22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Mesazhi i Ambasadores së SHBA: Shërbyes publikë, bëni punët tuaja me besnikëri ndaj shtetit ligjor

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka vënë theksin në rëndësinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, por ka përcjellë edhe një mesazh të qartë për “shërbyesit publikë”.

Në takimin e organizuar nga ministrja e Drejtësisë, pasditen e djeshme, ambasadorja Kim tha “për të gjithë ne sonte, qofshim amerikanë, gjermanë, shqiptarë, italianë, tha znj. Kim, pjesa më e madhe prej nesh, të gjithë ne në fakt, jemi qytetarë publikë, shërbyes publikë. Dhe jemi mbledhur këtu për të shënuar kauzën e nderuar “Drejtësi për të Gjithë” dhe po punojmë për të siguruar begatinë ekonomike dhe demokratike të Shqipërisë”.

“Ne mbartim një privilegj të madh dhe një detyrë edhe më të madhe për të siguruar besimin e publikut se do t’i bëjmë punët tona me integritet, me besnikëri ndaj shtetit ligjor dhe parimeve të paanësisë. Prandaj na quajnë shërbyes publikë…

Në çaste kritike, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithnjë pranë miqve dhe aleatëve shqiptarë… Ky çast, ndërsa ju përpiqeni të zbatoni plotësisht reformën në drejtësi, është një prej tyre. Dhe ashtu siç e kam thënë më parë, për të gjitha çastet e kaluara, ashtu dua t’ju them sërish sonte, se në reformën në drejtësi, jemi me ju krah për krah”, u shpreh ajo.

NATO ka memorie, Edvin!

Nga Sali BERISHA

Njeriu, që demonstroi kundër NATO-s të nesërmen e anëtarësimit të vendit në këtë Aleancë, vizitoi dy ditë më parë selinë e saj në Bruksel. Në konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, zotin Stoltenberg, Edvin Kristaq Mashtrimi mori një zotim qesharak. Ai deklaroi se pavarësisht nga tërmeti, nuk do të ulte buxhetin për NATO-n.

Edivin Kristaq Droga ka ulur nga 2% të GDP që ishte buxheti për NATO-n në Shqipëri në vitin 2012, në 0, 9% që e zbriti vitin e kaluar, pasi i mori fondet ushtrisë dhe shpërbleu me to, narko- Policinë për gazin që hodhi ndaj qytetarëve.

Kështu që ky ishte një zotim qesharak, sepse ai në vitet pa tërmet ka pasur buxhetin me të ulët dhe e ka vidhisur Shqipërinë nga vendi i pestë – për kontributet e saj, që ishte sipas renditjes të vet Aleancës në vitin 2012 – në vendin më të fundit që ndodhet prej tre vitesh.

Duke përfunduar, denoncoj me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edvin Kristaq Mafisë dhe narko-Qeverisë së tij që mbajnë për detyrimet e vendit ndaj NATO-s dhe kërkoj të mos luajë me anëtarësimin e vendit në NATO, që përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas Pavarësisë të saj.

NATO ka memorie!

Tabaku publikon videon: Integrimi i Shqipërisë nuk është peng i BE, por i keqqeverisjes së Edi Ramës

Nga Jorida Tabaku

Integrimi i Shqipërisë nuk është peng i vendeve të BE por i keqqeverisjes së Edi Ramës.

Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës. Dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri! Edi Rama ka dështuar!

Edi Rama pengon integrimin e Shqipërisë në BE!

Integrimi i Shqipërisë nuk është peng i vendeve të BE por i keqqeverisjes së Edi Ramës. Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës. Dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri! Edi Rama ka dështuar!

Gepostet von Jorida Tabaku am Samstag, 1. Februar 2020

Gjata i përgjigjet Ballës: Reforma elektorale është një hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla, lidhur me tryezën e Reformës Zgjedhore. Sipas tij, tryeza e Reformës Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjendë me saktësi.

Postimi i plotw i Gjatws
Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet. Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjendë me saktësi.

Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.

Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasoje e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja menyre per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!

Një ditë ndryshe e kryetarit Basha: Me Verën, pensionisten që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një foto në faqen e tij sociale, ku e ka nisur ditën ndryshe…

Basha shkruan se, pensionistja Vera është si shumë të tjerë që kujdesen mes sakrificave për familjen.

Postimi i kryetarit Basha

#moment
Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakfricave për fëmijët, nipërit dhe mbesat.

2020, Zgjedhjet e parkohshme, shpresë për shqiptarët!

