24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Një e vdekur dhe katër të plagosur në tre aksidente

Një e vdekur dhe katër të plagosur. Ky është bilanci i orës së fundit, 18:00-19:00, nga aksidentet rrugore.

I pari për të cilin u raportua në media, ishte aksidenti pranë mbikalimit të Shkozetit, ku një grua e cila ishte këmbësore u përplas për vdekje nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Trupi i viktimës ka qëndruar në rrugë për një kohë të gjatë, policia u paraqit vonë në vendngjarje. Identiteti i 45-vjeçares ende nuk bëhet me dije.

***
Aksidenti i radhës u shënua në Vlorë, në zonën e Skelës, ku dy persona të cilët udhëtonin me motor u përplasën me një automjet dhe mbetën pa ndjenja. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije. Raportohet se një automjet i ka ndërprerë rrugën motorit. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.

***
Ka akoma! Aksidenti tjetër u shënua në Durrës, në rrugë “Vëllazëria”. Një automjet tip “Chevrolet” ka devijuar në rrugë dhe është anuar duke u përplasur me pemën.

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Në gjendje kritike ato janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Një deputet i rëndësishëm i PS më premtoi, mos fol po të arrestuan 24 orë dhe…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se është pjestar i një familjeje që ka problem me drejtësinë ndërsa ditën e sotme i është premtuar xhaxhait të tij se nuk do t’i preket asgjë në kuadër të operacionit Forca e Ligjit.

Qytetari shkruan se garancinë ia ka dhënë një deputet i rëndësishëm në Partinë Socialiste duke shtuar se, i ka kërkuar xhaxhait që të mos reagojë në asnjë lloj mënyre nëse ai arrestohet pasi do të lirohet për 24 orë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Shikoni si po funksionon operacioni Forca e Krimit i KÇK!

Lexoni per komedine! Turp! Sb

Doktor mirmbrema uroj te jeni mire familjarisht,ne jemi nje familje me probleme me Drejtesin,por sa per pasurin xhaxhit tim sot i eshte premtuar qe cdo gje e jona nuk do preket nga askush,mjafton qe Xhaxhi im mos te flase kurr edhe nese ndalohet per 24 ore!!!takimi sot ka qen me nje nga deputet me te rendesishem te partis ne pushtet!!sms e bera tani ngaqe kemi siguri me urdher nga larte,por arsyja eshte sepse po qeshim sesi tallen me popullin!!!zoti ju rujt o doktor.

KÇK, Mafia dhe Edi Rama

Nga Erl KODRA

KÇK-ja e Edi Ramës po dëmton në mënyrë të pariparueshme provat penale, me të cilat mund të hetohen dhe të dënohen eksponentët e Krimit të Organizuar. Thënë ndryshe, hetimi dhe gjykimi, në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, u jep të drejtë absolute të gjithë atyre që u konfiskohet prona. Me siguri, asnjë Gjykatë nuk do të jetë në gjendje të vendosë sekuestro mbi këto prona, ku përgjatë procedurave, janë shkelur hapur të drejtat e njeriut.

Në thelb, i gjithë ky show mund të shërbejë, si një alibi përfundimtare e Krimit të Organizuar, që të gëzojnë përfundimisht dhe lirisht “pronën” e tyre. Dhe ja pse.

Ndalimi i gjykimi të dyfishtë është një mbrojtje procedurale (disa vende e parashikojnë si mbrojtje kushtetuese) që ndalon gjykimin dhe dënimin e dyfishtë, me të njëjtat akuza (ose akuza të ngjashme) pas një lirimi ose dënimi të vlefshëm.

Nëse kjo çështje ngrihet para një gjykate, prova e gjykimit dhe dënimit të mëparshëm i paraqitet gjykatës, e cila normalisht duhet të vendosë, si çështje paraprake, nëse fakti është i vërtetuar; dhe nëse është, gjykimi i parashikuar duhet të pengohet menjëherë.

