37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

“Jepi Edi Rama, padite gjithë botën, jepi”!

“Jepi Edi Rama padite gjithë botën”! Kështu i drejtohet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kryeministrit Rama pasi ka shpërndarë një artikull të prestigjiozes angleze “The Indipendent”.

Në artikull, vendi ynë cilësiohet si Kolumbia e Europës për shkak të prodhimit dhe shpërndarjes masive në kontinentin Europian. Sipas Vasilit, merita e pamohueshme e Edi Ramës është krijimi i “Narko-Shtetit”.

Reagimi i plotë i Vasilit
“MERITA” E PAMOHUESHME E EDI RAMES: KRIJOI NARKO-SHTETIN.

Te vertetat, qe Mister-Pazarxhiu Edi Rama nuk i blen dot i ben publike boterisht serish “The Indipendent”.

Gazeta e njohur Angleze “THE INDEPENDENT” 2 dite me pare publikoi artikullin:
“Si Shqiperia u be Kolumbia e Europes”.

Në shkrim citohet edhe një diplomat perëndimor ajo që thotë ai është shumë e fortë.
“Është Kolumbia e Europës.

Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë.

Është një NARKO-SHTET.

Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”.
Ai tha se kapet vetëm 5 përqind.”

Keto jane te vertetat qe nuk fshihen dhe qe nuk blihen dot nga Edi Rama.
Edi Rama ka: vetem nje ” merite”,

ka bere vetem nje “pune te sukseshme”,

ka permbushur vetem nje “mision” :

Krijoi Narko – Qeverine ,qe krijoi me pas NARKO- SHTETIN!
Edhe nje pyetje per ta mbyllur.

Kur do ti padise Edi Rama keto dhjetra Televizione e Gazeta ane e mbane globit, qe e kane demaskuar e poshteruar Edi Ramen?

Kur do te padise Bild,VOA,ZDF,ARD,RAI,France 24,EThe Indipendent,The Economist,Neësëeek, Asociated Press,ANSA etj etjj etj?

Jepi Edi Rama padite gjithe boten.He de jepi.

Edhe i inkriminuar edhe i deshperuar,edhe i kapur edhe hapur,edhe nevrik si gjel edhe i urte si pule ky eshte Kryeministri yne.

Përplasje tek zona e Medresesë! Policia ndërhyn me dhunë, banorët: Veliaj po na grabit pronën!

Dhjetra banorë po prtestojnë tek zona e Medrsesë në Tiranë, pasi banesat e tyre po shemben me urdhër të kryebashkiakut Veliaj. Banorët theksojnë se janë në proces gjyqësore dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.

Banorët shprehen se toka është e tyrja po ashtu edhe ndërtesa. “Bashkia nuk ka asnjë pronë këtu. Veliaj kërkon të na e marrë pronën me forcë”, u shpreh një banore.

Ndërkohë mediat nuk janë lejuar që të filmojnë, protesatën e qytetetarëve. Po ashtu banorët janë konfliktuar edhe më policinë.

Demokratët pësojnë humbje të madhe, Trump lirohet sot nga akuzat

Demokratët amerikanë morën një goditje të fortë në përpjekjet e tyre për të thirrur dëshmitarë në gjyqin për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Ata kishin nevojë për katër vota republikanësh për të lejuar dëshmitarët, por një prej tyre tha se nuk do e mbështesë këtë masë.

Lamar Alexander tha se Demokratët kanë provuar se Trump ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme, por ky nuk ishte një akt për shkarkim.

Njoftimi i hap rrugën shfajësimit të presidentit Donald Trump. Kjo mund të ndodhë që të premten.

Demokratët kërkonin që të thërrisnin si dëshmitar ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, që ka bërë akuza të forta ndaj ish-shefit të tij.

Qeveria kërkon huanë rekord 725 milionë USD për furnizimin e ujit, qytetarët do paguajnë 75 përqind më shumë

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë.

Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar viteve të fundit pas mbështetjes që ka marrë në disa sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe menaxhimi urban.

