21.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Delegacioni i lartë i KiE në Tiranë për zgjedhjet, çfarë pritet të ndodhë

Këshilli i Europës, organizata lider në kontinent për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, arriti të zmbrapsë deri diku një nismë të kryeministrit Edi Rama për të vënën nën kontroll median. KiE e dërgoi në Komisionin e Venecias atë që njihet si ‘paketa antishpifje’ e Edi Ramës.

Disa muaj më parë, KiE i tha një tjetër ‘shuplakë’ Edi Ramës, kur anuloi pjesëmarrjen në vëzhgimin e votimeve të 30 qershorit. Drejtuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës thanë se nuk do dërgojnë delegacion vëzhgues në Shqipëri. Goditja e fortë merrte kuptim pasi vlerësimi politik i zgjedhjeve lokale bëhet pikërisht prej tyre. Në vend ngeli misioni i ODIHR, që bëri vlerësimin e zgjedhjeve, duke i quajtur në çdo pikë skandaloze.

Pikërisht për këtë çështje, në fillim të shkurtit pritet qënë Tiranë të zbarkojë një delegacion i nivelit të lartë të KiE. Në qendër të diskutimeve do jenë zhvillimet pas ’30 qershorit’. Dihet tashmë se standardet e këtyre votimeve ishin skandaloze, pavarësisht se nuk kishte garë. Ndërkohë prej asaj kohe, një numër në rritje kryebashkiakësh të zgjedhur nga Edi Rama, kanë rezultuar si të lidhur me krimin.

NJOFTIMI
Një delegacion i Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale të Këshillit të Evropës do të bëjë një vizitë të nivelit të lartë në Tiranë nga 4 më 6 shkurt. Në qendër të vizitës do të jetë situata e demokracisë në vend dhe veçanërisht zhvillimet që nga zgjedhjet e fundit lokale, mbajtur në qershor 2019.

Delegacioni do të përbëhet nga Presidenti i Kongresit, Anders Knape (Suedi, EPP/CCE), Presidenti i Dhomës së Rajoneve, Gunn Marit Helgesen (Norvegji, EPP/CCE), Presidenti i Dhomës së Autoriteteve Lokale, Xavier Cadoret (Francë, SOC/G/PD) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit, Andreas Kiefer.

Programi përfshin takime me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, Zëvendësministren e Brendshme Romina Kuko, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i Delegacionit Shqiptar në Kongres, Erion VELIAJ, dhe me Kryetarin e KQZ, Klement Zguri.

Veç këtyre, janë planifikuar takime edhe me një përfaqësues të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Delegacioni do të shkëmbejë pikëpamje me përfaqësues nga Shkodra, me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe kryetaren e Këshillit Rajonal të Shkodrës, Greta Bardeli. Programi do të plotësohet nga takimet me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, OJQ ndërkombëtare e vendase dhe shoqata të vetëqeverisjes territoriale, si dhe me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Denoncimi i Malltezit: Si Rama po vjedh 15 milionë euro. Batërdia përmbi 4-fish!

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, e cila lajmëroi fituesin e tenderit 15 milionë euro për mbylljen e venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano.

E gjithë procedura u zhvillua e fshehtë, me negocim të drejtëpërdrejtë dhe kontrata e majme ju dha një kompanie të regjistruar vetëm tre muaj më parë.

Malltezi e ka krahasuar me vitin 2009, ku në atë kohë kostoja e reahbilitim të mbetjeve në këtë zonë kushtone shumë herë më pak sesa tani, vetëm 4 milionë USD. Në atë kohë projekti mbikëqyrej nga Banka Botërore.

“Kjo ndodh veç në republikat e bananeve ku lideri suprem vjedh në mënyrë supreme. Dhe nuk ka as institucione që ta vënë nën kontroll, as zotërinj brenda forcës së vet politike që të shprehen haptaz”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Postimi i plotë
Miremengjes, dhe me kete tabele te vjedhjes 4-fish pa tender ju uroj dite te mbare!
Ne 2009-2010 banoret e Porto Romanos fituan nje siperfaqe te gjelber aty ku me pare ishin mbetjet e rrezikshme te lindanit. Projekti mbikqyrej nga Banka Boterore.

