28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Benzema shkëlqen në derbin e Madridit, Reali 6 pikë larg Barcelonës

Real Madridi e ka fituar derbin e Madridit duke e mundur me rezultat 1-0 në Santiago Bernebeu

Real Madridi e ka vazhduar formën e mirë në pjesën e dytë të sezonit në La Liga duke e mundur njërin prej kundërshtarëve për titull në këtë garë, Atletico Madridin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 edhe pse Real Madridi kishte më shumë shanse të krijuara dhe e kërkonte golin e fitores.

Në pjesën e dytë përsëri doli në skenë sulmuesi francez Karim Benzema.

Ai shënoi në minutën e 56-të pas një asistimi të Mendy duke shënuar golin që doli të jetë i tri pikëve të ardhshme të Realit.

Atletico Madrid tentoi që të barazoi rezultatin por Reali arriti që ta mbronte atë dhe kështu të shijonte tri pikë shumë të rëndësishme në rrugën e tyre për titull.

Me këtë fitore, Reali arrin në 49 pikë, gjashtë më shumë se Barcelona e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse, humbja i ka kushtuar Atletico Madridit me humbje të vendit të katër, pasi që fitorja e Getafes sonte e ka ngritur këtë skuadër në vendin e katër.

Nesër Barcelona e pret Levanten në Camp Nou në tentim që ta lë në -3 përsëri dallimin me pikë kundër Realit.

Messit mund t’i ndalohet hyrja në Angli

Lionel Messi mund të mos e ketë kurrë mundësinë për t’i shlyer kujtimet e hidhura të përballjes me Liverpoolin në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, pasi që atij mund t’i ndalohet udhëtimi në Britani të Madhe, pas largimit të kësaj të fundit nga Bashkimi Evropian.

Ylli argjentinas ka qenë i akuzuar për evazion fiskal dhe është dënuar me 21 muaj burgim të suspenduar nga gjykata spanjolle, pasi arriti marrëveshje jashtë gjykatës me ta, transmeton.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë është për momentin qytetar i Bashkimit Evropian, pasi që ai posedon nënshtetësi të dyfishtë, spanjolle dhe argjentinase, duke e pasur kështu mundësinë për të udhëtuar në Britani të Madhe për krimin e tij jo të dhunshëm.

Por, avokati i emigracionit, Andreë Osbourne, kishte paralajmëruar se futbollistët mund të përballen me probleme në udhëtime tani që Britania e Madhe është larguar nga Bashkimi Evropian. Njëri ndër lojtarët që mund të ketë probleme është edhe 32-vjeçari Messi.

“Është një pikë specifike për ndeshjen evropiane. Nëse je qytetar i BE-së dhe ke kryer një krim, ti mund të udhëtosh në Britani të Madhe, për aq kohë sa nuk vlerësohet se je rrezik për të tjerët”, kishte thënë Osbourne për The Athletic.

“Nëse nuk je qytetar i Bashkimit Evropian dhe je i dënuar për ndonjë krim – edhe nëse është me burgim të suspenduar – ty mund të të ndalohet ardhja në Britani të Madhe”.

“Ka një numër të futbollistëve shumë të famshëm që janë dënuar për evazion fiskal. Deri më tani, ata s’kanë pasur probleme sepse kanë pasur pasaportë të BE-së. Por, pas Brexit-it (daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian), ata mund të mos kenë mundësi të hynë në vend”.

“Kushdo që ka ndonjë dënim me burg të çfarëdo lloji, pika fillestare është se nuk do të lejohet të hyjë në vend. Kjo mund të shkaktojë probleme për skuadrat e Ligës së Kampionëve. Klubet dhe UEFA duhet të ndërmarrin diçka”.

Barcelona nuk u përball me asnjë klub në fazën e grupeve dhe 1/8 e finales të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, mirëpo ata mund të mbeten pa kapitenin Messi nëse u bie shorti me ndonjë klub anglez në fazat e mëvonshme të kësaj gare.

