21.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Celulari dhe Wi-Fi, dëmtojnë shëndetin më shumë se duhani

Mobile phone addiction - couple is texting and browsing in the bed

Ndoshta nuk e kuptojmë, por jemi duke u bombarduar çdo ditë nga frekuenca të padukshme që dëmtojnë shëndetin tonë fizik dhe mendorë

Fusha ElektroMagnetike (FEM) mund të përfshijë frekuenca që janë të shëndetshme, si Dielli.

Por, gjatë shekullit të fundit kemi pasur një shpërthim ekspozimi ndaj frekuencave të panatyrshme, të cilat janë rritur mbi një miliardë. Sa herë që përdorim telefonat celularë, kompjuterë, apo Wi-Fi, ne jemi të ekspozuar ndaj këtyre frekuencave të rrezikshme.

Në vitin 2011 Organizata Shëndetësore Botërore klasifikoi telefonat si shkaktari kancerogjen i Klasës A. Në studimin e vitit 2018 i financuar nga Instituti Nacional Shëndetësor SHBA vërtetoi se shkakton kancer.

Duhet të kuptojmë se nga fusha elektromagnetike të shkaktuar nga këto frekuenca dëmtojnë shëndetin, kanë të njëjtin efekt si rrezatimi X.

Ekspozimi ndaj rrezatimin të telefonave dhe Wireless, rrit rrënjësisht rrezikun për sëmundje kronike si: kancer, sëmundje të zemrës, aritmi të zemrës, diabet, artrit, katarakt, dhe shumë të tjera.

Aq më keq Programi SpaceX Starlink planifikon të vendosë 42,000 satelitë afër tokës për të mbuluar plotësisht tokën me rrjetin 5G. Që do të thotë katër herë më shumë sesa ato që kemi momentalisht.

Politika aktuale botërore ka hall që të mos spiunohen nga kompanitë që vendosin këto sisteme 5G, dhe jo për të na mbrojtur nga rreziqet e shumta të përmendura më lart.

Pasojat nga përdorimi i këtij sistemi janë ekuivalente sikur të pimë duhan. Cigarja e shekullit 21. Metoda më e mirë për tu mbrojtur nga këto rrezatime/rreziqe është dieta ndaj tyre.

Rama përgatit vjedhjen e zgjedhjeve, ja urdhëri për kryebashkiakët e emëruar prej tij

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një mesazh të një qytetari i cili denoncon administratën e bashkisë Rrogozhinë për dublim të kryepleqeve të fshatit.

Sipas denoncuesit kjo është një menyrë e tyre për të siguruar sa më shumë vota me urdhër nga lartë fare.

Postimi i plotë

Degjoni si pregatit vjedhjen e zgjedhjeve Edvin Kristaq Mafia!
Urdheron dublimin e kryepleqve!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!
Bëmat e uzurpuesve të bashkisë Rrogozhinë nuk kanë të sosur. Nuk u mjaftoi fryrja e administratës e as të punësuarit nga rrethe të tjera por tani po aplikojnë mënyrën e vjedhjes së taksave të qytetarëve të padëgjuar ndonjehëre më parë.

Menyra e tyre për të siguruar sa më shumë vota me urdhër nga lartë fare është dublimi i kryepleqve të fshatit. Sot fshatra të bashkisë Rrogozhinë kanë nga dy kryepleq. Presim shpikjet e rradhës sepse frika qe po i vjen fundi ka bere qe të shpalosin gjithë talentin e tyre në shpikje vendesh pune.

Ylli Rakipi shpërthen para Gjykatës: Rama të vijë në gjyq të përballet! Është rast unikal…

Gazetari Ylli Rakipi ka qenë sot në Gjykatën e Tiranës, kum po përballet me dy padi të ngritura nga kryeministri Rama, për fyerje dhe shpifje në dëm të tij.

Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Rakipi u shpreh se është rast unikal në vendin tonë, që kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do ti fitojë të gjirtha gjyqet.

Rakipi tha se kjo nuk është gjë tjetër, veçse konfirmimi se kreu i qeverisë ka në dorë dhe sistemin gjyqësor dhe iu ushtron presion gjyqtarëve me Vetingun, një pjesë e të cilëve nuk e kanë kaluar ende.

