20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Teatri i rradhës i Ramës me OFL…

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar 3 personave të tjerë, banues në Durrës, të vetëdeklarojnë burimin e pasurive që kanë.

Në një deklaratë për mediat, policja me syze e OFL tha se, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

– Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të OFL.

Por në rastin e shtetasit Dashamir Gjoka, i cili në njoftimin zyrtar të OFL identifikohet si Dashamir. Gj, pronat e tij kanë kaluar në filtrin e drejtësisë. Kështu, Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë, kishte vendosur që në datën 4.3.2017 konfiskimin e pronave të tij, që janë vlerësuar me një vlerë 2 mld lekë të vjetra.

Nuk dihet nëse OFL ka dijeni ose jo për vendimin që ka marrë Gjykata e Krimeve të Rënda rreth 3 vite më parë, por duket se ky është rasti i dytë pas pronave të Hajrit, që i ishin sekuestruar pronat në vitin 2015.

BE ndryshon strategjinë për zgjerimin, Franca: S’kemi ndryshuar qëndrim për Shqipërinë

Komisioni Europian do të prezantojë sot metodologjinë e re për procesin e zgjerimit. Agjencia Bloomberg shkruan se qëllimi është që të kënaqet presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e ka bllokuar këtë proces.

Thelbi i propozimeve do jetë që vendet anëtare mund të bllokojnë negociatat me vendet që duan të anëtarësohen.

Por a do të thotë kjo metodologji e re se Franca do të japë dritën jeshile që Shqipëria të nisë negociatat? Sipas Bloomberg, një zyrtar francez tha se pozicioni i qeverisë së tyre nuk ka ndryshuar.

“Ndërsa metodologjia e re është e mirësardhur, ajo nuk do e rihapë automatikisht procesin e zgjerimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi këto janë dy tema të ndryshme,” shtoi zyrtari, duke mos pranuar të identifikohet në përputhje me rregullat e qeverisë franceze.

“Pushime në ferr”/ 4 mijë persona të izoluar brenda kroçierës së infektuar me koronavirus

Dhjetë pasagjerë në një kroçiere kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Ata janë marrë nga anija dhe janë zbritur në tokë nën masa të rrepta sigurie.

Kurse mijëra pasagjerë të tjerë mbeten të izoluar brenda në kroçieren me 3711 persona në bord. Japonia e futi në karantinë anijen pasi një 80-vjeçar nga Hong Kongu rezultoi i prekur nga virusi vdekjeprurës.

Pasagjerët janë izoluar në kabinat e tyre në anije, ndërsa presin testimet. Nga 31 rezultate testimi, 10 kanë dalë pozitivë.

Mediat e kanë etiketuar kroçieren si anija e makthit.

Bilanci tragjik rritet çdo ditë: Rreth 500 persona të vdekur nga koronavirusi

Të tjera vitkima vazhdojnë të shënohen nga koronavirusi. Deri mëngjesin e ditës së sotme numri i të vdekurve ka arritur në 492 në të gjithë botën.

Pjesa dërrmuese e viktimave janë nga Kina, ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar mbi 24 400 në 24 vende të botës.

Nga ana tjetër janë izoluar mbi 60 milionë njerëz në Kinë, ndërsa në 3 qytete raportohen disa mijëra të prekur të konfirmuar.

Gjithashtu, janë 3700 persona të cilët janë duke u mbajtur në një anije në Japoni, përfshirë edhe 400 amerikanë, pasi një nga pasagjerë u konfirmua si i prekur me koronavirus.

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, ja sa paguhen në vendet e tjera…

Shqipëria dhe Kosova i paguajnë më pak punonjësit e tyre se në çdo vend tjetër të Europës, sa i takon pagës minimale, që ata janë të detyruar të japin me ligj.

Sipas të dhënave të Eurostat, në fillim të vitit 2020, paga minimale bruto në Shqipëri ishte 213 euro. Në Shqipëri, sipas INSTAT, janë mbi 320 mijë persona, ose gati një e treta e të punësuarve, që paguajnë sigurime me pagën minimale prej 26 mijë lekë.

Ndonëse paga minimale në vend është rritur disa herë, sërish mbetet më e ulëta në Europë, me përjashtim të Kosovës. Niveli i ulët i saj është dhe një nga arsyet që deklarohet si shkak për tendencën e lartë për emigrim.

