25.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Guardiola: Barcelona do të pësojë krizë pas largimit të Messit, si Reali pa Ronaldon

Pep Guardiola beson se Barcelona do të përballet me një periudhë krize kur të largohet Lionel Messi nga Camp Nou, ashtu siç i ndodhi edhe Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Santiago Bernabeu.

Kapiteni argjentinas Lionel Messi e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si futbollist profesionist në Katalonjë, pasi ishte larguar nga vendlindja e tij, Rosario, dhe ishte shpërngulur në Barcelonë si adoleshent.

Megjithatë, zënka e tij publike me Eric Abidalin ka sjellë spekulime se Messi nuk ka më marrëdhënie të mirë me drejtuesit e klubit dhe Manchester City është interesuar për transferimin e tij.

“Mendoj se kur flisni për lojtarë, duhet t’i tregoni emrat sepse përndryshe ua njollos emrat të gjithëve”, shkroi Messi në postimin e tij në Instagram, në përgjigje ndaj deklaratës së drejtorit sportiv të Barcelonës, i cili sugjeroi se disa lojtarë s’e kishin dhënë maksimumin dhe kjo ndikoi në shkarkimin e Ernesto Valverde.

Barcelona ka tentuar t’i heshtë këto spekulime. Trajneri i ri Quique Setien i siguroi gazetarët në konferencën e tij të fundit se Messi ishte duke buzëqeshur si zakonisht në stërvitjen e së mërkurës.

Real Madridi e di se si është ta humbësh yllin e skuadrës, pasi që Cristiano Ronaldo i kishte lënë ata për Juventusin para dy vjetëve, pasi i kishte fituar tre titujt e Ligës së Kampionëve në tre sezonet paraprake.

Dhe Guardiola, i cili e njeh Barcelonën dhe Messin mirë nga periudha e tij si trajner në Camp Nou, i paralajmëroi tifozët e ish-klubit të tij se ata duhet të përgatiten për një periudhë të vështirë pas largimit të Messit.

“S’mund të evitohet një periudhë e vështirë pas largimit të tyre, pasi këta lojtarë janë shumë të rëndësishëm”, tha trajneri i Manchester Cityt, kur u pyet për situatën e Messit dhe vështirësive që Real Madridi i kishte kaluar pas largimit të Ronaldos.

“Kur Messi do të largohet nga Barcelona, atyre do t’iu duhet një periudhë kohore për t’u përshtatur me realitetin e ri. Është e paevitueshme”.

“Këta djelmosha i shënojnë nga 40 apo 50 gola në sezon”.

Liverpool këshillohet të largojë Shaqirin dhe të kthejë Coutinhon

Ish-lojtari i Liverpoolit, Steve McManaman, beson se klubi anglez duhet ta shqyrtojë mundësinë për ta kthyer Philippe Coutinhon në Anfield, duke thënë se mund të ketë hapësirë në skuadër shkaku i spekulimeve se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të sezonit.

Liverpooli i ndau rrugët me yllin brazilian gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2018, kur ai u shit për 160 milionë euro në Barcelonë.

Me ato para që Liverpooli i mori nga shitja e Coutinhos, trajneri Jurgen Klopp arriti të bëjë përmirësim të dukshëm në skuadër, veçanërisht me transferimin e qendërmbrojtësit Virgil van Dijk nga Southamptoni.

Prurjet e reja në Anfield kanë pasur shumë sukses dhe kanë arritur të ndihmojnë në triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, përderisa Coutinho ka dështuar në Camp Nou dhe është dërguar në formë huazimi në Bayern Munich.

Megjithatë, ish-lojtari i “Reds”, Steven McManaman, beson se 27-vjeçar do të pritej me krahë të hapur në skuadrën e Liverpoolit, pasi që që klubi anglez mund të ketë hapësirë në skuadër shkaku i spekulimeve se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të këtij sezoni.

“Liverpooli mund të vendosë ta kthejë Philippe Coutinhon në skuadër. Nuk do të më pengonte ta shihja atë sërish në Liverpool. Ai është një lojtar brilant, por gjithçka varet nga aspekti ekonomik”, ka thënë McManaman.