“Jam në gjyq me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore, është një nga ngjarjet më unikale, pasi Edi Rama tha se do të fitojë të 60 gjyqe që ka ngritur.

Dmth foli si të ishte gjyqtar me siguri që do t’i fitonte të gjitha. Gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shumë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën e tyre në Gjykatat ndërkombëtare, unë i kërkoj atij që të vij këtu në gjyq dhe të përballet, dhe jo të sjellë avokatët që kanë vendosur në shumë raste dhe se kush do të jetë trupa gjykuese.

Njerëzit e mi do t’iu shpërndajnë një video ku kryeministri shprehet i bindur se do ti fitojë të gjitha gjyqet. Unë kam dy procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama, ndërsa ai vetë i fyen gazetarët nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Rakipi.

Nga ana tjetër, avokati i Rakipit, Dorian Matlija, tha se deklaratat e kryeministrit e vendosin gjykatën nën presion dhe se çështja do të shkojë deri në Gjykatën e Strazburgut, nëse do të jetë e nevojshme.

“Procesi gjyqësor është në fazën përgatitore. Janë dy padi, të cilat janë bërë nga kryeministri, dy prej shumë padive që ka hapur kryeministri për shumë personalitete. Deklarata që ka bërë kryeministri nga Kuvendi, është e pavend, e ka theksuar edhe Gjykata Eruopiane e të Drejtave të Njeriut në çështje të mëparshme. Këto deklarata e vendosin gjykatën nën presion.

Kjo mazhorancë e ka bërë vazhdimisht, presion ndaj gjyqësorit. Këtë rradhë kemi të bëjmë me nje axhendë personale të kryeministrit Edi Rama. Jemi në kushtet e një presion, nuk kemi të bëjmë me situatë normale, gjyqtarët janë nën presionin e vettingut. Synimi ynë është ta zgjidhim cështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. Sido të sillet kryeministri, ne do të bëjmë veprimet e duhura. Ky njeri ka dalë hapur të sfidojë gjyqësorin“, u shpreh Matlija.

Si u bojkotua i ashtuquajturi film “I love Tropoja”! Këshilltari i ministrisë zbulon skandalin: Salla ishte bosh!…

Këshilltari i Ministrisë së Turizmit Ermal Telhai, ka komentuar filmin e fundit të Ermal Mamaqit, që sipas tij ishte shumë më poshtë pritshmërive, ndërsa salla në Pallatin e Kongreseve ishte më shumë se treçereku bosh.

Sipas Telhait, si pasojë e pjesëmarrjes së ulët në premierë, u zhgënjye dhe vetë Mamaqi, ndërsa shton se ndjeu keqardhje për kastin e filmit, që duhet thënë në mesin e tyre kishte dhe emra të njohur të kinematografisë shqiptare.

Duke u ndalur te fabula e filmit, Telhai shprehet se asnjë prej personazheve nuk ishte vendosur në vendin e duhur dhe asnjëra prej familjeve, as ajo tropojane dhe as ajo nga Fieri nuk janë përfaqësuar si duhet në skenar.

Postimi i plotë i Telhait
Kam parë filmin e parë të Ermal Mamaqit dhe e quaj komedi shumë të sukseshme ku kam qeshur pa fund. Me të njëjtën pritshmëri shkova edhe dje në premierën e dytë në orën 21:00, ku prisja të qeshja 10 herë më shumë, por qesha 10 herë më pak se në filmin “Dy gisht mjaltë”.

Prisja rradhë të gjatë për të hyrë se premierë, por nuk pati. Në sallë nuk ishin më shumë se çereku i karrigeve të mbushura. Mu dhimbs kasti sepse një energji, marketing dhe përkushtim aq i madh, nuk meritojnë të kenë aq pak prezencë. Mbase kjo ishte një analizë e bërë jo mirë nga organizatorët dhe në fjalën përshëndetëse të Ermalit, u duk zhgënjimi.

Salla bosh të trishton!

