31.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Si ta shmangni gripin në vendin ku punoni

Derisa nëpër botë po zhvillohet sezoni i gripit, është mirë që të gjithë punëtorët të marrin masat dhe hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten, por edhe kolegët tyre.

Një hulumtim ka treguar se rreth 84% e të punësuarve shkojnë në punë, derisa janë me grip. Rreth 50% e tyre nuk marrin kurrfarë masa parandaluese për t’i mbrojtur kolegët e tyre.

Hulumtimet kanë treguar se kur në pyetje është zyra, më së shumti baktere fshihen nëpër rubinetet e ujit, derën e mikrovalës, si dhe në tastierën e kompjuterit.

Të gjithë të punësuarit duhet t’i pastrojnë sipërfaqet e pajisjeve të punës, të cilat përdoren edhe nga të tjerët.

Punëtorët duhet t’i pastrojnë duart pas secilës shujtë, pasi të kenë lexuar shtypin, si dhe pas përshëndetjes me kolegët.

Për ta shmangur dehidrimin, i cili së bashku me mungesën e gjumit dhe stresin dobësojnë sistemin imun, pranë vetes mbani një shishe me ujë.

Kur ta ndieni se mund të sëmureni nga gripi, konsultohuni me mjekun tuaj për masat shtesë, si të përdorni vitaminat apo zinkun.

Mësoni tre zakonet që ju mbrojnë nga kanceri i gjirit

Instituti Amerikan i Kërkimeve për Kancerin (IAKK) konsiderohet si një nga autoritetet kryesore në botë për dietën dhe kancerin

Bazuar në hulumtimet më të mira, ai nxori 10 rekomandime për parandalimin e kancerit.
Përveç mospirjes së duhanit, mesazhi i tyre kryesor ishte: “Dietat që vërtiten rreth ushqimeve bimore, drithërave, frutave dhe bimëve bishtajore, ulin rrezikun nga prekja e shumë kancerëve dhe sëmundjeve të tjera në përgjithësi.”

Për të treguar se si ndikojnë zgjedhjet e mënyrës së jetesës në rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, për një periudhë shtatëvjeçare, studiuesit ndoqën një grup prej 30 000 femrash në fazën e postmenopauzës, të cilat nuk kishin vuajtur kurrë nga kanceri i gjirit.

Duke iu përmbajtur vetëm 3 prej 10 udhëzimeve të IAKK-së, kufizimit të alkoolit, kosumimit të ushqimeve bimore dhe ruajtjes së një peshe trupore normale, rreziku i prekjes nga kanceri i gjirit ulej me 62 për qind.

Po, këto tri sjellje të thjeshta të shëndetshme duket se e përgjysmojnë rrezikun.
Mbresëlënës ishte fakti se dieta me bazë bimore e shoqëruar me ecje çdo ditë, mund të përmirësojë mbrojtjen nga kanceri brenda dy javësh.

Në një pjastër, ku rriteshin qeliza të kancerit të gjirit, studiuesit hodhën gjakun e disa femrave përpara dhe pas 14 ditësh jetese të shëndetshme.

Gjaku i marrë pasi kishin filluar të hanin shëndetshëm, e frenonte rritjen e kancerit më mirë dhe vriste 20-30 për qind më shumë qeliza kancerogjene, sesa gjaku i marrë nga të njëjtat femra vetëm dy javë përpara.

Hulumtuesit ia atribuuan këtë efekt, uljes së nivelit të hormonit IGF-1, që nxit rritjen e kancerit, dhe kjo mund të ketë ndodhur për shkak të reduktimit të proteinave shtazore.
Ç’gjak doni që të qarkullojë në trupin tuaj, ç’sistem imunitar?

Atë gjak që thjesht qarkullon në çdo pjesë të trupit edhe kur shfaqet një qelizë kancerogjene dhe që ka fuqinë ta ngadalësojë apo ndalojë atë përgjatë rrugës.

