22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Paloka i përgjigjet Ramës me video: Nuk thonë kot: “Idiotit i duken të tjerët si idiotë”…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, reagon për deklarat e Lleshit dhe i përgjigjet Ramës me video: Nuk thone kot : “Idiotit i duken te tjeret si idiote”.

“Terhiquni se nuk eshte vone” -ju thote Lleshi krimineleve.

“Nga e hena nuk do kene ku te futen”- thote ai tjetri…

Dy idiote, qe trajtojne shqiptaret si idiote…

Pra ne duhet te besojme qe krimi ne Shqiperi paska mberritur ne kete pike sepse Rama nuk kishte nxjerre akoma kete Aktin Normativ per te cilin ka shtate vjet qe punon…!

Shtate vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policet me maska, nuk kishin bere “pompa” sa duhet…?!!!

Megjithate, kane bere ç’kane bere deri tani ( ndonje vrasje te vogel, pak plagosje, ca kile kokaine, ndonje grabitje kalimtare…) deri neser kane kohe te pendohen e te terhiqen…fjala e Lleshit. Perndryshe i piu e zeza te gjithe , “ferri i pret”…fjala e kapos me paruke te gjata.

Nuk do te falen vetem ata kriminele e banda qe gjate kesaj kohe mund te kene shprehur pendese apo ca me keq kane deklaruar poshte e larte se nuk blejne e nuk vjedhin me vota per “rilindjen” dhe Ramen. Ata bejne mire te largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhi veshtrimin e tij me syrin e keq …

O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot me njeri e ca me shume nuk tremb dot njeri tani qe ke mbaruar me te gjitha…Po ke mbaruar me te gjitha ama…!

Nuk thone kot : “Idiotit i duken te tjeret si idiote” .“Terhiquni se nuk eshte vone” -ju thote Lleshi krimineleve. “Nga e hena nuk do kene ku te futen”- thote ai tjetri…Dy idiote, qe trajtojne shqiptaret si idiote…Pra ne duhet te besojme qe krimi ne Shqiperi paska mberritur ne kete pike sepse Rama nuk kishte nxjerre akoma kete Aktin Normativ per te cilin ka shtate vjet qe punon…!Shtate vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policet me maska, nuk kishin bere “pompa” sa duhet…?!!!Megjithate, kane bere ç’kane bere deri tani ( ndonje vrasje te vogel, pak plagosje, ca kile kokaine, ndonje grabitje kalimtare…) deri neser kane kohe te pendohen e te terhiqen…fjala e Lleshit. Perndryshe i piu e zeza te gjithe , “ferri i pret”…fjala e kapos me paruke te gjata.Nuk do te falen vetem ata kriminele e banda qe gjate kesaj kohe mund te kene shprehur pendese apo ca me keq kane deklaruar poshte e larte se nuk blejne e nuk vjedhin me vota per “rilindjen” dhe Ramen. Ata bejne mire te largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhi veshtrimin e tij me syrin e keq …O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot me njeri e ca me shume nuk tremb dot njeri tani qe ke mbaruar me te gjitha…Po ke mbaruar me te gjitha ama…!

Gepostet von Edi Paloka am Sonntag, 2. Februar 2020

“Alo Niçe”/ Shkon në gjykatë grupi i Avdylajve, për çfarë akuzohet miku i Dakos dhe…

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosje e bujshme “339”, ku 25 persona më në krye Astrit Avdylajn akuzohen për grup të struktuar kriminal me veprimtari kryesore trafikun e drogës. Pjesë nga përgjimet e kësaj dosje u publikuan nga “Bild” ku ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako fliste në telefon me Astrit Avdylajn të cilin e thërriste “Nice”.

Sakaq mësohet se seanca paraprake, e planifikuar për sot, është shtyrë për më datë 13 Shkurt , për shkak se nuk është bërë njoftimi i të gjithë personave që janë nën hetim

Gjatë hetimit kanë rezultuar të dhëna se i pandehuri Astrit Balliu (Avdyli) dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëvë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane.
Nga aktet e administruara, nga përdorimi i metodave speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, vëzhgimet, rezulton se janë dokumentuar episodet konkrete të sekuestrimit të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, si gjatë prodhimit dhe shitjes së narkotikëve brenda vendit, ashtu edhe trafikimit të saj për jashtë shtetit, si dhe trafikimi i lëndëve narkotike të lojit heroinë brenda vendeve të Bashkimit Europian, nga Hollanda në Itali.