Arrihet marrëveshja VV-LDK, Vjosa Osmani kryetare Kuvendi

Në orët e fundit po zbardhen edhe detaje nga marrëveshja finale mes VV dhe LDK, ku njoftohet se kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të japë dorëheqje nga posti i tij.

Si duket kjo do jetë lëvizja e radhës e cila do ti hapë rrugë formimit të një koalicioni qeverisës mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas burimeve të Express, pasi ta braktisë postin e kryeparlamentarit, Konjufca, ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, do të marrë postin e ministrit të Jashtëm.

Më herët, kreu i VV-së, Albin Kurti, e kishte propozuar Blerim Rekën për postin e ministrit të Jashtëm.

Pjesë e marrëveshjes do jetë edhe Vjosa Osmani, ku me largimin e Konjufcës, Osmani pritet të jetë në krye të Kuvendit.

Sipas të gjitha gjasave, të hënën, Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa, do ta bëjnë qeverinë.

Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK-në për formimin e qeverisë.

Ish-drejtori i Policisë: Kriminelët nuk arrestohet sepse policia bashkëpunon me krimin e organizuar

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, është treguar mjaft i ashpër, teksa komentoi ngjarjet e rënda kriminale, që kanë ndodhur përgjatë vitit 2019.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, ish-kreu i policisë sulmoi ashpër Policinë e Shtetit, që sipas tij, nuk po bën më misionin e saj, por po bashkëpunon me krimin e organizuar.

“Jo për të ngjallur panik te njerëzit, por situata është problematike dhe komplekse. Po të analizojmë ngjarjet, janë shumë të rënda, sidomos të fundit, që lidhen me të shkuarën kriminale të aktorëve, që përplasen në këtë arenë të kriminalitetit shqiptar.

E gjithë situata lidhet me aktivitetin e paligjshëm dhe lirshmërinë që kanë grupet kriminale në Shqipëri për të ushtruar aktivitetin, aq më tepër shtrirja e tyre jashtë, por të gjithë pasojat përplasen këtu. Edhe ngjarjet e fundit janë pasojë e pazareve të prishura.

Policia e Shtetit ka reaguar mjaft mirë, në ndjekjen e këtyre ngjarjeve, por puna e policisë nuk është të veprojë kur ndodhin ngjarje të rënda kriminale, puna e tyre është të parandalojnë ngjarje. Mendoj se çalon puna, besueshmëria që ka në komunitetit, është një raport shumë i dobët.

Policia është spostuar nga misioni i saj, kemi parë policë që bashkëpunojnë me krimin. Policia mbylli sytë e bashkëpunimi me krimin për kanabisin dhe trafikimin e tij. Me tonelata të kësaj lënde që është eksportuar jashtë vendit, ka ndikim dhe policia.

Më tej, grupet e organizuara morën misione të jashtëzakonshme, duke trafikuar në Amerikën latine. Pra, u krijuan kushtet e përshtatshme për ta bërë vendin tonë vend kanabisi dhe më pas trafikun e saj jashtë. Policia në vend që të ketë një partneritet të mirë me shoqërinë, ka bërë të kundërtën e saj.

Nëse ne do donim të kishim një polici në luftë me bandat, ne kemi parë një polici në luftë me qytetarët, që nga arrestimi për energjinë, deri të prishja e banesave, që nuk është punë e policisë.

Një element tjetër shumë i rëndësishëm është hetimi dhe zbardhja e ngjarjeve të vjetra, janë mijëra ngjarje të vjetra të pazbuluara. Kjo i shërben shumë parandalimit të krimit. Shteti, drejtësia, vendosin ekuilibër, kur zbardhen këto ngjarje të vjetra.

