25.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Marrëveshje për zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore me Edi Ramën do prodhojë edhe zgjedhjet e parakohshme. Konfirmimi vjen nga kryetari i PD Lulzim Basha në një intervistë për Abc Neës. “Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë.

Është një qendrim që ne nuk tërhiqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore”, thotë Basha.

Rikthimin e papritur në tryezën e dialogut nuk e quan surprizë. “Ne këtë hap kaq të rëndësishëm për të cilin kemi luftuar për t’ju dhënë të drejta shqiptarëve që të votojnë të pakërcënuar. Me kë do e bënim Reformën Zgjedhore, do linin Edi Ramën ta bënte me oligarkët dhe kriminelët apo me një Parlament fals.

Padiskutim që ne jemi garancia që ky proces të bëhet ashtu siç duhet”, shprehet kryedemokrati. Historia e Majit 2017 nuk do përsëritet sipas Bashës, pasi këtë herë ndërkombëtarët janë të ndërgjegjësuar si dikur për ligjin e dekriminalizimit.

“Është pjesë e dialogut që PD ka me gjithë faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre në Tiranë, ç’ka bëhet edhe më e rëndësishme në këto kohë zhvillimesh, në veçanti Reformën Zgjedhore dhe të përpjekjes së PD dhe opozitës së bashkuar për ti dhënë zgjidhje kësaj krize poltike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershm”, tha Basha.

I pyetur nëse fiton zgjedhjet Lulzim Basha do jetë kryeministër, po nëse i humb? “Unë nuk mendoj se shqiptarët prekupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës”, tha Basha./abcnews.al

Vendi drejt krizës së thellë, rritja ekonomike më e ulët në 4 vite

Rritja ekonomike në vitin 2019 pritet të jetë vetëm 2.7%, nga rreth 4.3% që ishte pritshmëria në fillim të vitit, sipas Kuadrit të ri Makro Ekonomik dhe Fiskal 2020-2023 të publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Ky është niveli më i ulëti që nga viti 2015, kur rritja rezultoi në nivelin e 2.2%.
Në një intervistë të mëparshme për Monitor, Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj pohoi se ekonomia shqiptare vlerësohet të jetë rritur me 2.7% në vitin 2019, duke shtuar se ngadalësimi i ekonomisë lidhet me faktorë që ndodhin një herë, si rënia e prodhimit të energjisë, mbyllja e lojërave të fatit, apo tërmeti që goditi vendin në fund të nëntorit.

“Në vitin 2019, rritja ekonomike u rishikua, kjo është artikuluar disa herë në disa nga daljet e mëparshme publike dhe e lidhur kryesisht me disa faktorë të ndodhur një herë, si ai i energjisë apo i mbylljes së lojërave të fatit, që çuan në tkurrjen e ekonomisë në vitin 2019”, tha ajo.

Sipas tabelave të publikuara në kuadrin e ri makro, vendi ka shënuar përkeqësim dhe në drejtim të mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Ato vlerësohen në 27.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 27.7-27.7% e PBB-së që janë mbledhur në vitet e mëparshme.

Borxhi publik pritet me rënie, në 66.2% të PBB-së, nga 67.9% në 2018-n dhe parashikimet janë që të ulet poshtë nivelit të 60% deri në vitin 2023.

Financat janë optimiste në të ardhmen. “Ekonomia pritet të vazhdojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të qëndrojë në nivelin prej 4% gjatë tre vjetëve tjerë, 2021–2023”, thuhet në raport.

Gjatë periudhës afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë, kërkesa e huaj neto (eksport-import) pritet të sjellë, gjithashtu, një efekt pozitiv, por margjinal.

Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës. Këto të fundit pritet të transmetohen në një rritje graduale të pagave, të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredimarrjeje më të lartë.

Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar.

Ndërsa, rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga shfrytëzimi më i intensifikuari kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, i vërejtur së fundmi, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik, gjatë periudhës së parashikuar, dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë.

Njëkohësisht, edhe vijimësia e përmirësimit të kushteve financiare dhe i lehtësimit të standardeve të huadhënies pritet të jetë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm.

“Loja mbaroi”, Trump diskretiton Bolton, i nxjerr videon ku…

Si plaku Bolton, edhe videot e Schiff, dalin në mes të gjyqit për impeachment të Senatit

Një varg videoklipesh të dala rishtas të ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton nxiti Presidentin Trump dhe përkrahësit e tij të Mërkurën të nxjerrin në pah ato që ata i kane përshkruar si pyetje serioze të besueshmërisë – të ngritura si nga Demokratët dhe Republikanët – mes gjykimit për impeachment të Senatit, ndersa presidenti ka tweetuar,”LOJA MBAROI!”