“Nëse ata mund ta sjellin Coutinhon në klub për një çmim të arsyeshëm dhe ti shesin dy-tre lojtarë që s’luajnë rregullisht, atëherë ky plan mund të ketë sukses. Ka spekulime se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të këtij sezoni dhe se Adam Lallana do të dëshironte të luante më shpesh”.

“Nëse ka hapësirë, atëherë unë do të doja ta kisha në skuadër sërish Coutinhon, pasi që ai ishte i mrekullueshëm për Liverpoolin. Ai është tipi i lojtarët që mund ta ndryshojë lojën kur nuk funksionon plani A”.

“Ai shënoi shuma gola të mrekullueshëm për Liverpoolit dhe mendoj se tifozët do ta pranon atë për kontributin që e kishte dhënë, përkundër që do të duhej ta rifitojë zemrën e tyre pasi kishte kërkuar të largohej”.

Shaqiri është spekuluar se mund të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, në kërkim për më shumë minuta lojë, pasi që këtë sezon ka luajtur shumë pak minuta – shkaku i edhe lëndimeve që e kanë penguar.

“De Ligt është si çisternë nafte”…

Mino Raiola, menaxheri i Matthijs de Ligt, ka këmbëngulur se mbrojtësi holandez do t’i përgënjeshtrojë kritikët e tij në Juventus, duke thënë se ai është i pandalshëm tamam si një cisternë nafte.

Holandezit i është dashur kohë për t’u përshtatur me jetën në Serie A, pas transferimit nga Ajaxi në verë, për 75 milionë euro në prag të ditëlindjes së 20-të.

Derisa i ka theksuar sfidat e bërjes së një hapi aq të madh në moshë aq të re, Raiola ka këmbëngulur se nuk dyshon në potencialin e madh të klientit të tij.

“Matthijs po bëhet si Roja e Natës, mund ta shohësh duke u zhvilluar para syve tuaj”, tha Raiola për holandezin, të cilin e krahasoi me rojet e “Murit” në serinë e famshme “Game of Thrones”.

“Po dëgjoj se ai po ka vështirësi në Juventus, por unë po e shoh Matthijsin duke u zhvilluar. Kjo është hera e parë për të në një klub të madh të huaj me kulturë ndryshe. Ai ishte i mësuar vetëm me kulturën e Ajaxit”, shtoi ai.

“Matthijs është si cisternë nafte, nuk mund të presësh nga ai të kthehet papritmas 90 shkallë. Ai shkon në mënyrë graduale, por në momentin që niset, është i pandalshëm”, theksoi ai.

Arsyet që mund ta shtyjnë Messin drejt largimit nga Barcelona

Lionel Messi shpërtheu të martën pas komenteve të Eric Abidalit për lojtarët e Barcelonës. Drejtori sportiv i klubit katalonas pretendoi se lojtarët nuk kishin punuar aq sa duhet dhe Messi, i cili është i lodhur nga situatat e tilla në klub, e shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ta kritikuar Abidalin.

Kapiteni i Barcelonës ishte i vetëdijshëm se ai po akuzohej se ishte përfshirë në vendimin për shkarkimin e Ernesto Valverdes, përkundër që ai e kishte përkrahur ish-trajnerin e tij deri në minutën e fundit, shkruan Marca.

Ai është lodhur nga të qenët i fajësuar se ka gisht në transferimet dhe emërimet e trajnerëve në Barcelonë, pasi që në realitet ai nuk ka fuqi për ta diktuar politikën e klubit.

Para disa muajve, Gerard Pique gjithashtu e kishte kritikuar bordin drejtues të klubit për sugjerimet në media se lojtarët e Barcelonës e drejtonin klubin.

Në fillim të sezonit, Messi e kishte theksuar qëllimin e tij për ta mbyllur karrierën në Barcelonë, mirëpo ai gjithashtu e kishte theksuar se dëshiron të jetë pjesë e një projekti fitues.

