25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

RAI3 i përgjigjet Ramës: Konfirmojmë shifrat që kemi nxjerrë për kanabizimin

Televizioni shtetëror Italian RAI3 u është përgjigjur sot komenteve të kryeministrit Edi Rama që e quajti “turp gazetaresk” reportazhin e gazetarit italian Valerio Cataldi, sipas të cilit shifrat e kultivimit të kanabisit në Shqipëri ishin rritur me 12 herë krahasuar me një vit më parë.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë”, thuhet në kronikën e Rai3.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, tha Rama në reagimin e parë dhe mbrëmjen e së enjtes nxori një deklaratë që sipas tij ishte bërë në një takim të zyrtarëve të ministrive të brendshme të të dyjave vendeve.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojn? përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”, shkruante Rama.

Por siç informuam edhe më herët në Syri.net, materiali i postuar në Twitter nga kryeministri Rama nuk është deklaratë e policisë italiane, por deklaratë e një OJF-je të një miku të kryeministrit Rama që manaxhon projektin IPA të Bashkimit Europian. Një kërkim në faqen zyrtare të policisë italiane të jep të kuptosh që nuk ka asnjë deklaratë që mohon apo rrëzon imvestigimin e Rai3.

https://www.syri.net/politike/312470/12-fishimi-i-droges-si-genjeu-rama-me-pergenjeshtrimin-per-rai3/

Duket se lobimi i D’Alemas ka funksionuar më së miri për të shpikur një përgjigje fasadë dhe për të sulmuar Rai3 apo për ta vendosur nën presion. Kryeministri ka gëzuar një fitore të vogël. Ka mundur të prodhojë një raport fallso.

Kryeministri Rama njihet për lidhjet e tij të ngushta me ish- liderë të së majtës botërore. Ai në vitin 2013 përdori Tony Blair dhe firmën e tij të lobimit që i siguroi disa shkrime të rëndësishme dhe lobim të fortë në kancelaritë perëndimore. Pastaj përdori partinë SPD dhe lidhjet shqiptare në Gjermani për të luhatur dhe sulmuar rivalin Basha. Sot, lidhjet e tij me D’Alemën i kanë siguruar Ramës një miqësi jo vetëm me Renzin, por edhe lajme fasadë që shiten për raporte policie që nuk thonë gjë. /Syri.net

Flet pedagogu i njohur: Vetë qeveria Rama, prej vitesh funksionon “Kap Ça të Kapësh”…

Analisti dhe pedagogu Mark Marku e ka cilësuar tërheqjen e shumicës qeverisëse nga paketa “Anti- Shpifje”, si një truk për të gënjyer ndërkombëtarët, pasi Shqipëria është para diskutimit të negociatave.

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24, Marku deklaroi se qeveria bëri mirë që u tërhoq, pasi do të shkaktonte një dëm shumë të madh në demokracinë shqiptare me miratimin e Paketës dhe shprehu besimin se pikërisht Komisioni i Venecias do t’i japë të drejtë faktorit kundër Anti-Shpifjes.

“PS u tërhoq nga Anti- Shpifja, a është një tërheqje e përkohshme?
Besoj se po, është tërheqje. Nuk vjen vetëm prej faktit që ka kaluar në Komisionin e Venecias pasi e ka kalur dhe Këshilli i Europës. I kalon zakonisht Parlamenti apo Gjykata Kushtetuese. Hera e parë që e dërgon një institucion tregon peshën që ka kjo çështje.

OSBE, Këshilli i Europës, PE thanë që nëse kalon ky ligj do të jetë problem për negociatat. Presioni ndërkombëtar ka qenë shumë i madh. Po ashtu dhe ai i brendshëm. Të gjitha organizatat e mediave edhe këtu në Shqipëri kanë qenë kundër. Pra ka patur një rezistencë të madhe. Qeveria ka bërë shumë mirë pasi po ta kalonte do të bënte gabim, dëm në demokraci.

Nuk kishte nevojë që të shkonte gjëja deri këtu. Unë mendoj që kjo nuk dihet pasi qeveria është e paparashikueshme, mund të jetë dhe tërheqje përfundimtare. Jemi në procesin e negociatave sërish dhe mund të jetë edhe një truk. Parimi i qeverive shqiptare është mungesa e lojalitetit me BE, që mendojmë t’i gënjejmë, kalojmë këtë fazë dhe më pas kalojmë në atë tonën.

