18.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Përse ndiheni të lodhur edhe kur keni fjetur mjaftueshëm

Nëse e pyesni veten shpesh se pse deri në fund të orarit të punës, energjitë ju shterojnë, e nuk keni më fuqi për asnjë aktivitet tjetër, mund të ketë shumë arsye

Ju mund të dini disa, si mosngrënia e mëngjesit, mungesa e gjumit, lodhja etj, por këtu do të lexoni disa arsye të tjera se përse nuk jeni produktivë dhe energjikë.

Mungesa e hekurit
Qelizat tuaja kanë nevojë për oksigjen për të mirëfunksionuar. Në këtë pikë, një lëndë ushqyese jetike për trupin është hekuri, minerali që transmeton oksigjenin në qelizat e gjakut.

Mungesa e këtij minerali bën që qelizat të përballen me mungëse oksigjeni e kësisoj të hasni probleme me përqendrimin e jo vetëm.

Konsumimi i pamjaftueshëm i ujit
Nuk ka dyshim se uji është jetik për çdo organ e sistem të trupit. Në të vërtetë, kjo molekulë merr pjesë në çdo funksion e luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen në nivele optimale të energjisë suaj.

Nëse jeni të dehidratuar, lëndët ushqyese dhe oksigjeni nuk pompohen me efikasitet nga zemra për shkak të mungesës së vëllimit të gjakut. Përfundimisht, kjo rezulton në lodhje e jo vetëm.

Jeta sedentare
Nëse nuk doni të ndiheni të plogësht e të pafuqishëm, thjesht ngrihuni dhe vendosni trupin tuaj lëvizje.

Bëni ushtrime kardiovaskulare siç janë ecja e shpejtë dhe vrapimi të paktën tre herë në javë për të rritur nivelet e energjisë suaj.

Kushtojini kohë vetes e në ditët e pushimit tregohuni të zgjuar kur të thoni “PO” dhe “JO” ! Ndoshta duhet të riktheni pak ekuilibër në jetën tuaj.

Studimi rrënqethës i Harvardit: Mishi i kuq shkakton vdekjen e parakohshme

Janë botuar rezultatet e dy studimeve më të mëdha të bëra nga Universiteti i Harvardit. I pari, i njohur si “Studimi i shëndetit të infermiereve”, filloi në vitin 1976 me ndjekjen e dietave të rreth 120 000 femrave të moshës nga 30-35 vjeç, dhe i dyti, “Studimi i profesionistëve të shëndetit”, i cili ndoqi rreth 50 000 meshkuj, nga mosha 40 deri në 75 vjeç

Çdo 4 vjet, studiuesit i kontrollonin këta pacientë për të mbajtur të dhëna rreth dietës së tyre. Në vitin 2008, rreth 24 000 pacientë kishin ndërruar jetë, duke përfshirë këtu 6 000 pacientë të vdekur nga sëmundjet e zemrës dhe 9 000 nga kanceri.

Pasi u analizuan rezultatet, studiuesit panë se konsumimi i mishit të kuq, si i përpunuar ashtu edhe i papërpunuar, lidhej me rritjen e rrezikut të vdekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, si dhe uljen e jetëgjatësisë në përgjithësi.

Ata dolën në këtë përfundim edhe pasi vlerësuan faktorët bazë, si: moshën, peshën, konsumimin e alkoolit, stërvitjen, duhanpirjen, historikun mjekësor familjar, marrjen e kalorive, madje edhe konsumimin e bimëve të papërpunuara, si: drithërat, frutat dhe perimet.

Me fjalë të tjera, subjektet e studimit nuk po vdisnin para kohe për shkak të konsumimit të ulët të përbërësve dobiprurës, siç janë fitatet te bimët. Të dhënat të lënë të kuptosh se, mishi në vetvete, mund të ketë diçka të dëmshme.

Konsumimi i mishit lidhet me rritjen e rrezikut të vdekjes nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe vdekjes së parakohshme në përgjithësi. Përsëri, kjo ndodhi pas kontrollit që iu bë faktorëve të tjerë dietikë dhe mënyrës së jetesës, duke përjashtuar teorinë që personat që hanin mish, pinin gjithashtu më shumë duhan, stërviteshin më pak ose nuk hanin fruta dhe perime.