Të dhënat e Eurostat nuk janë për Kosovën, por sipas të dhënave zyrtare, paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Kurse kërkesa gjatë vitit te kaluar ka qenë që kjo pagë të bëhet 250 euro, por nuk u arrit. Paga minimale në Kosovë ka mbetur e njëjtë që nga viti 2011, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje.

Në Maqedoninë e Veriut, paga minimale bruto është 282 euro, sipas Eurostat. Në Mal të Zi është 331 eurp. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi, me 343 euro.
Në përgjithësi, pagat minimale në rajon janë shumë më të ulëta në raport me vendet e Bashkimit Europian.

Si variojnë pagat minimale në Europë
Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.

Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së ]. 21 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.

Në janar të vitit 2020, Bullgaria kishte pagën më të ulët bruto (312 €) në të gjithë BE-në. Nëntë Shtete Anëtare, të vendosura kryesisht në lindje të BE, pasuan me paga minimale midis 400 € dhe rreth 600 € në muaj: Letonia (430 €), Rumania (466 €), Hungaria (487 €), Kroacia (546 €) , Çekia (575 €), Sllovakia (580 €), Estonia (584 €), Lituania (607 €) dhe Polonia (611 €).

Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura kryesisht në jug të BE-së, pagat minimale shkonin midis 700 € dhe pak më shumë se 1 000 € në muaj: Portugali (741 €), Greqi (758 €), Maltë (777 €), Slloveni ( 941 €) dhe Spanja (1 050 €).

Në shtatë Shtete Anëtare të mbetura, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të BE-së, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 539 €), Gjermania (1 584 €), Belgjika (1 594 €), Hollanda (1 636 €), Irlanda (1 656 €) dhe Luksemburgu (2 142 €).
Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 119 € në muaj në Janar 2020

Protestë para Bashkisë së Durrësit, qytetarët: Jemi me gisht në gojë, qiraxhinjtë po na nxjerrin jashtë

Pavarësisht kushteve të vështira të motit, dhjetra qytetarë kanë dalë sot në protestë përpara godinës së Bashkisë në Durrës, pasi ende nuk kanë marrë zgjidhje problemet që u janë shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga kjo fatkeqësi natyrore, ka ende familjarë që jetojnë nëpër çadra, të cilët ende nuk kanë gjetur një banesë ose janë ankuar se nuk kanë marrë ende bonusin e qerasë gjithashtu dhe ndihmën e nevojshme nga shteti.

Një banore nga Sukthi tha për Fax News se apartamentet apo shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit por ende nuk është kryer një kontroll nga specialistë të fushës.

“Fëmijet e mi janë të detyruar të hynë brenda në ato kushte në banesen e shkaterruar, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Nuk na ka ardhur askush që të na pyesë,kemi mbetur me gisht në gojë. Të vini të shikoni shtëpinë do vini duart në kokë, kaq di kaq flas ”, shprehet zonja.

“Kam ardhur dhe i kam bërë nga 5 herë dokumentat të gjitha, vijmë këtu thonë që ua kemi bërë dokumentat, në bankë na thonë jo. Unë kam bërë një aksident, si mund ta paguaj qeranë më 100 mijë lekë kemp.

Shyqyr prej zotit që më ka shpëtuar familja, po qeraxhiu një muaj të mban, pastaj të nxjerr jashtë. Emri më ka dalë që më parë, por bonusi nuk kalon, 2 ose 3 familje kanë mbetur pa i marrë, ndoshta ia kanë dalë me të njohur”, shprehet një tjetër qytetar.

Shpërthen revolta në Laç, banorët mesazh Ramës: “Vetëm të vdek’ dalim që këtu”!

Dhjetra banorë të Laçit që ishin akomoduar pas tërmetit të 26 Nëntorit në disa prej hoteleve në Shëngjin, prej ditës së sotme duhen që ti lënë këto ambiente, pa iu dhënë asnjë zgjidhje alternative nga ana e Bashkisë.

Në mikrofonin e Fax News ata shprehen se nuk i ka kontaktuar askush nga Bashkia e Laçit, edhe pse shumica e tyre janë të sëmurë dhe me fëmijë të vegjël.

I ngarkuari i Bashkisë së Laçit, për tu marrë me çështjen e tërmetit Kastriot Çupi, nuk pranon që ti hapë telefonit askujt prej banorëve, që shprehen se iu ka mbetur që tiu dalin përpara makinave në rrugë.