Në disa vende lejohen përjashtime të caktuara, të tilla si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Skoci, ku mund të fillohet një gjykim i ri nëse, për shembull, nëse i liruari, ose i dënuari, ka pranuar fajin sinqerisht, ose, në rastet e veprave të rënda penale, ku fakte të reja thelbësore ri-provojnë me prova të reja dhe bindëse fajësi më të rëndë, dhe se gjykimi i ri do të jetë në interes të publikut.

Në disa vende, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara, garancia për të qenë “në rrezik për t’u akuzuar dhe gjykuar dy herë” është një e drejtë kushtetuese. Në vendet e tjera, mbrojtja sigurohet me statut.

Kjo e drejtë është sanksionuar në mënyrë eksplicite nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, dhe nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.

Përfundimisht, mund të thuhet me bindje të plotë se KÇK – ja e Edi Ramës po dëmton dhe minon çdo mundësi proceduriale, duke zhvlerësuar kështu të gjitha mundësitë e një hetimi dhe gjykimi të drejtë, por mbi të gjitha, ai po i “pastron” të gjitha pasuritë e Mafias shqiptare.

Ish-ministri: Rama bën spektakël për të hequr vëmendjet nga skandalet që kanë mbërthyer qeverisjen e tij

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në ‘News 24’, duke komentuar operacionet e OFL, deklaroi se ata janë antikushtetuese dhe se shkelen të drejtat e njeriut.

Sipas Mustafajt, Rama bën spektakël me të tilla operacione, për të hequr vëmendjet nga skandalet që kanë “mbërthyer” qeverisjen e tij.

“Juristët e kritikojnë këtë operacion. Qeveria Rama ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut. Komiteti i Helsinkit ka bërë një kritikë këtë herë. Nuk mundet që policia të dalë mbi gjykatat. Nëse nuk i konfirmon gjykata, atëherë këtu kemi problem, sepse i bie që policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Unë kam prirjen të bashkohem me profesionistët që thonë se është antikushtetuese dhe shkel të drejtat e njeriut. Edi Rama kërkon të bëjë një spektakël, që të krijojë një imazh rreth vetes, edhe pse është akuzuar si njeriu më i korruptuar në Shqipëri. Unë nuk besoj se anti-KÇK e Ramës është zgjidhja magjike për të bërë që Franca e vende të tjera të BE që të heqin dorë nga skepticizmi”, tha Mustafaj.

I pyetur për qeverinë Kurti në Kosovë, Mustafaj u shpreh se maxhoranca e re në Prishtinë ka presion ndërkombëtar sa i përket qasjes ndaj taksës ndaj Serbisë.

“Sjellja e opozitës është klasike. Asnjë opozitë nuk i thotë qeverisë mirë se erdhe. Tani çfarë sfidash ka. Unë besoj se ka disa sfida shumë të mëdha, që kryeministri Kurti nuk ka dhënë shenja që ka zgjidhje në kokën e tij. Nuk e dimë si do të sillet për taksën 100 përqind, nuk dimë si do të veprojë me bisedimet me Serbinë. Gjithë presioni ndërkombëtar është përqëndruar në taksën 100 përqind ndaj Serbisë dhe në vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd. Sfida e marrëdhënieve me Serbinë është një sfidë shumë e madhe. Mbetet të shikohet”, u shpreh Mustafaj.

Besnik Mustafaj vlerësoi se LDK e Vetëvendosje do ta kenë të vështirë që të kenë një plan të përbashkët ekonomik, duke qenë se edhe si parti politike kanë ideologji të ndryshme.

“Ambasada amerikane tha se duhet fokus tek gjendja ekonomike. E vërteta është se gjendja ekonomike në Kosovë është e keqe. Kjo qeveri ka ngjallur pak shpresë, por prapë nuk është e qartë sesi do ta rrisë ekonominë Albin Kurti. Nuk ka hartim të planit ekonomik, nuk është paraqitur në parlament. Do të kemi besoj unë surpriza, sepse në program ekonomik të ndërthurur, pasi ndryshon qasja e LDK me Vetëvendosjen”, tha Mustafaj.