Unë as jam, as pretendoj të jem ndonjë herë kritik filmi, por si njohës modest i mardhënieve me publikun, më takon të reagoj për atë që prisja të shihja përkundrejt asaj që pashë në film në këtë prizëm.

Filmi filloi, komercializmi pritej dhe gjatë 2-orëshit pashë reklamë për një bankë, një klinike plastike, një karburant, një dyqan laptopësh, një agjensi turistike, një mobileri, një sallameri, një markë patatinash, një birrë, një kafene, një markë uji, një dyqan që jepte makina me qera, ndoshta edhe ndonjë gjë që se kujtoj. Në asnjë film deri më sot nuk kam parë kaq reklama të integruara, prandaj e quaj marketing të tepërt (ndoshta jo të keq).

Ne thelb të skenarit është Landi që e emërojnë drejtor banke në Tropojë, zonë që në film u trajtua më keq se zonat e luftës në Siri për nga rrezikshmëria.

Ngjarjet zhvillohen rreth dy familjeve, një tropojane dhe një fierake, që në gjykimin tim, asnjëra e përfaqësuar denjësisht.

Po i marr me rradhë se çfarë prisja të shihja e çfarë pashë:

Prisja një kryefamiljar tropojan të sertë, fanatik por të rregullt, siç unë njoh shumë të tillë, por pashë një njeri prehistorik të parruar, të pakulturuar, që nuk di të hajë, që ofendon gruan e tij duke thënë “kam 40 vjet që fle me një burrë” (citim nga filmi ky), që kërcënon me dy bodigardë me maska dhe armë për martesë të detyruar mikun të cilit i hapi shtëpinë, e në fund ndërron edhe orientimin seksual.

A është ky babai tropojan?!

Prisja një grua kryefamiljare fanatike, të çuditur nga koha që ka ardhur, jo mendjehapur, por zonjë të denjë, që pavarësisht skamjes dhe mentalitetit të kohës, ja ka dalë të rrisë dhe edukojë shumë fëmijë. Në fakt pashë një imazh të shpërfytyruar me vetulla të bashkuara, injorante, që nuk dinte as të fliste as të hante, as të përshtatej, as të sillej.

A është kjo nëna tropojane?!

Prisja një vajzë të ndrydhur, të frikur nga mentaliteti paragjykues, nga autoriteti i meshkujve të familjes. Në fakt ky ishte roli që mu duk më origjinal, që luhej nga një tropojane dhe i shkonte, më pëlqeu edhe komizmi, por konkteksti i vendosur s’mu duk i duhuri.

Prisja djemtë e familjes që të ishin emigrantë në Londër siç i nxjerr dhe filmi, por emigrantë të rregullt, që punojnë me djersë dhe ndihmojnë familjen, por pashë dy djem që i pari merrej me drogë, ndërsa i dyti (rolin e të cilit e luan miku im Julian Deda) ishte martuar me një të moshuar për letra ose për trashëgim pasurie dhe që kërcënojnë kunatin me pistoletë në kokë.

Raste të tilla mbase ka, por a janë këta djemtë tropojanë që duhen promovuar?!

Prisja të shihja si fund të lumtur një dasmë tradicionale, që përcillte mesazhe kundër paragjykimeve dhe stigmatizimeve por me qasje komike, si dhe elementë të kulturave të ndryshme familjare por që jetojnë nën një umbrellë që quhet shqiptari. Në fakt pashë një dasmë me roje me maska dhe kallash në hyrje, ku plasi sherri me grushta, armë, pjata e çfarë kishin nëpër duar, e sikur të mos mjaftonte kjo, mbyllet me “Dajën” e dhëndrit i cili i quan tropojanët bij kurvash që duan t’ja martojnë nipin me zor dhe për këtë veprim, kryefamiljari tropojan i thotë “bravo bre burrë”.

A është kjo tradita e familjeve tona?! A është kjo ajo që duhet të përcjellim tek shikuesit nëpërmjet komedive?!

Nëse dikush nga ju që e keni parë filmin, keni arritur të kuptoni mesazhin, jeni të lutur të ma thoni.

Unë u përpoqa shumë, por nuk e kuptova dot!

