuan prapa hekurave të burgut. Sot, në qeverinë e Edi Ramës dhe të Taulant Balles, ata po fitojnë një nga e një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

DEKLARATA E NENKRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE EDMOND SPAHO

Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla kanë nisur një strategji të dështuar për të na identifikuar ne me krimin, kur ata vetë ndajnë para dhe pushtet me krimin.

Ne nuk jemi njësoj me Edi Ramën. Ne nuk padisim në gjykatë asnjë ligj kundër krimit të organizuar, siç bëri Edi Rama në vitin 2009 me Ligjin Antimafia. Me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonin të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Edi Rama e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.

Gjatë qeverisë së Partisë Demokratike 285 grupe të strukturuara kriminale, prej të cilave 18 organizatat më të rrezikshme mafioze në vend, shkuan prapa hekurave të burgut.

Sot, në qeverinë e Edi Ramës dhe të Taulant Balles, ata po fitojnë një nga e një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Ky është shqetësimi i vetëm i Partisë Demokratike, i opozitës dhe i shumicës së shqiptarëve, që nuk beson se banda që është sot në qeveri do të luftojë banditët që ka liruar nga burgjet dhe aq më pak t’u marrë pasuritë e tyre.

Shqiptarët nuk besojnë se Taulant Balla psh do të luftojë pasurinë e mikut të vet trafikant droge, Edmond Bego. Apo Edi Rama të urdhërojë hetimin e pasurisë së Saimir Tahirit apo Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit tendera, koncesione dhe pasuri publike.

Dëshmitari i rremë i Xhafajt shpërblehet duke dalë nga burgu, tani pret edhe paratë

Fredi Alizoti, i cili u përdor nga strukturat policore, Prokuroria dhe Rilindja, në atë që njihet si dosja “Xhafaj”, ka fituar lirinë. Sikundër raportohet, Fredi Alizoti është lënë i lirë ditën e sotme.
Vendimi është dhënë nga gjykata e Tiranës pasi Alizoti ishte dënuar me dy vite burg dhe koha e dënimit të kryer është e barazvlefshme me afatet e paraburgimit.

I dënuar 5 herë nga drejtësia shqiptare, Alizoti u përdor nga strukturat e drejtësisë dhe qeverisë për të marrë përsipër zërin e Agron (Geron) Xhafajt në audio-përgjimin e publikuar, sipas të cilit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, vijonte aktivitetet e paligjshme të trafikut të narkotikëve.

I shfrytëzuar nga Gent Osmani, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, i cili u flak jashtë sistemit të drejtësisë, dhe kolegu i tij, Kolë Hysenaj, për të mbrojtur “imazhin” e Fatmir Xhafajt, Alizoti rezulton i dënuar më parë për ngjarje kriminale.

Boldnews.al ka raportuar më parë lidhur me përdorimin që iu bë Alizotit nga drejtuesit e policisë së Fierit, sot vijojnë të jenë drejtues policie në qytete të tjera.

Kështu Albert Nushi, ish-drejtor i Policisë së Fierit, deklaroi para gjykatës se mbrëmjen e së dielës, 1 Qershori 2018, kishte shoqëruar me automjetin e tij shtetasin Alizoti nga Fieri, në drejtim të Prokurorisë për Krime të Rënda, ku do të takohej me prokurorin e çështjes, Gentjan Osmani.

Në automjet, bashkë me ta, ishte edhe zëvendësi i Nushit, Andon Marko. i pyetur nga avokatët se sa automjete ka në dispozicion Policia e Fierit dhe përse duhej që Alizoti të shoqërohej nga dy drejtuesit më të lartë të asaj strukture, Nushi u përgjigj: “Policia e Fierit ka rreth 100 automjete. Unë e mora në mjet Fredi Alizotin, pasi kisha rrugën në Tiranë dhe që të mos konsumohej karburant i institucionit”.

Dy zyrtarët policorë pranuan se nuk kanë pasur “asnjë urdhër delegimi zyrtar për kryerje veprimesh proceduriale nga prokurori Gentian Osmani”.

Në dëshminë e tij, Nushi tregoi se 1 Qershor 2018, pasi kishte dërguar Alizotin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të takuar prokurorin Gentian Osmani, kishte zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ard Veliu.

Pas këtij takimi, kishte komunikuar sërish me Alizotin, i cili i kishte deklaruar se kishte mbaruar punë tek Krimet e Rënda dhe tani i duhej të shkonte deri tek “Xhamlliku”, një zonë rreth 3 kilometra larg godinës së Prokurorisë.