Editoriali shoqërues “Arkivat e mjekësisë së brendshme” i Shoqatës Mjekësore Amerikane i titulluar “Ulja e konsumimit të mishit ka përfitime të shumta për shëndetin”, bënte thirrje për një ulje të konsiderueshme të konsumimit të mishit.

Çfarë përmban mishi që mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme? Një nga përbërësit mund të jetë hekuri heme, një formë e hekurit që gjendet kryesisht në gjak dhe muskuj. Ai mund t’i nxitë radikalet e lira që shkaktojnë kancer, të veprojnë si prooksidues.

Kështu, hekuri mund të konsiderohet si një thikë me dy presa. Kur është në sasi të vogla, shkakton anemi dhe kur është në sasi të mëdha, mund të rritë rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Trupi ynë nuk ka një mekanizëm specifik për të eliminuar hekurin e tepërt nga trupi, por organizmi njerëzor ka evoluar në mënyrë të tillë që e rregullon vetë sasinë e hekurit të përthithur.
Nëse në trup nuk ka hekur të mjaftueshëm, zorrët fillojnë të rrisin përthithjen e hekurit, kur ka sasi të tepërta, zorrët e ulin sasinë e përthithjes.

Mirëpo ky sistem i ngjashëm me një termostat, funksionon në mënyrë efikase vetëm nëse në dietë përfshihet burimi kryesor që është hekuri, ai lloj hekuri nonheme që gjendet kryesisht tek ushqimet bimore.

Nëse në gjak keni sasi të mjaftueshme hekuri, trupi është 5 herë më efektiv në bllokimin e përthithjes së hekurit të tepërt nga ushqimet bimore, sesa nga ushqimet shtazore. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse hekuri heme lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ndoshta për këtë, ky lloj hekuri lidhet edhe me rrezikun e prekjes nga diabeti, ndërsa hekuri nonheme jo.

Po nëse largojmë hekurin nga trupi i njeriut, a mund të ulet përqindja e njerëzve të prekur nga kanceri? Studimet kanë treguar se njerëzit që dhuronin rregullisht gjak për të reduktuar depozitat e tyre të hekurit, e përgjysmonin rrezikun e prekjes apo vdekjes nga ndonjë kancer i ri zorrësh për një periudhë 5-vjeçare.

Zbulimet ishin kaq mbresëlënëse, saqë në një editorial të revistës së Institutit Kombëtar të Kancerit, shkruhej se këto rezultate duken shumë të mira për të qenë të vërteta.
Të dhurosh gjak është fantastike, por pikësëpari duhet të parandalojmë depozitimin e hekurit të tepërt në organizëm.

Industria e përpunimit të mishit, po punon për aditivët që zhdukin efektet toksike të hekurit heme, por do të bënit mirë që në dietën tuaj, të shtonit ushqime bimore; këto trupi mund t’i tretë më mirë.

Vokshi: Për Partinë Demokratike, jeta dhe shëndeti i qytetarëve janë primare!

Partia Demokratike organizoi sot një marshim për ndërgjegjësimin qytetar në luftën kundër kancerit. Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Me slloganin “E duam jetën, e duam veten”, përmes këtij marshimi, PD ka ngre zërin për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish, duke i vetëdijësuar dhe edukuar ata që të bëjnë kontrollet e duhura, si dhe duke i kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Pas sëmundjeve karduivaskukare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri. Janë mbi 7 mijë raste të reja në vit me një ritëm dramatik rritjeje prej 12% në vit, ndërsa 50% e pacienteve u drejtohen spitaleve ne stade te avancuara të sëmundjes. Albana Vokshi theksoi se banorët e Tiranës janë më të rrezikuarit, pasi jetojnë në kryeqytetinmë të ndotur të Europës dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shëndetin.

