22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Berisha reagon për ngjarjen e rëndë në Shkodër: Qyteti në duart e bandave!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur me forcë sot shqetësimin e qytetarëve shkodranë për pasigurinë e madhe për jetën që po i shoqëron dita ditës,që ka kulmuar me luftën në mes të qytetit mbrëmjen e djeshme midis bandave dhe plagosjen e kalimtarëve të pafajshëm.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, “narkopolicia manipulon plagosjen e qytetares në Shkodër! Qyteti në duart e bandave! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkopolicia manipulon plagosjen e qytetares ne Shkoder!

Qyteti ne duart e bandave!

Lexoni mesazh e qytetarit dixhital. sb

Pasiguria ne maksimum. Ne qender te qytetit te Shkodres ndodh nje plagosje. Policia mashtron E plagosura eshte kalimtare e thjeshte.Bandat shkembyen zjarre kunder njera tjetrez .Pedonalja e Shkodres eshte kthyer nje fushe beteje mes bandave te Edvin Rames. Ne vetem 7 vjet qendra e Shkodres ku vlonte arsimi, muzika dhe kultura Edi Rama e ktheu ne fushe beteje te bandave.

Tronditet Shkodra, dy shpërthime tritoli të njëpasnjëshme

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy shpërthime të njëpasnjëshme me tritol janë regjistruar në lagjen Qafë Hardhi në qytetin e Shkodrës.

Tritoli ishte vendosur te porta e banesës së ish-basketbollistit të Vllaznisë Nikolin Arrës dhe u shpërthyen rreth orës 02:30 të mëngjesit. Mësohet se tritoli në banesën e tij ishte me shpërthim të telekomanduar.

Raportohet se dëmet kanë qenë vetëm materiale pasi në banesë nuk ka patur persona në momentin e shpërthimit. Nikolin Arra dhe familja e tij ndodhen në Amerikë dhe Irlandë.

Nikolin Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër ku në qershor të 2015 është arrestuar gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.

Paralajmërimi i S&P: Korporata e Investimeve do të bëhet shkak për uljen e vlerësimit të borxhit

Agjencia e Vlerësimit të Standard & Poor’s (S&P) ka lajmëruar se do të ulë renditjen për borxhin publik të Shqipërisë nga stabël që u vlerësua aktualisht për shkak të materializimit të rreziqeve që mund të vijnë nga aktivizimi i Korporatës së investimeve dhe PPP, të cilat mund të krijojnë detyrim jashtë bilancit fiskal.

S&P vë në dukje se qeveria shqiptare duke krijuar Korporatën e investimeve Strategjike, e cila synon devijimin e një pjesë të shpenzimeve kapitale jashtë administrimit të buxhetit dhe ministrisë së Financave krijon një buxhet dytësor që bëhet shkak për detyrime të reja që rrezikojnë borxhin publik.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të Vlerësimit duket se qeveria shqiptare ka marrë masa shkatërruese për stabilitetin fiskal afatmesëm dhe afatgjatë. Përderisa ka aktivizuar një paktë projektesh PPP që janë kërcënim për borxhin publik.

“Risku kontingjent fiskal mbetet i lartë s i pasojë e PPP-ve. Ndonëse qeveria ka vendosur si tavan për pagesat e PPP-ve normën 5% të ardhurave tatimore vjetore ne mendojmë se kjo nuk do të zbatohet nga qeveria, pasi nuk ka asnjë mbikëqyrës për zbatimin e këtij përcaktimi”, thuhet në raportin përmbledhës të vlerësimit për Shqipërinë.

“Ne e konsiderojmë ekonominë tejet të euroizuar (pra nuk ka monedhë vendase të fortë) dhe produkt të një informaliteti të lartë kombinuar me tregun kapital të dobët, të limituar në efektivitetin e politikës monetare.

Gjithashtu S&P lajmëron se vlerësimi për borxhin e Shqipërisë do të vijë në ulje nëse politika monetare Shqipërisë do të vijojë të jetë joeficente, teksa ulja e normës bazë nuk ka ndikuar në rritjen e kredisë.

