20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Një vizitë në qytetin “Studenti” që trembi lolon e Bashkisë

Ina ZHUPA

Atehere kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Kete here, pertej fasades qe percjell ne videot dhe fotot e propagandes se tij, ndihet i frikesuar nga vizita qe kryetari i PD i ben disa te rinjve ne dhomen e tyre ne konvikt.

Ate qe s’e ka bere dot Ramiz Alia ne grahmat e komunizmit ne qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes ne krye te bashkise moniste. Ne asnje vend te botes se lire kryetari i opozites nuk pengohet te vizitoje nje ambjent publik apo te takoje studente.

Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut. Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite.

Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozites. Te tregoje te verteten qe propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarket e qeverise perpiqet t’u servire shqiptareve.

A ndodhet Shqipëria nën një regjim autokratik!?

Nga Ermal Xhelilaj

Ne literaturen bashkohore te shkencave politike, autoritarizmi cilesohet si nenshtrim absolut kundrejt pushtetit dhe autoritetit politik qendror, ne kontrast te thelle kjo me lirine individuale te te menduarit dhe te vepruarit, te promovuara ne sistemet e konsoliduara demokratike.

Ne kontekstin e ushtrimit te pushtetit, autoritarizmi i referohet cdo sistemi politik, qe perqendron nje forme pushteti absolut ne duart e nje lideri politik apo te nje elite te vogel pushtetaresh dhe qe bie ndesh me parimet demokratike kushtetuese duke shmangur pergjegjesite politike, ligjore e morale perballe shtetit te se drejtes dhe mases popullore.

Udheheqesit autoritare apo autokrate shpesh ushtrojne pushtetin ne menyre arbitrare pa marre ne konsiderate parimet juridike kushtetuese dhe aktet ligjore ne fuqi. Autokratet normalisht e mbajne pushtetin me metoda antidemokratike dhe eshte e veshtire t’i zevendesosh permes zgjedhjeve demokratike, te lira e te ndershme me vullnetin dhe voten e lire te zgjedhesve.

E drejta per te kritikuar e kundershtuar politikat autokratike apo per te ushtruar cdo forme opozitarizmi kundrejt pushtetit autokratik eshte e limituar ose mungon totalisht, dhe formimi i forcave opozitare te klonuara si nje mekanizem mbeshtetes i regjimit autokratik perben nje fenomen karakterizues per kete forme regjimi.

Duke marre ne konsiderate qe autoritarizmit i mungon boshti themelor ideologjik, ne kete regjim ekziston nje nivel tolerance te pluralizmit politik ne organizimin social, dhe ushtrimi i pushtetit kryhet permes nje politike agresive me limite te percaktuara dhe parashikuara qarte.

Nga ana tjeter, regjimet autokratike i referohen normalisht qeverive qe pergjithesisht ushtrojne pushtetin permes metodave antidemokratike, shpesh here represive dhe ne kundershtim me parimet demokratike kushtetuese apo me standartet nderkombetare.

Kontrolli i regjimeve autokratike mbi propaganden qendron ne plan te pare te ushtrimit te pushtetit, duke monopolizuar mundesisht te gjitha asetet mediatike me qellimin per te propaganduar ne menyre masive e eficente politikat e tyre, si dhe per te neutralizuar cdo lloj perpjekje per informimin e drejte e te sakte te publikut lidhur me situaten politike, ekonomike e sociale ne vend.

Propaganda ne regjimet autokratike synon qe permes agjensive te sigurise te ushtroj ndikim edhe ne nivele te ndryshme te edukimit te te rinjve ne institucionet arsimore.

Shqiperia 2020. Ndarja dhe balancimi i pushteteve ne sistemin e qeverisjes ne Republikën e Shqipërisë aktualisht mund të konsiderohet inekzistente. Qeveria Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Tashmë kemi një parlament, në kundërshtim me Kushtetutën, me 122 deputet, të cilët faktuar nga zhvillimet e fundit politike e parlamentare kanë dalë në mbështetje të kësaj Qeverie e politikave te saj, duke cënuar rëndë rendin kushtetues dhe pluralizmin politik në vend.

