Duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, bëri një apel dramatik për të ndaluar gjenocidin ndaj fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës.
Kur filloi të fliste për imazhet e “nënave që përqafonin trupat e fëmijëve të pajetë, u ledhatonin flokët, u flisnin, u kërkonin falje”, Mansour nuk mundi të duronte më dhe shpërtheu në lot, duke i thënë presidentit të përgjithshëm: “Edhe unë kam nipër e mbesa. E di se çfarë nënkuptojnë ata për familjet e tyre dhe të shohësh situatën e palestinezëve pa pasur zemër të bësh asgjë është përtej durimit të çdo personi normal”.
“Është skandaloze! Dhe sa të tjerë dëshironi?”, tha diplomati palestinez me zemërim për mosveprimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një kohë kur palestinezët “janë privuar nga uji, ushqimi, ilaçet për kaq shumë kohë dhe varen nga një fije”.
Mansour akuzoi Izraelin se po përpiqet të krijojë iluzionin se po lejon hyrjen e ndihmave, ndërkohë që jeta në Gaza është e pamundur.
“Nëse Izraeli donte që të hynin ndihma, do të hapte kalimet dhe do të lejonte hyrjen e menjëhershme dhe të plotë të ndihmës humanitare, në koordinim me OKB-në, përfshirë UNRWA-n (agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë)”, tha Mansour.
“Shqetësimi i vërtetë i Izraelit është se si t’i zhdukë palestinezët duke i vrarë, duke i lënë të uritur dhe duke i shkatërruar të tjerët, në mënyrë që ata të mos kenë zgjidhje tjetër veçse të largohen nëse duan të jetojnë. Ju siguroj se ne jemi të rrënjosur në Palestinë më shumë sesa pemët e ullirit, pemët e ullirit romakë që janë të rrënjosura në Palestinë. Ne nuk do të largohemi kurrë. Ne nuk do të thahemi. Ne do të qëndrojmë në atdheun tonë. Bëni diçka. Ndalojeni këtë krim kundër popullit palestinez, këtë gjenocid”, përfundoi diplomati palestinez.
Mes personazheve të shumtë që do të jenë të fokusuar në finalen e madhe të Mynihut ditën e shtunë, është edhe Ronaldo “Fenomeni”.
Braziliani që në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e Interit dhe në fakt zemra vazhdon t’i rrahë ende për zikaltrit. Ai ka folur për finalen mes ekipit italian dhe PSG-së, të cilën e parashikon të bukur dhe shpreson me një fund të lumtur për ishskuadrën e tij. Ronaldo ka luajtur me Interin nga viti 1997 deri në vitin 2002, duke mahnitur botën me futbollin në këmbët e tij dhe talentin, që në fakt u ndal disi nga një dëmtim i rëndë. Ai thotë se të dyja skuadrat vijnë të karaikuara dhe të uritura për të triumfuar në këtë ndeshje.
FINALJA- “Janë dy klube me një histori të madhe mbi shpatullat e tyre, të dyja me dëshirë dhe vendosmëri për të fituar dhe për të ngritur trofeun. Interi dëshiron që të jetojë sërish emocionet e 15 viteve më parë, kur provoi t’i shkonte afër edhe 2 sezone më përpara në Stamboll. Mund të imagjinoj të njëjtën dëshirë ende nga klubi dhe tifozëria. PSG-ja në anën tjetër është në një moment pozitiv, me një grup të fortë dhe të ndërtuar në mënyrë spektakolare nga Luis Enrike”.
PARASHIKIMI- “Unë parashikoj një fitore të Interit, por e them këtë si tifoz. Kam kaluar momente të paharrueshme me këtë klub dhe nuk mundet që ta fsheh se zemra rreh fort për ta sa herë i shoh në fushën e lojës. Përpara disa ditësh kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë dhe kujtuam kohën kur ishim në fushë. Ishin kohë të mrekullueshme dhe me pasion të madh për këtë klub”.
EKUILBËR- “Do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë, e mbushur me emocione për ata që e duan futbollin e vërtetë. Të dyja skuadrat e meritonin që të ishin deri këtu ku kanë ardhur, por do të jetë magjike që ta shoh sërish Interin të ngrejë trofeun. Do të jetë një ndeshje e barabartë dhe do të vendoset nga detajet, por meqë ju po këmbëngulni për rezultatin, atëherë unë mendoj se do të fitojë Interi me rezultatin 2-1″.