Në tweet-imin e tij, Trump u lidh me një intervistë të Bolton në gusht 2019, ku ai diskuton politikën e Ukrainës. Në klipin e intervistës Radio Free Europe / Radio Liberty, Bolton nuk përmend asnjë gje të paligjshme për të cilat ka qenë i sigurt , dhe pranon, siç kanë pretenduar Republikanët, se luftimi i “korrupsionit” në Ukrainë ishte një “përparësi e lartë” për administratën Trump.

Bolton gjithashtu i quan komunikimet e Trump me Presidentin Ukrainas Volodymyr Zelensky “të ngrohtë dhe të përzemërt”, pa përmendur ndonjë sjellje të gabuar. Videoja në dukje kundërshton pohimet e raportuara në librin e ardhshëm të Bolton, “The Room Where It Happened,”, që Trump në mënyrë eksplicite i tha atij se ai donte të lidhte ndihmën ushtarake për Ukrainën me një hetim mbi Joe dhe Hunter Biden.

Më vete, Fox News ka identifikuar klipet e Rep. Adam Schiff, D-Calif., tani udheheqesi kryesor i impeachmentit te Dhomes, në të cilin ai thotë se Bolton kishte një “mungesë besueshmërie” të veçantë dhe ishte i prirur për “teori konspirative”. Këtë javë, Schiff tha që Bolton kishte nevojë të dëshmonte në gjyqin e impeachmentit si një dëshmitar i rëndësishëm dhe i besueshëm!!!.

Kush është njeriu i Tahirit që kandidion për në krye të BKH, Zagani denoncon

Ish-shefi i antidrogës Fier, Dritan Zagani ka reaguar lidhur me kandidatët që kanë aplikuar për Byronë Kombëtare të Hetimit. Përmes një reagimi në facebook, Zagani shprehet se njëri prej kandidatëve është dhe ish-drejtori i Policisë Fier, Ervin Hodaj, i akuzuar për lidhjet e tij me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Habilajt.

“Pooorrrr aty pashë edhe disa të tjerë që me sjellin zorrët te gryka kur i mendoj, si p.sh ky ish vegla e Saje Qorrit që quhet ERVIN HODAJ, ky vegël që unë e di mirë se kush është që përpara se ta kisha epror të drejtpërdrejtë në Fier, ky që si vegël e Sajes, në përdorim të mjeshtrave të intrigues

Arben Skëndo e Zamir Shtylla, për kënaqësinë e shefit me beri kurban të Habileve kushërinj, ky mender drejetor që naten e shoqërimit të Audit të zi si vetë ai dhe sera e tijë, merrte në telefon e urdhëronte që të lirohen urgjent dhe të përcillen me nderime biznesmenet e famshëm Habilaj, kushurijn të dashur për shefin e madh.“, shkruan Zagani

Reagimi i plotë:
Po lexoja nje lajm që në plan të parë me dha një ndjenjë shpresë, atë ndjenjë që gjithë shqiptarët sot e presin me ankth si shpresa për të ardhmen. Por nuk që e thënë të gëzoja deri në fund ashtu, kjo sepse sapo po lexoja emrat e fituesve të mundshëm si BKH-istet të ardhshëm, një ndjenjë zhgënjimi ma hidheroi krejt kënaqësinë e fillimit.

Sepse për dreq disa nga emrat aty i njof mirë.. kishte aty burra e gra të respektuar dhe që do ishte vertet gjë e mirë të ishin pjesë e kësaj shprese.

Pooorrrr aty pashë edhe disa të tjerë që me sjellin zorrët te gryka kur i mendoj, si p.sh ky ish vegla e Saje Qorrit që quhet ERVIN HODAJ, ky vegël që unë e di mirë se kush është që përpara se ta kisha epror të drejtpërdrejtë në Fier, ky që si vegël e Sajes, në përdorim të mjeshtrave të intrigues

Arben Skëndo e Zamir Shtylla, për kënaqësinë e shefit me beri kurban të Habileve kushërinj, ky mender drejetor që naten e shoqërimit të Audit të zi si vetë ai dhe sera e tijë, merrte në telefon e urdhëronte që të lirohen urgjent dhe të përcillen me nderime biznesmenet e famshëm Habilaj, kushurijn të dashur për shefin e madh.