DEKLARATA E ALBANA VOKSHIT, KRYETARE E LIDHJES DEMOKRATIKE TË GRUAS

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Tumoreve. Partia Demokratike me këtë rast ka organizuar një marshim ndërgjegjësimi me moton “E duam jetën, e duam veten”, duke iu bashkëngjitur kështu fushatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë me moton “I am and I ëill”.

Pse ky marshim sot?! Sepse shifrat në Shqipëri janë më shumë se alarmante, 20 raste të reja në ditë, të evidentuara vitin e kaluar me tumore ose 7 mijë raste të reja në një vit, duke përmendur këtu një shifër akoma më shumë frikësuese, që shërueshmëria e kësaj sëmundje në Shqipëri është vetëm 20-25%; në një kohë kur në Angli është 65-70% apo në Itali që është edhe vendi i parë në Europë shkon edhe 85-90% për lloje të ndryshme kanceri.

Në momentin që qeveria i ka braktisur qytetarët e saj, kur fondet janë vetëm gjysma e atyre që nevojiten për t’u kuruar, në mungesë të infrastrukturës, të pajisjeve, në një kohë kur qytetarët e Tiranës jetojnë në kryeqytetin më të ndotur të Europës apo një nga tre qytetet me të ndotura në Europë, kur miliona metra katror leje ndërtimi nga Erion Veliaj që e ka bërë mbytëse jetesën në Tiranë, ku ajrin e ka bërë helmues për qytetarët e Tiranës, që rrit kështu frikshëm edhe shifrat e sëmundshmërisë, Partia Demokratike ka vendosur të jetë përsëri në krah të qytetarëve.

Për Partinë Demokratike qytetarët janë të parët.

Për Partinë Demokratike jeta dhe shëndeti i qytetarëve është primare.

Ndaj ne jemi sot këtu dhe ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në këtë marshim sensibilizues për të vetëdijësuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bërë të gjitha ekzaminimet e duhura, në mënyrë që të parandalojnë këtë sëmundje.

Ndaj, ne jemi sot këtu për të bërë thirrje, për të ngritur zërin për çdo qytetar shqiptar, për çdo qytetar të Tiranës, që të reagojnë. Për t’i bërë thirrje çdo qytetari shqiptar që të dojë jetën, që të dojë familjen, që të dojë fëmijët e tij.

Revolta/ Naftëtarët kërcënojnë me grevë urie

Që prej mëngjesit të sotëm, naftëtarë të Ballshit janë hedhur sot në protestë, pasi prej shtatorit nuk kanë marrë pagat e tyre.

Teksa paralajmërojnë grevë urie, protestuesit përveç pagës, kërkojnë dhe rifillimin e punës, pasi ajo është pezulluar.

Njëzëri naftëtarët kanw kërkuar edhe pagesat e sigurimeve. Deri me tani nuk dihet se si do te vijoje protesta e naftetareve si dhe cfare zgjidhje do u jepet kerkeses se tyre.

Reagimi i fortë i Berishës: Filloi me sukses të madh operacioni Forca e Krimit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pasi policia nisi operacionin Forca e Ligjit duke sekuestruar një kompleks të sekuestruar më parë. Berisha e quan operacionin ‘Forca e krimit’.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Filloi me sukses të madh operacioni Forca e Krimit!

Miq, dje riinauguroi me një operacion kalp veprimtarinë e suksesshme operacioni KÇK apo operacioni Forca e Krimit. Në një akt që gajasi dheun dje, për t’u tallur me shqiptarët, grupet KÇK rrethuan dhe sekuestruan kompleksin Gold të grupit Hajri, në të cilin u ekzekutua Jan Prenga.

Mirëpo sipas dokumenteve zyrtare rezulton se për kompleksin Gold, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur sekuestrimin në vitin 2015. Atëherë le t’u themi aferim për këtë mashtrim! Edvin Kristaq Rama është nona e Krimit!

Ish-ministri thirrje diasporës: Të bashkohemi për çrrënjosjen e narkoshtetit!

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar një thirrje diasporës në SHBA për t’u bashkuar për çrrënjosjen e narkoshtetit në Shqipëri.