Ai insistoi se kthimi i Neymarit do të mundë t’i ndihmonte skuadrës t’i arrijë qëllimet e veta, mirëpo vetëm Antoine Griezmanni iu bashkua klubi katalonas për ta përforcuar repartin e sulmit.

Ishte vetëm fat i keq që Luis Suarez dhe Ousmane Dembele pësuan të dy lëndime nga të cilat s’do të shërohen deri në fund të sezonit, mirëpo Messi është i irrituar që Barcelona nuk bleu përforcime gjatë janarit, kur u larguan disa lojtarë.

Së fundi, shprehjet e tij të fytyrës dhe sjellja e tij e tregojnë zemërimin që e ka mbajtur brenda vetes që disa muaj.

Për këtë arsye ai reagoi aq ashpër ndaj komenteve të Abidalit, i cili është arsyeja e fundit që e ka shtyrë argjentinasin të ndihet i lodhur nga problemet në Camp Nou.

Lumturia e Messit ka rëndësi të madhe për Barcelonën, pasi ai mund të vendosë t’i thotë mirupafshim klubi qysh këtë verë, edhe pa pëlqimin e klubit, përkundër që ka kontratë deri në vitin 2021.

Ai dëshiron të qëndrojë, por jo pa kushte. Tani atij po i grumbullohen gjithnjë e më shumë arsye për ta mbyllur derën prapa vetes dhe të largohet përfundimisht nga Camp Nou.

Demokratët nuk arrijnë të nxjerrin rezultatin e votimeve në Ajova, dy ditë pas procesit

Ndërsa janë numëruar rreth 62 për qind e votave, deri mbrëmjen e së martës, ish kryebashkiaku i qytetit South Bend të Indianës, Pete Buttigieg dhe Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, duket se janë në një garë të ngushtë për të fituar zgjedhjet paraprake brenda demokratëve në Ajova.

Rezultatet e votimit të së hënës po llogariten pas një vonese të papritur të shkaktuar nga problemet në një program të ri kompjuterik për marrjen e rezultateve. Siç na njeh materiali në vazhdim, (Korrespondentja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke njofton se) kaosi dhe konfuzioni i shkaktuar nga vonesa ka rikthyer në skenë pyetjen nëse tradita e vjetëruar e votimit siç bëhet në Ajova, mund të ketë një vend në zgjedhjet e ditëve të sotme.

Ajova është një nga disa shtetet dhe territoret amerikane ku votuesit zgjedhin një kandidat presidencial përmes sistemit të grupimit të mbështetësve. Takimet mbahen në vende publike ku njerëzit diskutojnë për kandidatët dhe politikat e tyre si dhe votojnë për ta duke ngritur dorën ose duke grupuar me mbështetësit e të njëjtit kandidat.

Në shumicën e shteteve të tjera ku zhvillohen zgjedhjet paraprake, votat janë të fshehta. Sistemi të cilin shumë e konsiderojnë të çuditshëm dhe të vjetëruar ka vlerat e tij, thotë profesori i shkencave politike David Redlawsk.

“Ky sistem i mbledh njerëzit për të diskutuar me njëri-tjetrin rreth kandidatëve dhe politikave të tyre, në një mënyrë që thjeshtë nuk bëhet shpesh”, thotë ai.

Shumë njerëz e vlerësojnë transparencën e këtij sistemi, thotë profesori Redlawsk.
“Nuk janë votime të fshehta dhe votat nuk numërohen në një dhomë private. Numërimi bëhet përpara të gjithë grupit zgjedhor.”

Presidenti Donald Trump e quajti difektin në votimet paraprake si një shenjë çrregullimi në Partinë Demokrate. Por edhe në parapraket republikane pati një difekt në vitin 2012, thotë profesori Redlawsk.

“Mit Romney u raportua si fitues por thuajse dy javë më pas kjo u ndryshua në favor të Rick Santorium sepse u gjetën vota shtesë.”