Kapja e sistemit te drejtesise tashme eshte nje realitet. Pushteti gjyqësor, vecanërisht në mungesë të Gjykates Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ka treguar se ka ceduar nga misioni i tyre ligjor, shpesh herë duke dalë në mbështetje të politikave shtetërore, politikanëve në pushtet dhe liruar njerëz me precedent penal të lidhur me pushtetin.

Dhënia e vendimeve antiligjore apo abuzive të gjykatave për dënimin dhe burgosjen politike të eksponentëve opozitarë e protestuesve, lirimi i te denuarve te rrezikshme me precedente penal nga burgjet është tregues i qartë i kapjes së këtij pushteti.

Ushtrimi i forcës e dhunës policore, perdorimi i policise ne kundershtim me kushtetuten dhe i mjeteve e metodave ekstreme policore kundër protestuesve paqësor, arrestimet pa bazë ligjore e prova, keqtrajtimi dhe mbajtja në paraburgim në shkelje të të drejtave e lirive themelore të njeriut të qytetarëve, përdorimi i prokurorisë dhe SHISH nga ana e Qeverisë në kundërshtim me ligjin, implementimi i presionit e shantazhit të institucioneve publike për punonjësit e tyre për të votuar e dale në mitingjet e partise ne pushtet, përdorimi i mjeteve ushtarake e ushtrisë për qëllime antiligjore, kapja, presioni, censura dhe shantazhimi i medias, janë një pasqyrë e qartë sesi pushteti ekzekutiv dhe ai i medias gjithashtu ndodhen plotësisht nën urdhërat e Kryeministrit dhe njerëzve të lidhur me pushtetin.

Lind pyetja: Duke marre ne konsiderate kete realitet te paprecedent politik, a ndodhet Shqiperia nen nje regjim autokratik !?

Edhe spitalet me koncesion? Paditet për vjedhje ish-Kryeminstri maltez për projektin

Lideri i opozitës në Maltë ka akuzuar ish-kryeministrin Joseph Muscat për “vjedhje me paramendim” për përfshirjen e tij në një marrëveshje me një kompani që synon të marrë me kontratë Partneriteti Publik Privat spitalet në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Kompania Vitals Global Healthcare (VGH) fitoi fillimisht një kontratë PPP për të menaxhuar tre spitale shtetërore në Maltë për 99 vjet. Kontrata kishte një vlerë rreth 7 miliardë euro. Pasi kompania Vitals Global Healthcare mori rreth 100 milionë euro nga paratë e taksapaguesve maltezë, ajo shpalli falimentin dhe e shiti kontratën PPP tek kompania amerikane Steëard Health Care për vetëm 1 euro.

Më pas u zbulua se të aksionerët e Steëard Healthcare ishin të njëjtën persona që kishin në pronësi dhe kompania Vitals Global Health, dhe se e gjitha kjo ishte një skemë mashtrimi për të përfituar para nga buxheti i shtetit maltez. Ministrat e përfshirë në ndërmjetësimin e marrëveshjes aktualisht janë nën hetim penal.

Kreu i opozitës Adrian Delia deklaroi në një konferencë për shtyp sot “unë e kam thënë tashmë këtë: kjo [marrëveshja] ishte një plan për të fituar miliona nga një dështim i paramenduar.”

Para pak ditësh doli në dritë dhe një detaj tjetër: ish-kryeministri i Maltës Joseph Muscat, i cili dha dorëheqjen — pasi u zbulua se ai dhe ministrat e tij ishin të lidhur me vrasjen e gazetares investigative Daphne Caruana Galizia — ka lobuar tek qeveria e re malteze për t’i dhënë më shumë para nga buxheti i shtetit kompanisë Steëard Healthcare.

Adrian Delia vazhdoi më tej:
“Është e pabesueshme që ne i kemi paguar Vitals Global Health 180 milion euro në fillim dhe më pas kemi vazhduar t’i paguajmë miliona çdo vit, 20 milion euro të tjera në 2016, 40 milion euro në 2017, 40 milion euro të tjera në 2018 dhe 50 milion euro në 2019. Dhe Joseph Muscat iu afrua Robert Abelës [kryeministrit të ri të Maltës] për t’i thënë se duhet t’i paguajmë sërish ata. Për çfarë? Ata morën paratë, pronat dhe nuk na dhanë asgjë.”

