17.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

Bardhi në Gjirokastër: Me zgjedhje të lira e të ndershme do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me strukturat e forcës politike që ai përfaqëson në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas numrit dy të selisë blu, me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Qarku i Gjirokastrës duhet të ishte kryeqendra e zhvillimit ekonomik për jugun e vendit, por mungesa e investimeve, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë e kanë trajtuar këtë zonë si të dorës së dytë. Në 6 vjet kjo qeveri ka tradhëtuar interesat e qytetarëve, i ka varfëruar ata, i ka detyruar të largohen.

Me demokratët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt, shprehëm shqetësimin se vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkretimin e mëtejshëm të qyteteve dhe fshatrave. Vetëm këtë vit në Universitetin e Gjirokastrës janë mbyllur 4 degë. Më pak të rinj që studiojnë do të thotë më pak zhvillim, më shumë emigracion.

Bashkë me demokratët e përkushtuar të Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt do ta ndryshojmë këtë realitet. Me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë. Qytetarët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt meritojnë një qeveri që prioritet të vetëm ka mirëqenien e tyre.

Basha i përgjigjet Ramës: I rrethuar nga kriminelë e mafiozë ka frikë nga hija e vet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me aktin normativ anti-KÇK.

Basha shkruan në Twitter se, Rama ka frikë nga hija dhe ligjet e tij.

Reagimi i plotë i kreut të opozitës, Basha

Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.

Ambasadori rus: Pa Rusinë dhe Këshillin e Sigurimit, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Harchenko, tha se Rusia do të përfshihet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, nëse merr një ftesë të tillë nga Beogardi. Pa Rusinë dhe pa miratim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, marrëveshja midis dy vendeve nuk vjen në shprehje, tha Harchenko për mediat në Beograd.

Ai tha se Rusia gjithmonë ka qenë në favor të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, por shtoi se atë e shqetëson dëshira për zgjidhje të shpejtë. Harchenko tha se nuk janë të sakta kritikat se Rusia nuk do zgjidhje dhe se përmes Serbisë dëshiron të ruajë ndikimin në rajon.

“Interes i Rusisë gjithmonë ka qenë vazhdimi, në këtë rast rifillimi i bisedimeve”, tha Harchenko, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018 kur Kosova u ka vënë taksë 100 për qind importeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës, por Kosova, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëar, vazhdon ta mbajë në fuqi këtë masë.

Vitin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë emëruar të dërguarit e tyre të posaçëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky proces, që ka nisur në vitin 2011, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka pasur mbështetjen e SHBA-së.

Siguria dhe politika e jashtme e BE-së pas Brexit

Tani, anëtarja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Britania e Madhe po ndjek rrugën e saj. Çfarë do të thotë kjo për peshën strategjike të Evropës në botë?

Bashkëpunimi midis BE-së dhe Britanisë së Madhe me të vërtetë nuk ka qenë gjithmonë i lehtë në dekadat e kaluara. Gjë e cila dilte në pah dendur edhe në në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Londra konsiderohej më shumë frenuese dhe bllokuese, kur bëhej fjalë për të thelluar bashkëpunimin ushtarakisht, për shembull.

Nga ana tjetër, me Britaninë e Madhe po largohet nga BE një peshë e rëndë politike. Eurodeputeti i Aleancës 90/Të Gjelbërve Reinhard Bütikofer, pra, e sheh BE të dobësuar pas Brexit-it: “Në fund të fundit, britanikët janë një vend me diplomaci me shumë përvojë, britanikët kanë një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, britanikët kanë vënë deri tani në dispozicion burimet më të mëdha nga të gjitha vendet e BE për sa i përket kapacitetit ushtarak.”