BE ka disa standarte dhe vlera mbi të cilat është ndërtuar ai qytetërim, dhe mungesa e kësaj qeverie është që cështjen e BE-së e quan si spektakël politik dhe jo si një rrugë të gjatë që do të duhet që ne përpara se të bëhemi pjesë e BE duhet të bëhemi vetë europiane, në shoqëri, në pushtet, në demokraci. Për fat të keq në këtë pikë nuk jemi të sinqertë me europën. Ne nuk kemi asnjë standart europian. Duam të futemi në BE pa këto standarte.

Duhet monitoruar deri në fund që për momentin nuk do ta kalojnë, kam bindjen se Këshilli i Venecias do t’i japë të drejtë faktorëve kundër Anti- Shpifjes. Pasi ajo sheh parimet të demorkacisë, medias, lirisë së fjalës. Këto janë parime në SHBA, Kanada etj.

Fryma e ndryshimeve është anti-demokratike. Ligji për mediat audiovizive ka krijuar probleme pasi pas një farë kohe çdo ligj krijon probleme. Ky ligj që ka qenë i mirë mund të bëhet i papërdorshëm prej saj.

Por ky bllok amendimesh jo vetëm e përmirësojnë atë ligj por e destrukturojnë atë. Duhet një konsensus me aktorët mediatikë. Ligji i 1994, ligji për shtypin ka qenë një ligj i marrë nga një Land i Gjermanisë, por meqenëse u kundërshtua nga mediat atëhere u miratua me forcën e kartonit por nuk u zbatua kurrë. Më pas u hoq dhe u la një nen që mediat në Shqipëri janë të lira. Një imitim i Kushtetutës së SHBA. Ishte ligj i konsoliduar, s’kishte asnjë problem por media në bllok e kundërshtoi.

Praktikisht ai ligj nuk u zbatua kurrë. Një ligj s’mund të zbatohet në kundërshtim me aktorët kryesorë. Qeveria në një shoqëri demokratike nuk mund të zaptojë aktorët kryesorë, mund ta bëjë vetëm kur zapton demokracinë. Tërheqja është një truk ndaj ndërkombëtarëve”, thotë Marku.

I pyetur për miratimin e paketës “Anti-KÇK”, analisti e cilëson Anti- KÇK si një strukturë dubluese të institucioneve të drejtësisë duke shfaqur frikën që ka qeveria nga Reforma në Drejtësi.

“Jam shumë skeptik jo se PD është skeptike, pasi ajo është opozitare, por unë jam skeptik duke u nisur nga retorika. Kap ça të kapësh që thotë Rama, vetë qeveria prej vitesh funksionon ashtu. Një qeveri që përvetëson pasuritë publike, që i shpërndan taksat tek klientela si mund të ndërtojë një fushatë kundër asaj organizate apo të bëjë drejtësi.

Qeveria që është e akuzuar për afera të pista të ketë vullnetin të bëjë drejtësi.

Është një lloj fushate. Një nga gjërat më të mira që është bërë këto vite është Reforma në Drejtësi. Në thelb është një nga lëvizjet më të mira për të krijuar një lloj shteti të së drejtës. Pavarësisht se nuk jam edhe aq entuziast.

Pse duhet të hapen fushata të tipit propagandistik. Nga një anë po përmirësojmë drejtësinë. Pra qeveria vetë nuk i beson Reformës në Drejtësi duke e dubluar me institucione të tjera. Çfarë na thotë qeveria në këtë rast? Nuk besoj tek Reforma dhe po ngre institucione vetë.

Përveç drejtësisë asgjë s’mund të bëjë këtë gjë. Qeveria le të pranojë vettingun në politikë kurse Rama le të justifikojë vilën në Surrel fillimisht.

Për mua një person më i rrezikshëm është një që ka funksion publik dhe përvetëson fonde, se sa një person që merret me aktivitet kriminal.

