29.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Të bllokuar nga bora dhe të harruar nga qeveria!

Ka 24 ore qe fshatrat e Njesive Administrative, Shishtavec, Topojan, Zapod, Terthore, Bicaj, Ujmisht, Bushtrice, Kalis Gryke-Çaje, Arren, Surroj e Malzi jane pa energji elektrike.

Te lene pa kujdesin minimal, akoma pa filluar reshjet e dendura te bores jane te bllokuar dhe pa sherbimet baze te gjithe fshatrat e Njesise Gryke-Çaje , Zapod, Kalis, Arren.

Rruga per Shishtavec eshte thuajse e pa kalueshme dhe jane te izoluar fshatrat Borje, Oreshke e Cernaleve.

Probleme me qarkullimin ka ne Malzi, Surroj e Ujmisht.

Nderkohe qe mesimi ne te kater shkollat e Gryke-Çajes nuk zhvillohet fare , ne shumicen e shkollave te Kukesit mesimi behet me ore te reduktuara per arsye te mungeses se druve te zjarrit per ngrohje, pasi ne nje pjese te tyre mungojne krejtesisht ose jane te pamjaftueshem.

Situata kerkon impenjim dhe prezence te autoriteve te emeruara dhe qe paguhen nga taksapaguesit per tu sherbyer qytetareve dhe jo per te bere reklamen e tyre kur qytetaret detyrohen te vetorganizohen dhe te vetpaguajne per rregullimin apo mirembajtjen e infrastruktures.

Arif REXMATI
Kryetar i PD, Kukës

Ana e errët e LANÇ, imoraliteti në rradhët e partizanëve

Vjedhje dhe abuzim seksual mes shoqeve e shokëve partizanë në brigadën e VII-të sulmuese. Roli i Ramiz Alisë dhe konfirmimi në letrën e diktatorit Enver Hoxha

Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, është propaganduar për 50 vite me rradhë, si epoka më e ndritur në historinë tonë. Breza të tërë shqiptarësh janë edukuar me modelin e partizanit si figurë e lartë e paprekshme.

Propaganda është një ndër pikat më të rëndësishme ku është ndërtuar dhe mbajtur në këmbë për pesë dekada, diktatura komuniste. Diktatori e kishte ngritur në piedestal figurën e partizanit dhe kështu u mësua për 50 vjet se të tillë ishin luftëtarët e lirisë.

Por, e vërteta na ka ardhur e mangët. Padyshim që ka pasur të rinj që luftuan me vullnet të mirë për lirinë e vendit. Shumë dhanë jetën për liri, por kjo nuk do të thotë që historia e luftës partizane të ketë qënë e pastër ashtu siç e paraqitën komunistët për 5 dekada. Dokumentet kanë nisur të dalin në dritë dhe janë të pakundërshtueshme për nga faktet që sjellin.

Një letër e diktatorit Enver Hoxha drejtuar komisarit të Brigadës së VII-të sulmuese, evidenton anën e errët të luftës partizane atë që në fakt është përfolur edhe më parë, por që deri tani nuk ishin publikuar dokumenta. Fotokopje e materialit origjinal të letrës së Enver Hoxhës flet për abuzime mes partizanëve në këtë brigadë. Porositë e udhëheqësit për partizanët se si të lidhen dhe si të operojnë në marrëdhëniet intime mes tyre duke renditur sipas rëndësisë së Partisë, dashurinë dhe seksin, e sjell të qartë situatën në kohën e luftës.

Brigada e VII-të sulmuese me sa duket kishte qënë problematike, ashtu si dhe të tjera dhe për këtë arsye udhëheqësi ishte detyruar të shkruajë leksonin e tij mbi dashurinë dhe seksin për të ndërgjegjësuar partizanët që po “luftonin” maleve për liri, por që kishin ngatërruar punët e luftës me ato të seksit. “Epshet seksuale të partizanëve ishin kthyer në problem për Komitetin Qëndror dhe Enveri e evidenton këtë në letrën drejtuar komisarit. Të gjithë detajet vijnë përmes këtij dokumenti që sjell në mënyrë të pakundërshtueshme atë anë të errët të luftës partizane.