Bütikofer kërkon një marrëdhënie të ngushtë dhe të ekuilibruar me britanikët pas largimit të tyre. Dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell kohët e fundit tha në një intervistë televizive se bashkëpunimi në politikën e sigurisë është me interes të ndërsjellë. Ai tha se të dyja palët kanë shumë pozicione të përbashkëta në skenën globale. Dhe ka shumë tema ku duhet bashkëpunuar. Nga sanksionet deri tek çështjet strategjike, te shërbimet sekrete, te lufta kundër lajmeve të rreme dhe luftës kibernetike

Pas 31 janarit ekziston vetëm shprehja e vullnetit të mirë
Se sa fort do të qëndrojnë në fund të lidhur BE dhe Britania e Madhe, kjo aktualisht është ende e paqartë.Në deklaratën politike, të cilën e kanë nënshkruar të dyja palët krahas marrëveshjes së divorcit, ka vetëm shprehje qëllimi e fjalë të vullnetit të mirë. Britanikët p.sh. duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në projekte të rëndësishme ushtarake ose të vazhdojnë të marrin pjesë në misionet ushtarake të BE-së. Këtë e mbështet eurodeputeti David McAllister i CDU-së.

“Oferta mbetet. Por e qartë është edhe, se një vend që largohet nga Bashkimi Evropian nuk mund të jetë vendi kryesor në këto misione, pra një udhëheqje britanike nuk do të ishte më e përfytyrueshme”, thotë McAllister.

Britania e Madhe pas Brexit-it bëhet një vend i tretë. Si rezultat, për të do të zbatohen rregulla të ndryshme nga ato të anëtarëve të BE-së, thotë Fabian Zuleeg nga Qendra Kërkimore Evropiane e Politikave Evropiane. “BE me siguri nuk do ta lejojë Britaninë në organet vendimmarrëse dhe kjo do të thotë se Britania duhet të ndjekë rregullat evropiane, pa pasur të drejtë bashkëvendosjeje.”

Deri në çfarë mase do të jenë të gatshëm britanikët ta bëjnë këtë, kjo është një nga të panjohurat. Dhe nga ana tjetër, sa lëshime mund të bëjë BE. Kështu që pritet që negociatat të jenë të vështira. Edhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e ardhshëm midis shërbimeve sekrete dhe policisë, thotë Fabian Zuleeg. “Këtu një nga çështjet e mëdha është si do t’i trajtojmë të dhënat, kur shkëmben informacione, ato do të përfshijnë edhe të dhëna personash.

Kjo duhet të bëhet sipas rregullave të rrepta evropiane. Mendoj se këtu do të ketë shumë nevojë për të negociuar për të gjetur një rrugëdalje, si mund të anashkalohen këto pengesa”. Sidoqoftë, ekspertët mendojnë se politika e jashtme dhe ajo e sigurisë mund të spostohen pas në negociatat midis BE dhe Britanisë së Madhe. Dhe ato mund të vihen pas marrëdhënieve të ardhshme ekonomike.

Tjetër paralajmërim për Ramën: Rreziqet nga PPP-të janë të paparashikueshme!

Del raporti i agjencisë së vlerësimit “Standard and Poor`s”, të cilës i referohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare dhe projeksioneve për të ardhmen, raport i siguruar nga “Scan”.

Sa i përket financave publike, agjencia thotë së borxhi publik po bie, por se nga ana tjetër, rreziqet që burojnë nga skemat e Partneritetit Publik Privat, mbeten. Financat publike mund të vuajnë në rast se rreziqet që burojnë nga këto projekte, materializohen.

Aktualisht, Shqipëria ka më shumë se 200 projekte të tilla, në infrastrukturë rrugore, energji elektrike dhe kujdesin shëndetësor. Rreziqet e mundshme nga PPP mbeten të vështira për t`u parashikuar dhe për t`u vlerësuar, thotë agjencia.

Një tjetër rrezik i madh për financat që përmendet nga agjencia është niveli i lartë i borxhit qeveritar i denominuar në valutë, gjë që bën që të jetë vulnerabël ndaj luhatjeve në kursin e këmbimit valutor.

