31.5 C
Tirana
E enjte, 12 Qershor, 2025

Trajneri i PSG flet për zënkën që pati me Mbappe

Synimi i Real Madridit, sulmuesi Kylian Mbappe pati një debat të ashpër me trajnerin, por ky i fundit nuk mendon që debati i tyre do të jetë fillimi i një fund të sulmuesit të Paris Saint-Germain

Kylian Mbappe është dukur i frustruar në ndeshjen e së shtunës kur u zëvendësua, por Thomas Tuchel nuk mendon që sulmuesi do ta përdorë atë për largim nga Paris Saint-Germain.

“Nuk mendoj që Mbappe do ta përdorë këtë situatë si një arsye për t’u larguar nga klubi”, ka thënë ai para udhëtimit të skuadrës në Nantes ku qdo të përballet të martën me ta në kuadër në Ligue 1.

“Ai është njëri nga lojtarët tonë, ai ka kontratë. Unë marrë vendime pasi që kjo është puna e trajnerit”.

“Nuk ka asgjë personale në mes të neve. Ka të bëj vetëm me një lojtar që nuk dëshiron që të zëvendësohet dhe një trajner i cili ka arsye për ta bërë këtë, për shkak se ai ka edhe disa lojtarë në bankë që e meritojnë të luajnë”.

“Problemi është se kemi kamera, fansa, gazetarë dhe shumë njerëz flasin për një ngjarje. Kjo është arsyeja pse jam i mërzitur. Por, ka shumë gjëra pozitive që ata mund të flasin, sidomos për ato që ndodhin në fushë”.

Edvin, të ka ra goma…

Nga Agim XHAFKA

1.
Te gryka e Semanit prisnin pas disa gëmushave dy grupe me afrikanë.
Dukej që ishin të trembur.

U afrua një djalosh dhe u tha që për Itali duhej paguar nga 3 mijë euro për kokë.
Pas një heshtjeje ata e sqaruan se nuk donin të iknin në Itali. Për në Greqi u çoj me mushka për 2 mijë euro.

Sërish afrikanët tundën kokat. Duam të kthehemi në Afrikë, i thanë. Na ka premtuar dikush që do na çojë në Kretë e pastaj drejt në Marok. Aty shpërndahemi vetë.
Shqiptari u çudit.

-Po pse erdhët atëherë deri këtu,-i pyeti.

-Për punë.

-Nuk gjetët?

-Gjetëm, se shqiptarët e kanë braktisur vendin, por ju keni borxh të lartë.

-Dhe?

-Nuk ia vlen të lodhemi për borxhet tuaja. Shlyejini vetë.

2.
Nëna: Bir u japin ushqim këtu në burg?

Djali: Tre herë në ditë, oj nënë!

Nëna: Flini ngrohtë?

Djali: Po, po! Dy furnela kemi në qeli.

Nëna: Po dush bëni çdo javë?

Djali: Edhe më shumë po deshe.

Nëna: Bir, të keqen nëna, sillu keq, grindu me të gjithë që të të mbajnë sa më gjatë brenda. Se burgu i vërtetë është jeta jashtë burgut.

3.
Polici KÇK: Ku e gjete këtë vilën.

I forti: E bleva.
Polici KÇK: Me ç’para?

I forti: Fitova një tender.

Polici KÇK: Ke kompani?

I forti: Jo, jo, ka xhaxhai. Ai e ndërtoi rrugën.

Polici KÇK: Po si e fitove tenderin?

I forti: Ma dha ministri.

Polici KÇK: Pse?

I forti: Se vodha zgjedhjet. Rrëmbeva tre kuti e zonën e fitoi ministri. Çfarë do,m ë tha. Një tender jepi xhaxhait, i thashë. Mos ça bythë, e ka në xhep. E mbajti fjalën. U bëra me vilë. Në zgjedhjet e ardhshme do i kërkoj dy tendera.

4.
Ferr do ua bëj atdheun banditëve,bërtiti Rama. Në ferr kemi vite që jetojmë, thanë pensionistët.
*** **** *****

Pa vazhduar me episode nga jeta e përditshme një këshillë i duhet dhënë Edi Ramës. Dil e komuniko me popullin sa herë të duash, por mos u shfaq më në televizor.
Fol psh në radio.

Që mos të ta shohin atë pamjen e përvuajtshme false që shpalos, mos i lagin njerëzit e irrituar ekranet ose disa mos i thyejnë fare ato.

Fjalën në radio e marrin si mashtrim më të lehtë, si një supë surrogato, jo si përbetimet e tua në tv që tani na duken si mish i kalbur i zierë në kusinë e Fugës.