Rritja ekonomike në Shqipëri është ulur për 2019 si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe uljes së shitjeve të energjisë elektrike. S&P mendon se vitit 2019 do të përmbyllet me një rritje ekonomike jo më shumë se 2.7%. Përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, e cila në periudhë afatmesme mund të jetë rreth 3,5% në vit.
Sipas vlerësimeve të S&P Shqipëria vlerësohet dobët në “Vlerësimin institucional”, gjendjen ekonomike (kjo bazuar në GDP/capita dhe trendin rritës), gjendjes së borxhit dhe eficencës së politikës monetare./Monitor

Basha reagon pas paralajmërimit të Standard&Poors për korrupsionin: Korporata e Investimeve rrezikon ekonominë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ringritur alarmin sot për të ashtuquajturën Korporatë e Investimeve Strategjike, gjetje e qeverisë “Rama” si dhe për pasojat e saj. Basha shkruan nw reagimin e tij nw Twitter se, “Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike”.

Postimi i kryetarit Basha

Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë. Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve.

Në vijim, Basha e ka shoqëruar shqetësimin e tij me një artikull të detajuar për këtë çështje, publikuar së fundmi nga Monitor, në të cilin thuhet:

“S&P lajmëron se Korporata e Investimeve do të bëhet shkak për uljen e vlerësimit të borxhit

Agjencia e Vlerësimit të Standard & Poor’s (S&P) ka lajmëruar se do të ulë renditjen për borxhin publik të Shqipërisë nga stabël që u vlerësua aktualisht për shkak të materializimit të rreziqeve që mund të vijnë nga aktivizimi i Korporatës së investimeve dhe PPP, të cilat mund të krijojnë detyrim jashtë bilancit fiskal.

S&P vë në dukje se qeveria shqiptare duke krijuar Korporatën e investimeve Strategjike, e cila synon devijimin e një pjesë të shpenzimeve kapitale jashtë administrimit të buxhetit dhe ministrisë së Financave krijon një buxhet dytësor që bëhet shkak për detyrime të reja që rrezikojnë borxhin publik.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të Vlerësimit duket se qeveria shqiptare ka marrë masa shkatërruese për stabilitetin fiskal afatmesëm dhe afatgjatë. Përderisa ka aktivizuar një paktë projektesh PPP që janë kërcënim për borxhin publik.

“Risku kontingjent fiskal mbetet i lartë s i pasojë e PPP-ve. Ndonëse qeveria ka vendosur si tavan për pagesat e PPP-ve normën 5% të ardhurave tatimore vjetore ne mendojmë se kjo nuk do të zbatohet nga qeveria, pasi nuk ka asnjë mbikëqyrës për zbatimin e këtij përcaktimi”, thuhet në raportin përmbledhës të vlerësimit për Shqipërinë.

“Ne e konsiderojmë ekonominë tejet të euroizuar (pra nuk ka monedhë vendase të fortë) dhe produkt të një informaliteti të lartë kombinuar me tregun kapital të dobët, të limituar në efektivitetin e politikës monetare.

Gjithashtu S&P lajmëron se vlerësimi për borxhin e Shqipërisë do të vijë në ulje nëse politika monetare Shqipërisë do të vijojë të jetë joeficente, teksa ulja e normës bazë nuk ka ndikuar në rritjen e kredisë.

Rritja ekonomike në Shqipëri është ulur për 2019 si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe uljes së shitjeve të energjisë elektrike. S&P mendon se vitit 2019 do të përmbyllet me një rritje ekonomike jo më shumë se 2.7%. Përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, e cila në periudhë afatmesme mund të jetë rreth 3,5% në vit.

Sipas vlerësimeve të S&P Shqipëria vlerësohet dobët në “Vlerësimin institucional”, gjendjen ekonomike (kjo bazuar në GDP/capita dhe trendin rritës), gjendjes së borxhit dhe eficencës së politikës monetare.”

Departamenti i Shtetit sqaron detyrat që Pompeo i la Ramës

Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo priti të mërkurën në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G.

Memet që po tërbojnë Ramën…

Kryeministri Edi Rama u tërbua sërish me gazetarët, të cilët ashtu si opinioni publik në mbarë vendin, nuk e merr seriozisht nismën e tij për të luftuar krimin pas shtatë viteve në pushtet.

Janë të panumërta memet që janë prodhuar këto ditë në rrjetet sociale. Njëra prej tyre vjen më poshtë. Ajo është ilustrimi më i mirë i faktit se qeverisja e Edi Ramës është njësh me krimin.