Demiraj shkruan se në të kaluarën janë arritur disa suksese por potenciali i kontributit te komunitetit shqiptaro-amerikan për në trojet shqiptare është ende i pashfrytëzuar.

“Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka potencialin të jetë një urë lidhëse mes të dyve kombeve, një ambasador kulturor, politik dhe intelektual i Shqiperisë në SHBA”, shkruan Demiraj.

Në vijim, ish-ministri i Brendshëm thekson se çdo përfaqësues i lartë i opozitës së bashkuar që ka vizituar SHBA-të ka dhënë një mesazh të qartë dhe shpresëdhënës. Këtë ftesë në vazhdimësi e ka bërë dhe rëndësinë e saj e ka deklaruar në shume takime z. Basha por edhe ne disa takime që kam qene prezent e ka theksuar me pergjegjesi edhe znj Kryemadhi.

Te dy keta drejtues të opozitës e kanë vënë në dukje potencialin e madh të diasporës, duke e ftuar atë me shumë seriozitet të përfshihet në politiken e ardhshme dhe të kontribojne në reformat e ardhshme në Shqipëri”, shkruan Demiraj.

Nga Dritan Demiraj
Dinamika e brendshme e atdheut dhe e diasporës luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet midis të dyve. Bashkimi i një diaspore përfshin vetëdije emocionale dhe përgjegjshmëri qytetare.
Diaspora shqiptare ka ruajtur lidhjet kulturore, patriotike dhe shpirtërore me trojet e tyre. Shtetit shqiptar i mungon njohja e duhur se kush janë shqiptaro-amerikanët, çfarë kanë kaluar dhe çfarë arritjesh dhe ndikimi kane ne ditet e sotme.

Detyrimet dhe kontributet e komunitetit shqiptaro-amerikan për trojet etnike shqiptare kanë qenë të shumta. Diaspora shqiptaro-amerikane ka përdorur aftësitë, lidhjet dhe burimet e tyre për të mbështetur Shqiperinë, Kosovën, shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi në te kaluaren dhe janë të gatshëm ta bëjnë këtë me çdo mundësi edhe në ditët e sotme.

Në të kaluarën janë arritur disa suksese por potenciali i kontributit te komunitetit shqiptaro-amerikan për në trojet shqiptare është ende i pashfrytëzuar. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka potencialin të jetë një urë lidhëse mes të dyve kombeve, një ambasador kulturor, politik dhe intelektual i Shqiperisë në SHBA.

Edukimi kulturor, perëndimor, arsimor dhe shtetformues i diasporës është çelësi i rolit të saj si një urë kulturore midis dy kombeve. Sot kjo diaspore eshte e gatshme të ndihmojë trojet shqiptare për çdo gjë që i kërkohet me ekspertizë ne shume fusha per funksionimin siç duhet te shtetit ligjor e demokratik ashtu siç jeni dhe Ju te nderuar oficerë amerikano-shqiptare te zbatimit te ligjit dhe të sigurise ne kete shtet te modelit të parë te demokracise boterore.

Sipas meje patriotizëm është vetëm kur njerëzit i vënë idetë e tyre në punë. Dashuria juaj për vendin tuaj është vetëm përkushtimi Juaj për të perfaqësuar sa më me dinjitet punën dhe prejardhjen Tuaj.

Problemet që lidhen me veprimet e shtetit shqiptar vazhdojnë të ushqejnë ankesën gjithëpërfshirëse të shqiptaro-amerikanëve që shteti shqiptar na kujton “vetëm kur i duhemi” për të promovuar qëllimet e saj. Kjo gje do te kercenonte organizimin dhe solidaritetin e organizmit te diaspores. Zëra, qëndrime dhe qasje të ndryshme hasen brenda çdo diaspore. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan mund të luajë një rol diplomatik më aktiv si aktor kryesor i shoqërisë civile, jo duke qene nje shtojce e qeverisjes së sotme te diskretituar ndërkombëtarisht, por si nje partneritet midis tyre.