I gjithe komponenti perfshi transportin e mbetjeve te rrezikshme per ne Gjermani, projektin, ndertimin e inkapsulimit per mbetje te rrezikshme (jo urbane!), supervizimin etj. kushtoi pak me pak se 4 milione dollare. Sot marrim vesh sihariqin qe vec per rahabilitim qeveria po i jep pa tender 15 milione euro (gati 16.6 milione usd) nje kompanie qe e ka zgjedh vete, jane pa sy-me-sy dhe kane perlare-ndare parate bashke. Baterdia permbi 4-fish.

Po pse jane 4 here me te lire kur behen projektet me fondet e huaja? Per me teper edhe me cilesi te vecante deri per mbetje te rrezikshme! Kjo ndodh vec ne republikat e bananeve ku lideri suprem vjedh ne menyre supreme. Dhe nuk ka as institucione qe ta vene nen kontroll, as zoterinj brenda forces se vet politike qe te shprehen haptaz “Jo ne emrin tim!”. Jane bande qe kane dale per placke dhe kane blere, kercenuar dhe rryshfetuar kedo qe i doli perpara.

Jepet vendimi për 5 të arrestuarit e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës (Fotot)

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 5 personat e arrestuar në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë.

Gjykata ka vendosur masat e mëposhtme të sigurisë

Bajram Hajri-arrest me burg

Leonard Hajri-arrest me burg

Olsi Turja-arrest me burg

Elton Hajri-arrest me burg

Festim Bexhdili-arrest me burg

Nxirren nga hoteli në Shëngjin dhe flaken në rrugë 500 të goditur nga tërmeti!

Jo vetëm bonus qeraje që shteti nuk u ka dhënë, por sot i ka nxjerrë edhe nga hoteli ku i pati strehuar! 31 janari është dita e fundit e qendrimit në hotele të këtyre banorëve të Shëngjinit, sipas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama që brenda janarit ata të ishin sistemuar në banesa me qera. Por, fakti flet vete: Shumë familje me invalidë, të sëmurë dhe kryesisht familje rome e egjiptiane, kanë mbetur pa strehë sot në mes të dimrit.

Në pamjet e sjella nga FaxNews, me foshnja dhe fëmijë, ata enden para dyerve të bashkisë së Laçit për të marrë bonusin e qerasë ose zgjidhjen e problemit të tyre, por pa asnjë rezultat.
“Më tepër vlerësohet një qen se ne”, tha me trishtim njeri prej tyre, mbetur jashtë në të ftohtë, me çantat hedhur në trotuar.

Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga përfaqësuesit e bashkisë Laç.

“Jemi pa punë pa gjë fare. Bonusin nuk bëhet fjalë me na e dhonë. Jam me 5 kalamaj. Shtëpia nuk është në emrin tim, unë e kam blerë po më thotë burri i huj nuk të takon”, shprehet një nga banorët.

“Pallati është shpallur i pabanueshëm, sot më kanë thënë me dalë, nuk di ku të shkoj se jam me fëmijë. Jam që në 72-shin invalide. Bashkisë nuk i ka rënë ndërmend për asgjë. Kam pas banesën time, por është prishur nga tërmeti. Nuk bie ndërmend kujt për ne. Më tepër vlerësohet një qen se ne”, shkruan dikush.

“Gruan e kam të paralizuar. Nuk më kanë dhënë asgjë. Ajo nuk luan as këmbë as duar. Me kanë thënë do të gjejmë vend, se ku do të shkoj se di”.

“Na thonë shkoni andej nga keni ardhur. Nuk kam ku të shkoj pa bonusi. Kam fëmijën invalid. Përveçse këtu do të shkojmë para kryeministrisë. Në Laç jam pa letra, nuk di ku të shkoj, as bonus nuk na kanë nxjerrë”, shprehen banorët.

Ndërron jetë papritur në moshën 44-vjeçare bashkëshorti i Kordinatores së zyrës së shtypit në PD

Një lajm i hidhur ka ardhur nga zyrat e shtypit të Partisë Demokratike. Kordinatorja e zyrës për shtyp në PD, Silvi Bardhi, ka humbur bashkëshortin e saj, Ibrahim Hastopalli në moshën 44-vjeçare.