Koronavirusi, sa duhet të shqetësohemi dhe si ta parandalojmë

James Gallagher, BBC

Një virus, i panjohur më parë për shkencën- po shkakton sëmundje të rëndë mushkërish në Kinë dhe është pikasur edhe në vende të tjera. Të paktën 213 persona kanë vdekur nga virusi në Kinë, që u shfaq në dhjetor në qytetin Wuhan, me 10 mijë raste në mbarë vendin. Ka pasur raste edhe në 18 vende të tjera, por pa vdekje. Ekspertët presin që numri të rritet.

Një virus i ri që del në skenë, duke shkaktuar pneumoni te pacientët, është gjithmonë shqetësues dhe zyrtarët e shëndetësisë në mbarë botën janë në alarm. A mund të kufizohet ky shpërthim apo është diçka shumë më e rrezikshme?

Çfarë është ky virus?
Zyrtarët në Kinë kanë konfirmuar se është një koronavirus. Kjo është një familje e gjerë virusesh, por vetëm shtatë prej tyre njihen se infektojnë njerëzit.

Sa të rënda janë simptomat?
Duket se nis me temperaturë, pasuar nga një kollë e thatë dhe, pas një javë, nisin problemet në frymëmarrje. Disa pacientë kanë nevojë për trajtim spitalor. Rreth një në pesë raste mendohet se është i rëndë. Duhet theksuar se infeksioni nuk shkakton rrjedhje hundësh apo teshtima.

Sa vdekjeprurës është?
Të paktën 213 persona dihet se kanë vdekur nga virusi, por teksa niveli i vdekjeve duket i ulët, të dhënat janë akoma të pasakta. Mijëra pacientë po trajtohen dhe nuk dihet nëse do jetojnë apo do vdesin. Po ashtu nuk dihet sa raste të paraportuara ka.

Nga ka ardhur?
Viruset e reja zbulohen çdo ditë. Ato kalojnë nga një specie tek njeriu. Shumë prej rasteve janë lidhur me një treg ushqimesh deti në Wuhan. Por rasti i parë i dokumentuar nuk ka lidhje me tregun. SARS dihet se nisi nga lakuriqi, kaloi te macet kivet dhe më pas te njeriu.

Cila kafshë?
Në momentin që zbulohet kafsha, prej nga ka ardhur virusi, problemi bëhet më i lehtë. Disa krijesa deti e mbajnë këtë virus. Po ashtu në tregun ku janë pikasur më shumë raste shiteshin pula, lakuriqë, lepuj, gjarpërinj, të cilët ka më shumë gjasë të jenë burimi.

Shkencëtarët thonë se virusi i ri është i lidhur ngushtë me një të ngjashëm, të zbuluar te lakuriqët. Megjithatë kjo nuk do të thotë se lakuriqët janë burimi i shpërthimit- ata mund të kenë kaluar virusin te speciet e tjera në treg.

Përse Kina?
Për shkak të madhësisë dhe dendësisë së popullsisë, si dhe për shkak të kontaktit të ngushtë me kafshët që e mbajnë virusin.

Me sa lehtësi përhapet?
Në fillim u tha se virusi nuk përhapej mes njerëzve, por kjo teori ka rënë. Shkencëtarët thonë se një person i infektuar e kalon virusin deri te 2.5 njerëz. Ajo që dimë është se virusi nuk do të zhduket vetë. Vendimi i Kinës për të izoluar qytetet, mund të ndalojë përhapjen.

Kur bëhet infektues një njeri?
Shkencëtarët kinezë thonë se njerëzit bëhen infektues edhe përpara se të shfaqen simptomat. Koha mes infeksionit dhe simptomave- zgjat nga një deri në 14 ditë. Kjo do e bëjë punën më të vështirë.

Me sa shpejtësi përhapet?
Duket sikur numri i rasteve po shtohet shpejt. Por kjo ndoshta nuk është shumë e saktë. Shumë prej rasteve të reja po dalin në dritë falë përmirësimit të aftësisë së Kinës për të zbuluar personat e infektuar.

