19.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Rama i dha kompanisë së kreut të bandës së Durrësit furnizimin me karburant për të gjitha anijet lundruese në port

Gazetari Flamur Vezaj shkruan në një postim në Facebook se, “qeveria i ka dhënë me PPP kompanisë së Lulzim Berishës furnizimin me karburant për të gjitha anijet lundruese në port dhe ato të peshkimit për gjithë vijën bregdetare”.

Vezaj shkruan më tej se, pavarësisht ekzistences se mjaft kompanive serioze në tregun e karburanteve, qeveria i ka dhënë të drejten ekskluzive kompanisë së kreut të “bandës” së Durrësit për furnizim me karburant të mjeteve lundruese në gjithë vijën bregdetare…

Pasi i dha liçencën për furnizimin me karburant për të gjitha anijet lundruese në port, Rama bën sikur do t’i sekuestrojë pasuritë kreut të bandës së Durrësit. Duket qartë se AntiKÇK-ja e Ramës nuk është gjë tjetër veçse një show i radhës.

Postimi i plotë i gazetarit
OFL-ja zbuloi pa dashje PPP-në e Lul Berishës!
###
Imagjinoni kjo qeveri sa seriozisht e ka luften kunder krimit te organizuar! I ka dhene me PPP kompanise se Lulzim Berishes furnizimin me karburant per te gjitha anijet lundruese ne port dhe ato te peshkimit per gjithe vijen bregdetare!!!

Thene shkurt pavaresisht ekzistences se mjaft kompanive serioze ne tregun e karburanteve, qeveria i ka dhene te drejten ekskluzive kompanise se kreut te “bandes” se Durresit per furnizim me karburant te mjeteve lundruese ne gjithe vijen bregdetare….dmth hyjne e dalin mjetet e kreut te “bandes” se Durresit ne port si ne shtepine e tyre!!!

Kuptohet vetem per karburant asgje tjeter!!!! Dhe OFL-ja e LLeshit i thote justifikoje pasurine!
#Hajde tallje mender hajde#

Deklarata e fortë: “Rama po përdor anti-KÇK-në për të hequr njollën e tij”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërisht në rrjetet sociale mbi operacionin anti-KÇK, që sipas tij po përdoret nga Edi Rama për të treguar se s’ka lidhje me krimin.

“Pra do të heqë njollën e lidhjes me krimin. Ai nuk kishte e as ka përgjigje bindëse se përse krimi bën vota për të? Përse gjenden kaq shumë ish të dënuar në skalionin e tij politik? Përse jepen garanci qeveritare para gjykatave për lirimin para kohe të të dënuarve? Përse trafiku i drogës në qeverisjen e tij është më i madhi i të gjitha kohërave?

Përse kriminalizohet masivisht shoqëria e orientuar drejt maleve për mbjellje hashashi?”, shkruan Manjani.

Në vijim, ish-ministri shprehet se Rama përpiqet të ngulë në mendjet e njerëzve se krimi lulëzon vetë.

Komenti nga Ylli Manjani
Nuk më surprizon më hiç, udhëheqësi! Është bërë bajatshmërisht i lexueshëm. Vetëm 1 orë nga konstatimi që bëra se “Ai po bën fushatë elektorale me KÇK”, e konfirmoi.

Iu sul gazetarëve që e kritikojnë, por pranoi hapur që ai po tregon se “… nuk ka lidhje me krimin siç i thonë…”

Pra do të heqë njollën e lidhjes me krimin. Qartësisht është kështu.

Ai nuk kishte e as ka përgjigje bindëse se përse krimi bën vota për të? Përse gjenden kaq shumë ish të dënuar në skalionin e tij politik? Përse jepen garanci qeveritare para gjykatave për lirimin para kohe të të dënuarve? Përse trafiku i drogës në qeverisjen e tij është më i madhi i të gjitha kohërave? Përse kriminalizohet masivisht shoqëria e orientuar drejt maleve për mbjellje hashashi?

Përse, përse e përse?! Por nuk ka përgjigje Kryeministri.

Ama Edi Rama sikur nuk është kryeministër, përpiqet të ngulë në mendjet e njerëzve se ai ska lidhje fare me këto gjëra. Se medemek krimi lulzon vetë…

Se 600 e kusur kile kokainë e trafikuar e të paktën tre qendra përpunimi të kapura në vend marrkan guximin të bëhen vetë. E ku? Bash në vendin ku qeveria kontrollon çdo fjalë e jo më çdo lëvizje apo afferë.