Dosja e plotë (kërkesën për gjykim) që ka mbërritur në gjykatë

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
KËRKESË PËR DËRGIMIN E ÇËSHTJES NË GJYQ
*
GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E
ORGANIZUAR TIRANË

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.29/1 të vitit 2019 (339 të viti 2016) të filluar në datën 20.12.2019, kundër të pandehurve:

1. Astrit Balliu (alis AvdyIi,Sulejmani), i biri i Zeqo dhe i Qamile, i datëlindjes 06.09.1974, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av. Z. Maksim Haxhia dhe Dritan Jahaj.
I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/l, 28/4, 278/1, 333/a/2 334/1 të Kodit Penal,

2. Altin Avdyli, i biri i Zeqo dhe i Qamile, i datëlindjes 27.02.1977, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av. Z. Maksim Haxhia dhe Dritan Jahaj.

I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal,
3. Jasin Kala (alias Avdyli), i biri i Riza dhe i Fatime, i datëlindjes 05.09.1968, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i dënuar, i mbrojlur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z. Baftjar Rusi dhe Vojo Bregu.

I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/1, 28/4, 287/1 gërma “b”, 25, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal,

4. Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), i biri i Ndue dhe i Dile, i datëlindjes 11.04.1982, lindur dhe banues në Lezhë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, I mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Ardian Visha dhe Arben Prenga.

I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/l, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

5. Esat Mehmeti, i biri i Abas dhe i Ervehe, i datëlindjes 28.04.1965, lindur dhe banues në Fier, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Arben Rakiki dhe Z. Ermir Beta.

I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/1, 283/a/l, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

6. Petrit Sulejmani, i biri i Jemin dhe i Refie, i datëlindjes 21.04.1972, lindur dhe banues në Patos, Fier, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Arben Peci.

I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/l, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

7. Saimir Sulejmani, i biri i Jemin dhç,i Refie, i datëlindjes 09.01.1979, lindur dhe banues në Patos, Fier, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z. Alban Bengasi dhe Z.Elton Hyseni.

I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/l, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

8. Hajri Seferi, i biri i Myrteza dhe i Bukurie, i datëlindjes 22.07.1977, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiplare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z. Armand Tragaj.

I akuzuar se ka kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ‘Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/1, 283/a/l, 28/4, 333/a/l, 334/1 të Kodit Penal.

9. Orges Jahelezi, i biri i Ferizit dhe i Nurijes, lindur më 20.01.1977, lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Alban Bengasi dhe Elton Hyseni.

I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/1,28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

10. Shkëlqim Avdyli, i biri i Riza dhe i Fatinie, i datëlindjes 03.11.1969, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z. Baftjar Rusi dhe Vojo Bregu.

I akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, parashikuara nga neni 287/1 gërma “b”, 25, i Kodit Penal.

11. Denis Llaftiu, i biri i Fatos dhe i Lule, i datëlindjes 16.10.1986, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z. Arben Peci.

I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

12. Saimir Gjepali, i biri i Abdyl dhe i Hajrije, i datëlindjes 02.04.1974, lindur dhe banues në Shijak Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Henrik Ligori dhe Z. Arjan Salati.

I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëye, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërlhyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuara nga nenet 283/2, 278/2, 278/3, 280 të Kodit Penal.

13. Mario Zeqiri (alias Edinjo), i biri i Fejzi dhe i Dallandyshe, i datëlindjes 28.04.1983, lindur dhe banues në Sukth i Ri, Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z. Armand Tragaj.

I akuzuar se ka kryer veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

14. Elton Shehaj, i biri i Bashkim dhe i Keze, i datëlindjes 08.01.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Armand Tragaj.

I akuzuar se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

15. Fatos Llaftiu, i biri i Sali dhe i Lumturie, i datëlindjes 13.02.1958, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Agron Lamaj.

I akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal,
15. Ardit Gjyriqi, i biri i Shpend dhe i Sabrie, i datëlindjes 06.05.1985, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë,me arsim të lartë, me gjendje familjare i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Znj.Enkelejda Hysaj.

I akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,
17. Admir Hoxha, i biri i Gëzim dhe i Shpresa, i datëlindjes 17.10.1976, lindur dhe banues në Krujë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Maks Haxhia dhe Dritan Jahaj.

I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” ,”Prodhimi dhe fabrikimi i lendeve narkotike dhe psikotrope “ ,në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal “ , “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/l, 284/c, 28/4, 287/1 gërma ‘’b”, 25, 333/a/l, 334/1 të Kodit Penal,

18. Hekuran Hoxha, i biri i Nazmiut dhe i Fitnetes, i datëlindjes 02.10.1970, lindur dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i dënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z. Ardian Visha dhe Z.Arben Prenga.