Nga Qamil Gjyrezi

Marrëveshja për Reformën zgjedhore me Edi Ramën, patjetër do të sjellë zgjedhje të parakohëshme. Viti 2020 do të jetë viti i shpëtimit, nga Rilindja që i varfëroi dhe i poshtëroi të gjithë edhe ata që e votuan këtë “sekt politik”, të pa lexuar dhe dëgjuar, jo vetëm në vendet ish-komuniste dhe në Ballkan, por edhe në historinë politike botërore.

Edi Rama dhe Rilindja i sollën vendit narkoshtetin, në vend të zhvillimit ekonomik, shtetin policor në vend të shtetit të së drejtës, shtetin që ka përzënë shqiptarët, në vend të shtetit që e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’i zhvillojë ekonomikisht të gjithë.

Qeveria tranzitore eshte mënyra më e mirë, për të shpëtuar shqiptarët dhe demokracinë në vend nga oligarkët dhe kriminelët e veshur me pushtet, që nuk lënë minutë pa vjedhur dhe kapur cfarë të mundin nga narkoshteti dhe njerëzit e varfëruar deri në palcë.

Në cdo zyrë të Rilindjes, në cdo nivel të pushtetit vidhet dhe poshtërohen njerëzit cdo minutë dhe cdo ditë.

Marrëveshtja për Reformën zgjedhore ishte një hap i rëndësishëm për t’iu dhënë të drejta shqiptarëve që të votojnë të pakërcënuar sic votuan në vitin 2017 dhe në vitin 2019. Në këto vite të mbrapshta për demokracinë e brishtë në vend të gjithë u kërcënuan në votimet lokale dhe kombëtare nga narkoshteti i instaluar dhe nga bandat dhe oligrakët e Edi Ramës.

Nuk mund të bëhej reformë me banda droge, të udhëhequr nga kriminelë të kalibrit të lartë dhe një parlament fals, ilegjitim dhe shumë analfabet.

Zgjedhjet e vitit 2017 nuk do të përsëriten kurrë në të ardhmen. Përfaqësuesit e komuniteti ndërkombëtar dhe media ndërkombëtare janë ndërgjegjësuar për dëmet që i solli procesit zgjedhor dhe demokracisë votimet e vitit 2017 dhe 2019.

P.D. dhe opozita i bënë një nder të gjithëve me ligjin e dekriminalizimit që ishte hapi parë për të shpëtuar të gjithë nga kriminelët në parlament të cilët do të kapnin të gjithë shtetin në të ardhmen.

Situata politike “surreal” që pati ndërmend të krijonte Edi Rama në këto 7 vite, do ti jepte shansin kryeminstrit kontravers që ti qeveriste vendin edhe në mandatin e tretë, që do të shënonte një tragjedi për të gjithë.

Ky model sektar kishte filluar të pregatitej që para 20 vitesh dhe do të “aplikohej” në mënyrë prefekte në kurriz të shqiptarëve.

Sundimi dhe varfërimi post-modern është model tipik masonik, që shkatërron demokracitë dhe sjell neodiktaturat në vendet ku ishte projektuar të aplikohej.

I gjithë faktori ndërkombëtar në vend e kuptoi shumë mirë këtë lojë të një kryeministri sektar me veshje, sjellje, fjalor, humor sektesh sic është Edi Rama!

Djegja e mandateve nga P.D. dhe opozita për shkak të kësaj krize surreale, ku gjithcka ishte fasadë, propagandë, mospjesmarrja në zgjedhjet lokale i’u tregoi të gjithëve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që në Shqipëri ka një krizë të thellë dhe zgjidhja ekësaj krize kalon përmes disa hapash që është përmbledhur qartë në 10 kushtet e Bundestagut.

Edhe zgjidhja e kësaj krize krejt të vecantë të paparë dhe dëgjuar, kërkonte hapa të kujdeshëm nga P.D., opozita dhe lideri Lulzim Basha.

Hapat të cilët ndërrmorën opozita, P.D. dhe Zoti Basha e shkërrmoqën kryeminstrin kontravers dhe Rilindjen, këtë herë me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Të gjithë ndërkombëtarët deklaruan në formë diplomatike dhe haptas se Shqipëria është në krizë të thelle dhe kjo “patologji politike” kalohet vetëm me një ilac: “Zgjedhje të lira në Shqipëri”!

Djegia e makinës së kreut të PS, pas publikimit të lajmit nga Berisha, reagon policia

Policisë së Elbasanit iu deshën dy ditë që të formulojë një njoftim zyrtar, lidhur me djegien e një mjeti në pronësi të Bashkisë së Peqinit. Ishte fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha ai që denoncoi fillimisht rastin, kurse gazetarët raportuan se mjeti i Bashkisë përdorej nga nënkryetari Madrid Sula.

