18.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Von der Leyen: BE duhet të bëjë më shumë ndaj…

Komisioni Europian filloi sot përpjekjet për të rritur luftën kundër kancerit, ku një në katër qytetarë të BE-së vdesin nga kjo sëmundje, sipas statistikave të publikuara për Ditën Botërore të Kancerit.

Sipas presidentes së komisionit Ursula von der Leyen, shkalla e mbijetesës së kancerit ndryshon shumë në Bashkimin Europian.

Ajo shtoi se shumë persona e kanë përjetuar këtë situatë dhe BE mund të bëjë akoma më shumë në luftën kundër kancerit.

Von der Leyen theksoi rëndësinë e parandalimit të kancerit dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës, duke u marrë me sport dhe duke ngrënë ushqim të shëndetshëm.

Politikanët vizionarë, i vënë njerëzit të parët!

Nga Qamil Gjyrezi

Kryedemokrati Lulzim Basha në komentin bashkëngjitur videos së postuar dje në rrjete sociale, shkruan se aktualisht i kushton rëndësi të vecantë takimeve me qytetarët, se sa deklaratave të forta politike nga selia e partisë. Kjo formë e të menduarit dhe të bërit politikë e afron politikanin me njerëzit, me problematikat e tyre të përditshme, duke i kuptuar më mirë dhe zgjidhur hallet më mirë. Në botën post-moderne, politikën post moderne, politikanët janë më afër njerzëzve, mbasi në të kundërtën edhe në vendet me ekonomi dhe demokraci të zhvilluar, do të ndodhnin ngjarje të paparashikuara.

Politika post-moderne është politikë eksperienciale, sic është edhe psikologjia e Karl Roxherit, i cili shënjon elementët pozitiv të njerëzve.

“Terapia roxheriane vë në qendër pacientin, njeriun.

Terapia roxheriane është një terapi që kuron përmes marëdhënies.

Marëdhënia horizontale në ciftin psikoanalitik, të dyja palët janë të barabarta. Njeriu ka një orientim të përgjithshëm pozitiv”.

Kurse Edi Rama i tmerruar nga “hija dhe ligjet” e veta, i vë njerëzit në tallje, nga friga që e ka pushtuar deri në pavetëdije. Edi Rama i kundërshton, ironizon pa takt njerëzit, biles edhe ata në nevojë edhe ata pa bukë, pa punë, në shi nga tërmeti i vitit të kaluar, të rinjtë, të moshuarit, etj.

Edi Rama ose “hija” e tij “ledhaton” kriminelët që i ka në 12 qarqe të Shqipërisë, oligarkët, narkomanët me fjalë të ëmbla duke i vënë ata të parët.

Edi Rama i kushton rëndësi deklaratave nga Bunkeri i Kryeminsitrisë dhe ERTV dhe në realitet i bën në “Bunkerin e Surrelit”, ose në një studio të improvizuara të E.Fugës, as në selinë e P.S.-së.

Basha deklaron: “Si cdokush edhe unë kam gabimet dhe të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën, por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do t’ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët”.

Këto deklarata reale të bëjnë optimist për të ardhmen dhe Lulzim Basha ka edhe në stafet e tija në qendër dhe në bazë shumë individë në politikë, që vënë të parët njerëzit dhe jo halabakët dhe kriminelët.

Edhe zgjidhja e krizës aktuale larg njerëzve kërkon hapa të kujdeshëm afër njerëzëve nga P.D., opozita dhe lideri Lulzim Basha.

Në të ardhmen njerëzit dhe Shqipëria duhet të jenë të parët!
Jam optimist!

Futen në kamion për të shkruar në Angli, kapen 19 shqiptarë në Holandë

19 shqiptarë janë kapur nga policia holandeze, pasi ishin fshehur brenda një kamioni në Hoek të Holandës.

Sipas mediave, në kamion ishin 17 burra dhe 2 gra dhe destinacion të fundit kishin Londrën raporton abcnews.al.

Shoferi i kamionit ishte një 47-vjeçar nga Rumania i cili është arrestuar dhe do të mbahet nga autoritetet hollandeze deri në sqarimin e rrethanave.

Ai do të japë shpjegime të detajuar se si kanë mbërritur shqiptarët deri në Hollandë dhe si hipën në kamionin që ai drejtonte.

19 personat e gjetur në kamion ishin fshehur në zonën e rimorkios së kamionit dhe ishin nga mosha 19 deri në 43 vjeç.

Është ë njohur tashmë që shqiptarët në tentativë për tu larguar në drejtim të Britanisë përdorin Kamionët e transportit të mallrave duke u fshehur në to./abcnews.al

Shpërthim në një lokal, plagosen tre persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në një lokal në qytetin e Gramshit. Një ngrohëse ka shpërthyer në një local, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Të tre personat janë dërguar në spitalin e QSUT-së në repartin e djegie plastikës.

Ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Berisha publikon dokumentat: Rama-Veliaj i heqin qytetarëve një shkollë të mesme dhe ia falin Bolinos

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i falin Carlo Bollinos ambjentet e një shkolle të mesme për televizionin e tij.

Denoncimi është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, sipas tqë cilit, mazhoranca I ka bërë një ‘dhuratë’ pronarit të Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Teksa publikon edhe dokumentet, Berisha deklaron se: “Rama-Veliaj i heqin qytetarëve një shkollë të mesme për t’ia falur Bollinos”.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

“Lumturohet Karlo Malavita!
Miq, Edvin Mafia dhe Lal Plehu me nje vendim te posaçem lumturojne Karlo Malaviten me plot 4021 m2 truall perfshi 1624 m2 ndertese per luks zyrash per televizionin e tij qe njihet edhe si ERTV-2, prone publike territor i parashikuar per ndertimin e shkolles se mesme per nje zone prej 50 mije banoresh qe nuk ka nje te tille.

Ky shperbilm ju dha Karlo Malavites per sherbimet e shquara te tij ndaj Edvin Kristaq Mafise.
Lexoni shkrimin dhe shikoni dokumentat e meposhtme!

Rama-Veliaj i heqin qytetareve nje shkolle te mesme per t’ia falur Bollinos.

1. Nje zone e madhe e Tiranes qe kufizohet me Sheshi Ataturk, Pallatin me Shigjeta, Unazen e Madhe, Sheshin Shqiponja, ish Fushen e Aviacionit dhe deri me Sheshin Rilindja (Zogu Zi) nuk ka nje shkolle te mesme.

2. Banojne mbi 50,000 banore, sa nje qytet i Shqiperise por nuk ka shkolle te mesme.

3. Plani Rregullues i Tiranes miratuar ne 2013 kishte caktuar ish ndermarrjen e orave si shkolle te re te mesme (shihni bashkengjitur harten nga Plani Rregullues i 2013 si edhe Rregulloren e Planit te 2013 qe shprehen qarte per rikonstruksionin e nderteses ekzistuese te ish repartit te orave per shkolle te mesme).

4. Veliaj ne 2017 me preteksin e nje plani te ri rregullues se ka ndryshuar vija administrative e Tiranes HOQI shkollen e mesme mesa duket per interes te Bollinos me te cilin shkon per qoka ne Italine e Jugut;

5. Rama i jep Bollinos plot 4021 m2 truall perfshi 1624 m2 ndertese per luks zyrash per televizionin e tij qe njihet edhe si ERTV-2.

6. Objektin e ka ndertuar shteti me taksat tona, por toka ka pronar disa familje Tiranase te cilat me fisnikeri nuk kerkuan token kur moren vesh qe do ishte per shkolle. Po tani pse mos kene te drejten e tokes pronaret por miku i Rames?

7. Rama perlan (i) gjithe taksat tona, (ii) token e pronareve te Tiranes dhe (iii) shkollen e femijeve te 50,000 banoreve per t’ia fal atij qe i sherben me sherbim lepirje.

Banoret e Tiranes, pavaresisht bindjeve te tyre politike duhet t’a perbuzin kete vjedhje. Ndersa PD do duhet te marre masa per t’ia rikthyer qytetareve kete shkolle.

Bashkengjitur keni gjithe fotot, harten, ish planin e Tiranes te 2013 dhe VKM e Rames per t’a perlare. Ftoj edhe Ramen edhe Bollinon te nisin nje gjyq tjeter per shpifje”.

Video/ Spitali i Prrenjasit pa energji prej 10 ditësh, i riu vdes nga një virozë…

Një ri i nga Përrenjasi humbi jetën mëngjesin e sotëm në banesë vetëm dy ditë pasi ishte përcjellë nga spitali i Librazhdit për një virozë.

Ndërkohë që spitali I Përrenjasit vazhdon të vuajë mungesën e energjisë elektrike. Gjë që ka ndodhur edhe këtë mbrëmje kur është pushtuar nga errësira totale.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News pacientët qëndrojnë në errësirë totale.
Ndërkohë OSSHE nuk ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë, edhe pse si rregull Spitalet duhet të furnizohen me energji elektrike 24 orë.

Ndërkohë burime për ABC News kanë njoftuar se nuk është hera e parë që mungon energjia elektrike në spitalin e Përrenjasit.

Mungesa e energjisë në institucionet shëndetësore jo vetëm përbën rrezik për mjekimin e pacientëve të spitalit por rrezikon edhe jetën e tyre.
Spitali i Prrenjasit ndodhet në errësirë prej më shumë se 10 ditësh.

Flet mjeku që kuroi 28-vjeçarin që humbi jetën
Besnik Kokonozi nga Përrenjasi, humbi jetën mëngjesin e sotëm në rrethana të paqarta në banesën e tij, vetëm dy ditë pasi ishte mjekuar në Spitalin e Librazhdit për një virozë stine.