I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, ’’Prodhimi dhe fabrikimi i lendeve narkotike dhe psikotrope “ ,në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal “ , “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/l, 284/c, 28/4, 287/1 gërma ‘’b”, 25, 333/a/l, 334/1 të Kodit Penal,

19. Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), i biri i Xhemal dhe i Have, i datëlindjes 03.01.1983, lindur në Turqi, banues në Rruga “Hyzri Talla”H-IV Nr.6, Fushë Kosovë,me kombësi dhe shtetësi turke, me gjendje gjyqësore i padënuar. i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga mbrojtës kosovar.

I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuara nga nenet 283/a/l, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal,

20. Xhemal Shala, i biri i Halit dhe i Time, i datëlindjes 29.04.1950, lindur në Ozdrim, Peje, banues në Rruga “Hyzri Talla”H-IV Nr.6, Fushë Kosovë, me kombësi shqiptare dhe shtetësi turke, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga mbrojtës kosovar.

I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuara nga nenet 283/a/l, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

21. Xhevit Shuti, i biri i Mustafë dhe i Nadire, i datëlindjes 03.02.1970, lindur dhe banues në Brenogë, Has, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Agim Tirana.

1 akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuara nga nenet 283/a/l, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal,

22. Flamur Çelaj, i biri i Bisho dhe i Hajries, i datëlindjes 06.08.1970, lindur dhe banues në Shkodër, me arsim të mesëm, me kombësi
dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Tonin Prendi.

I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuara nga nenet 283/a, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal,

23. Vehbi Berushi, i biri i Rexhep dhe i Feride, i datëlindjes 04.11.1961, lindur dhe banues në lagjen Nr.4 të Bashkisë Krujë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Përparim Noka.

I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuara nga nenet 283/a/l, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal

24. Mustaf Shuti, i biri i Ahmet dhe i Kade, i datëlindjes 10.05.1942, lindur ne Has dhe banues në Qafë-Zotaj, Durrës, me arsim tetëvjeçarë, me gjendje familjare i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Agim Tirana.

I akuzuar për veprën penale “Mbajta, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 285, 25 i Kodit Penal,

25. Anila Shuti, e bija e Din dhe e Sabrijes, e datëlindjes 20.01.1976, lindur në Kishaj, Has dhe banues në Brenogë, Has, me arsim të mesëm, me gjendje familjare e martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore e padënuar, e mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga av.Z.Agim Tirana

E akuzuar për veprën penale “Mbajta, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 285, 25 i Kodit Penal,

***
Gjatë hetimit të procedimit në fljalë, kanë rezultuar të dhëna të siguruar nga policia gjyqësore se disa shtetas, ndër ta edhe i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) « merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëvë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. Gjatë hetimit rezultuan të dhëna dhe u identifikuan persona të tjerë që merreshin me aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, të cilët vepronin në kuadër të grupit kriminal.

Nga aktet e administruara, nga përdorimi i metodave speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, vëzhgimet, si dhe nga aktet e marra nëpërmjet letërporosive, rezulton se janë dokumentuar episodet konkrete të sekuestrimit të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, si gjatë prodhimit dhe shitjes së narkotikëve brenda vendit, ashtu edhe trafikimit të saj për jashtë shtetit, si dhe trafikimi i lëndëve narkotike të lojit heroinë brenda vendeve të Bashkimit Europian, nga Hollanda në Itali.

Me datë 08.02.2017, Autoritetet Policore Italiane kanë sekuestruar sasinë prej 1598 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Për ngjarjen në fjalë janë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptar Ermal Agaj dhe Avni Dhrami, ku është sekuestruar si provë materiale edhe mjeti lundrues me të cilin është trafikuar lënda narkotike nga Shqipëria në Itali. Rezulton se kjolëndë narkotike është trafikuar nga dy personal e lartpërmendur për llogari të grupit kriminal si më poshtë.

Nga hetimi ka rezultuar se ky mjet lundrues ka shkuar në rrugë detare nga Fieri në Lezhë, B ku do të ngarkohej me lëndë narkotike dhe më pas do të trafikohej në drejtim të Italisë. Duke patur dyshime se po survejoheshin dhe do të ndiqeshin nga Policia, pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Astrit Balliu, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, kanë 1 ( ndryshuar mënyrën e transportimit. Kështu, ata me datë 04.02.2017 e kanë rimorkuar mjetin lundrues në karrel dhe e kanë tërhequr me automjetin foristradë, tip Range Rover, me targa AA1910Y, duke e dërguar në qytetin e Fierit, ku dhe është ngarkuar lënda narkotike e sekuestruar në Itali.