Nushi i ishte gjendur Alizotit dhe e kishte marrë me makinën e tij për ta dërguar në destinacionin që kërkonte “dëshmitari”. Para se të ndaheshin, Drejtori i Policisë i kishte dhënë Alizotit një sasi lekësh, pasi i kishte ardhur keq “se nuk kishte ku të flinte atë natë”.

Përfundon gjuetia e shtrigave, Senati e shpall presidentin Trump të pafajshëm

Senati amerikan e liroi Presidentin Donald Trump nga dy akuzat e ngritura për shkarkimin e tij: shpërdorim pushteti dhe pengim i Kongresit.Senati i kontrolluar nga republikanët votoi të mërkurën pasdite 52 me 48 për ta liruar Presidentin nga akuza e parë se kishte bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën në këmbim të asaj që demokratët thonë se ishin hetime të motivuara politikisht.

Votimi për akuzën e dytë, pengim i Kongresit, përfundoi me rezultatin 53 me 47.
Përfundimisht presidenti u lirua nga të dyja akuzat.

Një nga senatorët republikanë, Mitt Romney, votoi pro akuzës së parë ndaj zotit Trump që synonte shkarkimin e tij. Ai ishte i vetmi që u nda nga republikanët duke votuar kundër.

Zoti Romney i cili e ka kritikuar edhe më parë zotin Trump për çështje të tjera, e quajti kërkesën që Presidenti i bëri autoriteteve në Ukrainë për të hetuar rivalin e tij politik Joe Biden “një gabim të rëndë” dhe tha se zoti Trump ishte “fajtor për shpërdorim të rëndë të besimit publik”.

“Ajo që ai bëri nuk ishte “perfekte”, tha zotit Romney në Senat, duke iu referuar mënyrës se si Presidenti Trump e ka përshkruar bisedën e tij telefonike me presidentin e Ukrainës.
“Ajo ishte një sulm flagrant ndaj të drejtës sonë për të zgjedhur, sigurisë sonë kombëtare dhe vlerave tona themelore”, shtoi senatori republikan.

Deri përpara kësaj deklarate, asnjë prej 53 senatorëve republikanë nuk kishte dhënë ndonjë sinjal se do të votonte kundër Presidentit, për shkarkimin e të cilit nevojiteshin votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit me 100 vende.

Po ashtu, asnjëri nga të 47 demokratët nuk votoi në një linjë me republikanët për ta liruar presidentin nga akuzat.

Shpallja jofajtor e Presidentit Trump mund të ketë ndikime afatgjata në politikë dhe në ekuilibrin e pushtetit në Uashington. Ajo e fuqizon politikisht presidentin në fushatën e tij për zgjedhjet e nëntorit 2020.

Gjatë fjalimit të tij vjetor mbi gjendjen e vendit që u mbajt të martën në mbrëmje Presidenti nuk e përmendi procesin për shkarkimin e tij. Por ai e ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme duke e cilësuar si “gjueti shtrigash”, e duke theksuar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Demokratët thanë se “administrata, zyrtarët kryesorë të saj dhe republikanët e Senatit po fshehin të vërtetën”. Sipas senatorit Chuck Schumer, “akuzat janë jashtëzakonisht të rënda.” “Ndërhyrja në zgjedhje, shantazhimi i një vend të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet tona, këto cënojnë thelbin e demokracisë sonë”, tha ai.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, i cili luajti rol kyç në zhvillimin e një procesi të shkurtuar gjykimi, duke mos lejuar thirrjen e dëshmitarëve, tha se akuzat ndaj presidentit Trump “nuk përbëjnë aspak një çështje që mund të çonte në largimin e parë nga detyra të një presidenti në historinë amerikane”.

Video/ Të marrësh një plumb teksa je duke kaluar në rrugë!

Nga Bardh SPAHIA

BENI DETYREN, LERENI SPEKTAKLIN!

Të marrësh një plumb teksa je duke kaluar në rrugë! Ndodhi në Shkodër, mbrëmjen e kaluar, në pedonale! Ky “komoditeti” i krimit për të larë hesape me armë e eksploziv, cuditërisht nuk merr as vëmendje nga autoritetet ligjzbatuese.

E ndonjë prej tyre, edhe e lëshojnë nervat, si shefi i krimeve të Shkodrës, që u shfryhet gazetarëve që bëjnë detyrën e tyre, duke e pyetur mbi detyrën e tij!!!! Kjo eshte fytyra e vertete e nje shteti qe tregon gjithe arrogancen dhe dhunen ndaj qytetareve dhe profesionisteve qe zgjedhin te jetojne e punojne me ndershmeri dhe nga ana tjeter mbron dhe bashkepunon dite-nate me krimin e kriminelet.