Edvin, të ka ra goma, mos i jep kot gaz propagandës së nuk të bindet më timoni.

Po rrëzohesh e po merr me vete krejt dheun se atdhe nuk quhet një vend pa njerëz…

Rama show me OFL, oficerja me syze të errëta si spikere lajmesh në ERTV…

Në një kohë kur Shqipëria nën qeverisjen e tij ka tejkaluar të gjitha parashikimet sa i përket kanabizimit të vendit dhe të përfshirjes së njerëzve me rekorde kriminale në qeverisjen lokale dhe qëndrore, kryeministri Edi Rama po propagandon me forcë të ashtuquajturin “Ligji anti-KÇK”, i cili sipas tij do të tmerrojë personazhet e botës së krimit që nuk justifikojnë pasurinë.

Sikur të mos mjaftonte televizioni tij privat ERTV dhe daljet e tij të përdorshme, kreu i qeverisë do të bëjë të njëjtën gjë edhe me efektivët e OFL (Operacioni Forca e Ligjit).

Nëse para pak ditësh do të nxirrte policët duke bërë pompa, sot doli një efektive e OFL e cila ngjasonte më shumë me një spikere lajmesh që duhej të lexonte atë çfarë i kishin shkruar eprorët se sa me një pjesëtare të një force operacionale.

Rrjedhshëm dhe pa gabime, policja lexoi detajet e “super-operacionit” të sotëm në Shijak dhe atë çfarë synon kjo strukturë. Spikere e denjë për ERTV-në e kryeministrit.

Po ta krahasosh një skenë të tillë me Shqipërinë e para viteve ’90, pamje të tilla ishin të denja vetëm për Revistat Televizive, aty ku lexohej se si qeveria jonë komuniste kalonte planet e misrit me mbi 120%… /Syri.net

Reagon ish-Presidenti: Pyetja e munguar për Ramën, përse dërgoi në Parlamentin me dhjetra të dënuar dhe…

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndërsa komenton konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Parlamentit Evropian, Sassoli, vë në dukje jo pa shqetësim se në këtë konferencë nuk pati asnjë pyetje nga media lidhur mbi partneritetin e krimit me kryeministrin Rama në pushtet.

Postimi i plotë i Nishanit

Në konferencën për shtyp të Edi Ramës me Presidentin e Parlamentit Evropian z. Sassoli, asnjë pyetje prej medias ndaj kryeministrit ;

* Përse dërgoi në Parlamentin Shqiptar me dhjetra të dënuar për trafik droge, vjedhje e përdhunime ?

* Përse caktoi në krye të pushtetit lokal të dënuar për trafik droge, rrëmbime dhe mashtrime ?

* Përse angazhoi në fushatë elektorale anëtarë të krimit të organizuar të grabisnin votat e shqiptarëve ?

* Përse futi përsëri e përsëri në krye të bashkive të vendit të dënuar në shtetet e Bashkimit Evropian ?

* Përse e rriti me 1200% trafikun e drogës vetëm brenda një viti ?

* Përse prokuroria italiane e antimafias është alarmuar nga trafiku u kokainës prej krimit të organizuar në Shqipëri përsëri në këtë vit ?

* Përse Shqipëria është renditur ndër 3 vendet më të korruptuara në botë ?

* Përse Shqipëria është renditur më e fundit në të gjitha treguesit në rajonin e Ballkanit ?

* Përse shqiptarët ikin çdo ditë nga vendi i tyre në një emoragji emigracioni pandalim ?

Në fund një pyetje e munguar edhe për Presidentin Sassoli, nga media !

* A mendon se dëmtohet interesi i popullit në Shqipëri duke avokatuar një kryeministër që ka këto rekorde ?

Natyrisht që gazetarët e lirë dhe të vërtetë nuk ishin lejuar në atë konferencë për tu bërë këto pyetje !!!!🤔

Raporti/ Bundestagu ultimatum Ramës: Pa zgjedhje të reja nuk ka negociata!

Mazhoranca prej disa ditësh trumbeton në media se hapja e negociatave këtë vit është një prioritet i arritshëm, madje theksohet se po ndërtohen të gjitha institucionet si kusht i Bundestagut.

Por ish-deputeti i PD, Genc Pollo, ka publikuar edhe njëherë në rrjetet sociale vendimet e miratuara nga Bundestagu gjerman që lidhen me hapjen e negociatave.

Sipas raportit të dalë nga Bundestagu, Shqipëria duhet të përmbushë 12 kushtet e vendosura para Konferencës së parë të Anëtarësimit.