Kur shikoj këta çerrat si Ervini, habitem si nuk kanë kandiduar edhe shefat Skëndo e Shtylla se kështu kompletohej krejt kuadri dhe do dilte një BKH alla Saje 100% 🤮🙈.
P.s..mendojeni vetë pastaj kur do kemi një SPAK me Anton MARTININ, e një BKH me ERVININ, se si do ven punët vaj e se si drejtësia do të ndrije, me këto vegla shumperdorimeshe si këta dy ekzemplarë të shperlare

Ambasadorja amerikane kritika Ramës që në takimin e parë, i kujton porosinë e Trump…

Rama e ka pritur me dorën e ngrohtë të shtrirë dhe një tjetër të palosur mbi dorën e ambasadores. Më tej buzëqeshja e shtirur e një servili të trembur dhe nga ana tjetër distanca e Ambasadores amerikane, Yuri Kim, seriozitet në fytyrën e saj dhe një ftohtësi prej një diplomateje karriere.

Ambasadorja amerikan e ka nisur me kritika takimin e parë me Ramën. Në një njoftim të shkurtër të ambasadës amerikane mbi takimin thuhet se “Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie.”

Kjo fjali është në të vërtetë thelbi i asaj që është bërë publike nga ambasada dhe është censurur nga zyra e shtypit në Kryeministri. Po përse Rama e censuroi këtë angazhim të ri të ambasadores amerikane?

Arsyeja ka të bëjë me thelbin e kritikave amerikane ndaj Ramës. Shqipëria është sot vendi që ka buxhetin më të vogël të një vendi në NATO. Presidenti Trump ka kërkuar që vendet anëtare të plotësojnë detyrimin ku 2% e buxhetit duhet ti kalojë Alenacës.

Rama ka bërë të kundërtën. Ai ka vendosur rekordin më të ulët nga të gjitha vendet anëtare për kontributin në NATO që arrin në më pak se 0.9%. Kjo du nuk i ka pëlyer amerikanëve.

Ambasadorja Kim e ka bërë të qartë edhe në seancat e konfirmimit në Senat se do të zbatojë porositë e Presidentit Trump për NATO-n dhe këtë e ka bërë që në takimin e parë me Ramën.

Pjesa tjetër e fjalisë mbi “një bastion më të fortë sigurie” ka të bëjë me gjuhën diplomatike amerikane për të shprehur shqetësimin mbi problematikat e sigurisë që ka sot Shqipëria, ku shndërrimi i vendit në një protektorat të krimit të organizuar sjell jo pak probleme për sigurinë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Njoftimi i ambasadës:
Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe

një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta.

Reagon Bardhi: Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Ramës, i cili u shpreh sot se ka miratuar ligjin “AntiKÇK”.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh.

Reagimi i plotë

Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. 🙈Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. 👎

Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar. ☠

Ylli Rakipi paralajmëron Ramën: Do të shpërndaj një video ku…

Gazetari dhe moderator Ylli Rakipi, pasi ka dalë nga seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës, ku po përballet me dy padi të ngritura nga Edi Rama, për fyerje dhe shpifje, ka bërë një paralajmërim për kryeministrin.

Rakipi deklaroi se gjyqi kundër tij është i paracaktuar dhe shtoi, se është rast unikal në vendin tonë që kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do ti fitojë të gjitha gjyqet dhe paralajmëroi, se njerëzit e tij do ti shpërndajnë medias një video të Ramës.

“Njerëzit e mi do t’iu shpërndajnë një video ku kryeministri shprehet i bindur se do t’i fitojë të gjitha gjyqet. Unë kam dy procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama, ndërsa ai vetë i fyen gazetarët nga mëngjesi në darkë”, tha ai.

Rakipi vazhdoi me akuza duke thënë se tashmë Rama e ka konfirmuar se ka e në dorë dhe sistemin gjyqësor dhe iu ushtron presion gjyqtarëve me Vetingun, një pjesë e të cilëve nuk e kanë kaluar ende.

“Jam në gjyq me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore, është një nga ngjarjet më unikale, pasi Edi Rama tha se do të fitojë të 60 gjyqe që ka ngritur. D.m.th foli si të ishte gjyqtar me siguri që do t’i fitonte të gjitha.

Gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shumë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën e tyre në Gjykatat ndërkombëtare, unë i kërkoj atij që të vij këtu në gjyq dhe të përballet, dhe jo të sjellë avokatët që kanë vendosur në shumë raste dhe se kush do të jetë trupat gjykuese”, tha Rakipi.