Në vitin 2016, qeveria malazeze nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Vitals Global Healthcare (VGH). Kur VGH e shiti koncesionin e shëndetësisë tek Steëard Healthcare, qeveria malazeze nënshkroi një memorandum të ngjashëm me kompaninë e re.

Disa muaj më vonë, në prill 2017, Ministria e Shëndetësisë malazeze nënshkroi një memorandum me Ministrinë shqiptare të Shëndetësisë për të forcuar bashkëpunimin midis “organizatave që veprojnë në fushën e shëndetit në të dy vendet”. Më pas qeveria shqiptare hartoi një projektligj të ri që i hap rrugë PPP-ve në Shqipëri të ndiqnin të njëjtin model si modeli i dështuar që ndoqi Malta.

Gjatë gjithë kësaj kohe, investitorët në të dyja kompanitë VGH dhe Steëard , Sri Ram Tumuluri and Shaukat Ali Gahfoor, kanë vizituar disa herë Malin e Zi dhe Shqipërinë për të vazhduar negociatat. Shaukat Ali Ghafoor është takuar dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe ky i fundit vizitoi Maltën për të takuar kryeministrin e asaj kohe Muscat.
Steëard Healthcare dyshohet se po planifikon të marrë me PPP disa spitale në Shqipëri, përfshirë një në qytetin e Vlorës.

“Exit.al”

Tërmeti është sebepi, do rrafshohen pallate të ulta për kulla dhe paratë do ja kërkojë BE

Gerard GEGA

Javën e parë pas tërmetit të 26 nëntorit, Kryeministri Rama deklaroi se kishte vendosur të ndërtonte të paktën 3 lagje të reja në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Lagjet i pagëzoi si “Lagjet e Rilindjes”. Dy muaj më vonë, duke përfituar nga situata e gjendjes së zgjatur të fatkeqësisë natyrore, projekti duket se po zgjerohet për më shumë se “3 lagje”.

Përmes ndryshimit të një ligji, një Akti Normativ dhe VKM-je, qeveria i ka hapur rrugë zgjerimit të projektit për “Lagje të Rilindjes”, sidomos në Tiranë, ku prishjet e disa pallateve e ndërtesave – si në Kombinat – janë parashikuar që në masterplanin Tirana 2030 (TR2030), miratuar në dhjetor 2016.

Nëse në masterplanin “TR2030” prishjet justifikoheshin me zhvillimin e kryeqytetit, tashmë ato po justifikohen me dëmtimet prej tërmeteve.

Deri më sot qeveria ka parashikuar të paktën 25 zona rindërtimi, 9 prej të cilave në Tiranë. Nuk janë dhënë detaje për shtrirjen e zonave dhe fatet e godinave të dëmtuara, që mund të ndodhen në to. Kjo ngre dyshim se programi i rindërtimit po shkon paralelisht me synimin për të hapur sa më tepër kantiere ndërtimi.

Ky synim fshihet në faktin se qeveria e bazon Programin e Rindërtimit në praktika “zhvillimi të detyruara” me plane dhe prishje të detyruara.

Ligji, Akti Normativ dhe VKM-ja që i hap rrugë “Lagjeve të Rilindjes”:
Përmes një VKM-je – të 24 dhjetorit 2019 – qeveria ka vendosur që:
bashkitë dhe qeveria të hartojnë dhe miratojnë plane të detyruara vendore, si dhe lejet përkatëse për zhvillimet e ndërtimeve;
bashkitë duhet të identifikojnë zonat, të cilat do t’i nënshtrohen planit të detyruar vendor
(kliko këtu për të parë VKM-në).

Me Akt Normativ të 16 dhjetorit, “plan i detyruar vendor” cilësohet:
“[…] dokument planifikimi që hartojnë bashkitë dhe qeveria, […] që përcakton kushtet për zhvillim të detyruar, si dhe zhvillimin e zonave të reja.”