Ndërkohë Bundestagu thekson se nuk mund të ketë anëtarësim të plotë nëse nuk janë zhvilluar zgjedhje të reja para Konferencës së Dytë, si dhe procesin e negoviatave duhet ta drejtojë qeveria e re.

Postimi i Pollos
Meqë me shumë të drejtë po flitet përditë për kushtet e Bundestagut por jo përherë ato kushte paraqiten në përmbajtje lipset të kujtojmë publikun se 12 kushtet duhet të përmbushen pjesërisht para Konferencës së Parë të Anëtarësimit (përcakton kuadrin e negociatave) e plotësisht para Konferencës së Dytë të Anëtarësimit (faktikisht çel negociatat). Kusht kryesor i Konferencës së Dytë janë mbajtja e zgjedhjeve pas kryerjes së reformës zgjedhore. Shkurt e përmbledhtas:
pa bërë zgjedhje nuk ka realisht negociata;

2- Negociatat do t’i drejtojë qeveria e dalë nga zgjedhjet.

Më poshtë pasazhi përkatës nga rezoluta e Bundestagut në shqip, gjermanisht e anglisht.


“Bundestagu gjithashtu i kërkon Qeverisë Federale që,

Në Këshillin e Evropës më datë 17/18 Tetor 2019 të miratohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë parimisht vetëm me kushtin, që

a) Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

– Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar.

– Të merret vendim për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019.

b) Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

– Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore të inicuar

– Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme;

– Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve,

– Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar

– Progres solid në krijimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe procedimet e para të përfunduara kundër nëpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar,

– Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive,

– Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor”


Der Bundestag fordert die Bundesregierung darüber hinaus auf,
im Europäischen Rat am 17./18. Oktober 2019 Beitrittsverhandlungen mit Albanien grundsätzlich nur unter der Voraussetzung zuzustimmen, dass

a) die erste Beitrittskonferenz erst stattfindet, wenn die Bundesregierung die Erfüllung der nachfolgenden Bedingungen durch Albanien festgestellt hat:

– Sicherstellung der Arbeits- und Funktionsfähigkeit des Verfassungsgerichts und des Obersten Gerichtshofes durch Ausstattung mit einer angemessenen Anzahl überprüfter Richter und Staatsanwälte,

– Beschluss einer Wahlrechtsreform, die in vollem Einklang mit den Empfehlungen von OSZE/ODIHR steht, sowie eine transparente Parteien- und Wahlkampffinanzierung sicherstellt und auf den Ergebnissen des ad-hoc-Ausschusses zur Wahlrechtsreform aufbaut. Die Überarbeitung des dort erarbeiteten Entwurfs sollte in einem offenen und inklusiven Dialog aller politischen Kräfte erfolgen, wie im ODIHR-Report vom 5.9.2019 empfohlen.

b) die zweite Beitrittskonferenz erst stattfindet und die ersten Verhandlungskapitel erst dann geöffnet werden, wenn die Bundesregierung die Erfüllung der nachfolgenden Bedingungen durch Albanien festgestellt hat:

– Umsetzung des Gesetzes zur eingeleiteten Wahlrechtsreform

– Einleitung von Strafverfahren gegen Richter und Staatsanwälte, denen im Vetting-Prozess strafbares Verhalten vorgeworfen wird,

– Einleitung von staatsanwaltschaftlichen und gegebenenfalls gerichtlichen Verfahren gegen diejenigen, die mit Stimmenkauf bei Wahlen in Verbindung gebracht werden, sowie ernsthafte und zügige Betreibung der Verfahren,

– Einsetzung der Spezialstruktur zur Bekämpfung von Korruption und organisierter Kriminalität und deren Arbeitsfähigkeit,

– solide Fortschritte zur Schaffung einer Erfolgsbilanz bei der Bekämpfung der Korruption und der organisierten Kriminalität auf allen Ebenen, einschließlich der Einleitung und erste abgeschlossene Verfahren gegen hochrangige Beamte und Politiker. Dazu gehören proaktive Ermittlungen, gegebenenfalls Strafverfolgungen und Verurteilungen im Zusammenhang mit Korruption und organisierter Kriminalität,

– greifbare Fortschritte bei der Verwaltungsreform, einschließlich der Überprüfung der Einstellungen von hochrangigen Beamten und Direktoren, auch mit Blick auf die Vorwürfe zu Unregelmäßigkeiten,

– eine abschließende Entscheidung über die Rechtmäßigkeit der Lokalwahlen vom 30. Juni 2019 durch das Verfassungsgericht; falls eine Wiederholung der Wahlen angeordnet wird, müssen diese auf der Grundlage des neuen Wahlgesetzes stattfinden,


The Bundestag authorization mandates the German government to condition the first EU Intergovernmental Accession Conference with Albania as follows:
I

1- The functionality of the Constitutional Court and the High Court through the appointment of vetted judges.