Një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së mund të nënshkruhet që në takimin e ardhshëm midis negociatorëve, sipas një raporti në CNN të enjten e sotme.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve të mërkurën se bisedimet bërthamore me Iranin janë “shumë afër një zgjidhjeje”, duke shtuar se i ka thënë Kryeministrit Benjamin Netanyahu që çdo përpjekje për të prishur negociatat do të ishte “e papërshtatshme”.
Më parë, bisedimet me sa duket kishin arritur në një bllokim mbi çështjen e pasurimit bërthamor të Iranit, me SHBA-në që tha se nuk do të pranonte asnjë uranium të pasuruar të prodhuar në Iran, ndërsa Teherani ka refuzuar të heqë dorë ndonjëherë nga prodhimi i tij.
Diskutimet tani janë mbi mundësinë e investimeve amerikane në programin bërthamor të Iranit, sipas një raporti të CNN, me një organizatë të formuar nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, që pasuron uraniumin për programin bërthamor civil të Iranit.
Megjithatë, ende nuk është rënë dakord për asgjë. Ndërsa negociatorët amerikanë shtynë përpara përfshirjen e programit bërthamor balistik të Iranit dhe mbështetjen e grupeve terroriste të përfaqësuara në të gjithë rajonin, këto çështje aktualisht nuk janë pjesë e diskutimeve.
Thuhet se Izraeli është përgatitur për një sulm të mundshëm ndaj objekteve bërthamore iraniane, me ose pa ndihmën e SHBA-së. Një sulm i tillë mund të ndodhë brenda shtatë orëve njoftim, sipas raportimeve.
Mungesa e adresimit të programit të raketave dhe grupeve të përfaqësuara është problemi që Izraeli përmendi në kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015, Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) të nënshkruar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama.
Në mandatin e parë të Trump në vitin 2018, Trump u tërhoq nga marrëveshja, por analistët thonë se marrëveshja aktuale e mundshme mund të jetë një kthim në parimet e marrëveshjes së mëparshme.
“Dua që të jetë shumë e fortë ku mund të hyjmë me inspektorë,” tha Trump në lidhje me vizionin e tij për një marrëveshje. “Ne mund të marrim çfarë të duam, mund të hedhim në erë çfarë të duam, por askush të mos vritet. Ne mund të hedhim në erë një laborator, por askush nuk do të jetë në laborator, në krahasim me të gjithë që janë në laborator dhe e hedhin në erë atë.”
Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për katër vepra penale ndaj pronarit të banesës ku u zbulua një shtëpi bari. Hetim është nisur edhe ndaj specialistit teknik të OSHEE.
Zbulimi i shtëpisë së barit ka ardhur pas kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, në mjetin e pronarit të banesës, ku u konstatua një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.
Nga policia gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, e ndodhur në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja.
Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike. Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve.
Njoftimi i Prokurorisë:
Shtëpia e barit në fshatin Vadhizë, Prokuroria e Fierit nis hetimet për katër vepra penale ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE
Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier nis hetimet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” të parashikuara nga nenet 283/1, 284/1 dhe 137/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit I.G. dhe “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit R.M.
Ky procedim ka filluar mbi bazën e njoftimit të marrë në datë 25.05.2025, lidhur me ndalimin e shtetasit P.G. në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, është konstatuar një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Nga policia gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, e ndodhur në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja.
Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike. Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve.
Policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit I.G. dhe të specialistit teknik të terrenit të OSHEE-së që mbulon zonën, R.M.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe që gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.
Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish për konstituimin e Kuvendit edhe në seancën e 23-të ditën e sotme.
Kete të enjte sërish nuk mori votat e mjaftueshme formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca e radhës do të mbahet më 31 maj në ora 10:30.
Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan pro, një kundër dhe s’pati abstenim.
Është hera e 15-të që ky komision nuk merr votat e shumicën.
Pas dështimit përfaqësues të partive politike kanë fajësuar njëri-tjetrit teksa asnjëri nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngërçin e krijuar.
Më shumë se 17,000 njerëz po evakuohen nga shtëpitë e tyre në Manitoba, Kanada qendrore, ndërsa zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në disa provinca, duke përfshirë Ontarion, Kolumbinë Britanike, Albertën dhe Saskaçevanin.