Sa i përket ekonomisë në tërësi, agjencia përmend vetëm në dy raste tërmetin e datës 26 nëntor, duke nënvizuar faktin se mund të ketë peshuar në termat reale të rritjes ekonomike si dhe sa i përket defiçitit fiskal, i cili parashikohet të zgjerohet nga 1.9% bë 2019, në 2.2% këtë vit.

Sa i përket projeksioneve të rritjes ekonomike, “Standard and Poor`s” është institucioni më pesimist për vitin që lamë pas, duke vlerësuar një normë rritje në vetëm 2.7%, nga 2.9% që vlerëson Banka Botërore.

Shkaktarët kryesorë të këtij zhvlerësimi, vlerësohen të jenë: efekti i energjisë, forcimi i lekut, por edhe tërmeti. Nga ana tjetër, sa i përket vitit aktual, projeksionet janë në linjë me ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare, dhe flasin për një normë rritje pranë 3.5%, deri në vitin 2023. “Standard and Poor`s”./Scan

Siguria dhe NATO, prioritet nr.1 i plaftormës Basha dhe i Ambasadores së SHBA!

Nga Gjeneral Piro AHMETAJ

Paraprakisht, dëshiroj të qartësoj kolegët, dashamirësit, përfshi ata/o që kanë rezerva në raport me “rreshtimin politik”, dhe këdo tjetër të interesuar se, nga funksioni i këshilltarit ushtarak tëish-Presidentit, Zotit NISHANI për rreth 4 vjet, kam bërëvetëm oponencë të përgjegjëshme profesionale (brenda dhe jashtë vendit) ndaj qeverisjes-Rama dhe ministresKodheli, për arrogancëstaliniste;deformim bolshevik të balancave kushtetuese, uljen drastike të buxhetit (nivelin më të ulët, 0.75 % në vitin 2017); shpërdorimin biografik të personelit në FA; vënien në shërbim të interesave të krimittë infrastrukturave detare, ajrore, tokësore; korrupsioninme objektet, burime të mbrojtjesdhe degradimin e vendit, nëfund të listës në NATO.
Në planin zyrtare kam “inventar krenarie”përballjen me Ramën, Kodhelin dhe anëtarët e ish-Komisionit të(rrezikut) Sigurisë Kombëtare: “Turpitë historisë 100 vjeçare tëparlamentarizmit në RSH dhe jo vetëm”. Kjo pasi, mbështetur edhe në ekpertizën,dhe kurajon zyrtare, dy ligjet themelore të reformës së mbrojtjes (mbi pushtetet dhe karrierësnë FA) u rrëzuan nga GjykataKushtetuese (2 me 0). Pra, u rrëzua dalldisja e“udhëheqësittë ndritur” për t`u bërëedhe Komandant edhe Komisar (2K) si vetë diktatori-Enver Hoxha, ose e thënëme këngën Golikut të Bënçës: “Historia seç të deshi, Komandat dhe Komisar”! Turp& marrëzi njëherësh.
Po ashtu, në planin personal dhe familjar, jam shumëi lumtur që përballjen ligjore me dalldisjen-Kodheli&co e kam fituar në 2 procese dhe 6 vendime (6 me 0)në3 shkallët e gjykatave, me ri-kthimin në funksionin e këshilltarit; gradën gjeneral dhe pagesat sipas ligjeve.
Së dyti,mbas shtatorit 2017, përveç mbesa e bllokut-komunist (ideologut-marksit S. Pëllumbi), si dhe bashkëshortja e një sekseri-pa emër në PS, vështirë të gjeje/sh ndonjë vlerë, aq më pak kontribute të spikatura që të lidhej/t funsioni i MM, me CV-në e zonjës Olta Xhaçka.
Gjithësesi, dëshiroj ta bëj publikese, me shqetësimin e gjeneralit dhefunksioneve të larta që kam ushtruar në FA dhe NATO, që ditën e parë të shpalljes si Minsistre, i kam adresuar Znj. Xhaçka një mesazh-urimi, me këshilla inkurajuese: “Mbi sfidën fisnike të MM; domosdoshmërinëpër të bërë diferencën me paraardhësen, në qasje gjithëpërshirëse; mjekimin e arrogancës, harmonizimin e pushteteve, rritjen e buxhetit dhe aftësive operacionale, përmirësimin e trajtimittë personelit dhe kohezionit në FA, etj.”! Përgjigja-emocionale, por premtuese gjithësesi: “faleminderit Gjeneral, e çmoj shumëmesazhin & gatishmërinë Tuaj për të bashkëpunuar, etj”!