O llogjikë! Plaç në vend më mirë!

Nejse, Ai këtë ka për të shitur këtë radhë. Pra KÇK dhe OFeLi-në. Kush ja blen ja paftë hajrin.
Por, ndërkohë dëmi që sundimi i Edi Ramës ka sjellë është vështirësisht i rikuperueshëm.
Vini re me vemendje!

A keni parë që na janë zgjatur minutat e kontrollit të pasaportave në kufirin Europian?

Kjo vjen thjesht nga fakti se çdo polic në Europë, pavarësisht qendrës apo humbëtirës kufitare ku shërben, kur ndeshet me një pasaportë shqiptare ka të ngulitur thellë dyshimin e arsyeshëm se:

1. Personi përballë është i kërkuar nga Interpol.

2. Në çantën e tij/saj ka drogë ose para droge.

3. Ka ardhur në shtetin tim për të kërkuar azil.

Të tre këto dyshime i ka çdo polic në BE. E këto dyshime me siguri i kanë nga fobitë ndaj nesh jo nga sundimi i mrekulkueshëm që i bën Edi Rama vendit të vet.

Sundim që i vuri popullit të vet një damkë të tmerrshme. Një damkë që do dojë kohë të na hiqet, jo vetëm kur Edi të mos jetë në qeveria po kam frikë as në kët botë…
Ja për këtë do ngelet i përhershëm në memorien e Shqipërisë.

Rama deliron në Këshillin e Atlantikut: Shqipëria më mirë se kurrë, BE në gjëndje të tmerrshme

Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut ka folur lidhje me metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe Rindërtimin.

Ndërkohë, Rama është shprehur se moshapja e negociatave me Bashkimin Europian ishte një hipokrizi, pasi sipas tij, Shqipëria i ka plotësuar detyrat që i ishin caktuar.

Sipas tij, BE aktualisht është në gjendje të tmerrshme, ndërsa Shqipëria vijon punën me implementimin e reformave.

‘Duhet të përballemi ende me një mallkim që ka karakretizuar jetën tonë, se kur BE ishte në formë shumë të mirë ne ishim të këqinjtë, tani që jemi të mirë ata janë në formë të tmerrshme, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë.

Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme.

Për ne, Shqipërinë e përmendët me nënqeshje pak dyshuese, ne jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi 95% dëshirën e njerëzve për të qenë pjesë e BE, buzëqeshja juaj ishte si të thuash ç’problem keni, në kohën kur britanikët u larguan,

por për Shqipërinë Evropa është shumë më tepër se çështje për vende të tjera se ne kemi kaluar një jetë të vështirë duke u mbajtur peng i perandorive që nuk i zgjodhëm dhe kjo është e para jo mirëfilli, i pari vend ku donim të ishim prej një kohe të gjatë, njësoj si ti ikje përherë mallkimit të historisë e për të qenë të sigurt, është si martesa, duhet të martohesh që të kuptosh se nuk është e njëjta gjë që kishe menduar, por fakti që njerëzit divorcohen nuk të bën të heqësh dorë për tu martuar’- tha Rama.

Forca e krimit në Shkodër sfidon forcën e ligjit në mes të qytetit. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet të largohen si…

• Forca e krimit në Shkodër sfidon forcën e ligjit në mes të qytetit. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet të largohen si përgjegjës kryesorë për fuqizimin e krimit dhe mungesën e sigurisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

Qeveria ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë në Shkodër. Të shtënat me armë në mes të qytetit, plagosja e qytetarëve kalimtarë, hedhja në erë e banesave në të njëjtën kohë kur e ashtuquajtura forca e ligjit bën shown e radhës në qytet, tregon se krimi është më i fuqishëm se ligji.
.
Policia në Shkodër është prej 6 vjetësh në kontrollin e kriminelëve, të cilët shëtisin në qytet me makina të blinduara, gjuajnë me armë në pedonale nga makinat e blinduara dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Shkodranët e dinë se pas xhamave të zinj të makinave të blinduara qëndron një vrasës, i cili punon me qeverinë dhe me deputetët e Edi Ramës për të mbledhur vota për Edi Ramën!

Është revoltues fakti që asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk e ngre zërin për këtë situatë pasigurie në Shkodër, duke preferuar më mirë t’i shërbejnë karriges ku i ul Edi Rama, sesa interesit të qytetarëve të Shkodrës.