“Ky është operacioni më i madh i evakuimit të detyruar në Manitoba” në vitet e fundit, tha Uab Kinyuu gjatë një konference për shtyp, duke njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë provincën.
Një avion ushtarak do të vendoset menjëherë për të lejuar që banorët e zonave më të largëta të evakuohen shpejt, shtoi ai.
Dje, 134 vatra zjarri ishin aktive në provinca të ndryshme të vendit.
Gati 2,000,000 hektarë tokë pyjore janë prekur nga zjarret që nga muaji i kaluar, me fjalë të tjera një sipërfaqe tre herë më e madhe se mesatarja vjetore në provincën e Manitobës.
Sipas parashikimeve të autoriteteve, sezoni aktual i zjarreve në natyrë mund të jetë “mbi normalen” në Kanadanë qendrore dhe perëndimore në qershor dhe korrik dhe “shumë mbi normalen” në gusht, për shkak të thatësirës së rëndë deri ekstreme që vazhdon të prekë pjesë të vendit, pjesa më e madhe e të cilave është e mbuluar me pyje dhe zona me bimësi.
Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, Kanadaja po përballet gjithnjë e më shumë me ngjarje ekstreme të motit dhe fatkeqësi natyrore, të tilla si zjarret masive të viteve të fundit.
Në vitin 2023, vendi përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e tij.
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka ndarë mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025.
Landau është shprehur se SHBA mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik, por thekson se mund të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre.
Ndër të tjera thotë se “politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues.”
Postimi i Ambasadës së SHBA:
“Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre. Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë.” – Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025
Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, me një dëm të dokumentuar prej më shumë se 36 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, zbulon një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme.
Sipas njoftimit të publikuar të mërkurën nga SPAK, 36 persona janë nën hetim për kontrabandën e cigareve, mes të cilëve 29 janë punonjës të strukturave doganore që dyshohet se janë implikuar në këtë skemë. Katërmbëdhjetë persona po hetohen në masën e arrestit me burg, ndërsa për të tjerët janë vendosur masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Në qendër të skemës së kontrabandës është, sipas SPAK, kompania “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve” dhe pronarët e saj të mëparshëm, Ilir dhe Darjo Jashari. Prej shkurtit të këtij viti, kompania e prodhimit të cigareve, Albania Tabak u ble nga kompania “EA TOBACCO” në pronësinë e Ergys Agasit – një personazh kontrovers i akuzuar nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj si ‘’koordinatori mes kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale”.
Agasi, i cili i ka hedhur poshtë akuzat e Ahmetajt si “thashetheme”, nuk ishte i arritshëm nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Edhe Prokuroria e Posaçme nuk iu përgjigj pyetjes nëse pronari i ri i fabrikës ishte pjesë e hetimit.
SPAK deklaroi se të dyshuarit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas në ato të Bashkimit Evropian, duke përdorur një skemë të sofistikuar. Sipas hetimit, subjekti tregtar, Albanian Tabak ishte pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” nga Dogana Shqiptare dhe prodhonte paketa cigaresh me regjimin fason për llogari të një firme porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.
Megjithatë, nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar përcakton destinacionin, i cili sipas SPAK rezulton inekzistent.
“Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas ka shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore,” tha SPAK.
Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal, me një veprimtari me qëllim fitimi ekonomik të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e rreth 3.6 miliardë lekëve ose 36 milionë euro dhe një dëm prej 10 milionë eurosh në vetëm katër raste të dokumentuara kontrabandimi në tregun e BE-së. Në një tjetër rast, nëse kalimi kontrabandë i sasisë së cigareve do të ishte realizuar, do të kishte shkaktuar një dëm prej rreth 2.8 milionë eurosh.
Sipas hetimeve të SPAK, për të realizuar këtë veprimtari kanë ndihmuar struktura të caktuara të doganës që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos shoqëruar ngarkesat deri në dalje nga territori i Shqipërisë. Po ashtu, kontrabanda është legjitimuar dhe përmes çlirimit të eksportit fiktiv në sistemin “Asycuda World”, që tregonte sikur sasitë e cigareve kanë dalë nga Shqipëria në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore.
Tjetër shmangie nga detyrimet doganore në vendin ku janë destinuar për t’u shitur është realizuar përmes prodhimit të paketave të cigareve pa pullë fiskale, veprimtari që sipas SPAK është në kundërshtim me ligjin e akcizës.