Dhe kështu, nuk mundet ta lë pa i “dhënë“kredite+”, Znj Xhaçka për “vullnetin për të mjekuar arrogancën-staliniste të paraardhëses”. Kështu, p.sh, një listë e gjatë ushtarakësh, të larguar pa te drejtë, i’u dha pagesat sipas vendimeve të gjykatës,bile për disa të tjerë shkoi përtej “paragjykimeve biografike” duke i ri-kthyer nëdetyrat aktive në FA, përfshi rambo-n dhe komandantin e Forcave Speciale (FS) në misionet luftarake të NATO-s, KolonelDritan Demiraj; ish-drejtori Inteligjencës Ushtarake, Kolonel Ylli Zylaj, etj.
Thënë këtë, sigurisht nuk do bëj kurrëpublike, (326 produkte strategjike),nga draft-platforma-Presidenciale(ditën e parë23 korrik 2017); vlerësimet dhe rekomandimet që i kam paraqitur Presidentit META, gjatë vijimit nëfunksionin e këshilltarit, deri ditën e fundit (30 shtator 2019).
Por, nuk mundet ta lë pa e përmendur “zhgënjimin zyrtar” se,nën drejtimin e Znj. Xhaçka, mbas shtatorit 2017, institucioni iMbrojtjes ka bëra hapambrapa, si dhe ka perkeqesuar statusin “me meritë” i RSH në NATO (nga 5 vendet e para në 2012, e fundit fare ndër 29 vendet anëtare).
Kjo, jo vetëm për vijimin e uljes të shpenzimeve reale për mbrojten (rreth 1 %, pa konsideruar rrëmbimet (pa e pyetur fare MM) e buxhetit me VKM dhe procedura “sekret” për spitalin e traumës, emergjencat civile, si dhe shpenzimet për helikopterë, blerje e pajisjeve mbrojtëse dhe shpërblimin e personelit të MB); por edhe përkeqësimin e balancave të pushtetit.Kështu, pamvarësisht vendimit historik të Gjykatës Kushtetuese,MM as nuk njeh publikisht (në kohë paqe), as e informon zyrtarisht për emërimet apo shkarkimetnë funksionet kushtetuese(?), ndërsa zv/MM e quan “çun problematik”, Presidentin dhe Komandantin e Përgjithshëm të FA!
Po ashtu, përpjekjeve (në shpërdorim të detyrës) për “legjitimimin” eabuzimeve-korruptive nga paraardhësja me objektet dhe burimet e mbrojtjes së FA (dhjetëra infrastruktura, qindra objekte dhe mijëra sipërfaqe, u janë dorovitur familjarëvepsh,rreth 5 ha vëllait të PM dhe militantëve-sekserë të rilindjes);pa-përgjegjshmërisë-cinike me praktikat për: “Blerje uniforma ushtarake,kufitues shpallet me diferencë 1 milion Euro nga oferta më e ulët;blerje të GPS dhe sencorët e karburantit edhe përmjetetqë janë jashtë përdorimit tëFA (rreth 30%), etj, praktika që përveçse “mbajnëerë…”, janë zhvilluar mes/mbas tërmeteve 2019,pra,përkundër nevojave jetike që kanë qytetarët e dëmtuarsi dhe kërkesave kritike për kapapacitete operacionale në FA.
Thënësa më lart, për këtë keq-dështim, ministriae mbrojtjes, nuk mundet tëfshihet pas,dhe as tëmbulojëme “gjethe fiku”si fotot-lakuriq të“udhëheqësit legjendar”;as me statuset në FB: “5-6 refugjatë shpëtohen nga anija jonë nëEgje …”, dhe as mbas termave teknike të marrëveshjeve, kur p.sh pothuaj e gjithë flota e helikoptereve, janë “në tokë”, jashtë aftësive operacionale (për mungesë karburanti, tëshërbimeve, stërvitjeve të pilotëve, etj); kurrreth 1000 ushtarakë; rreth 50 % të Forcave Speciale, profesionist elitarë, “flaken jashtë FA”, dhe “në rresht” për t`u punësur roje në Ambasada; kompanitëprivate të sigurisë, ose “nga sytë këmbët” në Gjermani, Itali, etj.
Po ashtu, pa-aftësia, e Zonjës Xhaçka nuk mund të “heroin-izohet as mëshirohet” duke shkuar në zyrë/detyrëderi ditën e lindjes. Kjo qasje u kujton shqiparëve të sunduar nga “pushteti kriminal i bllokmenëve të vjetër”, histori makabre kurnënat dhe motrat e tyre, venin në kooperativë(ose ndërmarrje) “me barkun te goja”, deri ditën ose lindnin në arë, dhe nga dita tjetërpas-lindjes, me djepin e femijësdhe bellçikun me vete, “kamikaze” për të mbrojtur (jo Atdheun!), por pushtetin e byroistëve të rrjedhur, nga armiqtë e brendshëm, NATO, imperialistët, USA, social-iperialistët siovjetikë, ose tëgjitha së bashku. Për tëqarëdhe për qeshur njëherësh!