(kliko këtu për të parë Aktin Normativ).
Ndërsa “zhvillim i detyruar” konsiderohet:
“[…] e drejta e autoriteteteve për të vendosur prishjen e ndërtesave dhe zhvillimin e territorit ku ndodhen […] si rezultat i dëmtimit të tyre nga ngjarja e fatkeqësisë natyrore që rrezikon jetën e banorëve dhe zhvillimin e zonës në përputhje me planin e detyruar vendor”.

“Prishja e detyruar” bëhet kur:
“[…] ndërtesa është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore dhe nuk mund të riparohet ose kur përbën rrezik për jetën, sipas përfundimeve në aktkonstatime apo aktvlerësime […] si dhe nëse riparimi kushton më shumë se ndërtimi nga e para […] edhe pa pëlqimin e pronarëve”.

VKM-ja e 24 dhjetorit parashikon që pasi qeveria të shpallë një zonë të re për zhvillim, bashkitë të hartojnë brenda 30 ditësh planin e detyruar vendor (PDV). Ky plan më pas i paraqitet “për njohje” Këshillit Kombëtar të Territorit, organ kolegjial ky i qeverisë dhe që kryesohet nga Kryeministri.

PDV duhet më pas të integrohet me planin e përgjithshëm vendor. VKM-ja e 24 dhjetorit parashikon edhe procedura të përshpejtuara për shqyrtimin dhe miratimin e lejeve të ndërtimit.

Praktikisht gjithçka gati për ndërhyrje si në rastin e Vorës, ku Kryeministri Rama ka thënë se “do të rindërtohet nga e para”.
Po kështu, me ndryshimet e miratuara së fundmi në ligjin për kontrollin e ndërtesave, qeveria ka marrë përsipër të diktojë kontrolle të ndërtesave të ndërtuara më shumë se 50 vite më parë – Neni 2, kliko këtu për të parë ligjin.
Kështu “Lagjet e Rilindjes” mund të shtrihen edhe në zona si Tirana e Re, Kombinati, apo periferitë e Tiranës, ku janë vendosur lagje me pallate të vjetra.

Nuk ka asgjë të keqe nëse synimi është rindërtimi i pallateve të vjetra, e keqja në këtë mes është mungesa e transparencës dhe miksimi i këtij projekti me programin e rindërtimit.

“Exit.al”

Haradinaj: Qeverinë e re e presin plot sfida! Kurrë nuk i ka patur Kosova marrëdhëniet më të mira me Amerikën!

Duke reaguar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i ftuar në studion e Zërit të Amerikës, tha se ky është lajm i mirë për Kosovën. Ai tha se qeverinë e presin plot sfida dhe kryesorja është “të ruajë parametrat që ka vendosur qeveria përpara saj në temat e interesit kombëtar”. Në intervistën me kolegun Ilir Ikonomi, zoti Haradinaj foli për çështjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe tha se taksa nuk duhet të hiqet por të ndërlidhet me njohjen, jo me reciprocitetin. Zoti Haradinaj ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në dy forume për çështjet e sigurisë si dhe për një takim në Departamentin e Shtetit.

Zëri i Amerikës: Sapo dëgjuam reagimet (e analistëve), zoti Haradinaj. Pati kritika të tërthorta ndaj jush. Në fakt çfarë prisni, cilat janë pritshmëritë tuaja nga qeveria e re?

Ramush Haradinaj: Është pak servilizëm i ditur kur fillon një qeveri. Shumica e tyre fillojnë joshjen ose ofertimin për atë qeveri. Dhe mu dukën disa prej diskutimeve të tilla pra. Mirëpo demokracia jonë meriton vërtet respektin e madh. Kemi bërë zgjedhjet më të mira të mundshme në rajon dhe në Kosovë se ndonjëherë më parë. Dje u implementua edhe rezultati i zgjedhjeve. Pra, kemi qeverinë e re. Është lajm i mirë për Kosovën. E presin plot sfida qeverinë e re. Sfida kryesore është të ruajë parametrat që ka vendosur një qeveri përpara saj në temat e interesit kombëtar – qeveria që kam patur nderin të udhëheq.