Përse ministri i brendshëm nuk po e merr seriozisht situatën me krimin në Shkodër? Përse krimi nuk ka frikë OFL-në, apo thirrjet qesharake të ministrit të brendshëm, që krimi të rikthehet në rrugën e drejtë? Po spektaklin qeveritar, më i dobët se filmat aksion?

Ta kuptojë thua, që kjo qeveri bën show ditën, e marrëveshje natën? Se e mori me dhunë tepsinë, por nuk pranon përgjegjësitë? Bëni detyrën kryeministër e ministër i brendshëm, e mjaft me spektakël te neveritshem, se jeta e njërëzve nuk është film, as si ata të Kinostudios “Shqipëria e re”.

BENI DETYREN, LERENI SPEKTAKLIN!Të marrësh një plumb teksa je duke kaluar në rrugë! Ndodhi në Shkodër, mbrëmjen e kaluar, në pedonale! Ky “komoditeti” i krimit për të larë hesape me armë e eksploziv, cuditërisht nuk merr as vëmendje nga autoritetet ligjzbatuese. E ndonjë prej tyre, edhe e lëshojnë nervat, si shefi i krimeve të Shkodrës, që u shfryhet gazetarëve që bëjnë detyrën e tyre, duke e pyetur mbi detyrën e tij!!!! Kjo eshte fytyra e vertete e nje shteti qe tregon gjithe arrogancen dhe dhunen ndaj qytetareve dhe profesionisteve qe zgjedhin te jetojne e punojne me ndershmeri dhe nga ana tjeter mbron dhe bashkepunon dite-nate me krimin e kriminelet. Përse ministri i brendshëm nuk po e merr seriozisht situatën me krimin në Shkodër? Përse krimi nuk ka frikë OFL-në, apo thirrjet qesharake të ministrit të brendshëm, që krimi të rikthehet në rrugën e drejtë? Po spektaklin qeveritar, më i dobët se filmat aksion? Ta kuptojë thua, që kjo qeveri bën show ditën, e marrëveshje natën? Se e mori me dhunë tepsinë, por nuk pranon përgjegjësitë? Bëni detyrën kryeministër e ministër i brendshëm, e mjaft me spektakël te neveritshem, se jeta e njërëzve nuk është film, as si ata të Kinostudios “Shqipëria e re”.

Gepostet von Bardh Spahia am Donnerstag, 6. Februar 2020

Historia nga brenda e krizës së Barcelonës pas grindjes mes Mesit dhe Abidal, situata e minuar

Barcelona po kalon në një krizë të brendshme ku është përfshirë tani edhe presidenti i klubit, Jose Maria Bartomeu, pas akuzave të ndërsjella mes drejtorit sportiv, Eric Abidal dhe kapitenit Leo Messi.

Messi iu ishte kundërpërgjigjur Abidalit, kur ky i fundit akuzoi lojtarët për mos punë, që shkaktoi edhe shkarkimin e trajneri Ernesto Valverde.

Messi kërkoi nga Abidal që të fliste me emra se cilët janë ata lojtarë.
Sido që të jetë, situata tani është më e qartë dhe se incident i fundit nuk është izoluar, por flet për probleme më të thella në Camp Nou.

Që nga largimi i Valverdes në fillim të këtij sezoni, është shfaqur një situatë mosbesimit mes lojtarëve dhe bordit, dhe fjalët e Messit drejt Abidal dhe anasjelltas dëshmuan se sa e keqe është situata.

Sipas Marca është gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ai që është i mërzitur, duke treguar anën e tij “tjetër” nga jo në fushë (ai kohët e fundit nuk pranoi të bashkohet në mesin e fushës me skuadrën para ndeshjes me Valencian), pastaj as në stërvitje.

Messi u ndje i shënjestruar nga Abidal, sepse ai mendon se kur lojtarët fajësohen për mos performim, ai është zakonisht në qendër të vëmendjes, pavarësisht se e shpëtoi punën e Valverde në raste të shumta.

Shumica e lojtarëve – me përjashtim të Sergio Busquets, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic – iu pëlqente të luanin nën drejtimin e Valverdes, hiq treshen e lartpërmendur që qëndronin jashtë shpesh dhe zëvendësoheshin.

Ndryshimi i trajnerit nga klubi probleme të mëtejshme. Si rezultat i popullaritetit dhe dashurisë ndaj Valverdes, lojtarët u zemëruan me bordin. Nga ana tjetër, presidenti Josep Maria Bartomeu ishte i pakënaqur me Abidalin për dështimin që ta sjell në klub legjendën Xavi.

Është një gjë e ditur që Quique Setién nuk ishte zgjidhja e parë, veçanërisht pasi Abidal u takua me Xavin në Katar dhe nuk arriti ta bindte atë të merrte punën si trajner.