Ky fakt është dokumentuar në sajë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, siç kanë qenë përgjimet telefonike të këtyre subjekteve si dhe vëzhgimi dhe survejimi i lëvizjeve të tyre nga Forcat Operacionale Lëvizëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit.

Kështu, rezulton se disa ditë para realizimit të trafikimit të kësaj sasie lëndë narkotike, me tv datë 04.02.2017, të pandehurit Astrit Balliu (Avdyli), Gjevi(Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, janë takuar me njëri-tjetrin në qytetin e Lezhës, kanë lëvizur në vende të ndryshme, kanë ngarkuar mjetin lundfues në karrel dhe më pas e kanë transportuar për në Fier me automjetin me targa AA1910Y.

KERKESE PER DERGIMIN E CESHTJES NE GJYQ AVDYLET (1)

Tahiri, 20 mijë euro lobim në SHBA me paratë e drogës?

Në rrjetet sociale ka nisur një garë memesh, me pyetjen: A e kap KÇK? Të gjithë politikanët e qeverisë, duke nisur nga Edi Rama, janë ‘shënjestër’ e memeve. Mes tyre edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i fotografuar nga gazeta Panorama me shofer dhe makinë luksoze. Por Tahiri shkon edhe më tej. Ai ka punësuar kompani lobimi në SHBA, e cila paguhet 20 mijë euro në 3 muaj, raporton Europa e Lirë

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”. Angazhimi i kompanisë ‘Stone Strategic Solution (SIII)’ nga ana e Tahirit është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA).

Raportimi i lobimit është i detyrueshëm me ligj në Shtetet e Bashkuara. Sipas dokumentacionit të regjistuar në FARA, Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe komunitetin e inteligjencës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”. Në dokumentacion, mes tjerash, përmenden edhe “fushatat e keqinformimit dhe pretendimeve të rreme në media, që në shënjestër kanë Tahirin”.

Kompania SIII, me seli në Bukuresht të Rumanisë, është angazhuar nga zoti Tahiri më 14 janar, 2020, për një periudhë tremujore, deri më 14 prill, 2020, me mundësi zgjatjeje. Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20,000 euro.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator, 2019, Tahiri, për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e trafikut të drogës. Prokurorët kishin kërkuar që Tahiri të dënohej me burgim prej 12 vjetësh me akuzën e korrupsionit dhe trafikut të drogës, si pjesë e një grupi kriminal. Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove./ REL

Ditës së herezisë biblike shqiptare dhe mallkimit hyjnor

Nga Albert AVDYLI

-Me rastin e 6 shkurtit 1967-

Zotit – Kartolinë pa protokoll.
Më shkurt, 2020.
Nga, Rruga e Ambasadave.

I vetmi, Ju!

Po ju dretohem me këtë kartolinë-këshilluese dhe raportuese.

Ndoshta mendoni, pse nuk e nisa në fund të dhjetorit ose ditët e para të janarit?

Po, ja, ne shqiptarët, rrallë mendojmë për Ju. Veç kur jemi keq. Ato ditët, kur nisen urimet, kishim prerë ndonjë gjel, thi, viç. Nëpër tavolina kishim bakllava e revani.

Lutemi dhe kthejmë sytë nga rezidenca dhe providenca qiellore, nese bje tërmet, na vdes dikush ose kemi hall të madh. Të tillë jemi.

Kujtohemi dhe në shkurt për Ju.

Që t’ju vëmë kazmën e zjarrin strehëve të grigjës Tuaj.

A ju kujtohet 6 shkurti ì vitit 1967 ? Këtu u pushkatuan priftërinj e hoxhë.Ishte dimër ì vështirë për të gjithë. Unë nuk e mbaj mënd sepse isha beb kërthi.

I Plotfuqishëm!

Neve, shumicës, na keni respektuar shumë.

Ju jeni kaq zemërgjerë sa na dhatë profesionin Tuaj.

Na bëre mjeshtër në falje.

Të jemi mirënjohës!

Disave, ju dhe profesionin e djallit. I përbuzët siç Ju, dini.

I bëre ustallarë në sundim.

Besoj jeni ì qartë…

Nuk të respektojnë, nuk duan t’ja dinë për Ju. Këta, kanë shpallur zot të tyre, paratë.