Letra
I dashur shok!
Morëm raportin tënd mbi gjendjen në organizatën e Partisë në brigadën e VII-të. Metoda e punimit në celula e në byro të ndryshme të brigadës është e mirë, por vetëm duhet që kjo të mos jetë okazionale, por të vazhdohet edhe ndihma nga ana jote si dhe kontrolli i zbatimit të detyrave që iu caktohet, të bëhet i dendur….

Kadriu mori mjaft shënime, kur erdhi këtu, për përgatitjen e një aktivi, si dhe tema të ndryshme që mund të përgatitni dhe t’i mbani në brigadë. Artikujt dhe qarkoret e ndryshme që ju vijnë, duhet t’i këndoni me kujdes dhe t’i punoni.

Për shumë çështje që kanë ngjarë atje në brigadë, janë në lidhje me abuzime, vjedhje dhe çështje seksuale kemi biseduar me Lilen dhe ay do të vërë në korent për zgjidhjet që mendojmë.

Çështjet e dashurisë së lirë duhet të shtrohen drejt dhe me guxim e sidomos për anëtarët e Partisë. Por, s’mjafton të shtrohet drejt, por edhe të dihet e të zbatohet pa kaluar në ekstremitete.

Do të jetë një gabim i madh e do të kemi mjaft dëme, në rast se e shohim këtë çështje në mënyrë sektare, por nga ana tjetër do të kemi humbje në rast se e keqkuptojmë dashurinë e lirë e shkojmë në kurvëri. Duhet gjetur rruga e mesme dhe e drejtë. Për të shkuar drejt në këtë çështje duhet që ata shokë dhe shoqe që bashkohen duhet të kenë kuptuar rëndësinë e bashkimit, i cili nuk mund të jetë i plotë dhe i durueshëm në rast se shikohen epshet seksuale….

..Vetëm ku qëndron e keqja?
Shokët tanë kur bashkohen procedojnë më parë nga përmbushja e aktit seksual pa marrë parasysh asgjë tjetër dhe më vonë atyre iu bie ndërmënd ta njohin më mirë shokun që kanë zgjedhur, por aherë deziluzionet janë shumë të mëdha dhe shkëputja bëhet e paevitueshme. …Një gjë e tillë mund të ketë edhe konsekuenca të këqija në rast se keqkuptohet nga shokët, pse aherë të gjithë do të shkojnë çifte-çifte për t’u njohur më mirë dhe të harrojnë çdo gjë tjetër.

Këtë çështje nuk duhet ta shtroni në mënyrë që ajo të bëhet çështja kryesore e ditës dhe të harrohet çdo gjë tjetër. Seksioni politik suprimohet pse shokët e këtij seksioni me përjashtim të Ramiz Alisë dhe deri diku të Myzafer Trebeshinës, nuk e kishin kuptuar detyrën dhe lëshime, gabime, neglizhenca janë regjistruar në aktivitetin e tyre…

Eksperti amerikan: Koronavirusi, armë lufte biologjike e krijur në…

Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Wuhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”, kështu është shprehur eksperti amerikan Francis Boyle, i cili është profesor drejtësie në universitetin e Illinois.

Kjo teori në fillim u tha se është konspirative por tashmë thënë nga një ekspert bëhet edhe më serioze. Francis Boyle në vitin 1989 ai hartoi aktin për Armët Biologjike, ligjin për luftën kundër terrorizmit për armët biologjike në SHBA ndërsa në një intervistë të publikuar në rrjet ai ka thënë se koronavirusi është një armë vdekjeprurëse dhe që është krijuar në një laborator të sigurisë së lartë në Wuhan.

Sipas Boyle virusi mundë të jetë krijuar edhe në laboratorin BSL-4 në Wuhan që është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit. Sipas ekspertita amerikan, qeveria e Kinës është përpjekur fillimisht ta mbulonte rastin, por tashmë me përhapjen në masë të virusit po merr masa për të frenuar epideminë.

Sipas ‘TgCom’ qëndrimi i profesorit amerikan është në kundërshtitë plotë me versionin zyrtar, se virusi vdekjeprurës është shpërndarë në një treg lokal të Wuhan. Por ky version zyrtar është kundërshtuar edhe nga ekspertë të tjerë të fushës që bëjnë me dije se vetëm 66% e rasteve fillestare me të infektuar kishin vizituar tregun lokal.