Qeveria ka argumentuar se ky projekt synon që të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët si dhe marrjen e masave në mënyrë që uji i pijshëm të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Përmbledhja konceptuale e projektit që është në fazën e tij fillestare sqaron se projekti do të ndihmojë autoritetet që të ndërtojnë një qasje të re për ndërmarrje më të qëndrueshme financiarisht.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërkohë që data më e afërt e mbledhjes së bordit të bankës vlerësohet 9 marsi 2020. Objektivi përshkruhet si forcimi i kuadrit të politikave dhe kapaciteteve institucionale për të përmirësuar aksesin dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve.

Prezantimi i projektit sjell në vëmendje strategjinë për sektorin për vitet 2020-2030 që tashmë ministria e ka nxjerrë për konsultim dhe ende mbetet të kalojë hallkat e nevojshme të miratimit. Strategjia vlerëson se ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliardë euro.

Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar shpenzimet që do të kërkojë zbatimi i strategjisë. Kjo rritje sipas qeverisë është e mundur pasi është e përballueshme dhe shpenzimet e familjeve për ujin janë nën pragun 5 për qind, dhe saktësisht 2.2 për qind.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme: Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto;

politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” thuhet në dokument” saktëson dokumenti i qeverisë

213 viktima me Koronavirus/ Pamjet rrënqethëse nga Wuhan-i, të vdekurit shtirë në rrugë

Policë të veshur me kostume dekontaminimi mbërritën në vendngjarje pasi një person humbi jetën në rrugë në qytetin e Wuhan-it në Kinë. Ky qytet me 11 milionë banorë është epiqendra e koronavirusit.

Sipas Daily Mail, ekziston frika se personi humbi jetën nga sëmundja. Ai mbante veshur një maskë, kurse njerëzit e tjerë nuk i afroheshin trupit të tij.

Qyteti është izoluar totalisht dhe numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar në 213. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli mbrëmë gjendjen e emergjencës globale për koronavirusin.

Koronavirus po përhapet me shpejtësi dhe po vijon të vrasë më ritme të larta në Kinës.

Autoritetet kanë konfirmuar se numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 213, ndërsa janë prekur më shumë se 9 700 persona, të cilët po marrin trajtim në spitale.
Deri më tani janë 20 vende jashtë Kinës që kanë raportiar se kanë shtetas të prekur me Koronavirus.

Në Wuhan ku edhe shpërthei virusi numërohen 204 të vdekur, ndërsa 42 persona të vdekur janë në Hubei.

Kujtojmë që mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjëncen globale nga virusi për arsye se virusi është përhapur në shumë vende jashtë Kinës.

Trump për Boltonin: Nëse do dëgjoja atë do të ishim në Luftën e Gjashtë Botërore, më kërkoi punë…

Nga: CHARLIE SPIERING
Presidenti Donald Trump u lëshua kundër ish-këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare John Bolton të Mërkurën, ndërsa rrjedhjet nga libri i tij vazhduan të depërtojnë në media.

Trump tha se Bolton “iu lut” atij për një punë në administratën e tij që nuk kërkonte miratimin e Senatit, sepse ai besonte se ai kurrë nuk do ta merrte atë. Ai pranoi se e punësoi Boltonin, pavarësisht se shumë në administratën e tij e këshilluan kundër kesaj.

“[Sinqerisht] , nëse do ta dëgjoja atë, ne do të ishim në Luftën e Gjashte Botërore tani”, shkruante Trump, duke kritikuar Bolton se shkroi”MENJEHERE” “një libër të keq dhe të pavërtetë” për kohën e tij në administratën Trump.

“E gjithë Siguria Kombëtare e Klasifikuar”, tha Trump. “Kush do ta bënte këtë?”
Trump tha se Bolton duhet ti kishte ngritur shqetësimet e tij gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë.

“Pse nuk u ankua John Bolton për këtë” marrëzi “shumë kohë më parë, kur u pushua publikisht,” tha Trump. “Ai tha, nuk ka rëndësi,ASGJE !”

Libri i Bolton ende nuk është botuar, por burime familjare me dorëshkrimin i thanë Neë York Times se ish-këshilltarit i sigurise kombëtare pretendon se Trump personalisht i tha atij se ndihma për Ukrainën duhet të ngrinte derisa Ukrainasit të shpallnin hetimet e korrupsionit.