Vetëm pas këtij denoncimi policia ka mbërritur në përfundimin se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit, ndërkohë që burime bënë me dije më herët se ngjarja ishte duke u hetuar si e qëllimshme.

Mbetet në pikëpyetje se pse u mbajt dy ditë i fshehur një zjarr i shkaktuar si pasojë e një defekti në mjet, ndërkohë që Sula, pak kohë më parë u zgjodh me sherr dhe me përplasje në krye të PS së Peqinit.

Kurse News24 raporton se makina e nënkryetarit të bashkisë së Peqinit dyshohet se është djegur nga dy persona.

Automjeti tip fuoristradë me targë AA880 DR, ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së nënkryetarit të bashkisë Peqinit pasi kishte pësuar defekt në kambio. Sula i cili është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin si dhe drejtuesi i këtij automjeti kishin sinjalizuar për defektin edhe titullarin e institucionit dhe kishin marrë masa për dërgimin e tij në servis.

Njoftimi i policisë për rastin:
Gjatë natës së datës 30.01.2020, në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyoto”, në pronësi të Bashkisë Peqin. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Ligji skandaloz që u miratua në fshehtësi e kthen policinë në gjykatë, distancohen SHBA e BE

Përmes një statusi në Tëitter, kryeministri Edi Rama njoftoi të premten takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe miratimin e paketës ligjore të prezantuar prej tij si Anti-KÇK -duke i konsideruar ngjarjet njëra pas tjetrës si ‘koincidencë e bukur’.

Më pas, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi për llogari të qeverisë se paketa ligjore u miratua si akt normativ me synimin e “luftës kundër krimit”, por organizatat e shoqërisë civile ngritën pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e një akti të tillë normativ nga pikëpamja kushtetuese.

Gjonaj deklaroi gjithashtu se paketa e ndryshimeve ligjore është konsultuar me “shërbimet partnere”. Por Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Europian i thanë BIRN në dy deklarata të veçanta se nuk kanë marrë një draft paraprak nga qeveria dhe nuk e kanë lexuar ende atë.

Endri Fuga, zëdhënësi i Kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se kur do të publikohet kjo paketë ligjesh dhe as pyetjes nëse këto ndryshime janë konsultuar apo jo me partnerët perëndimorë të Shqipërisë, SHBA dhe BE.

Shqetësime mbi kushtetutshmërinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi kohë më parë se vendi ka nevojë për paketë ligjore AntiKÇK për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar si dhe ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që qeveria i akuzon se kanë lidhje me krimin e organizuar.

Qeveria refuzoi të publikojë një draft të ndryshimeve të propozuara. Megjithatë, kritika janë ngritur për fuqizimin e Policisë së Shtetit me kompetenca të gjyqësorit si dhe cenimin e të drejtave të njeriut, të mbrojtura nga Kushtetuta.

Në fund të Nëntorit, ndërsa vendi përballej me katastrofën e shkaktuar nga tërmeti, kryeministri sugjeroi se kjo paketë mund të miratohej me akt normativ. Të shqetësuara, një grup me 21 organizata të shoqërisë civile i kërkuan qeverisë në 6 dhjetor të respektojë kushtetutën sa i përket miratimit të ndryshimeve të tilla ligjore.

Pavarësisht shqetësimeve, qeveria e miratoi paketën përmes një akti normativ në një mbledhje qeverie jashtë radhe të premten më 31 Janar.

Ministrja Etilda Gjoni deklaroi: “Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin Anti-Mafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodin Penal. Të gjitha këto ndryshime së bashku me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” , janë tashmë vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë.”

Por organizatat e shoqërisë civile thonë se Kushtetuta nuk lejon ndryshime me procedurë të përshpejtuar të ligjeve të rëndësisë së veçantë, si Kodi Penal, ndërsa ndërhyrja e paralajmëruar e policisë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve bie ndesh me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.

“Duke e konsideruar si paketë të një rëndësie të veçantë që mund të cenojë respektimin e të drejtave të shtetasve, organizatat e mësipërme bëjnë thirrje që diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithëpërfshirës dhe në respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” deklaruan organizatat.

“Miratimi me akt normativ me fuqinë e ligjit të paketës ligjore antishpifje ka cënuar parime të rëndësishme kushtetuese,” thuhet më tej në deklaratë.

Partnerët nuk janë informuar
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të shpallë miratimin e kësaj pakete pas një takimi me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim, ndërsa ministrja Gjonaj sugjeroi se qeveria e ka konsultuar paketën me “shërbimet partnere”, pa shpjeguar se me kë konkretisht.