Problemi i dytë i votimit në Ajova në tetë vite ka ringjallur skepticizëm rreth procesit të votimit paraprak në grupe dhe shtron pyetjen nëse Ajova, një shtet rural me shumicë popullsie të bardhë dhe që nuk përfaqëson elektoratin e larmishëm amerikan, a duhet të vazhdojë të jetë shteti që i zhvillon i pari zgjedhjet paraprake.

Presidenti Trump i kundërshtoi skeptikët përmes një postimi në Twitter.
Kryetari i demokratëve në Ajova Troy Price tha se sistemi mbështetës, përfshi dokumentacionin, siguron saktësinë e numërimit të votave.

“Ishte një gabim kompjuterik, por të dhënat e papërpunuara, të dhënat e mbledhura janë të sigurta. E siguroj popullin e Ajovës për këtë.”

Një fitore në Ajova nuk garanton emërimin e partisë, thotë profesori Redlawsk, por katër kandidatët e fundit demokratë për president kanë arritur fitore në zgjedhjet paraprake në Ajova. Fituesi po ashtu tërheq më shumë vëmendjen e medias gjë që e ndihmon atë në fushatën e tij. Para katër vjetësh, zoti Trump fitoi me lehtësi ndaj dy kundërshtarëve të tij pak të njohur në zgjedhjet paraprake republikane të Ajovas.

Dështimi i dytë madhor i Zografit Bis për të shfrytëzuar kryesimin e OSBE në shërbim të Beogradit dhe kundër Kosovës!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, Esad Toptani i Ri po shfrytezon kryesimin e OSBE, takimet ne kete kuader kunder Kosoves dhe ne sherbim te Serbise se Madhe apo Jugosllavise se Re. Ai shenou dje deshtimin e dyte madhor ne kete perpjekje anti Kosove dhe antikombetare por dhe destabilizuese dhe per rajonin.

Keshtu, dje, direkt pas takimit me Sekretarin e Departamentit te Shtetit, Pompeo, Zografi Bis njoftoi ne Facebook sa vijon:

“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Nderkohe Sekretari i Shtetit Pompeo ne njoftimin e tij ne Twitter shkruan saj vijon “Mirënjohës për partneritetin tonë të palëkundur si aleat te Shqipërise dhe rolin e saj të lavdërueshëm si drejtues stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”.

Pra ne kete njoftim siç e shihni nuk thuhet asnje fjale dhe nuk shprehet asnje vleresim per ato çka njofton Edvin Zografi ne njoftimin e tij. Kjo do te thote se ai deshtoi plotesisht ne perpjekjet e tij per te manipuluar apo mashtruar me projektin e Serbise se Madhe, Jugosllavine e Re apo dhe me perfshirjen e tij ne emer te Vuçiç ne dialogun Kosove Serbi etj etj.

Por duke pare manipulimin dhe mashtrimin qe i beri Esad Pasha i Ri takimit me Sekretarin Pompeo, Departamenti i Shtetit nderhyri perseri dhe njoftoi shqiptaret me zedhenesin e tij Morgan Ortagus ne valet e Zerit te Amerikes se: “Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore”, dhe se”“Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G”.

Pra miq siç shihni as ne kete sqarim qe ben zedhenesi i Dapartamentit te Shtetit, qe eshte me shume nje pergenjeshtrim i manipulimit te takimit nga Zografi Bis nuk thuhet asnje fjale dhe nuk shprehet asnje mbeshtetje per axhenden e tradhetise kombetare te Esad Pashes te Ri.

Kjo shenon nje deshtim tjeter spektakolar te argatit te Beogradit per te shitur projektin luftenxites te Serbomadhise ne Washington, apo dhe perpjekjen tjeter anti Kosove per te shnderruar çeshtjen e dialogut Prishtine Beograd me porosi te ketij te fundit, ne çeshtje te kryesise se OSBE.

E verteta eshte se ky ishte deshtimi i dyte ne nje hark kohor te shkurter i Kallam Diplomatit per te shfrytezuar kryesimin e OSBE si argat i Beogradit per agjenden e Serbise se Madhe.