Haradinaj: Çfare duhet të bëjnë Kurti dhe Osmani me taksën ndaj Serbisë, gabimi mund të na kushtojë

Duke reaguar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ky është lajm i mirë për Kosovën. Ai tha se qeverinë e presin plot sfida dhe kryesorja është “të ruajë parametrat që ka vendosur qeveria përpara saj në temat e interesit kombëtar”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Haradinaj foli për çështjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe tha se taksa nuk duhet të hiqet por të ndërlidhet me njohjen, jo me reciprocitetin. Haradinaj ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në dy forume për çështjet e sigurisë si dhe për një takim në Departamentin e Shtetit.

Sapo dëgjuam reagimet (e analistëve), zoti Haradinaj. Pati kritika të tërthorta ndaj jush. Në fakt çfarë prisni, cilat janë pritshmëritë tuaja nga qeveria e re?

Ramush Haradinaj: Është pak servilizëm i ditur kur fillon një qeveri. Shumica e tyre fillojnë joshjen ose ofertimin për atë qeveri. Dhe mu dukën disa prej diskutimeve të tilla pra. Mirëpo demokracia jonë meriton vërtet respektin e madh. Kemi bërë zgjedhjet më të mira të mundshme në rajon dhe në Kosovë se ndonjëherë më parë.

Dje u implementua edhe rezultati i zgjedhjeve. Pra, kemi qeverinë e re. Është lajm i mirë për Kosovën. E presin plot sfida qeverinë e re. Sfida kryesore është të ruajë parametrat që ka vendosur një qeveri përpara saj në temat e interesit kombëtar – qeveria që kam patur nderin të udhëheq.

Ndër punët më të vështira që e presin qeverinë e re, natyrisht është procesi i bisedimeve me Serbinë që u pezullua për shkak të tarifave që u vendosën nga ju në nëntor të 2018-tës. Ambasadori Grenell tha sot se qeveria e re duhet të heqë menjëherë tarifat dhe se në takimet që ka patur me drejtuesit e partive, ata të gjithë pa përjashtim, kanë rënë dakort për heqjen e tarifave. Kryeministri Kurti tha dje në parlament se do të vendosë masat e reciprocitetit të plotë me Serbinë, siç i quajti ai. A do të thotë kjo zëvendësim të tarifave me këto masa reciprociteti?

Ramush Haradinaj: E para, nuk është ndërprerë dialogu për shkak të tarifës, ose taksave ndaj Serbisë. Serbia ka mbajtur një qasje të dyfishtë dhe është ulur në tavolinë me idenë që të na joshë deri në ndarjen e Kosovës. Ndërsa në të njëjtën kohë, ka vazhduar intensivisht ta dobësojë Kosovën në planin ndërkombëtar, pra ta sulmojë. Njëkohësisht edhe të na rrezikojë në planin e brendshëm.

Tarifa ka qenë si masë mbrojtëse ndaj veprimeve agresive të Serbisë që kanë rrezikuar deri edhe tërësinë territoriale, sovranitetin e Kosovës. Për fat të mirë, Kosova është shumë më e fortë sot. Ka ushtrinë e vet. Ka sistemin e sigurisë të konsoliduar dhe ka rend dhe ligj në të gjithë vendin. Është gabim ofertimi i zotit Kurti dhe i zonjës Osmani për të hequr taksën, për shkak se Serbia është grykëse.

Nuk do të ngihet me këtë. Pra kur heqim atë taksë, nuk është se Serbia ka për ta kthyer me një gjest të mirë. Do të vazhdojë të kërkojë. Dhe kur të vijmë tek momenti kulmor që shpresojnë shumë edhe Presidenti Trump edhe ambasadori Grenell se do të na ndihmojë që gjatë këtij viti të kemi një marrëveshje për njohje reciproke obligative ligjore Kosovë-Serbi, Serbia do të kërkojë diçka tjetër. I kisha lutur mos ta bëjnë këtë gabim.

Mos ta heqin taksën, por ta ndërlidhin taksën me njohjen, jo me reciprocitetin. Është gabim logjika e tyre e reciprocitetit.

Sipas jush është një shkallë më e ulët?
Ramush Haradinaj: Jo. Është gabim. Këta po shkojnë me formulë të gabuar. Kanë bërë ofertë të gabuar. Është më mirë të tërhiqen nga ajo ofertë që u kanë dhënë palëve të huaja. E panevojshme ka qenë realisht.