Zëri i Amerikës: Ndër punët më të vështira që e presin qeverinë e re, natyrisht është procesi i bisedimeve me Serbinë që u pezullua për shkak të tarifave që u vendosën nga ju në nëntor të 2018-tës. Ambasadori Grenell tha sot se qeveria e re duhet të heqë menjëherë tarifat dhe se në takimet që ka patur me drejtuesit e partive, ata të gjithë pa përjashtim, kanë rënë dakort për heqjen e tarifave. Kryeministri Kurti tha dje në parlament se do të vendosë masat e reciprocitetit të plotë me Serbinë, siç i quajti ai. A do të thotë kjo zëvendësim të tarifave me këto masa reciprociteti?

Ramush Haradinaj: E para, nuk është ndërprerë dialogu për shkak të tarifës, ose taksave ndaj Serbisë. Serbia ka mbajtur një qasje të dyfishtë dhe është ulur në tavolinë me idenë që të na joshë deri në ndarjen e Kosovës. Ndërsa në të njëjtën kohë, ka vazhduar intensivisht ta dobësojë Kosovën në planin ndërkombëtar, pra ta sulmojë. Njëkohësisht edhe të na rrezikojë në planin e brendshëm. Tarifa ka qenë si masë mbrojtëse ndaj veprimeve agresive të Serbisë që kanë rrezikuar deri edhe tërësinë territoriale, sovranitetin e Kosovës. Për fat të mirë, Kosova është shumë më e fortë sot.

Ka ushtrinë e vet. Ka sistemin e sigurisë të konsoliduar dhe ka rend dhe ligj në të gjithë vendin. Është gabim ofertimi i zotit Kurti dhe i zonjës Osmani për të hequr taksën, për shkak se Serbia është grykëse. Nuk do të ngihet me këtë. Pra kur heqim atë taksë, nuk është se Serbia ka për ta kthyer me një gjest të mirë. Do të vazhdojë të kërkojë. Dhe kur të vijmë tek momenti kulmor që shpresojnë shumë edhe Presidenti Trump edhe ambasadori Grenell se do të na ndihmojë që gjatë këtij viti të kemi një marrëveshje për njohje reciproke obligative ligjore Kosovë-Serbi, Serbia do të kërkojë diçka tjetër. I kisha lutur mos ta bëjnë këtë gabim. Mos ta heqin taksën, por ta ndërlidhin taksën me njohjen, jo me reciprocitetin. Është gabim logjika e tyre e reciprocitetit.

Zëri i Amerikës: Sipas jush është një shkallë më e ulët?

Ramush Haradinaj: Jo. Është gabim. Këta po shkojnë me formulë të gabuar. Kanë bërë ofertë të gabuar. Është më mirë të tërhiqen nga ajo ofertë që u kanë dhënë palëve të huaja. E panevojshme ka qenë realisht.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, siç dihet, muaji i kaluar shënoi një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara në favor të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë – Beograd dhe hapjen e diskutimeve për linjën hekurudhore. Sipas jush, sa rëndësi kanë këto hapa?

Ramush Haradinaj: Janë të dobishme. Janë të duhura. Ne kemi një qarkullim shumë të madh përmes Serbisë, sepse të gjithë qytetarët e Kosovës kur shkojnë në Evropë nuk kanë shumë rrugë alternative. Pra, nëse vijnë nga Shqipëria, nuk ka rrugë tokësore. Por, duhet të hipin në traget etj.
Zëri i Amerikës: Dakord, por për procesin e normalizimit e kam fjalën…