Një person që ka funksion publik që duhet të bëjë detyrën dhe vjedh është më i rrezikshëm se ai që bën aktivitet kriminal të mirëfilltë. Normalisht edhe ai duhet të dënohet.

E shoh si frikë të qeverisë nga Reforma në Drejtësi. Janë përpjekur të infitrojnë personat e tyre në Reformën në Drejtësi. Sa më goditëse të jetë drejtësia ndaj krimit aq më të sigurtë jemi ne qytetarët.

Një sistem drejtësie që funksionon mirë është kërcënim për të gjithë qeverinë dhe kastën politike. Dhe qeveria ka qenë pengesë për Reformën në Drejtësi deri tani. Besoj tek SPAK, nuk jam entuziast. Nuk besoj se do të ndodhë magjia por ne do na duhen vite për të vendosur shtetin ligjor në Shqipëri. Do të na duhet të ndryshojmë mentalitetin fillimisht, besimi tek shteti”, shprehet Mark Marku.

12 organizata civile reagojnë ashpër kundër ligjit KÇK: Shkel parimet kushtetuese…

“Miratimi me akt normativ me fuqinë e ligjit të paketës ligjore anti-shpifje ka cenuar parime të rëndësishme kushtetuese”, kështu shprehen 12 organizatat e Shoqërisë Civile kundër paketës “Anti-KÇK”.

12 organizatat që dalin kundër vendimit të qeverisë janë:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ; Instituti për Studime Politike (ISP) ; Birn Albania ; Instituti Shqiptar i Shkencës ; Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) ; Instituti i Kërkimeve Urbane ; Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar ; Qendra Altri ; Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ; Qendra për Nisma Ligjore Qytetare ; Civil Rights Defenders ; INAC

Ato pretendojnë se diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithë përfshirje dhe në respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa pretendojnë se organizatat vendase të shoqërisë civile janë kufizuar deri më sot nga e drejta për tu njohur me përmbajtjen e kësaj pakete, çka cenon parimet e një qeverisje të hapur, transparente dhe llogaridhënëse.

Duke mos patur mundësi të shprehen për tekstin e ndërhyrjeve të propozuara, referuar deklaratës të Ministres së Drejtësisë tërheqin vëmendjen për disa shkelje të cilat krijojnë probleme, nga pikëpamja formale dhe substanciale, lidhur me ligjshmërinë por edhe kushtetutshmërinë e saj.

Sipas nenit 28 të Rregullores së Kuvendit nuk lejohet procedura e përshpejtuar e projektligjeve të parashikuara nga neni 81 pika 2 e Kushtetutës, pra ligje që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar prej të pakten 3/5 e deputetëve. Shtesat ose ndryshimet ligjore që mendohen t’u bëhen disa prej ligjeve të përmendura më lart me aktin normativ, janë miratuar me votim të cilësuar dmth në bazë të nenit 81 pika 2 e Kushtetutës.

Me vendimin nr. 11 datë 02.04.2008, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar neni 315 i Kodit Penal të titulluar “Dhënia e një vendimi të padrejtë”. Në këtë vendim midis të tjerave thuhet “se gjykata çmon se mundësia e fillimit të ndjekje penale ndaj një gjyqtari për dhënien e një vendimi përfundimtar ndërkohë që vendimi mund të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë, krijon një presion të papërshtatshëm ndaj gjyqtarit, çka do të dëmtonte dhënien e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut” dhe më poshtë “vendimet e një gjyqtari kundërshtohen vetëm në një gjykatë më të lartë dhe asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimit gjyqësor derisa ato nuk janë ndryshuar ose prishur sipas ligjit”.

Sipas nenit 147/d të Kushtetutës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës ndër të tjerash për verifikimin e ankesave, dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, prokurorëve. Kjo normë kushtetuese konkretizohet edhe në ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” të ndryshuar. Gjykata Kushtetuese ka elaboruar në vendimet e saj standartin se atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një organi tjetër (shih vendimin nr. 78 datë 12.12.2017 i Gjykatës Kushtetuese).