“Erdha nga Anglia për të sqaruar situatën”, vetëdorëzohet në kufi Ardian Doçi

Ardian Doçi është vetëdorëzuar sot në doganën e Hanit të Hotit në kufi, ndërsa policia e ka shoqëruar për në ambientet e Policisë së Shkodrës.

Vetëm një ditë më parë, policia i sekuestroi disa pasuri Doçit në Shkodër dhe ky i fundit deklaroi se do të nisej për Shqipëri.

Dhe sot ka mbërritur në kufirin me Malin e Zi, ku më pas është shoqëruar për në ambientet e policisë.

Ardian Doçi është shprehur se ka ardhur nga Anglia për të sqaruar të gjithë situatën.

Doçi ka treguar se nuk ka qenë në Shkodër që prej muajit nëntor të vitit 2019 dhe nuk ka lidhje me veprimtari kriminale apo rrëmbimin e Jan Prengës për të cilën dyshohet.

Djali i shoferit të Xhafajt caktohet të drejtojë BKH-në!

Ish-Kryeministrit Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, djalin e shoferit të Fatmir Xhafës e kanë caktuar drejtr të BKH

Sipas ish-kryeministrit qeveria e ka emëruar që tani kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit edhe pse sa për sy e faqe është hapur një konkurs.

Denoncuesi shkruan se, i emëruari është Eduart Merkaj, djali i shoferit të Fatmir Xhafajt.

Denoncimi i plotë

BKH e kapi Droga!!

Kreu i BKH, çuni u shoferit te Fatzi Droges!

Ka mbaruar gjeografine me korespondence ne Elbasan!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Doktor, edhe drejtorin e bkh e caktuan, cunin e shoferit te xhafes, eduart merkaj, me arsim te larte gjeografi dhe e ka mbaru me korrespodence ne elbasan.

Trump i kërkon Vuçiç të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Serbia normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo i është kërkuar personalisht nga presidenti i SHBA, Donald Trump homologut Aleksandër Vuçiç në urimin që i ka dërguar për festën e pavarësisë.

Urimin e personalizuar, Trump ia ka dërguar Vuçiç nëpërmjet ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Në të ardhmen, mund të mbështeteni tek përkrahja e SHBA-së në rrugën tuaj për arritjen e synimit, anëtarësimin në BE si dhe përpjekjeve për fuqizimin e reformave që janë të nevojshme për të arritur deri tek caku i dëshiruar”, i shkruan Trump.

Serbia feston Ditën Kombëtare në 15 shkurt.

Projekti 5 milionë euro tek Trauma, KLSH gjen shkelje nga ndryshimi i marrëveshjes tek zbatimi

Një program financuar me një vlerë 5 milionë euro nga një marrveshje e shtetit shqiptar me atë italian dhe që kishte në fokus fuqizimin e Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës duket se është zbatuar, shoqëruar me një sërë shklejesh.

Raporti i Kontollit të Lartë të Shtetit vëren se problematika janë shfaqur qysh në fillesat e projektit kur sapo ishte nënshkuar marrveshja e financimit ku nga ana e autoriteteve shqiptare janë bërë ndryshime në projekt ende pa u ratifikuar marrveshja në Kuvend.

Këtë hap KLSH e konsideron të gabuar dhe ka rekomanduar që në rastet e marrveshjeve ndërkombëtare ndryshimet të bëhen vetëm pas kalimit të të gjitha hallkave të nevojshme ligjore.

Një tjetër element që KLSH sjell në vëmendje është ajo mbi shkallën e realizimit të objektivave dhe të komponentëve të projektit në krahasim me ato të përcaktuara në marrëveshjet me huadhënësit.

Auditimi ka konstatuar se projekti ka nisur zbatimin me vonesë dhe jo sipas kalendarit të paracaktuar.