I rrëmbejnë, robërve të Tu, bukën e fëmijëve, ilaçet e pleqve. Grabisin burimet, toka, dete, lumenj. Këta vetëm epidemitë nuk duan për vete.

Ende ruajnë nëpër sënduqe dhe puthin kazmat, me të cilat të prishën shtëpitë ku strehoje ëngjëjt.
E kam fjalën për vitin 1967, kur t’i hodhën përtokë kisha, xhamia, teqe, manastire.

Ata janë sundimtarët.

Ne besojmë, betohemi dhe…

Presim ndërhyrjen Tuaj!

Zotërues ì tokës, nëntokës, ujrave, qiellit, yjësisë, ju dini gjithçka, ama një vogëlinë ju ka dalë nga mëndja.

Hy ndriçues, Ju, nuk prisni këshilla nga krijesat Tuaja, por më lejoni, t’jua them si shoku -shokut.
Këta që kanë zanatin e dreqit, ketu në tokë, ì shohin çdo ditë vuajtjet tona.

Pyetja ime është: Kur, Ju, t’na thërrisni në parajsë, a do munden ata, që prej ferri, të shohin lumturinë tonë qiellore ? Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë nuk ka barazim. Lojën e fitoka ì ligu. Ja, kaq ishte problema ime.

Vendimi ju takon Juve.

Apo do shpërndani ndonjë kompetencë?

Mëshirëmadh!

Sikurse e vini re, letrën po e nis nga udhë jo të zakonshme.
Ta nisja me postë shtetërore, këta grisin zarfat.

Mendova ta dërgoja nëpërmjet arqipeshkvisë apo katedrales, por mendova se shkon ndonjë, që hiqet si besimtar, gjoja për t’u rrëfyer dhe. . . Vidhte letrën e pushkatonin priftin.

Xhamija e Namazgjsë ende nuk është ndërtuar.

Si bektashi, u nisa te Kryegjyshata, ta nisja nga andej. Mes rrugë u ktheva.

Ju e dini si jemi ne, bektashinjtë. Simbas porosisë Tuaj, ne, vetëm një dogmë kemi paragjithçkaje, Atdheun. Pastaj, ne, vëlla quajmë këdo, ì cili beson në fuqinë hyjnore. Betohemi për Muhamet e Ali, por nuk trubullohemi po tham Jezus apo Isa.

E duke qënë të tillë, mendova se, po sikur ndonjë ì paudhë të shkojë nga Teqja për të ngrënë ashure e më sheh me letër në dorë. U ktheva dhe zbrita te ambasadat. Për siguri po e nis nga këtej.

Këta, veprojnë me drejtësi, si diplomatë të vërtetë. Nuk ma shesin telegramin këta, jo. Valixhja ka disa kode dhe posta është sekrete.

Parimet ì kanë të shënjta, sikurse ju kanë dhe Juve. Besoj kështu. . .
Perëndi lavdiplotë!

Mos më thuaj, kur të takohemi (mbas 50 vitesh), se…

Nuk e more kartolinën time.

Lleshaj largon përgjegjësinë nga vetja: Nuk e dëbova unë shtetasin turk, por drejtori…

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, tha sot në Kuvend se shtetasin turk Harun Çelik, i dëbuar nga Shqipëria drejt Turqisë më datën 1 janar, nuk e kishte bërë ai, por drejtori i Emigracionit dhe Kufirit.

Në këtë mënyrë Lleshaj ka larguar çdo përgjegjësi nga një prej çështjeve që shkaktoi shumë debate dhe reagime për mënyrën sesi u veprua dhe u vendos dëbimi i mësuesit turk, i akuzuar nga autoritetet në Turqi si përkrahës i Gylen.

Madje Lleshaj sugjeroi që për çështjen në fjalë më mirë të ishte kërkuar një hetim administrativ ose penal, nëse kishte apo jo shkelje ligjore në procedura, sesa trajtimit politik të saj.

“Më mirë të ezauroheshin hapa të tjere ligjorë se kemi të bëjmë me një proces administrativ, të kishit kërkuar një hetim administrativ, para se të kërkonit që cështja të marrë dimension politik në Kuvend. Ose nëse kemi pasur shkelje penale mund të inicionit hetim penal.

Vendimi për dëbimin e të huajve s’merret nga ministri i Brendshëm, vendimet e dëbimit janë administrative që merren nga institucionet përkatëse. Në rastin konkret përgjegjës janë drejtoritë vendore të policisë së kufirit e migracionit”, tha Lleshaj.