Aktualisht ka pak informacion për nivelin e shtimit të rasteve. Por ekspertët thonë se numri i personave të sëmurë mund të jetë shumë më i madh se shifrat e raportuara.

A mund të pësojë mutacion virusi?
Po, mund të presësh që viruset të pësojnë mutacion dhe të evoluojnë me kalimin e kohës. Por është e vështirë ta dallosh. Autoritetet kineze thonë se aftësia e virusit për t’u përhapur po bëhet më e madhe, por nuk janë të qartë për rreziqet e mutacionit të virusit. Kjo është diçka që shkencëtarët po e monitorojnë nga afër.

A mund të ndalohet përhapja?
Tashmë e dimë se virusi nuk do ndalet vetë; vetëm veprimet e autoriteteve kineze do të sjellin fundin e kësaj epidemie. I vetmi opsion është të parandalosh që njerëzit të infektohen dhe të përhapin virusin te të tjerët.

Kjo do të thotë:
Kufizim i lëvizjeve të njerëzve.
Inkurajim i larjes së duarve.
Trajtim i pacientëve në izolim me punonjës që mbajnë veshje mbrojtëse.
Një punë e madhe hetimore duhet bërë edhe për të identifikuar personat me të cilët pacienti ka pasur kontakt, për të zbuluar nëse e kanë virusin.

A ka vaksinë apo trajtim?
Jo. Megjithatë po punohet për këtë. Shpresohet se puna e bërë për një vaksinë për virusin MERS, që është po ashtu koronavirus, ta bëjë punën më të lehtë.
Spitalet po testojnë ilaçe anti-virale për të parë nëse kanë ndikim.
Një kombimim i dy ilaçeve- lopinavir dhe ritonavir- rezultoi i suksesshëm në epideminë e SARS-it dhe po testohet edhe tani në Kinë.

Studimi: Shqipëria me nivelin më të ulët të investimeve në rajon

Shqipëri dhe Mali i Zi janë dy vendet më fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Europian (BE) në raport me totalin.

Sipas një studimit nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës në vitin 2018 Shqipëria kishte nga BE vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi, i cili shënoi vetëm 44.3 për qind të totalit të investimeve të huaja nga vendet e Bashkimit Europian.

Në vendet e tjera në zhvillim të Europës Qendrore dhe Juglindore (CESEE) përqindja e investimeve nga vendet e BE është shumë më e lartë.

Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së, Serbia raporton se ka 73.6 për qind të investimeve të huaja direkte nga vendet e BE, Bosnja 66.7%, Bullgaria 79.6%, Rumania 91.1 %, Hungaria 92.7% etj, (Sipas hartës me poshtë).

Por, pavarësisht origjinës, investimet në terma bruto shënoi rritje në Moldavi, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë.

Tradicionalisht, rajoni CESEE ka tërhequr shumicën e investimeve nga vendet e BE-së. Për secilin prej vendeve të rajonit gati 3 të katërtat e investimeve të huaja vijnë nga BE-e, ndryshe nga rasti i Shqipërisë që gati gjysma e fluksit të investimeve ishin nga vendet jo të BE-së si Kanadaja, Turqia, Zvicra etj.

Por trendet e fundit tregojnë se në Hungari dhe Slloveni ka një zbehje të investimeve nga vendet e BE-së, të cilat kanë ardhur në rënie në pesë vitet e fundit.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe në një masë më të vogël Bosnjës, roli i vendeve të BE si investitorë të huaj po vjen në rënie gjithashtu raporton instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës.

Pabarazitë e të ardhurave ndërmjet vendeve të Rajonit CESEE mbeten të mëdha.
Këto vende ende po vuajnë mungesën e integrimit ekonomik në BE si në tregti dhe në investimet e huaja direkte.

Sot mbyllet afati e merkatos së janarit, detajet për ligat e ndryshme

Klubeve evropiane u kanë mbetur vetëm edhe disa orë për t’i finalizuar marrëveshjet për të sjellë përforcime në skuadër këtë muaj, për pjesën e mbetur të sezonit 2019/20.