Së treti, besoj fort se, ekperienca, ekpeprtiza dhekontributet në fushën e reformave tësigurisëkombëtare dhe para/pas anëtarësimit në NATO, kanë qenë faktorët themelorë në vendimarrjen e Zotit BASHA për tëmë besuar në këtë funksion politik. Ndihemi vlerësuar dhemotivuar për të kontribuarme përkushtim, përgjegjshmëri dhe përulësi shtesë.
Gjithashtu, dua të shpreh përbuzjen më të thellë që përkushtimi shembullor, sakrificat sublime, përulësia fisnike ndaj detyrës dhe ndershmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë se shtetit, inteligjencës, emergjencave civile, të shpërdorohen dhe hipotekohen si “bankë-votash e militantëve-ordinerë” në favor të një partie politike.
Thenë këtë, nënvzioj se, përfshi rshembullin e mëposhtëm, ose cilido tjetër që shkel ligjin, kodin e ushtarakut, nuk ka për të patur kurrë as avokati-politike, as si koleg/ushtarak, as si Gjeneral (r).
Por, nuk mund të heshtja, kur detari/profesionisti nr. 1 nëforcat detare, Kapiten i Rangut parë(= Kolonel), Adnand AGASTRA, me 30 vjet ekperiencë me integritet në FDSH; i arsimuar nëKolegjin e Lartë tëDetarisë në SHBA,në Komandën e Napolit dheatëSupreme të NATO-s, etj “shkarkohet pa-motivacion” edhe pse “fiton përballjenpër dhënien e masës disiplinore ndaj Tij”; pasi sorollatet për 2 muaj, degdiset/emërohet nëQendrën e Stervitjes Bazë, Bunavi, pra në një detyrëqë nuk ka asnjëlidhjeme edukimin, eksperiencën dhe nevojat jetike qëkanëforcat detare për personel të kualifikuardhe me ekperiencë të dalluar në fushën e detit.
E gjithë kjo marrëziështë nënshkruar nga MM, por është projektuar “për interesa meskine” tëdelikuentëve të vegjël në trup, shpirt dhe në mendje.Kështu, përgjegjësia politike bie mbi Ministren e “kapur nga paaftësia-bolshevike”, porajo ligjore dhenëmemorien e turpit do hyjnë edhe ata që e kanë inspiruar, që e kanë gatuar,por edhe ata meskinë që fërkojnëduart, për këtë qasje të denjëpër metodat perverse të sigurimit kriminal të shtetit.Jam i sigurtëse e drejta, as nuk do tëharrohet, as nuk do të vonojë shumë!
Kështu,për sa në rubrikën “se dyti”,edhe, por jo vetëm nga ky rast (Adnandit), i bëj thirrje publike Znj. Xhaçka, të dorëhiqet nga përgjegjësia shtetërore e Ministrit të Mbrojtjes. Sa më shpejt më mirë për vendin, për FA dhe atë vetë.Për më tepër e këshilloj, tëmos bëj “heroinë e partisë së rilindjes”, por mamanë e mirë!
Së fundmi, për këtëdegradim tëinstitucionit tëmbrojtjeskombëtaresi dhe të pozitës së RSH në NATO, mesazhi përmbledhës për PM-Rama dhe dy ministret-kamikaze: “Paçi faqen e zezë”!Por, nuk ka kohë as të fërkojmë duart, as të gëzohemi për këtëkeq-dështim të turpshëm.
Në të kundërt, përsërisfortëse,përtej dështimit të keq-qeverisjes që po lemë pas, modernizimi i efiçencës sësistemit të sigurisësë qytetarëve dhe rikthimiidinjitetittëmerituar tëRSH në NATOmbetet emergjencë kombëtare dhe prioritet nr 1i plaftormës së qeverisjes-BASHA!
Ndërsa si“konçidencë(!)”,citoj Ambasadoren e sapoemëruar, Sh.S Znj Yuri KIM: “Prioritetiimiparëështë ta ndihmojShqipërinëtëbëhetaleatemë e aftë e NATO-s dhenjë bastion mëifortësigurie”!Konsideruar këtë, jam shpresëplotëse edhe me mbështetjen e SHBA do ja dalim.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ish:
Këshilltar i Mbrojtjes/Ushtarak për 2 President të Republikës;
Zv/SHASHPFA dhe Përfaqësues i RSH në Komandën e NATO-s

Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës…

• Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Edi Rama paralajmëroi me bujë se sot do të niste goditja e madhe kundër krimit të organizuar, duke goditur pasuritë e paligjshme të tij. Asgjë nuk ka për të bërë përtej propagandës, sepse pushteti i Edi Ramës varet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nga vrasësit dhe kriminelët më të rrezikshëm të vendit, që blejnë dhe sigurojnë vota për pushtetin e tij.

Në qeverinë e Edi Ramës krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin.

Nëse nuk do të ishte kështu, trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca.

Që kur lidhi miqësi me Taulant Ballën, numrin 2 të Partisë Socialite, Edmond Bego ka marrë 14 milionë euro para publike, në shkelje të ligjit të prokurimit publik, i cili përjashton nga pjesëmarrja në tender personat e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Le ta nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me goditjen e trafikantëve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë eurove.

Miku trafikant i Taulant Ballës është vetëm një shembull se Edi Rama, i kapur në flagrancë me krimin e organizuar, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve.

11 ushqime që ulin riskun për zhvillimin e demencës

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje mes ushqimit dhe pijeve të pasura në flavanol dhe luftimit të demencës. Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim i ri i publikuar në “Neurologjia”, revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

Specifikisht, studiuesit analizuan flavonolet antioksidante, që janë përbërje fitokimikale të gjendura në pigmentet e bimëve dhe janë të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore. Ata zbuluan se “personat që hanë apo pijnë më shumë ushqime me flavonole antioksidante, që gjendet në pothuajse të gjitha frutat dhe perimet si dhe në çaj, mund të kenë më pak gjasa për të zhvilluar demencën e sëmundjes së Alzheimerit vite më vonë.