“Merri dhe voto nr.2, Partinë Socialiste”/ Si gruaja e shefit të Policisë liroi nga akuzat prefektin e PS

Prokuroria dhe gjykata e Kukësit liruan nga akuzat Liman Morinën, prefektin socialist të Kukësit, i akuzuar për përfshirje në shitblerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Në qershor të vitit 2017, një qytetar raportoi se Morina i kishte thënë 30 mijë lekë, që gjashtë anëtarët e familjes së tij të votonin për Partinë Socialiste.

Sipas Exit.al, qytetari ofroi edhe përgjime audio. Por edhe pse provat ishin të pakundërshtueshme, prokuroria tha se nuk ka prova dhe gjykata e pushoi çështjen.

Vendimi u dha nga Alma Ahmeti, gruaja e shefit të Policisë Rrugore në Tiranë. Ajo vendosi të pushojë akuzat edhe pse u paraqitën regjistrimet audio.

Gjatë telefonatave, Morina i kërkon qytetarit të takohen në një lokal. Në takim, Morina e pyet se sa votues kishte në familje. Ai i thotë gjashtë. Morina më pas i thotë: “I ke te frigoriferi, merri dhe voto numrin 2, Partinë Socialiste”. Mbi frigorifer, qytetari gjeti gjashtë 5 mijë lekëshe, në total 30 mijë lekë.

Ai mori paratë dhe shkoi në komisariat ku bëri denoncimin, duke dorëzuar edhe përgjimet audio.

Si e vodhi Kina coronavirusin nga Kanadaja dhe po e shndërron atë në një “armë” biologjike

Vitin e kaluar një dërgesë misterioze u kap duke kontrabanduar coronavirusin nga Kanadaja. Kjo u gjurmua nga agjentët kinezë që punojnë në një laborator kanadez. Hetimi i mëpasshëm nga GreatGameIndia, lidhi agjentët me Programin Kinez të Luftës Biologjike kineze nga ku dyshohet se virusi ka rrjedhur duke shkaktuar shpërthimin në qytetin Wuhan të Kinës.

Më 13 qershor 2012, një burrë saudit 60-vjeçar u pranua në një spital privat në Jeddah, Arabia Saudite, me një histori 7-ditore të etheve, kollës, dhe problem me frymëmarrje. Ai nuk kishte histori të sëmundjes kardiopulmonare, nuk po merrte ilaçe dhe nuk pinte duhan, transmeton Telegrafi.

Virologu egjiptian dr. Ali Mohamed Zaki, izoloi dhe identifikoi një coronavirus të panjohur më parë nga mushkëritë e tij. Pasi që diagnostifikimet rutinore nuk arritën të identifikojnë agjentin shkaktar, Zaki kontaktoi Ron Fouchier, një virolog kryesor në Qendrën Mjekësore Erasmus (EMC) në Roterdam, Holandë, për këshilla të mëtutjeshme, transmeton Telegrafi.

Laboratori Kanadez
Coronavirus arriti në objektin NML Winnipeg të Kanadasë në 4 maj 2013 nga laboratori holandez. Laboratori kanadez rriti rezervat e virusit dhe e përdori atë për të vlerësuar testet diagnostikuese që përdoren në Kanada. Shkencëtarët në Winnipeg punuan për të parë se cilat specie kafshësh mund të infektohen me virusin e ri.

Hulumtimi u bë në bashkëpunim me laboratorin kombëtar të Agjencisë së Inspektimit të Ushqimit kanadez Qendrën Kombëtare për Sëmundjet e Kafshëve, e cila është e vendosur në të njëjtin kompleks me Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë.

NML (National Microbiology Laboratory) ka një histori të gjatë të ofrimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse të testimit për coronaviruse. Ajo izoloi dhe siguroi sekuencën e parë gjenomike të coronavirusit SARS dhe identifikoi një coronavirus NL63 në vitin 2004.
Ky laborator kanadez në Winnipeg u vu në shënjestër të agjentëve kinezë në atë që mund të cilësohej si spiunazh biologjik.