Situata u rëndua, kur Barcelona nuk arriti ta gjente një sulmues në janar për të zëvendësuar të dëmtuarin Luis Suarez, edhe pse Pierre-Emerick Aubameyang kishte pranuar transferimin.

Ndërsa kur dje asnjë nga kapitenët nuk doli në konferencë për shtyp për të shënuar pensionin e yllit të hendbollit të Barcelonës, Victor Tomas, që ishte një ngjarje e rëndësishme për këtë klub.
Situata mbetet e “minuar” dhe ka mosbesimit në dhomat e veshjes.

Fundi i sezonit të kaluar dhe problemet në këtë edicion kanë hapur shumë plagë për të cilat do të duhet kohë për t’u shëruar.

Urdhër i prerë: Burrave mbi 40 vjeç iu ndalohet të lyejnë flokët!

Në një provincë në Turkmenistan, Lebap, nënpunësve publikë të gjinisë mashkullore mbi 40 vjeç iu ndalohet të lyejnë flokët me ngjyrë të zezë. Në të njëjtën kohë ata që i kanë në ngjyrë të zezë natyrale iu është kërkuar që t’i zbardhin pak.

Lajmi është konfirmuar nga një korrespondent i “Radio Azatlik”, pjesë e “Radio Europa e Lirë”. Urdhëri ekstravagant është dhënë në prag të një vizite të presidentit të vendit në zonë.

Kreu i shtetit më parë i lyente flokët me ngjyrë të zezë, por prej pak kohësh ka ndryshuar pamje duke treguar ngjyrën natyrale të flokëve, pra të thinjur. Që kur në muajin gusht të 2018-ës, presidenti i vendit u shfaq me pamjen e re, parukierëve iu ndalua që të aplikonin ngjyrën e zezë tek meshkujt.

Por në të kaluarën kur vetë presidenti lyente flokët edhe nënpunësit publikë ishin të detyruar të bënin të njëjtën gjë. Gjithnjë sipas korrespondentit të radios “Azatlik”në zonë do të lejohen vetëm burrat e thinjur.

I akuzar për falsifikim vizash dhe trafik refugjatësh, a do ta kalojë Vettingun kreu i Policisë së Shtetit?

Një denoncim se Ardi Veliu ka qenë i përfshirë në falsifik vizash dhe trafik refugjatesh ka rezultuar i pa mbështetur në prova, u tha në seancën dëgjimore për kryepolicin, në KJV.

Këtë të enjte nisi vetingu për kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit. Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Mirela Ujkani, Alban Laska dhe Artur Baku.

Pasuria
Komisioni vlerësoi se subjekti ka kryer deklarim të saktë pasurie dhe nuk ka konflikt interesi. KJV bëri me dije se Veliu ka deklaruar një apartament banimi 79 mijë euro të porositur, me të ardhura familjare. Aktualisht, jeton në një apartament me qira në Tiranë.

Ka deklaruar të ardhura nga një kredi 5 milionë lekë, ndërsa ka paguar 37 mijë euro janë paguar deri tani.

Veliu, ka deklaruar një depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat, shitje automjeti, me vlerë 5 mijë euro. Aktualisht, subjekti nuk ka të regjistruar asnjë automjet në pronësi të tij.

Bashkëshortja ka deklaruar llogari në bankë 800 mijë lekë, të ardhura nga paga. Depozitë në bankë tjetër 2 mln e 400 mijë lekë, e deklaruar si dhuratë nga prindërit e saj.

Veliu ka deklaruar të ardhura 2 mln e 900 mijë lekë, nga një apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të bashkëshortes, që i ishte dhuruar nga prindërit. Sipas KJV, dhurimi është i ligjshëm. Bankat kanë konfirmuar të ardhurat nga paga, që nga viti 1998 deri në 2018, deklaroi komisioni.

Në këtë mënyrë, KJV ka arritur në përfundimin se Ardi Veliu ka deklaruar saktë pasurinë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka konflikt interesash.

Kontrolli i figurës
Për kontrollin e figurës, DSIK ka konfirmuar se për Veliun nuk ka ardhur asnjë informacion i parregullt dhe nuk ka procedime penale për të.

Prokuroria ka konfirmuar se Ardi Veliu nuk asnjë regjistrim për aktivitete kriminale, e as familjarët e tij. Por, vitet 2002, 2003 dhe 2007 kur ka shërbyer në Vlorë, ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestinëve. Por, në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij, u tha nga komisioni. Nuk rezulton që Veliu të ketë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Vendimi për të jepet më 7 shkurt, ora 09:45.