Zoti Haradinaj, siç dihet, muaji i kaluar shënoi një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara në favor të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë – Beograd dhe hapjen e diskutimeve për linjën hekurudhore. Sipas jush, sa rëndësi kanë këto hapa?

Ramush Haradinaj: Janë të dobishme. Janë të duhura. Ne kemi një qarkullim shumë të madh përmes Serbisë, sepse të gjithë qytetarët e Kosovës kur shkojnë në Evropë nuk kanë shumë rrugë alternative. Pra, nëse vijnë nga Shqipëria, nuk ka rrugë tokësore. Por, duhet të hipin në traget etj.

Dakord, por për procesin e normalizimit e kam fjalën…
Ramush Haradinaj: Pra, për ne kanë interes të madh. Janë tema me interes. Ndihmojnë. Nuk është se do ta ndryshojnë vendimin politik. Pra, mund ta afrojnë një vendim të caktuar politik. Ajo për të cilën doja t’i bëja thirrje ambasadorit Grenell, në këtë rast, është që atë energji që ka, për këto tema ekonomike, t’ja shtojë edhe aspektit politik.

Pra, nuk e është e pamundur të përgatitet një kontratë-marrëveshje për njohje Kosovë-Serbi. Amerika e ka njohur Kosovën. Nuk na ka vënë kushte në njohje. Ne nuk kemi arsye përse të pranojmë kusht për njohje nga cilido shtet tjetër. Pra, nëse Amerika na ka njohur kështu siç jemi, ne presim nga Serbia të bëjë një gjë të tillë. Edhe për Amerikën është shumë më e lehtë t’ja kërkojë njohjen Serbisë për Kosovën, sepse Amerika na ka njohur.

Zoti Haradinaj, rezistenca juaj për të pezulluar, ose për të hequr tarifat nxiti një lloj shqetësimi, shkaktoi mjaft shqetësime për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë. Gjithnjë e kemi diskutuar këtë temë. A mendoni se janë prekur realisht këto marrëdhënie?
Ramush Haradinaj: Kurrë nuk i ka patur Kosova më të mira marrëdhëniet, p.sh. me Amerikën.

Ne p.sh. punojmë në rrugë dypalëshe në planin e sigurisë. Edhe sot u përmend që e vetmja është Kosova që nuk ka investime kineze, ruse, pra që nuk rrezikohet; që nuk janë pranuar ofertat e Huaweit. Jemi prej vendeve unikë në botë.

Pra, marrëdhënia Kosovë-Amerikë është e veçantë. Është rritur. Është intensifikuar shumë bashkëpunimi në planin e sigurisë. Ka bashkëpunim në planin ekonomik. Ka bashkëpunim edhe në plane të tjera. Nuk ka qenë kurrë më e mirë.

Zgjedhjet në Kosovë pasuan dorëheqjen tuaj pas thirrjes suaj në Hagë, siç dihet. Por, për disa vëzhgues ishte pikërisht këmbëngulja juaj për mos heqjen e tarifave që përkeqësoi marrëdhëniet me partnerët e qeverisë dhe çoi deri në dorëheqjen tuaj? A jeni dakort me këtë version të ngjarjeve?

Ramush Haradinaj: Është me shumë rëndësi që Kosova e ka penguar diskutimin ose debatin për ndarjen e vetvetes. Është shpallje lufte. Është agresion. Kushdo që flet për ndarjen e vendit tim, në rastin konkret, kushdo që ma përmend ndarjen, ai po i shpall luftë vendit tim. Kjo temë ka kaluar. I kemi kaluar edhe disa tema të tjera.

A jemi të nënshtrueshëm, a jemi të shantazhueshëm? A mundet dikush t’i marrë Kosovës me zor? Është e pamundur t’i merret Kosovës me zor. Mundesh ta respektosh Kosovën, mundesh ta ftosh si palë; mundet të kthehet në palë të respektuar nga të gjithë.