Një humbje e papritur për gazetaren e njohur, e cila si çdo ditë ka qenë në krye të detyrës deri vonë.

Të dy janë prindër të dy djemve të vegjël. Hastopali ka qenë një ndër zyrtarët model. Ai është lindur dhe shkolluar në qytetin e Elbasanit dhe gëzonte një respekt në këtë qytet.

Gazeta “RD” i shpreh ngushëllimet koleges Silvi Bardhi dhe gjithëe të afërmëve të saj!

Revolta e naftëtarëve: Erdhi kryeministri, i tha investitorit “do t’u japësh lekët”, iku! Kemi 32 muaj pa rrogë …

Punonjës të rafinerisë së Ballshit, repartit të zjarrfikëses dhe të nënstacionit elektrik të Ballshit kanë dalë në protestë sot pasi kanë përmbi 2 vite pa paguar, ndërsa ligjërisht dhe nuk ju lejohet të braktisin vendin e punës.

Dhjetëra punëtorë të cilët supozohet të mbajnë familjet e tyre kanë përmbi 2 vite pa marrë asnjë pagë, ndërsa vazhdimisht protestojnë para prefekturës së Fierit.

Një nga punëtorët u shpreh për Fax News se kjo histori vazhdon prej shumë kohësh, ndërsa përmend dhe vizitën e Ramës në rafineri kur një tjetër investitor mori ‘stafetën’.

“Erdhi Kryeministri Rama i tha investitorit të ri, ti do t’u japësh pagat këtyre. U bë një duartrokitje e bukur, pastaj iku“, shprehet njëri prej punonjësve.

Ndonëse borxhi që investitori apo shteti u kanë punonjësve shkon në miliona, ata kërkojnë që së paku ‘t’i lirojnë’ nga detyra dhe të vijojnë të kërkojnë një punë ku të paguhen rregullisht.

“Punëtorët nuk mund të lënë punën me urdhër të prefektit. Jemi në punë, nuk ikim dot nga puna sepse futemi në burg. Jemi 8 vetë, 4 i paguajnë dhe 4 jo. Të na thonë largohuni, kemi 32 muaj pa rrogë“, u shpreh një punonjës i nënstacionit elektrik në Ballsh.

Qeveria që nuk na duhet…

Nga Albert AVDYLI

Në kushte normale, nuk jam kundër qeverisë edhe pse nuk e kam votuar. Mund të kem pakënaqësi, por vullneti shumicës ka dhënë vendimin.

Në rastin konkret, dhimbem dhe duroj ì detyruar.

Mbështetje nuk ì jap sepse jam ì braktisur prej saj. I braktisur, por jo harruar prej saj. Më gjen dhe taksa, tarifa kërkon.

Në raport me të, nuk jam as indiferent.

Thjesht, jam objektiv dhe analitik.

I bindur në ndikimin e politikave të saj në jetën dhe ekonominë e shumicës, po bëjë krahasimin e mëposhtëm.

Para 7 vitesh, jeta ishte realisht më e lehtë në plotësimin e nevojave.

Të gjithë artikujt e konsumit ishin 20 deri 30 % më lirë.

Nafta ishte 120 deri 130 lek për litër, sot 170 deri 180 lek për litër.

Çmimi ì ujit është dyfishuar.

Çmimi ì energjisë elektrike nuk matet sepse shënohet aq sa do kompania dhe nuk e sqaron dot as në gjykatë.

Kuponi për kartë identiteti dhe pasaportë është rritur me 30%.

Taksat e pastrimit, banesës, televizionit, shkollimit, kanë marrë një obezitet vrasës.

Tarifat e programeve universitare, bachelor dhe master, janë veç për xhep qeveritari ose biznesmeni të madh.

Taksa për rrugën e për qarkullimin. Tarifë për konçesionarin.

Interesat e kredive të rraskapitin. Të kursesh pak lekë ( mrekulli kjo), bankat, jo vetëm që nuk të shtojnë interesa, por duan t’ju paguash komision për ruajtjen e tyre.