Ramush Haradinaj: Pra, për ne kanë interes të madh. Janë tema me interes. Ndihmojnë. Nuk është se do ta ndryshojnë vendimin politik. Pra, mund ta afrojnë një vendim të caktuar politik. Ajo për të cilën doja t’i bëja thirrje ambasadorit Grenell, në këtë rast, është që atë energji që ka, për këto tema ekonomike, t’ja shtojë edhe aspektit politik. Pra, nuk e është e pamundur të përgatitet një kontratë-marrëveshje për njohje Kosovë-Serbi. Amerika e ka njohur Kosovën. Nuk na ka vënë kushte në njohje. Ne nuk kemi arsye përse të pranojmë kusht për njohje nga cilido shtet tjetër. Pra, nëse Amerika na ka njohur kështu siç jemi, ne presim nga Serbia të bëjë një gjë të tillë. Edhe për Amerikën është shumë më e lehtë t’ja kërkojë njohjen Serbisë për Kosovën, sepse Amerika na ka njohur.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, rezistenca juaj për të pezulluar, ose për të hequr tarifat nxiti një lloj shqetësimi, shkaktoi mjaft shqetësime për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë. Gjithnjë e kemi diskutuar këtë temë. A mendoni se janë prekur realisht këto marrëdhënie?

Ramush Haradinaj: Kurrë nuk i ka patur Kosova më të mira marrëdhëniet, p.sh. me Amerikën. Ne p.sh. punojmë në rrugë dypalëshe në planin e sigurisë. Edhe sot u përmend që e vetmja është Kosova që nuk ka investime kineze, ruse, pra që nuk rrezikohet; që nuk janë pranuar ofertat e Huaweit. Jemi prej vendeve unikë në botë. Pra, marrëdhënia Kosovë-Amerikë është e veçantë. Është rritur. Është intensifikuar shumë bashkëpunimi në planin e sigurisë. Ka bashkëpunim në planin ekonomik. Ka bashkëpunim edhe në plane të tjera. Nuk ka qenë kurrë më e mirë.

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet në Kosovë pasuan dorëheqjen tuaj pas thirrjes suaj në Hagë, siç dihet. Por, për disa vëzhgues ishte pikërisht këmbëngulja juaj për mos heqjen e tarifave që përkeqësoi marrëdhëniet me partnerët e qeverisë dhe çoi deri në dorëheqjen tuaj? A jeni dakort me këtë version të ngjarjeve?

Ramush Haradinaj: Është me shumë rëndësi që Kosova e ka penguar diskutimin ose debatin për ndarjen e vetvetes. Është shpallje lufte. Është agresion. Kushdo që flet për ndarjen e vendit tim, në rastin konkret, kushdo që ma përmend ndarjen, ai po i shpall luftë vendit tim. Kjo temë ka kaluar. I kemi kaluar edhe disa tema të tjera. A jemi të nënshtrueshëm, a jemi të shantazhueshëm? A mundet dikush t’i marrë Kosovës me zor? Është e pamundur t’i merret Kosovës me zor.

Mundesh ta respektosh Kosovën, mundesh ta ftosh si palë; mundet të kthehet në palë të respektuar nga të gjithë. Por, një tendencë që ka ekzistuar nga Brukseli, për të na trajtuar si të pabarabartë në rajon, mendoj që ka kaluar. Uashingtoni zyrtar asnjëherë nuk e ka patur këtë tendencë. Uashingtoni zyrtar e ka trajtuar Kosovën me respektin më të madh duke e njohur. Por, në BE për shkak të mosnjohjes së pesëshes, ka qenë një qasje nënshtruese dhe diskriminuese Kosovë-Serbi.

Gjata: OFL i duhet të Ramës për t’i mbyllni gojën kush flet kundër qeverisë ose për të vënë çmimet, “hidhuni se kemi zgjedhje”

Sekretari i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo ka komentuar paketën “Anti-KÇK”.

Sipas Gjatës, ky akt normativ është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjata thekson se me këtë akt, kreu i SPAK vihet nën urdhrat e ministrit të Brendshëm, në një kohë që Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, drejtohet nga Sandër Lleshaj. Më tej Gjata nënvizon se kjo që po bëhet është shoë dhe ka si qëllim të kapë SPAK-un.

Po ashtu ai u shpreh se kjo nismë nuk u ka pëlqyer as ndërkombëtarëve, pasi sposton Reformën në Drejtësi.