Por, një tendencë që ka ekzistuar nga Brukseli, për të na trajtuar si të pabarabartë në rajon, mendoj që ka kaluar. Uashingtoni zyrtar asnjëherë nuk e ka patur këtë tendencë. Uashingtoni zyrtar e ka trajtuar Kosovën me respektin më të madh duke e njohur. Por, në BE për shkak të mosnjohjes së pesëshes, ka qenë një qasje nënshtruese dhe diskriminuese Kosovë-Serbi.

Ndodh në Kosovë, ish-ministri pranon të bashkëpunojë me pasardhësin si këshilltar

Ministri i zgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së ka pranuar zyrtarisht sot detyrën e re për të drejtuar këtë institucion.

Punët ia dorëzoi ministri i deritanishëm Rrustem Berisha të cilin Quni e ftoi ta ketë këshilltar politik.

Berisha, i cili ka drejtuar institucionin e Mbrojtjes, deklaroi se do të pranojë çdo gjë që i kërkohet nga ish-bashkëluftëtari i tij Quni, në mënyrë që të çojnë përpara Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë.

Studentët e Vlorës ngrejnë zërin: Rama inauguroi vetëm fasadën, na rrezikohet jeta nga…

“Kryeministri Edi Rama inaguroi vetëm fasadën e konviktit të vajzave në Vlorë, ndërkohë që godina e djemve është e mbuluar me një shtresë asbesti”. Akuza vjen nga studentë të Universitetit të Vlorës, 1 javë pasi Kryeministri Rama deklaroi se 230 studentë të këtij universiteti “do të pushojnë e shpresojmë të studiojnë sa më shumë” në konviktin e ri me kushte si jashtë shtetit”.

Njëra prej studenteve ka marrë guximin dhe i ka zbuluar Ramës të vërtetën që dyshohet se fshihet në muret e konviktit të djemve dhe i ka shtruar një pyetje që pret përgjigje publike.

“Jemi studentë të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Këtu para disa ditësh kryeministri inauguroi fasadën e objektit, që është konvikti i gocave. Ndërkohë që në anën tjetër është konvikti i djemve.

Ai është i mbuluar nga një shtresë asbesti, jetojnë dhjetëra studentë që u rrezikohet jeta nga një material i rrezikshëm sic është asbesti që prej 40 vitesh është vërtetuar që shkakton kancer.

Shtrohet pyetja zoti kryeministër, a ka vlerë jeta jonë, apo është më e rëndësishme propaganda e fasadave?!”, shprehet studentja.

“Eurasiareviw”: Edi Rama dhe miqtë e tij mbrojnë krimin e organizuar

Nga Peter Tase

Krimi i organizuar, trafiku i drogës e trafiku i njerëzve, të nxitur e shumuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës, janë sfidat kyç para shoqërisë shqiptare dhe krijojnë vështirës serioze për standardet demokratike në institucionet shqiptare e rrisin eksponencialisht ekonominë informate.

Republika e Shqipërisë, me përmasa territoriale pak më të mëdha se shteti i Vermontit, është një vend me klimë tërheqëse, njerëz punëtorë, shumë burime natyrore dhe ka një potencial të madh në industrinë e turizmit.

Megjithatë, bandat e sofistikuara kriminale në nivel kombëtar – me shumë influencë brenda qarqeve të Edi Ramës e miqve të tij – po e prishin në mënyrë të tmerrshme imazhin ndërkombëtar të vendit dhe janë burimet kryesore të dhunës në Shqipëri, Belgjikë, Britani e Holandë.

Për më tepër, rrjetet e organizuara kriminale të Shqipërisë, të mbrojtura nga elita në pushtet, kanë mundësi të angazhohen aktivisht në trafikun transatlantik të drogës me sasi të madhe si dhe të vendosin lidhje me krimin e organizuar në Londër, Quito e Bruksel. Pengmarrja dhe vrasja e Jak Prengës, ekzekutimi gjakftohtë i Kastriot Reçit në Rrëshen janë disa nga aktet e fundit të dhunës që ilustron një aktivitet të paligjshëm me rrënjë të thella të trafikut ndërkombëtar të drogës që përfshin të paktën tre vende e tre kontinente.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Edi Rama ka përdorur çdo mjet në bagazhin e tij për të dëmtuar partneritetin strategjik që ka ekzistuar prej tri dekadash midis Shqipërisë dhe SHBA, siç e thotë Kastriot Islami, ish-ministër i jashtëm (2003-2005): “… në momentin kur portretizoi kandidatin presidencial Donald Trump si ‘turpi i njerëzimit’ e madje edhe u bëri thirrje votuesve amerikanë të votonin kundër tij.