2- Adoption of Electoral Reform through an inclusive process.
The second Accession Conference should occur only after the following conditions are fulfilled:

1- Execution of the law adopted in the frame of the Electoral Reform.

2- Prosecution of judges and prosecutors who have been made suspects of criminal deeds by the vetting process.

3- Serious and quick judicial proceedings against those who are suspects of vote buying.

4- The establishment and functionality of the special body in charge of fighting corruption and organized criminality.

5- Solid progress in the fight against corruption, including concluded procedures against senior civil servants and politicians.

6- Tangible progress in the public administration, including checking senior civil servants and directors given cases of complaints and irregularities.

7- A final ruling on the legality of the 30 June local elections; should the elections be repeated, they should be held on the basis of the reformed Election Law.

Hasa i përgjigjet avokatit të Edmond Begos: Taulant Balla mos të fshihet pas…

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa i përgjigjet avokatit të Edmond Begos, Taulant Ballës. “Mos të fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta luksove e ta mbrojë vetë Begon”, shkruan Hasa në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Hasës

Taulant Balla 🤡 të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme. 💰

1. A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës?

2. A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana?

Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK!☠

Lubonja: E frikshme, janë kapërcyer të gjithë kufijtë! Rama iu thotë atyre me syze të zeza e kapuç se…

Analisti i njohur, Fatos Lubonja bëri një deklaratë të fortë në rubrikën “Opinion”, në News24, teksa komentoi paketën “Anti-KÇK”, që ka nisur sot punën për goditjen e krimit të organizuar.

Duke e cilësuar si një lëvizje të frikshme të kryeministrit Edi Rama, analisti Lubonja tha se ai po bën një Vetting të shpejtë për të “eliminuar” dhe kërcënuar gjyqtarët.

“Në qoftë se Reforma në drejtësi nënkuptonte Vettingun e gjyqtarëve, atëherë mua më del që nuk i mjafton këtij ai Vettingu i kontrolluar, por i duhet një Vetting më i shpejt për të bërë propagandë, për të eliminuar dhe kërcënuar gjyqtarë”, tha analisti.

Më tej, Lubonja u shpreh se njerëzit e paketës “Anti-KÇK”, që u prezantuan nga Rama dhe që shfaqeshin me syze të zeza e kapuça, janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që po bën një lojë të rrezikshme.

“Rama iu thoshte atyre me syve të zeza e kapuç se ju jeni forca shpëtimtare nga e keqja. Është e frikshme, sepse janë kapërcyer të gjithë kufijtë. Këta njerëz, pse qenkan të ndershëm këta, dhe nuk qenkan gjyqtarët? Këta janë thjesht instrument për të frikësuar këdo që nuk i nënshtrohet këtij autoritarizmi, këtij individi, që bën një lojë të rrezikshme.

Pyetja e parë që shtrohet është kjo, “Erdhi koha që të luftojmë krimin”, po, pse çfarë ke bërë ti nga 2013? O na thuaj që ka dështuar Vettingu dhe unë po bëj diçka super vettingun, ose na e shpjego, pse duhet kjo. Ato nuk shkojnë paralelisht, sepse janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ne kemi kërkuar drejtësi të pavarur nga politika, ndërsa kjo reforma e çon gjykatën, njerëzit e SPAK, te ministri i Brendshëm, ndërkohë që kemi pasur dy ministra të Brendshëm të Ramës të lidhur me krimin. Kemi një rritje galoponte të krimit në Shqipëri në kohën e Ramës.

Mjafton të shohim ndërtimet, ku lejet janë dhënë nga vetë këta, që gjoja na bëjnë KCK. Kryeministrin e kishte shqetësuar fakti se gjykatësit kanë liruar ca kriminelë. Po kush janë këto kriminelë? Ata që kanë vjedhur votën, bashkë me kryeministrin.

E bën ky për të mbuluar këto lirime të këtyre njerëzve, që i ka pasur bashkëpunëtorë partia e tij, apo e bën për të bërë një lloj presioni ndaj gjykatësve, që mendon ende se nuk i ka. Kjo është për t’u parë, por asgjë të mirë nuk ka këtu, veçse rritje të banditizmit të shtetit të kapur dhe pamja më e tmerrshme ishte e atyre me syve të zeza, që na nxori”, deklaroi Lubonja.