“Na kanë thënë për sot me dalë, ne skemi ku shkojmë se jemi me fëmijë, të na japin ndonjë strehim ndonjë diçka”, është lutja e një prej qytetareve, ndërkohë që një tjetër akuzon drejtpërdrejtë kryetaren e Bashkisë së Laçit Majlinda Cara, që sipas tyre i ka mbushur me premtimedhe i ka gënjyer.

“Unë me tre fëmijët nuk e di se ku do shkoj, është turp për shtetin shqiptar, me e dëgju bota, që thonë se duhet të kisha aplikuar prej një muaji për çadër, për dy copa rrobe, le të vijë të shohi shteti shqiptar dhe kush të dojë. Të kenë turp, as bonus qeraje dhe asgjë, as një kontenier.

Majlinda Cara të na vijë këtu, pse na solli me autobus, ku të shkoj unë sot me tre fëmijë, kur është bora maleve. Kam fëmijën e vogël 7 muajsh, këtu kena për të vdek, le të na e heqin mencën, nuk kam ku shkoj”, shprehet gruaja e revoltuar.

“Qeraja përpara tërmetit ishte shumë e përballueshme, tani qeratë kanë shkuar deri në 300 mijë lekë, smundemi që ti përballojmë dot me këto të ardhura që kemi. Nuk e di se ça do bëhet, na morën në telefon për me dalë, na kishin hequr nga lista e ushqimeve, na kanë hequr dhe nga lista e strehimit, jemi zero, në rrugë të madhe”., tregon një tjetër banor i Laçit, që jetonte me qera përpara tërmetit.

Ndërkohë që ka familje që janë edhe 13 anëtarë, mes tyre shumë të mitur, dhe invalid, të pamundur që të punojnë.

“Kena prit para Bashkisë dhe sna kanë dhënë asgjë, jemi 13 vetë, vajza është 5 vetë, me katër jetimë se është e divorcume, djalin e kam me hekur në këmbë, vetë jam invalide, me epilepsi, të shkoj dhe të mbytem në lumë.

Unë më shumë rri e shtrume në spital se në shtëpinë time, a mendon Edi Rama për ne, jo me u tall me fukarenjtë. Kam pasur banesën time, as ka ardhur asgjë dhe as hiç, kam frikë që të fus fëmijët brenda, se vetë le të më zëjë, të gjitha plaçkat që kam pasur mi ka zënë shiu”, tregon e moshuara.

Një tjetër grua shprehet se vetëm të vdekur mund ta nxjerrin prej hotelit, në të kundërt ajo do të zgjedhë ti dalë përpara një makine.

“Unë dal e vdekme këtu, se e gjallë jo, o me ranë në korent. Na ka thënë Majlinda që të mos dalim nga këtu, po të mos vinte ajo, ku të shkoj unë që jam nënë e 8 fëmijëve, vetëm që ti dal një makine para. Nuk na ka marrë askush nga Bashkia e Laçit, na kanë thënë që do rregullohen gjërat dhe nuk na kanë dhënë asgjë, kaq po di me thënë”, shprehet me lot në sy një tjetër qytetare./Faxweb/

Godet Mjeshtri i karikaturës…

Mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu, ka ironizuar nismën më të fundit të qeverisë, e pagëzuar si anti-KÇK, përmes të cilës thuhet se do të goditen pasuritë e grupeve kriminale apo personazheve që i kanë vendosur ato në mënyrë të paligjshme.

Në punimin e rradhës të botuar nga “Mapo”, shfaqet Kryeministri Edi Rama me pamjen e aktorit të filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”, si dhe disa prej efektivëve që bëjnë pjesë në njësinë speciale OFL.

Dixhitura e karikaturës është “qOFLte ke daja”.

Rikthehet i ftohti polar! Dëbora mbulon vendin. Ja akset rrugore ku ka probleme

Reshjet e borës kanë përfshirë gjithë juglindjen prej orëve të para të mëngjesit. Trashësia e borës deri në këto momente ka arritur ne 20 cm në zonat malore.

Në qytetin e Pogradecit ka vështirësi qarkullimi në njësinë e Mokrës ndërsa njësia Propisht ka mbetur pa energji elektrike.

Në akset rrugore Korçë-Dardhë, Qafa e Qarrit, dhe Qafa e Liqenasit qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa akset Korçë-Kapshticë-Qafë Thanë janë të hapura.Gjithashtu po punohet për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës, ndërkohë në zonat rurale lëvizja kryhet me vështirësi, kryesisht në Vithkuq dhe në fshatrat Panarit, Lekas, Shtyllë.