Ndërkaq, pas fitores së Presidentit Trump, Edi Rama jo vetëm që u përpoq ta fshinte talljen e tij të paturpshme, por edhe pagoi shuma të mëdha parash për lobuesit influencues në përpjekje për të shpëtuar fytyrën e për të siguruar një takim me Presidentin Trump në Washington. Edi Rama ka krijuan një imazh të rremë brenda vendit si njeri me lidhje të ngushta me Shtëpinë e Bardhë ndërsa shkatërron pavarësinë e institucioneve midis tre degëve të pushtetit dhe nxit politika anti-popullore”.

Që më 2017, parlamenti shqiptar e ka humbur zërin autonom, ai ka marrë formë ka një lidership i kalbur dhe mbi një duzinë deputetësh kanë qenë të hetuar jashtë vendit për krime serioze; shumica e tyre janë rrasur thellë në xhepat e Edi Ramës.

Një tjetër aksion farsë u ndërmor në fushën e luftës kundër korrupsionit; më 31 janar 2020 u prezantua paketa ligjore Anti-KÇK; kjo iniciativë, që siç është përmendur në median shqiptare do të sjellë ndryshime në ligjin anti-mafia, ligjin për policinë e shtetit, procedurat ligjore për administrimin e aseteve të konfiskuara, statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, është miratuar nga parlamenti.

Më 6 dhjetor 2019, 21 organizata të shoqërisë civile nxorën një deklaratë publike referuar kësaj nisme që tashmë ka fuqinë ligjore për të luftuar krimin e terrorizmin. Duke marrë në konsideratë që një paketë e tillë mund të shkelë të drejtat e njeriut, organizatat bënë thirrje që diskutimet për paketën të jenë gjithëpërfshirëse në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në të njëjtën linjë, Martin Henze, këshilltar ekonomik i CDU, deklaron: “Paketa Anti-KÇK kundërshton qartë parimin e shtetit ligjor në Kushtetutën e Shqipërisë duke luajtur një teatër absurd, qeveria e Ramës është mafia, sipas organizatave ndërkombëtar”.

Më tej, një deklaratë e nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë jep përshtypjen se shoqëria civile do të margjinalizohet përsëri.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se paketa ligjore e Edi Ramës do të forcojë më tepër imunitetin e karteleve të drogës në vend, do të ndërhyjë në ligje të rëndësishme dhe do të forcojë lidhjet e krimit të organizuar me kabinetin e ministrave. Në Tiranë, organizatat lokale të shoqërisë civile mbahen në errësirë, ndalohen të njihen me përmbajtjen e paketës e në këtë mënyrë qeveria e zotit Rama shkel parimet e qeverisje së hapur, transparente e me përgjegjësi.

Sa për shembull: Neni 28 i Rregullave të Procedurës së Parlamentit nuk lejon procedurën e përshpejtuar e këtij ligji; i njëjti koncept përmendet në Nenin 81, paragrafi 2 i Kushtetutës (ligjet miratohen me një shumicë të paktën 3/5 e deputetëve). Këto amendamente ligjore janë miratuar me votim specifik, në përputhje me Nenin 81, paragrafi 2 i Kushtetutës, ndërkohë që elita autokratike e vendit do të vazhdojë të grumbullojë pasuri të mëdha me trafikun e drogës, të armëve dhe aktivitetet e paligjshme teksa vendi përdoret si gur shahu në mes të lojërave gjeopolitike dhe ekonomike.
Marrë nga Eurasiareview-Përgatiti: SYRI.net

35 ditët e zymta të Barcelonës! Komentet e Messit thellojnë krizën

Përderisa Josep Maria Bartomeu po mbante fjalim në festën e organizuar për Vitin e Ri, ai ishte i buzëqeshur, fliste me bordin drejtues dhe ua gjithëve një vit të lumtur, duke i siguruar se klubi do t’i qasej vitit 2020 me shumë ambicie.

Por, ajo që Bartomeu nuk e dinte ishte se, vetëm një muaj më vonë, klubi katalonas do të ishte duke e përjetuar një start të tmerrshëm të vitit të ri, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.