Në një vend të qeverisur ekstremisht keq, ku kryeministri drejton me trafikante droge, ku gjithe pasuria e vendit i jepet vetem 10 personave, ku denohen vetem varfanjaket dhe opozita, ku trafiku dhe kultivimi i droges rritet 1200 % brenda vitit, ku ne mes te Europes behen zgjedhje moniste, ku cdo dite vendi zbrazet nga rinia, ku policia ngarkon skafet me thaset e droges se trafikanteve, ku ministrat e brendhsem drejtojne trafikun e droges, etj roli dhe pergjegjesia e diaspores eshte shume e madhe.

Por mund te pyesni te dashur bashkekombas a ka shprese?

Sigurisht qe po. Çdo perfaqesues i larte i opozites se bashkuar qe ka vizituar SHBA-te ka dhene nje mesazh te qarte dhe shpresedhenes. Kete ftese ne vazhdimesi e ka bere dhe rendesine e saj e ka deklaruar ne shume takime z. Basha por edhe ne disa takime qe kam qene prezent e ka theksuar me pergjegjesi edhe znj Kryemadhi. Te dy keta drejtues te opozites e kane vene ne dukje potencialin e madh te diaspores, duke e ftuar ate me shume seriozitet te perfshihet ne politiken e ardhshme dhe te kontribojne ne reformat e ardhshme ne Shqiperi.

Kur zemërimi rritet, mendo për pasojat. Do ta mbyllja kete status me nje thenie te Winston S. Churchill:

“Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza”. “I contend that for a nation to try to tax itself into prosperity is like a man standing in a bucket and trying to lift himself up by the handle.”.

Vellezer te diaspores shqiptare amerikane!

Sot me shume se kurre qe vendi eshte kthyer ne narkoshtet dhe po rreshqet drejt diktatures, kemi pergjegjesine qe te pergjegjesohemi, te punojme me shume per te bere me demokratik dhe me te sigurte shtetin e enderruar nga Rilindasit tane te medhenj dhe jo nga keta bandite pa dinitet, pa shtetesi dhe komb qe drejtojne sot.

Rroftë Shqiperia etnike.

Rroftë Populli Shqiptar ne te gjithe trojet etnike.

Rroftë Diaspora Shqiptaro-Amerikane dhe kontributi i çdo shqiptari qe na kane bere krenar sot dhe mot.

RamaKÇK nuk ndalet, sulmon analistë dhe gazetarë pse janë kundër tij…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj kritikave të paketës anti-KÇK, zbatimi i të cilës në terren nisi një ditë më parë me sekuestrimin e një resorti në zonën e Shijakut, pasuri e cila ishte vendosur nën sekuestro edhe në 2015.

Në një shoë, ku shfaqeshin policë me syze e maska, me makina të blinduara dhe të armatosur, pamje që u shpërndanë më pas nga policia, e cila zgjodhi edhe një “spikere” të veshur me uniformë për të lexuar një deklaratë, ishte dita e parë e operacionit të trumpetuar prej kohësh nga Qeveria.

Paketa anti-KÇK është shoqëruar me kritika të shumta, veçanërisht në drejtim të kompetencave që i jepen policisë, por edhe goditjes që i bëhet institucioneve të reja të drejtësisë, në rastin konkret SPAK.

Kritikëve ka zgjedhur t’i përgjigjet Rama përmes disa postimeve, ku nuk ka nguruar të sulmojë analistë dhe komentatorë, që në sytë e Kryeministrit trajtohen njëlloj si me opozitën që ka kundërshtuar, ashtu edhe me konstitucionalistët që kanë paraqitur argumentet kundër.

“Jo vetëm PD, po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin”, shkruan Rama në rrjet.

Në fakt politikani që ka zgjedhur individë me rekorde kriminale dhe i ka përfshirë në politikë, qoftë si deputet ashtu edhe kryebashkiakë është vetë Kryeministri.

Nga momenti që është miratuar ligji për dekriminalizimin, të përzgjedhurve të Ramës i është dashur të ndërpresin mandatet, qofshin si deputetë ashtu edhe si kryebashkiakë, gjë që po ndodh edhe sot, me të emëruarit në bashki nga votimet e 30 qershorit.