Sipas neneve 147/a dhe 149/a të Kushtetutës, përkatësisht Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë nuk kanë kompetencë të fillojnë hetimin gjyqësore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas nenit 28 të Rregullores së Kuvendit nuk lejohet procedura e përshpejtuar e projektligjeve të parashikuara nga neni 81 pika 2 e Kushtetutës, pra ligje që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar prej të pakten 3/5 e deputetëve. Shtesat ose ndryshimet ligjore që mendohen t’u bëhen disa prej ligjeve të përmendura më lart me aktin normativ, janë miratuar me votim të cilësuar dmth në bazë të nenit 81 pika 2 e Kushtetutës.

Me vendimin nr. 11 datë 02.04.2008, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar neni 315 i Kodit Penal të titulluar “Dhënia e një vendimi të padrejtë”. Në këtë vendim midis të tjerave thuhet “se gjykata çmon se mundësia e fillimit të ndjekje penale ndaj një gjyqtari për dhënien e një vendimi përfundimtar ndërkohë që vendimi mund të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë, krijon një presion të papërshtatshëm ndaj gjyqtarit, çka do të dëmtonte dhënien e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut” dhe më poshtë “vendimet e një gjyqtari kundërshtohen vetëm në një gjykatë më të lartë dhe asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimit gjyqësor derisa ato nuk janë ndryshuar ose prishur sipas ligjit”.

Sipas nenit 147/d të Kushtetutës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës ndër të tjerash për verifikimin e ankesave, dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, prokurorëve. Kjo normë kushtetuese konkretizohet edhe në ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” të ndryshuar. Gjykata Kushtetuese ka elaboruar në vendimet e saj standartin se atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një organi tjetër (shih vendimin nr. 78 datë 12.12.2017 i Gjykatës Kushtetuese)

Sipas neneve 147/a dhe 149/a të Kushtetutës, përkatësisht Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë nuk kanë kompetencë të fillojnë hetimin gjyqëesor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve./Panorama.al

SHBA e shpall non grata, zyrtarët vendosin foton e Gjushit përkrah Ismail Qemalit në zyrat shtetërore

Në çdo zyrë të çdo institucioni shtetëror duhet të jetë e varur fotografia e babait të shtetit, Ismail Qemali. Por Durrësi bën përjashtim.

Në zyrat shtetërore të qytetit bregdetar, përkrah tij, qëndron edhe fotoja e ish kryetarit të bashkisë Vangjush Dako.

Kjo ndodh për më tepër në zyrën e Drejtorit të Portit, Pirro Vengu.

Lidhur me këtë skandal reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili nuk kursen ironinë.
“Gjush të kemi fort xhan! Krah për krah me Ismail Bej Vlorën! Gjush të vdekurit me të, ne të gjallet me ty! Rrofsh!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Edhe pse institucioni në fjalë nuk ka asnjë lidhje me bashkinë e Durrësit, titullari i tij mban në zyrë portretin e atij që ka qeverisur qytetin e dytë më madh në vend për 12 vjet dhe mesa duket vazhdon ende…

“Gjeneral” Lleshi dhe mashtrimi i Ramës me ‘përgënjeshtrimin’ për RAI3

Ditën që RAI3 publikoi raportin mbi drogën shqiptare në Itali, ku thuhet se wshtw 12-fishuar mbjellja e kanabisit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zyrtarizoi pa vetëdije rrugën që do ndiqte qeveria për të kundërsulmuar. Ai shpalli kazan median Rai3 dhe nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i telefonoi mikut të tij dhe njëkohësisht lobistit D’Alema, i cili u angazhua të mbyllte sa më mirë raportimin.

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri ka shkruar një status në Twitter duke i lajmëruar shqiptarët për një përgjigje të policisë italiane. Por, mesa duket “përgjigja” e Policisë Italiane është gënjeshtra e radhës e kryeministrit Rama.

Materiali i postuar në Twitter nga kryeministri Rama nuk është deklaratë e policisë italiane, por deklaratë e një OJF-je të një miku të kryeministrit Rama që manaxhon projektin IPA të Bashkimit Europian. Një kërkim në faqen zyrtare të policisë italiane të jep të kuptosh që nuk ka asnjë deklaratë që mohon apo rrëzon imvestigimin e Rai3.