Sipas një investigim të mëparshëm të BIRN, kompania ‘’Albania Tabak Fabrika e Cigareve” prodhonte 22 milionë paketa cigare në vit nën markën “Cleopatra”, një pjesë e të cilave shiteshin kontrabandë në Afrikën e Veriut. Ky aktivitet u diktua fillimisht nga autoritetet doganore britanike dhe nxitën një hetim penal në vitin 2015 në Shqipëri, i cili u pezullua një vit më pas në pritje të informacioneve nga juridiksionet e huaja.
Hetimi u riaktivizua në vitin 2017, por pa asnjë rezultat në dukje. Çështja u rimor nga SPAK në vitin 2023. Kjo kompani ka qenë në pronësi të familjes Jashari nga dhjetori i vitit 2010, kur është blerë nga Ilir Jashari për 3 milionë euro, para se të kalonte në pronësi të gruas dhe djalit të tij, Darjo Jashari.
Bazuar në rezultatet e hetimit të kryer prej vitit 2023, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg” ndaj ish-pronarit të fabrikës së cigareve, Ilir Jashari, djalit të tij, Darjo Jashari, administratorit të kompanisë, Servet Dauti, shtetasit Kosovar Luan Qorolli si dhe shtetasve serbë, Mile Bijeliç dhe Zeljko Stafjer, të gjithë të dyshuar për veprën penale të kontrabandës me mallrat e akcizës dhe grupit të strukturuar kriminal.
Gjykata ka caktuar “arrest në burg” dhe ndaj nëntë punonjësve të doganës dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj një punonjëseje tjetër, që akuzohen për kontrabandë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK, janë ndaluar vetëm 5 prej 14 të hetuarve ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Ndërkohë, janë ekzekutuar 15 nga 20 masat “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Në kryerjen e këtij hetimi kanë bashkëpunuar autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, ato kosovare, greke dhe qipriote./BIRN
Fitorja e socialistëve në zgjedhjet e majit në Shqipëri nuk ishte aspak surprizë; megjithatë, pak veta mund ta imagjinonin se demokratët do të humbisnin kaq keq.
Partia Demokratike fitoi 50 nga 140 vendet e parlamentit, shumë larg socialistëve të kryeministrit Edi Rama, të cilit me 83 vende, i duhet vetëm një shumicë e madhe për të ndryshuar kushtetutën sipas dëshirës.
Pas katër zgjedhjeve të humbura parlamentare dhe 12 vitesh në opozitë, analistët bien dakord që Partia Demokratike, dikur e fuqishme, ka nevojë të madhe për reforma dhe një udhëheqës të ri, një që nuk përballet me akuza për korrupsion në vend apo sanksione të vendosura nga aleati kryesor perëndimor i Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, për momentin, udhëheqësi 81-vjeçar i partisë, Sali Berisha, duket se synon vetëm të sulmojë integritetin e zgjedhjeve, ndërsa hedh poshtë thirrjet për dorëheqjen e tij.
Refuzimi i tij për të marrë në konsideratë ndryshimin rrezikon ta dënojë partinë me mungesë rëndësie politike, paralajmërojnë analistët.
“Pika në të cilën ka arritur opozita është një pikë nga e cila do të jetë e vështirë të rikuperohet”, tha eksperti politik dhe sociologu Ergys Mërtiri.
“Në 12 vitet që nga humbja e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, ajo nuk ka kryer asnjë reformë të brendshme dhe as nuk ka reflektuar fare mbi situatën e saj”, tha ai për BIRN.
“Partia ka ekzistuar për 35 vjet me të njëjtën frymë, me të njëjtën mënyrë të të bërit politikë, me të njëjtin diskurs dhe në një masë të madhe me të njëjtët njerëz. Si e tillë, është një parti që është jashtë kontaktit, jashtë hapit me zhvillimin e vendit dhe shoqërisë.”
Analizë e brendshme?
Kryetari i partise demokratike, Sali Berisha dhe Chris LaCivita duke shtrënguar duart gjatë ceremonisë së prezantimit të LaCivita si drejtues i fushatës elektorale për PD për zgjedhjet e 11 majit. | Foto: LSA
Numri i mandateve të fituara nga Partia Socialiste është më i madhi që nga viti 1997; performanca e Demokratëve është një nga më të këqijat që nga rënia e komunizmit më shumë se tre dekada më parë, kur karriera politike e Berishës ishte në hapat e saj të parë.