Në rrugicën e lagjes, nuk ndal dot sepse agjentët e policisë bashkiake, sulen si skiftera të zhvatin një gjobë. Te familja, këto të dhëna, hedhur përciptaz. Biznesi vërtitet në në të tjera procedura torturuese. Këtu punojnë vetëm klasa e përcaktuar tashmë si oligarki. Shtresa e mesme dhe biznesi këtij niveli dhe biznesi familjar, robtohet për mbijetesë. Mos të harrojmë, që është kjo e mesme e cila, konsiderohet si boshti ì shoqërisë.

Jo më kot e ka titullin e nderit. Nëpkupton gërshetimin e shtresave shoqërore dhe stabilitetin në mirëqënie, vlera, pavarësi, traditë dhe ardhmëri. Këtë shtyllë pra, e ka gërryer konkurenca armiqësore dhe politikat represive.

Në qytet, dita nis me stresin e trafikut, betoniereve e kamionëve të rëndë . Ajrin, trotuarin, parkun, ta rrëmben kryetari bashkisë sepse miqtë e tij duhet të ndërtojnë kulla.

Nga ky plan krahasues, arrij në përfundimin se kjo qeveri eshtë varfëruese.

Kjo është pjesa më njerëzore në fakt.

Qeveria është stresuese deri në atak.

Të rinjtë, mosha më vitale, shkollohen ose braktisin studimet dhe largimin kanë ambicien më të madhe.

Rendi dhe siguria në pasiguri të plotë. Lajme të errëta si : Tritoli banesës, biznesit, makinës. E vranë në rrugë, e rrëmbyen në mesditë në mesqytet. Ju futën në banesë, ì dhunuan, ì lidhën. Ju thyen dyqanin, ju vodhën makinën, biçikletën, motorrin.

Droga në plantacione, shkolla, zonën elitare të qytetit.

Prostitution në rrugë, pranë shkollave, pranë operas, mbas xhamisë, në krah të kishës.

Errësirën nuk e shkaktoj unë. I vetmi faji imi është te konstantimi.

Buletinet zyrtare ì raportojnë këto faktmënxyra.

Qeveria ku ndodhet, për çfarë ?

Ah, prezente, sa për t’na kujtuar një barrë më shumë.

Mendoj se, çdo raport, individë apo familje me qeverinë, nuk është harmonik. Edhe para 7 vitesh, nuk kanë qenë vite mjalti, por bashkëjetesë normale. Më saktë një simbiozë e domosdoshme. Populli do qeverinë mbi krye si garanci e gjithë aktivitetit.

Qeveria do popullin e saj si detyrim kushtetues dhe si burim të ardhurash për financim projektesh publike. Parim kryesor dhe pranuar natyrshëm është : Edhe qeveria më e mirë, rëndon mbi shpatullat e qytetarëve të saj.

Sepse ,vetë Zoti, njeriut ì jep ngarkesë aq sa ai të mund të durojë e ta mbajë.

Kjo qeveri nuk rëndon mbi shpatulla, por mbi qafë ,si kular robërues.

Marrëdhënia e sotme në këtë raport është tmerruese dhe denigruese.

Fondet publike shpërdorohen e destinohen për qoka banale ose shërbime, që qytetari më dashamirës ndaj qeverisë, nuk ì prek dot.

Drejtësia në zgrip të thellë. Mjerë kush ka një çështje në gjykim sepse kalendat greke do pres.

Pra, duke e trajtuar realitetin, pa urrejtje, pa pasione, por vetëm në raport me të vërtetën, kupton se zgjidhja më e butë është divorci.

Shpresa se diçka mund të ndryshojë në vitin tjetër, ju përket vetëm atyre, që do jetojnë 700 vjet.

Për njeriun normal, 7 vite, eksperimente, lodhje, stress, pamundësi, janë një shekull qëndresë.

Ky është qëndrimi im, tepër objektiv, qartësisht kundërshtues, për këtë qeveri.

Ndreu i Ramës nis spastrimet në Lezhë, reagon Berisha: Qëndrim shpirtkazëm!…

?????????????????????????????????????????????????????????