Mjeku Bashkim Vasku i spitalit të Librazhdit thotë se pacienti u paraqit në spital rreth orës 19:15, me skuqje fyti dhe temperaturë 39.

Më pas iu dha një medikament për uljen e temperaturës dhe pasi i ra iku në shtëpi.

Po më pas u njoftua se rreth mesnatës temperatura i filloi përsëri t’i ngrihet dhe një ambulancë u nis drejt Prrenjasit, por 28- vjeçari kishte vdekur.

Vasku thotë se veç temperaturës dhe skuqjes së fytit nuk ka vërejtur ndonjë sëmundje tjetër, vetëm nëse ka pësuar ndonjë komplikacion prej temperaturës apo gjendjes virale.

“Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit me temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë. Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër.

Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prapë. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër.

Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip”, tha mjeku Bashkim Vasku.

Basha me delegacionin e KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve!

Kryetari i PD, Lulzim Bashshkruan në një postim në Facebook se, rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve

“Korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë”, shprehet mët tej lideri i opozitës Basha.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendot tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt”.

Video-mesazh/ Bardhi: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaznent Bardhi, tregon me video pse Rama nuk e lufton dot krimin: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar.

Postimi i plotë

Krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimim e krimit të organizuar.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes.

Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike.

Edi Rama është i pabesueshëm, sepse krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimim e krimit të organizuar. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes. Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike.

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 4. Februar 2020

Probleme në votimet mes demokratëve në Ajova, nuk del rezultati, arsyet…

Zgjedhjet paraprake të shtetit Ajova, prova e parë mes kandidatëve demokratë që synojnë të sfidojnë Presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit, ndeshi në probleme mbrëmë, ndërsa Partia Demokratike nuk ishte në gjendje të raportonte për rezultatet e votimit.

Zyrtarët e partisë thonë se vonesat janë shkaktuar nga një problem me sistemin elektronik të raportimit të shifrave nga qendrat e votimit dhe ata shpresojnë t’i nxjerrin rezultatet gjatë ditës së sotme. Zyrtarët janë duke krahasuar shifrat e raportuara në mënyrë elektronike me procesverbalet manuale.

Disa prej kandidatëve demokratë, pa humbur kohë, u nisën që herët të martën për në shtetin tjetër Nju Hampshër, shteti i radhës ku zhvillohen zgjedhjet paraprake.

Sido që të dalin rezultatet, difekti me numërimin e votave dhe çfarë e shkaktoi atë, pas muajsh të tërë fushate që kanë bërë kandidatët në këtë shtet she shumave të mëdha që kanë shpenzuar do të shihet si një dështim për degën e partisë për këtë shtet dhe do të ngrejë pikëpyetje rreth mënyrës si votohet në Ioëa që mburret duke qënë shteti i parë që çel siparin e votimeve paraprake.

Mbi 100 mijë përkrahës të partisë demokratike morrën pjesë mbrëmë në 1680 qendra votimi në gjithë shtetin. Në listë ishin 11 kandidatë demokratë.

“VOA”

Ligj për punësimin e të huajve, bizneset kërkojnë punëtorë në Bangladesh, Kinë e Afrikë, monstra largoi shqiptarët

Qeveria i ka dërguar parlamentit një projekt ligj për punësimin e të huajve, përmes të cilit do të zbatohet një prej vendimeve në kuadër të Shengenit Ballkanik marrë në samitin e Ohrit.

Këshilli i Ministrave, ka propozuar që të përjashtohen nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi pune për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ata nga Bosnjë-Herecegovinës, Malit të Zi, Kosova, Serbia dhe Maqedonisë së Veriut.

Në relacionin dërguar parlamentit qeveria kërkon edhe lehtësim për punësimin e të huajve që do të përfshihen në procesin e rindërtimit pas tërmetit.

“Punësimi i shtetasve të huaj në sektorë të ndryshëm, me qëllim eliminimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore, të përjashtohet nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi në punë. Ky propozim vjen pasi, konsiderohet se ka pamjaftueshmëri të fuqisë punëtore për të mundësuar rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore brenda një periudhe kohore të arsyeshme”.

Përmes këtij projektligji që nisi të diskutohet në komisionin parlamentar të ligjeve, parashikohet edhe nisja e lëshimit të vizave elektronike on-line. Kjo lidhur me pamundësinë për të mbuluar shumë vende me misione diplomatike apo poste konsullore, që do të lëshonin vizë hyrëse në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë.

Ligji vjen në një kohë që mbi gjsyëm milioni shqiptarë janë detyruar të largohen nga Shqipëria si pasojë e regjimit të Ramës. Aktualisht, bizneset janë të shqetësuara për mungesën e fuqisë punëtore. Fabrikat e mëdha të fasonerisë po kërkojnë fuqi punëtore në vende të tilla si Kina, Bangladeshi dhe Afrika.