Një pyetje që gëlon në median sociale më së shumti: këta që u arrestuan dhe u dënuan ashpër nën qeverisjen e mëparshme, pse po lirohen me ndihmën e qeverisë së Edi Ramës?

Pastaj, siç e thotë vetë Edi Rama në postimin e tij, pse çdo emër krimineli në vend lidhet me të dhe qeverisjen e tij?

Video/ Balla braktiset edhe nga njerëzit e tij në Librazhd, banorët: Ç’janë këto inagurime fallco kur kemi 2 ditë pa drita…

Taulant Balla braktiset edhe nga njerëzit e Partisë së tij në Librazhd. Balla megjithëse kishte urdhëruar dy ditë më parë që kryepleqtë e emëruar të fshatrave Librazhd Katund dhe Librazhd Qendër t’i bënin pritje dhe të lajmëronin banorët që të bënin foto dhe estradë por askush nuk ia vari.

Tato Tao kishte ardhur për inagurimin e linjës elektrike të fshatit që u riparua pjesërisht po për fat të keq këto dy fshatra në momentin që kryetari komitetit vjen kishin mbi 20 orë pa drita.

I rrethuar nga një çetë punojësish administrate, Balla u tërbua nga injorimi qëi bënë banorët. Fshatarët e braktisën perjashto kryeplakun e emëruar dhe përgjegjësin e rrugëve rurale të zonës që është banor i fshatit, askush tjetër nuk e priti.

Në videon e shkurtër që po publikojmë duket qartë një banor që i thotë Ballës: “Ç’janë këto inagurime fallco kur ne kemi 2 ditë pa drita”. I revoltuar dhe i poshëtëruar nga njerëzit e tij, Taulant Balla largohet me bisht ndër shalë.

Gepostet von Dega E PD Librazhd am Mittwoch, 5. Februar 2020

Vjen reagimi i parë për çeljen e negociatave, Holanda: Presim rezultate për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Vjen reagimi i parë i një vendi të BE pas publikimit nga Komisioni Evropian i Metodologjisë së re të zgjerimit. Holanda megjithëse e përshëndet Metodologjinë shpreh skepticizëm nëse kjo është mënyra e duhur për të avancuar me zgjerimin me vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Një burim diplomatik nga ministria e punëve të jashtme të Holandës i dha këtë koment Top Channel.

“Propozimet e komisionit janë përmirësime të rëndësishme dhe hapa në drejtimin e duhur. Holanda përshëndet propozimet për më shumë llogaridhënie për sa i përket reformave në drejtësi, administratën publike dhe ekonomi.

Progresi në fushën e shtetit ligjor do të jetë vendimtar për shpejtësinë e këtij procesi. Kjo garanton që endet kandidate nuk anëtarësohen deri kur demokracia funksionale do të jetë solide në këto vende. Holanda do të kishte dëshiruar të shikonte një informacion preciz nga opinione të ndryshme përmendur në Metodologji më konkretisht në kapitullin e sanksioneve.

Megjithatë ky është një hap i parë i mirë për ta përmirësuar këtë proces dhe siguruar se zgjerimi është i mundur vetëm atëherë kur ka progres bazuar në rezultate konkrete”.

I njëjti burim diplomatik i pyetur nga Top Channel nëse Holanda ka një qëndrim të ri për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dha këtë përgjigje.

“Holanda nuk mund të komentojë këtë moment për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Na duhet të shohim progres të qenësishëm në terren e në mënyrë specifike për Shqipërinë në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Komisioni Europian do të raportojë për këtë së shpejti. Holanda është duke e pritur këtë raport”./ Tch

Bardhi: Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi, në 2010 ankimoi në Kushtetuese ligjin Anti-mafia

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se, kryeministri Edi Rama nuk mund të sillet si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar, kur e gjithë karriera e tij politike i ka themelet tek krimi. Bardhi shprehet se Edi Rama është kreu i KÇK.

Bardhi shkruan në një reagim në Facebook se, Edi Rama ka nisur karrierën e vet politike duke pasur lidhje me krimin dhe se mban pushtetin nëpërmjet krimit të organizuar. Gazmend Bardhi shton se është turp i madh që një shtet, që pretendon hapje negociatash me BE-në, liron kriminelët më të rrezikshëm.

Reagimi i plotë i Bardhit

Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. 👺 Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me twitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes! ☠️

Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.

Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike.👎