Lajmi ka forcuar kërkesat e Demokratëve për të thirrur më shumë dëshmitarë në gjykimin ne vazhdim të impeachmentit te Senatit. Trump tha të martën se ishte humbje kohe të përmbushje kërkesat e Demokratëve.

“Nuk ka rendësi sa dëshmitarë i jep Demokratëve, nuk ka rëndesi sa shumë informacion ju jep, siç janë Transkriptet e prodhuara shpejt, KURRE nuk do të jetë e mjaftueshme për ta,” shkroi ai. “Ata gjithmonë do të bërtasin PADREJTESI!. Rrengu i Impeachmentit është thjesht një ÇESHTJE politike! “

Yuri Kim përgëzon opozitën, mesazh të fortë qeverisë: Duam transparencë dhe shtet ligjor

Yuri KIM

Faleminderit të gjithëve që më jeni bashkuar sonte. Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritje shqiptare është thjesht pohim i një fakti!

Përpara se të nisesha nga Uashingtoni për në Tiranë, shfrytëzova rastin për t’u këshilluar me shumë prej ambasadorëve të mëparshëm amerikanë në Shqipëri.

Nga Bill Ryerson te Jim Jeffrey e Donald Lu, të gjithë kishin një gjë të përbashkët: afeksion të thellë – në fakt, do të thoja dashuri – për Shqipërinë dhe një besim të thellë në marrëdhënie SHBA-Shqipëri. Ndonëse kam vetëm tetë ditë këtu, që tani kam të njëjtën ndjesi. Kam ndjesinë e qëndrueshme të shpresës dhe vendsomërisë.

Është e e qartë se viti 2020 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, i mbushur me sfida por edhe mundësi. Potenciali për përparim dhe rritje është përpara nesh, nëse udhëheqësit e Shqipërisë mund të bëjnë bashkë vullnetin me dhe mjeshtërinë për të bërë gjënë e duhur.

Siç vura në dukje në seancën time dëgjimore në senat, si dhe shumë herë të tjera që atëherë, si ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, unë kam tre prioritete:

Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. Shqipëria po punon për të qenë edhe një udhëheqëse në Ballkan për luftën kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nga shoqëria civile te bashkësitë fetare, nga organet vendore e ndërkombëtare të zbatimit të ligjit deri te shkollat e arsimtarët, jemi bashkë për ta ndihmuar Shqipërinë që të zhdukë si kërcënimet vendase, ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Së dyti, ne do të vazhdojmë të mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Forcimi i institucioneve dhe praktikave demokratike do të forcojë kandidaturën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive.

Së treti, duam të rrisim mundësitë e biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Ka shumë potenciale të pashfrytëzuara në Shqipëri, për prodhuar, konsumuar dhe për të qenë novatorë.

Ndonëse këto përparësi mund të duken të përmbajtura, ato janë të lidhura pashmangshmërisht.
Cila është lidhja? Të tria këto kërkojnë që Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur.

Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë apo vetëm e komunitetit të biznesit. Për miqtë tanë në komunitetin e biznesit: Ju nxis të udhëhiqni duke kryer punën tuaj me integritet dhe duke kërkuar politika e praktika të shëndosha qeverisëse. Për partnerët tanë në qeveri: ritheksoj rëndësinë e transparencës dhe të shtetit ligjor. Pavarësisht nëse është në praktikë apo në perceptim, korrupsioni e dëmton Shqipërinë dhe e pengon të arrijë potencialin e tij të vërtetë.

Kjo është ajo që lidh tri përparësitë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri.
Më lejoni tani të them disa fjalë për atë që na lidh – në fakt, na BASHKON – të gjithëve ne në këtë sallë.

Ajo që na bashkon të gjithëve në këtë sallë është vendosmëria jonë e përbashkët që Shqipëria mund dhe duhet të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë sundimin e ligjit në Shqipëri.

Në këtë sallë gjenden një gamë e ndritshme personash të shquar. Por pavarësisht nëse je politikan, diplomat, imam, murgeshë, gazetar, ushtar, nënë a bijë, jemi të gjithë partnerë në një përpjekje të përbashkët për ta çuar Shqipërinë përpara. Të gjithë kemi një rol për të mundësuar sigurinë, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Shqipëria ka mundësinë të bëjë transformime mahnitëse në vitin 2020. Iu bëj thirrje drejtuesve shqiptarë – pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo – që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrificë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit.