“Krijohet një komitet ku kryetari i SPAK është nën urdhrat e ministrit të Brendshëm. Krijohet ky komitet që shkatërron ndarjen e pushteteve. Nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve kjo se u ka spostuar reformën e tyre në drejtësi. Nuk u ka pëlqyer fare se e ka spostuar fare drejtuesin e SPAK-un”, tha Gjata mes të tjerash.

Pjesë nga biseda në studio

Xhafo: Pse tani po kundërshtoni Anti-KÇK?

Gjata: Do flasim në raportin që kanë diskutuar ndërkombëtarët për këtë.

Xhafo: Do flasim për të gjitha.

Gjata: Ligjërisht kemi një akt drastik, por që ka dalë me akt normativ. Dikur quheshin dekrete ligje. Praktikat që dikur i përdorte Ramiz Alia.

Xhafo: Këto janë përdorur në shumë vende të botës. Parlamenti a duhet ta votojë?

Gjata: Në ato kohë ndërmerreshin të tilla akte sa për sy e faqe se nuk çante njeri kokën për Kuvend, tani ndërmerr akte të tilla. Ngjan me atë sepse aktet normative që ka parashikuar nga Kushtetuta jonë janë për situata emergjente siç janë përmbytjet, epidemi etj. Nuk mund ta quash ti për situatë emergjente me akt normativ. I duhej për emergjencë. Enver Hoxha ndërmerrte dekret ligje. Të njëtën gjë bën edhe Edi Rama sot. Është anti kushtetues sepse nuk është akti normativ për këto, por Kodi i Procedurës Penale.

Anashkalohet një ligj i 2004-ës. Për masat kundër terrorizimit. Ka një ligj të 2008, ia ke marrë kompetencat Prokurorit të Përgjithshëm, i famshi ligji anti amfia. I 2016-ës, për organizmin e institucineve për luftimin e krimit të organizuar. Jo polici me akt normativ. Vë përpara murit qytetarët.

Xhafo: Pse ia ka dhënë policisë? Kemi një rast konkret Berisha dhe Capja, u është dhënë 48 orë kohë që të justifikojnë pasurinë e tyre. Pra nuk kemi sekuestro të menjëhershe?

Gjata: E para është për show. Njëri ka një sekuestro nga prokuroria që në 2015. Pse nuk ve sekuestro mbi Edmond Begon. Pse nuk sekuestron pasurinë e Saimir Tahirit. Lulzim Berisha u lirua nga burgu para zgjedhjeve. Prandaj është për show.

Xhafo: Pse ia dha policisë? Sot kishim edhe juristë që shprehnin shqetësimin që kreu i SPAK është anëtar i komitetit kur është edhe ministri i Brendshëm.

Gjata: Pse policiët qenkan të ndershëm. Pse u bë vetting për policët? Është thjeshtë për show. Ky akt normativ u bë për të vënë çmimet “o të mbyllni gojën kush flet kundër qeverisë, ose për të vënë çmimet hidhuni se kemi zgjedhje”.

Krijohet një komitet, kryesohet nga ministri i Brendshëm. Krijohet një komitet ku kryetari i SPAK është nën urdhrat e ministrit të Brendshëm. Krijohet ky komitet që shkatërron ndarjen e pushteteve. Nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve kjo se u ka spostuar reformën e tyre në drejtësi. Nuk u ka pëlqyer fare se e ka spostuar fare drejtuesin e SPAK. Ajo që thatë ju për 48 orë, çfarë do bëjë për 48 orë?

Xhafo: Pse e bëri, nuk ka urgjencë? Ju thatë se ka marrë kompeteca dhe i ka futur në akt normativ

Gjata: I ka spotuar dhe ia ka dhënë policisë. Nuk është tani urgjenca.

Xhafo: Qeveria pretendon se ka një grusht prokurorësh dhe gjyqtarësh që për fakt të vettingut duke menduar se nuk do e kalojnë po kapin ca të kapin. Qeveria bën këtë akt për të bërë pengesë. Ky arsyetim nuk qendron?