Në vijim ai tha se ka dy rrugë për dëbimin; ose largim vullnetar ose i detyruar
“Me detyrim janë larguar 45 qytetarë të huaj. Ka me mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga vendet e BE drejt Shqipërisë për të njëjtat arsye”, tha ai.

Presidenti i PE thirrje Ramës: Kushtet e Bundestagut të merren seriozisht

Këtë javë, Komisioni Europian pritet të publikojë strategjinë e re të zgjerimit, e cila pritet me interes nga vende si Shqipëria. Ndërkohë presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, mbërrin në Shqipëri për një vizitë, e cila shihet si inkurajim për rrugën europiane të vendit.

Sassoli ka dhënë një intervistë për gazetën Panorama përpara mbërritjes. Ai thotë se në rastin e Shqipërisë, ka pasur rezerva më të mëdha kur u diskutua për çështjen e negociatave.

“Është e rëndësishme për mua të theksoj që, as Maqedonia e Veriut dhe as Shqipëria nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Në të dyja rastet, përpjekjet e mëdha u njohën nga Komisioni në vlerësimin e tij zyrtar. Sidoqoftë, është e vërtetë që midis vendeve që kundërshtuan, rezervat ishin më të mëdha në lidhje me Shqipërinë, pa qenë kjo pika kryesore e debatit.

Nëse kjo ndarje është ende ekzistuese, do të shihet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit. Unë e nxis Shqipërinë që ta përdorë këtë kohë dhe të trajtojë shqetësimet e ngritura, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” thotë Sassoli.

Sipas tij, kushtet e Bundestagut duhet të merren seriozisht.

“Së pari, si një sqarim i vogël, kushtet e përcaktuara nga Bundestagu duhej të plotësoheshin nga Shqipëria deri në konferencën e parë të anëtarësimit dhe, midis hapjes së negociatave të anëtarësimit dhe konferencës së parë të anëtarësimit, mund të kalojë madje edhe një vit.

Së dyti, deklarata e Kancelares gjermane Merkel e javës së kaluar, në të cilën ajo bëri thirrje për të arritur një marrëveshje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë Këshillit të marsit, është sigurisht një shenjë e mirë.

Pavarësisht kësaj, kushtet e përcaktuara nga Bundestagu duhet të merren seriozisht dhe është inkurajuese të shohësh që shumë politikanë shqiptarë i referohen nevojës për të trajtuar kushtet e Bundestagut”.

Eksperti gjerman: Anti-KÇK, teatër absurd! Qeveria Rama është vetë mafia!

Martin Henze, një prej këshilltarëve ekonomikë pranë CDU, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me miratimin e paketës “Anti-KÇK” nga qeveria Rama, për të cilin është thënë se nis zbatimin në terren prej ditës së sotme.

Duke rikthyer në vëmendje përgjimet e publikuara nga “Bild”, për dosjet 339 dhe 184 mbi vjedhjen e votave, Henze shkruan se sipas disa organizatave ndërkombëtare, qeveria e Ramës është vetë mafia dhe kjo paketë ligjore është një teatër absurd i Kryeministrit.

“Paketa Anti-KCK, bie në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit të kushtetutës shqiptare. Një teatër absurd i Edi Ramës. Qeveria Rama është vetë mafia, sipas disa organizatave ndërkombëtare”, shkruan Henze.

Reagimi i Henze vjen në kuadër të kundërshtive që ka shkaktuar miratimi i paketës anti-KÇK, ndërsa Ambasada e SHBA dhe ajo e BE në Tiranë janë shprehur se do të monitorojnë zbatimin, por kanë vënë theksin te SPAK.

Opozita dhe shoqëria civile, si dhe konstitucionalistë të njohur në vend e kanë cilësuar anti-KÇK në kundërshtim me Kushtetutën dhe si një marrje kompetencash nga policia të Prokurorisë dhe Gjykatës.

Kryebashkiaku i Ramës për Bashkinë e Librazhdit, i proceduar për falsifikim vule, paditet nga vartësi i tij

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nisi hetimin e thelluar ndaj Kryetarit të Ramës për Bashkinë e Librazhdit, Kastriot Gurra.

Abc News ka arritur të sigurojë një kallëzim të bërë në Prokurorinë e Përgjithshme më datë 31 Janar 2020 nga përgjegjësi i auditimit në Bashkinë e Librazhdit, Rexhep Hana.