Kryetari i emëruar i bashkisë Tiranë rrëmben pasuritë publike e private për t’jua dhënë klientëve të tij

• Erjon Veliaj shkatërron Tregun Elektrik duke dhunuar tregtarët dhe me dhunë policore prish banesat e dhjetëra banorëve te Medreseja. Kryetari i emëruar i bashkisë Tiranë rrëmben pasuritë publike e private për t’jua dhënë klientëve të tij

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Jemi këtu, në emër të Partisë Demokratike për të denoncuar dhunën e ushtruar dhe pashpirtësinë e ushtruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë dhe Bashkia e Tiranës me tregtarët e Tregut Elektrik në rrugën “Mihal Grameno”.

Është një treg prej 20 vitesh këtu. Nëse do të tregonim historinë, është një treg i transferuar këtu kur ishte kryetar bashkie Edi Rama në vitin 2000, nga “21 Dhjetori”. U transferua për shkak se atje bëhej një kullë, në atë zonë bëhej kulla e radhës e lejuar nga Edi Rama kryetar i Bashkisë. U transferua në këtë sheshin këtu ku u bë përsëri një pallat tjetër dhe nga ky pallat u transferua në këtë shesh. Pra, në 19-20 vite ky treg funksionon këtu, tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës por edhe qytetarë të tjerë e dinë rëndësinë e këtij tregu.

Ka qenë një njësi ekonomike e qëndrueshme, një ndihmë për shërbimin publik por edhe për familjet e këtyre tregtarëve. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë shitur çdo ditë në 20 vite; kanë mbajtur familjet e tyre; kanë shkolluar familjet e tyre; kanë mbajtur ekonominë familjare dhe sot kanë dalë në rrugë.

Nuk u është njoftuar asnjë vendim, asnjë akt administrativ ku do të transferohen. Nuk janë njoftuar paraprakisht, në mënyrë krejt të dhunshme, pa njoftim paraprak, pa transparencën e duhur nga Bashkia e Tiranës.

Tregtarët sot janë në rrugë, kanë miliona mall që nuk kanë ku t’i lënë, i kanë hedhur në rrugë, është dëmtuar malli i tyre, djersa e tyre. Dhe ky treg mbyllet vetëm për një shkak sepse do t’i shërbehet, do t’i vihet në dispozicion oligarkut të radhës, të enturazhit të Erion Velisë me shokë.

Është i dhunshëm veprimi i Erion Velisë si kryetar i bashkisë me qytetarët e vet. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Ne të gjithë e dimë që qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Erion Velinë dhe kjo është ajo çfarë ua përkthen në dhunë dhe në pashpirtësi.

Mos harrojmë, dhuna brenda dy ditëve, kjo dhunë e ushtruar dhe mbyllja e Tregut Elektrik, nxjerrja e tregtarëve në rrugë, mbyllja e ekonomive familjare dhe shkatërrimi i ekonomive të tyre familjare dhe e njëjta dhunë në këto çaste që ne po flasim po ushtrohet po nga Policia Bashkiake, po nga kryetarë Bashkie, po për një qëllim të vetëm, ndërtimin e një kulle tjetër.

Tek Medreseja ku disa banorëve, iu janë prishur banesat e tyre dhe pa asnjë shpjegim, siç kanë deklaruar vetë qytetarët, aty është një proces gjyqësor që nuk është i mbyllur, nuk ka marrë formë të prerë vendimi gjyqësor dhe duhej të pritej, duhet të sqarohen qytetarët.

Kjo dhunë e ushtruar ndaj gjithë qytetarëve, në target grupe të ndryshme për t’iu vënë në shërbim trojet e fundit në shërbim të oligarkisë dhe të kryetarit të bashkisë dhe të enturazhit të këtyre pushtetarëve, natyrisht është e dënueshme dhe qytetarët e Tiranës nuk do t’ia falin.

Meta: Qeveria të marrë masa për koronavirusin, jemi tërësisht të ekspozuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një prononcim për mediat ku u pyet rreth masave që ka marrë vendi ynë për koronavirusin e ri, u shpreh se Shqipëria duhet të marrë masat më të forta sidomos pas konfirmimit të dy rasteve në Italinë fqinje.

“Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës globale nga OBSH-ja duhen marrë masat më të forta të mundshme, sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus, për të penetruar në vendin tonë.