Ernesto Valverde ishte në probleme në atë kohë, por, të paktën publikisht, ai s’dukej se ishte afër shkarkimit. Vetëm pak ditë pasi hymë në vitin 2020, Barcelona u nis në Arabi Saudite për Superkupën e Spanjës, ku katalonasit u mposhtën nga Atletico Madridi dhe Valverde e pagoi këtë me punën e tij.

Klubi dëshironte që Xavi Hernandez ta merrte detyrën e trajnerit, madje zyrtarët e klubit u takuan me ish-lojtarin e Barcelonës para se të shkarkohej Valverde. Por, Xavi i refuzoi – ashtu siç bënë më vonë edhe Ronald Koeman dhe Mauricio Pochettino.

Pas një ditë takimesh në klub, Valverde shkoi duke buzëqeshur në seancën e tij të fundit stërvitore me Barcelonën. Quique Setien erdhi në vend të tij, falë stilit të tij të lojës, por ai s’e pati të lehtë startin. Afati kalimtar u hap dhe klubi kishte nevojë për një sulmues, shkaku i lëndimit të Luis Suarezit dhe shitjes së Carles Perezit në Romë.

Megjithatë, asnjë sulmues nuk erdhi në Camp Nou dhe tani Setien ka mbetur me vetëm tre sulmues në skuadër – Lionel Messin, Antoine Griezamannin dhe Ansu Fatin. Ky i fundit është vetëm 17-vjeçar dhe asnjëri prej tyre nuk është qendërsulmues natyral.

Megjithatë, problemet e Barcelonës nuk përfunduan këtu. Ivan Rakitici e kritikoi bordin drejtues të Barcelonës pas ndeshjes kundër Levantes dhe tani edhe Lionel Messi i ka reaguar ashpër drejtorit sportiv Eric Abidal, i cili sugjeroi se lojtarët s’punuan mjaftueshëm nën drejtimin e Valerdes.

“Sinqerisht, mua nuk më pëlqen ta bëj këtë, ama mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për punën e vet dhe ta marrin përgjegjësi për vendimet e veta”, shkroi Messi në Instagram.

“Lojtarët janë përgjegjës për atë që ndodh në fushë, ne po ashtu, jemi të parët që e pranojmë kur nuk luajmë mirë. Edhe ata që udhëheqin me drejtorinë e sportit duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre dhe mbi të gjitha, t’i marrin vetë vendimet që u takojnë”, shtoi ai.

“Për fund, mendoj se kur flet për lojtarët, duhet të thuash emra sepse ndryshe po ia njollos emrin secilit dhe po i ushqen thashethemet që shpërndahen dhe nuk janë të vërteta”, përfundoi argjentinasi.

Një “luftë civile” pritet të zhvillohet në Camp Nou dhe edhe më shumë lëvizje priten gjatë ditëve të ardhshme. Realiteti është që Barcelona duhet të reagojë me veprime, shkruan Marca.

Rashica në histori të Werder Bremenit, pas golit ndaj Dortmundit

Milot Rashica është futur në librat e historisë së klubit gjerman, Werder Bremen, falë golit që e shënoi të martën kundër Borussia Dortmundit në Kupën e Gjermanisë.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica është bërë futbollisti i parë në histori të Bremenit që i shënon gjashtë gola radhazi në Kupën e Gjermanisë.

23-vjeçari shënoi një gol të mrekullueshëm duke e frymëzuar Bremenin ta mundë 3:2 Dortmundin, dhe ta sigurojë një vend në çerekfinale të kësaj gare.

Ky ishte goli i tij i tretë në po kaq ndeshje në edicionin e sivjetmë të kupës, pasi paraprakisht kishte realizuar ndaj SV Atlas në rundin e parë dhe kundër FC Heidenheim në rundin e dytë, para se të realizonte ndaj Dortmundit në rundin e tretë.

Rashica kishte shënuar edhe në tri ndeshjet e fundit të Bremenit në edicionin e kaluar të kupës, kundër Dortmundit në rundin e tretë, kundër Schalke 04 në çerekfinale dhe ndaj Bayern Munich në gjysmëfinale, ku edhe u eliminua Bremeni.