Video/ Me çifte në krah, qarkullon lirisht në ambientet e brendshme të Bashkisë Kamëz

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Bashkinë e Kamzës. Një person me çifte në krah ka qarkulluar normalisht në ambientet e brendshme të Bashkisë, pa u shqetësuar nga askush.
Denoncimi është bërë nga një qytetar, ndërkohë që është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Denoncimi
‘Degardim i plote i narkoshtetit!

Ne Bashkine e Narkomonistit Suli njerzit shetisin me arme gjahu sikur je ne pyll per derra te eger!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qyetetarit dixhital. sb

Kjo ka ndodhur sod ne mengjes ne oren 9 ne bashkin e kamzes shiko se si futen qytetaret pa pik problemi me arme ne mes te dites ne bashkin e rakip suli’

Degardim i plote i narkoshtetit!Ne Bashkine e Narkomonistit Suli njerzit shetisin me arme gjahu sikur je ne pyll per derra te eger!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qyetetarit dixhital. sbKjo ka ndodhur sod ne mengjes ne oren 9 ne bashkin e kamzes shiko se si futen qytetaret pa pik problemi me arme ne mes te dites ne bashkin e rakip suli

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 3. Februar 2020

Dëshmia e kopshtarit të resortit: Trupin e pengut Jan Prenga e mora me një furgon të bardhë dhe ia dorëzova…

Prokuroria i ofron statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë një prej të dyshuarve për rrëmbimin dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës. Bëhet fjalë për të arrestuarin Festim Bexhdili, i cili nxori trupin e pajetë të 49-vjecarit nga bodrumi i resortit luksoz “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit.

Burime policore thanë se Bexhdili fillimisht nuk pranoi të fliste, por kur përpara iu vunë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ku shfaqej edhe vetë, vendosi të rrëfehej.

I arrestuari ka pranuar para hetuesve se është i punësuar si kopshtar në “Golden”, dhe pasditen e 17 janarit, pronari i kërkoi të nxirrte nga kompleksi trupin e pajetë të një personi.

Ai shpjegon se u largua me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra. Më pas, ai thotë se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin.

Dëshmia e Bexhdilit konsiderohet një provë e fortë dhe për këtë shkak prokuroria i ka ofruar statusin e bashkëpunëtorit, përderisa deri në gjetjen e trupit, është e vështirë që ndaj të dyshuarve të ngrihet akuza e vrasjes.

Prokuroria është në kërkim të Ardian dhe Artan Doçit, të cilët dyshohen për zhdukjen e trupit të pajetë të pengut. Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga një kartel kriminal, pasi vëllai i pengut, zhduku në Britaninë e Madhe një sasi të madhe kokaine në Ekuador.

Pas kësaj, Gentian Doçi, nga Shkodra, dhe Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në burg në Ekuador, kanë kontaktuar me familjen e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre ta detyronin Astritin të kthente mallin.

Dritan Rexhepi i ka premtuar Ndrekë Prengës, i cili ndodhet në burg në Angli, se do t’i lironte vëllanë, sapo t’i kthenin drogën. “Po ju jap besën, ktheni pjesën tuaj se do lirohet pengu”, i premton Rexhepi – vëllait të 49-vjeçarit.

Pasi Astrit Prenga u ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe shumën prej 700 mijë paund disa shtetasve nga Polonia, që i kishte çuar Rexhepi dhe Doçi, Ndrekë Prenga e ka kontaktuar sërish vlonjatin për t’i liruar vëllain, por ai i është përgjigjur se i kishin dalë nga fjala, pra ndihej i prerë në besë.

Për këtë, Rexhepi i ka treguar emrat e rrëmbyesve të vëllait dhe ka implikuar direkt Gentian Doçin, Korado Genjështen dhe Martin alias Gentian Bleta. Me këtë të fundit, Dritani ishte njohur në vite më parë në një burg në Itali./bw

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në ora 19:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e kryeparlamentarit.

Pas votimit, Osmani mori 65 vota ‘pro’, duke u zgjedhur si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë nuk ka patur vota kundër dhe abstenime.

Gjatë fjalës së saj, Osmani u shpreh se ndihet e nderuar që do të udhëheqë Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka falëndëruar të gjithë për rrugëtimin prej zgjedhjeve e deri në formimin e institucioneve.

“Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjedhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”, tha Osmani.

“Falënderoj qytetarët e Kosovës, që asnjëherë nuk rreshti së besuar që vota e tij do ta sjellë ndryshimin”, ka shtuar ajo.

“Gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Kosovës dhe po e shoh kualitetin e grupeve parlamentare”, u shpreh Vjosa Osmani.