Aq më tepër kur tashmë janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje dhe ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh.

Unë mendoj se është koha për të marra masat më të forta, Shqipëria ka një eksperiencë me raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur, por është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim do të jetë më pasoja kritike.

Jemi në një proces komunikimi, besoj se rastet në vendet fqinje tregojnë qartë që jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë deportimin e këtij virusi në vendin tonë”, tha Meta.

Terminali i ri boshatis autobusët, shoferët: “Harxhojmë më shumë karburant dhe kohë, klientë më pak”

Prej datës 12 janar të këtij viti, autobusët dhe fugonat e veriut, jugut dhe qytetit të Durrësit kanë lëvizur nga ish-Dogana dhe janë pozicionuar tek kthesa e Kamzës.
Procedura e tenderimit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e terminalit të ri është hapur që në vitin 2016, me një vlerë prej 15.5 milion eurosh, pa përfshirë TVSH-në.

Fitues të këtij tenderi janë shpallur shoqëritë “SALILLARI SHPK & Hellas Servis SHPK & Analysis Computers & Software S.A. & Klodioda SHPK” të cilët do të menaxhojnë hapësirën prej 85,000 metrash katrorë deri në 35 vite.

Kryebashkiaku Veliaj, në një video të shpërndarë në profilin e tij të Facebook-ut ka treguar se 100-vjetori e gjeti kryeqytetin me punë konkrete dhe u kërkoi qytetarëve që të bënin pak durim derisa të kryhet i gjithë procesi i zhvendosjes.

“Ç’DËGJOJ UNË- LUM SI UNË! ÇFARË SHOH UNË- MJERË SI UNË!”
“Ç’dëgjoj unë- lum si unë! Çfarë shoh unë- mjerë si unë! Do ta bëjmë kështu, e do ta bëjmë kështu e realisht ja ku jemi”. Në këtë formë u shpreh drejtuesi i fugonit të Burrelit, pak para se të bëhej nisja e automjetit që ai drejton, i zhvendosur tashmë tek terminali i ri.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë, shoferi i fugonit të Burrelit rrëfen se ky terminal nuk plotëson kushtet bazike.

“S’ke banjo ku të shkojsh, unë marr malet… kjo është për të qesh për Vit të Ri, skeç. Nuk ka banjo!”, shpjegon ai për Citizens Channel teksa ngre shqetësimin se mjedisi i hapur i terminalit do i shkaktojë probleme në ditët me shi dhe gjatë stinës së verës.
“Me ra shi tani, unë jam vetëm, unë do mbyll derën.

Femrat nuk më njohin, a më vijnë ato në makinë? Kur të vijë vera, këtu do jemi. Jemi duke u pjek që tani“, artikulon në vijim drejtuesi i kësaj linje, i cili nuk dëshiron të identifikohet.

MË SHUMË TRAFIK, MË SHUMË KOSTO, MË PAK FITIM
Edhe drejtuesit e linjave të tjera ndajnë të njëjtin shqetësim. Shoferi i Fushë-Krujës shpjegon se pasagjerët janë shumë të irrituar nga ndryshimet e shpeshta të terminalit.

“Ka ndiku, deri tani që po shohim gjithë këto ditë më një fjalë, për keq. Për arsye se njerëzit janë të ç’rregullum, u duket sikur tallje. Se fillimisht, stacioni ka qenë tek ish-stacioni i Treni, nga atje tek Zogu i Zi, nga Zogu i Zi tek Dogana, nga Dogana tek Casa Italia. Ju është fiksu sikur po e çojnë në Vorë stacionin“, thotë ai teksa tregon se ka një rënie të punës me 50%.

Ky ndryshim është shoqëruar me një kosto të madhe financiare për të punësuarit në këtë sektor.

“Në qoftë se, bie fjala, më përpara do harxhoja 5000 lekë naftë, tani do harxhoj 7000-8000 lekë. Në qoftë se më përpara humbja gjys ore, tani do humb një orë e gjys. Naftë harxhojmë më shumë, kohë harxhojmë më shumë, klientë më pak. Kemi shumë vështirësi që të përballojmë taksat. Kërkojmë ndihmën e të afërmve tonë që të mbyllim vitin“, artikulon ai.

Zotëria rrëfen se është kthyer nga emigrimi katër vite më parë dhe ka ardhur qëllimisht për të hapur një biznes këtu e për të investuar për vendin. Ai shprehet se vështirësitë po e detyrojnë të mbyllë biznesin dhe të largohet sërish nga Shqipëria.