Hana kërkon që të hetohet eprori i tij, Gurra pasi ka mashtruar me formularin e Dekriminalizimit. Sipas padisë në vitet 2007-2008, Kastriot Gurra ka falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd. Asokohe kishte nisur një proces hetimor, dhe Gurra ishte shpallur në kërkim, por nuk u arrestua asnjëherë.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Kastriot Gurra, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të larte publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr 138/2015. Ai në vitin 2008 ka qënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjygjësor Elbasan për procedimin penal nr 944, vepra penale “Fallsifikim i vulave i stampave ose formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, neni 188 Kodi Procedurës Penale”, thuhet në padi.

Këtë proces hetimor ndaj tij, Gurra nuk e ka pasqyruar në formularin e Dekrimalizimit, kësisoj rrezikon të humbasë mandatin.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Petrit Zeneli, ish-drejtori i Ujësjellësit në vitet 2008. Ai shprehet se “është e vertetë si drita e diellit se Kastriot Gurra ka falsifikuar vulën e SHAUK në Librazhd. Gurra ka qenë në kërkim nga policia në vitet 2007-2008, kur u fsheh në Tiranë nga rilindasit”. /abcnews.al

Përhapja e koronavirusit, Kina izolon një tjetër qytet, mbi 20 milionë njerëz në karantinë

Kina ka bllokuar një qytet të madh larg nga epiqendra ku shpërtheu coronavirusi, pasi numri i vdekjeve u rrit në 304 dhe fataliteti i parë jashtë vendit u raportua në Filipine.

Ngjarjet rritën shqetësimin për potencialin që virusi të përhapet më tej dhe më shpejt, pasi qeveritë në të gjithë botën mbyllën kufijtë e tyre për njerëzit nga Kina

Autoritetet mbyllën praktikisht qytetin lindor të Wenzhou – rreth 800 kilomtra larg Wuhan dhe që numëron 9 milionë banorë, duke mbyllur rrugët dhe duke i mbyllur njerëzit në shtëpitë e tyre.

Që kur doli nga Wuhan në fund të vitit të kaluar, coronavirusi ka infektuar afro 14,500 njerëz në të gjithë Kinën dhe arriti në 24 vende të botës.

Shumica e infeksioneve jashtë shtetit kanë qenë te njerëzit që kishin udhëtuar nga Wuhan, një qendër industriale me 11 milionë njerëz, ose zona përreth të provincës Hubei.

Burri që vdiq në Filipine ishte një 44-vjeçar nga Wuhan, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, i cili e ka shpallur epideminë një emergjencë globale shëndetësore.

Kina ka filluar përpjekjet e pashembullta për të përmirësuar virusin, i cili besohet të ketë ardhur te njerëzit nga një treg kafshësh në Wuhan, dhe mund të transmetohet midis njerëzve në një mënyrë të ngjashme me gripin.

Këto përpjekje kanë përfshirë karantina të jashtëzakonshme në Wuhan dhe qytete përreth, me transport të ndaluar, duke mbyllur në mënyrë efektive më shumë se 50 milionë njerëz.

Por 10 ditë pasi mbyllën qytetin Wuhan, autoritetet vendosën masa të ngjashme edhe me qytetin Wenzhou, një qytet bregdetar me nëntë milionë njerëz në provincën Zhejiang, pjesë e zemrës industriale lindore që ka mundësuar ngritjen ekonomike të Kinës gjatë dekadave të fundit.

Vetëm një banor për një familje lejohet të dalë çdo dy ditë për të blerë nevoja, dhe 46 stacionet e autostradave janë mbyllur, njoftuan autoritetet.

Qyteti më parë kishte mbyllur vende publike si kinema dhe muze, dhe pezullonte transportin publik.

Dikush do na shpëtojë e çlirojë nga ‘Rilindësit’ e Piktorit…

Nga Kim MEHMETI

Ka vite që shqiptaria jeton nga një e keqe deri te grindja e radhës ndërpartiake, me çka u plakëm duke pritur të arrijë e mira e premtuar nga drejtuesit tanë partiak. Kaluan pra dekada qysh se kalendari ynë kombëtarë shënon vetëm dështime, gjë që nuk i bënë të ndjehen keq burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona, por që i çon të rinjtë tanë ta braktisin vendlindjen.

Ka kohë që ‘Shqipëritë’ tona janë vende ku të pasurit bëhen gjithnjë e më të pasur, e skamnorët për herë e më të varfër, ku të keqen e djeshme e mbulon e keqja më e madhe që ndodh sot dhe ku plakemi duke pritur të ndodh mrekullia e të shpëtojmë nga kjo rrugaçëri partiake.