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një kryefamiljari nga Lezha, i cili shkruan se, Pjerin Ndreu e ka pushuar nga puna vetëm pse është democrat dhe ka lënë në mëshirë të fatit 6 pjestarët e familjes së tij.

Të gjitha kryebashkiakët e emëruar nga Rama kanë filluar spastrimet në bashkitë e zaptuara duke hequr nga puna edhe punëtorë të thjeshtë e pastruese vetëm pse janë me bindje të djathta.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Qendrim shpirtkazem i Pjerin Ndreut!

Ju pret kafshaten e gojes gjashte frymeve te nje familje! sb

I nderuar D. Berisha po ju njoftoj se krymineli Pjerin Ndreu po ben spastrim ne rradhet e demokratve ne te gjith bashkin Lezhe si ne administrate dhe punetore ku nga keta jam edhe une qe nuk kam asnje te ardhur tjeter ne familje ku familja ime perbehet prej 6 personash nuk po dim ku te mbytemi.
Ju lutem publikoje
Me respekte

Veliaj rikthen radhët e gjata në Tiranë! Qytetarët “luftë” për një abone (Video)

Shërbimi i transportit publik në Tiranë është një element i pashmangshëm i jetës së qytetarëve, por çdo ditë ata përballen me situata skandaloze në urbane.

Një nga premtimet kryesore të lali Erit për qytetarët e Tiranës në vitin 2015-të, ishte se sa të vinte ai në krye të Bashkisë, nuk do të kishte rritje të çmimit të biletës së autobusit, si dhe do ta krijonte kushte që qytetarët të udhëtonin si njerëz Europianë dhe jo sipër njëri-tjetrit. Por menjëherë sapo mori pushtetin, bëri të kundërtën, rriti çmimin e biletës me 10 lekë dhe nuk e përmirësoi aspak shërbimin urban.

Nëse zgjedh transportin publik për të shkuar nga një destinacion në tjetrin, duhet të presësh gjatë në radhë, pasi urbanët nuk respektojnë oraret. Urbanet janë të tejmbushur dhe qytetarët shtypen për të hipur.

Për t’iu kushtuar pak më lirë, qytetarët e Tiranës blenë abone, por dhe në pikat ku ato shiten është e njëjta situatë. Qytetarët presin gjatë në radhë dhe shtypen me njëri-tjetrin për ta marrë.
Këtë situatë e dëshmojnë më së miri, pamjet skandaloze që shihni më poshtë të filmuara ditën e sotme.

Fëmijë, gra, të moshuar kanë rrethuar kioskën, shtyhen me njëri-tjetrin për të blerë një abone ndërsa kryebashkiaku Veliaj qëndron i ulur në bashki dhe “vret” mendjen se cila do të jetë propaganda fasadë e radhës që do ta shpërndajë me kaseta të gatshme në televizione.

Lufta për një abone…

Gepostet von JOQ Albania am Freitag, 31. Januar 2020

“Hiqi duart, mos më prek”, banorët përplasen me policinë e Veliajt

Dhjetra banorë po protestojnë tek zona e Medreses, pasi banesat e tyre po shemben. Banorët theksojnë se janë në proces gjyqësore dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.

Ndërkohë mediat nuk janë lejuar që të filmojnë, protestën e qytetarëve. Po ashtu banorët janë konfliktuar edhe më policinë, ku një zonjë ka kërkuar që punonjësi i policisë të largojë duart nga ajo.

”Hiqi duart! Kam fëmijët brenda. Kemi ardhur këtu që në 1993, jemi pronarë. Duan të na marrin shtëpinë tonë, ajo është prona jonë. Nuk është pronë e bashkisë, as ndërtesa as toka. Nuk është vërtetë ajo që thotë bashkia. Kemi mbi 20 vite që jetojmë këtu. Ajo është pronë e familjes së vjetër të tironsve “Mema””, u shpreh një banore.

Bëhte me dije se ndërtesa ka qenë në kopshët publik në vitet 60, dhe pas viteve 90 kjo godinë është përshtatur si banesë nga banorët.