“Unë erdha që të hap një diçka për vendin tim, për popullin tim… është e kotë. Unë po pres ditën, sa të më skadojnë dokumentet e këto gjërat, nuk do i rinovoj më, do ta mbyll edhe do kthehem prapë aty ku isha“, përfundon shoferi i linjës së Fushë-Krujës, i cili heziton t’i ngrejë këto problematika me të dhënat e tij personale.

Ndërsa drejtuesi i mjetit që ndjek itinerarin Tiranë-Durrës shprehet se kjo zhvendosje ka rritur shumë trafikun, pasi fillimisht i duhet të kalojë në Kamzë, e më pas të dalë në autostradë. Ai ngre shqetësimin se i janë larguar klientët e rregullt.

“Trafik, ndotje, karburant që digjet. Nuk kursejmë dot as naftë, e harxhojmë të gjithë këtu në trafik. Ne shkojmë një herë në Kamëz. Gjys ore apo 45 minuta ne rrimë këtu, ndërkohë ne për gjys ore kemi pas shku në Durrës, tani nuk shkojmë dot.[Merr kohë] një orë, një ore e çerek“.

TERMINALI I RI KA ZBRAZUR AUTOBUSËT DHE KA NXITUR PALIGJSHMËRINË
“Klientela ka rënë me 70%, bosh, për 20 minuta nisem, vetëm dy veta kam” thotë fatorinoja e linjës Tepelenë-Tiranë. Ai, bashkë me drejtuesit e tjerë të linjave shprehen se ky ndërrim i ka detyruar njerëzit të përdorin forma të tjera alternative të cilat janë të paligjshme.

“Na janë larguar komplet dhe pasagjerë që kemi pasur të rregullt që udhëtonin me neve. Ai udhëton nga Tepelena, që hipën një taksi 8+1, paguan 1000 lekë, të vijë me neve nga Tepelenë në Tiranë paguan 800 lekë me linjë autobusi. Ai më mirë hipën tek taksia“, rrëfen fatorinoja, i cili shpjegon se autobusi paraardhës i këtij qyteti është larguar me vetëm katër pasagjerë.

“Ka ditë që nuk i kemi mbyllur shpenzimet për shkak të mungesës së pasagjerëve. Po nuk morëm pasagjerë, me çfarë t’i mbyllim shpenzimet? 9000 lekë i dua vetëm naftë. Dje pagova sigurimet, vajta i mora pensionin mamit që pagova sigurimet e mia“, shprehet më tej për Citizens Channel fatorinoja i autobusit të Tepelenës.

“Të gjithë ata të paligjshmit i ke në rrugë të Tiranës, i ke tek 21-shi me radhë. Pa taksa, pa asnjë gjë. Në mes të rrugës i ke, të shqyejnë xhaketën. Shteti kur funksionon, funksionon për të gjithë njësoj“, ngre shqetësimin shoferi i një linje tjetër, asaj të Vlorës, i cili bën me dije se të gjithë klientët e dikurshme po shkojnë drejt mjeteve pa licensë.

Konkurrenca, sipas tij është dyfish e padrejtë. Autobusi që ai drejton shpenzon më shumë naftë, e ka të ndaluar të ecë mbi normën e lejuar të shpejtësisë, rregulla të cilat nuk aplikohen tek mjetet që ushtrojnë veprimtari në mënyrë të paligjshme, shtjellon më tej drejtuesi i autobusit të Vlorës.

Jo vetëm për zotëruesit e automjeteve, edhe për pasagjerët kostoja dhe pakënaqësia është rritur.

“Unë banoj tek Shkolla e Bashkuar, me duhet të marr Kombinatin të vij deri në qendër, nga qendra më duhet të marr Institutin, të vij deri këtu. Nuk po qaj më tepër koston, po qaj kohën, sepse ka shumë trafik dhe më duhet një orë që të vij nga andej deri këtu. Të vish deri këtu, të do 1000 lekë taksia“, shprehet një udhëtare e linjës Tepelenë-Tiranë, e cila nuk dëshiron të identifikohet.

Ka edhe nga ata pasagjerë që përdorin nota sarkazme kur u kërkohet mendim rreth zhvendosjes së terminalit.
“Janë ngop të gjithë me gënjeshtra, sa nuk u bëhet që të hanë bukë më“, ironizon udhëtari.
*Citizens Channel/ Entenela Ndrevataj