Spiunazh biologjik kinez
Në mars të vitit 2019, në një ngjarje misterioze një dërgesë e viruseve jashtëzakonisht të ‘virgjër’ nga NML i Kanadasë përfundoi në Kinë. Ngjarja shkaktoi një skandal të madh me ekspertë të luftës bio që pyesin pse Kanada po dërgonte viruse vdekjeprurëse në Kinë. Shkencëtarët nga NML thanë që viruset shumë vdekjeprurës ishin një armë e mundshme biologjike.

Pas hetimeve, incidenti u gjurmua tek agjentët kinezë që punojnë në NML. Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup virologësh kinezë u dërguan me forcë nga Laboratori Kombëtar i Mikrobiologjisë Kanadeze (NML). NML është objekti i vetëm në nivelin 4 i Kanadasë dhe një nga vetëm disa në Amerikën e Veriut të pajisur për të trajtuar sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, duke përfshirë Ebola, SARS, Coronavirus, etj.

Xiangguo Qiu – Agjente kineze e luftës biologjike
Xiangguo Qiu është një shkencëtare e shquar kineze e lindur në Tianjin. Ajo kryesisht mori gradën Dr. nga Universiteti Mjekësor Hebei në Kinë në 1985 dhe erdhi në Kanada për studime pasuniversitare në vitin 1996.

Më vonë, ajo ishte e lidhur me Institutin e Biologjisë Qelizore dhe Departamentin e Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve të Universitetit të Manitoba , Winnipeg, jo i angazhuar me studimin e patogjenëve.
“Pas marrjes së dërgesës misterioze nga Kanadaja, shkencëtarët amerikanë thanë në atë kohë se viruset ishin shumë vdekjeprurës dhe se ishin një armë e mundshme biologjike ”, shkruan “Great India”.

“Pas hetimeve, u zbulua se viruset kishin rënë në dorën e agjentëve kinezë që punonin në laboratorin e armëve biologjike në Wuhan.

Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup shkencëtarësh kinezë u dëbuan me forcë nga Laboratori Kanadez i Mikrobiologjisë nën dyshimet për spiunazh. Ky laborator është objekti i vetëm i Kanadasë dhe një nga të paktët në Amerikën e Veriut që mund të trajtojë sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, përfshirë Ebolan, SARS-in, apo coronavirusin”, thekson gazeta.

Sipas investigimit, këta shkencëtarë bënë të mundur dërgimin e disa mostrave të coronavirusit në Kinë.
Në Wuhan, qytezën ku u shfaq virusi, që prej vitit 2015 është ndërtuar laboratori më i përparuar i Kinës për kërkimin e viruseve, i njohur si Instituti i Virologjisë.

Laboratori është i vetmi vend i deklaruar në Kinë i aftë të punojë me viruse vdekjeprurëse. Kina ka mohuar të ketë ndonjë armë biologjike, por një raport i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar zbuloi se qeveria po punonte prej disa vitesh për krijimin e tyre.
Një nga shkencëtaret e përjashtuar, Dr. Xiangguo Qiu bëri të paktën pesë udhëtime gjatë vitit 2018 në Laboratorin e Wuhanit, ku edhe shpërtheu virusi.

Pas vizitave të tij, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të Kinës miratoi nisjen e aktivitete kërkimore për viruset e etheve hemorragjike si Ebola, Nipah dhe Krime-Kongo nga laboratori i Wuhanit.

Si u kthye në “armë” biologjike?
“Rastësisht”, ky laborator është i vendosur vetëm 30 kilometra larg nga tregu ushqimor i cili është epiqendra e shpërthimit të coronavirusit.

Dany Shoham, një ish oficer i inteligjencës ushtarake izraelite që ka studiuar armët biologjike kineze, thotë se aftësia e virusit për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur tregon se ai u modifikua nga njeriu.