Kemi parë lirimin nga burgu të dhjetëra kriminelëve të rrezikshëm në vend, që ishin dënuar me burgim të përjetshëm dhe sot janë të lirë. Këta gjyqtarë iu dhanë dënim të përjetshëm atyre, por sot kam parë kujdes qeveritar për t’i liruar ato, që janë shumë të fuqishëm. Konkurrojnë bizneset e ndershme me para të pista. Puna e policisë është të ndjekë paranë, për të mos i lënë këto grupe të organizuara të fuqizohen me pasuri marramendëse”, u shpreh Prençi.

Rasti i Dokles, kush e favorizoi?
S’dua të merrem me emra, pasi janë në dosje. Nëse ne do presim me iniciativa qeveritare që do bëjmë këtë e atë, ne nuk jetojmë në të ardhmen, por në të sotme, dhe e sotmja është mjaft e rëndë.

Paloka: Rama e kalon SPAK-un në varësi të Lleshit të tij me një akt normativ…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar fundin e Reformës në drejtësi, aktin normativ të Edi Ramës i cili e kalon SPAK-un në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Sipas Palokës edhe pse u trumbetua me të madhe ndër vite që SPAK-u do bëjë namin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, më në fund Rama e nxori kokën, duke e kaluar me akt normativ prokurorinë Speciale në varësi të Lleshit të tij.

Postimi i Palokës

“Reforma ne drejtesi”… Reforma ne drejtesi…Reforma…SPAK-u…SPAK-u…SPAK…
Vite te mbushura me debate, propagande pa fre, deklarata ne shqip, ne anglisht , ne soroisht . Miliona euro dhe dollare te hedhura per “REFORMEN”…

Ne fund, i fut Rama nje Akt normativ dhe SPAK-u kalon ne varesi te Lleshit .
Shkurt Reforma shkon per lesh. Tani hajde gjejme kartolinat.

P.S
Mos harrojme dhe ate pulen e vjedhur ne Fushe-Mamurras…!

Qytetarët: Veliaj po na mashtron për qiratë e shtëpive, reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim ku tregon se si qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit po mashtrohen për qiratë e shtëpive nga kryebashkiaku i rilindjes Erjon Veliaj.

Në denoncimin e tij qytetari thekson se Veliaj nuk u ka paguar bonusin e qirasë për muajin janar, duke i mashtruar në vazhdimësi.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Bonuset jane mashtrim i ulet dhe cinik i Lal Plehut!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor se pari ju uroj shendet e çdo te mire .Doktor,me duhet te ve ne dijeni per mashtruesin e pacipe erion Velia,i cili,pasi shperndau bonusin e qerase per muajin dhjetor,per te demtuarit e termetit te 26 Nentorit,tani ne Janar,akoma nuk e ka bere dhe nga interesimi i qytetareve,u deklarohet se nuk ka fonde,dhe kur te kete do ti marrin !!!!

I ka shtyre qytetaret te marrin shtepi me qera dhe tani nuk u jep parate,duke bere fiks ate qe ben me mire,mashtruesin e pafytyre !Me respekt shume.

Rama shkoi për show në Durrës, por diskreditohet nga banorët e prekur nga tërmeti

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Durrësit ku inspektoi nga afër punën për rikonstruksionin e pallateve që nuk kishin dëmtime në strukturën mbajtëse.

Teka u përball me disa banorë të prekur nga tërmeti në lagje të ndryshme të qytetit, Rama u ka kërkuar atyre të bëjnë durim.

Një banore e shoqëruar nga bashkëshorti i saj bëjnë me dije se qiraxhiu i kërkon lekët sepse nuk është paguar nga shteti.

Pjesë nga debate

Rama: Duhet pak durim.

Banorja: Dy muaj.

Rama: Dy muaj nuk janë asgjë.

Banorja: Po ne nuk na kanë thënë gjë kur do bëhen.

Banorja: Jam rrugëve. Nuk e kanë paguar qiranë.

Burri i banores: S’ka marrë bonusin. Jam në shtëpi, po ai kërkon lekët.