Duket se lobimi i D’Alemas ka funksionuar më së miri për të shpikur një përgjigje fasadë dhe për të sulmuar Rai3 apo për ta vendosur nën presion. Kryeministri ka gëzuar një fitore të vogël. Ka mundur të prodhojë një raport fallso.

Kryeministri Rama njihet për lidhjet e tij të ngushta me ish- liderë të së majtës botërore. Ai në vitin 2013 përdori Tony Blair dhe firmën e tij të lobimit që i siguroi disa shkrime të rëndësishme dhe lobim të fortë në kancelaritë perëndimore. Pastaj përdori partinë SPD dhe lidhjet shqiptare në Gjermani për të luhatur dhe sulmuar rivalin Basha. Sot, lidhjet e tij me D’Alemën i kanë siguruar Ramës një miqësi jo vetëm me Renzin, por edhe lajme fasadë që shiten për raporte policie që nuk thonë gjë.

Rama, vjjedhje monstruoze me trojet e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim ku tregon se si qeveria po kërkon të vjedhë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Berisha, qytetari denoncon skemën se si rilindasit kërkojnë t’i vjedhin duke shfrytëzuar tërmetin.

Sipas qytetarit që të marrësh një banesë të re, duhet të heqësh dorë nga trualli apo ndërtesa aktuale. E cila do të thotë që nëse ke shtëpi në Myslym Shyri ose në qendër të Tiranës, duhet të heqësh dorë nga ajo për të marrë një banesë të re në Fresk apo Kombinat, pa u marrë fare parasysh çmimi i pronës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vjedhje monstruoze e Edvin Hajdutit me trojet e banesave te demtuara nga termeti.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Z. Sali Berisha,shkova per te aplikuar ne njesin bashkiake per rindertim ne kategorin Ds4 .shtepi e pabanueshme e cilesuar nga ekspertet e shtetit. Dhe klauzola ishte qe duhet tjapesh doreheqen nga trrualli dhe ndertesa aktuale per te perfituar nje tjeter ne zonat ku do ndertoj shteti.Pra te jap doreheqen nga shpia qe kam ne Myslym Shyr dhe te marr nje ne kombinat ose ne fresk etj.

Totalisht pa sens. Kjo ishte platforma online qe ka bere Edi Rama .nje menyre vjedhjeje me shkoll.Ju lutem postojeni sepse shum njerez nuk do e kuptojn dot dhe do vuajn pasojat.Un e anullova aplikimin.Anonin te lutem.faleminderit. Mund ta vertetoni direkt cfar perfshin DS4 dhe DS5

Berisha publikon videon: Në asnjë lloj regjimi një banditizëm i tillë nuk mund të ekzistojë

Një tjetër veprim i bashkisë së Tiranës ka shkaktuar pakënaqësi dhe protesta në kryeqytet. Ditën e djeshme fadromat kanë mbërritur në Tregun Elektrik për ta shembur.

Vetë tregtarët akuzojnë se po u shembet biznesi dhe se po i largojnë nga vendi pa u siguruar një ambient tjetër, ndërsa bashkia nuk ka pranuar kërkesat e tregtarëve, por ka vijuar me shembjen.

Duke e konsideruar si një shkelje, tregtarët shprehen se po u hiqet mundësia për tu siguruar të ardhura familjeve.

Nuk është hera e parë që bashkia e Tiranës vepron duke mos marrë parasysh kërkesat e atyre që paguajnë taksat e vendosura.

Ndërkohë, lidhur me këtë situatë reagon sërish ish-kryeministri Sali Berisha.

I nxitur edhe nga reagimet e tregtarëve, tashmë të hedhur mes katër rrugëve, ai shprehet se ky veprim i bashkisë është banditizëm.

“Në asnjë lloj regjimi një banditizëm i tillë nuk mund të ekzistojë! Dëgjojeni dhe gjykojeni vetë”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe një video me reagimet e qytetarëve.

Ne asnje lloj rregjimi nje banditizem i tille nuk mund te ekzistoje!Degjojeni dhe gjykojeni vet! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 31. Januar 2020

Show i Ramës në Vlorë, reagon ish-deputetja: Çfarë thotë Kryeministri për Spitalin e Vlorës dhe çfarë thonë ata që punojnë aty…

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj e ka cilësuar një show të turpshëm vizitën e kryeministrit Edi Rama në spitalin e Vlorës, ku ai theksoi se sot ky standard ka përmirësuar cilësinë dhe standardet ndaj shërbimit mjekësor të qytetarëve.