“Disa laboratorë në Kinë kanë qenë të angazhuar, për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit të armëve biologjike”, tha zoti Shoham për gazetën amerikane “Washington Times”.
Sipas tij, laboratori i Wuhanit është i kualifikuar për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm.

“Coronavirusi është studiuar në këtë institut, këtë mund ta them me siguri”, thotë Shoham, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë studiuesi amerikan James Giordano, bashkëpunëtor i vjetër në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së, tha se investimi në rritje i Kinës në bio-shkencë dhe redaktimin e gjeneve përbën jo pak shqetësim se patogjenë të tillë të kthehen në armë biologjike.

“Kjo mund të nënkuptojë që një mikrob i modifikuar të nxirret jashtë laboratorit, një mikrob për të cilin vetëm Kina ka trajtimin ose vaksinën. Kjo nuk është luftë në vetvete”, tha ai. “Por ajo që po bën Kina është të shfrytëzojë aftësinë për të vepruar si shpëtimtar global”, thekson Giordano.

Sipas tij, programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të përfshijë një gamë të plotë të agjentëve kimikë dhe biologjikë dhe një larmi të gjerë të sistemeve të shpërndarjes, duke përfshirë raketa artilerie, bomba ajrore, spërkatëse dhe raketa balistike me rreze të shkurtër.
“Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Kinës me të vërtetë zbuloi një vaksinë kundër Ebolas të quajtur JK-05, por nuk ka zbuluar asnjë detaj se si mundi ta zbulonte, duke nxitur spekulimet se virusi i Ebolas mund të ketë pjesë e arsenalit të luftës biologjike të Kinës”, thotë nga ana tjetër Shoham.

Ebola klasifikohet si një agjent bioterrorizmi i “kategorisë A”, që do të thotë se mund të transmetohet lehtësisht nga një person në person dhe mund të rezultojë në nivele të larta vdekjesh dhe “mund të shkaktojë panik”. Sipas Shoham, coronavirusi edhe më shumë i rrezikshëm.

Programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të jetë në një fazë të përparuar që përfshin hulumtime dhe aftësi armatimi. Laboratori në Wuhan është tani për tani depoja më e madhe e të dhënave gjenetike të Kinës dhe çdo rrjedhje nga ky laborator mund të kthehej në rrezik kombëtar.

I pyetur nëse coronavirusi i ri mund të jetë përhapur si pasojë e një rrjedhjeje laboratorike, Shoham thotë se shpërthimi i virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, qoftë si një infeksion i një personi që mund të ketë hyrë dhe dalë jashtë objektit në fjalë.
“Por në këtë pikë, nuk kam dyshim se coronavirusi ka dalë nga ky laborator”, thotë ai. “Pyetja e vetme është përse”?

Heronjtë e vendit, këta janë 21 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që humbën jetën në krye të detyrës

Jo të gjithë janë të gatshëm të marrin detyra dhe obligime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vendit. Në mesin e këtyre e heronjve janë vajzat, gratë, nënat, djemtë e burrat e Kosovës. Shumë prej tyre janë pjesë e Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti i fundit i vrasjes së policit Sami Thaqi, çoi në 21 numrin e policëve që kanë vdekur në uniformën e Policisë së Kosovës.

Thaqi u vra mbrëmë gjatë një bastisje në Zhur të Prizenit, ku së bashku me të u plagosën lëndë edhe dy pjesëtarë të tjerë të policisë, pas një shpërthimi të një eksplozivi.
Vrasja e parë e një zyrtari të Policisë së Kosovës u shënuar 19 vite më parë.

Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964 në komunën e Kamenicës, i cili u vra më 11 shtator 2001, shkruan Telegrafi.

Dy vite më pas, në Kosovë u vranë edhe tre pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës. Danush Hasani nga Brodi i Ferizajt u vra më 21 gusht 2003. Po në këtë vit u vranë edhe Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj nga Deçani, të cilët u vranë në të njëjtën ditë më 24 nëntor 2003. I vrarë në këtë vit mbeti edhe Hajdar Ahmeti nga Gjakova.