Të kalueshme me zinxhire janë aksi Korçë-Dardhë, Korçë -Qafë e Qarrit dhe pjesërisht Korçë – Voskopoja. Akset e tjera janë të kalueshme pa problem ndërsa duhet treguar kujdes në lëzivjen e automjeteve. Trashësia e borës arrin rreth 20cm në zonat malore dhe 5cm ne qytet, ndërsa po punohet me kriposjen dhe pastrimin e zonave problematike.

Gjithashtu reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën gjatë natës së mbrëmshme. Trashësia arrin në 20 cm në qytet dhe në mbi 45 cm në zonat e thella. Rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme, pasi për gjatë gjithë natës me borëpastruese. Në disa segmente në Kalanë e Dodës duhet të përdoren zinxhirët.

Krejt ndryshe paraqitet situata me rrugët e qyteteve dhe rrugët rurale. Rrugët e qytetit të Peshkopisë janë të pa pastruara, po ashtu sdhe rrugët e fshatrave që lidhen me qytetin e Peshkopisë. Në disa prej fshatrave kalojnë vetëm mjete të larta (foristrada) ndërsa nuk ka kaluar asnjë borëpastruese.

ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion sot mbi gjendjen e akseve kombëtare

Rajoni Verior
Në rajonin verior gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Qarkullimi në të gjitha segmentet e këtij qarku kryhet pa zinxhirë.

Në segmentin Kuben-Vasie, Qafë e Buallit-Krastë, Ura e Cerenecit-Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i tyre në segmente të vogla, si pasojë e borës që sjell era në rrugë kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha akseve.

Rajoni Qendror
Në rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik-Steblevë, kontraktorët e mirëmbajtjes po punoj për pastrimin e plotë të të gjithë segmenteve të këtij Rajoni.

Rajoni Jugor
Reshjet e borës në Qarkun e Korçës kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla. Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim,

Të gjithë kontraktorët janë në terren me mjete e punëtorë për pastrimin e akseve rrugore dhe monitorimin e situatës rast të përkeqësimit të motit. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përgjatë natës, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore .

Tabaku: Çdo koncesion është i lidhur me një zyrtar të PS, Të gjithë do mbajnë përgjegjësi nga Rama tek…

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, deklaroi në studion e “Temporas” në Rtv Ora se qeveria Rama do të mbajë përgjegjësi deri më një për koncesionet korruptive.

Tabaku tha se buxheti i shtetit do të rikuperojë dëmet financiare që i janë shkaktuar dhe këtë do ta bëjnë vetë kompanitë që kanë shkaktuar dëmin.

“Të gjitha këto koncesione, nga i pari te i fundit që ka firmosur, ai kryeministër, ai ministër dhe ai specialist që ka ideuar dhe programuar këto fonde, i ka vendosur në buxhet, ka programuar këto dokumenta tenderi do të mbajë përgjegjësi. Kur e prezantuam këtë nismë pati rezistencë.
I rikuperohet buxhetit të shtetit i gjithë dëmi që i është shkaktuar, kompania ja rikuperon. Kjo ngjalli shumë reagime, sidomos nga bota e biznesit dhe PS.

Secili prej këtyre koncesioneve është i lidhur me një nga PS. Nuk do të ishin miratuar nëse vetë Edi Rama nuk do të ishte i përfshirë. Në mënyrën si janë hartuar në shkelje të ligjeve dhe shkeljes së çdo rregulli të prokurimeve publike punonjësit e thjeshtë nuk do të merrnin guximin nëse kryeministri nuk do të ishte i përfshirë”, u shpreh ish-deputetja.

Gjithashtu Tabaku, në emisionin “Temprora” u shpreh se opozita kur ishte në qeveri nuk ishte njëlloj me PS-në, por ka pasur gabimet e veta.

Tabaku theksoi se strukturat e PD-së janë kapilare duke bërë takime në terren.

“Të mos ketë dyshim askush që çdo gjë që po themi, sepse nuk jemi të gjithë njëlloj, se nuk kemi asnjë të ngjashme me mënyrës se si po qeveris kjo qeveri. E kemi pranuar, mund të kishte gabime pa fund.

Një nga koncesionet, çështja e pronave, çështje që mund të ishin trajtuar ndryshe. Mund të kishim një mënyrë tjerët të të parit të gjërave, por forca e një partie është rikuperimi. Të gjitha strukturat e PD-së janë kapilare në terren”, deklaroi Tabaku.