Sipas ish-deputetes demokrate e vërteta qëndron ndryshe, pasi sot në spitalin e Vlorës mungojnë mjekët specialistë.

Ish-deputetja thekson se kryeministri Edi Rama ka trilluar në çdo fjalë të tij për spitalin e Vlorës, pasi e vërteta është krejt ndryshe.

Postimi i ish-deputetes Meçorapaj
Show i Ramës në Vlorë, reagon ish-deputetja Nada Meçorapaj: Çfare thote Kryeministri per Spitalin e Vlores dhe çfare thone ata qe punojne aty…

╠Me poshte keni ‘Mrekulline e Tete te Vlores’ sipas Rames, por edhe pamjen reale te Shendetesise ne qytetin tone, sipas nje mjeku vlonjat.

≡Krahasojini dhe jepini te drejte Deputetit te Pare ose Mjekut. Jo sipas simpative politike, por asaj qe keni pare vete (nese jeni nga Vlora).

█Vlora perballet me mungese te theksuar ne mjeke specialiste: nuk ka mjek laboratori, nuk ka mjek hematollog, nuk ka mjek toksikollog, nuk ka mjek infeksioniste, ka vetem nje mjek neurollog te vetem per gjithe qytetin, mjeket obseter gjinekolloge jane pothuajse te gjithe pensioniste dhe mjeket e ardhur te emeruar nga ministrja nuk mbulojne urgjencat ne spitale sepse vijne ne oren 9 dhe ikin ne oren 12.

U konstruktua Poliklinika dhe nuk u ble asnje aparature e re, grafija eshte e vjeter e dhuruar nga nje mjek i ikur ne Gjermani, ECHO kardiake ne poliklinike nuk ka, laboratori i poliklinikes i gjithi me paisje te vjetra. Ne spitale nuk ka asnje investim ne aparature vetem suva, dyer dhe lyerje me boje.

Ne reanimacion mungojne monitoret, ne sallat e operacionit veglat e SANISERVIS jane të nje cilesie shume te ulet, nuk ka mjete per larjen e duarve te kirurgeve, nuk ka krevate operatore, mungon ndricimi i sallave te operacionit, mungojne aparaturat radiollogjike ne spitale dhe ne sallat operatore…

I vihet zjarri makinës së kryebashkiakut të Ramës, reagon Berisha: “Mafia godet mafien”!

Një ngjarje e rëndë e fshehur nga policia duket se është konsumuar mbrëmjen e djeshme në Peqin.

Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin makinës së kryetarit të Bashkisë.

Denoncimi është bërë publik nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mësazh ish-Kryeministrit Berisha.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mafia godet mafien!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor.mbrem eshte djegur makina e kryetarit bashkis peqin ne mes te qytetetit nderkoh shefi i krimeve te peqinit shetit neper fshatra per te kapur gardhet e fshatareve per ti mar lek. Ne foto eshte makina e djegur e kryetarit.

Basha publikon Raportin e GTCI: Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar raportin e Global Talent Competitiveness Index për vitin 2020 e cila ka në vëmendje të rinjtë dhe aftësinë e vendeve për të konkurruar me talent.

Sipas tij, ky është raporti i 10-të që evidenton korrupsionin e qeverisë pasi të rinjtë dhe të shkolluarit po zbarzin vendin prej papunësisë, varfësirë dhe korrupsionit më të lartë në Europë.

Raporti Global Talent Competitiveness Index është i dhjeti studim që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare.

“Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit sepse ka papunësinë më të lartë në rajon, varfërinë më të lartë në Europë, korrupsionin më të lartë në Ballkan, dhe mungesë të Shtetit të së Drejtës dhe meritokracisë. Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjthë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. @pdshqiperi kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca”, shkruan Basha në reagimin e tij.

“Global Talent Competitiveness Index 2020, është i dhjeti raport që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin më të lartë në Europë”, shkruan më tej kreu i PD, Basha.