Demokratët i kishin varur shpresat e tyre në imitimin e fushatës MAGA të Donald Trump, madje duke adoptuar sloganin “Shqipëria madhështore” dhe duke rekrutuar një ish-strateg të fushatës së Trump.
Nuk funksionoi. Megjithatë, larg analizës së brendshme, Berisha ua hodhi fajin rivalëve të tij, duke akuzuar socialistët për blerje votash dhe “krime të tjera të tmerrshme”.
Ai u zotua të mos i njihte rezultatet ose të jepte dorëheqjen, pavarësisht një rregulli të partisë të futur në vitin 2021 që kërkonte që udhëheqësi të jepte dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve.
“Shqipëria kreu një farsë elektorale”, tha ai. “Nëse statuti i referohet zgjedhjeve, Shqipëria nuk pati zgjedhje.”
E pyetur për të komentuar mbi akuzat për mashtrim elektoral, zyra e Kryeministrit Rama i dërgoi BIRN një video të Berishës duke hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve sa herë që humbiste që nga viti 1997.
Përgjigja e fundit e Berishës është tipike e veteranit të zjarrtë që mori për herë të parë frenat e Partisë Demokratike në vitin 1991, duke shërbyer si president i Shqipërisë midis viteve 1992 dhe 1997 dhe kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013.
Kur Demokratët u rrëzuan nga Socialistët e Ramës në vitin 2013, Berisha dha dorëheqjen nga udhëheqja e partisë, duke ia dorëzuar ish-kryetarit të saj Lulzim Basha.
Megjithatë, Berisha nuk u dorëzua dhe në vitin 2021, kur SHBA-ja e futi atë në listën e zezë për korrupsion të dyshuar, Basha mori masa për ta përjashtuar Berishën nga partia që ai kishte bashkëthemeluar; pas tre vitesh kaosi partiak, Berisha e rifitoi drejtimin e partisë, por Basha dhe një numër të tjerësh dezertuan.
Nga tre fraksione të ndara që garuan në zgjedhjet e majit, njëri arriti të fitonte një vend; dy të tjerët nuk ia dolën, “por ndikimi i tyre gërryes, si matematikisht ashtu edhe simbolikisht, është i dukshëm”, tha eksperti politik Lutfi Dervishi.
Një brez post-Berisha
Kryetari i partisë demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë një konference për shtyp.
Duke kërkuar të kundërshtojnë rezultatet, demokratët po shmangin “analizën e brendshme”, tha Dervishi për BIRN, “por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme”.
“Protestat, konferencat për shtyp dhe denoncimet e përdorimit të administratës publike dhe blerjes së votave janë bërë mjetet e vetme në duart e Partisë Demokratike”, tha ai.
“Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme. Vetëm dy vjet e ndajnë Partinë Demokratike nga beteja për Tiranën në zgjedhjet lokale, dhe debati për një brez post-Berisha as nuk ka filluar.”
Partia do të bënte mirë të mos e bojkotonte parlamentin, shtoi ai.
“Partia Demokratike duhet të shpëtojë shpejt nga kurthi i një opozite që proteston, por nuk fiton. Ajo nuk ka fituar asnjë betejë të madhe që nga viti 2009. Mospjesëmarrja në Kuvend është një rrugë e rrezikshme, tashmë e provuar të jetë një strategji me pasoja katastrofike.”
Mërtiri, sociologu, tha se shpresa e vetme e partisë për rindërtim ishte të hiqte dorë nga “Berishizmi”.
“Ajo parti, si një parti e madhe që ka rreth vetes njerëz që kanë moral dhe vlera politike, ka mundësinë të ngrihet përsëri nëse ndërmerr një transformim radikal, themelor dhe të dhimbshëm”, tha ai.
“Ajo duhet të bëhet përsëri një parti moderne, të reformohet, të prodhojë figura të reja, një diskurs të ri, një mënyrë të re të të bërit politikë dhe kjo nuk duhet të bëhet nga ata njerëz që janë aktualisht në krye të partisë, por nga një lëvizje që vjen nga poshtë.”
“Njerëz të rinj”, tha ai, duhet “të marrin fatin e partisë në duart e tyre”./reporter.al
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...