I përgëzoj partitë e opozitës jashtë kuvendit që gjetën një mënyrë për të ecur përpara me reformën zgjedhore, dhe i përgëzoj ata brenda në kuvend që u siguruan që në tryezë të kishte gjithmonë hapësirë ??për dialog të hapur. Shpresoj të ketë edhe shumë shembuj të tjerë të këtij lloj bashkëpunimi përgjatë gjithë vitit.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të punojnë me të gjithë ju këtu sonte dhe ju falenderoj të gjithëve paraprakisht për partneritetin dhe miqësinë tuaj.

Gjobitet “Besëlidhja” pas thirrjeve të tifozëve në stadium “Rama ik”!

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë në shqyrtim çështjet e javës së fundit të kampionatit dhe të Kupës së Shqipërisë. Bie në sy gjoba prej 1 milion lekësh të vjetër për Besëlidhjen. Gjoba vjen pasi gjatë takimit kundër Partizanit ditën e djeshme, tifozët kanë hedhur koret “Rama ik”, çka detyruan kryesorin Ziri të ndërpriste takimin dhe sipas rregullores, një ndërpreje e takimit nga kryesori për shkak të problemeve të shkak të sjelljes së tifozëve, parashikohet me gjobë në Kodin e Drejtësisë Sportive.

Gjithashtu mes vendimeve të tjera bien në sy ndëshkimet për Luftëtarin. Zyrtari i Luftëtarit, Artur Danaj, është pezulluar me tetë ndeshje, ndërsa klubi gjirokastrit duhet të dëmshpërblejë Tiranën për dëmet që tifozët kanë shkaktuar në “Selman Stërmasi”.

Vendimet e plota të Disiplinës
1. KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Ky dënim do të zbatohet në bazë të parashikimeve te nenit 116/1/a të KDS.

2. Zyrtari i KF Luftëtari, Artur Danaj për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. KF Luftëtari detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditëve në stadiumin “Selman Stërmasi” nga lojtarët/stafi përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.

4. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në rast përsëritje KF Vllaznia paralajmërohet se do të jetë objekt i masave të përshkallëzuara sipas KDS.

5. KF Oriku detyrohet të dëmshpërblejë brenda afatit prej 15-ditëve dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” nga ekipi i KF Oriku sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.

6. Ekipi i KF Iliria për dështim në organizimin e ndeshjes dhe sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 63/1/c, Nenit 65/4/c të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë.

7. Zyrtari i KF Turbina Bledar Malaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Zyrtari i KF Turbina E. Belshi per sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a te KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Pranimin e kërkesës së Lojtarëve të KF Teuta Fabjan Beqja dhe Amer Duka. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtarët vendosen në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes së shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës denimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Endri Hasa publikon videon: Shqipëria po zbrazet dhe fajtor është Edi Rama!

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa akuzoi kryeministrin Rama si të vetmin fajtor për largimin e të rinjëve nga vendi.

Me një shënim në rrjetet sociale, ndërsa citon të OKB-në, Hasa shkruan se një i ri largohet nga vendi çdo 38 minuta, ndërsa shton se Rama “vazhdon ta ketë kokën të zhytur në rërën e korrupsionit”.

Postimi i plotë

Shqipëria po zbrazet, ndërsa fajtori për këtë, vazhdon ta ketë kokën të zhytur në rërën e korrupsionit dhe të mashtrimeve. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një i ri largohet nga vendi cdo 38 minuta.

Edi Rama është fajtori i vrasjes së shpresës së qindra mijëra të rinjve dhe i të ardhmes së këtij vendi.

Shqipëria po zbrazet, ndërsa fajtori për këtë, vazhdon ta ketë kokën të zhytur në rërën e korrupsionit dhe të mashtrimeve. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një i ri largohet nga vendi cdo 38 minuta. Edi Rama është fajtori i vrasjes së shpresës së qindra mijëra të rinjve dhe i të ardhmes së këtij vendi.Edi Rama, ti ke dështuar!

Gepostet von Endri Hasa am Donnerstag, 30. Januar 2020