Shkodrës i është prishur qetësia që në 2013-ën, kur kriminelët nisën të lirohen nga burgu një e nga një dhe bandat u fuqizuan përmes kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për të vulosur bashkëpunimin me krimin, që po terrorizon Shkodrën, në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama i la krimit në dorë, emërimin e shumicës së deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve.

Deklaratat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se “krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim dhe sakrificë” janë vetëm sa për të kaluar radhën dhe për të mbushur minutat propagandistike.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj janë të paaftë dhe të pafuqishëm të luftojnë dhe të fitojnë mbi krimin, pasi ai është oksigjeni i tyre politik.

Është radha që këta të dy të bëjnë sakrificën e tyre për Shkodrën dhe Shqipërinë – të japin dorëheqjen, të largohen nga drejtimi i vendit për t’i dhënë Shkodrës dhe Shqipërisë një mundësi të vërtetë për t’u çliruar nga krimi.

Për fat të mirë, shkodranët e dinë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund t’i kthejë shkëlqimin qytetit, të rivendosë rendin dhe sigurinë, duke zhveshur kriminelët nga pushteti politik dhe duke i çuar ata para drejtësisë.

28-vjeçari thërret se është me koronavirus, avioni bën…

Një muzikant amator mendoi se do të bënte publicitet falas teksa filmoi veten e tij duke thërritur brenda një avioni se është infektuar me koronavirus.

Fluturimi nga Toronto drejt Xhamaica u detyrua të kthehej për të bërë ulje emergjence pasi 28 vjeçari James Potok, deklaroi: “Vini re ju lutem. Sapo jam kthyer një nga provincë në Hunan, kryeqyteti i koronavirusit dhe nuk ndjehem mirë. Ju falemnderit”.

Më vonë ai tha se ‘ishte vetmë një shaka dhe se me të shpresonte të rriste shikimet në Instagram, ppor ai gjithsesi u shoqërua nga siguria jashtë avionit për kontrolle e më pas u arrestua dhe akuzua me shkelje për ndryshimin e rrugës së avionit.

Aspiranti e quan veten Potok Philippe dhe ka rreth 30,000ndjekësa në Instagram. më vonë në një intercvistë në Toronto ai justifikohej: “Unë nuk është se thashë kam një bombë të lidhur në trup por desha që video të bëhet virale në Instagram”, ndërsa shtoi se u çudit që askush nuk po qeshte.

Ja sa është pasuria e deklaruar e Albin Kurtit dhe e kabinetit të tij…

Kabineti i ri i qeverisës qëndron mirë në aspektin financiar. Qindra e mijëra euro kanë deklaruar si pasuri të tyre shumica prej ministrave të kabinetit Kurti. Kurti në menaxhim pritet t’i ketë dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendës të tyre.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, del se kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro dhe 10 mijë euro para të gatshme në emër të bashkëshortes, ndërsa nuk ka të deklaruara detyrime.

Pasuria e politikanëve çdo vit bëhet temë, sidomos kur zyrtarët shtetërorë duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e komunave e zyrtarë me pozita më të vogla deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Për çdo vit, ata tregojnë se posedojnë shtëpi, banesa, vetura të shtrenjta, para në banka, pronësi në biznese të ndryshme etj.

Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës ka deklaruar pasuri të paluajtshme në pronësi të përbashkët në vlerë prej 233 mijë euro, kurse para të gatshme ka mbi 2,600 euro, të cilat i ka deklaruar në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve. Për sa i përket borxheve, Hoti thotë se ka mbi 40,700 euro detyrime ndaj personave juridik dhe fizikë.

Kurse zëvendëskryeministri i dytë i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, në AKK ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 800 mijë euro, përfshirë këtu tri shtëpi, dy banesa të blera në shtatë vitet e fundit dhe një arë të trashëguar. Abazi ka deklaruar edhe letra me vlerë apo aksione në Neë York prej 140 mijë euro dhe detyrime prej 230 mijë euro.

Albin Kurti – kryeministër
Albin Kurti edhe pse kritikoi jashtëzakonisht ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagës në 2950 euro, ai këtë rrogë do ta marrë së paku deri në muajin prill kur do të mësohet se çfarë do të ndodhë me Ligjin e Pagave i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Kurti do të marrë 2151 euro në muaj.