“Nga auditimi rezultoi se ka patur vonesa të shumta në implementimin e programit të cilat kanë ardhur kryesisht nga pala shqiptare pasi, nga fillimi i tij deri në vitin 2014 për projektin nuk rezulton të jetë zhvilluar asnjë aktivitet për të vënë në lëvizje strukturat kompetente të cilat do të siguronin zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja pra, mund të themi se ky projekt për një periudhë të gjatë nuk ka funksionuar duke rezultuar në gjendje të fjetur edhe pse një vonese e tillë nuk ka pasur efekt financiar ka ndikuar në arritjen e objektivit kryesor të tij i cili është i vetëm dhe qëndron në përmirësimin e gjendjes së shëndetit të popullsisë shqiptare, në mënyrë të veçantë të popullsisë së prekur nga trauma, si dhe objektivave specifik të cilët kërkojnë të bëjnë më efiçentë e më efikasë veprimtarinë terapeutike të Qendrës Traumatologjike Kombëtare, duke rritur në këtë mënyrë ndikimin mbi shëndetin e popullsisë dhe njëkohësisht për të përmirësuar prognozën shëndetësore të pacientëve politraumatikë me pasojë uljen e paaftësive të përkohshme dhe të përhershme dhe të kostove që lidhen me to” vlerëson KLSH.

Po kështu KLSH nënvizon se nuk ka pasur një ndarje të qartë të komponentëve të projektit dhe shumat që kanë kaluar për secilin prej tyre.

Fituesi i vërtetë në Iowa? Donald Trump

Ky debutim ka bërë që demokratët të duken më jofunksionalë se kurrë. Pas një pritjeje të gjatë nga Iowa, ne në fund mund të shpallim fituesin e grupeve të partisë Demokratike: Donald Trump.

Çfarë tronditje për demokratët kanë qenë grupet e grupeve. Partia Demokratike e Iowa-s dështoi të lëshojë rezultatet mbrëmë, duke thënë se gjeti “mospërputhje” me raportimin nga aplikacioni i saj i ri – një vegël e projektuar nga një firmë e quajtur Shadow Inc.

Mendoni për të gjitha përpjekjet që binin. Më shumë se një vit fushate në Iowa, miliona dollarë të shpenzuar, mijëra orë vullnetare të shpenzuara duke trokitur në dyer, të gjitha tubimet në kafenetë dhe sallat e shkollave – të gjitha ishin tretur.

Mbrëmë, ekipet e lajmeve në TV pritën me ekranet e tyre të zbukuruar elektronikë të gatshëm për të dhënë rezultate të zonës-nga-zona, duke treguar 0 të mëdha pranë emrit të secilit kandidat. Përkundrazi, ata duhej të përpiqeshin në mënyrë të dëshpëruar për të mbushur kohën e transmetimit me biseda pa mend. Çfarë shakaje.

Këtë vit demokratët duket se janë të vendosur t’i dorëzojnë zgjedhjet Trump në një pjatë argjendi. Ata zgjodhën ta fajësojnë atë mbi Ukrainën, por nuk ishin në gjendje të bindnin një shumicë të amerikanëve, se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë. Në fakt, ata arritën të rrisin pozicionin e tij në sondazhet në këtë proces.

Tifozët e demokratëve në media gjithashtu po ndihmojnë pa dashje Trump. Javën e kaluar, CNN transmetoi një bisedë të komentuesve politikë që talleshin me ‘rubinat’ që mbështesin presidentin, e cila u shndërrua shpejt nga fushata Trump në një reklamë për rizgjedhjen e tij.

Dhe tani Iowa. Skenarët shkruajnë vetë për stafin e Trumpit. Partia Demokratike që tërhoqi vëmendjen për hakimin e supozuar rus të zgjedhjeve të 2016, nuk do të humbasë një shans për të sinjalizuar virtytin për ndalimin e “shtypjes së votuesve”, nuk mund të numërojë votat.

Pala që dëshiron të ndalojë fracking dhe të tregojë me mijëra që do të bëhen pa punë për të “mësuar të kodojnë”, nuk di si të kodojë. Dhe partia që dëshiron të marrë përsipër dhe të drejtojë sistemin e kujdesit shëndetësor prej 4 trilionë dollarësh për 330 milion amerikanë nuk mund të organizojë një zgjedhje midis më pak se 200,000 votuesve.

Shkrirja e Iowa-s bën që konkursi i Demokratëve të duket si një anësor i pirgive politike në krahasim me mbizotërimin e vazhdueshëm politik të Trump. Siç pritej, Trump e hodhi Iowa përsëri në fytyrat e demokratëve.