Kosovari i ka 10 gola dhe 4 asiste në 19 paraqitje në Bundesligë dhe në kupë për Bremenin deri tani këtë sezon, ndërsa goli i sotëm ndaj Dortmundit ishte i parë në vitin 2020.

Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kercënimi kryesor i kohës tonë

Sekretari amerikan i Shteteve, Mike Pompeo vizitoi pesë vende gjatë javës së kaluar, duke filluar nga aleati i vjetër Britania e deri tek republikat ish-sovjetike në Azinë Qendrore. Edhe pse ishin vende kaq të ndryshme, mesazhi që ai u përcolli mikpritësve të tij ishte i njëjtë: Kujdes nga Kina.
Në turneun e tij në Evropë dhe Azinë Qendrore, zoti Pompeo denoncoi gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë, kritikoi praktikat e saj agresive tregtare dhe u bëri thirrje mikpritësve të tij që të jenë të kujdesshëm ndaj investimeve dhe ndikimit kinez. Ai paralajmëroi se Kina paraqet një rrezik tani qe vendet e ndryshme po zhvillojnë rrjetet e komunikimit të brezit të pestë 5G me shpejtësi të lartë.

Gjuha e tij ishte e hapur. “Partia Komuniste Kineze paraqet kërcënimin kryesor të kohës sonë”, tha zoti Pompeo javën e kaluar në Londër, vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian shpalli udhëzimet e sigurisë për rrjetet 5G që, megjithatë, nuk e ndalojnë shprehimisht kompaninë Huawei, gjë që mund të shihet si një tjetër pengesë në fushatën amerikane kundër kompanisë kineze të teknologjisë.

Retorika e ashpër e sekretarit Pompeo, gjatë një udhëtim që përkonte me përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri me origjinë në Kinë dhe që kërcënon rritjen globale, nënvizon shqetësimin e tij ndaj politikave të Pekinit si dhe ndaj fitoreve të tij të fundit në fushën diplomatike dhe tregtare.
Komentet e tij bien ndesh me gjuhën më pajtuese të Presidentit Donald Trump për Kinën.

Kjo pjesërisht sepse Presidenti Trump po punon për të përfunduar një marrëveshje tregtare me Presidentin Xi Jinping. Kur nënshkroi fazën e parë të marrëveshjes muajin e kaluar, Presidenti Trump e quajti zotin Xi një “mik shumë, shumë të mirë” dhe tha se planifikon të vizitojë Kinën në një të ardhme jo shumë të largët.

Presidenti Trump tha në atë kohë se ai dhe Xi kanë “zhvilluar një marrëdhënie të jashtëzakonshme”.

Komentet e zotit Pompeo në Londër, megjithatë, ruajnë qëndrimin e ashpër që ai dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence vazhdojnë të mbajnë ndaj Kinës, të nxitur kryesisht nga shtypja e Kinës ndaj myslimanëve dhe pakicave etnike në provincën e saj të Sinkiangut, por edhe nga ato që ata i quajnë praktika tregtare grabitqare të Pekinit apo projektet e zhvillimit që ata thonë se përbëjnë rrezik të madh për vendet e vogla dhe të varfëra.

Vizita e Pompeos në Britani erdhi vetëm 48 orë pasi Londra, e cila pret me padurim të sigurojë një marrëveshje të madhe tregtare me SHBA pas Brexitit, nuk i përfilli kërcënimet amerikane dhe e lejoi kompaninë Huawei të kishte një rol në rrjetin e saj 5G.

Zyrtarët e SHBA besojnë se siguria e informacionit në një rrjet që përdor teknologjinë ose pajisjet Huawei mund të rrezikohet.

SHBA vazhdon të lobojë tek aleatët evropianë për të ndaluar Huawei-n nga shqetësimi se kjo firmë mund të ndihmojë qeverinë kineze me përgjime elektronike. Kompania i ka mohuar pohime të tilla.

Zoti Pompeo e bëri të qartë se administrata Trump do të vazhdojë të përballet me Kinën në fronte të shumëfishta, përfshirë tregtinë, infrastrukturën dhe teknologjinë, fushën ushtarake dhe diplomatike, edhe pse administrata po punon për një fazë të dytë të një marrëveshje të madhe për t’i dhënë fund një lufte tregtare me Pekinin.