Gjatë vitit 2004, Policia e Kosovës humbi tre zyrtar policor, Arsim Rrustolli, Driton Mehmeti nga Vushtrria si dhe Ilir Llapatinca nga Suhareka.

Në vitin 2006, u vra edhe një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës. Ishte Abedin Mustafa nga Mitrovica i cili u vra më 19 shtator 2006. Një vit pas, më 03 janar 2007 u vra Avni Kasumi nga Skoqne e Vushtrrisë.

E vrasja e cila tronditi vendin ishte e pjesëtarit të Njësisë Speciale, Triumf Rizës nga fshati Stagovë e Kaçanikut. Ai më 30 gusht 2007 u qëllua prapa shpine nga Arben Berisha.
Katër vite pas vrasjes së Triumf Rizës, një zyrtare tjetër e policisë u shtua në listën e Policëve të Kosovës të cilët ranë në detyrë. Slavisa Milovanoviq ra në detyrë si pjesëtare e Policisë së Kosovës më 15 korrik të vitit 2011 në Mitrovicë, shkruan Telegrafi.

Po në këtë vit, 11 ditë pas vrasjes së Salvisa Milovanoviq, u vranë edhe dy pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, Misin Krasniqi nga Drenasi dhe Enver Zymberi nga Vushtrria.
Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës ishte vrarë më 25 korrik 2011 gjatë aksionit tëNjësive speciale për vënien e rendit dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës. Ai është shpallur hero i Kosovës.

Vdekjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk u ndalën as gjatë vitit 2014. Në këtë vit më 15 prill humbi jetën edhe Jahi Maliqi nga Kamenica. Një vit pas, vdekjen në krye të detyrës e gjetën edhe dy pjesëtarë të policisë.

Më 3 mars 2015 u vra Nebih Ramadani nga Graçkë e Ferizajt, e njëzet ditë më pas, më 23 mars 2015 u vra Shemsi Gashi nga Matiçani i Prishtinës. Për tri vite në Policinë e Kosovës nuk humbi jetën asnjë pjesëtarë i saj.

Mirëpo, gjatë vitit 2018 humbën jetën tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Përderisa kishin kryer një detyrë e cila u ishte caktuar, në të kthyer, dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, Armend Trena dhe Malsor Dashi, u aksidentuan në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në ujërat e lumit Lepenc, më 28 prill 2018.
Izet Demaj është pjesëtari i fundit i Policisë së Kosovës i cili ra në detyrë. Demaj u vra më 27 dhjetor të vitit 2018, gjatë një grabitjeje të armatosur e cila ndodhi në Istog.

Arritja më e fundit e Ramës, Shqipëria vendi i 2-të më i keq për punësimin e rinisë

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas të dhënave të bëra publike nga Forumi Botëror i Ekonomisë.

Me një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se Rama bëri dhe një arritje tjetër, atë të renditjes së Shqipërisë si vendi i dytë më i keq në botë, për punësimin e rinisë.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit
Arritja më e fundit e Edi Ramës: Shqipëria vendi i dytë më i keq në botë për punësimin e të rinjve!

Raporti i World Economic Forum tregon qartë se Edi Rama nuk ka asnjë plan konkret për punësimin e të rinjve. Ai do që të gjithë të rinjtë të largohen nga Shqipëria.

Ky raport nxjerr ne pah fasadën e kësaj qeverie të dështuar.

Lënia në harresë e kësaj grupmoshe është dëmi më i madh që mund t’i ketë ndodhur Shqipërisë.

SPAK në rrezik për t’u kthyer shtojcë e PS. Me vendimin për të mos hetuar Edi Ramën në dosjen 184, Arben Kraja minoi besimin…

• SPAK në rrezik për t’u kthyer shtojcë e PS. Me vendimin për të mos hetuar Edi ramën në dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, Arben Kraja minoi besimin tek SPAK.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Hetuesi i diktaturës komuniste, që sot drejton Prokurinë e Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, nuk është emëruar në krye të SPAK-ut për të ndëshkuar politikanët me pushtet, por për t’i mbrojtur ata.

Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, i cili urdhëroi masakrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysëm më parë.

Pas vendimit që synon varrosjen e dosjes 184 dhe çlirimit penal të Edi Ramës e Damian Gjiknurit nga akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi.

Ky është një nga ato vendime që minojnë besimin e opinionit publik tek reforma në drejtësi, për të cilën janë hedhur miliona euro dhe dollarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve në nivele të larta.

Duke mos lejuar SPAK-un të hetojë skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, duke mos lejuar të zbulohet zyrtarisht cili ishte roli i Edi Ramës, çfarë detyre i dha Damian Gjiknurit, sa para hodhën në fushatë për blerjen e votës dhe frikësimin e votuesve, cili është burimi i këtyre parave, cilat ishin grupet e drogës që përfshiu në zgjedhje Partia Socialiste, Arben Kraja ka vepruar kundër interesave të Shqipërisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Juridikisht, nuk ka asnjë dilemë që Arben Kraja mashtron për llogari të Edi Ramës, kur thotë se SPAK nuk ka kompetencë për të hetuar Edi Ramën. Prokuroria e Posaçme u ngrit për një qëllim të vetëm – të çojë para drejtësisë politikanët që shkelin ligjin.

Politikisht, Partia Demokratike shpreh keqardhjen që, për shkak të drejtuesit të saj, shërbëtor të Edi Ramës, SPAK-u ka marrë një goditje të rëndë në imazhin si organ i pavarur.

Shërbimi ndaj partisë në pushtet u paralajmërua prej nesh, që kur u zbulua se drejtuesi i SPAK kishte qenë një hetues i zellshëm i regjimit komunist deri në grahmat e tij të fundit. Prandaj ne i kërkuam atij dhe një anëtari tjetër të SPAK, që u kap në foto me Ulsi Manjën e Partisë Socialiste, të hiqnin dorë për të ruajtur integritetin e Prokurorisë së Posaçme.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej fillimit se ajo nuk do të paragjykojë punën e këtij organi, i cili është i vetmi nga organet e reja të drejtësisë që ne kemi votuar me garancinë e partnerëve tanë.

Partia Demokratike ka paralajmëruar gjithashtu, se dosjet 339 dhe 184 për shitblerjen e votave janë një nga testet e medha, nëse do të kemi apo jo SPAK të vërtetë, siç e presin shqiptarët.

Me vendimin për të refuzuar hetimin e dosjes 184, Arben Kraja, tregoi se SPAK është në rrezik të kthehet në një shtojcë të partisë në pushtet dhe kryeministrit të vendit, duke dëmtuar rëndë imazhin, integritetin dhe besimin e shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Momentet e fundit para rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant

Hetuesit e incidentit i kanë zbuluar detajet nga momentet e fundit të udhëtimit të helikopterit, që i la të vrarë Kobe Bryant, vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë të tjerë. Helikopteri u rrëzua brenda 60 sekondave para se të binte në një kodër në Los Angeles dhe të shpërthente në flakë.

Pesë-herë kampioni i NBA, Kobe Bryant, vdiq të dielën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte. Ai po udhëtonte me vajzën e tij dhe disa shokë, përkundër mjegullës që e kishte kapluar atë pjesë të Los Angelesit.

Autoritetet deri më tani i kanë identifikuar katërt nga nëntë trupat, përfshirë këtu atë të Kobe Bryant, në rrënojat e helikopterit përmes shenjave të gishtërinjve, ndërsa vajza e tij 13-vjeçare Gianna nuk është identifikuar ende. Mjekët ligjorë i nxorën nga vendi i ngjarjes tre trupa të hënën në mbrëmje, ndërsa gjashtë të tjerë ditën vijuese.