“Kur demokratët do të fillojnë të fajësojnë RUSSIA, RUSSIA, RUSSIA, në vend të paaftësisë së tyre për fatkeqësinë e votimit që sapo ndodhi në Shtetin e Madh të Iowa?”, Ai ka cekur në tweet. Sonte, Trump do të marrë për të dhënë adresën e shtetit të tij të Unionit, dhe nesër ai ka shumë të ngjarë të lirohet në gjyqin e gjykimit të fajit. Ai do të jetë lajmi, jo demokratët.

Nuk është se Trump është një politikan master, shumë larg tij. Trump është një amator i guximshëm. Çështja e Demokratëve kundër Trump duhet të bazohet, të paktën pjesërisht, në joefektivitetin e tij në qeveri.

Por vetë pavlefshmëria dhe reagimet e tepërta të Demokratëve ndaj Trump vazhdojnë t’i shtyjnë njerëzit të kthehen drejt tij. Diskutimi në Iowa godet sepse duket se simbolizon një paaftësi më të gjerë Demokratike.

Sigurisht, ka ende shumë kohë para nëntorit që Trump të vetë-shkatërrohet. Por, në këtë pikë kohe, asnjë nga kandidatët demokratë nuk duket i aftë ta mund.

Tërmeti zhyt 26 mijë njerëz në varfëri, 43 % e popullatës se prekur probleme me depresionin

Tërmeti i 26 nëntorit e ka thelluar edhe me tej nivelin e varfërisë në zonat e prekura. Sipas përllogaritjeve të qeverisë në faturën e dëmeve rreth 18.9 për qind e popullsisë në zonat e prekura është zhytur në varfëri. Pas tërmetit 26 mijë njerëz përllogariten rishtas si të varfër, teksa para ngjarjes nuk ishin raportuar si të tillë.

Rrethet e prekura raportuan humbje të kujtesës dhe vështirësi në shikimin, dëgjimin, ecjen ose ngjitjen, dhe përqendrimin pas tërmetit. Më e rëndësishmja, për shkak të tërmetit, 42.9% e njerëzve në rrethet e prekura raportuan lodhje emocionale, probleme me gjumin, depresionin dhe ankthin dy javë pas ngjarjes.

Vlerësimet tregojnë se efektet në varfëri mund të zgjerohen edhe më tej teksa procesi i rimëkëmbjes nuk do të ndodhë shumë shpejt.

Përveç ndikimit të menjëhershëm në ata që u preken drejtpërdrejt nga humbja ose dëmtimi i pronës, dëmtimi dhe humbja e jetës, shumë më tepër njerëz vuajnë drejtpërdrejt dhe indirekt nga humbjet në aktivitetin ekonomik, përkeqësimi i shëndetit (përfshirë shëndetin mendor) dhe kufizimin e mundësive për tu arsimuar.

Pas tërmetit, rreth 9.2% e familjeve në rrethet e prekura u zhvendosën nga banesat e tyre, dhe afër një e treta e 9.2% nuk ishin kthyer në banesa fund të dhjetorit 2019.

Aftësia e vetë-raportuar e familjeve për të paguar zakonshëm shpenzimet e nevojshme tregojnë një prirje në rënie pas tërmetit krahasuar me para tërmetit.

Shkalla e privimit të materialeve ekstreme u rrit mesatarisht me 8.4 pikë përqindje, ose 25.4%, krahasuar me para dhe pas tërmetit.

Gjendja shëndetësore e vetë-raportuar e anëtarëve të familjes tregoi një përkeqësim pas tërmetit. Përkundër kushteve të përgjithshme shëndetësore të vetë-raportuara, rreth 5.6% e popullatës në të prekur.

Ofrimi i shërbimeve arsimore u ndërpre për pak kohë për të paktën një javë. Në total, 96.5% e fëmijëve u kthyen në shkollë pasi humbën disa ditë shkollore, dhe 3.5% nuk ishin përsëri në shkollë gjatë kohës së intervistave të anketës.