Afati kalimtar i janarit mbyllet të premten në të gjitha ligat e mëdha të Evropës. Klubet e Bundesligës gjermane kanë kohë deri sot në orën 18:00 t’i kompletojnë marrëveshjet, ato të Italisë deri në orën 20:00, ndërsa në Francë, Spanjë dhe Angli klubet kanë kohë deri në orën 24:00.

Lojtarët e rinj mund të luajnë në ndeshjet e kësaj fundjavë vetëm nëse ata regjistrohen te klubi i tyre i ri para orës 13:00 të premten. Përndryshe, ata do të duhet të presin për rundin e radhës të kampionateve vendore.

Deri më tani, transferimi i Bruno Fernandesit nga Sporting Lisbona në Manchester United ka qenë më i madhi. Manchester Unitedi i ka shpenzuar 55 milionë euro për portugezin, ndërsa shuma mund të rritet edhe më tutje në bazë të shtesave.

Edhe Real Madridi veçohet në këtë afat kalimtar pasi që i shpenzoi 26 milionë funte për transferimin e talentit të ri të Flamengos, Reinier Jesus, ndërsa Borussia Dortmundi arriti ta transferojë yllin Erling Braut Haaland nga Red Bull Salzburgu për vetëm 17 milionë funte.
Klubet mund marrin lojtarë që janë pa klub edhe pasi të mbyllet afati kalimtar – kurdo gjatë sezonit – për aq kohë sa ata të jenë liruar apo larguar nga klubi i tyre paraprak para se të ishte mbyllet afati kalimtar.

Klubeve të Premierligës nuk u lejohet të transferojnë lojtarë në formë huazimi pas mbylljes së afatit kalimtar, përveç në rrethana ekstreme – si për shembull nëse asnjë portier senior i një klubi s’është në dispozicion për të luajtur.

Zidane përgënjeshtron lajmet për kthimin e Bale tek Tottenham

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka tentuar t’u japë fund spekulimeve për transferimin e Gareth Bale në Tottenham, duke thënë se ende llogarit në uellsianin dhe se nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shitjes së tij.

Mediumet britanike raportuan sot se drejtuesit e Tottenhamit janë shumë optimistë se e kanë gjetur një ofertë mjaftueshëm të mirë për ta kthyer sulmuesin anësor, Gareth Bale, sërish në Londër sot, nga Real Madridi.

Detajet e marrëveshjes u tha se nuk janë kompletuar ende, veçanërisht për pagën e Gareth Bale, i cili tani i fiton rreth 500 mijë funte në javë në Santiago Bernabeu. Por, The Times raporton se hierarkia e Tottenhamit beson se marrëveshja do të arrihet sot.

Drejtuesi i Tottenhamit, Daniel Levy, udhëtoi në Madrid për të negociuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, në tentim t’i siguruar shërbimet e 30-vjeçarit, i cili u largua nga White Hart Lane në Madrid në vitin 2013 për 85 milionë funte, që atëherë ishte rekord botëror.

Megjithatë, anësori uellsian është ende pjesë e skuadrës së Tottenhamit dhe i ka bërë gjithsej 12 paraqitje në La Liga këtë sezon. Mungesa e shpeshtë e Balë në formacionet e para të Real Madridit ka bërë që Tottenhami të interesohet për ta kthyer atë në Premierligë.

Përkundër kësaj, Zidane ka thënë se Real Madridi as nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit të Bale, duke thënë se ai llogarit ende në futbollistin uellsian.

“Gareth është këtu me ne dhe unë po llogaris në të. Nuk jam as duke e shqyrtuar mundësinë ta lejojmë Bale të largohet”, ka thënë Zidane.

Trajneri Jose Mourinho po kërkon edhe përforcime të tjera për repartin e sulmit, përkundër transferimit të Steven Bergwijnit dhe Gedson Fernandesit, pasi që Harry Kane do të mungojë për disa javë të tjera shkaku i një lëndimi muskulor.

Klubi londinez nuk do të ketë shumë kohë për të arritur marrëveshje me futbollistin dhe Real Madridin, pasi që afati kalimtar i janarit mbyllet sot në mesnatë.