Cila është pasuria e deklaruar nga Kurti gjatë vitit të kaluar.
Kurti ka deklaruar pasuri të paluajtshme banesën e bashkëshortes së tij në Oslo të Norvergjisë me vlerë 400 mijë euro.

Për këtë banesë në deklarimin e pasurisë në Agjencinë e Antikorrupsionit, bashkëshortja e Kurtit ka marrë kredi 270 mijë euro.

Të ardhura vjetore Kurti ka deklaruar pagën e deputetit 19,189 euro. Ndërsa paga vjetore e bashkëshortes së tij në Oslo është deklaruar 42.240 euro.

Para të kursyera Kurti ka deklaruar 10 mijë euro të cilat po ashtu janë në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij, shkruan Reporteri.net.

Avdullah Hoti – zëvendëskryeministri i parë
Hoti që vjen nga LDK e që në Qeverinë Kurti do të jetë zv.kryeministër i parë ka deklaruar në pronësi tre banesa.

Njëra në vlerë 68 mijë euro, tjetra 60 mijë euro dhe e fundit që ka blerë në vitin 2018 në vlerë 105 mijë euro.

Para te gatshme në pronësi të vetën, gruas e fëmijëve ka deklaruar veç 2648 euro.
Kurse detyrime financiare për të shlyer i ka 40 mijë e 726 euro.

Haki Abazi, zëvendëskryeministër i dytë
Haki Abazi ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 800 mijë euro, përfshirë këtu tri shtëpi, dy banesa të blera në shtatë vitet e fundit dhe një arë të trashëguar.
Abazi ka deklaruar edhe letra me vlerë apo aksione në New York prej 140 mijë euro dhe detyrime prej 230 mijë euro.

Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë
Edhe Haxhiu në vitin e kaluar ka deklaruar pasuri bajagi të mire.
Banesë në vlerë 60 mijë euro, tokë të trashëguar nga prindi në vlerë 12,500 euro.
Posedon veturë Zafira në vlerë 6 mijë euro. Ka deklaruar se posedon veç 60 euro në bankë. Kurse ka kredi për të shlyer në vlerë 19 mijë euro.

Agim Veliu – ministër i Punëve të Brendshme
Veliu që për vite ka mbajtur postin e kryetarit të Podujevës ka deklaruar shtëpi, banesë, tokë e truall por nuk i ka vënë çmim.

Para të gatshme të ruajtura në bankë ka deklaruar në vlerë 19 mijë e 449 euro.
Veliu ka një kredi në vlerë 25 mijë euro për të shlyer të cilën e ka marrë për blerjen e truallit.

Glauk Konjufca – ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ka deklaruar dy banesa. Një në vlerë 70 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 67 mijë euro.
Tokë (trashëgimi familjare) në vlerë 30 mijë euro, truall në vlerë 80 mijë euro.

Shtëpi në ndërtim (4 ari trualli – familjare) në vlerë 100 mijë euro.
Shtëpi vikendi (16 ari truall) në vlerë 40 mijë euro (pronësi të prindit)
Posedon veturë të tipit Passat në vlerë 3 mijë e 500 euro. Para të gatshme ka të ruajtura në vlerë 4 mijë euro.

Anton Quni – ministër i Mbrojtjes
Posedon banesë në vlerë 160 mijë euro. Shtëpi të përbashkët në vlerë 200 mijë euro. Oborr (trashëgimi) në vlerë 12 mijë euro.

Vozit veturë të tipit BMW X5 në vlerë 7 mijë. Në emër të vetin ka deklaruar të kursyera në bankë 3,200.00 euro, kurse në emër të fëmijëve 4 mijë e 600 euro.

Besnik Bislimi – ministër i Financave
Hera e fundit kur ka deklaruar pasurinë është viti 2016 kur ishte deputet. Kishte deklaruar shtëpi në vlerë 250 mijë, banesë në vlerë 100 mijë euro.

Posedon dy vetura. Personalisht vozit veturë të tipit Touareg në vlerë 10 mijë euro, kurse gruaja veturë të tipit Peugeot në vlerë 5 mijë euro. Para të mbajtura në bankë kishte deklaruar në vlerë 30 mijë euro. Bislimi kishte deklaruar tre kredi në vlerë 250 mijë euro.