Në postimin e dytë, Kryeministri shkruan “anti-KÇK është reagimi i duhur në kohën e duhur,kur puna e sakrificat e policisë poshtërohen nga prokurorë&gjykatës të korruptuar,të cilët janë partnerë të krimit. Jo nuk dënojnë, po lirojnë vrasës e trafikantë të dënuar dhe punojnë të kapin ç’të kapin para se t’i fshijë Vetingu”.

Prej vitit 2014, Rama nisi sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në atë kohë u raportuan plot raste kur nga policia që drejtohej nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjurmoheshin dhe fotografoheshin prona dhe asete të tjera të tyre. Më pas u vendos një “paqe e heshtur” dhe herë pas here, pas çdo skandali apo denoncimi, niste seria e sulmeve dhe akuzave ndaj njerëzve që ishin pjesë e sistemit të drejtësisë.

“Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin.

Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët!”, shkruan Rama.

Në fakt, asnjë prej kritikëve të paketës anti-KÇK nuk është shprehur kundër luftës ndaj krimit apo sekuestrimit të pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme. Madje PD zgjodhi t’i sugjerojë Qeverisë edhe emrin e një biznesmeni të akuzuar se ka përfituar fonde publike për shkak të lidhjeve me Taulant Ballën. Dhe po kështu nisma në fjalë e qeverisë mund të merrte një mbështetje të madhe sikur operacionet të nisnin pikërisht nga personat që janë akuzuar publikisht si të lidhur me Rilindjen, të përgjuar dhe të përfshirë në dosjet e publikuara edhe nga Bild.

Ish-drejtori i policisë pyet ministrin: Kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i gruas së tij, ku mbeti i vrarë Reçi

Një akuzë mjaft e rëndë është hedhur kundrejt ministrit Lleshaj nga studioja e “360gradë” nga Artur Zheji.

Ish-drejtuesi i lartë në Polici, Shemsi Prençi ka pyetur ministrin e Brendshëm se, kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i bashkëshortes së tij, ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi.

Shemsi Prençi: Duhet ta pyesim publikisht ministrin Lleshaj, kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i nuses, i bashkëshortes së ministrit. Të dalë t’ia thotë publikut ose të zbulojë kush e ka bërë vrasjen.

Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është kushërira e të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, që ka qenë në konflikt me Reçët. Ta zbulojë vrasjen zoti ministër, ose të dalë publikisht. Atëherë do të jetë i besueshëm ministri për udhëheqjen e anti-KÇK, ose është pjesë e saj.

Kujtojmë se vrasja e Kastriot Reçit me snajper në mes të Rrëshenit, ishte një nga më të përfolurat në këtë fillim të 2020-tës, por që duket se zbardhja e saj do të arkivohet në sirtaret e policisë së shtetit.

Pas ngjarjes asnjë person nuk u shpall në kërkim si i dyshuar, dhe me siguri do të rikthehet në vëmendje, kur seria e hakmarrjeve mes disa familjeve të vijojë sagën.

Deklarata e fortë e gazetares: Ministra dhe deputetë në përgjim në resortin “Golden”

Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një debati në emisionin Opinion, ka treguar se në resortin “Golden” në Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339.

“Janë përgjuar ministra deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja.

Resorti në fjalë është objekti i parë që u vendos nën sekuestro nga policia në kuadër të operacionit anti-KÇK.

“Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës.

Ky është personi që ka financuar lëndën, pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gantian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla, dhe ai i thotë, ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prekë mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, tha më tej gazetarja.

Delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE mbërrin në Tiranë për 30 zgjedhjet e qershorit

Një delegacion i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës kanë mbërritur në Tiranë me ftesë të Presidentit Ilir Meta.

Mësohet se ata do të zhvillojë sot një takim me presidenntin Meta. Gjithashtu mësohet se kreu i shtetit do t’i sqarojë ata së çfarë e shtyu atë për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës refuzoi të monitoronte zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale vjen në Shqipëri. Po ashtu vizita në Tiranë vjen fill pas evidentimit të një numri të madh kryebashkiakësh me precedentë penalë.