“Janë të nevojshme dhe më shumë studime për të konfirmuar këto rezultate, por këto janë gjetje shumë premtuese. Ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe pirja e më shumë çaji, mund të jenë mënyra të lehta dhe të lira ne mënyrë që njerëzit të luftojnë demencën e Alzheimerit.

Me rritjen e shpejtësisë së plakjes së popullsisë në të gjithë botën, çdo ulje e numrit të njerëzve me këtë sëmundje, apo dhe vetëm vonimi i saj për disa vite, mund të ketë një efekt shumë të madh pozitiv në shëndetin publik,” u shpreh autori i studimit, dr. Thomas M. Holland, nga Universiteti i Çikagos.

Studimi filloi me një grup prej 921 njerëzish, me një moshë mesatare 81 vjeç. Asnjëri prej tyre nuk kishin Alzheimer apo demencë në fillim të studimit. Çdo vit pjesmarrësit plotësuan një pyetësor me pyetje rreth shpeshtësisë me të cilën hanin ushqime të caktuara. Pyetje të tjera ishin rreth aktivitetit fizik dhe aktiviteteve angazhuese mendore, si leximi apo lojërat.

Çdo vit, pjesmarrësit në studim u testuan për të kontrolluar për demencën e Alzheimerit. Për 6 vite, 220 nga pjesmarrësit e kishin zhvilluar këtë problem shëndetësor.
Studiuesit determinuan se sa flavonol kishte në dietën e secilit person dhe i ndau pjesmarrësit në pesë grupe, bazuar në sasinë që konsumonin.

Sipas Akademisë:
Studimi zbuloi se personat në grupin me sasi më të lartë kishin 48% më pak gjasa që të zhvillonin demencën e shkaktuar nga Alzheimeri, krahasuar me personat në grupin me sasinë më të vogël. Kjo dhe pasi u përjashtuan faktorët demografikë, gjenetikë dhe mënyra e jetesës.

Nga 186 personat në grupin me sasinë më të madhe të marrjes së flavonolit, 28 prej tyre, apo 15% zhvilluan demencë të Alzheimerit, krahasuar me 54 persona, apo 30%, nga 182 personat në grupin me sasinë më të ulët.

Studiuesit morën në konsideratë dhe faktorë të tjerë risk si diabeti, ataket kardiake të mëparshme, goditjet cerebrale dhe tensionin e lartë të gjakut, por rezultatet mbetën të njëjtat.

Për studimin, u panë katër përbërës të ndryshëm të flavonolit:
Ushqimet që përmbanin isorhamnetinë:
Dardhat
Vaji i ullirit
Vera
Salca e domates

Ushqimet që përmbanin kaempferol:
Lakër jeshile
Fasule
Çaj
Spinaq
Brokoli

Ushqimet që përmbanin lyricetinë:
Çaj
Verë
Lakër jeshile
Portokalle
Domate

Pjesmarrësit që merrnin më shumë isorhamnetinë kishin 38% më pak gjasa për të zhvilluar demencëne e Alzheimerit. Ata me më shumë kaempferol kishin 51% më pak gjasa për të zhvilluar demencë dhe ata me më shumë myricetinë kishin 38% më pak gjasa për të zhvilluar demencë. Përbërësi i katërt ishtë quercetina, për të cilin nuk u gjetën lidhje me një risk më të ulët për zhvillimin e demencës.

A e parandalon maska e fytyrës përhapjen e koronavirusit?

Me kapërcimin e kufijve të Kinës nga virusi vdekjeprurës, njerëzit në të gjithë botën janë mbërthyer nga paniku. Edhe evropianët tani i janë drejtuar farmacive për blerjen e maskave mbrojtëse, në përpjekje për tu mbrojtur nga virusi i frikshëm.