Vetem pak dite me pare pas Esad Toptani i ri takoi Kancelaren Anxhel Merkel ne Berlin.

Direkt pas takimit te tij me kancelaren gjermane Anxhela Merkel, Edvini u foli gazetareve per Minishengenin dhe sulmoi si bandit ishkryeministrin e Kosoves, Haradinaj per te lene me kuptuar se projekti i Serbomadhise me emrin maske Minishengen kishte gjetur mbeshtetje nga zonja Merkel e pse jo edhe sharjet prej halabaku te Haradinaj si pengese e pakapercyeshme e ketij projekti.

Ky manipulim i pafytyre dhe prononcim mashtrues per takimin me Merkel detyroi qeverine gjermane te leshoje sqarim pergenjeshtrues ne valet e DW, ne te cilin deklarohet se Gjermania mbeshtet vetem forma bashkepunimi rajonal gjitheperfshires, per rrjedhoje ajo nuk mbeshtet projekte perçarese e perjashtuese.

Por duke perfunduar theksoj se Edvin Kristaq Tradhetari megjithe keto deshtime spektakolare do vazhdoje pa u ndalur misionin e tij antikombetar. Ju takon shqiptareve ti japin tradhetarit ate qe kombet e civilizuara ju kane dhene gjithmone lloijt te tij! sb

Basha publikon videon: Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje!

VIDEO/ Basha publikon videon: Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme.
#potëdëgjoj

Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme. #PotëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 6. Februar 2020

Edi Rama është shumë mirë me “bananet” dhe…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama në Këshillin Antlantik, ku edhe u shpreh se, “tani që Shqipëria është mirë, BE tashmë është në gjendjen e saj më të keqe”. Me tone ironizuese Vasili shkruan në një postim në Facebook se, meqënëse Rama është shumë mirë me banane e PPP, të ndihmojë edhe Europën e cila është aq prapa dhe ha pak “banane”.

“Po Edi ti vertet je shume mire me banane e PPP, ndaj jepi nje dore edhe Europes se Bashkuar, qe eshte aq prapa dhe ha aq pak… “banane”, ndihmoje Europen Edi jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithe te rinjte e Europes prapa diellit”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit

Edi Rama eshte shume mire me “bananet” dhe PPP, ndaj e gjithe rinia iken!?

Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thote: “Tani që jemi të mirë ata(BE) janë në formë të tmerrshme”.

Vertet Edi eshte shume mire se: Planin e “bananeve”, qe vijne nga Kolumbia eshte rritur me dhjetra here dhe vazhdon te rritet e te rritet dhe plani i Edit realizohet shume mire.

PPP rriten e rriten aq sa po kepusin ne mes ekonomine sic e thote qarte edhe Standard & Poor’s, por rendesi ka qe Plani i Edit realizohet shume mire.

“Planet” e Edit, qe realizohen shume mire e kane bere vertet ate shume te lumtur dhe s’ka si te jete ndryshe me gjithe keto tonelata “bananesh” dhe miliarda koncesionesh, por te rinjte e Shqiperise kjo lumturi e Edit po i largon me mijra si kurre me pare nga Shqiperia.

Po Edi ti vertet je shume mire me banane e PPP, ndaj jepi nje dore edhe Europes se Bashkuar, qe eshte aq prapa dhe ha aq pak… “banane”, ndihmoje Europen Edi jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithe te rinjte e Europes prapa diellit.
Go Edi Go!

Rama shpërblen Fredi Alizotin për mbylljen e dosjes Xhafaj, e liron nga burgu!

Njeriu i cili u përdor nga prokuroria dhe qeveria Rama për të sfumuar dosjen ‘Xhafaj’, gjoja se ishte imituesi i Geron Xhafajt është liruar nga burgu.

Fredi Alizoti është lënë i lirë ditën e sotme.

Vendimi është dhënë nga gjykata e Tiranës pasi Alizoti ishte dënuar me dy vite burg dhe koha e dënimit të kryer është e barazvlefshme me afatet e paraburgimit.