“Pas një procesi diskutimesh shteruese mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, përfshirë këtu edhe zyrën e Kryeministrit, Policinë e Shtetit, shërbimet partnere dhe ekspertët vendas dhe të huaj të reformës në drejtësi, sot kemi miratuar në mbledhjen e Qeverisë, paketën ligjore Anti-KÇK,” deklaroi Gjonaj.

Gjithsesi, Ambasada e SHBA dhe ajo e BE-së në Tiranë thanë se nuk e kanë lexuar ende paketën ligjore të miratuar.
Pyetur nga BIRN, një zëdhënës i Ambasadës Amerikane tha”Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KÇK. Presim që të kuptojmë detajet”.

Ambasada theksoi gjithashtu se “vlerëson shprehjen nga kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”.

Po kështu, zyra e Delegacionit Europian në Tiranë tha se nuk ishte konsultuar.
“Delegacioni i BE-së nuk e ka parë Aktin Normativ të miratuar sot dhe nuk mund të komentojë në këtë pikë,” tha Delegacioni për BIRN.

“Reporter.al”

Kush është biznesmeni i kromit që u gjet i hedhur në kanal

Një tjetër biznesmen i minierave të Kromit në Bulqizë gjendet i pajetë. Është gjendur pa jetë në orët e mbrëmjes biznesmeni Murat Duriçi. Ai është gjendur në kanal në rrethana të paqarta.

Duriçi mësohet se ka shfrytëzuar disa galeri kromi në qytetin e Bulqizës duke i marrë ato me qera, ndërsa pronarët e tyre janë emra të njohur në qytet dhe përtej tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa dyshohet se 53-vjeçari është aksidentuar me një furgon. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, të cilat po hetojnë rastin.

Informacionet e fundit nga Bulqiza bëjnë të ditur se Duriçi ka qenë duke ecur në rrugë, ndërsa drejtuesi i automjetit që e ka aksidentuar ka qenë i pirë.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’

Kronika e sotme në RAI 3, reagon Bardhi: Eshtë rritur 1200 % sasia e kanabisit në vend

Pas kronikës së sotme të televizionit shtetëror italian Rai 3, i cili rikonfimoi shifrat e publikuara ditë më parë që flisnin për 12 fishim të plantacioneve me kanabis në vend, vjen edhe reagimi i Sekeretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Bardhi shprehet në reagimin e tij se, Rama mori sot një tjetër klasifikim rekord nga RAI3: U tregua me gisht si i vetmi Kryeministër në Europë që ka ngritur propagandën zyrtare në mekanizëm manipulimi për të mbuluar të vërtetën.

Televizioni RAI 3 rikonfirmon përsëri sot shifrat e publikuara disa ditë me parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjedhë gjatë këtij viti, duke i qëndruar burimeve të veta për vërtetësinë e lajmit. Edhe pse Edi Rama e konsideroi lajmin të pavërtetë, dhe dje mashtroi opinionin publik duke servirur një shkrim si gjoja reagim të autoriteteve italiane, TV RAI3 e sfidoi duke i kujtuar se të dhënat për këtë vit i ka mbajtur të fshehta!

Përveç kanabizimit masiv të Shqipërisë, Edi Rama mori sot një tjetër klasifikim rekord nga RAI3. Ai u tregua me gisht si i vetmi Kryeministër në Europë që ka ngritur propagandën zyrtare në mekanizëm manipulimi për të mbuluar të vërtetën.

Për mediat ndërkombëtare, kanabizimi i vendit, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe dhunimi i fjalës së lirë, janë e vetmja arritje e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.

Edi Rama ka deshtuar!

Televizioni RAI 3 rikonfirmon përsëri sot shifrat e publikuara disa ditë me parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjellë gjatë këtij viti, duke i qëndruar burimeve të veta për vërtetësinë e lajmit. Edhe pse Edi Rama e konsideroi lajmin të pavërtetë, dhe dje mashtroi opinionin publik duke servirur një shkrim si gjoja reagim të autoriteteve italiane, TV RAI3 e sfidoi duke i kujtuar se të dhënat për këtë vit i ka mbajtur të fshehta! Përveç kanabizimit masiv të Shqipërisë, Edi Rama mori sot një tjetër klasifikim rekord nga RAI3. Ai u tregua me gisht si i vetmi Kryeministër në Europë që ka ngritur propagandën zyrtare në mekanizëm manipulimi për të mbuluar të vërtetën. Për mediat ndërkombëtare, kanabizimi i vendit, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe dhunimi i fjalës së lirë, janë e vetmja arritje e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.Edi Rama ka deshtuar!

Gepostet von Gazment Bardhi am Freitag, 31. Januar 2020