Qëllimi kryesor i maskës së fytyrës është të mos lejojë hyrjen në hundën apo gojën tuaj të spërklave të pështymës së një njeriu të infektuar gjatë një kollitjeje apo tështitje të tij.

Mbajtja e një maske të tillë mund t’ju mbrojë nga sëmundja nëse jeni në kontakt të afërt me dikë që është i infektuar dhe gjithashtu mund të pengojë përhapjen e infeksionit nga ju, nëse jeni të sëmurë.

Maskat e fytyrës mund të ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e transmetimeve virale nga dora në gojë, sepse ju nuk mund ta prekni direkt gojën tuaj nëse keni vënë një të tillë.

Megjithatë, virologët theksojnë se ato (maskat kirurgjikale) nuk mund t’ju mbrojnë nga viruset që përhapen nëpërmjet ajrit.

Për këtë rast do t’ju duhet një respirator, një lloj maske mbrojtëse që ju mbron nga 95% e grimcave që qarkullojnë në ajër. Respiratorët (ose ndryshe N95) mbulojnë plotësisht gojën dhe hundën tuaj, por janë të vështira për t’u vënë sepse kanë një proces pak më të ndërlikuar vënie.

A mund t’i parandalojnë respiratorët infeksionet virale?
Përgjigjia e kësaj pyetjeje është po, por efekti ekzakt është e vështirë të tregohet. Studimet kanë treguar se respiratorët janë shumë efektivë në parandalimin e sëmundjeve virale, por vetëm në personat që i vendosin ato siç duhet.

Plus që dhe nëse vini këtë lloj maske duhet të vazhdoni të kryeni veprimet e tjera parandaluese si larja e shpeshtë e duarve, mos prekja e hundës apo gojës dhe shmangia e personave të sëmurë.

Por nëse nuk keni mundësi të përdorni një respirator, nje maskë kirurgjikale do të mjaftojë. Do të jeni më pak të mbrojtur ndaj viruseve që përhapen nëpërmjet ajrit port ë paktën nuk do të jeni plotësisht të ekspozuar. Kjo maskë plus dhe veprimet e tjera parandaluese që u përmendën dhe më sipër do t’ju sigurojnë një mbrojtje të mirë.

Çmendet OSHEE, 4 milionë euro për makina me qera

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do shpenzojë rreth 4 milionë euro për të marrë me qira makina për 3 vitet e ardhshme, ose mesatarisht 1,3 milionë euro në vit.
Për këtë, OSHEE ka hapur tenderin dhe pranon oferta deri më 27 shkurt.

Kjo shifër duket shumë e lartë po të kemi parasysh se makinat, në përfundim të kontratës, i kthehen kompanisë private dhe nuk i mbeten OSHEE-së. Me të njëjtin fond prej 4 milionë eurosh, në vend të marrjes me qira, mund të blihet një flotë e plotë makinash.

Ky është tenderi i shtatë në dy vitet e fundit që OSHEE bën për marrjen e makinave me qira. Të gjithë tenderat e mëparshëm, me vlerë rreth 4,3 milionë euro i ka fituar kompania Classic, në pronësi të Agron Papulit.

OSHEE njihet si një prej shoqërive që tenderon shuma të mëdha parash, shumica në tendera pa garë e transparencë. Vetëm pak ditë më parë, opozita denoncoi se vetëm në vitin 2019, OSHEE ka dhënë tendera me vlerë 75 milionë euro, pa garë, tek kompanitë e afërta me kryeministrin Rama.

Për të njëjtin vit, 2019-ën, OSHEE deklaroi se e ka mbyllur bilancin me rreth €64 milionë humbje. Këtë shifër OSHEE e raportoi në aplikimin e bërë pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për çmimin e energjisë elektrike për vitin 2020 (shih raportin këtu).
Këtë humbje OSHEE e justifikoi me rritjen e shpenzimeve për pagat, makinat dhe karburantin.