Të martën në mbrëmje, hetuesit treguan se si besojnë ata se u rrëzua helikopteri, duke i detajuar momentet finale të fluturimit që ka tronditur botën e sportit për shkak të reputacionit global të ish-basketbollistit të LA Lakers.

Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB) ka bërë të ditur se helikopteri Sikorsky S-76 B me dy motorë kishte tentuar të ngjitet për t’iu shmangur një shtrese resh, gjë për të cilën piloti Ara Zobayan mori leje nga kontrolluesit e trafikut ajror, para se ta bënte një kthesë të fortë në ta majtë duke u rrëzuar.

Nga ai moment, NTSB beson se helikopteri ra poshtë me shpejtësi rreth 40 kilometra në orë dhe u përplas në një kodër 60 sekonda më vonë, duke shpërthyer në flakë menjëherë.

“Ne e dimë se helikopteri u përplas me shumë energji në tokë”, tha anëtarja e NTSB, Jennifer Homendy, duke shtuar se helikopteri kishte qenë në një pjesë para se ta godiste tokën.

Homendy tha se retë, mjegulla dhe dukshmëria e dobët të raportuar në zonë të dielën janë detaje kyçe në këtë hetim, që do të zgjasë të paktën një vit për t’u kompletuar.

Helikopteri nuk ishte i pajisur me ndonjë sistem paralajmërues për terrenin, që do të mundë të alarmonte pilotin se helikopteri ishte shumë afër me kodrën. Ai s’kishte as kuti të zezë, pasi që për atë lloj helikopteri nuk kërkohej një gjë e tillë. Kutia e zezë do ta bënte më të lehtë të kuptoheshin rrethanat e aksidentit.

Një mesin e gjërave që u shpëtuan nga vendi i ngjarjes ishte një iPad, që hetuesit shpresojnë të ketë qenë i pilotit për informata lidhur me motin dhe rrugëtimin e fluturimit.

Zyrtarët e NTSB-së gjithashtu i lajmëruar të afërmit e të vdekurve për detajet e reja përmes telefonit të martën, mirëpo nuk zbuluan se çfarë iu ishte thënë atyre apo kush kishte marrë pjesë në atë telefonatë.

Studentja shqiptare e sapoardhur nga Kina shtrohet tek Infektivi…

Një studente shqiptare e ardhur së fundmi nga Kina është shtruar nëspitalin e infektivit. Mjekët bëjnë me dije se ajo është prekur nga një grip i thjeshtë dhe nuk ka shenja të coronavirus.

Sipas mjekëve studentja shumë shpejt do të dalë nga spitali.

Kujtojmë se viktimat nga koronavirusi në Kinë numërohen 132 ndërkohë që listës iu shtuan në 24 ore edhe mbi 1500 raste të reja të prekurish.

Një studentët shqiptarë në Kinë, Silva Doçi, e vetmja në qytetin e Wuhanit, vendi ku ka shpërthyer koronavirusi, dhe ku numërohet numri më i lartë i viktimave, në një intervistë për Fax News u shpreh se është vazhdimisht në kontakt me ambasadën për tu zhvendosur nga aty. “Ambasada më është gjendur pranë dhe më ka thënë se do të bëjë të mundur që të më sjellë. Nuk ndodhem tek ajo zona që ka shpërthyer epidemia. Jetoj në universitet. Kemi qendruar në konvikt që të jemi më të sigurtë. Aktivitetin fizik e kemi të kufizuar.

Jam vetëm unë në Wahan, jam në kontakte me ambasadën. Që kur është mbyllur qyteti, janë mbyllur të gjitha rrugët. Personalisht jam mirë dhe shqiptarët e tjerë që janë këtu janë mirë.Më kanë ofruar ndihmën e tyre dhe po bëjnë çfarë është e mundur.