Emilja Rexhepi – ministre e Administratës
Rexhepi që vije nga komuniteti boshnjak ka deklaruar pasuri të paluajtshme të përbashkët në vlerë 470 mijë euro.

Rexhepi posedon veturë të tipit Mercedes E Clase në vlerë 15 mijë euro. Detyrime financiare ka në vlerë 10 mijë euro.

Hykmete Bajrami – ministre e Arsimit
Edhe kjo në vitin 2019-tën ka deklaruar pasuri të majme.
Posedon banesë 80 mijë euro, banesë tjetër në vlerë 70 mijë euro, shtëpi në vlerë 137 mijë euro (të përbashkët). Posedon dy vetura të tipit Mercedes. Njëra në vlerë 20 mijë euro dhe tjetra në vlerë 11 mijë euro.

Para të ruajtura në bankë ka deklaruar në vlerë 5361 euro.
Kurse kredi ka deklaruar në vlerë 80 mijë euro (marrë për blerje të banesës dhe veturës).

Lumir Abdixhiku – ministër i Infrastrukturës
Ka deklaruar dy shtëpi. Njërën në vlerë 200 mijë euro (pronësi e përbashkët) dhe tjetrën në vlerë 150 mijë euro (trashëgimi nga prindërit). Tokë pune (trashëgimi nga gjyshërit) në vlerë 90 mijë euro.

Posedon veturë të tipit Hyundai në vlerë 12 mijë euro. Në Kolegji Riinvest ka 0.50 % aksione në vlerë 3 mijë e 722 euro. Para të gatshme ka deklaruar në vlerë 4596 euro. Ndërsa ka një kredi në vlerë 80 mijë euro për të shlyer.

Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë
Hera e fundit kur ka deklaruar pasurinë është viti 2018-të sa ishte drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës. Kishte deklaruar një shtëpi në vlerë prej 250 metra katrorë, dhe truall në vlerë prej 250 mijë eurosh.

Posedon veturë të tipit, “Mazda” në vlerë prej 12 mijë eurosh. Para të gatshme në bankë kishte deklaruar 800 euro.

Besian Mustafa – ministër i Bujqësisë
Për dallim nga të tjerët, Mustafa ka të deklaruar pasurinë në vitin 2018-të sa ishte në kohën kur drejtonte Agjencinë për Investime dhe përkrahjen e Ndërmarrjeve.

Ai ka deklaruar dy vite më parë se jeton në një banesë në vlerë 73 mijë euro (në pronësi të prindit).

Në emër personal ka deklaruar të ruajtura në bankë 23 mijë e 200 euro, kurse 29 mijë e 626 euro në emër të prindit. Veturë të tipit Peugeot në vlerë 8 mijë euro.

Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës
Hera e fundit kur ka deklaruar pasurinë është viti 2017-të sa ishte shefe e stafit të kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa. Dumoshi kishte deklaruar banesë në vlerë 50 mijë euro, para të gatshme 658 euro dhe 10 mijë euro kredi për të shlyer.

Blerim Reka – ministër i Integrimeve
Reka, sipas fletës anketuese të cilën e ka dorëzuar tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit menjëherë pasi është emëruar ambasador në Misionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimit Evropian, kishte paraqitur një shtëpi prej 200 metrave katror në Shkup me vlerë prej 200 mijë euro dhe një makinë të tipit AUDI A3. Ai kishte paraqitur edhe një depozit bankar në vlerë prej 38 mijë euro.

Dalibor Jevtiq – ministër për komunitete
Ka deklaruar pasuri të paluajtshme afër 500 mijë euro. Posedon veturë në vlerë 8 mijë euro. Ka deklaruar 1 % aksione në Telekom Serbia.
Kurse para të gatshme të ruajtura në bankë ka në vlerë 100 mijë euro.

Haradinaj letër Kurtit: “Ke sakrifikuar për Kosovën, mos u tërhiq nga taksa deri në njohje reciproke”

Nuk ishte pranishëm për t’i dorëzuar detyrën, por ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar me një letër publike pasardhësit të tij në detyrë Albin Kurti. Ndërsa sjell në vëmendje sakrificat për Kosovën, Haradinaj i lutet Kurtit që në emër të këtyre sakrificave të mos e heqë taksën ndaj Serbisë.

“Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.” – shkruan Haradinaj.

Letra e Plotë:
Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit
I dashur Albin,

Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.
Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.
Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira.

Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.
Ramushi

Reagimim i fortë i kryebashkiakes së Shkodrës pas luftës mes bandave dhe eksplozivit

Nga Voltana ADEMI

Shumë e shqetësuar për ngjarjet e rënda që kanë tronditur rendin publik në qytetin e Shkodrës!

Në qendër të Shkodrës, në Pedonalen tonë, aty ku ne lëvizim në çdo moment të ditës, krimi godet! Një person i pafajshëm plagoset, thjesht duke qenë kalimtar. Pak orë më pas, në një lagje tjetër të Shkodrës, një shpërthim eksplozivi ka ngjallur ankth tek qytetarët!

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesve vendorë të Policisë, të zbardhin një orë e më parë këto ngjarje kriminale dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

Mbështetja ime personale, por edhe e strukturave të Bashkisë Shkodër nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë ligjore që i takojnë!

Shkodra, shkodranët, kanë nevojë për rend dhe siguri në rrugët ku ata lëvizin dhe sidomos, në shtëpitë e tyre. Është detyra e strukturave të shtetit t’ua garantojë këtë.

Lufta në Shkodër ku mbeti e plagosur një kalimtare, zbardhen detaje të reja

Një shkëmbim me armë zjarri kanë dnodhur mes dy grupeve në Pedonalen e Shkodrës ku mbeti e plagosur kalimtarja Liljana Jeremia.

Për ngjarjen policia ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

Si objektiv i atentatit ka qenë Mirsad Meta, makina e të cilit, tip BMË është prekur nga disa plumba, ndërkohë që ai ka arritur që të largohet nga vendngjarja, dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Janë arrestuar: Argjend Rexha, Riad Xheladini si dhe Emirion Buraku.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.

Njoftimi i plotë i policisë
Zbardhet dhe dokumentohet brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 05.02.2020, ku u plagos me armë zjarri shtetasja L. J.

Finalizohet operacioni “Reagimi”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Durrës.

Kontrolle të shumta, në disa qytete, për kapjen e autorëve.

Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 5 shkurt, në pedonalen e qytetit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy personave mbeti e plagosur një kalimtare, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë ngriti një grup të posaçëm hetimi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe DVP Durrës, u finalizua operacioni policor “Reagimi, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasve:

A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.
Gjithashtu është shpallur në kërkim M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor i DVP Shkodër rezultoi se shtetasit A. R., E. B. dhe R. Xh. kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e datës 05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare).

Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Pa bukë mes rrugëve”…

Rikthehen problemet dhe protestat e punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh. Punonjësit janë ngritur sërish në proteste ditën e sotme pasi puna në rafineri është bllokuar. Dyert e rafinerisë janë mbyllur për rreth 1 mijë punonjës.

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit”, punonjësit thanë se sa herë që ndërrohen administratorët ata mbeten pa paga, ndërsa u shprehën se shqetësimi kryesor mbetet mbetet puna në uzinë.
Sa herë që ndërrohen administratorët dhe punonjësit mbeten pa paga. Është një hirtori e përsëritur, por shqetësimi kryesor është puna në uzinë dhe profesioni i tyre prej 30 vitesh rrezikon ti lërë pa të ardhura. Ata thanë për gazetaen Valbona Davidhi se protesta e rradhës do të organizohet para prefekturës.

Sa paga janë pa paguar?
“Pasi uzina është mbyllur me 1 tetor na thanë që do të na paguajnë 3 paga, por kompania nuk po na paguan dhe zhvilluam protestën. Kur i parashtruam kërkesat për sigurimet shoqërore të papaguara dhe rrogat, bëmë një takim me prefektin dhe për rrogat sigurimet shoqërore dhe vazhdimësinë e punës, na tha që është plotësuar vetëm njëra nga kërkesat, ndërsa për vazhdimësinë e punës ngriti supet”, theksoi një nga punëtorët.

Një tjetër banor u shpreh se që kur e ka marrë firma private kanë mbetur pa paga. “Kemi 5 muaj pa u paguar. Prefekti na thotë që firma është private dhe pagat nuk i grantojmë dot. Përse nuk ndërhyn shteti. Janë 1000 mijë punonjës që i kanë sytë tek uzina”, theksoi ai.

“Po rrimë pa bukë mes rrugëve, nuk presim asgjë nga privati, duam që shteti të ndërhyjë ose do të futemi në grevë”, u shpreh një tjetër punonjës./abcnews.al