Zbulohet e ardhmja e Messit te Barcelona, detajet e kontratës

Lionel Messi dëshiron kontratë të re çdo vit në Barcelonë, por nuk dëshiron të nënshkruajë më shumë sesa për dy sezone vijuese, përkundër që oferta për kontratë të pacaktuar do t’i sjelltë atij përfitime ekonomike. Ai gjithashtu dëshiron ta ketë opsionin për ta anuluar vetë kontratën çdo 30 qershor.

Në nëntor të vitit të kaluar, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu Maria, bëri të ditur se ai do të donte t’ia ofronte 32-vjeçarit një kontratë “të pacaktuar”, që do të bënte që argjentinasi të luajë në Camp Nou deri në fund të karrierës së tij, shkruan Forbes.

Vetëm pak kohë më vonë, drejtori sportiv i klubit, Eric Abidal, e mbështeti propozimin e presidentit, duke shtuar se dy palët ishin në negociata për t’iu dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e Messit me një kontratë të re.

Megjithatë, Mundo Deportivo raportoi se Barcelona dhe babai e agjenti i Messit nuk ishin duke negociuar, përkundër që të dyja palët e përmendnin vazhdimisht të ardhmen nëpër interviste. Ky medium gjithashtu raportoi se klubi as nuk ia ka idenë se kur do të fillonin negociatat me futbollistin.

Ndërkohë, pasi Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, ai foli për këtë problem edhe vetë: “Njerëzit në klub më njohin. Ata e dinë se nuk ka asnjë problem përtej asaj që thuhet në kontratë. Ajo që unë e ndiej për këtë klub shkon përtej çfarëdo nënshkrimi apo roli. Kështu që, s’e kemi asnjë problem”.

Shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë, si shkarkimi i Ernesto Valverdes dhe emërimi i Quique Setienin, dhe Mundo Deportivo shkruan sot se Messi – i cili është i lirë të largohet në fund të këtij sezoni, përkundër që e ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij – tashmë ka vendosur.

Messi thuhet se përkundër që mund të përfitojë financiarisht nga një kontratë e “pacaktuar”, ai do të pranojë ta zgjasë kontratën çdo vit për dy sezone vijuese, përderisa e ka opsion të largohet pa pëlqimin e klubit çdo vit më 30 qershor.

Neymar kritikohet ashpër: Është arrogant…

Sulmuesi i Montpellier, Andy Delort, e ka paralajmëruar yllin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, se ai nuk duhet të tallet me kundërshtarët e tij, para takimit mes dyshes sërish në ndeshjen e Ligue 1.

Braziliani Neymar u akuzua se kishte mungesë respekti pasi që i kishte bërë disa trike gjatë fitores me rezultat 3:1 të Paris Saint-Germainit kundër Montpellier, në dhjetor.

Ai e kishte shënuar golin e parë të PSG-së atë natë përmes një gjuajtje të lirë, duke e barazuar rezultatin, pasi që parisienët kishin qenë duke humbur shkaku i një autogoli të Leandro Paredes.
Mysafirët pastaj u goditën nga humbja e mbrojtësit Pedro Mendes që u ndëshkua me karton të kuq, si dhe me dy golat e tjera të PSG-së, të shënuara nga Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi.

Drama nuk përfundoi kur gjyqtari e sinjalizoi ndeshjen, pasi që Delort e pati një zënkë me Neymarin teksa dilnin nga fusha. Algjeriani e kishte kritikuar kundërshtarin e tij për sjelljen afër fundit të ndeshjes.

“Diçka ndodhi kur ne po ktheheshim në zhveshtore dhe ai moment bëri shumë bujë pasi që ishte i përfshirë Neymari”, sqaroi sulmuesi në një intervistë të dhënë për Le Parisien.

“Se a është Neymari apo dikush tjetër, s’ka rëndësi. Ai është vetëm një njeri, edhe nëse ështe futbollist i jashtëzakonshëm. Ai nuk ka nevojë të tallet me kundërshtarët e tij”.

“Ai fitoi 3:1 dhe e shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, kjo ishte e mirë. Por, unë e kritikova atë për sjelljen e tij arrogante. Ishte e rëndësishme për mua t’ia them në fytyrë”.