Pra ka kohë që shoqëritë shqiptare janë shndërruar në varreza masive të ëndrrave e shpresave se edhe ne do bëhemi popull ‘institucional’, popull që do ketë derë ku të trokasë për t’i zgjidhur hallet individuale e kolektive, popull fatin e të cilit do e përcaktojnë burrështetas më ndryshe se këta hajdutët e kriminelët e sotëm, shtetar që ndërtojnë, e nuk prishin shtet.

Ka vite që mes nesh shtohet numri i atyre që edhe të djeshmen komuniste e rikujtojnë me nostalgji, që e sotmja e turbullt i bënë të harrojnë se dje ishin më të varfër se sot, se asokohe komunistët e ‘vrisnin’ Zotin e njeriun në ne. Pra ka vite që shtohet numri i atyre që gabimisht besojnë se më mirë ishte dje kur të burgoste Xhaxhi se sa sot kur të përbuzin ‘hajdutokratët’, se me lehtë përballej varfëria e djeshme komuniste se plaçkitja e sotme demokratike dhe se, në të djeshmen socialiste kishte më pakë liri, por më shumë bujari e dinjitet se sa sot kur vullnetarisht u jemi përulur atyre që na vjedhin e nënçmojnë.

Po pra, ka vite që në heshtje sodisim si shoqëritë shqiptare u bënë ara ku më lehtë mbinë fara e çmendurisë dhe e urrejtjes ndërpartiake, se ajo e urtësisë dhe e njerëzores. Me çka u përçamë e u copëtuam si kurrë më parë, edhe atë thuajse vetëm që më lehtë të na sundojnë injorantët tanë ‘mendjehapur’ që sa nuk na kanë bindur se hajdutëria e krimi janë vlera demokratike.

U bënë thuajse tri dekada që kurë ne presim të vijë dita kur do dalim nga baltovina e grindjeve politike, dita kur do çrrënjoset ‘rrugaçëria’ partiake. Dhe në ndërkohë duke mos kërkuar ilaç për sëmundjen kolektive nga e cila vuajmë – harresën- dhe duke mos ia rikujtuar vetvetes se popuj të suksesshëm janë ato që me fanatizëm i ruajnë vlerat kolektive që e bëjnë të dallueshëm nga të tjerët, por edhe të njëjtë me gjithë popujt e civilizuar.

Kaluan dekada që ne jetojmë nga një dështim në tjetrin, por pa pasur forcë të pranojmë se politikanët tanë injorantë e të papërgjegjshëm nuk janë fajtorët e vetëm pse kalendari ynë kolektiv është përplot dështime, se rrënues të së ardhmes sonë janë edhe alamet ‘intelektualët’ e ‘pavarur’, që ndjehen të privilegjuar kur në darka i fton ‘mbreti’ partiak, ‘mbreti’ të cilit po ia hoqe emblemën partiake dhe kollaren, nga ai mbetet vetëm rrënja katrore e një zeroje të madhe, zero e shumëzuar me paturpësinë dhe papërgjegjësinë e tij.

Ku ta dish, tani kur thuajse e kemi arritur fundin e degradimit kolektiv, ndoshta ka ardhur koha kur ndaj drejtuesve tanë xhepmbushur e kokëbosh duhet të sillemi si ndaj armës së zbrazur – t’i mbajmë sa më larg fëmijëve tanë, duke ua ndaluar me ligj marrjen me politikë. Edhe atë jo pse thuhet se pushkën e zbrazur e mbush djalli, por pse ata janë djalli vet.

Pra ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur ne duhet ta pranojmë se jemi viktimë edhe e disa qarqeve perëndimore, të cilat i mbështetën burrështetasit shqiptarë që me gënjeshtra dhe dhunë e mbanin nën kontroll shqiptarinë e pakënaqur, qarqe perëndimore që kishin nevojë për burrështetas të dëgjueshëm ndaj tyre e arrogantë ndaj popullit të vet.

Po, ne vazhdojmë të plakemi duke shpresuar e duke pritur, për shembull, se dikush do na shpëtojë e çlirojë nga ‘Rilindësit’ e Piktorit, nga ata që kanë nga tre katër emra, nga më shumë fe, por thuajse aspak shqiptari. Nga ata që nuk kanë qenë të përgjegjshëm ndaj identitetit personal, që kanë shitur dhe kanë fshehur emrin e qumështit të nënës, e nga të cilët ne presim të mbrojnë atë që mbase aspak nuk e ndjejnë si të veten, atë që as shitet as blihet: identitetin dhe interesin kombëtar!