Prokuroria pretendon se Fredi Alizoti është njeriu që ka imituar zërin e Geron Xhafajt vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Ndërsa vëllai i ish-ministrit Xhafaj, Geron Xhafaj ndodhet në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

I dënuar 5 herë nga drejtësia shqiptare, Alizoti u përdor nga strukturat e drejtësisë dhe qeverisë për të marrë përsipër zërin e Agron (Geron) Xhafajt në audio-përgjimin e publikuar, sipas të cilit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, vijonte aktivitetet e paligjshme të trafikut të narkotikëve.

I shfrytëzuar nga Gent Osmani, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, i cili u flak jashtë sistemit të drejtësisë, dhe kolegu i tij, Kolë Hysenaj, për të mbrojtur “imazhin” e Fatmir Xhafajt, Alizoti rezulton i dënuar më parë për ngjarje kriminale.

Kush është Fredi Alizoti

Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan një video ku në një kamer të fshehtë Fredi Alizoti, personi që sot pranon se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt rrëfen krejt të kundërtën.

Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

“Je me ne apo me ata”, i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.

PËRGJIMI I PLOTË

Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?

Tjetri – Po?

Fredi – Nga 200 ulu 100.

Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?

Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.

Tjetri – Si të ka marrë?

Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …

Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.

Tjetri – Po, ka shpinë aty

Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.

Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok

Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.

Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.

Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…

Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.

Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?

Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë

Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?

Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.

Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

Tjetri – S’ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë

Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.

Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është.

Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.

Tjetri – E ça thotë rrugës.

Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…

Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?

Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë

Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?

Fredi – Me kostum.

Tjetri – Te ça lokali ishit?

Fredi – Te një lokal aty mbrapa.

Tjetri – Te pallatet e Sadriut?

Fredi – Unë s’të gënjej o vlla

Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha.

Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu…

Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur

Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra

Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..

Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë

Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?

Fredi – Ça të them unë tani?

Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.

Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.

Tjetri – Ça date ka qenë?

Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.

Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?

Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite

Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?

Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.

Tjetri – Dhe ty të priste Taualanti aty jashtë?

Fredi – Aty jashtë.

Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?

Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.

Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?

Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.

Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.

Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.

Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?

Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…

Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?

Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.

Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?

Fredi – Po ku janë e (qesh)

Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?

Fredi – Siç i kanë këta, aman ore

Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?

Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.

Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.

Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.

Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?

Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.

Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

Edi Rama, lektori qesharak i Demokracisë!

Nga Bardh SPAHIA

Kryeministri që del në përgjime, teksa votat për partinë e tij sigurohen me cdo mjet e funksionar pushteti; kryeministri që kriminelët i bëri me imunitet duke i futur deri në parlament e në pushtetin vendor; që jep pasuri e shërbime të këtij vendi me PPP; që bën sehir teksa vendi zbrazet nga profesionistët; që përdor forcën e kartonëve për t’i mbyllur me ligj gojën medias, po jep leksione demokracie në SHBA, në vendin, demokracia e të cilit është referencë planetare, duke “u ankuar” për opozitën e vendit të vet, që bojkotoi zgjedhjet vendore.

Goxha “hall” i këtij kryeministri, që kur flet për bojkotin, nuk tregon se si bëri votime, nga ato që shqiptarët mendohej se i kishin lënë pas me rrëzimin e diktaturës, e sidomos, edhe pse nuk kishte rivalë përballë, nuk i bëri dot të lira e të ndershme, sepse është cështje vesi, që del vec me shpirtin. As se si hesht për të paktën 7 të zgjedhur të tij vendorë, të denoncuar për të kaluarën kriminale, një fenomen tashmë i përzgjedhjeve të tij.

Apo bëmat e tij janë pjesë e “premtimit”, se nuk flet keq për vendin në gjuhë të huaj! Kur ke gjithë tepsinë për vete, e të del me zë e figurë në televizionin publik Italian, se si mbjellja e kanabisit në vend është rritur me 1200%, ky po që është hall që të nxjerr bojën, pasi u shtohet gjithë të tjerave e për pasojë, anatemimi i opozitës është një gjethe fiku që bie shumë shpejt. #Largimi i Ramës, mission kombëtar!