Rama: Ai lekët i ka të garantuara përderisa ti ke letrën. Të gjithë ata që kanë letrën ata janë të garantuar dhe në rast kur pronarët krijojnë problemet ju duhet të na e bëni ne me dije. Në Itali kanë 15 vite që janë nëpër kabina dhe presin t’u bëhet shtëpia.

PD: Akti normativ i qeverisë është antikushtetues! Nuk forcon luftën ndaj krimit, dublon SPAK dhe BKH

Partia Demokratike, e ka cilësuar aktin normative ‘Anti-KÇK’ të propozuar nga kryeministri Rama, si një ligj antikushtetues që ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar si edhe dublon kompetencat e SPAK dhe BKH-së.

Deklarata e PD
Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushtetues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së.

Nëse do të zbatohej, ligji antimafia në fuqi ka mekanizma më të fortë dhe më efikasë për luftën ndaj krimit të organizuar, përmes goditjes së pasurisë së tij, por akti normativ synon të zëvendësojë SPAK-un me Ardi Veliun.

Duke i dhënë policisë kompetencat që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krjimin e modelit të shtetit policor, ku do të goditet banda që nuk bashkëpunon për t’i ruajtur dhe për t’i siguruar pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar. Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.

Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i krimit të organizuar. Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, që po zbras çdo ditë Shqipërinë.

Kapoja është i tmerruar!

Nga Bujar NISHANI

SHENIMI JAVES

Çdo ditë e më shumë agjensitë ndërkombëtare ligjzbatuese dhe media prestigjoze ndërkombëtare vijojnë të ngrenë alarmin mbi krimin e organizuar në Shqipëri, trafikun e drogës nga kanabisi e deri tek kokaina si dhe paprekshmërinë e bandave kriminale.

Një prej mediave kryesore italiane prezantoi një situatë të tmerrshme të veprimtarisë së krimit të organizuar në Shqipëri duke denoncuar njëkohësisht lidhjet e forta të tij me pushtetin politik.

Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit rritet brenda një viti me 1200% dhe ai i kokainës me përmasa si kurrë më parë.

Si çdo herë tjetër në këto 7-të vite të një qeverisje të inkriminuar, kryeministri i vendit sulmoi pa skrupull median italiane.

Kjo nuk përbën ndonjë të papritur për opinionin pasi kryeministri i Shqipërisë është dëshmuar tashmë si një armik i medias së lirë.

Tashmë rilindsi shqiptar guxoi të përgënjeshtroi raportet sekrete të policisë italiane, sipas medias atje, madje dhe deklaratat e prokurorit antimafia.

Qeveria e SHBA shpalli përmes Ambasadores së SHBA në Tiranë si një ndër tre prioritetet e angazhimit amerikan në Shqipëri, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kjo tregon se një nga tre problenet më të mëdha që mbart Shqipëria është korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Nuk është fare koincidencë që brenda një viti kemi ; rritje 1200% të trafikut të drogës, lirimet skandaloze nga burgjet të krerëve të krimit të organizuar dhe caktimit në krye të institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë të familjarëve të eksponentëve politikë socialistë.

Jo, kjo nuk është koincidencë !

Kjo është platforma e asgjesimit të shtetit shqiptar, platforma e shpopullimit të vendit nga shqiptarët.

Kjo është platforma më e egër antishqiptare e shekullit të 21–të.

Situata që jetojmë është padyshim konkludim i zbatimit të kësaj platforme.

Politizimi ekstrem i policisë në të njëjtit nivel që ai ishte në vitin 1990, jo vetëm ka nxjerrë policinë e shtetit jashtë funksionit të saj kushtetues, jo vetëm ka strukur profesionistët në rradhët e saj, por ka “trimëruar” çdo bandit e gangsterr, qyteteve dhe lagjeve të Shqipërisë.