Për mediat kineze që në ditën kur qyteti është mbyllur të gjitha të dhënat që jepen në internet janë të sakata, pasi është dhënë urdhëri që mos të fshihet asnjë e dhënë. Unë jam munduar që ti evitoj lajmët. Familja ime është e shqetësuar, por ajo e di që një lëvizje nuk është diçka që do të arrihet në një ditë apo dy. Ato e dinë që duhet kohë për të lëvizur. Nuk është rasti për tu alarmuar. Ju atje jeni më të alarmuar se ne këtu! Besoj se situata do të përmirësohet dhe do të kontrollohet”, u shpreh Doçi për Fax News.

Gazetari paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja: Të përfshirë kryebashkiakë dhe…

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Abc-ja e mëngjeist” u shpreh se, grupet kriminale në Shqipëri kanë rritur potencialin e tyre ekonomik.

“Grupet shqiptare prej 5-6 vitesh e kanë rritur potencialin e tyre ekonomik nëpërnmjet secilës kanë mundur të sigurojnë edhe rrugët e kalimit në portet dhe aeroportet tona mundësitë e tyre janë shtuar si të hysh në një derë pazari, edhe sipas ekspertëve të huaj ata shkojnë dhe munden të porosisnin në Ekuador, Venezuelë nga burimi ku prodhohet kokaina.

Janë prej kohësh sjellës të kësaj kokaine. Unë them që edhe në Tiranë mund të kesh laboratorë në një rreze gjeografike të çuditshme në raport me shërbimet e sigurisë. Goditjet e Hasit dhe Xibrakës janë indicie gjermane të cilët nuk munden të mënjanoheshin të kalonin sikur nuk ka ndodhur gjë. Në fundvitit 2019 kanë kaluar 1500 kg kokainë mund të ketë kaluar në portet tona”, tha Çollaku.

I pyetur më tej për reportazhin e Rai3, gazetari tha se njerëzit që kanë folur janë figura të rëndësishme të antimafias, të cilët e njohin terrenin. Çollaku theksoi se grupet shqiptare nuk punojnë më për mafian italiane, por janë të afta me strukturat e tyre të shkojnë të furnizohen në Kolumbi dhe Ekuador.

“Unë prirem të dyshoj edhe për arsye të ndjekjes të asaj që ju thatë. Ka filluar më herët ky transmetim, mbrëmë ka qenë pjesa e dytë. Me shumë gjasë do të zgjasë kjo histori. Edhe më herët njerëzit zyrtarë që kanë folur janë prokurorë të antimafias, pra janë zyrtarë që kanë iformacin të marrë në terren.

Grupet shqiptare nuk punojnë më për mafian italiane, por janë të afta me strukturat e tyre të shkojnë të furnizohen në Kolumbi dhe Ekuador. Një xhiro vjetore deri në 3 miliard euro. 3 miliard euro në duart e këtyre njerëzve është e madhe”, tha ai, duke shtuar se mediave të huaja ju ka ka rezultuar se këto grupe kriminale janë forcuar sepse kanë një mbështetje, suport insitiucional shtetëror”, tha ai.

Duke folur më tej për dosjen 184, Çollaku paralajmëroi se do të ketë publikime të reja ku janë të përfshirë kryebashkiakë dhe drejtues të administratës.

“Dosja 184 është sa korrupsion, sa krim se janë shumë njerëz brenda, duke nisur nga kryeministri që kërcet në telefon duke pyetur nëse u realizua objektivi. Une them se kjo është një luftë e brendshme brenda mazhorancës. Serveri i përgjimeve është në Prokurori të Përgjithshme edhe ministria e Brendshme ka përfaqësues në këtë tryezë.

“Janë ende shumë emra të tjerë brenda kësaj dosje ende të padalë, të cilët janë kryebashkiakë, drejtues të administratës dhe këtë janë persona që janë të inkriminuar dhe duhet të lëshojnë karriget, por e kanë marrë si shpërblim këtë detyrë. Prandaj nuk paditi as gazetarin gjerman kryeministri sepse mendohet se do ketë një rrugë ligjore për ta pasur në dorë atë të plotë”, deklaroi gazetari./abcnews/