Gjata: Ligjin anti KCK tha do e bëjë kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve. Nuk përfshin asnjë prokuror dhe gjyqtar ky ligj. Çështja e emergjencës nuk ka filluar tani. Në 2004 e kishte të mbushur me drogë, ka filluar tek PPP-të.

Ish-presidenti: Rama show me OFL, figurat e krimit janë përfitues të të ardhurave publike!

Ish-presidenti Bujar Nishani, gjatë intervistës së tij për Syri TV, e quajti të ashtuquajturin “Operacioni Forca e Ligjit”, propagandë fasadë dhe boshe e qeverisë.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, figurat eminente të krimit janë përfitues të të ardhurave publike.

“Thelbi i dëmit është se krimi nuk është prekur por është forcuar. Dëmi që ka marrë imazhi i vendit është shumë i rëndë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër është përgjegjës për rivalitazimin e krimit. Duke qenë partner për ardhjen në pushtet ka qenë edhe përfitues prej tij.

Figurat eminente të krimit janë përfitues të të ardhurave publike. Në porte, energji, minerare etj. Droga që është i vetmi mekanizëm që prodhon para por nuk prodhon ekonomi qarkullues, në të vërtetë rrezikon ekonominë e shëndoshë. Kemi një skenë ku politika është e angazhuar me krimin, ka përfituar pushtet dhe krimi është intensifikuar.

Më e rrezikshmja, në afatgjatë, për të luftuar realisht themelin e kriminalitetit, ekonominë kriminale. Ky do të jetë dështim i radhës dhe do ta thellojë akoma më shumë greminën e ekonomisë dhe sigurisë së shqiptarëve”, u shpreh Nishani.

Biznesit po i zihet fryma! Shikoni si tatohen dhe drejtohen qytetarët e Matit

Nga Denisa VATA

Jemi nje nga rrethet me te varfera ne Shqiperi,ku rinia pothuajse eshte larguar jashte per shkak te papunesise .

Shume shtepia jane ne shitje ne qytet per shkak se familjaret kane marre rruget e azilit.
Ne 7 vjet qeverisja,nuk eshte rritur kurre rroga.

Biznesit po i zihet fryma. Sidomos Biznesit te vogel.

Nderkohe qe Bashkia e Mat rrit pothuajse te gjitha taksat.Po vecoj disa si me poshte:

Agjensite funerale
Taksa e biznesit
Taksa e ndricimit

Dhe me interesante eshte se taksa per lojrat e fatit nuk ka ndryshuar. Sipas Bashkise Mat,lojrat e fatit nuk jane mbyllur pasi ne paketen fiskale 2020 ata duhet te paguajne per aktivitetin.Harruat qe jane ndaluar me ligj nga Lartegjatesia qe ne vitin 2019,…. eh ç’fat kishim pas me kete Bashki.

Une nuk jam specjaliste e fushes por kete e kupton edhe qytetari me i thjeshte.

Teatër me RamaKÇK! Policja del pa syze në mes të aksionit, i vendos vetëm para kamerave (Foto)

Sot publiku shqiptar u tmerrua duke parë për herë të parë në tv një femër në rolin e zëdhënëses, të fshehur pas një kaskete policore dhe syzeve të mëdha të zeza që i mbulonin gjysmën e fytyrës.

Me një pamje si personazh i policisë së Medelinit që ndeshej me sikariosit e Eskobarit, policja femër ka regjistruar një premerë në komunikimin me shtypin.

Mendja ta donte se si pjesë e OFL, ajo duhej të dilte ashtu e maskuar për arsye sigurie, që eksponentët e krimit me të cilët ka vendosur të përballet Operacioni Forca e Ligjit, të mos e njihnin.

Por, në fakt, e gjitha nuk ka qenë asgjë më shumë sesa një shfaqe butaforike për të qeshur. Sepse siç duket në foton poshtë në aksionin e së hënës në Shijak, kur ishte fiks në “gojën e ujkut” e njëjta police është shfaqur me fytyrën zbuluar.

Pra, ajo që është parë në konferencën e shtypit s’ka qenë gjë tjetër veçse një shfaqe qesharake për të dhënë përshtypjen se këtoj janë forcat që do bëjnë namin.