Dështimi i drejtesisë nuk duket vetëm tek shkëlqimi i faqes së zezë të një korrupsioni masiv por edhe tek lëshimi i qelive të burgut të kapove të krimit të organizuar dhe vrasësve serial, futja e të cilëve pas atyre hekurave mori shumë punë, mund, sakrifica e kurajo madje dhe jetë të oficerëve të policisë së shtetit.

Gjithshka nis e përfundon tek inkriminimi i politikës, bashkëpunimi i pushtetit politik me krimin, vënia e institucioneve të shtetit nën influecën e krimit, prodhimi i pushtetit prej angazhimit të krimit në rezultatin e zgjedhjeve politike e për rrjedhojë vënien e shtetit në shërbim të axhendës së krimit të organizuar.

Kjo lloj politike sot pas 7 vitesh qeverisje, me çdo pushtet në duar, xhepa e skuta, nis e na tregon për ligje speciale që po bën kundër krimit të organizuar !

Shumë pak ti quash sharlatanë !

Këta, që Ligjin Antimafia e kanë ngrirë e asgjesuar që prej 2013 kur uzurpuan zyrat e shtetit, tashmë ende na flasin për ligje speciale !

Përpara se t’u tregojnë shqiptarëve barcoleta me kçk, duhet tu tregojnë pse nuk ka funksionuar në asnjë rast “ligji antimafia” ?

Pse nuk është vënë ai në zbatim prej 7 vitesh, kur trafiku i drogës është shtuar, veprimtaria e krimit të organizuar është bërë shqetësim edhe për Evropën ?

Por në asnjë rast mafia nuk ka përndjekur vetveten.

Mafia kap pushtetin për ti shërbyer vehtes, për të garantuar paprekshmërinë e aktivitetit kriminal, ndërsa ai forcohet e sofistikohet më tej.

Ligjet antimafia do të mbeten të mbyllura në kasafortat e politikës së korruptuar dhe të inkriminuar përsa kohë koka e drejtësisë është kapur nga vëllezër dhe motra, kunata dhe kunetër eksponentësh qeveritar e partiak.

Përsa kohë shteti dhe drejtësia është kapur nga kapo i klubit të krimit (KKK) !

Prej 5 vitesh shqiptarët u ushqyen me premtimin e një shteti ligjor dhe së drejtës.

Me shpresën e nisjes së një drejtësie të re.

Reforma në drejtësi ishte vrima e vetme e fyellit socialist në 7 vite, pa ndalim.

Sot, pas 7 vitesh të fyellit socialist, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë !
Kemi super vrasësit të dalë nga burgjet, kemi militantët partiakë e familjarë qeveritarë në krye të drejtësisë.

Ambasadorja e re SHBA ka artikuluar këto ditë nevojën për një reformë (appropriate) “të pershtatëshme” të drejtësisë.

Askush prej partnerëve ndërkombëtarë të përfshirë në proçesin e reformës në drejtësi nuk ka artikuluar kurrë më parë, nevojën për një drejtësi të pavarur dhe një reformë të përshtatëshme “appropriate”.

Historia na ka mësuar se çdo gjë që nuk është e përshtatëshme “appropriate”, është për rrjedhojë e papërshtatëshme “inappropriate” !

Ndaj nuk ka asnjë surprizë që ky lloj modeli rreket të përgënjeshtrojë edhe agjensitë ndërkombëtare e madje dhe vetë antimafian.

Ai më së pari është fataliteti ynë, që përjetojmë e duhet me çdo kusht ta ndryshojmë.

Tashmë nuk përbën më asnjë problem propaganda e parave të pista dhe populistëve të korruptuar.

Tashmë ka nisur koha e një beteje të fortë pa kthim.

Kapoja është i tmerruar !

Coronavirus/ Studentja Silva Doçi evakuohet nga Wuhan

Ministria e Jashtme ka sqaruar sot procedurën e ndjekur për finalizimin me sukses të largimit nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.

MEPJ duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

“Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk.

Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara.

Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të MEPJ-së.

Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri.